Të burgosurit e parë politikë që u dërguan për të punuar në galeritë e Spaçit, në maj të vitit 1968, ishin nga kampi-burg i Elbasanit, që punuan dhe ndërtuan fabrikën e çimentos. Ata u pritën me thirrje në kor: “Ja u bëmë varrin! Ja u bëmë varrin!”

Kampi i Spaçit u ndërtua nga të burgosurit ordinerë në fillim të vitit 1968. Kampi ishte ndërtuar në gropë, në një shpat mali të zhveshur, rrethuar nga të gjitha anët me male, ku shikohej vetëm një kupë qielli. Fillimisht, si kapanonë fjetjeje shërbenin disa baraka të vjetra të ndërmarrjes së gjeologjisë, ndërtuar në vitin 1953. Të burgosurit e parë politikë që u dërguan për të punuar në galeritë e Spaçit, në maj të vitit 1968, për të nxjerrë nga thellësia e tokës bakër dhe pirit, ishin nga kampi-burg i Elbasanit, që punuan dhe ndërtuan fabrikën e çimentos. Ata u pritën me thirrje në kor: “Ja u bëmë varrin! Ja u bëmë varrin!” nga të burgosurit ordinerë, që vazhdonin të rrethonin kampin e punës me tel me gjemba dhe truproja.

Sigurisht, atyre mjeranëve ua kishin mësuar parullën oficerët e Sigurimit, dikasteri i të cilëve e kishte projektuar Spaçin si “varri i armiqve të partisë dhe të popullit”. Të burgosurit, që në fillim ishin 600 veta, punonin me tri turne, me mjete primitive dhe pa asnjë masë të sigurimit teknik. Për 3 muaj të vitit atje zotëronte bora dhe akulli. Temperatura në dimër zbriste deri në 15 C. Në acarin e dimrit, të burgosurit që nuk realizonin normën, i lidhnin nëpër shtylla me kavo çeliku, duke i mbuluar me borë dhe akull gjersa humbisnin ndjenjat. Kushtet higjieno-sanitare në kampin e Spaçit ishin të vajtueshme. Të burgosurit që kundërshtonin urdhrat e gardianëve rriheshin barbarisht. Një torturë tjetër që ushtrohej mbi të burgosurit e Spaçit për çdo ditë ishte qëndrimi në këmbë me orë të tëra, me pretekst numërimi. Kështu orari ditor i punës arrinte nga 8 deri në 10-11 orë. Kur iu drejtoheshin të burgosurve, gardianët dhe oficerët e kampit e kishin në  majë të gjuhës thënien: “Nga Spaçi s’keni për të dalë as të gjallë, as të vdekur”. (Kufomat e të burgosurve që vdisnin pa mbaruar dënimin, nuk u jepeshin familjarëve).

Birucat e kampit ishin gjithmonë plot me të dënuar për shkaqe nga më absurdet. Ata mbaheshin atje deri në një muaj me bukë thatë dhe vetëm një batanije. Para se të ndodhte revolta e 23 majit 1973, të burgosurit e Spaçit i ishin drejtuar shumë herë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe organeve të larta të Partisë-shtet, për ndalimin e dhunës pa shkak që ushtrohej mbi ta. Kërkesat e tyre binin në vesh të shurdhër dhe dhuna vazhdonte të ushtrohej si më parë.

Fillimi i revoltës së Spaçit nisi pikërisht me shpërthimin e birucave nga i burgosuri guximtar Hulësi Pashollari. Ai mundi të lironte 12 të burgosur që vuanin dënimin pas asnjë shkak ose motiv serioz, pikërisht më 21 maj 1973. Atje filloi dhe përleshja me rojet e brendshme të kampit, të cilët u zmbrapsën para turmës së revoltuar të të dënuarve dhe më pas revolta u zhvendos jashtë kampit. Ambientet e brendshme ranë në duart e të burgosurve. Revolta shpërtheu si një erupsion vullkanik. Ishte kulmi i protestës së të burgosurve për shkeljen më të rëndë të të drejtave njerëzore, marrjen nëpër këmbë në mënyrë çnjerëzore të dinjitetit njerëzor, ishte revoltë për torturat dhe skamjen në kufijtë e vdekjes. Puna e detyruar skllavëruese dhe dhuna e përditshme që ushtrohej mbi të dënuarit e kishin çuar në kockë thikën e diktaturës së proletariatit. Nuk durohej më. Edhe më të frikësuarit nga terrori u bënë trima dhe u hodhën në ballë të turmës së revoltuar. Më mirë një vdekje e menjëhershme, sesa një torturë pa fund, kampi gjëmonte nga thirrjet dhe krismat për liri: “Rroftë liria, poshtë komunizmi, poshtë diktatura”.

Në qendër të kampit u valëvit flamuri kuq e zi me përkrenaren e Skënderbeut, pa yllin komunist, e para herë në Shqipëri pas instalimit të diktaturës. Byroja Politike u zu në befasi nga kjo revoltë e padëgjuar dhe e pamenduar se mund të trondiste themelet e terrorit komunist. Dy net e tri ditë të burgosurit bënë një rezistencë heroike, luftuan me krenari e dinjitet për të rrëzuar telat e gjembave dhe hekurat e burgut. Byroja Politike dha urdhër që revolta të shtypej sa më parë dhe me çdo mjet. Më 23 maj të vitit 1973 qindra forca speciale dhe efektivë të policisë u vërsulën si kafshë të tërbuara brenda kampit duke rrahur e goditur çnjerëzisht të burgosurit e rraskapitur nga beteja për liri. Ata ishin të pangrënë e të rrënuar nga goditjet fizike. Rezistenca u shtyp egërsisht me bilanc tronditës, u dënuan me vdekje katër të burgosur: Hajri Pasha, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Skënder Daja. Ata u ekzekutuan brenda pak ditëve, ndërsa 111 të burgosur të tjerë u dërguan në hetuesinë qendrore në Tiranë, ku iu bënë tortura dhe hetuesi me mjete nga më të dhunshmet. Terrori kishte rilindur edhe më i ashpër se para revoltës. Ata u nxorën në një gjyq të inskenuar në Rrëshen dhe u ridënuan me 1700 vjet burg.

Ky ishte fundi fatal i revoltës së Spaçit, por jo i shpirtit të saj. Ideali dhe fryma e shenjtë e luftës për liri mbajti gjallë me mijëra mendje e zemra të të burgosurve politike në Spaç, Burrel, Qafë-Bar, Tiranë e në të gjithë Shqipërinë. Revolta ka hyrë në analet e historisë sonë kombëtare si revolta më e madhe në historinë e burgjeve dhe kampeve me punë të detyruar në Shqipëri gjatë regjimit komunist. Por hulumtimet dhe studimet e kryera në këtë disiplinë e shënojnë revoltën e Spaçit si revoltën më historike në ish-vendet komuniste të Europës Lindore që i dha jehonë jo vetëm Burgut të Spaçit, por gjithë Shqipërisë si vend me vetëdije të lartë kombëtare, me besim të thellë te vlerat e lirisë dhe parimeve njerëzore.

Por fatkeqësisht diktatura komuniste në Shqipëri ishte më dramatikja dhe ndër më jetëgjatat, që solli pasoja të paimagjinueshme për rrënimin dhe humbjet e mijëra viteve jetë të pafajshme nga kalvaret e pafundme të burgjeve dhe internimeve. Pas revoltës dhuna dhe terrori në Burgun e Spaçit u thelluan edhe më tepër. Gjashtë vite pas revoltës, në Spaç u inskenua një tjetër gjyq makabër, u dënuan me vdekje intelektualët Vangjel Lezho, Fadil Kokomani dhe Xhelal Koprencka. Burgu-minierë i Spaçit vazhdoi të mbahej në këmbë nga komunistët dhe për afro çerek shekulli. Ai ka hyrë në histori si burgu më rrëqethës për të burgosurit politikë dhe familjarët e të afërmit e tyre. Por jehona bëmëkeqe e burgut mbante pezull dhe zemrat e shqiptarëve, të cilët edhe pse jashtë kangjellave, e vuanin privimin e lirisë pak më egër se vetë të burgosurit politikë.

Bilanci i Burgut të Spaçit, me dhjetëra të burgosur të ekzekutuar, të vrarë në minierë, të torturuar çnjerëzisht dhe të mbajtur vazhdimisht në gjendje urie, është një thirrje shtesë për meaculpan e vonuar të byroistëve që jetojnë dhe pasardhësve të tyre që duan ta mbajnë gjallë frymën e diktaturës. Sot Shqipëria e lirë, demokratike, anëtare në NATO, është amaneti i çuar në vend për luftëtarët e lirisë në Burgun e Spaçit dhe në dhjetëra burgje e kampe pune e internimi shqiptare.

Nga ana tjetër, një homazh i përjetshëm nderimi, i merituar për ta dhe të gjithë të burgosurit e të persekutuarit politikë, do të ishte ndërtimi i Burgut muze në Spaç dhe Burrel. Kurrë nuk është vonë për të vënë tullat e ndërtesës simbol të kujtesës historike.

Agim MUSTA, historian, i burgosur politik, bashkëvuajtës në Spaç

761 Komente

smiley

E forte kjo tropizma.

Pakapo, kur ke kaq mllef me emigrantin pse si del ballas di burre po ben komente spixhuksash mcef mrapa fustanit te grave?

trop, mos u bej meskine per hir te egos. 

Per temen: wikipedia thote qe gjall jane qe nga nexhmije hoxha e deri te qindra funksionare te regjimit  komunist. Kush eshte i prek nga ai regjim pse nuk shko ti bij atyre? Se duket qe shteti qe kemi ska per ti ra. He pra pse si bini nexhmijes qe ju perqesh perdite ne gazeta me histori qesendisese? Na tja u them une pse. Se edhe qe ti bish do i fare morali e bindjeje te perbrenndshme qe ju se keni. Se keni se jeni pa karakter dhe edhe nese ju kan perndjek me verte komunistat juve ju ka ra lapsi kot jo se ishit me verte rob me karakter qe regjimi komunist ju kishte frike per shkak te forces se fjales. Kam idene qe ata qe kane qene te perndjekur me verte perndjekja i ka bere fisnike dhe sot nuk ndihen po rrojne me fatin e keq te jetes se tyre ne heshtje. Vetem goret flasin ketu. E fillojne goret e leneshat e kanadase, e  vazhdoj e birbot e amerikes, vazhdon ne evrope te fuksat e anglise dhe perfundon ne itali tek ragazzat e reja 40 vjecare. O ca mjerimi. 

koko, pushim sot nga shkolla per Memorial Day? Cfare do beni me nacut?

juve ju ka ra lapsi kot

 

kokoleps, lol. Ne fakt komunizmi i doli borxhit, pjeses me te madhe te te burgosurve, i tha "c'e doni burgun, ejani bashkepunoni me ne, spiunazh ohoho", ka oferte me tunduese se kjo? Ata, jo qe jo, kokes ia bene.

Shiko ti tipi, emrin tim e lakon teper lart e poshte si duke mu drejtuar drejt per drejt e si duke me komentuar ne komente te tjera pershkruese.  Duket qartazi qe kerkon pak vemendje nga une, edhe pse perpara rastit te sotem s'ta kam varur asnjehere se je teper thjeshtor e fodull e nuk shkruan ndonje gje me vlere per te debatuar me ty apo per te komentuar komentet e tua, por meqe po me drejtohesh per te disaten here dhe po me akuzon per frikacakeri kundrejt emigrantin po ta permbush deshiren per pak vemendje.

Une nuk ka ndonje mllef me emigrantin, dhe komenti im me siper s'ka asnje gje prej "spinxhuksi" por eshte thjesht shprehja e asaj qe ndjeva kur pashe ate qe kishte shkruar tropizma.  Eshte goxha i forte si koment kur konsideron absurditetin paranojak dhe ultradefensiv te komentit te emigrantit.  Sa per perballjet e mia balle per balle me emigrantin ato kane nisur qe kur erdha ketu ne fund te nentorit 2009 e kane vazhduar deri vone edhe pse emigranti ne nje moment te caktuar e me tej s'me pergjigjej ose me eshte drejtuar harbutce sic ju drejtohet atyre qe s'ia u del mbane me argumenta duke me thene, mu hiq qafe e mu qero nga syte.  Biles njehere me permendi dhe nenen ne menyre ofenduese ne nje koment qe s'kishte te bente hic me te.  Ik hap arkivat e peshku e shiko qe debatet balle per balle mese meje dhe emigrantit jane kilometrike dhe te kudogjendura ne te gjitha temat qe kane te bejne me komunizmin dhe periudhen e LB2-shit ne peshk, dhe te gjitha pa ofendime, ad homineme e personalizime duke ruajtur etike te adimirueshme debati.  Une s'kam asgje per te provuar ndaj emigrantit dhe asgje me per ti thene emigrantit kur vjen puna te keto tema.  Cdo gje qe mund te ishte thene midis nesh mbi keto eshte thene, dhe disa here biles.  Ky debat eshte ezauruar midis meje dhe emigrantit.

well, e ke tepru ne ca gjera (per nenen te eshte kerku ndjese direkt, dhe ishte nje borxh qe i kemi shqipes kur psh themi "delenxhiu i satom" - nuk ka te beje asesi me prindin, e madje te kom thon pak a shume qe si nene e kom mbi krye e siper. kjo qe abuzon mbi ate shprehje nuk ishte e ndershme nga ty.) per te tjerat eshte sic e thua, s'kemi c'flasim me, e ne fakt jo vetem me ty ktu.

puna eshte qe kur s'kemi cflasim me e ben shume te peshtire ate duartrokitjen, kaq besoj e kap (no pun intended).

tani po kthehem back ne modusin normal te moskomunikimit me ty, cfaredo qe te thush.

Po po eshte kerkuar ndjese direkt, por kjo nuk zhben ate qe te doli pe here te pare dhe nuk jam i interesuar te ndaje qime floku kur i thone fjales mbi semantiken e shprehjes.  Perfshirja e nenes ne ate shprehje behet per qellime ofenduese dhe kaq.

Sa per duartrokitje apo te qeshurat nuk me intereson fare se si te duken ty ato.  Une qesh kur me vjen per te qeshur e duartrokas kur me vjen per te duartrokitur dhe s'rri te bej hesapet se me ke flas apo s'flas ne ate moment dhe si do duket kjo gje ne ato rrethana.

E mer pako sa i vogel qe ja. Si njeri them se moshen sta di. Kam ven re se te gjitheve qe ste vijn pas avazit i fut nje copy paste 'sta var mos mu ngjit'. Sa te rre mendja mer. Jo se me rruhet per ty po sme pelqen ajo paburrnia jote kur i njitesh si miza pas kalit te tjerve. Shqip kjo quhet skuthllik. O viti 2013 o burr ti merresh akoma me partizan edhe balliste. Hapi syte se jeta ka 100 gjera te bukra. Ene i kshill shoqerore, mos bokso me peshat siper teje si ata boksierat 50 kilsh qe kapen me 90 kilshat kur flet me emigrantin. 

smiley

trop, pergjithesimet i le per ty, o luaneshe komentesh. une per veten do flas. ti me kritikon per kete? nqse po, do ishte avdalle. nqse jo, eshte prap avdalle. mundesine e trete gjeje me nard ndoken.

 

US emigrant - 9 Prill 2013 - 00:08 

Natyrisht historia është çështje preferencash. Kush dyshon te kjo, e ka rrugen shume malore perpara. Me kujtove dicka qe ma ka thene nje oficer tropojan ne kohe te monizmit. ne muhabet e siper, rapsodik sic jane tropojanet, po pershkruante nje skene  te parisit te pushtuar, ku oficere gjermane benin ballo me zonja te vendit. nje nga keto, ne nje moment te shliret, i thote kavalierit: historia do t'ju denoje per keto qe po beni. gjermani i tha: varet kush e fiton luften, zonje. Po pse keshtu, e pyeti zonja. Sepse ai do e shkruaje historine smiley

me 90% histori e shpikme me shty muhabetin, ose nga ndonje filmi militar, whatever, por me pelqeu ne gjithe thjeshtesine e vet.

Si histroia, edhe te vertetat humane, jane puro utilitare! (gjigande kjo, por ti ke ca fat sot, po le të themi e vërteta qenka  e shitshme dhe e bleshme sipas qejfit dhe interesit, vëzhgim i thellë ekzistencial, ti e ke diskredituar veten, por ka këtu kopukë e kopanë që nuk kanë sy)

 Edhe keto vicklat me turqeni tani jane te atilla. Te ishte ne renie turku e te kishte halle eknomie e ku di une, me thershin mua ne do dilnin ne tepsi keto hallvat e pilafnat e erdoganeve te tanishmem. (fundi komentit)

Që i bie meqë pushtetin politik dhe ekonomik e kanë prapë komunistët ata duhet ta bëjnë historinë, ata duhen ta falsifikojnë, transformojnë dhe ashtu ta shpallin veten shpëtimtarë sepse ashtu na skllavërojnë edhe njëherë nga e para e kësaj radhe me legjitimitet të plotë sepse  "mbrapa u vjen historia e lavdishme" Sa për çdo gjë tjetër se kush është qëllimi i gjithë këtij vreri kundër dëshmive, kundër ballafaqimit, kundër parjes në pasqyrë të vetes me qëllimin e vetëm të përdhunimit përfundimtar të identetit përherë të kërkuar sa më larg në histori, në histori tërësisht fiktive dhe iluzive si ajo e pellazgëve por jo dhe kurrë në historinë tonë të këtij shekulli dhe jo asnjëherë në historinë e atyre periudhave kur vërtetë ka pasur intelktualë dhe figura që kanë shndërruar realitete, ka folur Hurbineku dhe Xhibi. shkëlqyer, e atje ujë në mullirin e kujt po çohej, të Berishës prapë? I pafytyrë.

 

Daj, qeke me rond sec mendoja kur germoke ca kom thon. Ky esht bar per muhabet nuk esht konference.
Sa per fytyren OK, kutoj qqe ke urrejtje vetjake e te te them se me rruhet shume, do te genjeja.
Sidoqoft, shnet e pare.

Ti ke këtë të mirë të vetme, që je komik herë pas here, meqë kështu sikur kishe akuzuar një shumicë këtu. Që ti vuan nga naricisizmi rinor dhe megalomania vulgare e ke bërë vetë të qartë përditë me atë që thua që ti kujton se ka kuptim apo mesazh, me medioktritetin shembullor dhe heroik të asaj që shkruan në çdo gjuhë e format. Unë nuk të drejtohem ty o qyq, ti je vetëm epitoma e shëmtimit të përgjithshëm, pf nuk të rri aq larg por ai flet më pak edhe pse njësoj nuk thotë asgjë dhe ka të njëjtat atribute.. Unë të drejtohem ty se ti ke arrogancën groteske të pretendosh se ke ndonjë gjë për të thënë, ndërkohë që shpall vulgaritete, nxjerr keqkuptime qesharakë, absurdë dhe shpesh dashakeq që dëshmojnë për agoni permanente intelktuale dhe jetë shpirtërore tërësisht të djerrë. Asnjë mendim, asnjë argument, asnjë stil, asnjë moral asnjë etikë sikur sa për sy faqe. Vetëm hipokrizi dështakësh që akuzojnë për hipokrizi. Unë të flas ty sepse ti ke dalë në ballë këtu, duke artikuluar marrëzi reklamative cinike, kulturë boshe televizive,  lexime broshuror librash të pakët nga të cilat përfton moskuptime të mbrapshta dhe të rëndë meqë pa kurrfarë fuqie mendore për të nxënë dhe proceduar e do t'ua shesësh popullit të ngeshëm mendërisht e kronikisht të këtij gjoli për urtësi popullore të informuar. 

Unë nuk e ngre skotën tënde tek urrejtja se do më duhej të merrja masa ashtu, unë thjesht ndiej një farë pështirosjeje dhe siç thashë jo për ty vetëm, po për sorollopin tuaj i të cilit ty të pëlqen ta shohësh veten pinjoll, sepse nuk është në fund fare kasta e kuqe vetë, është mediokriteti, cinizmi, zilia pasionet tuaj vulgarë, shpirtvogëlsia dhe miopia, nepsi gërryes për të një çikë pushtet sado virtual, pushtet mbi naivët, injorantët, të dobëtit e kallëpit tënd që e mban peng Shqipërinë. 

 

injorantët, të dobëtit e kallëpit tënd që e mban peng Shqipërinë. 

kjo e pengut ishte madheshtore. smiley

you're good! keep it up. smiley

 

Jo o ti qukapik, të ngjashmit e tu në atdhe, ti ha dhe ne amerikë. ti je shembulli.

aha, te ngjashmit. tani bon cik me shum kuptim.

Tropizma, duke qene i vetedijshem qe nderhyrja ime mund te perceptohet si e nje gjykatesi, por ne fakt , e tille, aspak nuk eshte, pershtypja ime eshte se ti dhe emigrant, me komentet perkatese, jeni ane te nje medalje.Nqs ti (ne komentet qe te kam cituar duke i montuar per ate c'ka mua mu duk me esenciale) revolten e projekton te nje lloj fataliteti te rrethanave dhe mungeses se vullneteve  per t;ju qasur te kaluares ne emer te berjes se drejtesise per viktimat dhe te nje  katharsisi , pastrimi te shoqerise, nga hijet dhe mekatet e te kaluares  , emigrant, revoltohet po per keto rrethana qe fatalisht po perdoren nga vullnete qe luajne me flamurin e drejtesise per viktimat dhe ne vend te katharsisit te munguar, nxisin te qendruarit brenda llogoreve te ngrira te luftes se klasave ketu e 60 vjet.

megjithate, le te vazhdojme te thurim e cthurim pelhuren e penelopes ne pritje te odiseut te drejtesise. Koha eshte  e tera e jona.

