709 Komente

Po boll e mcefet Salukun si kryetar se late nom. Boni zgjedhje reale ne parti se moret ne qafe veten edhe neve jo-partiaket.smiley

Dum transparence te kryesise se PDs: Kush eshte kryetari i PDs? smiley

Po do ti binden se rine pa buke pastaj... Se mban mend ti para 5 muajsh sa e duartrokiten Salen neper sheshe dhe si ja futen gishten ne sume pastaj me 23 qershor.. Ky popull po te duartrokiti dhe tu bind dije se ta ka me te futur o Hunter.

nje gje qe duhet te kete mesuar kjo, eshte qe njerezit kur ndergjegjesohen dine te reagojne. 

jo si keto delet, qe kane dy menyra pergjigja. E para te kapen me saliun a thua se ka ndonje lidhje. E dyta ose te pranojne nemenyre pasive cdo vendim te udheheqesit se jane te djegur.

tung

O derzi po ti dje the nje gje shume te bukur.. qe tere rinia eshte pa pune dhe prit se cdo na shohin syte me vone..

Une i dashur nje gje kam mesuar ne jete.. Sa me fukara te jete populli aq pak mundesi ka te beje revolucione dhe ndryshime te cfaredo lloji.

Te jemi realiste, nqs populli sdo protestonte armet do pranoheshin pa zhurme e pa fjale! Rama the JO kur populli i doli kunder.

Ajo pune vetekuptohet. Brace nuk zihej me protestuesit ne rast se keta ishin ne princip per jo.

Ose nuk do te pranoheshin, pa zhurme e pa fjale?

Nuk thuhet jo amerikanit pa zhurme e pa fjale...

Thjesht shiko vijen qe ndoqi TOp-Channel per ta kuptuar qe muhabeti ishte taksuar per po.

Une jam i lumtur qe u mor nje vendim,si do qe te ishte,i cili u shoqerua me nje levizje (nga frika mendoj me shume,se sa nga civilizimi i rinise apo i shoqerise shqiptare per mjedisin),me protesta,respekt! Ka nje jete qe merren vendime te shoqeruara me heshtje,qofshin te mira apo te keqija!! me behet qejfi per ekspertet nderkombetar,qe e quanin te mbaruar kete pune!! Sa per amerikanet,te jesh i sigurte se me shume ua kemi ne nevojen atyre se sa ata neve,edhe ne kete rast..ketu ndryshimi me vendet e tjera,dhe nuk di sa ishte e taksuar per po,ndoshta,mediat kishin gjithe diten qe paralajmeronin nje jo!!

Une mendoj qe do ti kishte pranuar. Mendoj qe ka pasur vertete nje moblizim qytetar qe nuk e kam pare keto dhjete vitet e fundit. Si parti do te kishte humbur shume votues dhe simpati sidomos ne jug.

Po si ore do ti kishte pranuar?Te mencurit qe u thirren, u lane ta rishifnin edhe nje here objektin e specialitetit te tyre, ta mendonin mire e mire dhe te shpreheshin duke qene realisht ata krahas te huajve ne krye te puneve, thane: Ne kushtet tona kjo eshte EPAMUNDUR..!Dhe nuk e kane thane as dje as parapardje. Por dite me pare.Jo e djeshme u tha sipas vaktit te kerkuar por kishte dy jave qe ishte marre vendimi....Kuptojeni kete ore njerez

Vota e ketij Me Alto eshte gjetur nga nje Coban Dhish Vucidoli , qe i fshinte te dalat jashte se e kishte perdhunuar Saliu  smiley

I erdhi rradha per te deftyer dicka duke i thene te nderuarave te PPU se nuk duhet ta perqasin me Euforine Shqiptare te perfaqesuar nga Grupimi i dhive dhe Sqeperve smiley te trasheguar nga babasqapi dhe Jozefpercka prej lulashdashkurbanit te Bashkise ."Ja dhime Amerikes " Kjo ngjarje qe shume e thjeshte 

Dikush qe do transferonte shtepine i kerkoi nje shoku Biznesmen Transporti nje shofer .Erdh shoferi bon Pazarin dhe hallexiu i thote... 50 mije lek 

Ca thu mer jahu .Mu 50 mije lek me bo levizja e celsit me e ndez ....Dhe iku . Prap takim vllai dhe i co i tjeter ky me "porosi " nga ta qe mezi hanin buke .

Provoi vllai ..Sa te bo Haka ? ...me te belbezume shoferi...30 mije lek ...Mire po te jap 40 mije ...

Masi maroi pune e mori prap ne telefon shokun per Flm..

E boni shume mire dhe me pak lek ! Si osht kjo pune kshtu ?

Ashtu sic o bo osht .Po difekti ishte se ti nuk ma ndave KUSH ka HALL ...Kishe TI apo Shoferi !

Kush lexon Saliun tere jeten Hallexhij ka per te mete ose tipizimi i 50 vjet onash i Fadil Hases !

 

tesh Ky i gjati ka thane :kam nje milion vota ...kush me thote jo e ka marre deren n'krah e asht knaq tu ba hesape,kaq Linda,kaq Likja ...Lulit po i la pallatin ..etralala e trilili....Fundi dalt hejr..ka pas thane dikush..smileynaten per sonte...kta gjermant ne futboll po me zhgenjejne...

do tju lutesha te gjithve te mos thone bravo, Rama, Basha, dreqi e shejtani. JU LUMTE atyre qe protestuan. I pashe sot ne 6-30 te mengjesit te mbeshtjell me copa batanijesh por vendin se kishin leshuar. smiley

Prej atyre djemve dhe vajzave jam sot i bindir me shum se kurr se shqiperia do te behet. smiley

smiley

Do bohet mer si s'do bohet? Puna eshte kur?! Kjo ka 23 vjet qe na mundon. 

Eshte dhe ajo tjetra qe bertet babasqapi ne Foltore e zgerdhihet Jozefpercka mbrapa 

Mendjen e pare te shqiptarit , le ta kete Gomari ose Poeti smiley alias Fatakeqi LefKOPESE .Mendjen e dyte  ta kem Une ..ka thene  Rockfeler smiley

Mirpo nje shqiptar i vjeter ne e igrim i thae 

E kane ndryshe amerikanet ! Kur te vine mendet nuk ti han as qente !

Duhet thene qe PD-hi arriti nje fitore Historike kunder Amerikes .Ja theu Turijte dhe ja perplasi kater te  vertetat ne fytyre me revolta Popullore qe detyrun Ramen te Thote JO smiley As "Occupancy"  nuk e arriti kete sukses me fame Boterore !

Edi Rama ka cënuar besimin rëndë e qytetarëve.
Ka cënuar besimin e SHBA. Ai është përgjegjësi i vetëm dhe ekskluziv i kësaj ndodhie të pakëndshme me SHBA.”- deklaroi Basha.
 
Ai theksoi se PD do të kërkojë transparencë për çështjen e armëve kimike.
“Partia Demokratike do të vazhdojë te kërkojë transparencë për gjithë këtë histori. Si nisi dhe si u fry mashtrimi i Kryeministrit qe ju kushtoi ditë e net të tëra ankthi shqiptarëve, që ndikoi keqazi në dëmtimin e imazhit te vendit tonë, që vuri në pozitat më të papërgjegjshme vendin tonë karshi aleatëve tanë strategjikë.

E po te pakten nuk tha po... sic do thoshte dikush tjeter...

po te ishte bo fushate per te sqaru popullin tamon  pse mos ti thoshim po smiley cfare te keqe do kishim kur te gjithe mbetjet do largoheshin prape nga shqiperia.smiley

Do thoja qe prape ketu deshtimi ka qene i qeverise dhe paaftesise se saj per te bere transoarence normale me opinion publik ku shpjegohet shtruar se behet fjale per nje cmontim te monitoruar dhe ndihme ne interes te shqiperise. Se bene se jane kokforte e mendojn se popullin e kan ne xhep dhe e hengren ne byc. Humbi shqiperia. 

A eshte prononcuar Arvizu -ja per kete vendim ?
 

Si e vaket po me duket smiley

Po mos e rruj k... se do vertiten nja dy jave dhe prape ketu do ti plasin

Cte prononcohet Arvizu ziu?! Rama ja zhgenjeu shefat atje ne Washington, Arvizu s'e ndihmon dot. Tani Rama eshte kufome politike brenda ne Shqiperi, si kryeminister qe deshi te na helmonte dhe na genjeu dhe mashtroi, por edhe per Amerikanet. Keta te fundit do fillojne levizjet e tyre pasi nuk mund te kene te bejne ne te ardhmen me nje njeri si Rama qe pasi con doren dhe ju thote po, del pastaj dhe ju thote jo, duke ju prishur gjithe planet amerikaneve. Rama sot pati si Nano 14 shtatorin.

Me duket se eshte ndryshe , shefat ne Washington jane shume te zhgenjyer nga Arvizuja , kurse Arvizuja shume i zhgenjyer nga Rama .

E di ate barcaleten me kamarier. Po bente llogarine mishi kaq, raki aq, eci etj. I thote i zoti i tavolines, c'eshte ajo eci mer. I ve vize kamarieri, s'eci mer.

SHBA tani po i bejne oferte Greqise.

Greqia deri dje cirrej kunder armeve kimike ne Shqiperi,sot bisedon me SHBA per kete problem.

Mos valle kemi humbur kete rast?

Nuk e di nga e degjove kete.. po mund te te them qe greqia ju var leshte per kete pune..

Kur behet fjala per interesat e veta Greqia ja var leshin te gjitheve, SHba, BE, Rusi. Ne kemi interes ta mbajme mire me SHBA-ne por ka nje redline qe nuk duhet kaluar. Kemi probleme shume te thella, rritja e kancerit, etj etj.

Ku e ke pare kete lajm?

Urime Lulashdashkurbanit te Bashkise per perfaqesimin Dinjitoz te Strazimirit qe duhet thene se i dha Dermen Ambasadorit Arvizu si perfaqesues i PD-hit alias PK te Reformuar qe nuk pranon te kete Tutor mbi vete Imperializmin Amerikan ! Qendrimi dinjitozi PD-hit alias PK e Reformuar i ka shkaktuar  nje Vale tronditese te thelle Antiamerikanizmit , duke u dhene Kurajo Popujve pertej Kufijve ne Ballkan , Rajon e me Gjere !  Diplomacia dhe elokuenca e vet Kryetarit te trasheguar te Rifondacionit Komunist te Sali Berishes e verteton edhe njehere kete qendrim qe Poeti smiley e nxiti edhe si jje "qendrimme arme " ne se amerikante nuk marrin vesht !

Mua me duket se Rama e ja vete situaten te pershkallezohej ne ate gjendje,qe tu justifikohej amerikaneve.
Por qofsha i gabuar,por me duket se kemi humbur.

Sikur te mendonin tjeret si mendon ti kishte ik gjithe Shqiperia per lesh. 

..vuri ate pinjollin e bllokut Bushatin te hapte panik me ate deklarimin ne gazeten Franceze LEMOND se amerika po ne detyron te pranojme armet kimike dhe nga ana tjeter u dha pare ketyre shoqatave abjetaliste te dilnin ne demostrata kunder amerikes.

Nuk eshte se e la situaten, ai na organizoi. Jo vetem protestuesit por edhe neve togave kibernetike qe u lodhem nje jave ketu. Dhe gjeje kush doli i humbur?

Po seça justifikimi, pse e ka imposibëll Shqipnia nuk u mor vesh gjo aty.

Shif shif Tiago Motra , cub gjasme

smiley

ai e dendi n'shqelma...tre rresht...

po ca lesh Edi, cdo bente tjeter ai

Ne proteste ishin te gjithe, edhe te vetet, madje shumica ishin te vetet.

