Po flitet e perfliten individe me rol te madh, me pak rol, bile dhe me role negative, per arritjen e pavarsise se vendit.

Mire behet qe flitet per ata me rol te madhe ne arritjen e fitores me te madhe ne historine e ketij populli. Veprohet shume keq kur historia dhe te vertetat e saj shtremberohen ne funksion te synimeve te qarta politike te dites, duke vleresuar figura qe historia i njeh me qendrime negative e deri tradhetare, ndaj interesave te vendit.

Por nuk po flitet hiç fare per rolin, per meriten e madhe qe ka vete populli ne tere kete histori te shkruar me gjak e sakrifica. Po promovohen dhe bile sajohen histori individesh ne nje raport te zhdrejte me ate te vete popullit, sikur ne kete vend gjitheçka u arrit nga 20, 30 apo 50 individe ndersa ka qene populli, lidhjet e shumeta, kuvendet perbashkuese te krejt krahinave nga jugu ne veri, me pjesmarrjen e tere masave ato qe ja arriten dites se lirise dhe pavarsise. Me cilin sy i shikon poltika e dites dhe qeverrisja e sotme mbeshtetjet popullore per Lidhjen e Prizrenit, per Kuvendin e Malsise, ate te Laberise, te Çermenikes, Korçes, Skraparit, te  Dibreas e Kosoves e gjer tek ajo dite kur i tere populli i Vlorres dhe rrethinave mbushi rruget duke ndenjur nate e dite jashte duke mbeshtetur Qeverrine e Ismail Beut?

Ku eshte vleresimi per popullin?    

21 Komente

je ti aty ? Jam une atje ?

Ja ktu eshte poplli smiley

Vallahi Grave ke te drejte. Duhet ti behet nje lapidar popullit shqiptar. Ketij populli qe u rropat per te ndertuar ate pak vend. Te njejteve shqiptar qe shkojne si sheleg pas kasapit dhe qe s'ngrene koken per te drejten e tyre.

Te drejte ke Grave, ky 100 vjetor i takon me shume se cdo gje popullit dhe shume me pak fakeqesive qe ka pasur me liderat e tij.

Po e kemi Dora ate Monument dhe Quhet : Nene Shqiperi. tek varrezat e deshmoreve.smiley E marrim dhe e vendosim ne qender te tiranes se si duken bathet nuk kemi me skulptore.(kuptohet pasi ti heqim yllin komunist nga dora.smiley

Ka, por jo i gjithe populli. smiley

 

Historia e Shqiperise eshte historia e popullit shqiptar.Kaq mjafton per te vleresuar rolin e tij ne cdo ngjarje historike.

Populli ishte aty smiley por reporteret, gazetaret, historianet, fokusohen me fytyr nga tribuna dhe kurrizi eshte nga populli smiley 

nuk arrij te kuptoj ne shume tema ku vertet jane te vlefshme dhe vleresojne nje kontribut , te cilido qofte , aq me keq ketu , te popullit shqiptar

ne behemi sarcastic

nuk e di nese eshte fryma e PPU-se ku njeri bie ne lume e te tjeret turren pas

apo eshte dhimbja qe preferon me mire sarkazmen prej lodhjes

Popullit shqiptar , cdo individi te ndershem une do t'i quaja heronj-heroina

Korrupsionistet dhe hajdutet do tja lija ne dore hakut qe lahet  !!!

bile nuk do t'i quaja as bij kurvash se do me akuzonin se po kundershtoj veten ne ate qe thashe me lart .

Gjergj Fishta
 
28 Nanduer 1913

Oj Zanë, t'këndojm... t'vajtojm, deshta me thanë;
Pse sot ditë kangët s'asht për mue e tye.
Po ç'gzim kjo ditë ne mundet me na dhanë,
Kur, qe; mbas nji motmoti q'iu pëlqye
Europës shqiptarin zot n'shpi t'vet me lanë
E kujt pose Hyut, n'këtë jetë mos me i shërbye,
Shqiptari i ndam' prap me vedvedi gjindet
E shk'asht ma zi, prej vedit edhe s'bindet
...
............................................................................
Flamuri kombtar nuk ka ç'ka ban nder ne,
Po kje se dashtni nuk kem' për Atdhe!
E, drue dashtni për Atdhe nuk ka shqiptari;
Me gjasë, s'çan krye shqiptari për komb t'vet,
As për at gjuhë të ambël qi i la i Pari,
As pse Shqipnia n'vedi u ba sot shtet;
Pse e shoh se veç atje ku xhixhllon ari
Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget,
Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
Drue Adheu ndër ne po shitet për një zallotë...
A thue mos fola keq?... Po lypi t'falun,

