Kam nje karte SIM te Eagle por eshte nga ato normalet. Me duhet nje e vogel, micro-sim. Dini gje nese Eagle ne Shqiperi e ofron? Po operatoret e tjere?

Flm paraprakisht!

31 Komente

me sa di une, asnje nuk e ka... e kam parasysh per cfare po flet

eh hallet e ajpadit smiley

gjej nai adaptor lale, ose preje me gershone, ska ktu microsim me sa di une

Po nuk e pret dot?

Fute mendjen në punë, fute! smiley

Hera e parë që e dëgjoj apo lexoj mbi këto mikro e makro. Unë gjithnjë u kam thënë "karta". Futi kartën, nxirri kartën. smiley

shko te i servis celularesh.Kane pajisjen qe e pret ne sekonde

...aparate per te prere karta nuk i kane te gjithe dyqanet, vetem ne disa pika (andej nga bllokt psh) ...por mund ti fusesh edhe gersheret vete...
 

E di variantin e te preres se edhe kete ketu e kam prere. Problemi me kete te Eagle eshte se e ka chip-in shume te madh dhe kam frike se po e preva, do te pres edhe chip-in pastaj...

Chip shume i madh?? Ne rastin tim, skeda (e huaj) ishte pak e zhvendosur, jo ne mes te pjeses plastike qe mund te pritet.

"S'ka gje, - me tha nje nga keta te serviseve mua, - se chip-i nuk perdoret i gjithi, me 2-3 ndarjet e mesit njihet nga telefoni...". Dhe ne fakt punoi sic duhej. smiley

E sheh ate figuren e kriskullit me lart? Chip-i i Eagle eshte fiks sa konturet e micro sim-it, duke konsideruar edhe pjesen plastike (ne mos pak me i madh). E krahasova edhe me nje karte italiane qe kam (TIM) dhe eshte vertet me i madh.

Epo ti paske bredhur botën! 

Itali, Kanada, Shqipëri.

Dhe ankohesh për leka.(?) smiley

-----

Më dolai nga vendi tasti i sh*ronjës k, e madhe dhe e vogël bash*ë. smiley

Si vihen në vend tastet? smiley

Shqiptaret jane qytetare te botes kriskull smiley

PS. Keshtu eshte kur flet keq...te dalin tastet vendit smiley

PPS. Po ate k-ne aty si e shkruar? smiley

 

Po, u dëmtua në atë moment, mbase ngaqë e kisha mbyllur keq komp para nja një ore, nxitimthi.

Gjithsesi, e ndreqa për 30 min. Lexova 15 min nja dy shkrime, këtu dhe këtu, dhe pastaj 15 min të tjera duke mallkuar gishtat e trashë, prej mashkulli! smiley

ngjiti me peshtyme.  smiley

sa halle kan robt, halli-hallit nuk i ngjan

halli-hallit nuk i ngjan !

Pse nuk eshte hall te detyrohesh te gjesh telefon tjeter vetem per ta perdorur ne Shqiperi? Per mua eshte se nuk na bien leket nga qielli smiley

shaka me shoku, shaka. Coku mundohemi dhe ne me bo najher shaka po na del prej hundesh

Ore, po vërtet prihet? Se unë ia futa kot, seriozisht. Shiko ça qyli! smiley

S'po te marr vesh, sa te na pyesesh neve " kompeteteve te midhjes dhe peshkut" , pse nuk i dergon nje email kompanise ne fjale:

Autostrada Tirane – Durres, Km 7,  Kashar;
Tiranë, Shqipëri
Tel: 00 355 4 22 90 100
Fax: 00 355 4 22 90 190
www.eaglemobile.al
info@eaglemobile.al

Dora, ne fakt e kisha per kompetentet e midhjes dhe te Peshkut ne Shqiperi smiley

Tashi, une s'jam eksperte e midhjes dhe e peshkut, smiley po me duket se kane chip te vogel, sidomos nese perdoret dhe per Internetin, e mbaj mend nga nje shoqja ime qe punonte tek Eagle.

Falemnderit kalamaja! Them se do ta pres...te veje ku te veje smiley

Mos harro fustanin! E kemi traditë! smileysmiley

Po u bere pishman interesohu se jane ca gra ne Tirane qe ta qepin prap dhe per nje jave te duket si e paprekur. Mbase te bejne pune dhe per karten.

Ndonje pergjigje konkrete per pyetjen ke? Keto fantazite mashkullore s'me bejne pune. Falemnderit per mirekuptimin.

Futja exacto lali.

o rebus...kshu o kur jeto me arushen. harxhon meleona per te shku ne qytet...dhe masnej s'ke leka as per nai byrek me gjiz. 

Nese ke ndonje pergjigje per pyetjen jepe. Filozofirat mi kurse se as te njoh e as me njeh. Hajt me te mira!

Rebus. Vodafone ka Nano Sim. Micro Sim behet fare kollaj tek cdo dyqan eagle, vodafone etj

Falemnderit!

Asgje. Vodafone shet micro dhe nano sim te gatshem meqe tani ka hyre dhe iphone 5. Po ashtu edhe eagle shet micro sim te gatshem. Gjithsesi nese do qe te perdoresh karten qe ke, mund ta presin fare kollaj ata tek dyqani i eagle. Per mikro sim ska qene ndonjehere problem. Problem ka qene me nano sim sepse kur i prisje qellonte qe prishej qarku meqe jane shume te vogla, keshtuqe vodafone i ka nxjerre kartat e gatshme nano sim.

Shume informacion i qarte Antiseptic. Te falenderoj edhe nje here!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).