"Neveri! Neveri më vjen nga kjo shoqëri që në vend të bëjë punën e vet, pra të punojë për një shoqëri më të mirë, i plotëson 8 orarëshet duke drejtuar gishtin nga të tjerët."

Le ta nisim ditën e nesërme kështu: Të zgjohemi nga zhurma e komshiut që ndërton ndonjë gjë pa jeje të lejuar, të lahemi me kanoçe ose shishe ose ujë depozite, ose ujë me orar, të marrim rrobat që kemi var te kablli tensionit apo i telefonit, të hekurosemi, të parfumosemi dhe të shkelim mbi qese, kartona, kanoçe, letra, hekur, daulle, dokumenta, pluhur, rrënoja,gropa, dhe, baltë, llucë, arka birre, plastikërira , qelqurina, etj etj. Derisa të kemi mbërritur në punë. Të kemi hapur fejsbukun dhe të kemi shkruar " Një ditë të mbarë të gjithëve" dhe le të nisim menjëherë nga puna. Të lexojmë dallaverin e parë, i cili ka të bëjë me një femër të njohur, të bukur, të talentuar, të pambështetur, që pret të bëhet nënë dhe që nuk e pati të lehtë jetën deri në çastin kur befas humb dhe bashkëshortin dhe, le të nisim diskutimin me koleget: 

E mi se vetë e pati fajin , ç'i duhej asaj të bënte zgjedhjet që bëri në jetë? Nuk e merrte dot me mend ajo se kjo do ndodhte? Ajo ia mori asaj që ia kishte marrë asaj që ia kishte marrë asaj e kshu me rradhë ... le të vazhdojmë të punojmë gjatë gjithë 8 orarëshit. Duke , jo vetëm mos bërë punën që duhet të bëjmë, por edhe të bëjmë punën e kujt s´duhet të bëjmë. GJYKATESIT! Duke mos menduar për asnjë çast që përgojojmë padrejtësisht njerëz të cilët përveçse shohin vetëm punën e tyre, jetojnë edhe një dramë të madhe. Duke ia bërë barrën tjetrës edhe më të rëndë edhe më të vështirë. Duke e fajësuar për jetën e saj. Për atë që i përket vetëm asaj. Duke e shndërruar dallaverin tonë në tragjedi edhe më të madhe se ngjarja që e ka përfshirë atë. Por nuk bëhet fjalë këtu vetëm për dikë. Këtu bëhet fjalë për femrat në kët vend. Sidomos kur ato janë publike dhe trajtohen si kronikë rozë edhe kur mbi to ka ndodhur gjëma. 

Por jo, një dallaver në 8 orarësh nuk mjafton. E si do ti justifikonim ato orë plot lloqe nëse nuk do të ishin fejsbuku e bloge të tjera ku të gjithë i urojmë ditë, javë, muaj e vite të mbara njëri tjetrit duke mbllaçitur plot vrer mbi femra që fatkeqësisht hyjnë në gojët e kujtdo pa vullnetin e tyre. Por thjeshtë sepse të gjithë ua dinë historitë, ngaqë bota nuk ngopen kurrë së foluri edhe gjatë 8 orarëshit të gjumit madje. 

Dallaveri i dytë: Një tjetër femër , 15 vjeç e cila pretendon se është dhunuar seksualisht nga pedagogu i saj 45 vjecar , qysh kur ajo ka qenë 11 vjeç duke rrëfyer se marrëdhëniet e tyre seksuale kanë qenë formë shantazhi që profesori bënte ndaj saj , duke e kërcënuar me përjashtim nga shkolla . Njëkohësisht e akuzuar për shantazh , orgjira dhe kurvërira nga pedagogu i saj . Dhe, meqë ne si GJYKATëS pa portofol, nuk na rrihet pa gjykuar, ndëshkojmë vajzën , nënën , babain dhe familjen e saj dhe lexojmë plot ëndje nëpër revista si hero , shembull e model, pedagogun , lakuriq , me gruan lakuriq dhe me dy fëmijët e tyre lakuriq nën tituj të tipit : Ja se si më futi në kurth 15 vjeçarja që unë kisha vendosur të përjashtoja nga shkolla kur mora vesh se bënte orgjira me filanin e fistekun . Ku flet edhe për libra me orgjira fëmijësh dhe ëndrra pornografike mes nxënësve të tij , të mirëbesuar nga familje të profileve të ndryshme shoqërore. Me bindjen e thellë se fëmijët nga ai do mësojnë të jenë aktorë të mirë, shkrimtarë e këngëtarë . 