Pastaj robt, skishin dale me rrezu qeverine, kishin dale per nje ceshtje konkrete.

Vec se une se di a ka siguri qe sdo ti sjellin pa na pyt ere smiley 
Ca thone qe kane ardhe ne port t'Durrcit smiley por me duket si thashethem kafesh.

Po xhanem, se mos dinim gje ne per qafemollen qe po kulloka helmi afer depove te ujit qe pime.

Edi tani ka rast me i bo hyzmet imazhit 'une e ngjoj popllin'

poplli ama , mendoj qe ka kuptu qe si rruhet njeriu per te, dhe po su corr vete per hallet e veta, kta te bejne gropen.

sa per ameriken, per politiken e jashtme amerikane jemi nje milingone e shpifur e paperfillshme, per te cilen te gjithe kane fol keq neper korridoret e washingtonit, dhe kjo ska per te ndryshu naihere. kshu qe wtf !

Gjeja e mire ishte qe ne panair te librit, skishte katunari, por shuuume femije dhe te rritur qe ju blinin libra atyre. prinder, madje burra me duar te ashpra prej punetoresh llaçi qe pysnin neper stenda : "kush eshte nai liber per klase te dyte, liber tamam, per ta lexu femija".

kur maroi protesta, me bene pershtypje ca ftyra te bardha te partiakeve/qeveritarve. Ca zv ministra ne dyert e ministrive te veta, si statuja te bardha, ca te tjere qe dilnin nga selia e PS. Si te damllos u dukshin

hajt pra, me ca do merrna neser eshte puna smiley

 

 

kshu foli poplli

Neser dite per tu bere tape smiley

me ca leksh me pi mer daje

dhe leket e armeve avullun smiley

dite per pune thuj smiley

Ruxhe VOX POPULI 

per te cilen te gjithe kane fol keq neper korridoret e washingtonit

 

Mbase kur Obama do te lexoj ndonje gallat a te lexoj sesi qeveriset ne menyre komplet inkompetente, mendo Mr. Bean-in e qeverive, mbase i hedhe ndonje sy raporteve nga shqiperia.

 "kush eshte nai liber per klase te dyte, liber tamam, per ta lexu femija".

smiley

Mos vdeksh kurre o Ruzhdije, mos bofsh sex te keq per 10 vjet ishalla!

na cat trapin me arm kimike...

shif ktu

O zgjedhje te parakohsme o doreheqje e Rames dhe nje kryeminister tjeter nga e majta. Rruge tjeter nuk ka per te dale nga kjo gje.

do te te shesim per skrap po nuk e mbylle halen

Nuk me pelqen asnje prej ketyre politikaneve, por Rama ehte zgjedhja me e keqe. Sala do ti kishte pranuar dhe nuk do te ishin bere protesta ashtu si u bene sepse njerezit do te kishin pasur frike te marrin pjese. Ai dhe partia e tij nuk jane provuar akoma se sa te zotet jane, pse atehere duhet te jape doreheqje?

me pak e keqe 

Kjo historia e armeve kimike tregoi edhe nje here sinqeritetin e Rames per Gerdecin, per plehrat, etj.

Kontrata per detin muajin tjeter do e tregoj edhe me teper kush eshte Rama.

Zor ta kape muajin tjeter. Ky eshte nje skandal i atyre permasave qe duhet te kete pergjegjesi politike: ose zgjedhje te parakohshme ose doreheqje e Rames.

Po po patjetersmiley

Prit... kemi marreveshjen me Greqine per ujerat perpara , ka pune puna smiley

Po nuk e kap kam frike o brad ate kohe. Eshte kufome politike Rama dhe me shume se kudo atje te daje Sami. Tani o duhet zgjedhje te parakohshme ose nje tjeter km po nga e majta. E mban mend se cfare i ndodhi Nanos ne 98?

Shiko se mos rije nja 16 vjet ne pushtet.. Derisa ndenjti Sala i 97 tete vjet.. Ky patjeter qe do rije 16smiley

Sa RK qe je! A ke gjak ti?

Kush nuk e kupton qe Rama ne fillim tregoi gadishmeri per ti pranuar armet eshte i verbuar. 

SHBA nuk i kerkoi Shqiperise te marri persiper kete nisme, kryeministri yne doli partizan e vullnetar para se SHBA ti kerkonte ndihme.

Ato protesta te menjehershme te shqiptareve, i kallin tmerrin politikes e pushtetit. Dhe kjo eshte gje e mire pasi edhe kryeministri yne kokebosh mesoi qe po e shkeli ne kallo popullin shqiptar, e gjen veten te varur me koken poshte tek Ura e Lanes.

Kete e dine te gjithe o red tashme. E tha edhe Arvizu. E tha edhe Rama deri pa dy tre ditesh kur fliste per aleance me Ameriken nga Afganistani deri tek armet kimike. Kur u ngrit populli ne kembe dhe i tha o armet kimike ose te shporrem lakuriq nga pushteti, ky e ndryshoi, por nuk shpeton me kaq. Eshte skandal i madh.

Keta te Pd -hit alias PK te Reformuar me perfaqesues fatakeq  Poetin smiley e LefKOPESe i ka gjete si ajo ndodhia e  qejfleshes me kavajsin ..

Ej kavajso e ke ne Bouth ... Vu doren ke veni kavajsi dhe ja ktheu  ...Jo jo  se kom  une .E ke ti smiley

E o Edrama me keta qe ke verdoalle si Opozite te garanto lali edhe 29 vjet pa ua  lujte nga veni ne ate pozicion i ke ,  tu u qa se e ke Gabim smiley

Po kjo eshte gje e mire. Nuk duhet injoruar populli me.

Franca jasht botnorit.

Nejse nje tjeter arritje e vockel e cfare ndodhi eshte qe ne peshk u krijuan ca llogore te reja mbi te vjetrat. Common sense vs. others. 

Mjafton vetem kryerja e misionit humanitar ne nje ved tjeter te rajonitdhe Common Sense i sotem do te shihej si  Idiotesi.smiley

Po shihja nje interviste ne rruge ku nje i ri thoshte: ti mori Greqia se ata kane me shume nevoje per lek ngaqe kane borxhe...smiley

Sigurisht shoqeria Shqiptare nuk eshte e pergatitur per keto pune me ngjyrime pergjegjesie prandaj u be mire qe serdhen.

Nuk merret vesh kush eshte hidheruar me shume, rama qe i tha amerikaneve "na falni se sikur u nxituan ca" apo keta te pd-se qe ju keput ne mes endrra sikur rama do pranonte armet dhe populli do e rrezonte smiley

te kishte bo Gafe Rama me thone PO LHL sote, neser vinin ata "sha zodin, nan e moter" me cadra ne kurriz e bonin KM si ne 98'. Keta lepujt e protestave keta naçut e piketave do i merrnin me shpulla ata. E pe si iken sa maroi fjalimin Rama iken u teren, e lane sheshin zhul dhe u teren neper shpija. Edhe Sazanlliu sdite ca te thoshte njeli si kokerr muti, se ishte mpref qe Rama ti pranote.

nuk mund te thuhet se e lane sheshin zhul.

sepse nuk e bene zhul ne fakt

per aq shume njerez sa ishin, vetem nja dy pirgje te vegjel me plastike ekzistonnin para kuvendit ne ora 6 e gjys se aty kalova serish dhe protesta kish avullu dhe qarkullimi rrugor ishte rikthy si me pare

psa per ate qe do zbrisnin katallanjte neser (ose qe sonte) ishte dicka qe i druheshim te gjithe nqs Rama thoshte PO. Pranej sduhej te kish shku gjer ne ate pike muhabeti. Por nuk ishte faji i miletit qe shkoi

E pastaj shani Berishen. Te mos ishin katallanjte e Berishes, Rama do thoshte po. Tani qe hoqi dhe murrin e kryeministrise qe nje piece of cake.

Merita e gjithe e Berishes kjo pune.

???

si kshu ?

Po Berisha kish thene PO per vete mer, por e drodhi kur pa qe poplli e kishte serizosht

U duke kjo pune qe kur Berisha eci midis protestuesve.

 

... se e kisha me shaka ate qe kisha shkruajtur me lart.

ah qyqja, e mire se u bona merak

Salukerit duke fut histerine ne popull behen vete histerike.

Thane se e ka firmos Rama, marreveshjen, pa parlament?????

Thane se Ilir Meta i ka mbledh fshehurazi parlamentin e i ka mbledh frimat me zor????

Po cfare te mos terrizohej ai popull? Bejtja thoshte mbrome ne KLAN qe Ramen mund ta vrasin edhe njerez te dale jashte kontrolli????

 

Per derisa Saluku eshte aktiv ne krye te PD mbrena e kemi. Me ameriken u merdhifem si fillimsmiley

Ka qene dhe nje shqiptar tjeter qe ua ka ndale hovin shovinisteve amerikane dhe endrrave te tyre revizioniste. Ed Rama ishte njeri, atij tjetrit s'ja mbaj mend emrin...

A thua qe do ta shohin Ramen me aq irritim sa e pane ate tjetrin qe nuk e mban mend?

Sikur ketej e tutje sovraniteti te ushtrohet nga parlamenti Jo protestuesit ne rruge.ne jemi demokraci perfaqesuse .

Ah te lumte goja ty..smiley

Bravo brezi i ri.

Ishalla keni edhe futbollista mes jush.

Po patjeter.. ky brez do nxjerre futbollista me 4 kembesmiley

Rinia i jep Atdheut Gjalleri dhe Partise Gjakun e Ri ...NN Filosof smiley

edhe shishe kokes smiley 

te ta dhjese sharlatani sazan guri..ku ku moj nane

spiritus,  a e pe ne tv fjalen e rames ?

e pash ,e degjova dhe me shume vemendje. strategu komunikimit u mund pikerisht me armen e tij, mungese menaxhimi dhe informimi. e mori situaten ne dore sharlatani sazan guri dhe shenoi pike opozita duke demtuar raportet me shba.Ky eshte mendimi im , duke e pare politikisht problemin.

ok ok nuk e kisha ketu. e kam gjetiu.
Nuk e di nese e vure re (sepse dhe une e pashe ne imazh dhe e degjova me ze), por nese 99.9% te fjalimit te tij Rama e tha me tone te inatosura, fjaline e fundit fare, po fare-fare ama, "shqiperia e ka te pamundur te perfshihet ne kete operacion" , te cilen e tha me nje ton gati humoristik (te perzier me ironi)

Ti ke ndonje shjegim tendin ?

po, e ka te pamundur nga sazan guret.

une e 'lexova' edhe keshtu :

Roni e ka hedhur i pari si ide ketu tek peshku, por ne fakt, edhe ne internet ka qarkulluar : Rama nuk ka qene edhe fort i bindur (eshte e natyrshme) ne vendimin qe do merrte, pra per PO-ne reale (se PO teorike, ne princip, ai kish dhene). Keshtu qe une, tonin e perdorur ne fjaline e fundit fare te tij, ne nje fare menyre e interpretova edhe keshtu : "edhe sikur ju mos e benit kete gurgulé, kishte fort mundesi qe une te thosha JO" (s'kemi pergatitje... bla bla bla)

Kete ma forcon nje imazh i dyte, ai i Arvizuse, te cilin po ashtu, per fat, e pashe me ze e figure mbreme ! Krijova pershtypjen se edhe ai, dukej si dikush qe nuk e kish 'déjà'  "ne xhep" Ramen, dhe pikerisht MU PËR KETE, reagimi i PD dukej ta kish irrituar ne nje pike aq pa kthim sa e beri lecke, publikisht si rralle ndonjehere, shefin e opozites !! Biles u kujdes te thosh se "kish telefonuar ne Washington" . Perndryshe, po ta kish te sigurt Ramen, reagimi per Lulushen do kish qene ku e ku me i bute !! (i tipit : me plasi bytha per kete loqen qe ka çelesat e kashtes)

Stalker, eshte e kunderta ose pak me ndryshe.Ti i referohesh fundit, dmth dje (te enjten) kur Rama kishte thene Jo (Arvizuse).Shikoje lojen disa dite me pare.Fillimisht opozita heshti dhe vetem kur u sinjalizua se Rama do te pranonte oferten, u hodh ne sulm, beri gurgule ne parlament, amplifikoi zhurmen dhe paranojat, kerkoi urgjentisht kryeministrin ne parlament.Klakulimi doli i sakte: berisha u hakmor ndaj amerikaneve dhe topin e deshtimit te negociatave, te lenies ne balte te amerikaneve, te panikut ne popull, ja la ne rrjete Rames.Po flas ne termat e perfitimeve politike.sazani ishte guri bilardos.

mire dakort, te kuptoj. Pra gjithshka varet se sa ka qene shkalla e pranimit (e PO-se ) nga Rama. Ti mendon se ajo ka qene shume e larte dite me pare (95/5) , ndersa une e shikoja si diçka 70/30. Por rrjedhen, e shikojme te dy njesoj.