Aha Spiritus puthu me Milen (ose me Penellopin), nuk te vjen kurre ajo gje qe nuk e pret, sepse edhe po te vije nuk e sheh edhe po ta kesh 10 cm larg turinit. Pastaj per punen e Odiseut te drejtesise, ai erdhi ne vitin 1945 nga ana jone, ne vende te tjera erdhi ne data te tjera dhe forma te tjera, gjithsekushi sipas kaptines, dmth ashu si e priste i'u erdhi. Dhe ta mbajne ne tullum, kjo eshte drejtesia euklidiane (ka edhe nje tjeter llobaçeskjane, por nuk ben per filoqylsat qe dine vetem te tundin llapen dhe nje organ te ngjashem me llapen si ngjyre dhe si lengezim). Tani filoqylsat po presin Godone si kaposhe ne maje te kazanit te pleherave duke u ngrefur si revolucionare llapiste. Godoja nuk vjen sepse sipas filoqylsave bota eshte absurde, dmth Odiseja nuk vjen, edhe ne qofte se vjen, shkon e vjen sipas qefit te çdonjerit. Gjithsekushi ne bote mbas revolucionit demokratiko-borgjez te 1989-tes eshte Itake, Odise dhe Penellope me vete, dmth blini çfar te doni ne supermerkaton e tregut te lire: gomarica vjen verdalle blini gjize dhe blini dhalle. Temen e Itakes e kemi shteruar tashme, zotrote bere edhe ti nje vjershe per lecken e mestruacioneve te PeniS-llopnes. Shume e bukur ishte, gjithe ynyre, aq me teper qyl interneti, pa paguar kokerr leku.

agree, estetikish bukur, me gjuhe postmoderne, rollingstons dhe ti, gjithsesi, gjithsesi...pozicionohu dhe ngrije grushtin, bjeri drejt e ne koke atyre qe fantazmes qe vjen verdalle e veradalle e kerkon drejtesi,  nuk i japin nje  karrike ku te ulet , aty ne te Gjyqit te Madh, pra ne salle, si mesalle, boze dhe dhalle, boze dhe dhalle..stine e nxehte po vjen knej nga e jona mehalle.

Pse çfar kerkon ti me teper se sa stili, boza dhe dhalla? Po te kerkosh me teper te jipet me teper, biles shume me teper se sa kerkon, ky esht LIGJi (jo i rojes, koken shishe bojes). Andej nga zona e gjyqeve te medha me germa te medha te shtypit kot qe futesh, sepse ke degjuar idiotesira fetare nga pirati qe u be Pape, dhe me shume qef i deformon ne idiotesi akoma me te medha. Une kaq di me te thene, megjithse e di qe as kaq nuk ke per te marre: nuk ka asnje Gjyq te Madh te organizuar ndonje dite te caktuar me boze, dhalle, avokat, prokuror dhe gjyqtar. Gjithsekushi ne çastin e vdekjes gjykohet vetem dhe vetem nga ndergjegja e tij, ne bashkepunim me kujtesen e tij, ku jane rregjistruar te gjitha. Masanej fillo seria e dyte e filmit, por edhe kaq e ke teper, dhe ma mire te mos e dish se te hum lezeti skenarit po te dish fundin e filmit hollivudian e moskva-filmian me seri pa fund.

Heretik, mos mi keqperdor fjalet me boze e dhalle, per hir te muhabetit, se ti e di fort mire qe nuk te adresohen ty, por tollovise totale ku perkundemi e perdridhemi si shoqni. Mu kujtua nje film, me ca njerez qe pushonin buze nje liqeni a lumi (ne Rusi) dhe ne horizont busti gjigand i Stalinit dhe hija e tij mijra kilometra e gjate ..gjer ne albani.ca skena me spiunime dhe arrestime, me hunde te gjakosura etj. Ma gjen dot, se nuk me kujtohet titulli.

pritartet dhe papet jane pjes e ehistorise, nuk duhet ta bejme hasha historine,se bash per ket po kacafytena me thonj virtuale. 

Kete film qe thua ti nuk e kam pare, ose nuk me kujtohet.

Piratet dhe papet eshte vetem nje pjese e historise se fese, qe eshte shume me e gjere, dhe eshte me pak pjese e historise edhe revolucioni. Dhe te dy historite fe dhe revolucion jane te lidhura bashke dhe kane nje kod deshifrimi qe gjendet ne librat e shenjte dhe jetet e atyre qe ja kane munduar t'i ndjekin duke sakrifikuar. Jo llafe pazari me romane dan braun e selmon ruzhdie, dhe lajme gazetash, video, çfar tha hoxha e çfar tha prifti, e çfar tha presori i harvardit.

dakort mo dakort, une nuk e barazoj gjithe historine e fese me papen pirat, as me inkuzicionin, kam patur pershtypjen se e ke marr vesh kaq pako gje, madje te shprehur  "andej-kendej" neper komente.

ok, po therres shpresen e fundit ne ndihme: Stalker, mos ma ke pare gje ate filmin me bustin e stalinit qe notonte ne horizont, mbartur nga nje anije ne Donin e Qete dhe ne toke KGB-ja arrestonte nenpunesin e spiunuar nga e dashura e vet? 

Keto goditje persekutorake ndaj njerzve me mendim filokumunist mund te duken spontane,  por ne fakt jane shume te mireorganizuara ketu ne Peshk, bile dhe me gjere. Ja p.sh. sot qenka vene ne pune tentakula mediatike Panorama qe te hape thashetheme se gjoja shoku Enver kishte afinicion per prostituta te moshuara, kur ne fakt dihet qarte qe ai shumicen e mardhenieve me grate e moshuara e bente falas.

Nuk mund ta them me siguri se kush fshihet pas ketyre sulmeve, po s'do ishte cudi qe ne kete mesele, bashme me Berishen te ishte duke bashkepunuar dhe Bamir Topi me Erjon Bracen, bile disa komente binin ere Artan Fuge.

kur si bie dot gomarit, i bie samarit, u be kjo pune. s'e marr vesh c'i duhet spiritusit, emigrantit e ndonje tjetri te behen samar. lerini ore te shfryhen. ata qe i bene te zezat ne komunizem ose vdiqen natyralisht si zoterinj, ose shetisin te qete po si zoterinj.

le te shkojne t'i gjejne dhe t'ju bejne gjyqin. kush i ka penguar? 

alba1 smiley

mesa duket keta i permbahen parimit qe,nese s'do kishin gisht fare,nuk do qendronin ne kurrizin e gomarit, ndaj jane bashkefajtore dhe ne mungese te gomarit qe shqeu samarin e iku(kush vete e kap gomarin,lodhje e madhe) ,ta haje samari gjithe drune.

po edhe ju mo; ja cuf e grricu. lerini ore, se keto jane semundje. nje here, dy here, po tre e kater dhe 100 here s'ka ku shkon me. atje i kane, le te shkojene t'ju kerkojne llogari.

Une degjova ca fjale qe Agim Musta ne fakt kete shkrim e shkroi posacerisht me qellimin qe te botohej tek PPU dhe qe te beheshin nje grup (se vec e vec s'kemi takat) me komente per te mundur nje person te caktuar. E pranoj qe kam marre udhezime nga z. Musta dhe kerkoj falje shoqerise, partise dhe familjes per grupimin ilegal. Tani te shperndahemi se po numeron gjermani.

Or po qe ti buron mencuri nga cdo qelize per kete nuk ka asnje dyshim. I gjithe Idiotizmi i kesaj meseleje eshte pikerisht 'cfaqja " jote si Gjemb me mend qe mund te thuash ndonje gje .Apo nuk ka nje peshe ai llafi yt prej H-avdalli si karrocier komunalje .

Gjermani u ka numeruar prej kohesh biles u di dhe Niket e shumte qe i nderroni si samare Gomaricash e Gomeresh .Shperndahuni se u bete shume idiote ne nje vend me zgjuarsi te tepruar me "ta fut " e me "ndez debat "

mund edhe ta kem gabim, po kjo puna e hapjes se dosjeve eshte pak pune dreqi. para na nje jave, sec u botua nje liber per sigurimin, nga nje dashamires historian, ku thuhej se pjesa me e madhe e informatoreve (ke 70%) ishin nga ish te perndjekurit. kjo eshte dicka qe nuk hulumtohet aq shume.

ti mos vur gishtin mbi plaget qe duam ti mbyllim.

dosjet duheshin hapur. te gjitha!

pervec natyres diktatoriale te regjimit, ato dosje mbulojne edhe nje tjeter lloj poshtersie dykaheshe, ate te njeriut te vene ne kushte ekstreme. une nuk pres te kete shume heronj te dale nga furrat. Ka, shume prej tyre tashme edhe njihen, edhe kane shkruar, por ajo eshte materia qe duket. Kam frike se do shtangeshim nga materia e erret, qe eshte me e shumta.

po, dosjet duhet te ishin hap patjeter, edhe pse do me vinte tmerr te merrja vesh X a Y ka qen spiun, ku X apo Y mund te jen deri prindrit e mi, ndjese pacin. Ka nji gje ama: "tufa" ktu qun spiun edhe ate qe punonte haptas per partine e punes. aktivist rinie, anetare organizatash, punonjese te gruas a frontit e ku di me se cfare, tipa qe te thoshin do te raportoj per kte qe the (ne fakt kishin edhe fryk, se te gjente belaja, ti e ke nigju filonin qe tha kshu e ashtu, pse s'e raportove!!!). e jo, ata nuk kan qen spiune! eshte si me qujt spiuna kto qe mbrojne parti politike (edhe ktu te peshku). spiuni eshte tjeter mesele. spiuni eshte vemje.

Ore ketu po behet "strategji " e meberve ,qe i perdorin adminat me Dosje .Ti ke merak per Dosjet e Medha .Po leni ato se te ishte  se kishin VLERE dhe do ndihmonin kete shtrese ...Do ishin hape me kohe e me dava . Ata i pane vete 92 -97 , pese Vjet se cfare kishin ato dhe duhet te jene Lemerisur .Keshtu qe dhe une mbetem me ate mendim si me i arsyeshmi por pa Ju drejtuar asnjeres Pale si Udhezime nga Maja e Olimpit "lcfrimi ne Virtualitet mbase i ndih  { me nje nderhyrje tek te nderuarit admin ...

sa me te Limuar e Zmeriluar keta hedhsit e benzines per te ndezur Tema te tilla .Dmth mos ti lejojne me shume pseudonime ku ne nje rresht duartrokasin njeren pale e shajne tjetren , ne paragrafe me poshte bejne konkluzione me se pari se dyti ...se TRETI Nuk Ka .....dhe se katerti pas se pesti ...vijon me poshte !

Per kete na dhemb ne , se tek PPU jemi .Ne shtet e ne Shoqaten e Tyre jane te tjere .Po ketyre shume niker nikerve ju vjen me per Hosh te personalizojne Individe ketu qe te mbulojne "pseudonimin " atje ku duhet me pak nenqeshje mbi musteqe dhe pas nja dy Gotave me qofte e qepe te thone plot krenari

E pate çu beme ish komunisteve tek PPU !

nje spiun te tille, tip harakati me 5-6 vjet me i madh se ne, e kam pas ne fakultet. sot shkruan dhe cirret per demokracine. kur shkonim tek qytetit studenti, akoma pa u bo e modhe, kur ishin vetem kerkesat e inxhinjerise per drita, libra e uje, me ulet nje dite ne krah ky njeri, ke bordura fakultetit. E kisha shok, i tregoja dhe pyetjet kur kishim provimet e fundvitit. Me thote du me te bo nji muhabet.  mjaft shkove atje se ke ra ne sy dhe dhe dihesh per ca shkon. une jam shtang. i thashe, po ka e di ti, se ky nuk ishte fare ke grupi qe shkonte gjasme me bo detyrat/konsultimet ke qyteti studenti ne ato kohe. me kane thene ca miqte e mi, tha. te du te miren, prandaj ta them. edhe me thene te drejten, nja dy dite, i preva vizitat ke qyteti studenti. pastaj prape shkoja, dhe vetem nga fundi fare e kam pare kete person ne tribune qe cirrej me te madhe, nga ata qe shkoi edhe tek takimi i famshem me pushtetaret e athershem. pa mbaru mire gjonat, nga maji me duket, me tha, mos ma ve re ate qe thashe ate dite dhe shpresoj te mbetet bisede midis nesh. neser do nisem per amerike. eshte hera e pare qe e ndaj kete histori.

justifikimi i atij qe shkolla i kishte dale me vonese ishte se kishte nje cen ne biografi. ka qene manipulim. ka qene e vetmja here e pare dhe e fundit eksperience qe kam pas me sigurimin. qe ka qene sigurims, per kete jam bindur me kalimin e kohes.

shum interesant! nderkaq me vjen habi se si nuk kam pa nji spiun! si nuk me ka fol nji prej tyne! sepse degjoj shume qe thone histori te ngjashme - kjo e jotja ishte shume e spikatme ne fakt. por vertet, kam degju ktu per rob qe kan dash me i rekrutu. une nuk di asnji rast te tille. edhe shiko, te ishte se do kishte spiun ne shoqnin time, pa nji pa dy mren do ishim se "nuk me (na) rrinte goja". te folurit "kunder" ka dicka prej droge. ajo perralla e atij qe foli ne grope se s'i rrihej eshte aq e vertete. 

Ka nji gje ama: "tufa" ktu qun spiun edhe ate qe punonte haptas per partine e punes. aktivist rinie, anetare organizatash, punonjese te gruas a frontit e ku di me se cfare, tipa qe te thoshin do te raportoj per kte qe the (ne fakt kishin edhe fryk, se te gjente belaja, ti e ke nigju filonin qe tha kshu e ashtu, pse s'e raportove!!!). e jo, ata nuk kan qen spiune! eshte si me qujt spiuna kto qe mbrojne parti politike (edhe ktu te peshku). spiuni eshte tjeter mesele. spiuni eshte vemje.

Totalisht dakord!

Gaia, nuk na gjen keq nga e verteta. Fundja nga ish te perndjekurit te gjithe po kerkojne edhe nje sakrifice te fundit, te shkrihen ne pune vullnetare edhe nje here sot per te shpetuar shpirtin e shqiptarit, per te na garantuar nje te ardhme te ndergjegjshme e te moralshme, ate pune qe e nisen ta bitisin, ne sic nuk mundnim atehere nuk mundim as tani.

E vetmja gje qe nuk iu kerkojme dot ish te pendjekurve eshte te deklarojne se ata, pervecse te burgosur dhe spiune, ishin njekohesisht edhe hetues e prokurore.

statement qe bera nuk ishte me ironi, thjesht nje hipoteze. me duket se librin e kishte bere njeri qe merret me keto tema dhe eshte nga krahu i te djathteve. do kisha kuriozitet te dija psh ne ishin aktive, apo benin te njejtin kompromis si kur pranonin prej torturave akuzat psh. cfare lloj informacioni mund te jepnin? ishin target ngaqe kishin besimin dhe akses me teper tek guilt association, apo vazhdohej presioni dhe tortura psikologjike ne nje forme tjeter? pershtypja ishte per librin, qe ne ne fare menyre indirekte, pavaresisht se kaloi pa shume zhurme, si nje justifikim mos hapjes se problemit. gjithmone mund ta kem gabim, por hipoteza qendron.

Une po perpiqesha qe ate hipoteze tenden ta vija ne kontekst, nuk te akuzoj per ironi, mu duk i domosdoshem konteksti ama sic eshte gjithmone, fjalet dhe hipotezat nuk duhet t'i leshojme ne detin e interpretimeve te panumerta, edhe poezia te jep ca instruksione per ndertim horizonti, jo me debati politik.

Vetem ne opinionin publik shqiptar infantil, yshtur edhe nga intelektualet e shquar qe kane mbaruar Harvardin, fjala spiun eshte gjithperfshirese, spiun ishte edhe Sekretari i Pare, edhe poliagjenti, edhe ministri brendeshem, edhe i plotfuqishmi i lagjes, dhe kush takohej me te gjithe keta. Te keqen e mendjes, ju kripsha mendjen, sepse i bie qe edhe Ataturku ishte spiun i Sulltanit sepse takohej me te para se Sulltani te jipte doreheqjen.

Lezeti eshte se per te marre vesh se çfare ben gruaja kur veta e pare eshte me sherbim, eshte gati te paguaje edhe dedektiv privat, cili jeni ju zoti Sorge? Pale per te marre vesh me cilin shoqerohet djali dhe vajza, e behet analize ADN-je me cilin do martohen.

Per te mos folur per skizofrenine e paranojen per te pare spiune kudo, edhe ne Peshk, per te cilen mund te behet pyetja nga profesoret e djathit prish me studime akademike:

A ka ekzistuar Sigurimi apo jo? Ato ne vend te kokes kemi nje berdungull?

Historia e ka mbyll hesapin me luften e klasave, me diktaturen ne pergjithesi dhe ate komuniste gjithashtu. Edhe llogoret jane mbyll ne jeten reale. Ketu akoma vazhdohet te flitet me fitore e me te fituar!? Ne nje vend aq te vogel as per te fituar nuk flitet dot, se do e kishe ndonje te aferm familje a shoqerie te goditur. Pa bere hesap goditjen qe e kishin te gjithe se kontrollonin cdo fjale qe nxirrnin edhe ne krevat. 

Qe nuk pati hakmarrje kolektive, shume mire u be. Do kishim dhe ca varre me shume, asgje tjeter. Ne fund te fundit ajo qe quhet komunizem qe nje eksperiment i historise, tjeter pune qe kaviet ishim ne.

Tashti pse nuk trajtohen si duhet te persekutuarit, apo pse nuk dokumentohen krimet, etj, etj. Po pse cfare pune kemi bere si duhet ne shqiptaret? Zgjidhem problemin e pronave, manaxhuam territorin, i dhame drejtim zhvillimit, shkolles, etj. Apo zgjodhem njerezit e duhur te na drejtojne. Kaq eshte takati, te pakten i ketyre brezave qe jane gjalle. Do ishte mire te ishte bere nje proces pajtimi, njefare kerkese falje ndaj viktimave, gje qe vetem Liri Belishova di te kete bere. Po edhe kjo hyn tek takati.

Edhe Bedri Spahiu. A e kane bere, sepse shikuan boten nga dritaret me hekura edhe u ftilluan apo sepse ashtu ja tha ndergjegja, eshte tjeter diskutim.

Vallaj une njoh dhe rob qe kane pas familjen ne bllok, por qe jane te afte te pranojne te verteten. Nuk jane persona publike qe te dalin neper gazeta, po kjo s'ka rendesi. Ne fund te fundit, secili e ka hesapin me vehten. Ketu vime per te shkemby ca mendime, as per t'i mbush menjen njeriu, aq me pak per te bere hesape. Ashtu eshte edhe Nexhmija u be fetare ne burg.

si bedriu, si belishova jane produkte te luftes per pushtet. vlere do kishte sikur te ngrihej nje antar i byrose, i parrezikuar nga asgje e te thoshte "s'jam dakord etj etj". mirpo kete nuk ta besojne edhe sikur te luhet ne star wars.

kjo nuk e zhvlereson deshmine e belishoves dhe spahiut. thjesht iu eshte rene kokes prej enverit pa moren atituden perfundimtare, belishova psh ishte e thekur pas BRSS - asgje "novatore" e saj ne kete mes.

Proçesi i pajtimit, i apologjisës nuk ka për tu bërë asnjëhere sepse siç flitet rëndomtë ishte e drejta e tyre të bëheshin ato që u bënë, dhe prandaj sot justifikohen, e mbrohen me pathos makabritet e asaj kohe skëterrë. Kush mund të kërkojë të falur kur ka një vazhdimësi të atij sistemi me të njëjtët njerëz, me të njëjtët mendime, me të njëjtin arsyetim? Kur arrijmë të krahasojmë të keqen me të keqe, duke vënë përballë shkatërrimet që po bëhen në këto 20 vitet e fundit nga një komunist, pjellë e sistemit të egër 45 vjeçar. Këte e shikoj si të papranueshme sesi njerezit nuk arrijne te kuptojne që ky monster që del e flet në emër të "demokracisë" eshte thjesht një vazhdim i asaj të djeshmes. Por, jam e mendimit që komunistëve ju vlen një Sal Berishë, për të qorrollepsur shoqërinë sepse kështu ata duan që të harrohet e djeshmja, të lihet në hije, të mos kujtohet çfarë ka ndodhur, të mos kërkohet apologji, të mos rehabilitohet shoqëria e populli i vuajtur. Dhe, sa hëre te kete diskutime të kësaj natyre të bëhen paralelizma me monstrën e sotme, me 97, me gerdecin, me 21 janarin që të justifikohen 45 vjet torture, dehumanizëm, dhe katrahura që ka pllakosur shoqërinë shqiptare. 

Mbase nuk ka shume rendesi te arrihet konsesus i plote. Mjafton qe robi te merret vesh me ca rob te tjere. Kam nje si bindje te vogel, qe edhe rraca jone do civilizohet nje dite, e do dali dikush te pakten te kerkoje falje. Do jete fare abstrakte, se s'do kete ndonje te gjalle qe do tu kerkohet falja. Po te pakten do quhet qe na u hoq njolla nga rraca. Psh te kishte tru Rama e bente dicka te tille, qofte dhe si distancim ne emer te partise me ngjyre te ngjashme. Dhe do fitonte shume pike.

Pavaresisht peshkut, realiteti shqiptar sidoqofte eshte me i perparuar. Ose te pakten keshtu me duket a shpresoj une. 

Personalisht nuk pres asgjë. Thjesht më trishton e gjithë kjo katrahurë që do vazhdojë për ca vite të gjata. Me gjithë ç'ka ndodhur në vënd që të mësojmë nga e hidhura, nga ajo që na shkatërroi, vazhdojmë po me të njejtën metodë. Kam thënë ne jemi njerëz e shoqëri e pamoralshme! Kur të vijë dita siç shkruan edhe ti, s'do ketë mbetur njeri në këmbë. Por, le të vijë për brezat e tjerë, të mësojnë nga e shkuara e të mos përsërisin gabimet që u bënë me ne, dhe nga ne. 

Ashtu eshte, as qe duhet pritur gje. Po erdhi do jete suprize e bukur. Ne jemi ata qe jemi. Dhe alfabetin e kemi vec 100 vjecar. Kontradikta eshte se sic kemi ne vitet popujt kane brezat. Pra do breza civilizimi, dhe morali qe ne fund te fundit eshte njefare emruesi i perbashket.  Ky proces ka dhe faktore pershpejtues si hapja e levizja e njerezve. 

Po u vazhdua me kete stil, jo vetem prit gomar te mbije bar, por siper gomarit do te rritet dy pellembe bar.

Jo mer se s'eshte njeri tu prit. Pse rastesisht kemi gjithe flamuret e OKBse ketu. Jeta eshte e shkurter, dhe robi kur e sheh qe kushtet i prishin pune, ndryshon kushtet. Ketu muhabet po bejme.

Vec faktit qe do na marri dhe historia, ku peshku do kete nje kapitull me vehte. smiley

haha peshku si nje luspe e historise.

Te pakten ndrro nikun atehere, beje Tirana-dypellembebar.

Ne histori do hyjme ne nike a niqe, si i bie. Pastaj do behet me pagese per cdo emer real. Pse kot eshte pa pare peshku sot?

