8 Marsi është dita kur u nis zyrtarizimi i barazisë gjinore ndërmjet femrës dhe burrit. Titulli i kësaj teme ndoshta nuk është me vend pasiqë bëjmë potencim vetëm të aspektit femëror në biznes. Sidoqoftë, ndarje të tilla gjithnjë bëhen nëpër librat e biznesit duke i dhënë një hapësirë tejet e madhe. Emancipimi i gruas vecmë ka filluar të hiqet nga fjalori i përditshëm, pasiqë jemi dëshmitarë në përmirësimin e pozitës së saj në shoqëri. Shkollimi dhe pajisja me njohuri të gjera, dëshira për pavarësi ekonomike, vetpromovimi i vlerave personale, ndjeshmëria femërore për cështjet familjare etj, femrën e shtyjnë të merr vendim për tiu futur botës së biznesit. Nga ana tjetër, ekzistojnë edhe faktorë të jashtëm që e pengojnë gruan të bëhet pronare e suksesshme e një biznesi. Ndër to, më së shumti “shkëlqejnë”: 1. Përkrahje e pamjaftueshme nga ana e shtetit, 2. Kontribute për rroga dhe tatime të larta, 3. Shpenzime të larta për kredi dhe hua, 4. Shpenzime bankare dhe provizione të shumta, 5. Niveli i lartë i papunësisë dhe varfëria, 6. Mungesa e inkubatorëve të biznesit dhe shoqatave të biznesit etj. Përvec aftësive sipërmarrëse, femra parasëgjithash posedon edhe aftësinë e të qenurit nënë. Ndoshta me shtyrjen e statusit [...]

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).