Po bën sens kjo që thua ti, se përndryshe makinerinë e sensibilizimit e kishte vënë në punë, me kohë. Megjithatë, rrjedha e ngjarjes nxjerr një tjetër çështje në sipërfaqe: a mos është koha që Berisha të futet në burg? Hakërrimi në konferencën e sotme, ishte gjenuin e...

kjo ha debat ne sensin qe : a mos eshte "më ne burg" duke mos e futur ne burg apo eshte "edhe më ne burg" duke e fut ne burg ? Eshte e diskutueshme (une personalisht do isha per ate qe dikush t'ja numeronte ne lule te ballit, ne ndonje vend publik, fiks siç edhe 21 janari ndodhi ne vend publik) por siç thosh roni, fakti qe e perzune si qen dje nga mitingu (ai me mitingje e filloi, ne 91) eshte po aq sinjifikativ, eshte rrethi qe mbyllet

Nuk luhet me kancerin, Stalker. Është dhënia e së drejtës. Të tjerat, fjalë boshe më duken. Rrethin mund ta ketë mbyllur, sepse kjo gjë ha debat gjithsesi, por për mua psh, në këtë rast, dëmin e bëri. Paranoja ishte çështje e nxitur nga ai, u përdor si katalizator. Imagjino të kish qenë tjetër politikan, më i besueshëm në vend të tij, psh Bamir Topi. Vijën e kuqe, që përmendën amerikanët, nuk kishte për ta shkel. 

Po, por duke e izoluar ne burg, ndofta do i hiqnim shancin atij qe do t'ja numeronte spektakolarisht ne lule te ballit (e them pa me te voglen alegori, kete!!)

Ajo nuk është drejtësi veç, është vetëgjyqësi. Një nga gjërat që ai ka arritur, është tua shtrembërojë shtyllën kurrizore të moralit shqiptarëve. Ja shifi këtu mbështetësit e tij, që këtë tërheqje të Ramës e morën për... frikë. Ai duhet futur në burg, dhe aty në hapsanë bashkë me të do qëndrojë dhe trashëgimia që ka instaluar.

 

true that, sduhej te sqaronte popllin Sazani, por kur e le ne terr, kush do e sqaroje ?

po kur pashe me syte e mi se si fryhej sajmiri i fiksit,dmth i agonit kur mbaroi demostrata. O zot, me nje tufe kamera nga mbrapa dhe zgeridhhej si ndonje fitimtar. aww ca mizerje

shif, situata kish marre permasa te frikshme

kalamajt ne klase te pare, sot paradite, kendonin ne kor brenda ne klase : jo armeve kimike !

kalamjte 6-7 vjec ore, lemeri. Mezi i kish pushuar mesuesja.

Kjo pune kish marre keq, ishalla njerezit po i kthehen punes tani

 

pse po nuk ju kthyn pune, kujt do i kthehen ?? smiley

rrine rrugeve prape ore  (apo e kemi problem shume neve aman, plus dhe koha eshte e bukur, ngrohte)

euforia e tepert sme pelqen

E pra, kete po themi edhe ne. Ju qofshi qe ende nuk i keni treguar deren Rames.

Tashi leji kto. Rama ka humbur pike. A keni byth me e hudh vete me protesta si ato qe i dini vetem juve? Mos u lodh kot me keto diversione.

Sa pike ka humbur dhe ku kane vajtur keto pike ??

hahahahahaaha...poeti smiley...  smiley !!!!

Me fal se te shava Ramen o dele, po merru me spiritusin se sonte qenka ne forme.

O poti, kur do e zgjidhni kyetarin e partise juve qe te sjelle Rinine para Shqupit te kerkoje te drejten e votes se Lire ne PDsmiley

Me nje fjale te varfer por gjalle!  smiley Urime Shqiperi!

A ka mundesi me i the amerikes qe nje fuci sarin ja marr un persiper dhe e gropos te bacja shpis gjyshes ne fshat per 100 mije dollaro?

Po mo po se nuk gjen bace me 100 $ sa te doje ajo ketusmiley

Bacja eshte pron private e jo cdo njeri e leshon bacen e vet. Ka fryksa plot. Une e marr persiper ket rrisk. Kshu o bota gjergji, kok a pil ska asi gjo te sigurt. Do guxim. 

ka guximtare ne shqiperi si puna jote sa te duash

Do te thote si tek ajo barcaleta qe i thote gruaja burrit...ehu pse per nje kalli do ndez autokombajnen..smiley

Bravo rinia! Bravo Rama! 

Bravo i thone gomarit kur mban drute ne kurriz

eee i thone edhe gomarit po keshtu llafe dime te bejme te gjithe neper forume po lejini keto tani

Në 11 shtatorin e saposhkuar, kur i’u drejtova parlamentit për programin e qeverisë së re, e nisa fjalën time me tragjedinë e kullave binjake dhe barbarinë e regjimit vrastar në Siri. Ishte koha kur armët kimike të Asadit kishin bërë një kërdi që tronditi botën dhe çdonjërin nga ne po ashtu.

Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania e Madhe, shpallën përgatitjen për sulmin ushtarak ndaj Sirisë. Në përputhje të plotë me boshtin strategjik të politikës së jashtme të Shqipërisë, si edhe me programin e ri qeverisës, unë theksova se Shqipëria do të ishte, si gjithnjë, “në krah të Amerikës dhe çdo aleance që Shtetet e Bashkuara do të ngrenë, në çdo front ku kjo luftë mund ta kërkojë”. Rrjedha e mëtejshme e ngjarjeve çoi në Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për çarmatosjen pa luftë të regjimit sirian, përmes shkatërrimit të arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit.

Këtë rezolutë e mbështeti plotësisht dhe Shqipëria, në përputhje të plotë me nderin e me dinjitetin tonë si vend i angazhuar botërisht, për të kontribuar për lirinë, demokracinë, paqen, kudo në botë. Më pas, u kontaktuam drejtpërdrejtë nga aleati dhe partneri ynë i madh, Shtetet e Bashkuara, për të konsideruar në parim pjesëmarrjen bashkë me vende të tjera në operacionin e shkatërrimit të arsenalit kimik të Sirisë.

Dhe përgjigja jonë, ashtu si përgjigja e një sërë vendesh të tjera, ishte ajo që imponon historia jonë e këtyre njëzet e tre viteve; boshti strategjik i politikës sonë të jashtme, pa dallime partiake deri dje paradite; detyrimi ynë për të qenë në krah të aleatëve tanë më të mëdhenj, në çdo përpjekje madhore për një botë më të mirë dhe, padyshim, vetë interesi ynë kombëtar që është pazgjidhshmërisht i lidhur me marrëdhënien tonë speciale me Shtetet e Bashkuara: Po, në parim ne jemi të gatshëm të përfshihemi në këtë operacion si pikë mbështetjeje në Mesdhe, por nuk kemi asnjë kapacitet të brendshëm për të marrë pjesë në të drejtpërdrejtë. Prandaj gjithçka që lidhet me transportin, teknologjinë, ekspertizën, duhet ta marrin përsipër Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera. Siç është plotësisht e natyrshme, na u kërkua konfidencialitet i plotë sepse procesi i organizimit të operacionit ishte vetëm në fazën e vet më fillestare, atë të vendosjes së kontakteve në parim.

Lejomëni të dashur bashkëqytetarë, t’ju pyes lidhur me këtë moment të parë të rrëfimit tim, tërësisht të sinqertë para jush: A mund dhe a duhet t’u thoshte jo në parim Shqipëria Shteteve të Bashkuara, për një përpjekje kaq madhore në shërbim të njerëzimit? A mund të imagjinohej dhe të imagjinohet se Shtetet e Bashkuara i kanë hyrë kësaj përpjekjeje, për t’ia hequr armët kimike nga duart një vrasësi dhe pastaj për të vrarë me to Shqipërinë, apo cilindo vend tjetër aleat të përfshirë në këtë përpjekje? A mundet që një mendje normale, sado armiqësore ndaj Amerikës, të shkojë deri në pikën se Shtetet e Bashkuara, do ta udhëhiqnin një operacion të tillë në sytë e gjithë planetit, për të çuar në vendet aleate vdekje e shkatërrim, duke vrarë në radhë të parë trupat e tyre të ekspertëve dhe vetë veten e tyre para tërë ekraneve të botës?

Nuk po ju them që të shkatërrosh armë kimike është njësoj si të hash karamele. As po përpiqem t’ju them se shkatërrimi i armëve kimike në Shqipëri është diçka që duhet të na bëjë të ndjehemi qetësisht të kënaqur, siç besoj do të ndjehej kushdo që do ta shihte këtë gjë të ndodhte larg vendit ku jeton vetë.

Po ju them vetëm se po, kjo është pjesa e vështirë e të qenit të angazhuar kundër armiqve të njerëzimit dhe në krah të Shteteve të Bashkuara e të vendeve të aleancës euroatlantike.

Kjo është pjesa e vështirë e një marrëdhënieje strategjike nga e cila ne, shqiptarët, duhet ta dimë më mirë se shumë të tjerë që kombet dhe vendet marrin më shumë se ç’janë në gjendje të japin. Sepse tamam kjo, është ajo pjesa e vështirë pa të cilën sot Sllobodan Miloveshiçi mund të ishte ende në qafën e gjysmës së kombit tonë ndërsa ne shqiptarët e Shqipërisë s’do ishim jo në NATO, po në asnjë lloj refeneje ndërkombëtare.

Unë e di fare mirë që sot, pakkush dëshiron të kujtohet për bombat e Amerikës që çliruan gjysmën e kombit tonë dhe shumëkush mund të jetë përqeshës, nëse shtoj këtu se pa pjesën e vështirë jeta, vendi, bota, nuk bëhen dot kurrë më të mira. Prandaj po rikthehem tek bombat e Asadit, të cilat sipas tribunës së Partisë Demokratike dhe disa burimeve të helmatisura keqaz të informimit, një njeri po aq i çmendur sa Asadi, kryeministri i Shqipërisë, kërkon t’i plasë në Shqipëri.

E tha Kenedi. Mos pyt ca ka bo Amerika per ty, po shif ca mund te bosh ti per Ameriken. Ia tha po kujt ja tha thuj!