Jo jo nikun mire e kam, se Tironen kam ne zemer, po opingat vec ate kontinentin me akull s'kan taku. Po dhe atje besoj do shkojme kur te plasi global warming. 

Pikerisht

A ta them dhe une nje llaf tani, se po e shoh qe po ngaterrohet gjithnje e me shume ky muhabet. E para, une nuk mendoj se ne Shqiperi ka pas vertet ndonje disidence dhe si rrjedhim edhe te burgosur politike per se. Hiq ketu dy-tre kokrra, ndonje Fadil Kokoman e ndonje tjeter qe une s'e di, e ndonje prift katolik qe e ka bere me shume ne emer te fese, se politikes. Personalisht kam pas te burgosur nga te dy palet, si nga plaka dhe nga plaku. Daja i plakes, kur i peshtyne musteqet te vellait se nuk pagonte tatimet e jashtezakonshme te luftes si tregtar, doli dhe e lidhi kokeposhte ne peme sekretarin komunist qe merrej me tatimet. E futen ne burg dhe doli 1 jave para kunderrevolucionit hungarez. 2 jave me mbrapa e futen mrena sepse ne mes te lokalit u cu dhe i tha fuksit qe nuk i ndahej: Mos mi zgurdullo syte ashtu, se shokun tat e vara per komesh, ty do te var per koqesh, me keq se ato qe i varen ne Hungari. Ne 82 doli nga burgu prap. smiley Disident! Jo mer burre, po nuk duronte ti jepte njeri urdhra ti thoshte njeri se si ta jetonte jeten. Kaq. Kuptohet qe mbas 30 vjet burg komunistet i urrente per vdekje. Po per komunizmin as nuk e rrunte se nuk dinte shkrim e kendim.

Nga ana plakut kam pas oficer te larte aviacioni. Plaku e kishte cun tezje. Gjeneral me shkolle ne Moske. Shok i ngushte me Petrit Dumen. E futen ne burg per Dosjet e zeza. Enveri e kishte nxjerre me emer te Vepra 19 si armik, ai akoma thoshte ma kane fut shoket po Enveri nuk e di te verteten. Dhe ashtu vdiq, duke cu letra nga burgu per Enverin. Kontigjent Spaci meqe ra fjala. Them se 99% e tyre leviznin midis ketyre dy ekstremeve.  

Roli i tyre ne ndryshimin e shoqerise - 0. Kishte Cecua bicak dhe vete fakti qe komunizmin ne Shqiperi e rrezun studentet dhe "alabaket" e Kinostudios dhe Uzines Traktori dhe jo Ismaili me Fatos Lubonjen tregon edhe njehere se renia e sistemit ne Shqiperi, ashtu sic e kam thene edhe njehere tjeter ishte nje "shkarje ledhi" teknike dhe jo Sturm und Drang i perroit disident intelektual.

Per ta myll se na marun dhe germat, edhe momenti i ish te burgosurve kaloi 20 vjet me pare. Ato qe kapen ndonje demshperblim ne fillim ia hudhen, te tjeret ngelen me gisht ne goje, po shoket e tyre ua futen. Masnej fillun akuzat...demaskimet...e pirdhi me te. Ju futi dhe nje dore dru Berisha ne 96-ten mrena ne seli te tyre e s'boni njeri ciu, e ja ku u myll kjo pune njiheremire.

 

Shyqyr qe pashe prej teje PF nje koment gjysem-dopjopet. Me siguri ka ndodh diçka e veçante, ose ndoshta eshte teper e veçante kjo teme. Sidoqofte urime.

E ke nigju ate barsaleten ti me ate cunin e vogel rrugac qe tha:

" P* t'somes bicikleta, po une kto dy mizat nuk do i lej te q* ne pjaten time"  Ja kshu dhe njeriu nganjehere.

Eh si vate kjo pune-per te rregullu biografine,na duhet me kontrollu neper fis, me gjet naj burgaxhi. smiley

smiley

Dhe une them nganjehere ..Kunati im ka dy te denum me nga 25 vjet smiley  pervec dajes me 11 vjet smiley

un vetem nji te arratis kom. si ujt e paket. nga 86-a iku, rrinim shum bashk dhe i ati kish then diku qe ja, rrinte shume me Cimin ai... i msonte keng angleze smiley u bo dhe plaku kur e nigjoi. mirpo nuk i interrnun. qe aty doli shprehja "nuk do ia falim armikut" qe e perdor najher ketu (per bradin, psh  loool smileysmiley  _)

Pse nuk ma men ti nga fundi i viteve 80 kur doli batuta "Me jep nje te arratis te te jap 2 partizon"

partizont e shumta te jepshin naj mbiemer te muzeu fshatit (qe ishte edhe "vater" kulture, magazine per pesticide dhe zyra e sekretarit te rinise se koop se bashkuar). kurse i arratismi te qeniste "garancin" smiley

ahaha cer fjalori kur e menoj. garancin!

bile bile amerikoni shkoi nji hap me tej. nuk ka nevoj hic per garanci, tha, por per nji "afidavid of relationship".

 

Po re. Kur kerkonte tokat e familjes njeri ne Vuno pas 90-tes, iu ngrit tjetri: "E ci do tokat a derezi. Lerna ne ti marrim, pa ty do te te privatizojme lapidarin qe na ke care bithen 40 vjet!"

smiley

hej, ne breg eshte gjysma e trunit te shqipnis. pa tallje smiley

 

rrjedh nga nje familje me origjine fshatar i varfer. prinderit e mi, si i gjithe populli shqiptar, e perjetuan shfrytezimin e eger te bejlereve dhe agallareve te zones. me lindjen e partise komuniste lindi per ta edhe shpresa...

e o spiritus, e jam shume larg templates per fillim autobiografie te familjes ne vargje?

ah, prit edhe kte:

familja jone, edhe pse kish ne pronesi dy fabrika dhe nje dyqan te perzjere, nuk ka bashkepunuar me pushtuesin dhe me sa ka mundur e ka ndihmuar LNACl. Ne tetor te vitit 1944 familja jone iu fali forcave partizane 4 thase me miell gruri te forte (Triticum durum L.).

tallu nashi ti, tallu. une  , ja fiks kshu e nisa biografine kur kerkova shkolle te nolt fare. dhe komisioni , pasie lexoi , biografine teme dhe te tim eti, ndjese paste, tha: ky eshte yni dhe do ta cojme oficer ne shkollen e bashkuar te m.shehut. pastaj komisioni nisi te lexonte biografine e dikujt me nje "klecke te vogel", ca muaj me Ballin, u genjye i shkreti, i shkane kembet per nje cull dhe ca jorgane .dhe komisioni i dha karar: kete mut muti do ta dergojme per doktor qe te na sherbeje na smiley

smiley

smiley

une vertet kam patur nje daje te pushkatuar nga organet e pushtetit popullor, por me te vec lidhjes fisnore nuk na ka lidhur asgje. ne si familje asnjehere nuk kemi qene dakord me pikpamjet e tij armiqesore, te cilat ia kemi vene ne dukje sa here na eshte dhene rasti

si dhe:

familja ime ka qene e lidhur ngushte si mishi me kocken me partine. nje daja im ka qene mitralier ne ceten XXX qe ne vitin 1942. ndersa xhaxhai im ka qene krijuesi i berthames se pare antifaiste te fshatit zhapokike. ata mblidheshin ne venin e quajtur hauri i abas serkos dhe diskutonin mbi direktivat e partise dhe te levizjes. edhe xhaxhai me i vogel, sapo iu dha rasti ndihmoi me mish e me shpirt levizjen, duke cuar informacion (si korrier i perkohshem) nga fshati per ne cete. babai im, edhe pse donte shume te ndihmonte Levizjen dhe Partine, nuk mundi gjate luftes, pasi ishte i semure nga sterkungulli. Ne fisin tim numerohen sot me krenari 29 anetare partie dhe 6 kandidate te saj. 

Shpresoj qe lutja ime do merret parasysh... etj etj... do ia shperblej... etj etj me devotshmeri... da di da di du...

shif tani si vazhdoi HISTORIA jone, se historia perseritet bre dhe ne brenda rrethit te historise jena duke lujt piNk pong :

sa filloi i ndritura demokraci, askushja u mbajt pedagoge ne UT nga dikush. ne bisede e siper, nga ato kshu qe kapeshe prej flokesh ne ate vit te zjarrte 92, e ju kshu si keto terheqjet prej flokesh virtuale te komenteve, kjo tha: e dini  ju, more kriminele,  qe gjyshi im ka qene i burgos prej krimineleve komuniste ca muaj a nje vit, se nuk donte te jepte floririn?? heshtem ne, e qepem. pastaj, pasi iku ajo, e cqepem gojen dhe po pyesnim: ore po i jati ksaj eshte pedagog ne x filial te UT ( nje zotni burre, gjithsesi), kjo me shkolle te nolt far  ene ne  TR, si tani na dalka me me biografi te lige qe i paska shpetu syrit vigjelent te partise? 

kshu pra, u qit si floriri fshehur, gjyshi qe ishte ngrene ca muaj burg per mosdorezim floriri. e kupton ti.Tani kjo shoqja jone eshte ne nje vend te sigurte ne listen e dredhputetllekut dhe une i uroj qe ti ngreje nje bust te vogel prej florir gjyshit qe ishte fshehur me aq kujdes neper palet e biografive qe shifeshin me lupe nga ata me luspa kamuniste.

Dy vjet kohe...e flasim pastaj..si e qysh beri Rama e PS te mundur zgjidhjen e problemeve te rimbursimit te ish te perndjekurve politik,si e qysh beri te mundur mbylljen e ketyre muhabeteve me dosje njeher e pergjithmon,si e qysh beri te mundur ndalimin e shkuarjes per skrap te burgut te Spacit e shndrimit te tij ne nje vend memorje te mirfillte!! pershendetje..e vazhdoni me komisione pajtimesh ose mospajtimesh gjaku!!

PF, mire do te ishte qe ate teme qe nise, per disidencen, ta vazhdosh edhe pak dhe mundesisht emocionalisht, dmth, ta shprehesh pa e ndrydhur keqardhjen qe eshte keshtu. Ky diskutim ka qene gjithe kohen apel qe nje qendrim etik dhe publik, pra intelektual, te mbahet, te ndertohet, pavaresisht mjeteve te pakta qe mendojme se na jane dhene.

Sigurisht, nuk eshte e vertete qe disidente nuk ka pasur. Ne vitet '70 apo '80, kur keni ardhur ju ne moshen e arsyes, ndoshta vertet nuk ka pasur, por prinderit tuaj apo gjysherit e te tjereve kane pasur tjeter pershtypje. Mes tyre do te gjesh dy qendrime, ate fashistin e zakonshem, qe opozita duhej shtypur sepse perndryshe nuk ndertohej dot shteti, hekurudhat dhe kooperativat, dhe ate te keqardhurin dhe te pafuqishmin, qe per nje sens te ruajtjes se vetes dhe per sensin disi me fisnik te ruajtjes se femijeve e familjareve, nuk iu bashkuan dot zerave kundershtues te fazes se pare te ndertimit te "diktatures se proletariatit". Ketu mund te nderhyje Kaviri nderkombetarisht, pra nuk na linte Bashkimi Sovjetik dhe Traktati i Varshaves, por nuk eshte hic ashtu, se vendet e tjera te lindjes kishin aq tradite dhe bonsens qe te mos ia thanin vetes deri ne rrenje filizin e mendimit.

Kemi folur shume per Sabiha Kasimatin. Ka qene edhe nje grua te ciles nuk ia mbaj mend emrin, komuniste shoqe me Hoxhen, martuar me nje te rendesishem te PK-se bullgare, qe gjithashtu ia kishte plasur atij ne fytyre sa kishte mundur. Permendni edhe emra te tjere o njerez, edhe emra partish e levizjesh. Te shtojme edhe fatkeqesine qe kishim nje "mbret ne ekzil" qe nuk kishte as mandatin as takatin te ushqente disidence ne emigracion. Te pranojme qe dhuna e hetuesise dhe burgjeve dhe ekzekutimeve, dhuna e qepjes se gojes - qe vazhdon edhe sot e kesaj dite KETU, dhuna e shkollave teknike, antihumaniste dhe antikritike, qe edhe kjo vazhdon sot, jane ato qe te zhvilluara kaq fort tek ne dhe me lejen tone na kane sjelle ne kete pike, nje Shqiperi qe nuk ngrihet dot ne kembe.

dhuna e qepjes se gojes - qe vazhdon edhe sot e kesaj dite KETU,

dhuna e qepjes se gojes per te SOTMEN , tani dhe ketu,se per te kaluaren, oh sa corap eshte hapur goja cmitizuese, goja qe prodhon balte dhe hedh shurren perpjete e bie si shi i cmendur mbi Shqiperine qe eshte bere si nje cmendine.

amanet mitin e komandantit. ne harvard eshte nje tradite qe perpara diplomimit t'i behet cici, jo perpjete por nga lart poshte, statujes se john harvardit.

je lartesu shume ne syte e xhibit dje dhe sot.do te marri komisare tani, ceta e demokratikes. kjo eshte arritje per ty. per mitin e komandatit lexo kac myftarin shoqe dashur.

Spiritus, Tropizma eshte nje shembull i shkelqyer i asaj qe tha Tirona-4ever dhe shume te tjere ketu: qe duhet te kesh aq moral e integritet sa te ngrihesh pertej llogoreve te sotme politike kur diskuton historine, aq me shume nje histori te tille si kjo e krimeve monstruoze te monizmit, krime keto qofte ndaj 'klases' tjeter, qofte ndaj sho-shoqit.

E Tropizma tek kjo teme dhe ne tema te tjere me c'e kam lexuar jo vetem qe e ka kete 'kriter minimal' ta quajme, por mesa e shikoj e gjykon imperative dhe te domosdoshme perballjen tone, te gjitheve ne shqiptareve, me historine e monizmit, jo vec per hir te historise, por dhe te se tashmes dhe se ardhmes. Ne kete pike jam 100% dakort me te.

Kjo s'me ka penguar te debatoj e gricem me te ne tema te tjera, ashtu si ato gricje s'me pengojne te ve ne dukje kete qe thashe me siper. Une lexoj dhe komentoj komentet, s'kam ndonje aleance apo shoqeri te ngushte apo methetethashe tek Peshku, as kam ndonje liste me emra te miresh dhe te keq; thjesht i replikoj atyre qe shkruajne njerzit.

Juve grupi tjeter nderkohe, juve ne pergjithesi dhe ti ne vecanti (qe mos me thuash po te flas vetem ne shume), je prototipi i njeriut me vrima aty ku duhet te ishte ai tabani qe te mundeson te besh ate ngritjen qe fola me lart, dhe padyshim flamurtar (me aq sa mundesh, me komente ketu dmth) i relativizimit, diversionit dhe rrjedhimisht shfajesimit te atyre krimeve.

Jo, s'po te akuzoj se ke bere gje personalisht ti apo familja jote (afermendsh, s'i gjykoj njerzit nga biografia e familjes, si komunistet), dhe as me intereson fare historia jote personale, se s'te njoh as ty as Tropizmen, as kerkend tjeter ketu, pertej komenteve dhe diskutimeve qe bejme ketu.

Thjesht po te them, meqe ti s'rri dot pa u kruajtur, se si me dukesh ti mua ne kete perspektive.

Mund ta kisha kaluar dhe une me nje koment v/l si i yti, po thashe te te pergjigjem seriozisht qe mos keqkutohemi smiley

+1

Le te jete keshtu sikurse thua ti, xhibi,komentet e mija aty jane ne kete teme.dhe sidomos komentet e tropizmes, te cituara nga une, perhere me idene se qasja e saj ishte realiste per te kuptuar dicka apo ca gjera se perse nuk behet  drejtesi per viktimat e komunizmit.Triken e Relativizmit (te tipit:mire ju a bene se ishte sistemi) mbaje me shendet ose falja ndokujt tjeter por jo mua. Nqs relativizem quan qe une te gelltis gjithcka qe nuk shkon sot ne vendin tim , te hesht nga kompleksi se e kaluara e gjakosur kerkon drejtesi dhe ftillimm objektiv si Histori" e deri sa te behet ajo, une te hesht, se duke fol relativizoj, prap je gabim.

Nuk me gervisht asapak kur thua se une shfajesoj krimet e komunizmit.dhe  a e di pse? sepse kjo eshte genjeshtra jote radhes.thjesht ti dhe ca te tjere doni nje target per te zbarzur frustimin tuaj ndaj tjeter kujt por qe se beni dot. kurse ata qe ju vijne pas berihajt, dihet historia e koneve te vogla qe rendin pas kopese.

hajt shnet tani.

Jo mo ti nuk shfaqeson krimet po vetem ironizon tropizmen duke i thene qe te eshte rritur vlera ne syte e xhibit dhe do te marrin komisare ne ceten demokratikase ose te gjithe ata qe indinjohen nga tallja e bythes ose diversionizmi qe behet ne keto tema (21 janari, 97-ta, Berisha) i quan skicofrene te frustruar qe kerkojne te zbrazen te dikush.

Po kshu shfaqesues nuk je hic!

e para ishte me e mire kjo qe shkruajte, packa se nuk i kap ca gjera (se ku ishte ironia me tropizmen dhe komandantin) sesa te duartrokasesh te tjeret. pastaj nga ironia ime qe ishte VETEM me tropizmen e deri tek holokausti, krimet e komunizmit, zhdukja e fokave ne polin e veriut dhe vrimat e ozonit ka goxha hapsira per te bere cirk.

Jo jo nuk e kap dot une ironine tende, jane shume te larta ato.  Ate komentin me skicofrene e kapa dot?

ate e them perseri une ndaj kujtdo qe vjen ketu dhe zbaraz subkoshin e vet nga dritarja virtuale mbi mua apo te tjere dhe thote: mos flisni ju, sepse ju dhe eterit tuaj jeni pergjegjes. Ouu! qenkam une dhe prinderit e mi pergjejges?? atehere te tregoj se targetin e ke te gabuar dhe vjen ketu per hesape te tjera.

po nejse, c-qe per te thene u tha.drejtesia u vu ne vend.problemet dhe shkataret e tyre dolen, gjyqi demaskimit u be. let it be.

Te paska thene dikush personalisht, pra ej ti spiritus mos fol se ti je pergjegjes bashke me prinderit e tu?

Si edhe nuk eshte e vertete qe shqiptari eshte burgosur e ekzekutuar vetem per te mbrojtur pronen private, se njerez kane qene edhe shqiptaret, vdiste njeriu edhe per ideale. Njerez ishin edhe ata shqiptare qe per luften kunder gjermanit, me aq sa kuptonin ata apo me aq sa ua kishin mbushur mendjen femijet e niperit e mbesat studiuar universiteteve, shkrine pasurine.

Pjeter Arbnori, denuar me vdekje e me pas burg 25, sepse tentoi te themeloje Parti Socialdemokrate.

Po! Per te na ka pas fol nje ish professori yne ne ILB, z. Astrit Deliallisi (nuk di a rron me - konfidonte shume me ne, ishim tre shoke grupi), qe ne kohet kur demokracia ne shqiperi nuk mendohej si opsion. 

Mos e ngaterron me Pjerin tone more!

A nuk eshte prona private ideal gjithashtu?

Mund te jete, ideal jetim nese nuk ngrihet brenda nje strukture mbeshtetese filozofike si fjala vjen liberalizmi, qe eshte per mendimin tim, ose me sakte te ca komentuesve te tij qe une kam lexuar, fort i keqkuptuar (Donnelly i ben nje lexim shume te mire Locke-ut) kur izolohet tek prona. Une po thoja qe mbrojtja e prones personale, sendeve personale, nuk eshte idealiste sic eshte mbrojtja e te drejtes se prones private; ti mund te thuash qe nga shembulli personal fillohet, por personalja nuk mjafton per perkufizimin e zakonshem te ideales (te cilin une nenkuptova), si dicka humaniste.

Me aq sa kane pasur takatin intelektual dhe botekuptimor tropizma.  Kur ti nuk i bindesh ideologjise dhe rendit qe po te vendoset me dhune brutale e arbitrare, edhe mbrojtja e prones personale sepse eshte personale eshte disidence per mua.

Musine Kokalari tropizma?

Olso vazhdo, permend emra sa te mundesh, mundesisht shoqeruar me ndonje paragraf shpjegues. 

Musine Kokalari (February 10, 1917 Adana, Turkey - August 14, 1983) of Gjirokastër, Albania was an Albanian prose writer and politician in Albania's pre-communist period.[1] Kokalari was the first female writer of Albania.[2] After a short involvement in politics during World War II, she was persecuted by the communist regime in Albania, and not allowed to write anymore. She died in poverty and complete isolation.

http://en.wikipedia.org/wiki/Musine_Kokalari

Kjo bashke me Skender Mucon, ballistin e famshem dhe udheheqesin e Ballit ne Vlore ishin ata qe themeluan partine e pare Social-Demokrate ne Shqiperi.

Skënder Muçua e kishte pritur në shtëpi Enverin, Mehmetin e ca të tjerë. Një person që ishte ndodhur aty dhe që s'e kishte njohur Enverin, kishte thenë "po ky kush është"? Skënderi ishte përgjigjur "do ja dëgjosh zërin, po rri"? Ky personi kishte nënqeshur dhe nxjerrë gjuhën ndaj asaj që kishte shprehur Skenderi. 

Skënderi u vra, personi që nënqeshi hëngri burg, familja i'u shkatërrua. Enverit popullit i thur lavde dhe i këndon këngë për historinë e ndritur që bëri. Të na rrojë sa malet se Shqipërinë e la vëndin më të begatë në Evropë saqë në momentin kur u hapën dyert të gjithë ja mbathën se ishin të lumtur!

Keto hakmarrjet e tija psikotike ndaj edhe nje njeriu qe thjesht mund ta kishte talluar gjate kohes ne France (Tromara pershembull) jane te pafundme.

Në fakt tallja vinte nga një njeri që kishte kryer studimet ushtarake në itali dhe mjaft intelektual. Por, thuaj kete ai e beri si me opozitaret por edhe me ata qe e perkrahnin. Habitem sesi ka njerez qe e admirojne per ligesine e tij sesi E.H. arriti te mposhti nje popull dhe ta mbaje nen tutele. Kjo eshte gjeja me e tmerrshme qe la pas ai sistem, dehumanizimin e shoqërise saqe kjo e fundit ta konsideroje te ligen, si gjënë me vlerë.

O ka njerez qe lengezohen teresisht sapo permendet Enveri.  Te citojne banalitetet e tija muonstroze ne gjyqin qe i beri K. Hazbiut ne mbledhje me ekstimin e nje adoleshenteje qe ka bileta per koncert te Justin Bieberit e te mbajne mend edhe ngjyren e fushes se ores ne filan fotografi te tij, e keto s'jane per interes akademik a ku di une, por per adhurim te pafundshem per te.