Dhe pas kaq vitesh mes fëmijësh, ky pedagog që edhe lakuriq e gjen nëpër kopertina revistash me tituj profesionalë, pas 8 vitesh drejtues i një shkolle arti fëmijësh , publikon një libër pornografik ku gjasme "nuk" flitet për nxënësen e tij 14 vjecare.

Dhe nisim dialogjet me koleget : Jo mi ti po janë prish fare gocat e vogla. Shih ça bëjnë ëëë. I shkon mëndja deri tek orgjirat. Deri tek shantazhet. I shkreti burrë. Ajo, ajo, ajo e ka fajin. Spërdridhen mi kto tvoglat, ska faj ai ... etj etj etj duke harruar se flasim për një FEMIJE!

Neveri! Neveri më vjen nga kjo shoqëri që në vend të bëjë punën e vet, pra të punojë për një shoqëri më të mirë, i plotëson 8 orarëshet duke drejtuar gishtin nga të tjerët. Duke mbajt qëndrime. Duke bërë moral. Duke uruar ditën e mbarë fejsbukut dhe ditën e zezë femrave që presin të bëhen nëna dhe fëmijëve që presin të bëhen gra. Cfarë shoqërie! Sa e neveritshme të rrosh e të vdesësh në këtë shoqëri që çdo 8 orarsh e zhyt edhe më në llum veten e vet!

31 Komente

Qe jemi kafshe ripertypese thashethemesh jemi. Kush i mban mend vitet e komunizmit ku gocat qe dilnin dhe kishin familje liberale pergjoheshin nga mbrapa dritareve nga gocat te cilat nuk i linin as te dilnin shpesh ne ballkon se binin ne sy ... e njejta shoqeri eshte, por tani i ka plasur cipa.

E mire o zhaku. Mjafton te shohesh diskutimin qe u be ketu ne peshk per kete pune. Dhe shumica i kishin flamuret e jashtem.

I here te nodh qe te vritet i dashuri (s'desha me than dashnori) por kur te vritet tre here, fajin ta kete kush te doje,po per vajzn e bukur gjithe talent,kerkujt s'ka pse ti vije keq.

Sa per profesorin po ti moj gru si e gjete qe ia kishte lyp qe 11 vjec...

Pjetro e ka akuzuar vajza profesorin qe jo ja ka lup por ka kryer marredhenie me te duke i bere shantazh.

Po pra po,po menyra se si e thote kjo,profesori asht i degjenerum dhe pervers,kur po na shet dengla se t'mos gjykojme te tjeret..(Per L Bombajn bahet llaf)

Pjtro te marr vesh. Megjithate besoj une problemi nuk eshte me L Bombajn por me qindra L Bombaj anembane, me epidemine e amorales dhe anormales ne shoqerine tone. Vuajtesit kryesore te kesaj krize jane me te dobtit e shoqerise, femrat, femijet, pleqte, te varferit, jetimet, njerezit me aftesi te kufizuara etj.

Leonard Bombaj ? 

ë hë...

Dhe pas kaq vitesh mes fëmijësh, ky pedagog që edhe lakuriq e gjen nëpër kopertina revistash me tituj profesionalë, pas 8 vitesh drejtues i një shkolle arti fëmijësh , publikon një libër pornografik ku gjasme "nuk" flitet për nxënësen e tij 14 vjecare.

Kush qeka ky pedagog ? 

Petagog Leonard Bombaj?....Fatekeqesi po pedofilia po pranohet si dukuri e natyreshme shoqerore..Neveri me gjithe mend neveri...