E në këtë pikë dua t’i shoh në sy, drejtpërdrejtë, të gjithë. Me radhë. Në radhë të parë ata, të gjithë ata, që më dhanë besimin e tyre të paçmueshëm në 23 qershor, e që sot janë të frikur e të shqetësuar përpara skenarëve të një apokalipsi mbi Shqipërinë. Këta skenarë haluçinantë kanë kallur gjithë këto ditë në mendjen tuaj ultësisht, poshtërisht, kafshërisht, politikanë pa din e iman që vetëm Shqipërinë nuk duan, pronarë mediash të zhytur në pazare e borxhe që kanë humbur shtigjet e privilegjeve të tyre të deridjeshme apo të tjerë, ca me qëllim e ca nga padija, që janë turrur t’i hedhin benzinë zjarrit të imagjinatës suaj duke nxjerrë nga goja gjithëfarë monstruozitetesh e absurditetesh.

Ju që më votuat për ëndrrën e Rilindjes së këtij vendi, që më mbështetët në kohë të vështira dhe që më sollët në zyrën e kryeministrit për të mos u vrarë më kurrë në bulevard nga dritaret e kësaj godine; për të mos u shkelur më kurrë në interesat legjitime të familjes suaj dhe të atdheut tonë të përbashkët; për të mos mbetur më vrima e fundit e kavallit në qeverisjen e këtij vendi.

Ju prindër e gjyshër, vajza e djem, kudo në Shqipëri e jashtë Shqipërisë, që sot prisni me zemër të dridhur çfarë do t’ju them për gjithë tmerret dhe shpifjet që ju kanë dëgjuar veshët këto ditë;

Ju të reja e të rinj që dje përzutë nga protesta juaj ata që na e lanë Shqipërinë të sakatuar nga të katër anët, të zhytur në borxhe e në plehra, dhe që sot vazhdoni të protestoni nën dritaren time;

Të gjithë ju, 1 milionë njerëzit që e kthyen 23 qershorit në referendumin e madh popullor kundër plehrave dhe importit të plehrave, mësojeni sot dhe ju lutem përulësisht të mos e harroni kurrë deri ditën kur do të më mbani në këtë detyrë: Unë nuk do t’ju tradhtoja kurrë për asnjë interes e asnjë çmim dhe asnjëherë, për asnjë arsye, nuk do të bëja pas shpinës suaj asgjë që do të cenonte qoftë edhe një fije jetën, sigurinë, të ardhmen tuaj. E po ashtu kurrë, në asnjë rast të ngjashëm dhe për asnjë qëllim sado të lartë, siç është ky i çarmatimit të një kanibali që ka zhdukur si insekte 100 mijë njerëz si ju, unë nuk do të merrja një vendim pa e ndarë atë me ju, pa shkuar në parlament për të marrë votën e të zgjedhurve tuaj, pa pasur paqe në shpirtin tim për shkak të trazimit të shpirtit tuaj. 

 

Por dëgjojeni me vëmendje, as unë nuk do ta merrja këtë vendim pas shpinës suaj dhe as ma ka kërkuar kush që ta bëj një gjë të tillë për çështjen në fjalë.

Ju’a kam thënë të gjitha këto më parë. Ju’a thashë edhe konkretisht për këtë çështje dy herë, edhe ditët e fundit. Por zhurma ishte shumë e madhe dhe shqetësimi i kallur brenda jush nga skenarët e sajuar të tmerrit, ishte shumë i thellë për t’u dëgjuar fjalët e mia të pakta.

Po atëherë pse s’ju thashë dot më shumë? Pse nuk ju tregova dot për çfarë po diskutohet mes nesh dhe aleatëve tanë të mëdhenj? Pse nuk e bëra më parë të ashtuquajturën transparencë të kaqkeqpërfolur nga ata që deri dje, ju jepnin plumbin ballit dhe ju quanin llumi i shoqërisë? Lejomëni atëherë, ta vazhdoj rrëfimin tim sot që e kam të mundur ta bëj një gjë të tillë dhe t’ju shpjegoj pse e kam pasur të pamundur deri mbrëmë.

Ky të dashur miq është një operacion i komplikuar, sa civil aq edhe ushtarak, dhe si i tillë përgatitja e tij nuk mund të jetë subjekt debati publik. Kjo nuk ndodh në asnjë vend serioz, ku qeveria, publiku dhe parlamenti thirren në debat vetëm kur ka një plan operacional e jo gjatë ndërtimit të planit operacional. Por, për më tepër, dua t’ju siguroj sot se në gjithë procesin e diskutimeve intensive të gjithë këtyre javëve, ne jemi përqendruar me vëmendje e vullnet të madh përmes një grupi teknik, duke kërkuar nga ekspertiza e partnerëve përgjigje për çdo pyetje të ngritur nga ambientalistët, çdo shqetësim të shprehur nga ju, çdo argument ekspertësh apo pseudoekspertësh që ngrinin peshë mendjen tuaj nga ekranet e faqet e gazetave. 

 Ndërsa unë jam përpjekur me shumë vullnet e pasion, të marr jo vetëm sigurinë e plotë për moscënimin e asnjë fijeje floku dhe mosmbetjen e asnjë mbetjeje në territorin shqiptar, po njëkohësisht edhe mirëkuptimin që në këtë përpjekje të madhe të fuqive të mëdha, supet e vogla të Shqipërisë të mos ngarkoheshin përtej mundësive të tyre. Kemi gjetur përgjigje të njëpasnjëshme, kemi marrë garancira të njëpasnjëshme, por është dashur kohë. E ndërkohë, përveç gatishmërisë në parim, siç ju kam thënë, nuk kam marrë asnjë angazhim përfundimtar, për ta çuar këtë çështje për vendim para qeverisë e Kuvendit të Shqipërisë. Sepse kam qenë gjithë kohën i vetëdijshëm se nëse do ta hidhja këtë hap, duhet të kisha bindjen më të plotë jo vetëm tek garancia plotë e sigurisë teknike, por edhe tek përfitimi që shoqëria jonë, vendi ynë, kombi ynë meritonte të nxirrte nga ky kontribut fantastik për mbarë njerëzimin.

Më vinte sot përmes dritares thirrja e përsëritur e protestuesve, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, dhe lejomëni t’jua them sot, hapur, në sy, se për këtë jam përpjekur tërë këto ditë e net diskutimesh. Këtë u kam përsëritur papushim miqve tanë të mëdhenj amerikanë dhe europianë, duke u thënë: Na ndihmoni t’i tregojmë Europës se ne jemi pjesë e saj dhe jo një kosh plehrash në mes të Europës! Na ndihmoni të dalim më të pastër e më të fortë nga kjo histori që edhe ne t’ju ndihmojmë me çfarë kemi mundësi! Na ndihmoni të kontribuojmë për të mirën e njerëzimit, duke kontribuar edhe ju për të mirën e njerëzve tanë!

Dua t’i pyes ata që me plot të drejtë thërrisnin sot, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, a e dinë që në Shqipëri ka 31 zona të rrezikshme mbetjesh kimike të trashëguara nga e kaluara, të cilat nuk plasin po vrasin ngadalë?

Janë zona që dihen prej vitesh, të shenjuara në listën e zezë të planetit, po Shqipëria e varfër, ashtu si çdo vend i varfër në këtë botë, nuk mund të lerë pa paguar rrogat e pensionet për të pastruar mbetje të tilla që kushtojnë qimet e kokës.

Një nënë e re nga një pikë e tillë në Elbasan më çonte një mesazh, “O kryeministër, në fshatin tonë ka fëmijë me tumor çdo vit kurse ti do me na i vra krejt fëmijët”. Ky ishte njëri nga mesazhet që u lexova partnerëve tanë gjatë diskutimeve dhe në fund, të gjithë ranë dakord se Shqipëria e meritonte me patjetër që ekspertët më të mirë të botës, bashkë me teknologjinë më të shkëlqyer për mbetjet kimike, të mos shkuleshin nga Shqipëria me të mbaruar punë me mbetjet e Asadit; po të vazhdonin punën në Patos-Marinzë, Ballsh, Fier, Elbasan, Rubik, Laç, Berat, Lushnjë, Bajzë, Rrëshen, Fushë Arrëz, Prrenjas, Burrel, e me radhë të tjera, për të mbaruar punë njëherë e mirë, edhe me mbetjet e rrezikshme të pesëdhjetë vjetëve komunizëm, plus njëzet vjet barbarizëm mjedisor.

U kërkova edhe pastrimin e mbetjeve të mëdha inerte në gryka lumenjsh, nëpër rrugët kombëtare e nëpër plazhe dhe pak nga pak, u mirëkuptuam.  Po ashtu më në fund u mirëkuptuam edhe për kushtin e panegociueshëm të tërheqjes nga Shqipëria, të të gjitha mbetjeve që do të prodhonte faza e dytë e shkatërrimit të armëve kimike siriane. Sepse, o miq, në Shqipëri nuk do të na mbërrinin bombat e famshme të cilat çmontohen në Siri, po lëndët kimike të nxjerra prej tyre (pra jo fishekët po baruti). Ndërsa djegia dhe varrosja e mbetjeve pas trajtimit të lëndëve që do të vinin këtu, të bëheshin gjetkë, në vende të tjera. Kështu mbi tokën e Shqipërisë nuk do të mbetej më absolutisht asnjë thërrime lëndë kimike. Siç po mundohem t’jua rrëfej të vërtetën me përpikmëri ndaj fakteve dhe besnikëri absolute ndaj jush, në gjithë këtë proces unë ju kam përfaqësuar ju dhe Shqipërinë, me respektin më të madh për Shtetet e Bashkuara po edhe përunjësinë më të plotë për interesin tonë kombëtar e publik. E me besnikëri ju rrëfej se ashtu siç ju ka munduar juve, të gjithëve, përditë e më shumë, pyetja po pse vetëm Shqipëria(?), më ka munduar edhe mua.

Po në asnjë mënyrë jo sepse kam dyshuar ndonjë çast tek shfrytëzimi imperialist, siç për turpin e Shqipërisë kanë vënë kujën larteposhtë nëpër ekrane e gazeta, disa personazhe si ata të Kinostudios Shqipëria e Re kur luftonin nëpër filma kundër bazave sovjetike; Jo, kjo pyetje më ka munduar sepse Shqipëria që na kanë lënë është lehtësisht e atakueshme si një vend i varfër dhe i mbushur me plehra, e prandaj, edhe përfshirja e Shqipërisë si stacioni i vetëm më është dukur pengesa më e madhe.

Fakti është se tërë atë lumë poshtërues që u derdh nëpër media ndërkombëtare për ne si një vend plehrash, e prodhoi pikërisht e vërteta se duke qenë vërtet e mbushur me plehra, Shqipëria kishte një kosto të caktuar nga publiciteti negativ i një operacioni të tillë. E kam ndarë me shumë sinqeritet me partnerët këtë pyetje. Me të njëjtin shqetësim si ju, jam përpjekur të shpjegoj se kjo pyetje e mundimshme kërkonte më shumë se sa përgjigjen e njohur, plotësisht të vërtetët e legjitime, që Shtetet e Bashkuara e shohin Shqipërinë si një aleat shumë besnik; e në fund të fundit s’po kërkojnë asgjë nga Shqipëria përveç një pike mbështetjeje në tokë – një bazë ushtarake tërësisht të izolur në dispozicion të tyre ku lëndët vijnë, asgjësohen dhe ikin për t’u djegur e varrosur gjetkë. Jashtë Shqipërisë.

