Punonjësi i ri i ambasadës, i veshur si “Xhaxha Semi” (Uncle Sam), në të vërtet është shumë i qeshur për të ngjarë me figurën serioze që thërriste nga posterat e propagandës: “Të dua ty, në ushtrinë e SHBA”. Sidoqoftë, ai ishte përfaqësuesi i denjë i njërit prej imazheve mitike amerikane, dje në rrugën “Murat Toptani”, ku ambasada e SHBA organizoi panairin festiv të kujtimit të 20-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. “Xhaxha Sem”, ishte së bashku me “Statujën e Lirisë” dhe lepurin “Bugs Bunny”, tre personazhet më interesante në ato pak metra rrugë ku ndodhen çadrat e panairit që kremton rivendosjen e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.
Panairi u hap me himnet e dy vendeve, muzikë dhe parakalim nga banda muzikore, një fjalë falenderimi nga ambasadori Aleksandër Arvizu dhe kreu i bashkisë, Lulzim Basha, ndërsa u mbajt gjallë nganjë mori qytetarësh të Tiranës që u dyndën në rrugë, për të ndjekur aktivitet e zhvilluara aty apo edhe shijuar ushqimet e panairit. “Është një festë për të thënë faleminderit”, tha për “Mapo”-n ambasadori Arvizu, “i sulmuar” gjatë gjithë kohës nga qytetarë që kërkonin të bënin një foto me të. Panairi  Rruga “Murat Toptani” është  plot me fëmijët që vizatohen me yje dhe vija (Stars and Stripes, shenja të flamurit amerikan) në faqe, me të moshuarit që masin tensionin dhe të rinj apo familjarë që presin në radhë për një foto me ambasadorin dhe “Semin”. Ndër të gjithë këta, “Sem” ishte ai që kishte më shumë punë, ndoshta edhe pak më shumë se ambasadori Aleksandër Arvizu, ndërsa të gjithë që e pikasnin kërkonin një foto me të. “Është bukur që do të jem imazhi i ‘Xhaxha Semit’ për shqiptarët”, - na thotë ai duke qeshur, ndërsa pak sekonda më tutje fëmijët presin të bëjnë fotografi me të dhe ai është mjaft i gëzuar t’i marrë në krahë. Ndërkohë, ata që kanë interesin më të madh, aq sa nuk gjejnë dot kohë për të biseduar, janë një grup prej piktorësh që vizatojnë sipas dëshirës fytyrat apo duart e pjesëmarrësvenë panair; o me flamurin shqiptar, o me atë amerikan, o me të dy bashkë. Pak më tutje luhet muzikë nga banda të televizioneve shqiptare. Në stenda të tjera ofrohet birrë vendi, ndërsa ka ëmbëlsira, pica dhe një sërë simbolesh që mund t’i marrësh si suvenirë. Ambasadori Arvizu dukej mjaft i kënaqur me atë që ndodhte ndërkohë. “Nuk e dinim çfarë të prisnim prej kësaj feste... ajo që donim ishte të organizonim një festë në shenjë falenderimi për njerëzit”, -tha ai, ndërsa u shpreh i kënaqur që panairi ishte plot me njerëz nga të gjitha moshat, fëmijë, të moshuar dhe plot të rinj që dëgjonin muzikë të ulur në bordurat e rrugës. Mjaft prej njerëzve aty ishin enkas për të shprehur një falenderim nga ana e tyre. Këtu, duke parë familje që presin në radhë të bëjnë një foto me ambasadorin, kupton që je në vendin më pro-amerikan në botë. E ndoshta kjo nuk është diçka e vetëm 20 viteve të fundit, edhe pse këto i kanë vënë vulën më të rëndësishme miqësisë mes shqiptarëve dhe Amerikës.  Një copëz histori  Kujtimi i 20-vjetorit, edhe pse diçka mjaft e gëzueshme, është shumë pak në marrëdhëniet mes dy vendeve. Në fakt, kontaktet e para diplomatike, nëse mund të quhen të tilla, “u vendosën” më 1914, kur, sipas Nju Jork Times, Xhorxh Fred Uilliams, ambasador i SHBA në Greqi, mori nga qeveria amerikane kërkesën për të hetuar se çfarë po ndodhte me Shqipërinë dhe shqiptarët. Uilliams shkroi një raport që e bën atë amerikanin e parë filo-shqiptar. Ai mori në mbrojtje shqiptarët, duke shkruar një sërë artikujsh që denonconin atë që po i ndodhte shtetit të sapo krijuar. Mbajti një qëndrim, atë kohë të papranueshëm edhe për Departamentin e Shtetit, që sulmonte fuqitë e mëdha europiane për atë që po ndodhte në Shqipëri. Më vonë, ai u tërhoq si