Qenia ne llogoren fitimtare justifikon cdo gje. Per fitoren behen dhe sakrifica. Ky besoj do kete qene justifikimi dhe atehere. Ai japonezi i shkrete vazhdonte "luften" ne xhungel kur Beatlesat po beshin namin.

As long as the Beatles sings "let it be" everything will be alright, apo s'ështe kështu? 

Mire e kishin Beatlesat e shkrete. Po, jo thone ca, ndryshoje titullin beje "don't be."smiley

Mire qe s'erdhen tek ne te shkretet Beatles se ne Spac do t'i jepnin koncertet.

Musine Kokalari:  (Mussine Cocalarus) gjitar, ka jetuar ne periudhen mes dy luftrave boterore... smiley

www.varipetllen.com

Mendoj se faji eshte akoma me i madh ndaj viktimave qe nuk ishin disidente. Keta te fundit e dinin c'i priste, dhe bravo u qofte per kurajon. Por diktatura tregonte anen me te shemtuar pikerisht me viktimat kot, qe i sajonte plot se duhej mbajtur gjalle terrori. 

U be dhe si tip sporti ajo puna e denoncimeve... kam degju qe nga 88-ta MB merrte rreth 5-6 mije denoncime ne muaj... e imagjino dot? 3-4 mije te sigurta i bote Fariu...

Lirika, eshte e rendesishme ajo qe thua, qe Sali Berisha perben alibi, dhe ajo alibi duhet hedhur poshte. Si mund te ngelet nje vend i tere, nje mundesi e tere mendimi politik, peng i nje "njeriu te ri" si Berisha? Oh tallazet e palodhura te diktatures!

Duhet hedhur por prit se është herët. Kam frikë se Berisha do ju shërbejë për njê kohë të gjatë nostalgjikëve dhe atyre që justifikojnë diktaturën dhe mbrojnë Enverin dhe bëmat e tija. A ka komuniste qe kur e shohin vendin t'ju vijë keq për atë që ata krijuan dhe mundësuan? A kanë moral, ndërgjegje që ju trazon shpirtin e i lë pa gjumë natën? Vërtet, a është kjo lufta që ata luftuan për një Shqipëri të tillë? Për një Shqipëri të mjerë, për një popull të përçarë? 

Une kam pasur dy gjysher partizane, nje gjyshe vajze kordelekuqe dhe nje tjeter te mbyllur ne shtepi nga babai borgjez. Te tre ata te luftes kane vdekur, edhe ajo tjetra ka vdekur, se ajo do te fliste ndoshta me qete se ta, pra une nuk i pyes dot. Me aq sa di, te pakten njeri gjysh ishte zeher per diktaturen qe u ndertua kurse kordelekuqja, qe ishte e para shefe arsimi grua ne qytetin e saj, u mbyll ne mesimdhenie dhe edukim te femijeve te saj, u menjanua dhe u hesht e tera - pra gjyshit gojen nuk ia mori njeri, kurse gruaja si perhere mbajti barren e heshtjes. Kritika feministe do te na ndihmonte shume po shume fare per te gjetur nje mundesi per te dale nga heshtja qe po na cmend.

Por them te mos e zhvillojme debatin aq ne lidhje me brezin e tyre, sepse me kokrra duhet te kene ngelur, te merremi me brezin e prinderve, te ndertuar shkollave te diktatures, dhe brezin tjeter qe eshte ne pushtet sot, po te ndertuar shkollave te diktatures. Nuk eshte rastesore qe asnje nga ata nuk di te thote gje per Marksin, nuk ka mesuar gje nga Marksi, sepse Marksi nuk studiohej, diktatura kishte frike nga marksizmi. Po shperndahem. Dua te them qe morali nuk mund te mos jete i lidhur me lenden e fjales me te ciles ushqehen njerezit, dhe shqiptaret kane lexuar shume Tolstoi, shume Hygo, ca Shejkspir dhe Gete, pra nuk jane thare fare shpirterisht (por kontekstualizuar rende mesimet, per Hygoin vdes edhe Berisha), eshte ne moral politik qe nuk qendrojne dot ne kembe, edhe prej dhunes, edhe prej mungeses se metodes kritike. Iu riktheva asaj qe thashe ne fillim, do me akuzoje Idrizi per rratheberje.

Biseda të tilla me gjyshërit e mi as unë s'mund të bëj më. Do kisha dashur të ishin gjallë për të mësuar më shumë prej tyre, por tashmë mbetet të thellohemi vete e të kuptojmë e të plotësojmë "the puzzle". Dhe pse, shumica që e mbron del me tezën që ishte diktaturë e proletariatit dhe ishte e ditur, por harrohet që kishte një pjesë të mirë, mos të themi masa më e madhe nuk dinte as shkrim e as lexim dhe ishte shume e lehte për ta mashtruar. Por, edhe ajo pjese qe ishin te kenduar siç pohon ti, nuk kishin lexuar Marksin sepse i qëndronin larg si shejtani temjanit. 

Previlegji qe kishim te gjithe nen diktature,ishte previlegji qe ciklopi i bani odiseut;ty do te haje te funit,tha smiley

ueee... dhe diskutimi vazhdon  per qejf te vet  te kjo teme..smiley

 

sidoqofte, mu  kujtua nje e forte e Skender Sallakut,  aty nga 98-a  mos gaboj...  kishte marre vendim  qeveria  qe artisteve  te  merituar dhe  artisteve te pupullit  tu jepte nje shperblim shtese ne pension..  Skender Sallaku e ka pasur titullin ''artist i popullit'' qe para viteve 90, dhe perfitoi nga shtesa e pensionit..

...nejse,  me thote graja mua, tha Skenderi... bravo,  ti prape  i fituar  dole,  si atehere, meqe ishe edhe komunsit,   edhe tani  ne  demokraci  ty  prape te shperblyen..  kurse mua, qe gjithashtu kam qene artiste,  atehere  e kisha biografine e keqe  (kish pas babane ne burg kjo  politike)  po edhe tani ne demokraci  nuk me shperblyen...   e mire e keti,  thote Skenderi,  po e di ti ckemi hequr ne  te kapim dhe ta denojme ate babane tend.... kot nuk na shperblyen, joo.smiley

Do ishte shume bukur sikur te krijohej nje sit ne internet me listen dhe biografine e te gjitha figurave te shquara shqiptare eliminuar, vrare dhe persekutuar nga regjimi hoxhist.

E ç'na duhet siti, kemi Peshkun mbush me autobiografi tragjike anonimesh, sa te pushkatuar kam pas ne familje, sa te burgosur, sa te spijunosur etj. Ka ca haha e hoho, dhe histori seksi, por nuk prish pune, jane si kripa me karar.

Urno heretiko ke dhe nje autobiografi komike timen me siper, shto uje shto mish.

Tani e lexova, nuk e kisha lexuar, e nuk me duket komike, e as striptiz si rregullisht behet. Veshur dhe mbathur mire. Ti je qe ke durim, e per tu admiruar, e takat per te vazhduar komentimin.

Dy tema relativizohen me se shumti ne peshk, anipse ne kahe te ndryshem: myslimanlliku jone dhe krimet e komunizmit. 

Interesant. 

Per mua te pakten. 

@trop

Thjesht duke googelluar ne internet:

Shkatërrimi i elitës nis nëntorin e vitit 1944. Vetëm në ditët e çlirimit të Tiranës u pushkatuan 37 intelektualë.

Rezarta Delisula

Sipas të dhënave të mbledhura nga Tomor Aliko, janë 28 pedagogë të pushkatuar gjatë viteve të para të çlirimit. Numri i këtyre intelektualëve që janë burgosur është 65, ndërsa 7 prej tyre kanë vdekur në burg. Ky nuk është numri real i pedagogëve të vrarë e burgosur, pasi ky është vetëm vëllimi i parë i librit të shkruar nga Aliko “Genocidi mbi elitën intelektuale të kombit shqiptar”. Mes të burgosurve për motive politike përmendim shkrimtarë të njohur si Mustafa Greblleshi, gazetari dhe shkrimtari Nebil Çika, Martin Camaj, Mitrush Kuteli, Astrit Delvina, Petro Marko, Pjetër Arbnori, Visar Zhiti....

Qenka bere nami ketu mor mik , per mu kjo tema u mbyll qe me komentin e Bedranes , apo eshte tjeter teme kjo dhe po ja fus kot une.

pune mooti, brad. s'prano njeri verdikte. ke pa ti. e vazhdojne me post-ruzhdije smiley  

por tani qe e menoj, ne per ket sikur luftum, per i cik liri fjale. smiley

...

pedagoget e denuar

Syrja Kokalari
lindi në Gjirokastër më 1903, ndërsa studimet e larta i kreu në Itali. Më 12 nëntor 1944 u pushkatua pa gjyq.

Salim Kokalari
lindi më 1896 po në Gjirokastër. Emigron në SHBA më 1916 po më pas kthehet duke punuar si pedagog në Liceun e Gjirokastrës. Dënohet me pushkatim më 10 tetor 1947.

Selaudin Toto
lindi në Tiranë më 1919. Keu studimet e larta për matematikë-fizikë në Universitetin e Torinos, ndërsa themelon Institutin e Shkencave. Deputet i legjislacionit të parë të deputetëve, dënohet me pushkatim më 10 tetor 1947.

Namik Hadëri
lindur në Delvinë më 1912. Pasi kryen shkollën “Harry Fultz” në Tiranë punoi si arsimtar. Arrestohet më 22 korrik 1947 me akuzën “agjent amerikan” Më 27 korrik po të atij viti pushkatohet.

KOSTANDIN KOTE
Lindur në Përmet 1896. Kryen studimet e larta për shkenca politike-ekonomike e në Romë. Pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës më 1920. Në 1942 ka qenë gjashtë muaj ministër i Ekonomisë. Dënohet me pushkatim, 14 prill 1945.

JAVER HURSHITI
Lindur në Kaukaz më 1880. Kryen studimet e larta në shkenca politike-administrative në Stamboll. Kryetar i forcave të Gjirokastrës në luftën e Vlorës më 1920. Deputet i Gjirokastrës më 1925. Dënohet me vdekje, pushkatim, më 14 prill 1945.

SAMI SULSTAROVA
Lindur në Pogradec më 1906. . Në vitin 1929 ishte profesor i vizatimit teknik. Si zotërues i gjuhës angleze punon tek UNRRA. Arrestohet natën e Vitit të Ri 1946 nga Sigurimi i Shtetit dhe zhduket pa iu ditur as varri. Samiu kishte lidhje me grupin “Bashkimi Demokrat”.

NDREK KODHELI
Lindur më 1909 në Shkodër. Arrestohet në nëntor 1944 dhe dënohet me 7 vjet burg. Më 1946 pritej që një delegacion i Parlamentit anglez të vizitonte burgjet. Ndrekën e nisin për në burgun e Burrelit dhe e pushkatojnë gjatë rrugës.

LONI ADHAMI
Lindur më 1908 në Progër të Devollit. Që prej vitit 1929 deri më 1939 ka qenë sekretar në ambasadën amerikane në Tiranë. Si pasojë e trajtimit barbar në hetuesi jep shpirt në qershor 1947.

NIKO LEZO
Lindur në Delvinë 1891. Diplomohet në Universitetin e Tuluzës, Francë për shkencat e natyrës. Krijoi të parin laborator kimik në Shqipëri. Deputet i Delvinës 1923-1924. Pushkatohet më 1951, akuza “Bomba në ambasadën sovjetike”.

(vijon)

...

KAMBER KAZAZI
Lindur më 1912 në Elbasan. Kryen shkollën teknike amerikane “Harry Fultz”. Arrestohet në vitin 1947 si pjesëmarrës në grupin e deputetëve. Akuzohet si agjent amerikan dhe dënohet me vdekje, pushkatim.

KOSTAQ STEFA
Lindur në Berat 1904. Kryen studimet e larta në Institutin e Magjistraturës në Francë për shkenca shoqërore. Arrestohet më 8 shtator 1947. Akuza; “spiun i amerikanëve”. Më 3 mars 1947 pushkatohet.

BEQIR ÇELA
Lindur më Durrës 1918. Akuzohet si pjesëmarrës në grupin e deputetëve. Torturohet gjatë hetuesisë deri më humbje të ndjenjave. Me proces të montuar dënohet me vdekje, pushkatim 10 tetor 1947.

TEFIK DELIALLISI
Lindur në Shijak më 1917. Pjesëmarrës në grupin e deputetëve të vitit 1947. Arrestohet në vitin 1946 dhe pushkatohet më 10 tetor 1947.

EDIP TERSHANA
Lindur në Dibër të Madhe, 1907. U arrestua më 1947 me akuzën “armik i popullit”. U dënua me vdekje, pushkatim. Ai ishte kundër bashkëpunimit me Partinë Komuniste jugosllave.

LORENC RASHA
Lindur në Shkodër më 1900. Kreu shkollën françeskane në Shkodër, kurse studimet e larta në Austri. Më 12 nëntor 1944 me urdhër të Mehmet Shehut, pushkatohet.

BEGO GJONZENELI
Lindur në Vlorë më 1911. Diplomohet në Universitetin e Romës për histori e filozofi. Arrestohet më 1945 dhe dënohet me 25 vjet burg për veprimtari antikomuniste. Në 1950 pushkatohet.

NAMIK LESKO
Lindur në Delvinë më 1918. Regjimi i egër komunist vrau dhe vëllain e mbetur Namikun, duke e pushkatuar në dhjetor 1945.

(vijon)

Ne 90 ne fshatin Saver kur u sulmuan Stallat e Lopeve dhe po rrmbeheshin ato , nje i perndjekur mori Pushken dhe Ndaloi te tjeret qe " po vriteshin " per pronen private . REALE !

Mos spekulloni me terma Teorike .Ne ate kohe Vriteshin per Pronen e te Gjitheve ! Ata qe ishin kunder jane sintetizuar tek "hani , me mire JU se ata "  qe ju drejtua qeve   As me emra .Spekullatore kockash te te vdekurve . Lerini tu treten kocka rehat .As i lartesoni as icvleresoni .As e njihni as e keni Jetuar ate Kohe .Kushdo mund ta manipuloje me Histori "ma tha dikushi " dhe sidomos me lume fjalesh qe nuk te shpien asgjekundi . Aq me teper me te shkruara poshte ..dosje ..arkivi qendror faqe ...etj !

Ajo kohe kishte dy karakteristika si ne cdo vend te Botes qe u nda nga TRE te Medhejte

Fitore Boterore ndaj fashizmit qe solli Lirine edhe ne Shqiperi...dhe pas saj konfuzion jo vetem Politik ,

nje luhatje kater vjecare qe u sqarua pas 48 kur u vu vija Perfundimtare per pyetjen

Ku do jete Shqiperia qe te ekzistoje ?

Ne Bllokun e ish BS ose kamopin Lindor .te ishte ndryshe ne do ishim nga u vu Vija per Grekun ! Dhe doemos ata qe shtypin IRIQ me bythen e tjetrit shohin dhe 'shitje te Kosoves "

Enderra te virtualeve me disidenca e me burra e gra 'trimeresha" i shohin vetem Sikuret e Sikareve ! Ne se ka ndonje mendim se si u "menazhua " kjo Shqiperi ketu PO .Ka pase dhe kundershti te thella deri edhe me ndeshkime me Burg.Psh a ka kellqe Shqiperia per cpime nen thellesite 6000 metra per Nafte ...? E keshtu ne cdo fushe .

Disdence me Romane e Vjersha ? Vjershat me te ndjera per kete pike  i ka PF qe keni etiketuar ARMIK  dhe Komunist Kanadaje !

 

...

Të vdekur në burg

GJERGJ KOKOSHI
Lindur në Shkodër më 1904. Laureuar në letërsi në Universitetin e Parisit. Dënohet me 30 vjet burgim dhe vdes në burgun e Burrelit më 1960.

XHEVAT KORÇA
Lindur në Korçë 1892. Kryen dy fakultete, atë të jurisprudencës dhe pedagogjisë. Arrestohet në vitin 1945 si armik i popullit dhe dënohet me burg të përjetshëm. Si shenjë proteste për keqtrajtimin në burgun e Burrelit shpall grevën e urisë derisa i dha fund jetës mbas 12 vitesh burg.

MIRASH IVANAJ
Lindur në Shkodër 1886. Mbaruar në Itali për shkenca politike-ekonomike. Ministër i Arsimit. Me pushtimin e Italisë më 1939 emigron. Arrestohet 1947 dhe dënohet 7 vjet burg. Një javë para se të lirohej vdes në infermierinë e burgut të Tiranës.

SHASIVAR ISLAMI
Lindur në Libohovë më 1913. Kreu pedagogjiken dhe të lartën në Itali. Arrestohet në vitin 1945 si pjesëmarrës në organizatën e “Bashkimit Demokrat”. Dënohet me 15 vjet burg, vdes si pasojë e vuajtjeve.

HIQMET RROSHI
Lindur në Libohovë më 1980. Mbaroi studimet pedagogjike në Stamboll. Arrestohet në janar 1945 dhe lirohet për mungesë fajësie. Arrestohet përsëri në vitin 1948 dhe mbas 5 muajsh në hetuesi ndërroi jetë.

SULEJMAN LLESHI
Lindur në Tiranë 1914. Kryen studimet e larta për letërsi në Itali. Pjesëmarrës në mbledhjen e Mukjes. Arrestohet në vitin 1946. E dërgojnë në Pejë ku burgoset nga UDB Jugosllave. Në qershor 1946 futen Çetnikët në burgun e Pejës dhe masakrojnë, duke e therur me thikë së bashku me patriotin dhe nacionalistin, Klement Curri (nip i Bajram Currit).

(vijon)
 

...

Të burgosur

Mihal Zallari
Foto Bala
Musa Dizdari
Mustafa Grablleshi
Xhavit Mehilli
Sami Repishti
Tahir Hoxha
Arshi Pipa
Kasem Malaj
Beqir Haçi
Riza Shtylla
Hasan Rami
Petro Marko
Pjetër Arbnori
Fiqiri Llagami
Reshat Asllani
Gjergj Komnino
Shaqir Trimi
Halit Selfo
Akile Tasi
Pjetër Gjini
Agim Musta
Hekuran Zhiti
Visar Zhiti
Uran Kalakula
Mustafa Cara
Beqir Ajazi
Llazar Papapostoli
Osman Bishqemi
Tanush Kaso
Astrit Delvina
Xhemal Alimehmeti
Koço Llukani
Xhemal Belegu
Abdurahman Kreshpa
Osman Visha
Argjend Goci
Haxhi Goci
Beqir Xhepa
Xhevat Bujari
Martin Camaj
Mitrush Kuteli
Maksen Bundo
Pirro Kuqi
Luan Myftiu
Gaqo Peçi
Sali Doko
Baftjar Ndreu
Xheladin Ndreu
Selman Ndreu
Lazem Ndreu
Rexhep Ndreu
Irfan Ndreu
Rizahi Ndreu
Halit Ndreu
Sherif Merdani
Leonard Prifti
Veniamin Dashi

(vijon)

...

Muntaz Kokalari
Lindi në Gjirokastër më 1896, ndërsa studimet pedagogjike i kreu në Turqi. Si pjesëmarrës në revolucionin e qershorit u burgos 4 vjet nga regjimi i asaj kohe. Themeluesi i “Mesagjerisë shqiptare”. Pushkatohet pa gjyq më
12 nëntor 1944.

Vesim Kokalari
Lindi në Gjirokastër më 1898. Në vitin 1932 ishte pjesëmarrës në lëvizjen e Vlorës, ku dënohet 10 vjet burg. Në vitin 1943 themeloi shtëpinë botuese ku botoi disa kryevepra botërore. Vesimi u pushkatua më 12 nëntor 1944 pa gjyq.

MUSINE KOKALARI
Lindur në Gjirokastër më 1917. Kryen studimet e larta për gjuhë letërsi në Romë. Arrestohet në nëntor 1944, por lirohet. Më 1945 arrestohet si kryetare e grupit Social Demokrat, Dënohet 20 vjet dhe vdes në internim

Sabiha Kasimati
Lindur në Ankara të Turqisë më 1912. Akuzoi Enver Hoxhën publikisht si diktator e më pas në 1951 me grupin e hedhjes së bombës në ambasadën sovjetike, ajo u dënua me pushkatim si bashkëpunëtore.

Lef Nosi
Lindi në Elbasan më 1891. Pasi kryen studimet e larta në filozofi e letërsi ai bëhet botues dhe drejtor i revistës politiko-letrare “Tomorri”. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me pushkatim.

Kol Tomara
Lindur në Devoll më 1887. Më 1907 është sekretar i shoqërisë “Besa-Besa” në Boston dhe më 1915 sekretar i “Vatrës”. Më 1924 ai është anëtar i Asamblesë Kushtetuese. Më 14 prill 1945 dënohet me pushkatim.

Panorama
14 korrik 2007

Ols e ve re nje gje, qe pjesen me te madhe i ke nga jugu??!! flm per prurjen.

...

PRONARET E DËNUAR

ALI PANARITI
Lindur në Korçë 1903. Mbaron shkollën tregtare në Romë. Më 10 nëntor 1944, u pushkatua prej skuadrave partizane.

REXHEP PICARI
Lindur në Vorë, Tiranë më 1907. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me vdekje pushkatim si "Armik i Pushtetit".

LLUKA RANKOVIÇ
Lindur në Mal të Zi, 1900. Antikomunist, ardhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Krijon një agjenci udhëtaresh SATA. Pushkatohet në vitin 1951.

RAMADAN ZDRAVA
Lindur në Elbasan, 1911. Studimet e larta i kreu në Itali. Në 1939 formon shoqërinë "Zdrava & Deliallisi". Arrestohet në 1946 si "armik i pushtetit". Lirohet mbas 7 vjet burg. Arrestohet përsëri në 1979 dhe vdes si pasojë e torturave në hetuesi.

ADEM XHEPA
Lindur në Tiranë më 1885. Arrestohet në vitin 1946 si përkrahës i grupit të deputetëve. Lirohet në 1950. Arrestohet përsëri në 1952 për çështje ari. Torturohet në hetuesi derisa për t'i shpëtuar torturave hidhet nga dritarja ku gjen vdekjen.

TEMO SHEHU
Lindur më 1892, Sevaster, Vlorë. Arrestohet në vitin 1944 dhe dënohet me 20 vjet burg.

