Ngjitëset me logot e Pavarësisë po mbulojnë targat e makinave me xhama të errët.

Pa dashur të prish atmosferën e festës, doja të vija në dukje me shqetësim këtë fenomenin idiot (apo kriminal) të mbulimit të targave me ngjitëse. Kam qëlluar katër apo  pesë makina që kanë marrë pavarësinë nga targat këto ditë festive, dhe në çdo rast makinat duken si automjete killerash, me perde apo xhama të errët. Këto mjete qarkullojnë lirshëm nëpër Tiranë, të paidentifikueshme dhe të frikshme.

18 Komente

Ho me mos ja fut kot, edhe Ismai(l)i pa targe e kishte karrocen tek filmi, Pra hasell-hasell ky shtet keshtu ka filluar qe heret smiley Kjo me kujton edhe ate tjetren: Peshku qelbet nga koka!

Dhe tek e fundit, hajt se dhe dy dite jane, beni si beni dhe nuk do kete me retorike patriotike e as motiv per fshehje targash.

Jane te Shtetit vete Blendo , pa merak ,eshte ngrit shteti ne kome mer burre mos ki fryke.

Meqe jane te shtetit, u dashka qe te thyejne ligjin me nje fjale. Hajde llogjike ajde, i dashur. Me rregullore, nje makine kur hecen/udheton ne rruge, duhet ta kete targen, te shikueshme nga polici, dhe çdo mbulim i saj me dashje ose pa dashje (te eshte bere me balte) denohet me gjobe. Ligji mund te mos na pelqeje, por ja qe jemi te detyruar ta zbatojme. 

Pjero, mos u mundo kot ti shpjegosh Bradit teorine e shtetit funksional. Ti e di qe Bradi per teori.... 

100 vjet pavaresi nga rregullat e shtetit... 7 dite pavaresi nga rregullat e qarkullimit smiley

Sa me pelqen jeta ne Tirane smiley

qenka si foto diciture.. makina me targa te mbuluara eshte OK.... shkon me festimet dhe atmosferen e ketyre diteve.. po rrjeti i kabllave siper, midis pallateve, eshte nam fare..smiley

si quhej ajo loja me spango?

e ke fjalen per kete loje besoj?    nuk mbaj mend te kete patur nje emer specifik..  do bejme  ''figura me spango'', sikur thoshim..

ka zera qe spiderman eshte shqiptarsmiley

Me ate Benz te vjeter veshtire se jane killers, ndaj mire thote Brad, mos u shqeteso, jane thjesht kriminele ordinere.

pse ordinere akoma quhen kriminelet kur jan ne pushtet smiley

Ujku mjegull do

Dergojini nje leter policise rrugore.

smiley

kush ishte ai qe i beri flamujt kuqezi te targave , blu??

kush te kete qene valle!

a i ka shku njeriu mendja se mund te mos jene pronaret e makinave ata qe i ngjisin kto ne targat e tyre?

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).