ambasador pikërisht për shkak të këtyre deklaratave. Sidoqoftë, mbetet i pari përfaqësues diplomatik i SHBA-ve që vizitoi kryeqytetin e Shqipërisë, atëherë Durrësi. Pak prej pjesëmarrësve e dinë këtë. Pjesa më e madhe e tyre janë të interesuar për të shkuarën e afërt. Ata njohin ish-presidentët Klinton, Bush dhe presidentin Barak Obama, dhe atë që këta kanë bërë për shqiptarët. Një histori që kryesisht mbështetet në pavarësinë e Kosovës dhe përkrahjen pa kushte të demokracisë shqiptare. Fotot me fotografitë prej kartoni të tre presidentëve ishin gjithashtu në modë mes atyre që vizitonin rrugën. Sërish panair Këtu muzika nuk pushon për asnjë moment, pasi gjithmonë ka një grup që këndon apo të rinj e fëmijë që provojnë karaoken, mund të kesh shansin edhe të jesh pjesë e disa gjërave vërtet të rralla për shqiptarët. Kështu është të provosh kuzhinën e gatshme të ushtrisë amerikane. Atë e prezanton një Ranger (këmbësor) dhe një ushtar i flotës. Pakot plastike të izoluara fort hapen dhe brenda tyre gjithmonë ka një “qese për ngrohje pa flakë”, me përbërje magnezi, kripe dhe hekuri që në reaksion me ujin arrin të ngrohë në 10 minuta një biftek të izoluar në një qeskë tjetër. Për 20 minuta, dy ushtarët përgatitën ushqim për mjaft prej kureshtarëve që u ndalën aty. Ne provuam ëmbëlsirën, një kek sipas standardeve duhet thënë, ndërsa të tjerë shkuan më tej dhe morën lazanja apo supë me fruta deti. Në sfond, një bandë xhazi e Forcave Ajrore të ushtrisë amerikane “Wings of Dixie, luante melodi të njohura për ndjekësit që i shoqëronin me kërcim dhe ndonjëherë edhe me vargje te muzikës. Shqiptarë anglisht-folës ndërkohë afrohen sa nga njëra stendë në tjetrën, shkëmbejnë dy pare muhabet me njerëzit që ndodhen aty, japin e marrin buzëqeshje, kërkojnë një foto me “Xhaxha Semin” apo “Statujën e Lirisë” dhe vazhdojnë përtej dy “pikave të kontrollit”, të vëna në hyrje dhe në fund tërrugës. Ndoshta të vetmet fragmente “armiqësore” të panairit, që dashje pa dashje na kujtojnë gurgulenë në shtyp mbi “celulën antiamerikane”. Kur e pyesim me shaka ambasadorin, nëse kishte këtu nga ata të celulës antiamerikane që ai denoncoi në një intervistë televizive, ai fillon të buzëqeshë: “Nuk besoj se ka këtu ose, nëse kanë ardhur, duhet të jenë duke bërë qejf”, - na thotë.   Historia e “armiqësisë” dhe përtejSidoqoftë, dy vendet kanë kaluar një periudhëtë gjatë armiqësie në 50 vitet që Shqipëria u sundua nga komunizmi. Ftohja qe e madhe. SHBA nuk e njohu Shqipërinë si shtet për një periudhë kohe, ndërsa Shqipëria e kujtonte Amerikën vetëm në parullat kundër imperializmit. Ambasada e SHBA-ve në Tiranë u rihap më 15 mars 1991, duke shënuar plot 52 vite mungesë, që prej largimit të ambasadorit të fundit disa muaj pas pushtimit të vendit tonë nga fashistët. Por përpara se të arrinim në 52 vitet e akullta, Shqipëria dhe SHBA kishin një marrëdhënie më shumë sesa miqësore. Në fakt, SHBA-të shpëtuan Shqipërinë më 1920. Si e qysh Uashingtoni mori përsipër të ishte mbrojtësi i madh i shqiptarëve, nuk mund të shkruhet në pak rreshta, por nëse gërmon në arkivat e Nju Jork Times, do të gjesh lehtësisht dy apo tre artikuj që dëshmojnë qëndrimet e presidentit të atëhershëm të SHBA-ve, Udro Uillson, në favor të shqiptarëve. Ai kundërshtoi “Traktatin e Londrës” , në të cilin Britania, Franca e Italia ndanin Shqipërinë mes fqinjëve të saj. Pikërisht më 1920, Shqipëria duket se ka “vendosur” përfaqësuesin e saj të parë në SHBA. Nju Jork Times përmend Kostandin Çekrezin, një anëtar i federatës Vatra, i cili ishte emëruar si  përfaqësues i qeverisë së përkohshme, i cili i dedikon Uillsonit shpëtimin e Shqipërisë: “Shpëtimi i vendit tim, vjen për shkak të veprimeve të qeverisë së Shteteve të Bashkuara”, citohet Çekrezi më 10 mars 1920.