Por as rritja e përgjithshme e tensionit këtu në vend, me ushqimin 24 orë në 24 të një pjese të medias (e cila nuk u mjaftua me pasqyrimin e protestës qytetare, po u bë llogorja e hedhjes së një helmi pabesisht çoroditës për qytetarët ) dhe as afati që praktikisht skadon sot për një angazhim se Qeveria e Shqipërisë do konsiderojë rrugën e miratimit ligjor të këtij operacioni, nuk na dhanë më shumë mundësi e kohë për të ezauruar këtë aspekt shumë delikat. E këtu tani, u vjen natyrshëm radha paraardhësit tim si edhe atyre që shkruan kapitullin më të turpshëm të marrëdhënieve shqiptaro – amerikane, duke e çarë dje, për herë të parë në dy dekada politikën shqiptare në raport me Shtetet e Bashkuara, dhe duke e kthyer parlamentin në një skenë skizofrenie politike ku partneri ynë më i madh u trajtua njësoj si të ishte Asadi. Dhe ku mbeti pa u thënë vetëm që Asadi do që të shfarosë sirianët, kurse Presidenti Obama do që të shfarosë shqiptarët.

Unë e di sa ju dhemb zonja e zotërinj opozitarë jo thjesht humbja e 23 qershorit, po ende më thellë, sa ju dhemb humbja e pushtetit mbi paratë e shqiptarëve dhe goditjet e njëpasnjëshme që po merr bota e ulët e krimeve ekonomike, të cilën e ndërtuar si një mallkim damkosës në trupin e Shqipërisë. Por që dhimbja juaj të ishte kaq e madhe, sa të kapeshit pas Asadit dhe bombave të tij, për të qëlluar me histeri edhe Amerikën përveçse qeverinë e mua personalisht, këtë vërtet nuk ma tha asnjëherë imagjinata.

Ashtu siç nuk e mendoja dot se ju, që hodhët verbërisht në erë një copë Shqipërie, duke vrarë 26 shqiptarëve të pafajshëm dhe përvëluar qindra familje, do të guxonit të shkonit aq larg sa të bëni thirrje që të mos na përsëritet Gërdeci! Po pse, Shtetet e Bashkuara e shkaktuan Gërdecin, o “derra të kënaqun” migjenianë që sot luani rolin e “Sokratëve të përvuejtun” për këtë popull të cilin e latë rrugëve, mes plehrave, borxheve e përbuzjes së botës?

Po pse, biznes për djalin tim dhe për biznesmenët e panginjur të oborrit tuaj, është ky operacion humanitar o ju që në Gërdec, i çmontonit armët me nëna të dëshpëruara e Lula të vocërr të varfërisë që e mbollët si sëmundje rreth Tiranës e në çdo cep të Shqipërisë?</p> Po pse, çfarë janë Kombet e Bashkuara, çeta juaj e zullumqarëve që vazhdon rend pas një të marri, i cili, pasi e ktheu Shqipërinë në një kosh plehrash importi, nxjerr Lulin e vet të vocërr të zullumeve të mëdha për të kërkuar referendum popullor kundër Amerikës? Nguleni në kokë sot dhe deri kur nuk do ta lini plakun në vetminë e vet, se referendumin popullor kundër plehrave Shqipëria e bëri në 23 qershor!

Ku e keni vendimin që thatë se ishte marrë pas shpinës së shqiptarëve dhe do shpallej sot, të premten?

Asnjë vendim s’është marrë, sepse asnjë vendim nuk mund të merrte Shqipëria pa ata 1 milionë të cilët e bënë njëherë referendumin kundër plehrave dhe pa ato gra e burra që janë përfaqësuesit e 1 milionë shqiptarëve në parlamentin e vendit.

Në këtë pikë dua t’ju them tani gjithë shqiptarëve, të mos lejojnë askënd të tallet me ta përmes krahasimit të shëmtuar mes plehrave që e mbytën Shqipërinë për biznes deri në 23 qershor, dhe lëndëve kimike të një lufte të njerëzimit kundër armiqve të tij të betuar. Ju fola në fillim për pjesën e vështirë të rreshtimit krah për krah me të fortët e botës, si shqiptarë dhe si anëtarë të NATO-s.

Teksa po shkoj drejt mbylljes, dua t’ju pyes: A nuk mendoni se pikërisht Shqipëria, po po, kjo Shqipëria jonë e vogël dhe e drobitur nga shumë padrejtësi e fatkeqësi, nuk mundet dot të ishte as e para, as e dyta dhe as tjetra me radhë që të refuzonte përfshirjen në këtë operacion, po duhet të qëndronte, deri në fund, e të përpiqej besnikërisht për krijimin e kushteve më optimale që do të mundësonin përfshirjen e saj(?) – sipas mundësive e nevojave të saj? E pra, unë s’kam dilema për këtë dhe këtë bëra, në emrin tuaj e të Shqipërisë.

Ne vërtet jemi të vegjël e të varfër, po ju siguroj se nuk bëhemi as më të mëdhenj as më të pasur, duke u ngutur të sillemi si të mëdhenj pa qenë të tillë dhe duke thirrur, “Shqipëri etnike pa armë kimike!”; As duke u kuturisur të krahasohemi kot më kot me të tjerë, më të mëdhenj e më të fortë se ne, të cilët për arsye krejt të tjera mbajnë qëndrime të tjera nga tonat.</p>

Të dashur të rinj protestues,

Protesta juaj në rrjetet sociale dhe në rrugët e Tiranës apo Shqipërisë, ka qenë e vetmja dallandyshe shprese në qiellin e mbushur me tymin e zi të urrejtjes, mllefeve, gënjeshtrave, delireve, frikërave që shpërthyen në mesin tonë.

Edhe pse ju ka përfshirë në protestë mbingarkesa në shpirt prej gjithë kësaj propagande histerike, unë ndjehem shumë mirë për ju; ndjehem mirë sidomos për shumë prindër që deri dje i frikeshin protestës ndërsa sot dalin në rrugë me gjithë fëmijët e tyre, të pashqetësuar nga forca speciale e gryka pushkësh në dritaret e kryeministrisë; ndjehem mirë për këtë erë të freskët demokratike që solli 23 qershori.

Kam plotësisht respekt për kurajon tuaj dhe njoh jo pak ndër ju që ishin përditë bashkë me mua deri në 23 qershor, në rrugën e paharrueshme të përpjekjes për Rilindjen që të ecim më shpejt drejt Shqipërisë që duam. Asnjë problem, nothing personal siç më shkruante dje mikja ime Elsa Lila përpara se të hidhte videon e vet në youtube. Sot nuk është dita për t’ju ndryshuar mendjen,  e di këtë dhe nuk ju’a kërkoj. Sot është dita për t’ju thënë bravo sepse pavarësisht se nuk jemi dakord në një gjë kaq të rëndësishme, jemi në një tjetër, gjithmonë shumë të rëndësishme, që Shqipëria siç ka nevojë për qeveritarë të mirë, ka nevojë edhe për protestues të mirë. Por sot është dita që unë t’ju them vetëm këtë:

Shtetet e Bashkuara nuk vrasin njerëz, po janë vrarë e vriten, më shumë se të gjithë të tjerët, në fronte lufte për të mirën e njerëzimit. Pa Shtetet e Bashkuara bota s’do e kishte mundur dot as Hitlerin e as Perandorinë Komuniste dhe Europa e Shqipëria kushedi si do kishin qenë sot. Pa Shtetet e Bashkuara shqiptarët nuk do ishin kurrë të lirë e të pavarur në dy shtete siç janë sot. Pa Shtetet e Bashkuara sot me siguri nuk do kishte në Shqipëri protesta për armët kimike, po kushedi s’do kishte pasur fare protesta në njëzet e tre vjetët e fundit dhe burgjet mund të ishin ende plot me të burgosur politikë.

Kështu që le t’i ndajmë gjërat miq. Lërini në marrinë e tyre ata që duan ta bëjnë përsëri lëmsh mendjen e këtij populli duke nxitur një antiamerikanizëm që na turpëron si komb, si vend, si shoqëri, si shqiptarë e si qytetarë; ata që duan t’ju helmojnë e çorodisin përditë me shpifje, gënjeshtra e mllefe gjithëfarë, siç kanë bërë me vite këtyre anëve; ata që duan t’ju ngopin me lugën bosh të injorancës e të ligësisë së tyre të njohur ndaj këtij vendi. E për t’i ndarë gjërat duke ndarë edhe gjënë për të cilën ju protestoni, ka vetëm një pikë ku unë u ndala pa mundur ta kapërcej dot në diskutimet me partnerët tanë:

Pamundësia për t’u përfshirë brenda afatit të përcaktuar, edhe të një a dy vendeve të tjera në zinxhirin e operacionit të shkatërrimit të armëve kimike – jo thjesht financiarisht apo me ekspertizë sepse të tilla ka, por flas për pjesëmarrje direkte. Nëse disa vende të tjera do të kishin përparuar në kohë për t’u bërë pjesë e operacionit, unë do të isha gati sot t’ju thosha ja plani ynë, ja marrëveshja me partnerët, ja sa pak do rrezikojmë dhe sa shumë do të fitojmë moralisht si komb po edhe fizikisht si vend, duke u bërë pjesë. E askush s’do thoshte as pse vetëm Shqipëria dhe as që ky operacion kërkon një vend të varfër e të ndotur si Shqipëria e sotme. Por fatkeqësisht, ky element kaq i rëndësishëm për ju njësoj si për mua, sot mungon.

Dhe prandaj, me besnikërinë e plotë ndaj Shqipërisë dhe respektin më të madh ndaj miqve e partnerëve tanë të pazëvendësueshëm, ata e kanë marrë vendimin tim e mësojeni tani edhe ju.

çer humi rama??? 

ne sensin e politikanit, asgje. ai eshte i fituari (lexo Meron tek shpjegon se si pjesemarrese ne miting, sonte, nusja e Lulit ish bere dhé ne fytyre kur Edi tha JO-ne e fundit  : http://www.gazetatema.net/web/2013/11/15...

Une them qe ti fillojne urgjentisht protestat per kerkimin e armeve kimike. Ose mund te dilet edhe me mbeshtetje personale si ajo e Kokolepsit nen parrullen "Cdo shtepi nga nje fuci". Kushedi nderrojne menje.

Eh mer Alke. E ke pas nigju ate kongen e vjeter te dashnise kimike

Dhe nje dashnore qe pata

ma shtypi karroca mutit...

tregojne nji histori kto grate e punes ti. Ishte njona thojne, kishte dashnor i burre te martum me kalamaj. Ene qe ta ndate nga gruja, ben si ben, i con haber gruse se ktij me nje shoqe te vet qe ti kapte gafil. Vje gruja, i ze gafil, nxefet, ene e ndan.

Skalon shume dhe normal , martohet ai me kte tjetren.

Tani kjo zogu , i thosh shoqeve : gra, edhe sikur ta shifni burrin tim persiper nonjones, mos me kallxoni.

Se po me kallxut, cdo bej une , do nxefem etj etj. Kshu qe mos me tregoni ju lutna shume  smiley

kshu osht dhe puna popllit smiley

naten e mire, ju pershendes me kengen Zogu smiley

 

smileysiç duken bathet nga komentet ktu,ato protesta kan me fillu se pd-h doli pa asi perfitim. e kan hum fare busllen shoqata pdsmiley

Ne themel te kapitalizmit o inisiativa lire, individi. Ky o pazari qe i jap un amerikes. Do sdo. "Kerkoj Fucine Time". 

Mor po per 100.000 dollaro, futet ene gjyshja mrena n'fuci. 

Tre dite zgjat cudia, tani mblidhni trute, forcat dhe futjuni punes..Te gjithe bashke kaluam nje stres, ca u hidheruan qe nuk erdhen lendet kimike bashke me kryetarin e tyre..smiley ka rendesi qe shumica eshte e lumtur..Rrofte populli shqiptare! smiley

Ah mi Ketline! Aty ke e futmja punes calojm ne. Se me ka thone njehere nji katunar Kashari mu "a mer bir, po te bohej leku me pune te nershme, gamori im do ishte bo milioner!"

