Plaku rrinte në kryet e shtratit i mbështjellë me shall. Nuk është se i pëlqente, por nuk donte t’i shihnin qafën e ligur, tërë rrudha.

   Kohët e fundit i rrinte shumë e gjërë lëkura. Sidoqoftë e kish mbajtur mirë gjatë gjithë jetës. Plot shkëlqim të përmbajtur. Të tendosur. Kjo ishte pjesë e qëndrimit të tij ndaj dukjes së gjërave. Sepse nga dukja tek thelbi për të mënçurit, sipas tij, rruga është më e shkurtër nga ç’pandehet.

   Gjaku po i ftohej dhe tek mpiksej dalëngadalë, damarët e ballit po bëheshin gjithnjë e më të dukshëm, ngaherë e më blu.

   Ndërkohë që sëmundja përparonte ai kërkoi që dhoma të lyhej në të kaltër, si e kaltra e qiellit. Ndërroi mbulesën dhe bleu një të re blu, si bluja e muzgut. Gjaku qarkullonte tashmë shumë ngadalë dhe fytyra e tij po kaltërsohej nga dita në ditë. Por më shumë dukej si një përpjekje për të kombinuar ngjyrat. E gjakut që pothuajse kishte ndaluar në damarë, mureve dhe mbulesës. Nuk ishte piktor. Por i pëlqente harmonia.

   Njëherë tek po më gatuante, me një peshk pa jetë në dorë më tha :

   “Eshtë e pabesueshme se sa shumë det ka gëlltitur ky peshk për të mbetur gjallë. Por fatkeqësia e tij është se mbajti nga deti brenda vetes veç ato që i duheshin për të jetuar vetë. Dhe tani gjithë ai det shkoi dëm.”

   Para se të zinte krevatin u end pothuajse një vit rresht. Kur u kthye për herë të parë sytë e tij të mëdhenj, të errët e të thellë m’u dukën plot. Kushedi sa shumë botë kishte përpirë.

   Tani po rrudhej e zvogëlohej përditë. Nuk dëgjohej asgjë, por dukej sikur çdo gjë brenda tij zvogëlohej dhe ngjeshej gjithashtu. Shpesh më kujtohej peshku pa jetë, i ftohtë e i squllët, por plot shkëlqim si copëz pasqyre e thyer, por nuk e di pse nuk m’u dha kurrë ta pyesja plakun:

   “Gjithë kjo botë që ke marrë ti brenda vetes ç’do të bëhet?”

   Ndaj dje sapo u zgjova, zgjodha një këmishë bojëqielli, u  vesha shpejt e shpejt, por me kujdes, dhe trokita në derën e plakut. Askush nuk u përgjigj dhe hyra brenda.

  Por tashmë ishte vonë. Ai nuk ishte më aty.

  Mbi jastëkun e qëndisur gjeta vetëm një smerald të madh, të rëndë. Smeraldi ish i gërryer përbrenda dhe në mes, mu në zemër ishte i mbushur me diçka që edhe sot e kësaj dite nuk e dimë se ç’është.

16 Komente

Version i "Disku" te Borges?

E verteta eshte se nuk e kam lexuar.Me behet qejfi kur gjen Borges tek kjo ketu.

 

E lexova qe ne dreke dhe me pelqeu, por s'po gjeja dot lidhjen me smeraldin. Pse smerald? Dhe me shkoi mendja qe ndoshta ka nje lidhje simbolike, nje element sherues a qetesues sic kane pergjithesisht guret...

Gjeta diçka qe, me gjase, mund te jete thjesht interpretimi qe do te doja t'i jepja une:

Lo smeraldo simbolo della saggezza, amore, prosperità, benessere, spiritualità e della conoscenza segreta. Ha un effetto tranquillizzante sul cuore e sulla mente, reca pace interiore, armonia tra il piano fisico, intellettuale ed emozionale; apporta armonia in tutti i settori della vita. Pietra di guarigione infonde forza vitale e la spinta a guarire. 

Besoj se lidhet me faktin qe smeraldi i paperpunuar ka ngjyren e detit.

Vertet.Edhe bizhute me smeralde te vegjel kur ata jane te shumte dhe afer me njeri-tjetrin krijojne nje aureole te kaltert.OK

Tregim, e e smiley pakez si me nuanca filozofike. 