Ore nese eshte e vertete,une jam i pari qe ate ta varin prej koqesh.Puna eshte se ai ka i version tjeter te ngjarjes,sipas te cilit i eshte vene gjobe nga i dashuri i vajzes (nje mbimer jo pak i njoft per do lloj punesh) dhe e gjithe historia eshte shpik prej saj...

Pjeter - hidhi nje sy ketij artikullit me poshte (ngjarja step-by-step!!!)! Si thote populli "veshderr" shqiptar ... "ne nuk i mbajtem pishen atij" por duket se ai e ka bere ate pune!!!

“Prokuroria e mbylli, unë nuk e mbyll kurrë! Do t’ju provoj të gjithëve që po them të vërtetën”

http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011...

Dikush ktu ka pas tregu i barcalete per nje ndertese me tre kate,qe sherbente me u dobsu.Menyra ma e mire per ta pagu nje flliqsire e tille,po asht e vertete,ta qosh atje n'kat te trete te asaj ndertesese se barcaletes

Ky filja i pedhjave (apo femije perdhunuesi sic thuhet ne shqip) do ti kishte ngrene nja 20 vjet te mira po te ishte ne Mbreterine e UK-ut dhe me pas do t'i thoshin kur te dalesh nga burgu nuk lejohesh ti afrohesh shkollave apo qendrave te femijeve me afer se 5 km, punen me femijet ta harrointe per jete!!

Nejse nuk eshte aspak cudi per vendin e skiponjave ku jeton ky elbasanlliu Bombaxhi por tani multitalent (duke perfshire edhe si file i pedhjave!!!) ne Tirane! smiley

Më duket se prokuroria i mbylli hetimet për munges provash në vend që tja linte gjykatës kët lloj zgjidhje nqs me të vërtet s'ka prova ose të dënonte vajzên për shpifje dhe shantazh. Nuk e kuptoj mir për ç'far provash flet prokuroria kur ngjarja ka 5-6 vjet që ka ndodhur.Fjal për fjal çer provash ka ky bombaj që se ka shpenzuar aktin e pedfilit . Dihet që pedfili mbrohet me zjarrin dhe këmbnguljen e të pafajshmit dhe gjithmon bën viktimën .A ka hetuar prokuroria jetën private e familjare të ktij (se ai mundet si çdo pedeofil të ngacmoj dhe fëmijët etij në se ka ) apo pret kur të bëj përsëritjen e aktit barbar.

Simbas kesaj qe lexova :

http://www.nix-music.tv/index.php/2011/06/01/hetuesit-e-zhveshem-bombajn-per-shenjat-ne-trup-qe-pretendoi-vajza/

Leonard Bombaj nuk eshte pa gje, se nuk mund te vijne akuza kot se koti nese ti vertet ke qene i ndershem, nuk eshte cudi qe ky te kete bere ngacmime sexsuale, eshte marre shume kohe me femije te vegjel ky, dhe nuk besoj se ka ndonje autoritet te paster, pasi edhe subjektet qe ky i ka ngritur ne art, si filma telenovele, ate subjekt ka, seksiologjine mardheniet sexsuale, nuk eshte pa gje ky jo, pastaj deklaratat e nenes se `viktimes` nuk ka jane pa u marre ne konsiderate. nena e njeh shume me mire femijen e vet, prandaj edhe besohet, qe Leonard Bombaj te jete nje pedofil i vjeter ne zanat!

..nuk mund te paguash nje gjobe te  "dashurit te vajzes" per nje akt sexual qe ti nuk e ke kryer,  kush eshte ai mashkull qe e ben kete ?  Kjo eshte grabitje "e zgjuar" e te dashurit, mbi nje baze shume te forte, dhe shume te lehete njekohesisht per ta grabitur viktimen e dobet(LB) me nje cen ne ndergjegje, ja ka gjetur piken e dobet viktimes (LB).. Turp i madh qe zor se mbulohet per Bombaj!