Edhe e mylla ktu, se s'kam durim me e hap shkrimin ne faqe te dyte. smiley

Jo-ja e qeverise eshte pozitive dhe e mirepritur. Vete qeveria deshtoi te informoje detajet e ketij operacioni. Kjo ja la vendin histerise polifonike, e pritshme kjo ne nje vend si i yni. Dhe mberritem te jo-ja e detyruar. Megjithate ky qe nje precedent pozitiv ku qeveria merr ne konsiderate dhe frymen popullore ne vendimarrje. Por ne te ardhmen kjo mund te rezultoje problematike pasi jo cdo fryme popullore duhet te ndikoje qeverine pasi populli ka zgjedhur qeverine ta perfaqesoje me mandat.

Ishte rene dakord qe Amerika jo vetem do merrte me vete cdo material kimik te ngelur nga cmontimi i lengjeve kimike Siriane por do te merrte persiper pastrimin e 31 zonave te helmuara ne Shqiperi ku njerezit vdesin sot nga kanceri... Per saktesi nuk eshte bere kurre llafe per "arme" por lengje kimike. 

Shanci te shpetonte tezja e njeres ketu u dogj! 

Megjithate, popullit te vuajtur e te trembur nga lloj-lloj maskarralleku qe i eshte bere nuk mund ti vihet shume faj qe kaloi ne histeri.. Ne kemi media te cilat jane me helmuse se armet e Asadit per popullin. 

p.s. sot ne TCH ne nje kronike jepte fshataret lokale qe me bidonat e "armeve kimike" qe ishin boshatis ne repartin ushtarake mbanin ujin per te pire.. smiley

 

 

Nese keto qe thua jane te verteta pse nuk ju bene te njohura publikut, po ju la rruge e lire manipulimit dhe paranojes popullore? Pashe shume protestues me simbole kunder armeve nukleare jo per gje..

aman se kam dy dite qe po shkruaj edhe mu turen histeriket e ketij forumit! Kane folur edhe njerez qe jane te angazhuar direkt dhe eksperte me pervoje por zeri i tyre u mbyt nga zuzuvelat e opozites dhe sharlataneve mediatik.. Arriten deri aty sa shtemberonin dhe fjalet e te huajve mire "kapterrat" tane qe s'markan veshe nga keto gjena. 

Foto me simbole nukleare kishte ketu ne balle te faqes se peshkut pa uje me diciturine ! smiley

Ndersa nje tjeter shkruante per mollet me helm!!!! Se di, por rilindja duhet te filloje nga media.. per kete qe kane bere duhen fut ne burg per terror ndaj popullit te tyre.

 

 

Paranoja popullore, për mendimin tim, ishte trashëgimi e paraardhësit të Ramës, atij të marrit që e përzunë nga protesta duke i ngrit gishtin. Ja, kjo është ajo e famshmja "çështje kulturore". 

 

Nuk mund tu bej Rama sqarim kalamojve e grave shtatezane bisedimet e NATOs, apo rreziket dytesore te Sarines e as duhet ta beje as ne te ardhmen. Nje popull qe e pret demokratikisht ta lexoje briefet e ushtarakeve ne kafene, nuk eshte i pergatitur  per te marre pjese ne kete lloj operacioni ushtarak.

 

Rama duhet te peshoje vendimin mire me ekspertet shqiptar, e ta paraqise ne komisione parlamentare e parlament. Ndryshe sleviz gjo perpara.

u çan e u shklyn k'tu n'itali per nja 14 miljard aviona luftarak qe po blejn italjon dhe qe sduhet ti blejn se skan pare.asnji opozit se ka bo kal beteje apo t'ket shku n'demostrat.pd-h u zgerdhi keq fare si para demostrusve,ashtu edhe n'sy t'aleateve.ksaj i thon me i gur rama ka vra dy zogj.shah-mat.shife sa t'lira do i ket duret prej sot e tutje.

Sikur te ishte ashtu do te kishte pasur me shume transparence per kete fakt. Pse ti marri Amerika kur e ka Shqiperine si kosh plehrash? Ne mediat e huaja,  transportimi i lendeve kimike ne SHBA perjashtohet sepse perben rreziqe.

a jeni ne terrezi me mediat e huaja apo jo? Sot eshte bota online nje click larg! Cdo gje eshte lajm dhe me nje tweet ti vete bene lajmin tend sipas menderes tende.. Rrini se lat name duke ju referruar mediave te huaja vende e pa vende... Si p.sh. referuar nje media Japoneze qe kishte marre konfirmimin e shtepise se bardhe per armet kimike ne Shqiperi..  Vetem Reuters qe mbahet si media prestigjoze e ke ndru pllaken nja 10 here keto 2 dite e fundit per kete ceshtje.. Po kujton se ju plasi shume? Apo do kerkojne falje? 

 

 

ti paske fjet ne bythe te Kerryt dhe i dike paktet mire dhe me detaje.

Sa per zonat ku vdesin nga kanceri, zoti na rujt or ti ke pallati im dje varrosem komshijen time 49 vjec vdiq nga kanceri ne mushkeri. Para 3 muajsh nje tjeter komshije ne te 50-at kancer po ashtu. Te dyja kishin rrumbullak nja 15 vjet ne tirane.Njera punonte ne nje zyre ne te njejtin pallat, tjetra ishte shtepiake. Zona eshte brenda unazes se tiranes.Dikur literalisht bahce me lule, sot e super ngarkuar me ndertime te viteve  2000 e tutje, te merret fryma.

naten e mire

ehe ... warning spam detected! smiley

Ngushellime per komshjet Ruzhe, vertet e rende. Por nuk kuptoj protesten tende ndaj deaktivizimit te ketyre kimikateve. Shum u gzove ne nje kohe qe shqiperia eshte helm fund a krye. Ky ishte shans per pastrim total po si pid.a some qe jemi ne nuk e hongrem. Ksaj osht me ja fut vetes. Rama nuk bon per at pune kur s'ka byth te perballoje protesten e 2-3 mije vetave. Kryeministrat zgjidhen per te marre vendime sado radikale qofshin sa kohe qe nuk shkelin ligjet. Edhe kjo histeria per demokracine qe triumfoi te ben te vjellesh. Po kur kena dit ne me dallu te bardhen nga e zeza qe do e dallojshim sot. Mas 2 mujesh prap do jesh duke u qa per tymin e pisllikun po nuk do dalesh ne rruge se nuk ja vlen.

Ruzhe bojini nonji analize ati pallatit tuj, mos jua ka ndertu Sadrija ne hekur te kontaminum me rrezatim berthamor. Po ju pjek te gjithve ne mikrovale Sadrija me duket.

Nuk besoj te jete ashtu. Greqia i tha jo Amerikes ne lidhje me maqedonine e nuk i mbajti njeri inat...

Ne ishim partneri me i afert i US, jo Greqia.

Eshte i shame ai/ajo qe i ndjell burgun Berishes!

Lene mer ashtu si shkerdhate te vi verdalle neper Tirone dhe kur ta shofi mileti te çuçurisi, shi, shi Sali Berisha...kokrra byth@imit!!!

JO. Bytha që është mësuar të pjerdhë, do fëndë. Ka patur diçka që përfaqësonte kur ishte në pushtet, ka përsëri diçka që përfaqëson tani (të paktën për një grupim të caktuar dhe relativisht të marrë në konsideratë prej numrave): ai sot përfaqëson shpresën se një ditë do kthehet në pushtet. Futja e tij në burg, është mbyllja e kapakut të pusetës. Iku ai, u çlirua shoqëria civile. Futet ai në burg, i jepet shanci opozitës të shikojë për alternativa. 

 

o Ron, smiley

nemesis, e shikon qe kisha te drejte kur thash se "ha debat ajo pune"  ? Ja roni psh pret ta shofi verdalle si Cija pazarit,  e drejte e tij ! smiley

Ta fusesh ne burg ati i bo nder mer! Ate duhet ta lesh te lire, nuk ka denim me te madh per nji skllav se sa liria. Ashtu li lebroz ti ngrysi ditet. Emagjino Sala ne restorant dhe sa e shofin gjindja cohen e hikin. Pse do hikin do pysesh ti. Po hikin o vlla se ku i dihet me gjithe ato hasmeri qe ka ai, ku i dihet e ha dhe ti! 

Të fusësh në burg një VRASËS, është DETYRË. Ta lësh të lirë, është papërgjegjshmëri - të mos them që është hubris. And u know what comes after hubris.

 

pa shakà, une anoj nga roni. Sala duhet lene si qen, plus qe jane shancet me te medha per ate "ne lule te ballit" smiley

Pavaresisht kenaqesise personale qe mund te ngjalle degradimi i Berishes rrugeve te Tiranes, ne nje shtet ligjor, ligji merr perparesi mbi epshet personale. Berisha, nese e meriton heqjen e lirise (kjo bazuar mbi krimet e 21-janarit) duhet denuar nga ligjet shqiptare. Jo sepse duam apo nuk duam ne por sepse ashtu e kerkon ligji i nje shteti demokratik.

Tani OPCW-ja e perfundoj planin per shkaterrim qe fillon ne dage 15 Dhjetor e mbaron ne 15 Mars.

http://www.opcw.org/news/article/opcw-ex...

 Po ku do i shkaterrojne keto arme, se se morem vesh?

Ah Ok qenka propozuar Franca dhe Belgjika se alternative tjeter. Te shohim cdo benet. Peace out!

Franca !! smiley
 

Sorry Stalker, po keshtu flitet verdallesmiley

France and Belgium have been named as possible alternative locations for destroying Syria's estimated 1,000 tonnes of chemical arms.

Po ti mos u merzit se tani ke kohe te vesh per nje vakance ne atdhesmiley 

p.s. tani e kuptoj pse beje diversion ti, paske pas hallin e kurrizit tendsmiley

 smiley gezimi im ishte i sinqerte, une e kom vu bast : franca do i pranoje, s'do kete qofte dhe nje proteste, dhe do fusi ne xhep xixat.

god natt   god natt

Tek Vizion Plus nje grua nga protesta thote "Shyqyr qe na lane te jetojme ne dhe kalamajve". O zot cfare histerie. Popull i cmen qe shef vetem filma me horror. U dukej sikur amerika po leshonte bomben atomike.

smiley

O daje po ti i ke ktu te PPU koqet e kanarit. Mos ti morri Shqiperia se na prishet agroturizmi.....ufffffff. Nejse si tha ai, never discuss with an idiot....

Une po shkoj te flej, se ne te Suedise jemi neutral.smiley

Edi Rama fut ne siklet liderat Europiane smiley  Pasi i kishte dhene fjalen USA per pranimin ne Shqiperi te armeve kimike dhe pas JO -se se sotme negociatat midis USA dhe vendeve te tjera Europiane fillojne nga e para .

As Kryeministri i Kosoves s'ka me e prit me smiley

Drita tek fundi  tunelit po ndrico prap. Kush eshte kryetari i PDs, do vendoset apo jo?smiley
 

Kot mo, sa per follow up, se tashti u pa kjo pune..

France and Belgium have been named as possible alternative locations for destroying Syria's estimated 1,000 tonnes of chemical arms.

Norway has pledged to send a civilian cargo ship and a navy frigate to Syrian ports to pick up the weapons and carry them elsewhere for destruction.

However it said that it could not destroy the weapons on its own soil because it lacked the expertise

BBCja thote kshu. 