Puna eshte se vdekja per mua nuk eshte fundi.Eshte nje periudhe,nje stad.Nuk besoj se bashke me trupin tone vdesin dhe behen pluhur te gjitha gjerat qe kemi bere apo jetuar.Sa me shume nga keto leme prapa(ose i bejme pervoje te perbashket)aq me pak kemi vdekur.                                                                                                Shih sa te gjalle kane mbetur per njerezimin disa shkrimtare apo  filozofe,piktore,inxhiniere,mjeke etj etj.Ose akoma me thjesht,gjyshe,xhaxhallare,miq etj etj qe njefaresoj rrojne brenda nesh,bashke me ne dhe qe ne  pa e kuptuar duke i bere ata pjese te tonen do t'i "shperndajme" neper te tjere.

Ndonjehere vec mbetesh me pengun se mbase ca gjera(megjithese shpeshhere t'u ofruan bujarisht) i le te shkojne dem.Nuk u perpoqe ti kuptoje dhe muk i "mbolle" nder te tjere per t'i ruajtur nga harresa.Nuk ishe percues i denje ose i vemendshem.As korrier korrekt.

 

 

                                                                         

Vdekja eshte thjesht nje dere,e sigurt per te gjithe dhe vjen ne nje paketim me jeten.E vetmja gje qe me shqeteson rreth vdekjes jane ato qe (s)kam bere ne kete jete.Ne fakt,te mendosh me shume per vdekjen te ben njeri me te mire.Une e mendoj shpesh smiley (qe te mesohem me idene)

Vlora,sa here e kam menduar kete kur has indute e Athines me turbanin ne koke.Kjo lloj vdekjeje prej lini(apo pambuku?nuk kam pasur kurre guximin te pyes!) eshte kaq formale,por njekohesisht thelbesore.Si duhet te sillet nje njeri qe ka pranuar faktin qe mund te vdese nga momenti ne moment qe vdekja e tij  eshte gjithnje me te,mbi koken e tij,si fole mbi majen e nje peme?

 

E nje peme qe ne rreze te te ciles eshte mbeshtetur nje sopate?

 

Ideja e vdekjes te zbeh urrejtjen,te zbeh dhe lumturine.ul deshiren per konsum,te ben te falesh me shume,te tolerosh me shume ligesine,te jesh me fatalist.Por normal qe jeta eshte kaq e shpejte saqe jo gjithmone ta jep kete luks meditimi.Vdekja ime eshte me e lehta per t`u menduar,une problemin e kam me vdekjen e atyre qe dua.Ajo eshte e veshtire te perballohet,besoj.

ej, po rrap sdo bohemi me..

po normal me,per ate po i mbushim mendjen vedit....kur thone nga ne:te ardhte nga s` pandehsh smiley
qe mos te vije papritur papandyer ...

po në mos ardhtë, do shkojmë.. a do takohemi diku mes udhës.. me nje palë ndërresa të pastra, nja dy paketa dhe naj porosi të vogël si i thonë do ta mbarojm. Qoftë në humor të mirë atë ditë e na mer buzagaz.

Nuk di a e keni vene re, momentin kur shkojme ne nje varrim......!!!!!!!

qe te gjithe dalim prej kendej me nje ndjenje.......eh e ç'eshte njeriu, ja lufton e perpiqet nje jete te tere, dhe ja dy metra dhè merr....heemm...

po me tej??? e fillojme te gjithe nga ku e kishim lene...po njesoj.....harrojme....

Alidemso ,po kur te hipen ndonjehere e qeshmja ne varrim(kuptohet ,ne ato varrime kur se ke te aferm te ndjerin)

Kur qellova ne nje varrim,ishte nje e aferme e familjes se te ndjerres e cila rrinte ne Itali dhe dukej sikur kish ardh nga "turni i trete" ,direkt ne varrim.Burrat qe ishin ne varrim ,e harruan te ndjerren dhe po shikonin shalet e asaj qe i kish qit ne selanet deri ne rreze. e hajde mos te qeshje aty (kuptohet jo me ze)smiley

Te falni qe e nxorra ne vend tjeter temen tuaj.smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).