HAJRI NEVIRI
Lindur në Libohovë më 1883. Mbaron Akademinë Ushtarake të policisë në Stamboll. Arrestohet në vitin 1947 për veprimtari antikomuniste dhe dënohet me 10 vjet burg.

PROF ÇOKA
Lindur në Tiranë, në 1908, tregtar. Kryen të mesmen ekonomike në Rumani. Gjykata e dënon me pushkatim, por i kthehet në 30 vjet burg.

VASIL PAPA
Lindur në Himarë (Dhërmi) më 1879. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 15 vjet.

MEDI QYTEZA
Lindur në Korçë më 1914. Arrestohet në vitin 1950 dhe dënohet 20 vjet burg. Vdes në burg nga torturat e herëpashershme në vitin 1956.

MANOL KUME
Lindur në Gjirokastër në 1918. Mbaroi shkollën tregtare. Tregtar grosist. Arrestohet në 1945 dhe dënohet me 20 vjet burg si armik.

JONUZ SHIJAKU
Lindur në Dibër 1895. Arrestohet në vitin 1945 në Selanik bashkë me vëllanë e tij. Dënohet me 30 vjet burg si armik i popullit.

IRAKLI QIRJAKO
Lindur në Topovë, Zagori në 1889. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burg si kundërshtar i regjimit.

FAIK MËRLIKA
Lindur në Krujë në vitin 1917. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burg.

(vijon)

...

IMER SHEHU
Lindur në Dibër më 1913. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 10 vjet burg. Është marrë me tregti. I sekuestrojnë të gjithë mallin dhe e burgosin si kundërshtar i regjimit. Lirohet nga burgu në vitin 1955.

RUSTEM SHARRA
Lindur në Kavajë në 1909. Pronar fabrike. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 20 vjet burg. Pjesëmarrës në grupin e deputetëve Opozita e Dytë, të vitit 1947. Lirohet nga burgu në 1964.

NEXHMI SHIJAKU
Lindur në Dibër, 1898. Arrestohet në Selanik së bashku me vëllanë. Dënohet me 15 vjet burg.

RAM MARKU
Lindur në Shijak, 1907. Pronar. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me burgim të përjetshëm.

SHABAN QOSJA
Lindur në Tiranë në 1892. Kreu shkollën tregtare në Itali. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 7 vjet burg. I sekuestruan pronat dhe gjithë mallrat tregtare. Lirohet në vitin 1951.

NIMAN BIBERAJ
Lindur në Shoshan, Tropojë, në 1918. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 10 vjet burg për veprimtari antikomuniste. Dallohej për trimëri dhe burrëri. Lirohet në 1956 dhe mandej arratiset jashtë shtetit.

MALIQ REKA
Lindur në Dibër më vitin 1910. Tregtar (pastiçier), arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 8 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet në 1955.

MYFTAR KUPI
Lindur në Krujë, 1920. Pinjoll i familjes Kupi me reputacion në Krujë. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burg si armik i popullit. Fisi Kupi persekutohet nga regjimi komunist që gjatë luftës. Lirohet në vitin 1958.

 (vijon)

...

BAJRAM XHINDOLLI
Lindur në Lushnjë, 1920. Pronar. Arrestohet në vitin 1950 dhe dënohet me 12 vjet burg për agjitacion e propagandë. I sekuestrojnë shtëpinë dhe pronat. Lirohet në vitin 1962.

ISMAIL SHEHU
Lindur në Tepelenë, 1920. Kryen Medresenë e Tiranës. Familjarisht besimtari të Tarikatit Helveti. I ati, Sheh Beqir Toçi, pjesëmarrës në luftën e Vlorës kundër italianëve. Arrestohet në 1948 dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet në 1953.

SHABAN PLAKA
Lindur në Elbasan, 1918. Ka qenë pronar i disa pronave. Pjesëmarrës aktiv në organizatën "Balli Kombëtar". Arrestohet në vitin 1944 dhe dënohet me pushkatim. I falet jeta dhe i kthehet dënimi në 25 vjet burg. Lirohet në 1955. Arrestohet përsëri në 1966 dhe dënohet me 10 vjet burg. Lirohet në 1975.

FUAT HALIMI
Lindur në Gjirokastër në 1895. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 8 vjet, sepse kundërshtoi reformat e shtetit. Lirohet në vitin 1951.

HYSEN MALI
Lindur në Krujë më 1885. Arrestohet në 1947 dhe dënohet 20 vjet burg për veprimtari antikomuniste. Lirohet nga burgu në 1951 si i sëmurë i pashërueshëm.

NEXHIP ZDRAVA
Lindur në Dëshiraj, Elbasan, në vitin 1909. Vëllai i Ramadan Zdravës. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burg si pjesëmarrës në organizatën "Balli Kombëtar". Lirohet në 1955.

MUHARREM NEVIRI
Lindur në Libohovë, 1860. Është marrë me tregti. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 5 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet në vitin 1949. Arrestohet përsëri në vitin 1951 dhe lirohet në vitin 1953.

  (vijon)

...

PUNONJES TE ADMINISTRATES TË PUSHKATUAR
1. ISMAIL PETRELA
2. JORGJI MEMA
3. JAKUP DELIALLISI
4. KAPLLAN DELIALLISI
5. QAZIM PEZA
6. IRFAN MAJUNI
7. HAKI PENGELI
8. TELAT DRINI
9. ABDULLA KUSI
10. RIZA DANI
11. HIVZI GOLE
12. HYSEN SHEHU
13. XHELADIN KUQI
14. MEDI KUQI
15. KOL KUQALI
16. ZALO FAMA

VDEKUR NE BURG
1. MUHARREM BEJLERLI
2. KRISTO KIRKA
3. KOL RODHE
4. M XHIXHA
5. XHILE LLAHA
6. ALI MALIQI

TË BURGOSUR
1. ABEDIN NEPRAVISHTA
2. LUTFI SHEHU
3. SHEFKI TËRSHANA
4. HAKI BUSHATI
5. ALI FORTUZI
6. SHEFKI MINAROLLI
7. ANTON DUKAGJINI
8. ZENEL PRODANI
9. IBRAHIM HASNAJ
10. ALI MENA
11. RAMAZAN TABAKU
12. ISMET KRYEZIU
13. PETRIT SHAHINI
14. QAZIM MERLIKA
15. RAMAZAN JARANI
16. REFAT TARTARI
17. HYSEN MECE
18. XHELAL NDREU
19. ISLAM NDREU
20. HYSEN MERLIKA
21. HASAN SAKOLLARI

PRONARE TË PUSHKATUAR
1. ALI PANARITI
2. REIZ SELFO
3. JONUZ KACELI
4. HAKI KODRA
5. MAHMUT MENIKU
6. THOMA KATUNDI
7. REXHEP PICARI
8. LLUKA RANKOVIÇ

VDEKUR NE BURG
1. RAMADAN ZDRAVA
2. ADEM XHEPA
3. TEMO SHEHU
4. HAJRI NEVIRI
5. PROF ÇOKA (V.Internim)
6. VASIL PAPA
7. MEDI QYTEZA

TË BURGOSUR
1. MANOL KUME
2. JONUZ SHIJAKU
3. IRAKLI QIRIAKO
4. FAIK MERLIKA
5. IMER SHEHU
6. RUSTEM SHARRA
7. NEXHMI SHIJAKU
8. RAM MARKU
9. SHABAN QOSJA
10. NIMAN BIBERAJ
11. MALIQ REKA
12. MYFTAR KUPI
13. BAJRAM XHINDOLLI
14.ISMAIL SHEHU
15. SHABAN PLAKA
16. FUAT HALIMI
17. HYSEN MALI
18. NEXHIP ZDRAVA
19. MUHAREM NEVIRI

Pergatiti: Rezarta Delisula

Panorama
17/7/2007

Urdhrat për pushkatimin e 34 oficerëve të lartë dhe burgosjen e 25 të tjerëve

Në vitet e para të Çlirimit të vendit janë pushkatuar nga komunistët 34 ushtarakë të lartë, tre kanë vdekur në burg dhe 22 të tjerë janë arrestuar.

Shumica e tyre janë pushkatuar pa gjyq nga forcat partizane në pragun e 28 nëntorit 1944, ndërsa një grup tjetër janë gjykuar e dënuar me pushkatim më 14 prill 1945. Në librin e shkruar nga Tomorr Aliko, kemi listën e plotë të oficerëve të lartë të pushkatuar e dënuar.

(vijon)

 

...

oficeret e pushkatuar

RAKIP KALENJA
Lindur në Mallakastër më 1901. Mbaron Akademinë Ushtarake, Torino. Në 12 nëntor 1944, pushkatohet me urdhër të Mehmet Shehut.

RIFAT TËRSHANA
Lindur në Dibër, 1904. Kryen Akademinë Ushtarake në Itali. Arrestohet më 28 tetor 1944. Pushkatohet nga partizanët.

MUHARREM LIKU
Lindur në Tiranë më 1892. Kryen Akademinë Ushtarake në Stamboll. Në mesnatën e 31 tetorit 1944 pushkatohet nga njësitë partizane.

PJETER GURAKUQI
Lindur në Shkodër në 1912. Kryen Akademinë Ushtarake në Itali. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me vdekje pushkatim.

HAMID GREBLLESHI
Lindur në Tiranë më 1907. Mbaron Akademinë Ushtarake në Turqi. Në 4 nëntor 1944 pushkatohet nga njësitet partizane.

AQIF AVERIKU
Lindur në Kavajë, 1910. Kreu shkëlqyeshëm Akademinë Ushtarake në Itali. Nuk pranoi të vinte yllin e kuq. Pushkatohet më 1946.

ZEF KADARJA
Lindur në Shkodër, 1898. Diplomuar në Akademinë Ushtarake në Itali. Më 14 prill 1945 dënohet nga Gjykata e Lartë me vdekje.

SUBI TOPULLI
Lindur në Gjirokastër më 1891. Mbaruar Akademinë Ushtarake në Itali. Pushkatohet nga njësitet partizane natën e 12 nëntorit 1944.

SELIM KELMENDI
Lindur në Vuthaj më 1902. Diplomuar në Akademinë Ushtarake në Itali. Pushkatohet nga gueriljet partizane më 11 nëntor 1944.

HILMI LEKA
Lindur në Pogradec, 1913. Kreu Akademinë Ushtarake në Modena. Më 1940, ministër i Kulturës Popullore. Më 14 prill 1945 dënohet me pushkatim.

HIDAJET KULLA
Lindur në Nepravishtë, 1898. Kreu Akademinë Ushtarake në Itali. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me vdekje pushkatim.

RESHAT STERMASI
Lindur në Tiranë në 1911. Kryen Akademinë Ushtarake në Itali. Pushkatohet nga gjykata në vitin 1947.

SHYQYRI BORSHI
Lindur në Borsh, Sarandë 1893. Kryen Akademinë Ushtarake në Torino. Dënohet me pushkatim, më 14 prill 1945.

ANTON FEKEÇI
Lindur në Shkodër më 1917, me baba austriak, Josif Fekeç, dhe me nënë shqiptare, bijë nga dera e Boriçëve. Pushkatohet më 30 tetori 1944.

PETRAQ PEKMEZI
Lindur në Ohër, 1901. Mbaroi Akademinë Ushtarake në Austri. Pushkatohet nga gueriljet partizane më 12 nëntor 1944.

 (vijon)

...

NAZMI URUÇI
Lindur në Dibër, 1904. Oficer karriere. Arrestohet nga njësi partizane dhe pushkatohet më 12 nëntor 1944.

ABDULLAH SARAÇI
Lindur në Tiranë, 1903. Kreu Akademinë Ushtarake në Itali. Komunistët e pushkatuan më 1 nëntor 1944.

NAZIF BABANI
Lindur në Baban, Devoll 1910. Diplomuar në Akademinë Ushtarake, Modena. Arrestohet më '47 dhe mbas një viti, pushkatohet.

DINO SHANI
Lindur në Stamboll, 1912. Kryen Akademinë Ushtarake në Itali. Në 7 prill 1948 dënohet me vdekje, pushkatim.

KRISTAQ PESHTANI
Lindur në Peshtan, 1880. Mbaroi Akademinë Ushtarake, Itali. Arrestohet më '45 me grupin. Vdes ne hetuesi më 1947.

DIK CANI
Lindur në Dibër 1905. Kreu Akademinë Ushtarake në Modena. Më 14 prill 1945, Gjykata e Lartë e dënon me vdekje, pushkatim.

ATIF GOLE
Lindur në Dibër, 1911. Kryen Akademinë Ushtarake në Itali. Ekzekutohet më 17 tetor 1947.

GAFUR JEGENI
Lindur në Dibër, 1908. Kreu Akademinë Ushtarake, Romë. Kapet në shkurt 1951 dhe pushkatohet për hedhjen e bombës te sovjetikja.

MYFTAR JEGENI
Lindur në Dibër në 1915. Kreu Akademinë Ushtarake në Itali. Pushkatohet 1951, "Bomba në ambasadën sovjetike".

XHEVIT LESKOVIKU
Lindur në Leskovik më 1891. Kreu studimet e larta në Akademinë Ushtarake të Stambollit. Vdes në burgun e Burrelit në vitin 1956.

ILJAZ DEMA
Lindur në Dibër më 1909. Oficer i karrierës. Arrestohet më 1945 dhe dënohet me 20 vjet burg. Vdes në bodrumin e spitalit më 1949.

SULEJMAN VUÇITERNA
Lindur në Drenicë të Kosovës 1898. Kryen Akademinë Ushtarake në Torino. Dënohet me 30 vjet burgim. Vdes në tortura në kampin famëkeq të Vloçishtit.

(vijon)

...

TË BURGOSUR
1. BILAL NIVICA
2. BAJRAM PUSTINA
3. MAHMUT GOLEMI
4. TAHSIN SPAHIU
5. JAHJA PANARITI
6. HALO KUÇI
7. ALI EREBARA
8. NIAZI ÇARÇANI
9. RESHAT BEQIRI
10. QERIM NASUFI
11. TAQO RUCO
12. SKENDER SHTYLLA
13. HAMID KROI
14. VESEL PITARKA
15. STEFAN BUMÇI
16. RIZA SELMANI
17. NINO KURTI
18. NEFAIL SHIKULI
19. IMER NDREGJONI
20. KAJMAK XHILAGA
21. SADIK OMARI
22. SAMI KOKA

Pergatiti: Rezarta Delisula

Panorama
18/7/2007

Pushkatimet dhe dënimet e mbi 200 klerikëve që nga 1945

Pushteti i vitit 1945 e vuri në shenjë kryesisht Kishën Katolike të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si çerdhe të agjentëve të huaj në Shqipëri. Frika nga ndikimi i madh i njerëzve të fesë në popullatë, solli një luftë të hapur kundra tyre.

Në vitet e komunizmit, referuar librit të Tomor Alikos “Genocidi mbi elitën intelektuale”, u dënuan me pushkatim 24 katolikë dhe u burgosën e internuan 24 të tjerë. U pushkatuan 7 bektashinj, 4 vdiqën në burg dhe 7 të tjerë u persekutuan. E po të njëjtin fat patën 20 pjesëtarë të komunitetit mysliman dhe 8 nga ai ortodoks. Rreth 217 klerikë u vranë e persekutuan nga regjimi i egër komunist.

(vijon)

...

AT DHIMITER LEKA
Lindur në Kudhës, Sarandë, në 1910. U arsimua në Korfuz. Arrestohet në 1944, ku dënohet me vdekje nga një trup gjykues partizan. Pushkatohet në përroin e fshatit nën akuzën “armik i popullit”.

AT KOSTANDIN BOZDO
Lindur në 1902 në Koshovicë nga një familje klerikësh ortodoksë. Arrestohet dhe torturohet 16 muaj. Në shtator 1964 dënohet me vdekje nën akuzën e tradhtisë ndaj Atdheut.

Imzot KRISTOFOR KISI
Lindur në Berat, 1881. Diplomuar për teologji. Në vitin 1937 emërohet Kryepeshkop deri në vitin 1948, kur u zëvendësua nga besniku i Qeverisë Komuniste, At Pashko. Vdekja e tij mbeti një mister. U gjet i helmuar.

KLERIKET KATOLIKE TE PUSHKATUAR
1. Patër Gjon Fausti
2. Patër Daniel Dajani
3. Patër Gjon Shllaku
4. Patër Anton Harapi
5. Patër Bernard Llupi
6. Patër Çiprian Nika
7. Patër Leonard Tagaj
8. Patër L. Mazreku
9. Imzot Gjergj Volaj
10. Imzot Frano Gjini
11. Imzot Nikoll Noga
12. Patër Mat Prendushi
13. Dom Zef Bici
14. Dom Mark Dushi
15. Dom Engjell Kovaci
16. Dom Ded Malaj
17. Dom Luigj Pici
18. Dom Luigj Prenushi
19. Dom Lazër Shantoja
20. Dom Anton Zogaj
21. Dom Ndre Zadeja
22. DOM ALFONS TRACKI
23. Mons.Nikoll Deda
24. Sem.Mark Çuni

VDEKUR NË BURGJE,TORTURA
1.Patër Florian Berisha
2.Patër Pal Dodaj
3. Patër CIRIL ÇANI
4. Patër Klement Miraj
5. Patër Karlo Sereqi
6. Patër Gasper Suma
7. Patër Serafin Konda
8. Imzot Vicenc Prenushi
9. Imzot Gjergj Haberi
10. Mons Jul Bonati
11. Dom Kolec Prendushi
12. Dom Jak Bushati
13. Dom Anton Muzaj
14. Dom Engjell Deda
15. Dom Mark Hasi
16. Dom Pjeter Gruda
17. Dom Nikoll Gjini
18. Dom Pjeter Noga
19. Dom Lec Sahatcia
20. Dom Pjetër Çuni
21. Dom A. Sirdani
22.Dom Mark Gjani
23.Fratel Gjon Pantelia
24.DOM LAZER JUBANI

BEKTASHINJTE E PUSHKATUAR
1. Sali Niazi Dede
2. Baba Zylfo Turani
3. Baba Qamil Gllava
4. Baba Ali Tomorri
5. Baba Shefqet Koshtani
6. Bedri Cakrani
7. Dervish Ali Kocia

VDEKUR NE BURG
1.Baba Myrteza Kruja (Paja)
2.Dede Kamber Prishta (Meçe)
3.Baba Mehmet Zyka
4.Baba Islam Leskoviku

TË BURGOSUR - TË INTERNUAR
1. Baba Bajram Mahmutaj
2. Baba Islam Jangolli
3. Baba Hilmi Kurtesi
4. Dede Ahmet Myftari
5. Dede Reshat Bardhi
6. Baba Hajro Progonati
7. Baba Sherif Canametaj

(vijon)

...

MUSLIMANET
1. Sheh Qerimi Delvines
2. Sheh Ibrahim Karbunara
3. Hafiz Ali Korça
4. Hafiz Musa Dërguti
5. Hafiz Ismet Dibra
6. Hafiz Ibrahim Dalliu
7. Hafiz Ali Kraja
8. Hafiz Sherif Lëngu
9. Hafiz Sabri Koçi
10. Hafiz Bakalli
11. Hafiz Myrtja
12. Hafiz Muhamet Bektashi
13. Hafiz M. Varoshi
14. Sheh Ali Pazari
15. Sheh Reiz Sinani
16. Sheh Qazim Hoxha
17. H. Adem Metalia
18. Vexhi Buharaja
19. Jonuz Buliqi
20. Shaban Demiri

ORTODOKSE
1. Imzot Visarion Xhuvani
2. At Gjergj Suli
3. At Dhimitër Leka
4. At Kostandin Bozdo
5. Imzot Kristofor Kisi
6. At Sifi Papamihali
7. Imzot Irine Banushi
8. Episkop Kozma Qirjo

Pergatiti: Rezarta Delisula

Panorama
19/7/2007

Ols. Ndryshimi midis mases dhe budallallikut eshte qe masa ka mase, ka thone Nard Ndoka.

What the fuck are you talking, man?

Asgje plako. A e lejme fare kete muhabet? Tani besoj se u sqaruam. Keshtu qe ciao.

Ca te bej une qe ka eliminuar e persekutuar kaq shume dulla mor pf.

Tropi donte emra. Ja solla.

Tropi mund te te thote edhe qe te hidhesh ne lume nga ura. Do hidheshe ti? Pastaj cfaj kemi ne te shtyme 5 minuta mausin neper komente qe te dalim tek muhabeti. Se ti nuk beson qe do ti lexoje njeri emer per emer listat qe ke sjelle. Apo vertet beson mo!

30 gratë e dënuara dhe 18 të rinjtë e pushkatuar nga regjimi

Dhjetëra gra janë arrestuar vitet e komunizmit për akuza, si tentativë arratisjeje, agjitacion e propagandë si dhe armiq të popullit, ndërsa mijëra të tjera janë persekutuar se kanë pasur burrin në burg politik, ose kanë vuajtur kampeve të internimit.

30 gra të dënuara gjejmë në librin e Tomor Alikos "Genocidi mbi elitën intelektuale të kombit shqiptar", si dhe 18 të rinj të pushkatuar që në vitet e para të çlirimit. Lista e të rinjve është më e gjatë. Janë 138 të rinj, që në kohë të ndryshme vuajtën burgimin se kishin ide jo komuniste.

(vijon)

...

Grate e denuara

1 MARIE TUÇI
2 MARTA DODA
3 HAVA GOLEMI
4 SHANISA DOSTI
5 MESHAN ÇINIU
6 AGIME PIPA
7 RITA KOÇI
8 MARIE MEDICINA
9 DRITA KOSTURI
10 VERA DEMA
11 BARDHA GJON MARKU
12 AZIZE FERHATI
13 SHEGA KËLCYRA
14 ADILE BULETINI
15 QERIME BOME (STARJA)
16 ANA DAJA
17 DYLBERE ZENELI
18 FATIME DEGA
19 JOLANDA KARBUNARA
20 MAKBULE FRASHËRI
21 TEFTA TASI
22 ZYBEJTE ALIZOTI
23 SANIE DOKO
24 DONIKA DOKO
25 DRITA AHMETI
26 FATBARDHA QORRI
27 AFERDITA STARJA
28 BICE PISTULI
29 BEATRICE BERATI
30 BEHIJE ZDRAVA

 (vijon)

...

TE RINJ TE PUSHKATUAR

ISUF LAÇI
Lindur në Gur të Bardh Mat më 1926. Në vitet 1943-1944, anëtar i rinisë së Ballit Kombëtar. Më 3 nëntor '44 pushkatohet nga partizanët.