Ama e paska zhveshur policia ate.....Prite kur te hedhi akuze bombaj per "dhunim seksual" nga policia tani

..nuk mund te paguash nje gjobe te  "dashurit te vajzes" per nje akt sexual qe ti nuk e ke kryer

N'pamje te pare kshtu si thu ti asht,po do pune nuk jane si do pune,jane si do pune t'qera smiley

Deri sa  t'sqarohen gjanat ti ke shku n'hell,ene aqe s'vlejne ma argumentat,ke qan i fajshem a nuk

Vajza adoleshenete tregon nje histori te gjate me emocione, ne prani te nenes, shtypit publik, tregon vendet ku i ka kryer aktet seksuale, ngacmimet seksuale, si i ka kryer, tregon fakte, fakte, fakte boll, tregon hotelin ne rrugen e e Elbasanit, tregon hyrje daljet familjare, mashtrimet e pedagogut per "ta ndihmuar te ec ne karieren e artit", fjalet e embla per trupin, prekjen e shalve ne makine, kur e conte ne shtepi etj,.. cfare duhet te thote me teper nje femije e perdhunuar nga pedagogu i saj?!!!

Nuk mjaftojne keto  ? Te kishte ndodhur kjo histori, gjetke ne Europ Bombaj dote ishte ne gjyq dhe burg! 

Ne Shqiperi kemi refimin e viktimes ( 15 vjec) dhe prinderve te saj  qe i kerkon ndihme shtetit dhe shteti nuk reagon si duhet, Bombaj duhet te ishte i arrestuar, te mbahej ne burg deri ne sqarimin e fakteve. Ky eshte rast i paster Pedofilie, kam pershtypjen se Bombaj nuk eshte as i pari dhe as i fundit ne Shqiperi qe abuzojne me femijet! Shqiperia ne mes te Europes po kthehet ne nje vend si Tajlanda, ne Indonezi! 

Kam pershtypjen qe i ke zgjedhur gabim dy rastet qe ke marre per te mbeshtetur idene tende. Ne te dyja heret behet fjale per persona publike, te cilet me kohe kane rene dakort qe edhe jeta e tyre personale te behet publike. Kush rrefen neper intervista intimitete te çdo lloji, duhet te prese edhe pasojat anesore te nje reklamizimi te tille. Ketu faji eshte ne bashkepunim dhe semundja s'qendron vetem nga ana e publikut. Pa harruar qe edhe mjetet e komunikimit masiv kane mekatet e veta.

ashtu thom dhe uu..

+1

Po mire mi Zhaku ,po s'folem per keta qe jane figura publike ,per ke do flasim ne ,per kamarieret e shiteset?smiley

Vete e kane e zgjedhur kete rruge dhe i kane marre parasysh riskun e te qenit person publik,ose VIP.Fama,a  u shijon ndonje cik ?  U behet qejfi kur i komplimentojne ne rruge?, kur u japin nje buzeqeshje,kur i takojne ..etj 

Te embla u vine ,te embla?smiley

Sigurisht qe jam per respektimin e orarit te punes me pergjegjshmeri individuale e  kolektive bashke .puna eshte pune dhe duhet bere .

po pse mos t'i bejme te dyja xhanem?smiley

Jashte merren me shume me  thashetheme rreth  VIP-ave ,aman .Madje kane dhe fjale te posacme per to "Gossip"smiley

Nuk besoj se njerezit rrine 8 ore duke bere thashetheme rreth njerezve e VIP-ave bashke ,se kane dhe hallet e tyre.

Zhaku,nderro shoqerine.smiley

Sa ceket mendon njeriu, ose mbase dhe shume thelle: nje individ qe gjykon shoqerine qe gjykon individin

Djema, e lagu, se lagu, nuk eshte kjo thelbi i çeshtjes qe Zhaku ngre, por degradimi i shoqerise, apo kthimi mbrapa i shoqerise, duke u marre me jeten private te tjetrit. 

SHoqeria jone Kjo eshte shoqeria jone Shtypi eshte pasqyre e shoqerise sone. Mjafton te lexosh shtypin shpifjet dhe thashethemet ne shtypin tone te bejne te kuptosh se cila eshte shoqeria jone. Turp dhe neveri

Njerezit perverse e kane nje gje dalluese.Se e ka thene All Llahu.

-Ruaju  prej njeriut te keq,  o njeriu i mire!