Përse ktu vetë me fue nuk due kërkëndin,
E pse asht mirë fjalën n'zemër t'fryt m'e ndalue,
Por ai, qi të liruem me e pasë s'don vendin,
A prej së tjerëve s'don me ia lshue rendin
A thue ai s'asht Judë? Po, kambë e krye Iskariota!,
E pra kso nipash ka edhe shum Kastriota...
E po për ata qi detyrë e nder harrue,
Qi marrë e turp kaherë flakërues mbas shpinet,
M'visar t'Atdheut me t'huej shkojn tue tregue
Kush ndyet mbas Frankut rrejtë, kush mbas stërlinet
Kush pse dinari tepër i ash lakmue.
E Atdheun' prej t'huejsh me e qitun duen bashtinët,
Thue edhe për ta ndokuj do t'i vijë çuda,
Kur them se nuk janë tjetër veçse Juda?...
Po, Juda janë e gjinde janë tradhtarë.
Mori
M'kamë kryekungujt prej si u vunë,
Duel padija n'krye të vendit;
Njerzt e kënuen u poshtnune,
Metën t'urtit jashtë kuvendit.
Duel me faqe t'bardhë trathtari,
Shpirt e fis qi ka kuletën;
U ndëshkue pa dhimë Shqyptari,
Qi për fis nep gjan e jetën.
Shqynis zani atbotë i humi
,
T'huejt mi qafë i a vunë themrën,
E e mloj skami, terri e gjumi,
Djelmt e vet i a lnurën zemrën.
E Shqyptarët jo veç s'e nisen
Për kto punë përjashta Momin.
Por ma fort, medje, e konisen.
Msue gjithmonë me ndërue llomin...
E njikshtu, qitash, njaj i cilli
S'e la mrendë e detit vala,
S'e la ferri, toka e qilli,
N' Shqypni majet porsi njala.

Alba2265, shume here,  Ju, meritoni.... nje mije  te puthura..te mendjes dhe te  dores ....!

Falemnders grava shyqyr qe me doli njehere emri ne tabele te nderit smileyThone qe pas luftes se vlores kryengritesve u dhane nga nje qylaf si shperblim e i nisen ne shtepi.

Jo.."thone", por me rastin e 15 vjetorit  te pavarsise,Naltmadhnia  e tij u  dergoi "dhurate"nga nje qylaf me "antene", luftetareve  labe te 1920, qe hodhen hordhite italiane ne det.Kurse per vehte mori si  dhurate, prej parlamentit,....  vilen ne Durres.

Shume cmokthinjote e laber  te tjere nden shembullin e tyre  e ngulen neper hunje dhuraten e zogjit....

Dhurata qe te dhashe,  une nuk ngulet.Si  gjithe gjerat e shpirtit,... qe mbijne.....

Drue Adheu ndër ne po shitet për një zallotë...
A thue mos fola keq?... Po lypi t'falun,

28 Nanduer 1913.

 

Edhe kjo semundje vazhdon , 12 Nentor , 2012

edhe spo lypi t'falun - po lypi ndergjegjsim

O Grave, populli, po popull eshte, po nuk pati prijes, vate, eshte njesoj si kosherja e bletes, po iku mema, roiti dhe kosherja, ndryshe nga populli qe nuk roit, po ul koken dhe nenshtrohet. historine e kombeve e kane bere prijsit dhe lideret, populli vetem u shkon nga pas, nese perkon me deshirat e veta....

 alidemsi -nuk e ke te  skate idene.Po te  qe si thoni Ju, populli do ti kishte shkuar  pas "ajkes", "prijesave", "krereve, "baballareve te kombit", ne Luften Antifashiste Nacional Çlirimtare.Ndersa ndodhi e kunderta.U bashkua , bashkoi forcat dhe doqi .."leckamanet".Nuk i ndoqi prijesat as kur i bene thirrjen: "Dum Baben"...

Jo ore jo! Popullit i takon merita e pamvarsise.Dhe prijesat duhet  ti bien ne gjunje, ti  perulen me veneracion ketij populli kaqe durimmadh,  e zemer bahçe.Po te isha skulptor do te beja nje  zemer  te madhe,  sa gjysma e Dajtit dhe do shkraja vetem kaqe ne fundin e skulptures..

                    Zemra e  popullit  Shqiptar!

   Ne bazament do te  shperndaja, pa ndonje rregull,  disa kokrra te zeza..si te  leshuara prej  ndonje dhije ne kalim...

Zemrat e politikaneve.....

sali berisha ze ne goje zogun nga mengjesi deri ne darke.. por sa ka kontribuar pandeli evangjeli per shqiperine nuk kane bere 1000 zogiste te mbledhur bashke... zogu ishte njesoj si sali berisha sot.. kjo eshte historia !

+100

thnx

Pandeli vangjeli ishte kryetar i parlamentit( si kemi jozin sot) qe shpalli Zogun mbret.

Nje mexhlis te madh na celi

pandeli jano vangjeli

me sulltan llokum na veli

si kofini pas te vjeli .

Noli smiley

është prifti popull ?

TM em&bel

Ala' ktu je?

qmi bone kunatit motra...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).