TAQO KOÇI
Lindur në Labovë më 1922. Në vitin 1945 arrestohet si antikomunist dhe dënohet nga gjykata me pushkatim.

NAMIK MEMEQEJA
Lindur në Berat, 1922. Arrestohet në vitin 1944 dhe pushkatohet një vit më vonë. Anëtar i qarkorit të Ballit.

RESUL DALLANI
Lindur në Berat, 1923. Anëtar i qarkorit të rinisë së Ballit. Arrestohet dhe pushkatohet më 1944.

MUHAMET PRISHTINA
Djali i patriotit Jahja Prishtina, themelues i komitetit për mbrojtjen kombëtare të Kosovës, u pushkatua.

SAMI BARDHA
Sami Bardha, lindur në Konicë, më 1925. Pjesëtar i organizatës Balli Kombëtar. Më 1950 vjen në Shqipëri me mision, por kapet dhe torturohet dy vjet në hetuesi. Më 1953 e pushkatojnë.

FADIL DIZDARI
Lindur në Kavajë më 1928. Arrestohet dhe pushkatohet më 1951 me akuzën e bombës së ambasadës sovjetike.

RIZ METALIA
Lindur në Dragobi më 1941. Arrestohet më 1960 bashkë me dy vëllezërit dhe dënohet me pushkatim për shkak të arratisjes së babait.
XHELAL KOMPRENCA
Lindur në Tiranë më 1932. Arrestohet dy herë nga 10 vjet dhe më 1978 i dërgon letër Komitetit Qendror, ku quan Enver Hoxhën, diktator. Pushkatohet.

ZALO XHAMAQI
Ish-sekretar i trupit gjykues kur u dënua opozita e parë, dhe më pas u puq me Bashkimin Demokrat. U dënua me pushkatim në 1946.

ISA MENA
Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 15 vjet për tentativë arratisjeje. Në vitin 1961 tentoi sërish arratisjen, por mbeti i vrarë.

KASEM ZHUPA
Arratiset më 1945 në Itali. Pak vite më pas vjen me mision në Shqipëri, por kapet nga sigurimi dhe më 1949 dënohet me pushkatim.

VILSON BLLOSHMI
Poet dhe mësues. Arrestohet më 1977 dhe dënohet me pushkatim për poezitë e tij.

GENC LEKA
Poet dhe mësues. Arrestohet më 1977 dhe dënohet me pushkatim për poezitë e cilësuara kundra pushtetit.

Pergatiti: Rezarta Delisula

Panorama
20/7/2007

Terrori i ’44, ja 46 juristët që u pushkatuan dhe vdiqën burgjeve

• Në dy vitet e para të çlirimit u pushkatuan dhe u dënuan 46 juristë.

Qenan Dibra ka lindur në Dibër më 1916. Shkollën e lartë e kreu në Paris për drejtësi. Për një vit punon në Ministrinë e Jashtme. Kryeson grupin monarkist “Bashkimi Demokrat”. U dënua me pushkatim më 3 korrik 1946.

Sami Qeribashi ka lindur në Gjirokastër më 1887. Studimet e larta i kryen në Stamboll për drejtësi. Në vitin 1940 ai internohet në Itali nga fashistët. Ndër liderët e grupit “Bashkimi Demokrat”, opozita e parë. Dënohet me pushkatim më 3 korrik 1946.

Tefik Shehu lindi në Gjakovë më 1911. Ai u diplomua për drejtësi dhe ekonomi në Itali. Në vitin 1943 i vrasin të vëllanë. Ai punon disa kohë në administratën shtetërore. Pushkatohet në vitin 1951 si pjesëmarrës në bombën e ambasadës sovjetike.

Ali Qoraliu lindi në Tiranë më 1890. Ai mbaron studimet në kolegjin juridik të Selanikut. Pjesëmarrës në lëvizjen antimonarkiste të Fierit. Në vitin 1945 si antikomunist iu ndalua e drejta e profesionit. Pushkatohet në 1951 për hedhje të bombës në ambasadën sovjetike.

Agathokli Xhitomi lindi në Përmet më 1888. Kryen studimet e larta për drejtësi. Deputet i Gjirokastrës nga viti 1921-1923. Kryetar i Bashkisë së Korçës dhe deputet. Arrestohet në ‘46 si pjesëmarrës në grupin e deputetëve. Pushkatohet më 10.10.1947.

Avdul Kuçi ka lindur në Kuç më 1883. Mbaron studimet e larta për drejtësi dhe gjatë gjithë jetës së tij u mor me ushtrimin e profesionit të tij, avokatisë. Ai arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me pushkatim si “armik i popullit”.

Zyhdi Herri ka lindur në Tiranë më 1921. Kreu Liceun e Korçës e mandej vazhdoi studimet për jurisprudencë. Pas luftës punoi në gazetën “Bashkimi”. Arrestohet në vitin 1951 për hedhjen e bombës në ambasadën sovjetike dhe pushkatohet.

Mehmet Babani lindi në Korçë më 1887. Mbaron studimet për drejtësi në Stamboll dhe më pas u kthye në qytetin e lindjes, ku punoi si noter. Arrestohet në prillin e vitit 1947, me grupin e deputetëve. Dënohet me pushkatim më 1948.

 (vijon)

 

...

Muhamer Liço lindi në Korçë më 1890. Ai mbaroi studimet e larta për drejtësi. Si shumë të tjerë me ide antikomuniste ai arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me pushkatim.

Estref Myftiu lindi në Berat më 1898. Kreu studimet e larta për drejtësi. Arrestohet në dhjetor të vitit 1944 dhe dënohet me burgim të përjetshëm. Eksponent i Ballit Kombëtar për Beratin dhe Lushnjën. Vdes në burgun e Burrelit më 1962.

Terenc Toçi ka lindur në Kalabri më 1912. Studion në Romë për shkenca ekonomiko-politike dhe përfundon me rezultate të shkëlqyera. Gjatë drejtimit të shtetit nga Mbreti Zogu I, Terenc Toçi ka qenë për disa vite ministër i Ekonomisë. Ai dënohet më 14 prill 1945 nga Gjykata e Lartë me pushkatim.

Xhahit Koka ka lindur në Larisa të Greqisë më 1906. Kryen fakultetin e Shkencave Ekonomiko-Politike në Bukuresht, ku merr dhe titullin “Doktor shkencash”. Në vitin 1936 nis punë në Ministrinë tonë të Jashtme. Anëtar i grupit të Legalitetit në organizatën “Bashkimi Demokrat” dhe pjesëtar në konferencën e Mukjes, ai dënohet me pushkatim më 3 korrik 1946.

Beqir Valteri lindi në Mat më 1893. Kryen studimet e larta për drejtësi në Itali. Ai ishte përkrahës i revolucionit të Nolit më 1924 dhe deputet për pak kohë. Njihet si atentatori i Zogut në Parlament. Në vitin 1925 arratiset për t’u rikthyer në vitin 1943. Ai merr detyrën e kryetarit të Kuvendit Kombëtar dhe dënohet me pushkatim më 14 prill 1945.

Abdyl Kokoshi lindi në Vlorë më 1910. Kryen studimet e larta për drejtësi në Itali. Ai rrjedh nga një familje me tradita patriotike dhe intelektuale, çka do të thonte persekutim në vitet e komunizmit. Si pjesëmarrës në grupin e deputetëve “Opozita e Dytë”, arrestohet më 1946 dhe pushkatohet më 10.10.1947.
Thoma Orollogaj lindi në Korçë më 1891. Delegat në konferencën e Mukjes. Nga viti 1936-1939 ai punon si ministër i Drejtësisë. Anesti, vëllai i tij dënohet me 25 vjet burg dhe vdes në Burrel, e po të njëjtin fat pati dhe Thomai, i cili vdiq më 1947 në hetuesi nga torturat.
 

(vijon)

...

Myzafer Pipa lindi në Shkodër më 1914. Ai mbaroi studimet për drejtësi në Itali dhe ishte avokat mbrojtës në gjyqin e parë special në prill të vitit 1945, ku iu kundërvu kryetarit të gjyqit, Koçi Xoxes dhe prokurorit Bedri Spahiu. Një vit më vonë vdes në hetuesi.

Ferit Hysenbegasi lindi në Pogradec më 1911. Mbaroi studimet e larta për drejtësi në Beograd në vitin 1933 dhe ushtroi profesionin e gjykatësit në disa rrethe të vendit. Arrestohet në vitin 1947 për motive politike dhe vdes në hetuesi prej torturave.

Koço Kotta lindi në Korçë më 1890. Diplomohet në drejtësi. Prefekt i Korçës nga viti 1921-1924. Më pas 1925-1936 emërohet kryetar i Parlamentit dhe kryeministër. Arrestohet në ‘44 dhe dënohet me burgim të përjetshëm. Vdes në burgun e Burrelit më 1947.

Abdulla Rami lindi në Delvinë më 1916. Kreu studimet e larta për drejtësi në Francë. Si anëtar i Qarkorit të Ballit Kombëtar në Gjirokastër arrestohet më 1945 dhe dënohet me burgim të përjetshëm. Lirohet në vitin 1965 dhe prej andej internohet familjarisht.

Suat Asllani lindi në Libohovë më 1903. Kryen fakultetin e Drejtësisë në Napoli dhe pas mbarimit të luftës është avokat mbrojtës në gjyqin e parë special të 1945-s. Arrestohet në ‘46 dhe dënohet me 15 vjet burg. Lirohet në vitin 1960 dhe internohet familjarisht.

Mithat Aranitasi lindi në Mallakastër më 1912. Kreu studimet e larta për drejtësi në Francë. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burg për pjesëmarrje aktive në organizatën “Balli Kombëtar”. Lirohet nga burgu në ’54 dhe internohet.

Haki Karapici lindi në Tiranë më 1913, ndërsa studimet i mbaroi për drejtësi në Itali. Avokat mbrojtës në gjyqin e parë special në mbrojtje të personaliteteve politikë. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 20 vjet burg. Lirohet nga burgu në vitin 1962.

Fuat Asllani lindi në Libohovë më 1911. Pasi mbaroi studimet për drejtësi në Itali ai bëhet në vitin 1938 konsull i Shqipërisë në Angli. Arrestohet në vitin 1950 dhe dënohet me 10 vjet burg si antikomunist. Lirohet në vitin 1957.

Isuf Vrioni një nga përkthyesit më të shquar lindi në Berat më 1916. Kryen fakultetin Juridik, Ekonomik dhe Filozofik në Paris. Në vitin 1946 ai arrestohet si shumë të tjerë me akuzën “armik i popullit” dhe dënohet me 20 vjet burg. Lirohet në vitin 1959.

(vijon)
 

iu kundërvu kryetarit të gjyqit, Koçi Xoxes dhe prokurorit Bedri Spahiu.

Kot duke goglluar per foto, Myzafer Pipa. Doli kjo foto  Shihe zotnillekun e te akuzuarve, me shami te bardhe te xhepi i xhaketes. Perballe prokurori-teneqexhiu Koci Xoxe yhaaa

As e vej ne dyshim.

Ky ka qene brezi me fatkeq. Zoti madh sa keq me vjen per ta. Me ik per lesh nga dora e nje psikopati.

Eh thuaj iken keto, po kush i zuri vendin pastaj. Katundari e injoranti, qe nga kooperativa u katapultua ne poste drejtuese. Nga do te dilnin njerezit e afte per drejtim pas '90, kur s'kishte mbetur asnje i hajrit ne kembe? Edhe ndonje si Ismail Kadare, pa ç'pa, ja keputi ne Paris para e te gjitheve e tungjatjeta.

Lere aman.

E di cila ishte vdekja me e keqe?

Di per shume njerez qe regjimi i mbajti sepse i duheshin. Dmth. nuk i vrau sepse kishin nje profesion te tille qe regjimit i nevojiteshin patjeter.

Keta hunter kane patur vdekjen me te tmerrshme. Per se gjalli. Cdo dite e nga pak. Duke jetuar me monstren.

Po flas per njerez me pasuri me breza te vene me mund e te shkolluar ne qytete si Vjena.

Psh gjyshi i nje shoku tim. Ai kryer juridikun ne Torino apo Padova. E nejse, para lufte kthyer ne Shqiperi, sepse do te kontribuoj per mireqenien e atdheut. E zuri lufta, pastaj se si shkuan punet, e shpallen armik edhe degdisen ca vite internim. Studiuar te drejten romake, histori jurisprudence. Po merrte vesht brigadieri i kooperatives me 3 klase shkolle nga Ignorantia juris non excusat smiley Puno aty ti qen, armik i popullit. Eh do te kete thene me vete ai i shkreti, - Dura lex, sed lex smiley

para lufte kthyer ne Shqiperi, sepse do te kontribuoj per mireqenien e atdheut.

Kjo ishte e keqja e ketyre te zinjve.

Po, dhe nje i shtrenjti im per te kontribuar per mireqenien e atdheut, refuzoi Ameriken. Pastaj e akuzuan per bashkepunim me imperialistet amerikane.

...

Juristë të dënuar

Të pushkatuar

n Terenc Toçi
n Xhahit Koka
n Qenan Dibra
n Sami Qeribashi
n Beqir Valteri
n Abdyl Kokoshi
n Tefik Shehu
n Ali Qoraliu
n Agathokli Xhitomi
n Avdul Kuçi
n Zyhdi Herri
n Mehmet Babani
n Muhamer Liço

Të vdekur në burg

n Estref Myftiu
n Thoma Orogollaj
n Muzafer Pipa
n Ferit Hysenbegasi
n Koço Kotta

Të burgosur

Abdulla Rami
Suat Asllani
Mit’hat Aranitasi
Haki Karapici
Fuat Asllani
Baltazar Benusi
Isan Libohova
Lazër Radi
Selman Riza
Elmaz Libohova
Kudret Kokoshi
Fatos Kokoshi
Qazim Bllaca
Feladun Vila
Isuf Vrioni
Nikolla Kote
Nevzat Vila
Zafer Vila
Tomorr Ypi
Asllan Ypi
Mark Dindi
Tefik Mborja
Ndrek Kakariqi
Zef Benusi
Gjovalin Vlashi
Nedin Kokona
Shelal Shaska
Koço Tasi

Pergatiti: Rezarta Delisula

Panorama
13/7/2007

Pompilqen fort pfshtjellimi; s'ka pasur disidente politike, ndaj per rrjedhoje s'ka si te kete pasur dhe persekutime politike, ato kane qene ekonomike, dmth ordinere, dmth jo kushedi ce. Pra muhabete koti, shperndahuni. 

Ca me kujton kjo? Hmm, alibine e byrose qe thoshte zbatonim ligjin (asgje e c'regullt, shpernahuni), por dhe te Berishes ne kahje te kundert, qe thoshte per te perndjekurit Bejko & Co qe ata jane kundershtare politike dhe s'negocioj me ta (s'ka asgje qe duhet bere, shperndahuni)

Pare ne perspektive, Gramoz Ruci qendron ku e ku me lart, duke qene qe s'prononcohet fare per keto ceshtje dhe as kerkon qe te shperndahet mileti qe nje here ne hene kujtohet te permende faktin qe kjo histori makabre 5 dekadshe vazhdon ta mbaje te shtrenguar n'fyt kete milet, duke u perseritur disa here tashme, pjese-pjese, aq sa e lejojne konjukturat e tranzicsistemit shqiptar.

 

Mpilqen dhe gaiasqarimi; edhe ne ka pasur, jane shumica nga jugu, so what's the big deal? Prap e keni egzagjeruar reagimin dmth.

O te marrte e mira, po beheni te gjithe poete.

Xhibo, e gezofsh furken e re.

Une hicgje ore, e pranoj qe te doli si shaka e pamejtuar deri ne fund, n'kontekstin e perpjekjes  te sinqerte dhe dashamirese per te balancuar gjene n'Peshk.

Por, nqs Bradi sonte nga darka sjell Meksin, apo nqs kthehet Ruzhdija ne teme, s'e di si mund te ctjellonet gjeja, mgjths i bej apel paraprakisht atyre dhe kujtdo tjeter per mirekuptim kontekstual  smiley

Bradi po qe i zoti te na sjelle NM ketu. Ne fund te fundit kohe fushate eshte. Bile dhe Rama i mirprit eshte.

nuk sqarova, besoj se jam nder te paktet qe i pa emrat qe solli olsi 1 per 1. te pakten  mos me ofendo mundin e leximit. se me tall trapin dim te gjithe, eshte shume kollaj virtualisht. eshte teme e veshtire me bo garipin, vetem kur e ke kalu sic po e bo ti.

sic mund te beja obzervimin tjeter, qe pervec Skenderbeut, dibranet goxha te shkollum, po s'ka lidhje me temen.

Pompilqen fort pfshtjellimi; s'ka pasur disidente politike, ndaj per rrjedhoje s'ka si te kete pasur dhe persekutime politike, ato kane qene ekonomike, dmth ordinere, dmth jo kushedi ce. Pra muhabete koti, shperndahuni...

smiley

E ke qa xhibo

Olsi rrofsh.

Trop, te keqen se na more ne qafe te gjitheve, jo vetem keta djemte e rinj. smiley

PF une te di te forte ty pastaj qafa ime nuk mban dot aq shume, ti kur te kesh nge m'ju pergjigj postimit tim me dy pjese, qe te drejtohej ty, me intereson shtjellimi yt ne kunderpergjigje (xhibi e tha shume bukur pfshtjellimin, nuk ia mohojme dot, dhe fare rastesisht edhe une iu pergjigja paraprakisht apelit per shperndarje).

OK, une nuk thashe se nuk ka pasur gjyqe politike, as te burgosur politike, more po edhe figura politike ka pasur, por ajo qe une nuk shoh ne historine shqiptare eshte gjesti politik. Pra nuk ka asnje kunderrevolucion hungarez, asnje pranvere prageze, asnje levizje te mirefillte disidente qe ia vlen te permendet. Aresyet? Te shumta, po sidoqofte pas fajit kryesor te Enverit edhe populli trim punetor dhe liridashes shqiptar nuk mund te thote se eshte fare pa faj qe per 45 vjet nuk e hapi gojen. Pra, secilit ate qe meriton, kane pas shkrujt nazistet ne hyrje te kampeve te perqendrimit. E kam thene edhe njehere. brezi yne nuk e duronte dot me komunizmin: e rrezoi. Nuk duronte me Salen: e rrezoi. Tani del Koloretua dhe ankohet qe bishtpullumat e ambasades gjermane iken dhe s'ka kush e rrezo Salen per here te dyte. Kupton ti? Prape une usta- tha ai i shkreti. Pra une them se njeriu ka vec nje jete. Ato qe beri, i beri e mbeten; ato qe si beri, si beri e u harruan. Qurravitjet nuk i vlejne njeriu. Monumentet nuk te japin buke. Meqe ra llafi te buka, ika se i vura ferren punes sot. Terqeta.

Te lutem. smiley

Vilson Blloshmi - Poet dekadent (vrare)

Genc Leka -  Ai u akuzua për poezi pesimiste dhe jo realiste, sipas prokurorit, "poezitë shprehnin dëshpërim" (vrare)

Havzi Nela - Poet disident (vrare)

Ehuu sa ka

 

Vallai kujdes me komentet, se kur te shkruhet historia, dmth mbas mijra vitesh, ka mundesi nei glic kompjuterash ne ngaterrim datash, mund te ngeli qe diktatura u projektua ne peshk, dhe Enveri me Ramizin sa bene zbatimin. Bile do thone qe ne fillim kishte disidente, prap nga te peshkut.

Shejtan.

Kta që mbrojnë komunizmin do dalin disidente, dhe krikuesit e sistmit do jene te persekutuarit. Historia shkruhet ne favor te fituesit te pamoralshem. smiley

C'do me thene do dalin? Kane dale me kohe.

Ka shume mundesi qe keto kafsherite me lufte klasash e fitues e te mundur do trajtohen njesoj si kanibalizmi. Gjynah qe s'do jemi. Po te pakten s'na beri njeri gjelle, nuk pame kanibalizmin.smiley

Pashë një film para ca ditësh, royal affair dhe historia zë vënd në danimarkë. Ndryshimet që pësoi Danimarka me ndryshimin e ligjeve, përmirësimin e jetesës, përparësinë e vëndit që përfitimi të mos ishte vetëm i të pasurve, por edhe i masës. Kuptohet, ndryshime të tilla nuk vinë vetvetiu dhe pa asnjë lloj çmimi, por që ja vlejnë kur sakrificat bëhen për të mirën e madhe, dhe jo për atë personalen. Shikoja filmin dhe thoja këto gjëra Danimarka i ka përjetuar në vitet 1700. Më kapi një trishtim sepse ne jemi mijëra vite dritë larg konceptit për atë lloj ndryshimi, mendimi, e përparimi. Ne gabuam dje, gabojmë sot, e fatkeqësisht do gabohet edhe nesër. smiley

p.s. ta rekomandoj smiley

Po dhe ne kemi bere perparime. Te themi 20 e ca vite perpara, keto muhabete do mund t'i benim vec ne Spac. Po nuk na kishin vrare e terhequr xvarre me pare, per tentativen per te shkuar ne amerike, mu tek gogoli kapitalist, pu, pu. Kushedi dhe sa rrathe fisi do kishim marre ne qafe e do na mallkonin. Shikon qe nuk jemi aq keq. Mbas nja 20e kusur vitesh te tjera do mund te pranohet qe dhe diktatura i kishte ca te meta, dhe Enveri coku nxehej ndonjehere kur arnonte corapet, simbas Nexhit kjo e fundit. E keshtu me rradhe.

Rrofsh per rekomandimin, do ta shoh patjeter. smiley

Ndryshime kemi pësuar, por mendimi dhe çasja ndaj asaj që ka ndodhur është e njëjtë. Por, thjesht sepse shkruajmë nuk do të thotë që kemi arritur ndonjë fitore të madhe. Se ky lloj mendimi dëgjohet rëndomtë nga ata që i bëjne temenara Sal Berishës duke shpalosur qindra herë lirinë e fjalës, demokracinë, futjen në Nato, liberalizimin e dëngla të tilla pa fund. Ajo kohë duhet shkruar pa emocion, dhe me gjakftohtësi. Ka gjëra që nuk duhen mohuar nga sistemi i kaluar sepe s'mund të mohosh djersën, mundin, e punën e secilit. U bënë të mira, por janë bërë shumë gabime! Deri kur të vijë ai moment veshët do na dëgjojnë vetëm "përralla nga e kaluara". 

plaisir smiley

do i botoje Pjeri ke libri i dyte VQ. smiley nje te treten e librit te pare, me ca kam degjuar, i ka biseda ke PPU. dhe blend administratori ja heq intervisten.

