Këngë pa fjalë
Këngën e zemrës nuk e dëgjon as i zoti,por ajo është aty; turbull vazhdi i saj na mban gjallë,na mbush me gjak, na skuq mollëzat kur piqemi, pjekim,prekim zjarrin e tjetrit, na mbush me lëng të kuq,na tund në degë krahësh era e dashur e mëmës, mallit…
Mallit për të rënë, për t’u lëshuar tej, për t’u zgjidhurnga nyjet që na mbajnë lidhur, na mbajnë siç përkundera retë një kohe, i rend, i rënd, i trand tej, i shkundheraherës për të njomur, zbardhur varret me farë thinjash,me borën prore, prej nga më shohin, njomur me dritë,dy rrumbujt e tu të çuditshëm sinkron, më shohinsiç sheh dheu të bardhën që po i bie sipër,siç sheh zemra gjoksin e s’ flet dot…
Këngën e saj s’e dëgjon kush, s’e dëgjon as i zoti,veç  hyji, diçi që na sheh, dëgjon gjithçka, rrumbulli i vetëmpa qendër, nëpër borë, në të, s’mbyllet kurrë, hapur rrisi derë më e madhe se bota, tund kohën,këmborën e mbytur në kraharorët tanë…
Koha e meshës ndodh atëherë papritur,papritur tundet mishi, gjuhëza na thërret,ne mëkatarët në faljen e tjetrit, tjetrit përballë,hyjit që na shfaqet befas, na shkund nga degët,na pret në ajër; krahët ia falim, dhe frymën,dhe vuajtjen ndajmë bashkë; tempull për dy bëhetshtrati, varri i bardhë i humbjes mbushet me lëngtë shtrydhur nga brenda, tul dyfish qershish…
...këmbanash mishi, që sinkron këndojnë heshtur dasht,lart e poshtë nëpër borë gjehemi, degë të zhveshura,përqafemi mekur, lusim veten përtej, atë që na sheh,që di vërtet kush jemi, atë që na bën çfarë jemi,që na bashk kur ndahemi, që na bën të duhemi…
Atë që s’ dimë, që etim, ethim, që këndon heshturnga gjoksi mall që dot s’ kuptojmë, dot nuk e themi,veç  afshemi kur pjekim tjetrin, piqemi, mbushemi me gjak…me mall paduk prej jermi, mall që na mban gjallë.
Që jam gjallë kuptoj kur ndjej brendathirrjen pa zë të tundjes, të dheut që na pretpër të na bëre njëlloj, pa kohë, pa moshë;Veç bërthamat atje do të mbijnë ndoshtapemë të reja prapë, që i mbushin zogjtë;veç  fryma atje do të tundë degë venashtë reja, re që mbushin gjoksin me afsh qielli,këngë pafjalë, t’ heshtura, që Zoti veç dëgjon...




2 Komente

S'qenka kaq e keqe vdekja,boll te besosh smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).