Atëherë sigurisht ishte e pamendueshme që vendet, pasi të kalonin vite të tëra ndarje pa arsye, të mund të festonin miqësinë me një panair me tezga plot me ëmbëlsira në një nga rrugët e Tiranës. Ndoshta gjëra që ndodhin shpesh në miqësitë mes shteteve, edhe pse dje në rrugën “Murat Toptani” ishin njerëzit që “folën” me praninë e tyre dhe festën, për “marrëdhëniet” që ata kishin me SHBA-të. Një histori tjetër kjo, me respekt, nderim dhe mirënjohje. Gjëra që nuk shlyhen lehtë. (Vazhdon)

18 Komente

Xhaxha Semi ose sic njhet nga shqiptaret Daj Sami.

u soll u soll Ladi, aty perballe na kishte por mazallah se na boni neve i resmje. menjen ke ambasadori e kishte dreqi smiley

Po ti, do te tregosh qe je shoqja Ladit? smiley

po t'isha shoqe do ma kish bo i foto

une i nejta para hundes por ai snuk smiley

Ku para hundes?? Me siguri ta kam ndonje foto, po hajt ta gjej kush je smiley 

Daj Semi nqs. na do kaq fort, le te hudhi paret. smiley

sikur Arvizu (qeveria e tij), me kete rast, te kishin hequr vizat per shtetasit shqiptare qe duan te vizitojne SHBA, festa do te ishte akoma me e bukur.

Good point!

Belulo, heqja e vizave me SHBA, nuk na intereson, te pakten nga ana ekonomike, sepse nese do iknin shum te rinj, ata, gjersa te rregulloheshin, nuk do te vinin ne Shqiperi, plus qe edhe kur te rregulloheshin, nuk ishte çudi te merrnin prinderit, siç i kane marre disa sot, qofte per perher e qofte per vizite, gje qe ndikon qe keta emigrante te mos vijne ne Shqiperi per 1-2-3 vjet, gje qe do te thote qe valuta te mos hyje ne Shqiperi. 

Krejt ndryshe qendron puna me Europen, per shkak te afersise, ku ne kemi leverdi ekonomike. 

Sinqerisht ngelem i habitur sesi njerzit qenkan lumturuar per te bere nje resme me xhaxhi arviziun!!!!!!!! a thua e meriton ky bure te na perfaqesoj ate qe quhet Amerike? Une nuk e besoj, po ju?

 

Great PR! Bravo Arivzu! Made me proud of being American. Aksioni "Ocupy Murat Toptani Street," nje sukses!

Aksioni "Ocupy Murat Toptani Street," nje sukses!

smiley

Mgjths Tushja s'qenka kenaq se aty ne mes te turmes s'e ka ndier veten ne pothuajse qender te vemendjes, si ke Peshku, se helbete, aty konkurohet me shale, not fair dmth. smiley

mua me pelqeu smiley sidomos muzika Jazz qe u luajt nga fundi, shfaqja e departamentit militar qe u tregonte shqipove se si pluhuri behej gjelle ne nje qese and so on smiley e mora nje hak te vjtere ne nje stende si dhe po e bona i foto me kartonin e Klintonit smiley plus qe nje mikja ime me tregoi prinderit diku aty rrotull smiley

...shfaqja e departamentit militar qe u tregonte shqipove se si pluhuri behej gjelle ne nje qese ...

Si ishte kjo, me fal? smiley

Shih si bo ky.....sikur nuk ishte aty smiley

Shih si bo ky.....sikur nuk ishte aty smiley

Sa karagjozlliqe qe bohen n'at vend mer zot i modh! smiley

A dhane ndonje vize keta si bicim "goody bag" ne kete panair, apo vetem hot doga?

 

gezuar festen te dashur miq me qendrim te perkohshem ne shtetet e bashkuara te amerikes

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).