Eh po kur bo dasem jevgu, cahet daullja, thoshin pleqt.

po kto u thane qy n'fillim. U laku emri i Pjerit sa u bo cope. Robt kujtojne se Pjeri ka ndiku direkt po Pjeri vete nuk eshte shprehur

Papapa sa te thella paskan qene keto pune. smiley

Ja dhe ca komente interesante te shkeputura prej medias nga vete amerikanet nga faqja e nbc

 

backtobasics-1076842

Why does the toxic waste have to be sent somewhere else? Make Syria destroy their own weapons and keep the toxic waste forever. It's the least they should do. Why contaminate Albania?

whynot-3744228

Albania should tell the to pi$$-off and store your own waste...I wonder how much $$$ the US Government has offered them...Have Putin pay them...this was his idea.

Uncle Bob 512

That is an insane idea. Albania is Europe's poorest most backward state.To take advantage of them like that is despicable. Many other countries have vast underpopulated areas to built some place like that.The US,Canada,Australia,Brazil,Russia,Mongolia,even western China,are areas large enough to minimize the risk to humans from this waste.While Albania is not.It seems once again,rich powerful countries are trying to take advantage of a small poor one,to get what they want.Without bringing any danger to themselves. 

 

vallahi keta amerikonet shum te liqt duken..., keni shtylle kurrizore apo jo,hudhni amerikonet jashte Kosove, se dun me ta fut.

Si thoshte njoni? Amerikonet jane beqira, donin me i fut Shqiperise se varfer nja 12 billion $ nsum.

Po pse cfare jane Talibanet???

Talibanet jane intelektual te pavarur mer burre. I teket me e shkri m'dru grune, e shkri. Nuk pyt tjetri per pallavra te drejtash njeriu a kalamojsh qe ka shpik amerikoni. Ehu, kur e ka da Muhameti shapin nga sheqeri, amerikoni i binte maces me luge. Ika, ika se fillun lajmet ke alxhazira.

Amerikonet jane beqira

- shkruan tjetri nga Amerika

Po ti hem si do amerikanet dhe hem pastaj thu qe nigjo cfare thone ato? 

Ik Arto, ik se nuk dolet gjo edhe ksaj rradhe. Antiamerikanizmit nuk ja ka pa hajrin njeri ne bote, qe t'ia shofi Shqiperia. Po nejse mo, moda gjo e madhe. Ja do e maroje Franca ate pune. Edhe Norvegjia do beje transportin. Po ne c'na ngeli. Dhi e zgjebosme, bishti perpjete perpara NATO-s dhe EU dhe unkell bob peseqindedymbedhjeta qe na e mbeshtet nga pensilvania.

Ja pra shablloni juaj ne kete rast PF, eshte tipik militantesk, e them kete me keqardhje..Per ju po kritivove Daj Samin je antiamerikan.Baredhe e zi i shikoni gjerat Une nuk jam as antiamerikan por as naiv, ju mer jahu e sihni SHBAne si fronin e Jehovait.. Zoti dhe SHBA, dhe hajde mos na qeshe bota thuaj pastaj. Bustet e Bushit dhe BillKlintonet shqipfoles ne bangat e shkolles tregojne qarte kete. SHBA eshte nje vend me komplekset e veta dhe nuk duhet pare si entitet apo Nena Parti dikur sic e shihni ju..Ne kete  rast po ngre supet bota me keto eksperimente skandalizuese te dy shahxhinjve te medhenj ne nje nga vendet me te varfera te Evropes..Ju e di qe do flisni per progres se keshtu ju flitet per progres banoreve te Sierra Leone,Bangladeshit Apo Somalise kur i dendin me helme dhe kimikate

Art edhe njehere, megjithese e di qe nuk ia vlen. Mu nuk me impresionojne percaktoret shabllonesk apo militantesk qe m'i ve dikush qe perpiqet ti shmanget muhabetit. Dhe vete fakti qe une prita sa te degjoja te dyja palet pa te jepja nje mendim, tregon qe une perpiqem te rri ne mes te games, dhe as te e bardha as te e zeza. Dhe faktet ishin se nuk po te trajtoje njeri me eksperimente te natyres se Somalise, se ato qe nuk doje ta beje ti, tashti do e beje Franca apo belgjika, pra eshte pune mbajtje pergjegjesie, jo pune varferie. Dhe me e rendesishmja eshte se kudo qe te behet ky dislokim

Wherever it happens, the destruction of Syria's weapons will be overseen by experts from the OPCW, which won the Nobel Peace Prize this year for its efforts to eradicate poison gas around the world.Sigrid Kaag, the Dutch diplomat running the joint U.N.-OPCW mission in Syria, said her team is working "in an active war zone, in an extreme security situation with serious implications for the safety" of all personnel.

 Me shume se kaq moooo...!

Kjo ndarja pastaj ose antiamerikan ose naiv (qe ti prap per fat nuk je asnjoni) eshte shume alxhaziriste, por ne ketu ja kemi marre doren se e ndeshim shume me shpesh se juve. Une SHBA nuk e shoh si karrigen e Jehovait, por pa dyshim e shof si vendin me te perparuar nga ana e zhvillimit politik dhe social. E shof si nje lokomotive qe per gati nje shekull con perpara boten e qyteteruar. E di qe ti je kundra se nuk je naiv, po te lutem mos me sill argumenta te tipit Amerika keshtu apo ashtu, po me thuaj kush me teper se Amerika e meriton kete titull nga te gjithe shtetet e botes? Cekevara apo ai Wikiliksi qe po e ngrys jeten ne ambasade, mund te jene heronj vetmitare dhe duken bukur te stampum neper bluza, po nuk jane burra shtetesh mer jahu. Se eshte pak shume si puna ne familje, ku te gjithe e kemi bo adoleshentin e pakompromis me boten, po hajde beje njehere ate rol kur je babai qe ka per detyre t'u sjelle kalamajve copen e bukes ne tavoline dhe pastaj flasim per pordhe me rigon. Edhe meqe dole dhe te komplekset, nigjoje dhe nje llaf te funit po deshe. Hiqni dore nga ky kompleksi i komplekseve. Rrituni. Se per sa kohe qe silleni si adoleshente te nxehur, as ka per t'iu ul njeri ne tavolinen e te rriturve ku merren vendimet. Ja kaq kisha une.

Dhe faktet ishin se nuk po te trajtoje njeri me eksperimente te natyres se Somalise, se ato qe nuk doje ta beje ti, tashti do e beje Franca apo belgjika, pra eshte pune mbajtje pergjegjesie, jo pune varferie.

 

Aman o PF, ti thua me seriozitet tani qe ne Washington DC u takuan amerikonet, e i thane njeri tjetrit:

Obama: -shiko, keto armet duhen te shkojne tek nje vend me shume pergjegjesi...

Ndihmesi: Po si, opsioni i pare nga pergjegjesia eshte norvegjija, e pastaj shqiperia. Keq punet shkojne po nuk e pranojti nje nga keto te dyja, meqenese worse comes to worse, mund t'ja japim Frances ose Belgjikes...

 

Shiko, fakti eshte qe keto nuk i do asnjeri tek shtepia e tij. Nuk i do Franca, as Belgjika, as Norvegjia e as Shqiperia. Fiton pak e ke rrezik shume, dhe po nuk realizohet rreziku, realizohet reputacioni i keq. Shqiperia nuk qe zgjedhur atje nga pergjegjesia, aspak, eshte turp ta mendosh kete pune.

Shqiperia qe zgjedhur per nje arsye te vetme: qe nje vend ku mendonin se nuk do kishte opozite (opposition, jo muhabet partiak ketu) dhe e shtyne atje. Kudo tjeter do ta shikosh qe do kete opozite, ne france mbase jo aq shume se Franca donte ta bombardonte Sirine. Po prisni, se dhe atje nuk do me habiste ne rast se ka protesta te ngjashme... ne fakt jame pothuajse i sigurte qe do kete.

Sa per Ameriken, po nuk kam qene une pro-amerikan ne kete forum nuk ka qene asnje. Por jo meqenese eshte amerike ti themi arsyes bye bye.

 

Ps; e dicka tjeter, tek national journal, nje nga artikujt e pare, citonin nje zyrtar amerikan qe thoshte qe shqiperia eshte nje opsion, po jo opsion ideal per arsye te mungeses se infrastruktures e problemeve te tjera. Nuk do me habiste sikur ana jone u mundua te kafshonte dicka qe nuk e kapercente dote ne fillim, e pastaj kthehu mendjen.

 

Po jo mor Muhamet. Ngado qe ta sjellesh eshte rrezik i kalkuluar. Dhe pikerisht per kete rrezik po te paguajne dhe po te bejne favore. Une e pranoj qe ne ishim zgjedhja e pare sepse na kane pare si vend fukara dhe amerikandashes dhe qe mendonin se nuk do kishe opozite popullore, po une prape keto nuk i shof si te keqija. Se ja, 12 miliard dollare per ne jane trefishi i buxhetit vjetor te shtetit, kurse per francen 12 miliard mbase nuk e tipin fare balancen e ekonomise. Pastaj dhe qe ne France do ngrihen ca kundra edhe kjo s'ka diskutim. Edhe ne amerike po ti cojne, prape do kete demostrata. Po nuk eshte se gjithmone demostruesit kane te drejte mer lal. Te shofesh ti se cfare demonstratash e demonstrusish ka ketu (le qe i ke pare xhanem) te ze e qamja me lot. Apo se mos ai gjimnazisti tirons, pavaresisht qellimit te mire ambientalist, e di se si lujne fijet e politikes nderkombetare! Per mu keto demonstrata ishin me shume me tafmina, sic e tregoi edhe fundi, se sa levizje te pjekura sociale sic mund te ishin per nje kauze tjeter.

Nejse, une e pranoj qe njerezit kane kendveshtrime te ndryshme per kete problem dhe ky qendrimi yt kontra eshte komplet legjitim. Ndersa une them qe humbem nje shans te madh, si moral ashtu dhe financiar. Ne jemi nje komb i vogel dhe gjithmone kemi pas nevoje per miq te medhenj qe te mbijetojme, aq me teper qe jetojme ne neighboorhood te keq shume. Mbase koha do e tregoje kush ka pas te drejte. 

Tani disa ceshtje.

E para eshte rreziku i kalkuluar. Une ne amerike jame me sarah palin tek ceshtja e drill baby drill. Por vendime te tilla gjithnje do t'ja jipja shtetit/rajonit e jo qeverise federale, se kur BP-ja shperthen, a fracking te prish dicka, problemi mbetet me rajonin lokal e nuk ka njeri qe ta rregullon. Jo vetem aq po njerezit te harrojne pas tre ditesh. Ja mendo se 20 vjet me vone dicka ne lidhje me kete pune sjelle probleme mjedisi/natyrore... mendon ti se do rregullohet lehte nga OKB-ja/USA. Pa le njehere qe ketu flasim per dicka te paditur, jo dicka qe ndodhe tani e njerezit kane eksperience. Njerezit jane kunder fracking qe ka 50 vjet ne Amerike, kurse kjo ketu eshte shume me e papritur si dhe e panjohur. Ta ktheje ne nje fjali gjithe kete paragraf mbase pa kuptim, ne rast se nuk mund te vendosi qytetaria lokale per dicka te tille me efekte (te mundshme) shendeti e mjedesore ne kohe te largeta, atehere nuk ka kuptim te vendosin per asgje.

Tek shansi moral e financiar. Nga ana morale nuk di cte theme, mbase mirrnin nje nobel, por per mua vende me te zhvilluara can afford te marrin pozicione morale. Nga ana financiare eshte si muhabeti i cekut te bardhe. E tha dhe Endrity me perpara, nuk ka shortcuts e gifts per zhvillim, ka vetem pune. Eshte histeri te mendosh se amerika do i dergonte shqiperise 12 miliard dollare kur amerika nuk i dergon asnje vendi para te tilla, dhe kur muhabeti ne amerike eshte si ta ulim borxhin, si ti presim disa gjera nga buxheti i ushtrise.