Me kujtohet edhe dicka qe kam lexuar per nje figure te larte ushtarake qe kishte kontribuuar ne luften nacional-clirimtare dhe u eliminua ne nje fare pike.

E marrin per ta vrare dhe rruges ne mes te nates ndalojne makinen (shkonin drejt Durresit ne mos gabohem) dhe e shqyejne aty ne vend. E shqyejne, ne kuptimin e plote te fjales. Njeri e kap nga koka, tjetri nga kembet edhe bjeri me thika e sopate. Trupin pastaj e hedhin si qen aty verdalle.

Ky i ziu i kishte shkruajtur edhe leter Dulles si te gjithe keta idealistat qe edhe kur ishin ne buze ta varrit nuk arrinin ta kuptonin se me cfar emonstre kishin te benin.

Deshmine e jepte njeri nga xhelatet. S'mbaj mend emrin e te ndjerit.

Te *ifsha filmat horror!

Shqiperia nuk ka qene burg i madh. Ka qene nje film horror live. Si puna e atij filmit "Don't open that door".

sec me kujton kjo skene kete ngjarjen e fundit te londres.

Mua me kujton ca filma splatter.

S'ka fare te bej me Londren kjo. Ata te Londres ishin te luajtur mendsh, ndersa keta te Shqipnis ishin te lige per qejf. Per ndjenje sadiste.

Duhet te kete qene Teme Sejko.

Po, ai eshte. Faleminderit.

Ah tek libri i Fevzos eshte ky rasti. Po njeri nga ata dy xhelatet me duket, ka qene Kadri Hazbiu qe me pas e hengri vete. Karma is a bitch.

Dhe ki parasysh qe Teme Sejko ishte nje 'i tyre'.

Ja tregimi per te cilin flet ti:

U nisëm edhe ne në drejtim të Vorës. Makinën tonë e drejtonte Nevzati, i cili duhet të kishte biseduar me Mihallaqin, se e dinte ku po shkonim, por neve nuk na tha asgjë. Rrugës, Mihallaqin nuk e pamë. Kur shkuam në Maminas, qëndruam në mes të vreshtit ku është një shtëpi e vetme që quhet pallati i beut. Aty e zbritëm Temen. Sa zbritëm ne, erdhi edhe Mihallaqi me makinën e tij. Me të ishte edhe Rexhep Kolli. 

E futëm Temen në një dhomë. Pas kësaj, Mihallaqi dërgoi Qemal Xhaferrin për të prerë 20 shkopinj shkoze. Pasi i pruri shkopinjtë, vetë Mihallaqi në prezencë të Rexhepit e Nevzatit, filloi ta rrihte Temen me shkop. E godiste Temen me shkop, që ishte sa tre gishta i trashë, në gjithë pjesët e trupit, përfshi edhe kokën, me gjithë forcën sa thyheshin shkopinjtë. Si lodhej Mihallaqi, vazhdonte Rexhepi e pastaj Nevzati. Kjo vazhdoi gjithë ditën deri në mbrëmje sa hyri dielli. 

Temja nga të rrahurit gati kishte mbaruar, sa merrte frymë. Nga gjithë pjesët e trupit që i ishin nxirë e çarë, në fytyrë, kokë, brinjë, kofshë, këmbë, i dilte gjak. Pra, ishte në një gjendje të tillë që ai nuk mund të shpëtonte. Kur ai nuk ndiente më asgjë, erdhi Kadri Hazbiu. (...)

Po kjo eshte e bukura, se ne nje fare pike regjimi pasi mbaroi "me te njerkes" filloi me te vetet.

olsi, po te kishe lexuar ca me shume duhet ta dije qe ; revolucion ha bijte e vet. e para kjo

e dyta, u lodhe o olsi u kepute, kot fare. po gjithe keta qe na ke sjelle po te ishin aq te mire, pse nuk e bene shqiperine keta, se ajo e shkrete 800 mije banore kishte kur tundeshin keta me te madhe. lexo o olsi , lexo, lexo ca me shume. djali i isa boletinit thoshte per vrionasit qe asgje s'donin te jepnin per qytetin, as nje cope toke per te ngritur nje librari. ndoshta po t'i kishin bere keto gjera, ai popull s'do t'i kish trajtuar dhe hequr zvarre ashtu sic beri.  dhe ai isufi yt, asnje s'donte, vec vetes se tij, ta dish mire kete. e donin shqiperine vec ciflik.

tani mos mu hidh ne gryke, se s'thashe qe mira ja u bene. por ama perfunduan, ashtu sic perfunduan dhe te tjere ne vendet ish komuniste. hajt shnet.

Per nder, ja nisi lufta se komunistat nje m--- te madh do te merrnin, si zhelaman qe ishin. Po erdhi lufta, foli gjuha e dhunes dhe armes edhe aty triumfuan. Lufta e konjukturat e Yalta. Se te ishte ashtu bie fjala, Cekia, vendi me universitetin e me te vjeter ne bote, s'kishte pse behej vend komunist.

lexo me shume dhe ti hunter, se jeni ku therret qameti. s'ka pune lufte fare. keta te famshmit ishin shumica ca maskarenje, me shkolle dhe pa shkolle, te shitur qe e shikonin shqiperine vec si ciflik. e kishin mendjen se ku te shiteshin me pare per ca para dhe poste. kapish tani apo nuk kapish. te kishin qene burra per se mbari ata, s'kish rene shqiperia nen komunizem. kush ja u ka fajin? gjejeni vete!

Ehh do te kishim kaluar pak me veshtiresi nga feudalizmi drejt civilizimit si e gjithe bota. Kaq. Japonia deri vone ka qene vend me samurai, princ e aristokrat. Per pak dekada u shnderrua ne vend te civilizuar e industrializuar. Po te mos kishte ardhur Lufta Dyte Boterore, qe shkaterroi ekuilibrat, komunistat pleshtat do te kishin marre.

As e diskutoj egoizmin e bejlereve, cifligareve, por nga pikepamja e regjimit asgje nuk do te kishte ndryshuar sikur te kishin qene me liberale. Fare. Ishin ndare punet. Anglezet nderhyne ne Greqi, e nuk lejuan ti perkiste bllokut lindor. Per ne, nuk i interesonte.

shqiperi nuk i perkiste lindjes, ne ato fillesa. prandaj amerikanet dhe anglezet dergonin diversante deri ne vitet '60. ata te adhuruarit e tu jane fajtoret kryesore, dhe maskarenjte kryesore. mbrojini se ashtu e lane shqiperine 800 mije banoreshe ...

Alba, arsyeto pak. Me qetesi e pak inteligjence po pate. Une te them me shembuj konkret, qe vende identike mos me keq se Shqiperia, nuk perfunduan ne bllokun lindor, sepse nuk u lejuan te perfundojne ne bllokun lindor. E kam fjalen per Greqine ketu.

Une te them shembuj konkret, te vendesh te civilizuar, te perparuar me shkolla e universitete qindravjecare (Ceki, Hungari) shume me perpara se Shqiperia e Greqia, te cilet perfunduan ne bllokun lindor. Me e zhvilluar Greqia se Cekia apo Hungaria? Jo, po ashtu rrodhen punet.

Kshu, pa hequr pergjegjesi bejlereve, cifligareve po nuk jane ato shkaku i triumfit te komunizmit. Me kohen gjerat do te kishin ndryshuar si ne gjithe boten. E komunistet do te kishin te njejten peshe qe kane radikalet e majte sot, por ja qe historia ndryshoi me luften.

keta te famshmit ishin shumica ca maskarenje, me shkolle dhe pa shkolle, te shitur qe e shikonin shqiperine vec si ciflik. e kishin mendjen se ku te shiteshin me pare per ca para dhe poste.

I paske bere telef veprat e te Madhit moj shoqe. Konspektim rrjesht per rrjesht.

Ca te te them une ty o alba1? Nuk me dukesh se po shkruan per te dialoguar. Gjithsesi...

Mqs. ti imagjinoj se je nje njeri i lexuar, duhet edhe te kesh lexuar qe regjimi komunist ne Shqiperi ishte i tipit stalinist, nje stalinizem nga i cili edhe vete Bashkimi Sovjetik u distancua ne nje fare pike dhe kerkoi falje e shume te persekutuar (ende ne jete apo te vdekur) u rehabilituan.

Regjimi i hoxhes ishte i pashoq dhe i pakrahasueshem me regjimet e tjera komuniste te lindjes persa i perket terrorit, dhunes dhe ksenofobise. Kjo dihet boterisht

PS: Une s'po lodhem fare. Po diskutoj per qejf. Mbase po lodhesh ti duke lexuar.

po o olsi ashtu ishte, se ata te nderuarit qe ti mi sjelle me lista, ashtu e kishin lene ate popull, ne injorance e varferi. nje bibloteke s'e ngriten. kapish apo jo? gjerat duhen pare me llogjike, se po te kish patur nje popull tjeter hoxha, tmerret do kishin qene ne permasa me te vogla. por ama kur shqiperia ishte vec nje province 800 mije banore, keta maskarenjte vetem e molen. hajt shnet, prape.

Ore qe diktatoret vijne ne momentet me te delikate te nje vendi kjo as nuk diskutohet.

Hitleri nje super psikopat mori ne nje qafe nje Gjermani te tere qe ishte intelektualisht e ekonomikisht shume here me e zhvilluar se Shqiperia.

O alba, ja se olsi, sa mire ma kujtoi nje shembull tjeter.

Si shpjegon qe Gjermania, i njejti popull, e njejta kulture, u nda ne Gjermani Lindore komuniste dhe Gjermani Perendimore demokratike? Shpjegoje pak kete, me variablen e bejlereve e cifligareve ne lindje dhe borgjezise te qyteteruar ne perendim, sepse kshu e shpjegove per Shqiperine. Po te lexoj me kureshtje smiley

Nje kasaphane e madhe thuaj Olsi, qe perpiu cdo kend perfshi dhe ate qe konsiderohej dora djathte e psikopatit gjakpires dhe qe bente be per te, M. Shehun.  Tani si  duken ato apologjite te tipit na alfabetizoi, bonifikoi, elektrifikoi, industrializoi te apologjeteve kur perballen me faktet e kasaphanes se madhe?  Ej se edhe Hitleri dhe Nazistet e ben ate kodosh Autobahni dhe Hamas gjithesesi jep sherbime sociale per popullin e Gazes!

Tani si  duken ato apologjite te tipit na alfabetizoi, bonifikoi, elektrifikoi, industrializoi te apologjeteve kur perballen me faktet e kasaphanes se madhe?

Po as ate s'e beri tamam. me thuaj ti nje veper te regjimit te Hoxhes qe ka mbetur e ja vlen. Vecse hidrocentralet e kaskades se Drinit, ndoshta. Ndoshta!

Po qe per zhvillim, me teper na kane lene fashistet se sa Dulla. Ne kohen e Dulles ndertoheshin vecse vepra skadente (me forcat tona).

Alfabetizimi i duhej qe te shplante trute me veprat dhe ideologjine e tij.

Ndersa, shkollimi, thjesht krijoi ca fodulle qe s'ja kishin haberin se cfare behej pertej gardhit te tyre.

Realisht nga diktatura hoxhiste nuk na ka mbetur gje tjeter pervec Fodullizmit (shif njeriun e ri se si e ka katandis Shqiperine per 22 vjet pasi iu zgjidhen zinxhiret) dhe pasionit per agjit propin (shiko televizionet e pafundme e gazetat).

edhe kthimi i mocaleve e kenetave ku rritej vetem malarja, ne toka pjellore.. edhe kjo nje veper e atij regjimi mund te thuash se eshte, apo jo?

devijove prej logjikes

Ok, ciao. Diskutojme me vone.

PS: Ndryshimi ishte qe fashistet paguanin. smiley

i beson edhe vete kto apo thjesht i shkruan

olso, e ka konstatuar Eskili me kohe kete pune... diktatoret, nje nga prioritet qe kane, eshte vrasja dhe eleminimi shokeve dhe bashkpunetoreve me te ngushte..smiley sapo keta kryejne punen e tyre, u vjen rradha direkt.. ketu e 3000 vjet me pare, ky zakon i mire i diktatoreve nuk ndryshon.smiley

Pa shume lidhje, por m'u kujtua qe nga orienti (tip Persia) ne kohen e Darios e te Aleksandrit, princat e rinj, naten para se te zgjidheshin mbreter, vrisnin te gjithe vellezerit e tyre me bekimin e nenes. Ne mos gabohem edhe Dario kishte bere te njejten gje.

(....) Unë gjatë gjithë ditës tërë ngjarjen e pashë me sytë e mi, sepse isha në korridor dhe dera e dhomës ku rrihnin Temen ishte e hapur dhe unë vetëm atë shikoja. Dy shokët e tjerë ishin caktuar larg si roje që mos të na afrohej njeri. Kur erdhi Kadriu, më dha dorën, më pyeti ç’kemi. Unë i thashë se Temja po vdes nga të rrahurit. Kadriu shkoi dhe u fut në dhomë, ku u takua me Mihallaq Ziçishtin, Rexhep Kollin dhe Nevzat Haznedarin. Ishte vetëm kur erdhi aty, ndërsa shoferi me shoqëruesin qëndruan te makina rreth 15 – 20 metra larg shtëpisë. Dua të shtoj se në atë shtëpi, në atë kohë nuk banonte asnjeri. Kadriu qëndroi rreth 5 minuta dhe u largua. Si u largua Kadriu, e mbështollëm Temen me batanije e duar të lidhura nga mbrapa me hekura siç i kishte kur e rrihnin, e hipëm në gazin 7-vendësh e bashkë me të, edhe unë, Nevzati, Islami e Qemali dhe u nisëm në drejtim të Tiranës. Unë nuk e dija ku do të shkonim, detyrën e kishte marrë Nevzati… Pa kaluar Vorën, unë dhe Islam Gjondeda që ishim me makinën mbrapa, i hodhëm në fyt Teme Sejkos që ishte i shtrirë në mes nesh, një litar në formë laku dhe, duke e tërhequr secili në krahun e vet, e mbytëm. Pra, Temja nuk kishte asnjë shenjë jete. Për mbytjen e Temes me litar ne na urdhëroi Nevzat Haznedari. 

Qenka bere tema me 2 faqe... autori fitoi pushime per 2 ne KORFUZ!!

Hajde vazhdojme ne kete menyre qe ta cojme autorin me 2 jave pushime ne ISHUJT HAVAI!!!

Hej, po te shkolluarit e larte qe regjimi i formoi vete dhe pastaj i vrau?!

Mjafton te konsiderosh vrasjet e persekutimet qe u bene ne sektorin e naftes per gjoja sabotime.

Keta njihen si "sabotatoret e naftes". Njerez te rinj te shkolluar ne Cekosllovaki kryesisht qe iken per lesh.

 

Kuadrot e dale nga  Fultzi.

Grupi armiqsor ne ekonomi (Kico Ngjela, Koco Theodhosi, Abdyl Kellezi)

Ushtaraket e larte te eliminuar: http://www.forum-al.com/showthread.php?t=18359

Grupi armiqsor ne MB dhe Sigurim (Hazbiu, F. Shehu, LL. Zicishti, Ll. Pecini)

Ka me?

Fulzi para se te ikte shtroi nje darke me ish nxenesit e tij. Ishte i ftuar dhe nje i aferm i imi. Per fat te ketij te fundit, nje shok i perbrendeshem i thote mos shko ne ate darke, se kush shkon do eleminohet. Nuk ia harronte kete nder atij shokut.

Nje nga vllezrit e gjyshit tim u arrestua e burgos kur arrestuan Teme Sejko vetem se ishte cam si Temja dhe si ishte nga nje familje e deklasuar kulakesh.

Enveri e filloi mbare duke qeruar kunatin, qe e kishte mbajt si djale. Bile kur Spahiu, prokurori, i kishte thene qe po te duash i falim jeten. Jo kishte thene Enveri, po nuk vrava ate nuk vras dot te tjeret.

Me qe po tregohen historira, nje i afert tregonte per nje tregtar shokun e tij menjehere mbas clirimit. I thoshte hajde merr mall sa te duash falas, se mua keta do me vrasin, per mallin e gruan e bukur. Jo thoshte ky i imi qe ishte dhe i luftes, c'jane keto budallalleqe qe thua. Dhe ashtu ndodhi, e vrane e ia morren te dyja.

 

Qeshu rini qeshu se bota s'eshte e jotja smiley

eja o Elba, vur dore mbi stinet smiley

Edhe peshqit njehere

mblodhen rrush e bene vere smiley

ps. ore po kaq kohe sa keni ju ne dispozicion une falimentoj perundimisht dhe kerkoj azil politik ne Shqiperi smiley

Lista prej 323 emrash e persekutorëve komunistë

Lista prej 323 emrash e persekutorëve komunistë
Publikuar më back | 02.07.2008
Në mars të vitit 1993, gazeta “Ringjallja”, organi i Shoqatës së ish- të Përndjekurve Politikë dhe të dënuarve politikë, botoi një listë me 185 emra, të cilët i akuzon se kanë ushtruar terror, dhunë dhe kanë dënuar për motive politike, gjatë viteve 1945-1990, rreth 10 familje.
Në vijim po japim listën e emrave, të botuar në gazetën “Ringjallja”, që janë nxjerrë nga kallëzimet e ish- të përndjekurve politikë pranë shoqatës kombëtare dhe në atë të Tiranës. I bashkëngjisim kësaj liste edhe emra të tjerë, të denoncuar në gazetën “Liria” dhe në shtypin demokratik të kohës
1 Aranit Çela
2 Arzem Leskoviku
3 Avram Koja
4 Azbi Lamçe
5 Ali Kubati
6 Angji Faberi
7 Angji Lubonja
8 Anastas Dushku
9 Ali Korbi
10 Ago Çela
11 Abedin Topi
12 Agim Shkupi
13 Ali Shtino
14 Agron Tafa
15 Aleksandër Nakolli
16 Adil Prishtina
17 Agim Alimema
18 Ali Xhunga
19 Asllan Liçi
20 Anastas Koroveshi
21 Aleksandër Shundi
22 Asaf Kondi
23 Arqile Lole
24 Besnik Çomo
25 Bexhet Mema
26 Beqir Baja
27 Banush Goxho
28 Bujar Jazexhiu
29 Behar Xheka
30 Besim Selita
31 Bajram Tresova
32 Bedri Spahiu
33 Bajram Korvafa
34 Bejtash Kore
35 Burhan Beqiri
36 Bilo Bregu
37 Çelo Arrëza
38 Çome Simaqi
39 Çome Vodica
40 Delo Balili
41 Dilaver Bregasi
42 Demir Prodani
43 Dusho Dushaj
44 Dulaq Lekiqi
45 Dyl Rrjolli
46 Dhosi Mborja
47 Dhosi Progri
48 Dhimitër Bonata
49 Dhori Panariti
50 Dhimitër Shahini
51 Dhimitër Shkodrani
52 Dhimitër Berati
53 Dhimo Sinani
54 Enrik Bilbili
55 Engjëll Backa
56 Edmond Caja
57 Eqerem Anxhaku
58 Eleni Hado
59 Edmond Vodica
60 Eqerem Xhafa
61 Esat Mane
62 Faik Minarolli
63 Florian Kolaneci
64 Ferhat Matohiti
65 Fadil Pineti
66 Fadil Kapisyzi
67 Flamur Xhemali
68 Fuat Brinja
69 Fatos Trebeshina
70 Fejzo Aloci
71 Frederik Nosi
72 Farudin Poçari
73 Faredin Jaho
74 Feçor Shehu
75 Feti Smokthina
76 Filat Muço
77 Gole Bashari
78 Gani Vajza
79 Gaqo Meçi
80 Galip Sojli
81 Gaqo Progri
82 Gani Kodra
83 Gjolek Gërbi
84 Gjolek Aliu
85 Gjon Banushi
86 Gjeli Argjiri
87 Gjysh Tafili
88 Gjovalin Ndoi
89 Halim Xhelo
90 Hasaf Kondi
91 Hilmi Seiti
92 Hajdar Aranitasi
93 Hysen Hoxhati
94 Haki Dule
95 Hava Bekteshi
96 Haki Keta
97 Haki Vinçani
98 Hilmi Telegrafi
99 Hadër Isaj
100 Hamdi Meta
 

(vazhdon)

 

101 Hasan Ulqinaku
102 Harun Ismaili
103 Him Kolli
104 Haxhi Pela
105 Haxhi Gora
106 Hodo Habibi
107 Hazbi Lamçe
108 Hysni Ndoja
109 Hekuran Pobrati
110 Irakli Kocani
111 Irakli Bozo
112 Isuf Keçi
113 Ilo Vera
114 Ismail Qineti
115 Irfan Devolli
116 Ilo Qafa
117 Irfan Shaqiri
118 Isuf Çobani
119 Ilia Gaqo
120 Ilo Bodeci
121 Ilo Pano
122 Isamedin Resmja
123 Isa Halili
124 Idriz Çoba
125 Janaq Karapataqi
126 Jani Naska
127 Josif Gjika
128 Josif Gjipali
129 Josif Gegprifti
130 Jorgo Sulioti
131 Jaho Gjoliku
132 Janaq Syko
133 Koçi Xoxe
134 Kadri Hazbiu
135 Kadri Ismailati
136 Ksenofon Nushi
137 Koli Rrëmbeci
138 Koço Josifi
139 Kristo Mushi
140 Koço Konstandini
141 Kasem Kaçi
142 Kristofer Mërtiri
143 Kadri Bojaxhi
144 Kiço Caja
145 Kosta Prela
146 Kiço Gjonçi
147 Kapllan Sako
148 Kapo Kapaj
149 Kiço Proko
150 Kasem Troshani
151 Kamber Lipeshani
152 Kopi Niko
153 Lefter Lakrori
154 Lake Devolli
155 Luki Misha
156 Lola Mano
157 Lilo Zeneli
158 Laudin Bardhi
159 Lefter Kasneci
160 Luan Avdia
161 Lufter Hoxha
162 Leo Baba
163 Loni Dimoshi
164 Llambi Peçini
165 Llazi Stratobërdha
166 Llazi Polena
167 Llambi Titani
168 Llazi Petro
169 Mehmet Shehu
170 Mihallaq Ziçishti
171 Manush Myftiu
172 Muço Saliu
173 Myftar Tare
174 Memisha Stepa
175 Mustafa Iljazi
176 Manol Milo
177 Maqo Pecani
178 Maxhit Metohu
179 Mane Sevrani
180 Muharrem Shehu
181 Mynyr Tirana
182 Muharrem Vasjari
183 Mine Bejko
184 Mehdi Bushati
185 Meço Ahmeti
186 Mustafa Rrapushi
187 Mustafa Beqo
188 Mëhill Doçi
189 Mark Dodani
190 Mehmet Jaho
191 Mustafa Qilimi
192 Nevzat Haznëdari
193 Nesti Karanxhi
194 Niko Ceta
195 Nexhat Hyseni
196 Naum Bezhani
197 Niko Paskali
198 Nysret Dautaj
199 Nuri Çakërri
200 Nasi Poloska

