Ndërkohë që vazhdojnë bombardimet e aleatëve në Libi, kolonel Muamar Gedafi nuk jep asnjë shenjë për të lëshuar pushtetin edhe pse rebelet kanë shtënë në dorë Sirten, qytetin e lindjes së Gedafit.

Kryeministri Berisha i cili ka mbështetur moralisht forcat e aleatëve, sot i bëri një ultimatum kolonel Gedafit duke e kërcënuar se në rast se nuk dorëzohet, do të ndërhynte ushtarakisht në Libi.

Berisha bëri të ditur se ultimatumi ndaj qeverisë libiane Gedafit ka afat 24 orë, përndryshe kryeministri u zotua ti hipë makinës së blinduar tipi Benz One dhe me të do të shkatërronte gardhin e bunkerit e Gedafit.

Benz One është autotanksi që do të përdorë kryeministri Berisha në të gjitha udhëtimet e tij. Arësyeja pse Berisha përdor makinë të blinduar nuk është frika sic thonë pucistet sepse Shqipëria gjithmonë i ka dashur liderrat e saj. Madje edhe cmimi nuk është 700 milionë sic akuzon opozita pasi Benz One kushton vetëm 1 Euro.

Shtabi Personal i Kryeministrit konfirmoi se posedonin informata të sigurta për vendodhjen e Gedafit të cilat ishin siguruar nga i dërguari i posacëm Lul Basha, kur ky i fundit me detyrën e ministrit të përJashtëm pati një takim me kolonelin tek Bar Fresku ne Tripoli. 

Këshilltarët e kryeministrit i kanë këshilluar që nëse udhëton drejt Tripolit më BenzOne të furnizohej edhe me karburant se atje është edhe lirë dhe “mall pa hile” dmth pa uje.

“Gedafi është kolonel por unë jam Sali rroftë Berisha dhe nuk dua tja di as për gjeneralet” u shpreh kryeministri duke nënkuptuar se e kishte fjalën për ish-presidentin Moisiu.

Berisha njoftoi se krahas fushatës për Lul Bashën do të nisë lëvizja më e re e quajtur “GEDAF IK”.

“Dikur me mikun tim Nanon, kjo lëvizje dha rezultate historike dhe jam historikisht i bindur me 102 % se do të arrijmë ti themi IK edhe Ramës...dmth Gedafit” deklaroi kryekomandant i përgjithshëm Berisha.

1 Komente

hahahaha

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).