Po të na shikosh me kujdes

do të vëresh

se unë dhe jeta

jemi dy kocka paralele

në ëndrra shkëlqimtare

por jo gjithmon të pabarabarta.

 

Qeshim dhe këndojmë

qajmë e vuajmë

por as këtu asgjë nuk mbaron.

 

Tri ditët e para,fillojnë

me fytyrë të kuqe

flokë të verdh

sy të bardhë

dhe një tigër lumturisht i bukur

të ngjan.

 

Ditët e tjera janë

violente

të qeta

si thekra në ngastra pa anë.

 

Mos prisni të shihni Mrekullin !

ajo ta gërryen kockën e shpirtit

ta bën ti pastrosh pluhurat

që leckën ta përdorësh prap...

 

Mjerimi dhe Lumturia

janë endacakët e dramës

në Premierën e re

ku Unë dhe Jeta

e shohim nga llozha numër 6

 

Asgjë e re nuk ndodh aty

vecse

disa rreshta me gra

që qajnë të shkujdesura

 

Vetëm unë nuk qaj

vetëm qesh

dhe përball Jeta 

që më përqesh

 

Pas pushimit

në monologun e Kllounit

disa cifte zënë të grinden

të tjerë grinden me puthje

ndërsa Unë dhe Jeta

i shohim të ngazëllyer

sepse i kemi bërë më parë.

 

Udhë Lëneshash paska ky dimri prap'

porta provincash të ndërtuara nga një shkarp

paska dhe Jetën

të famshmen

që në ndonjë cast

të bën tap...

3 Komente

Lënesha më pru në mend fjalën madhështore të shqipeve: "leshqëne".

Si tingullim kjo, ndersa si imazh, fjalën "katënxhika":

bie shiu pika pika,

ku veni moj katënxhika.

 

5 yje

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).