-Si  ta njoh o ZOTI im-ju  gjegj njeriu i mire

-Ta kam be me nje shenje... - i tha

 ....Bombaj...!

 

Grava. Nuk te kuptova, po pate kohe na e sqaro njecikez. flm.

 1ora, me fal tani  e pashe.Po te pergjigjem.Ekziston nje lidhje mes natyres se njeriut, individualitetit te tij,  nisur  qe ne gen dhe  dhe nje te veçante qe e ben te dallohet mes mizerise se njerezve  ne  ate  shoqeri.Ja psh,  ky qe ka perdhunuar nxenesen e vet(Nuk po deshmoj kete,  por sa flitet)e ka te veçanten ne llagapin e vet BOMBAJ .

 A nuk eshte bombe ne opinion,  ajo per  te cilen pergojohet? Keshtu do te gjeshe ne cilindo tip  i  cili  shfaqet, qe dallohet per keq.Por kjo  vlen edhe per te miret...Ndiqe kete sentense dhe ke per te pare se nuk eshte e thene kot, me eshte dukur mua.

Tung

 

Une mendova se do kishte nje sygjerim per çfare psh te diskutonin. Se jo per gje, po kur s'u thua njerezve: Ky muhabet s'me intereson! atehere do vazhdojne te flasin.

Unë mendoj që një shoqëri puritane është praktikisht e pamundur. Madje, nuk shoh dhe ndonjë dobi të theksuar tek puritanizmi i shoqërisë. Megjithatë të dy rastet që janë marrë për të ilustruar tezën janë paksa emblematike. Sipas meje, megjithatë, duhet dalluar në thelb rasti i Leonard Bombajt nga ai i Inis Gjonit. Sipas mendimit tim, ajo cka i diferencon këto dy raste është alibia e artistit. Duhet thënë, që arti krijon një alibi të paimagjinueshme për artistët. Ata i deh pikërisht kjo alibi ndër të tjera. Alibia e artit është tunduese. Për cdo artist është e kuptueshme (sic thotë dhe Venusi më sipër) që të përkëdhelet prej publikut pikërisht falë kësaj alibie. Alibia e artit është si të thuash supozimi se vendi dhe koha e artistit i përket vetëm artdashësit. Është arti i tij që i siguron këtë alibi. Për artdashësin është vështirë që ta imagjinojë artistin në një rrethanë të ndryshme, dhe për më tepër ta imagjinojë në një rrethanë kaq të pahijshme. Lidhur me këtë, shkatërrimi i alibisë së artit është pa dyshim një ngjarje shumë e rëndë për artistin. Leonard Bombaj para së gjithash është viktimë e kësaj. Alibia e tij e ngritur me shumë mund e sakrificë është tashmë në dyshim. Cdo dyshim për alibinë, për të është e papranueshme. Ndoshta botimi i librit të tij ka pikërisht këtë funksion. Rivendosjen e alibisë. Ndërkohë, për Inis Gjonin, alibia e artit ka qenë e dobët që në pikënisje. Ajo madje nuk e ka është kujdesur dhe aq për këtë alibi (krejt e kundërta me Leonard Bombajn). Madje, e ka pasur në plan të dytë. Alibia e artit ka qenë një forcë shtytëse e paimagjinueshme për Leonard Bombajn. Sikur dikush të njihte jetën e tij, do të kuptonte se ai njeri nuk ka pasur kurrëfarë përkrahjeje, (me të vërtetë, asnjë), përvecse alibisë së tij për artin. Duhet thënë që ndonjëherë, kjo ka qenë indinjuese. Njeriu të ketë kaq bindje që do t’i hapen rrugët, vetëm falë alibisë. Por, ja që rrugët i janë hapur! Kjo është një meritë e tij e pakrahasueshme. Ai njeri ka investuar vetëm alibinë. Nuk do të doja madje t’i hyja talentit të tij. Ai nuk më intereson dhe aq, sesa alibia e tij e palëkundur. Dhe jam e prirur që të besoj në alibinë e tij për artin. Ai, më shumë se kushdo tjetër, e meriton këtë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).