Sa per ndihme e miqeve te medhenj. Mendoj se kjo nuk do ti prishi fare lidhjet amerik-shqiperi. Sic nuk prishi lidhjet greqi-amerike ceshtja e maqedonise ne NATO. Ne fund te dites Amerika eshte vend racional, e detyron demokracia qe ka te jete ashtu, e nuk eshte vend ku i hipen inati personal Chavez-it. E si vend i tille do ta trajtoj kete pune si nje sunk cost e gjerat do vazhdojne fiks ashtu sic ishin. Pra per sa kohe interesat jane te ngjashme me te shqiperise, nuk do kete ndonje ndryshim ne sjellje.

O PF , nuk duhet te jesh gjithmone bythlepires ndaj te madhit, duhet ne disa raste te tregosh edhe dinjitetin tend, sic ndodhi, ne kete menyre je dhe partner me serioz me aleatin e madh dhe rrespektohesh me shume ne te ardhmen, pavarsisht kapacitetit ushtarak mjeran qe kemi.smiley

Tani O PF ti c'pret t dalin vete ekspertet e OPCW-se qejane pjese e kesaj meseleje haptazit : Na duhet nje vend per ekperiment? Ti e di fare mire qe kjo eshte nje hot potato per vendet e zhvilluara sepse nje eksperiment i tille nuk eshte marre persiper ndonjehere dhe ka te beje. Apo "impiantet e sigurta te Daj Samit"  nuk jane provuar ndonjehere?..E si mund te flitet per sigur ne kete menyre? 

Working round the clock, the US Army Edgewood Chemical Biological Center(ECBC) in Maryland finished the prototype on schedule, and in June handed it over to the military agency that acquires new chemical-defence equipment.

Kjo ideja jua po na jepet mundesia qe te luajme nje rol startegjik ne fakt bie si nje kala prej rere vetem duke e ditur kapacitetin tone dhe se si po trajtohet Shqiperia ne gjithe kete ceshtje. Nuk ka strategji duke mohuar jeten dhe dinjitetin e qytetareve te tu. Vetem hidh nje sy ne media dhe menyren se si na trajtojne keta specialistet dhe e kupton vete kemi te bejme me nje gelbaze surratit e cila pasohet me nje  shuk20 dollaresh hedhur ne mberdhe.. Vetem ky lum mediatik "dmth u gjet koshi toksik i radhes" e beri demin e imazhit te cilen Rama po perpiqej me riparu. Te gjithe i bien llogjike se thone "perse te zgjidhet hallka me e dobet e Natos?"..Oups..kemi 1300tone sarin te cilat askush nga keto vendet me kapacitete dhe hapesira nuk po pranon ti marre dhe Shqiperia qenkerka vendi i pershtatshem?..Si qenkerka i pershatshem? teknologji? infrastrukture?..hapesira? Afer Sirise?. Amerikanet thone qe do ju ofrojme gjithe teknologjine por na duhet vetem laboratori meqe Shqiperia qenkerka afer. Tani kjo eshte ti thosh inteligjences ik pirdhu! Ku jane Qipro?,Greqia?Turqia? Italia vende keto qe kane kapacitete dhe hapesira 100here me shume se ai copez vend ku njerezit jetojne si sardelet.Dhe po, po harruam, jane me proamerikanet dhe nuk i thone kurre jo Dajes edhe.... po ti sjelle 1300tone arme kimike(nje shume kjo qe po tremb vendet me te zhvilluara te planetit)

E si mund te flitet keshtu? Nuk ka asnje vije llogjike pervec asaj te nje mungese te thelle respekti per Shqiperine,shqiptaret nga ana e kabinetit te radhes se Daj Samit

 

Po nuk do vem bustin tat o tyc, as te atij te vendvendosjes e as te thaqit se nuk e meritoni. Kur ta meritoni do ju veme ne piedestal. sa per te zgerdhime bota eshte tu na qesh por uncle Sami thot: hey, leni rehat keta se nuk i kan bo keq njeriu, apo jo. Saper dy shahixhinjte, ata do ken probleme me njeri tjetrin perseri shume shpejt, keshtu une fshihem mbas Gaxhoit.

Kush do me ndihmu Somaline apo Sierra Leone,  kontaktoni Tironcin e Lebetit account, se paret tuaja do zbusin dhimbjet e shume njerezve ne nevoje.

MILITANT e jo MILITANTESK.

A behet sikur te filloi loja nga e para, dmth ti kerkojme falje amerikes qe nuk e dinim se cfare do behej me ato arme, tani qe na i shpjegoi Rama jemi dakord! Edhe Edin e nxjerrim kryelarte edhe ameriken nuk e humbim, edhe Salen e terbojme me keq...Apo e ka koken e forte amerikani dhe nuk pranon? Hidhemi prape ne demostrate..me parrullat..duam armet tona..smiley

Sterio, ju lumte gjithe atyre specialisteve te fushes qe u pyeten para tri javeve dhe qe qe te gjithe thane se Shqiperia nuk mund te mbaje nje barre te tille perfshirjeje.Intelektuale qe u duhet pire dollia.Ishin ata dhe vetem ata qe binden vendimmarresin e pergjegjshem, jo dje por dit me pare, per ta thene jone, ne diten qe i ishte kerkuar pergjigja.Rinia i dha zjarrin kashtes...Zjarr qe per ksi hallesh besoj se nuk do te shuhet me kurre.Te vetmit qe nuk e kuptuan fare situaten ishin " analistet" dhe mediat me akoma salibanditin ne krye.Kujtoi se ju "Hap me Sezam" dera qe i isjte perplasur ne prapanice dhe vajti u ul galic, poshte dritares nga ku " pershendeste me plumba opoziten

Ore grava, per cilet specialiste te fushes po na thua qe thane nuk e mban dot Shqiperia? Se ketu na sollen specialista qe thonin qe eshte mese e sigurte, pa rrezik - madje njeri prej tyre ishte dhe inxhinjer (por s'na u tha a ishte inxhinjer elektrik apo inxhinjer ndertimi).

Gjembi, Per Nurellarin je duke fole?Jo moj xhane jo! Duro se kane me fole, pasi iku koha kur u thane nuk duhet te flisni....Ka ky vend plot burra qe u dhimset vendi

Une them qe tja fusim sules. Maloku e pat fajin. Nejse iku ai muhabet, tani ti vejm mend luftes kunder varferise se kjo na ka ngel.

grava; "....Sterio, ju lumte gjithe atyre specialisteve te fushes qe u pyeten para tri javeve dhe qe qe te gjithe thane se Shqiperia nuk mund te mbaje nje barre te tille perfshirjeje.Intelektuale qe u duhet pire dollia.Ishin ata dhe vetem ata qe binden vendimmarresin e pergjegjshem, jo dje por dit me pare,..." 

 

 Qe do te thote i nderuar, qe Rama do vazhdonte te ishte okej deri ne fund, po te mos i kishin thene keta specialistet se; Nuk kemi kellqe per kete barre.  Apo e kam gabim. 

Ai artikulli ne Le Monde ja vuri vulen. Njerezit degjuan me shume gazetat e huaja sesa cfare thonin inltelektualet. 

Ajo qe s'te vret te ban ma t'forte!
Derrat e knaq,u kthyne prap ne sokrata te vujtun. smiley

Ceku i bardhe, nje legjende qe nuk zhduket! 

Chemical arms watchdog adopts Syria stockpile plan

http://www.bbc.co.uk/news/world-middle-e...

 

BBC raporton qe vetem pak ore pas refuzimit te Shqiperise plani perfundimtare eshte adoptuar dhe rene dakord per vendet se ku do shkaterohen rezervat kimike te Sirise! Keto nuk vende nuk behen publike tani per tani, por rendesi ka qe gjithe histeria dhe argumenti qe bota donte "te helmonte" Shqiperine bie ne menyre spetakolare. Tani as krenaria nuk na ngelet!

Ti as nuk e paske kuptu ndonjehere se pse u protestua. 

po pra po, e kemi kuptu : nje budalla hodhi nje sazan (gur) dhe... (e di ti vazhdimin)

Budallai hodhi dhe gurin per plehrat, atehere ishe ne kembe ti. 

Jo or jo, mbi te gjitha protesta u rrit se njerezit u shperfillen. 

Cfare histerie ishte ajo, ska qene as gjysma e asaj qe u donte bere. Sikur te ndodhte ne Zvicer, i gjithe populli do tu çonte. Askush nuk mendoi qe bota do na helmonte, ajo do na shfryzonte sepse jemi vend i vogel dhe satelit i Amerikes. 

Stalker ketu u be dhe nje atentat mbi demokracine, u keqperdor protesta dhe u keqperdoren zarat e rinj. Pas kesaj proteste dhe kur te fillojne kalkulimet e perfitimeve dhe humbjeve, se fatkeqesisht ne keto i bejme pas pilafi, atehere keta zarat e protestes do dekurajohen aq keq sa nuk do kete kauz ti ngreje ne kembe.

Po normal qe do flasin keq per popullin tani. Pothuajse shumica e analisteve flasin per to se dilitante dhe te papergjegjshem dhe se humben rastin per tu bere te pasur... Behet fjale per perfitime ekonomike qe jane absolutisht idiote sepse demi qe do t'ju bente turizmit do te ishte shume i madh. Perfitimet ekonomike ne keto raste jane shume te vogla dhe afat shkurte. 

Protesta ishte gjeja ma e bukur e kesjaj historie,pike! Kur thirren per te ba opinion flliqsina si Fahri Balliu,Andi Bejtja e co,ndyjne protesta,kauza e cdo gje per te cilen flasin.

Po ishte shume e bukur protesta sepse u çuan njerezit e thjeshte. 

Vetem ato mos ja degjoni plakut....

Kjo vonesë për vetë Ramën mund të jetë negative. Por, kjo vonesë është pozitive për gjithë shoqërinë tonë, sepse krijoi hapësirën e duhur që populli të reagojë dhe të dalë të protestojë, me qytetari, pa lajmërime partie dhe pa frikën se mund të vriteshin nga dritaret dhe pritat e tjera. Për mua kjo vonesë lindi gjeneratën e re, e cila u mësua të dalë në protesta të tilla për të drejtat e qytetarëve dhe jo në protesta politike, për zgjedhje apo për votën. Këto protesta treguan edhe një gjë tjetër: që qeveritë të respektojnë protestuesit, pa përdorur dhunë policore, por as armë. Nuk pamë asgjë të tillë. Dy vjet më parë në po atë shesh, më 21 janar, kemi parë përdorim armësh ndaj protestuesve dhe të vrarë në mes të protestuesve. Unë e kuptoj opozitën, sepse opozita ka dëshirë për protesta, sepse është një nga mjetet e saj. Por, aty pamë që edhe përdorimi i protestës së qytetarëve nuk është më aq i lehtë. Ne pamë që protestuesit i përzunë drejtuesit e PD-së nga protesta e tyre, sepse nuk donin ta bashkonin me politikën. 

 

dhe vazhdon perla.... O Dritero je legjende e vertete !!   smiley

 

Një deputet i PS-së tha “dikush tha se po të vijnë armët kimike këtu nuk do të jetojë dot as karkaleci”. Ai “dikushi” jam unë dhe unë kam një emër, nuk jam dikushi. Këtë të shkurtrin, që është më i shkurtër se gratë deputete, e zuri frika se do të mbytej dhe ai si karkalec. Saç kam shkruar unë libra, ai karkaleci nuk ka ngrënë patate

Po del aty per te shpjeguar cfare eshte sarina, gaz apo leng duke harruar qe eshte i rrezikshem.

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).