(vazhdon)
 

Ja dhe bashkvuajtesi im kanadezo shqiptar takeiteasy  paska kohe sot , zere se fola une  smiley

201 Niko Popllo
202 Nesti Saraçi
203 Ndreçi Plasari
204 Niko Kolitari
205 Nazmi Brinja
206 Nuçi Tirana,
207 Njazi Zjarri
208 Nesti Kopali
209 Nevruz Bejleri
210 Nusret Osmani
211 Namik Xhafa
212 Namik Cakrani
213 Namik Veizi
214 Nuredin Dobrosha
215 Nuri Luçi
216 Nazmi Biçoku
217 Namik Qemali
218 Nuçi Tira
219 Petrit Hakani
220 Pilo Shanto
221 Paskal Andoni
222 Petrit Arbana
223 Peçi Kalluci
224 Petrit Çakërri
225 Piro Laska
226 Petrika Mushi
227 Pelivan Luci
228 Pëllumb Kokona
229 Pëllumb Karkanaqe
230 Pandi Prifti
231 Qemal Balluku
232 Qamil Mane
233 Qazim Myftiu
234 Qamil Gavoçi
235 Qemal Nallbani
236 Qatip Dervishi
237 Qazim Kondi
238 Qamil Lamaj
239 Qamil Meçe
240 Qazim Mysliu
241 Rexhep Kolli
242 Rasim Deda
243 Riza Lubonja
244 Raqi Iftica
245 Raqi Zavalani
246 Raxho Hyseni
247 Rustem Çipi
248 Ramadan Hoxha
249 Rrapi Dhima
250 Rrapi Mino
251 Stavri Xhara
252 Stefo Grabocka
253 Skëndër Konica
254 Skënder Kosova
255 Sali Hoxha
256 Stavri Madhi
257 Sabri Bebeti
258 Skënder Backa
259 Skënder Baftjari
260 Ssabri Hoti
261 Sylejman Maloku
262 Serafin Meçe
263 Sotir Vullkani
264 Stavri Naçi
265 Selman Vishocica
266 Stefi Trebicka
267 Siri Çarçani
268 Sotir Xheka
269 Spiro Xhai
270 Subi Bakiri
271 Sotir Mero
272 Salo Petroshati
273 Sotir Spiro
274 Selim Alimerko
275 Sami Abazi
276 Spiro Lame
277 Sali Bundo
278 Skënder Myftari
279 Simon Stefani
280 Sulo Gradeci
281 Skënder Tashollari
282 Skënder Breca
283 Shefqet Peçi
284 Shemsi Totozani
285 Shim Kolli
286 Shuaip Panariti
287 Shyqyri Kusi
288 Shkëlzen Bajraktari
289 Shkëlqim Zaloshnja
290 Tasi Marko
291 Tamaz Beqiri
292 Tamaz Nepravishta
293 Thoma Karamelo
294 Thoma Fisniku
295 Thoma Nako
296 Thoma Napo
297 Thanas Caku

(vazhdon)

298 Vaske Koleci
299 Veli Hoxha
300 Vasil Milo
301 Vaskë Afezolli
302 Vangjo Mitrojorgji
303 Vangjel Pecani
304 Vilcon Pecani
305 Veniamin Martini
306 Veli Bakiri
307 Vaskë Dimoshi
308 Xhule Ciraku
309 Xhevdet Gavoci
310 Xhavit Struga
311 Xhavit Miloti
312 Xhafer Ramadani
313 Xhemal Selimi
314 Xhafer Pogaçe
315 Xhako Bubësi
316 Zoi Themeli
317 Sylfi Saliu
318 Zyhdi Aga
319 Zajë Hysa
320 Zihni Muço
321 Zef Lokja
322 Zoi Shkurti
323 Arben Meço

Shënim: Këta emra u morën nga “arkivat e gjalla”, nga kujtesa e disa ish- të burgosurve politikë. Ata që kanë qenë në “ferrin komunist” dhe kanë mbijetuar, le t’i bëjnë të njohur emrat e xhelatëve, të torturuesve dhe të shkaktarëve të vuajtjeve fizike e shpirtërore të tyre dhe të shokëve që nuk jetojnë më.
Në këtë listë nuk janë pasqyruar të gjithë personat që kanë punuar në organet e diktaturës, që janë marrë me përndjekje, hetime, gjykime, ekzekutime për motive politike dhe që gjatë detyrës së tyre kanë ushtruar dhunë dhe tortura.

Sikur te kete ndonjeri Listat e ketyre Juridiksave te shkolluar ne perberje te Gjykatave Ushtarake ITALIANE qe denuan me Vdekje dhjetra Shqiptare se qene kunder Fashizmit . Sikur te sqaroni keto Lista krimet e atyre qe bene mbi popullsine e pafajshme ku trimat e Sali Protopapes vetem ne Orman Ciflik me Jermane Turiste vrane gjashtedhjete vete ne nje dore .Sikur te tregonin keto Lista emrat e kallauzeve te Boroves ku si padashje u ndez nje zjarr me 100 vete nga keta emrat e ketyre te pafajshmeve te listuar .Sikur te tregonin ne keto Lista keta oficeret Fashiste  te inkuadruar ne Divizionin Skanderbeg ( tregjiment e qu nje specialist ) qe sulmonin ne komanden e Bajonetave te Turisteve Naziste  dhe digjnin per te "luftuar kamunoizmen " Eh sa Sikur per Sikaret e Sikureve ose lehesit e zhurmshem ka kjo jallane .

Keto lloj funderrinash spekulatore kane mbire si Gjembec jo vetem ne Ferra . Le te lexojne e mesojne  edhe Kosovaret e UCK se c'po ndodh po nga Keta qe bashkepunojne me Fashizmin  Nazizmin ne ate kohe , ndaj Figurave udheheqse te tyre !

Si nuk i lexuym njehere te falsin konkretisht per ndonje Ngjarje pervec ham Hum ...na dhe ti Bubi ...Muuuuu na dhe ti Lopa . Hani dhe ju Pula ....Mos beni zhurme ...

.Ja dhe nje i afermi im Per Histori ...

Hajde ha , merr cfare te duash . ja ku i ke florijte Ja dhe Gruan ku e ke .Ja dhe vajzen .Vetem nderhyj ne Komision qe te mos me arestojne.

Tutje letyre .Komshi kemi qene po perate Gjak qe derdhe nen armet e pushtuesit  do japesh llogari !

Keto qene Historite Reale te asaj Kohe qe eshte e mbyllur njehere e pergjithmone pervec per Lehesit Spekulator !

Po mire o qenie, le ta zeme se keta "bashkepunetore te fashizmit" e meritonin te masakroheshin, ashtu me gjyq e pa gjyq, nen tortura te tmerrshme, por ju vepruat ne te njejten menyre, me njerezit e llojit tuaj, pa folur per familjet dhe ndonjehere gjithe fisin e ketyre mijera te mjereve. Ti e di shume mire qe ato krime s'ka det qe ti laje, po megjithate vazhdon e shkruan dokrra e sajon historira, qe buron nga nje fantazi e semure, prej nje shpirti po te tille.

po ik ne pune o te **** sociali  lol

por ju vepruat ne te njejten menyre, me njerezit e llojit tuaj, pa folur per familjet dhe ndonjehere gjithe fisin e ketyre mijera te mjereve.

Ju duhet te jesh vete , se Une nuk kam qene nga Masakruesit  . JU kerkojuani vete familjeve Tuaja pse i besuan asaj Partie me Masakra edhe si Pjestare ..Une punova , kendova dheJetova . Kaq per personalizimin .

Per ngatresat me emrat e te persekutuarve ti besoj duhet te kesh Njohuri se si u Vun para Vijes ndarese ne Spac te Burgosurit prej te Burgosurve Tuaj ..

Ketej nga NE eshte rruga per ne Shqiperi

Andej nga JU eshte rruga per ne Jugosllavi ....Pyet Musten se duhet te ket dijeni !

Vet une nuk kam denuar njeri dhe as kam deshire te denoj . Mund te kem bere MIRE sic vleresohet sot duke JU dheneTrafik Influence edhe ne Mexhlis te DUMRESE duke JU dhene doren pa merak fare e duke ju cfaqur respekt , per te shkuaren , pa i pytur se c'kane bere duke zbutur luften e Klasave qengritet JU

Megjithse kam kaq kohe qe te ftoj te mos mbash kaq shume NIker -Niker , dhe te mos personalizosh GJE , aq me teper SOT qe s'na lidh asge me ate KOHE ...Bjeri se i bije BUKR.

SHIJA E JETËS PRISHET, KUR JE I DETYRUAR TË THUASH ME VETE QYSH NË MËNGJES, PARA SE TË DALËSH NGA SHTËPIA, KËTO FJALË: SOT DO TË TAKOJ NJË LLAFAZAN, NJË TË PACIPË, NJË BATAKÇI, NJË ZILIQAR, NJË EGOIST

M.A

 

akoma me kete diskutim nuk e dija qe tek ppu te kishte kaq shume logorroici (italiani i quan keshtu ata njerez qe i bien gjithmone ne nje brime)

ndrroni o njerez brimen

Te nderroje brima po te doje.smiley

E keni parasysh besoj ate perrallen e ujkut me qengjin tek burimi, qe ujku i tha qengjit "Epo meqe nuk ke qene ti, ka qene jot eme".

Po ai qe e shkroi ishte freng (origjinali eshte ballkanik ne fakt, por kur Ballkani ishte Europe jo Azi), prandaj ne vendin tene, ku cdo gje eshte anapolla, nuk eshte ujku qe i kerkon llogari qengjit.

Jo, eshte ujku qe i ka ngulur dhembet qengjit, dhe qengji qe proteston:

Ti mor ujk komunist, qe me ke ngrene gjyshen ne '45. 

p.s. Kudo besoj se ka njerez qe debatojne deri ne ekstrem kur kane qendrime te kunderta, por ja qe ne zihemi edhe kur kemi qendrime shume te aferta. Si tha shkodrani: "Rosa ka me shume pende te bardha apo pende te zeza?".

Pse rosa njehere, e jo pata? smiley

Pse more komunist, s'te pelqen rosa ty? Apo "pata" te kujton pseudonimin "patoku" qe ke patur ne dosjet e sigurimit?

 

Rri se perpara ta kam dosjen, me shenimin e Sales anash, "i rrezikshem." Megjithse eshte nje tjeter ketu qe i trajton te "rrezikshmit."

Bile ka informacion qe kerkonte ai shoku jot dje, me kusht qe ta bejme pate. Ose, bejme kompromis, rosa per dreke e pata per darke.

Kavir, gjithe stanca ime kishte te bente me kete paragraf te shkrimit:

Bilanci i Burgut të Spaçit, me dhjetëra të burgosur të ekzekutuar, të vrarë në minierë, të torturuar çnjerëzisht dhe të mbajtur vazhdimisht në gjendje urie, është një thirrje shtesë për meaculpan e vonuar të byroistëve që jetojnë dhe pasardhësve të tyre që duan ta mbajnë gjallë frymën e diktaturës. Sot Shqipëria e lirë, demokratike, anëtare në NATO, është amaneti i çuar në vend për luftëtarët e lirisë në Burgun e Spaçit dhe në dhjetëra burgje e kampe pune e internimi shqiptare.

Te mbash qendrim ndaj kesaj propagande do te thot te hahesh virtualisht dhemb per dhemb me te panjohur qe te vijne ne forme pikselash, sic edhe ju shkon, piksela te cilat jane gati te ndertojne lloj lloj absurdi (teater) duke te gdhendur si apologjet te diktatures.

ti degjonte ndonje shok i asaj kohe do shqynte syte nga habia. ose do gajasej duke leshuar ndonje te nxehte.

pa fjale jemi nje shoqeri e semure, nje matrice e helmet, plot urrejtje ne stad privat, ne te cilen nuk prodhohet dot asgje e mbrothet.

Luftes Antikomuniste Nacional Clirimtare ia ka vu vulen poplli tek Epopa e Pashallareve te Kuq:

Kohet e fundit zgjati dhe floket,

ky vampir qe hante shoket.

 

Kot kshu per muhabet (se bashke nuk eshte se e kemi te domosdoshme "te sqarohemi" per gjera te tilla) po hudhi nje sy listave te te perndjekurve dhe te perndjekesve. Gjysmen i ke ne te dyja listat (dhe nuk eshte cudi, se me antikomunistet u qeruan hesapet shpejt, pastaj u moren me armikun e mbrendshem).

Hidhi nje sy listes se politikes aktuale dhe i ke krah per krah persekutore e te persekutuar.

Hajde ndaji te kam rixha.

Si heqja e pelerines me gjakun e Kironit, kjo ndarja persekutore vs persekutues.

 

Meqe dosjet  e sistemit kriminel  nuk u hapen, me behet qejfi qe ne ppu te pakten nuk mungon vemendja ndaj kesaj teme. Thumbs up  keep commenting !

me ter men?

Dosjet duhet te ishin hap me kohe. Edhe te gjithe ata qe kishin qene te perfshire me sitemin komunist apo ata qe terthorazi i kishin sherbyer komunizmit te denoheshin me burg dhe me kryesoret me denim me vdekje, si psh ramizi apo nexhmija. Sjom dakord me ata qe thone qe do hynim ne vllavrasje e kasaphane. Po me po me vrasje.  Po su turbullu deri ne fund nuk kthjellohet. Pas ketij procesi katarsisi do lindte nje moral i ri ku te mires i thonet e mire dhe te keqes e keqe.. Fakti qe su bo trego paaftesine e shoqerise sone per tu marre me vetveten ne rrethana morale. Kurse keto diskutimet ketu jo po keshtu e jo po ashtu jan pordh me rigon. Kur su bo atere sdo behet as sot as kurre.  Ktu tirren fjale kot nga rob per te qetesuar ndergjegjen personale. Se kemi arrit akoma stadin per tu qasur moralisht me vetveten si shoqeri dhe shprehim kot dufin personal per deshtimin tone kolektiv. Ja aty eshte nexhi si kokrra molles dhe tall trapin perdit me te gjithe me barcaleta e qyfyre. Aty jane dhe prokuroret e komunizmit. 

Pas ketij procesi katarsisi do lindte nje moral i ri ku te mires i thonet e mire dhe te keqes e keqe

Po ky është thelbi i gjithë problemit. Kur të arrijmë t'i japim dënimin e merituar së keqes dhe ta shkulim me rrënjë nga vetja, atëhere do kemi një shoqëri të shendetshme, një shoqëri qê do mundi të fillojë të eci përpara. Deri atëhere do jemi duke i rënë tastierës për orkestër dhe violinë. 

Ve bast se keto listat e eleminimit nuk u bene dot se ti s'dije shkrim ne ate kohe. smiley

U be shume mire qe u menjanua hakmarrja me te njejten monedhe. Perndryshe c'u pa qe iku diktatura. Pune e madhe ja po zihemi ca me njeri tjetrin. Vellezerit e motrat edhe zihen, ka raste qe edhe nuk flasin, por asnjehere nuk duhet te vrasin njeri tjetrin. Morali nuk ka nevoje per gjak, por per ca kurajo me shume, qe heret a vone do te vije.

 

Ku është morali pra? Më duket se i ka humbur boja me kohë e me vakt. 

 

Ja keto qe po thua ti e te tjere jane morali. Enlightenment behet pjese pjese. Ai eshte i fuqishem, por ka rruge te mistershme, do bashkpunetore, ashtu i do qejfi.  smiley

770 komente iluminati. Na duhet të marrim më këmbë udhën e mëndafshtë që të arrijmë në konkluzione të shëndetshme e të mira për të gjithë ne. Pse jo, me ndihmë nga lart, e me vullnet/dëshirë nga poshtë. 

7 eshte numer i mire, fati.  Dhe ai numer i madh eshte shenje mire nga poshte, per Ate lart. smiley

Ca thu mer tirona? Po su mbajt pergjegjsi edhe pas 1000 vjetesh njesoj do zihen shqiptaret mes vetes dhe ne fund do thone ...he me se vllezer e mora jemi te ter vari c..... Ka rendesi qe su vrame. Jo mor daje jo ka i busull morale kombi, dhe e keqja eshte njesi e matshme jo relative. Po vazhdum keshtu pirdhi ne te, do na iki jeta duke ju shmangur te vertetes dhe do do mjekojme plagen me shurup kaucuku, pa e hequr asiher qelbin. 

Mire. Ti vazhdo stervitu me rrevole uji, derisa te therrasim per skuadren e pushkatimit. smiley

Peace cuno, don't make war go for the other one.smiley 

Per te thyer monotonine dhe hapur Trute e Vrare te ketyre Fundrrinave me mbetje te Ores ne 44 po rrefej nje ndodhi te jetuar .Te jeni te bindur njemije perqind ne vertetsine e ndodhise , sepse nuk behet fjale per Politike

Xha Shefqeti Im ( rahmet paste ) djale bukurosh , me trup lastar , i forte sa s'ka , me pake fjale me balluke si djale Fshati zbriti ne Tirane per Shegert .E pa e zonja e ...dhe ja rekomandoi te Shoqit si punetor Shtepie dhe ROJE gjith ate Djale lastar  ." Do na krenoje nje tip i tille para jerarkeve te Facizmes dhe te Vendit "

Ashtu ndodhi dhe pas disa koheve , kete djale moshe 18 vjecar e pelqyen te gjithe Zonjat si Zgjedhjet me te spikatura te bera ndonjehere , nga perfaqesuesit e Viktore Emanuelit te perfaqesuar ne Shqiperi . Fitonte dhe dergonte ne fshat dhe nuk e mbante keq Familjen . Dhe perseri pas pak KOHEVE e zonja e shtepise , e dale nga Banja , me robdeshamber paksa te hapur e ftoi per ti bere nje " prerje thonjsh " te kembeve  smiley

Robdeshambrin e hapi "pa dashje " dhe hapi dhe kembet .

Oh mio caro Shefqet , me ferkoni pak me siper sepse ndiej pak dhembje ne Kofshe "

Xha Shefqetit i ngrine duart , la gersheren , u ngrit , u skuq dhe rrembimthi shtyu stolin e vogel duke mermeritur .."bushter "

Nga ajo kohe ka mbetur dhe shprehja  ...." ma Che cosa Shefchet " smiley

Zana e kupton se e di mire Italishten Ka edhe te mbetur nga mbarsja me fashiste te vendesve por  dhe te  pjelle nga Kurva Italiane ne Shqiperi qe njohin kete Gjuhe . Flas per ate Kohe ! Po xha Shefqetit Ju vrane gjashte vete nga Bombardimii "derrave " nga Italianet ...me duket pa gjyq . Dhe punoi e vdiq pa hakmarrje , biles as kur kishte ne dorezim , dhjete rober lufte Italiane !

Po pres i dritheruar si langua qe te arrihet kampioni boteror i Peshkut me 1000 komente, pa te tjerat ne te semes vafshin.

He more fashist, che c... vuoi? smiley

E di ti c'mund t'i ndodhe peshkut kur te arrrije kete rekord. Ndonje qamet si ato parashikimet e 2012.

ja po e shtoj une o heretik

rrofte diktatura e proletariatit,rrofte lufta e klasave qe e çon shoqerine para-mrapa.poshte armiqte e popullit qe e merituan burgimin dhe vrasjen,dava langaraqesh, çou Enver nga varri se per ty na mori mallismileysmiley

çfar vendosi keshilli i dijetareve te ppu?

besoj se kan ren dakort per i dor muhabet ku muhabeti fillon (si dikur) me enverin, vazhdon pastaj ne galaktika shkerdhatash,pasohet me ndonnje film te sukseshem qe perngjan me rilindjen e ps, ndonje komenet te perveluar per maloket qe na pushtun tironen dhe ne fundin vazhdohet me (konkluzioni) ju shqiptaret jeni popull skllav,(se keshtu ka then edhe isaku) permbyllja behet njezeri ,; oh sa me ecur mua kurbeti ketu, god bllllllessss amerika mer jahu

Per ankthin e madh brenda bllokut ka shkruajtur Lubonja nje pjese shume te mire, e kam pasur vetem te printuar ne leter dhe nuk e gjej dot. Jo se ka ndonje vlere kapitale, pervecse qe eshte shkruar mire, por ndoshta na ndihmon te kuptojme edhe qe konkurrenca mes tyre, lufta per mbijetese brenda per brenda kopese se ujqerve, e ka egersuar edhe dhunen mbi popullin jashte bllokut.

Per Teme Sejkon ju kam treguar qe i arrestuan edhe djalin e madh, e vrane ne burg, pastaj edhe te voglin, e hoqen nga shkolla e derguan ne prodhim, pastaj e arrestuan, e nena e tij u hodh nga ballkoni se priste qe t'ia vrisnin edhe birin e fundit. Megjithate ai eshte gjalle, kur doli nga burgu shkollen e mbaroi, u martua dhe ka dy femije, emigrant. Nuk i gjen dot eshtrat e te atit, a te te vellait, a te te dyve, nuk me kujtohet mire, vazhdon i kerkon.

Po Kuteli, i ziu Kutel, qe i mbytur ne mjerim na ka dhene ato tregime e ato perkthime aq te bukura?

Po edhe kete ua kam treguar, Vexhi Buharane qe priste bileta berberi.

Tregojne per njerin qe punonte ne komitet qendror. Shkalloi fare, u semur keq dmth, ngaqe i dukej se do fliste kunder rregjimit atje.

Edhe nje gje me ben pershtypje, po e mendoja dje, cifti Hoxha-Shehu. Duhet te kete qene forca e marredhenies se tyre qe e ka perforcuar traun e diktatures ne Shqiperi, nje cift solid, qe nuk mund te vecojme pa u trishtuar njefaresoj se u shperbe nga seniliteti i njerit dhe kolapsi i sistemit.

Bilo Bregu dhe Nuri Cakerri! smiley

bo cer emrash! 

Vetem delikatese nuk pret nga kto. 

Si me i pat zgjedh vete Mehmeti nga Corrushi e poshte. 

Edhe une qe vdes per nje cike Zone te Pare, me zuri nje si  mardhje kur i pashe keto emra.  

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).