Lidershipi i Partisë Socialiste është kthyer në një celulë anti-evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Intervista

 

RADIO EVROPA E LIRË: Zonja Topalli, aktualisht jemi në pritje të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Çka mund të pritet nga ky raport, duke pasur parasysh, veçanërisht, kërkesën e Shqipërisë për status të vendit kandidat për pranim në Bashkimin Evropian?

Jozefina Topalli: Unë do ta ndaja në dy pjesë: e para – në tërësi, raporti besoj se është realist dhe do të jetë pozitiv, ashtu siç është klima në tërësi në Shqipëri. Këtu kam parasysh situatën ekonomike, pavarësisht nga fakti se Shqipëria është e rrethuar nga kriza në Greqi në jug, në Itali në perëndim dhe nga vendet, të cilat janë në vështirësi ekonomike.

Në këtë kuptim, modeli i Shqipërisë, si model ekonomik, ka funksionuar, meqë vendi ynë asnjëherë nuk ka qenë në recesion, ndryshe nga shumë vende, që jo vetëm na rrethojnë, por edhe përtej atyre, që i kemi afër.

Ndërsa, sa i takon aspektit të statusit të vendit kandidat, unë besoj se shqiptarët do ta paguajnë edhe një herë bojkotin dhe bllokadën që opozita i ka bërë Parlamentit, gjatë këtyre dy vjetëve.

Është një çmim, që shqiptarët e pafajshëm duhet ta paguajnë për një politikë ose për lidershipin e një partie, që, me sa duket, është edhe një lloj celule anti-evropiane.

Natyrisht, unë ndjehem keq kur e them një gjë të tillë, por ne duhet të jemi të ndershëm me njëri-tjetrin, duhet ta themi të vërtetën ashtu siç është.

Si kryetare e Kuvendit, unë është dashur të përballem me frymën e anti-parlamentarizmit dhe në tërësi të anti-shtetit.

Në këtë kuptim, shqiptarët duhet të paguajnë për diçka që nuk e meritojnë, për diçka që nuk e kanë bërë, por mendoj se është edhe momenti që secili prej shqiptarëve duhet ta pyesë veten nëse ia vlen më që t’i përgjigjesh një lidershipi të një partie, që është kthyer edhe në një celulë anti-evropiane.

RADIO EVROPA E LIRË: E përmendët bojkotin politik të opozitës. Por, edhe pas kthimit të saj, prapëseprapë, duket se gjërat nuk po lëvizin. Këtu kam parasysh veçanërisht kërkesën e opozitës për ndryshim të rregullores së punës së Kuvendit, përfshirë votimin e fshehtë...

Jozefina Topalli: Kjo është një justifikim ose përpjekje e dështuar për të gjetur një mburojë nga sytë e shqiptarëve dhe gjithë botës, pasi ata, në fakt, vazhdojnë ta bojkotojnë votimin e ligjeve me 3/5.

Kuvendi i Shqipërisë, gjatë dy vjetëve, ka votuar 400 ligje, që ishin ligjet e reformave të mëdha ekonomike dhe kanë bërë të mundur që Shqipëria të mos kalojë në recesion.

Në fund të fundit, detyra jonë është që të shohim se sa para shkojnë në xhepat e shqiptarëve. Ajo që ata përpiqen ta përdorin si mburojë, në fakt nuk mbulon, sepse është vetëm gjethja e fikut.

Pavarësisht nga kjo, ne jemi të hapur për të përmirësuar çdo gjë që mund të përmirësohet edhe në raport me rregulloren e Kuvendit, edhe në raport me ligjet e tjera.

Nëse ka ndonjë nen, që bie në kundërshtim me rregulloren e Parlamentit Evropian, padyshim që jemi të hapur për ta përmirësuar, megjithëqë kam bindjen e thellë dhe këtë e them me një ndërgjegje të plotë, se rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë është ndër rregulloret më moderne dhe më demokratike që ekziston sot në Evropë.

RADIO EVROPA E LIRË: Po përse atëherë e kundërshtoni votimin e fshehtë në parlament, që personalisht e keni sugjeruar?

Jozefina Topalli: Jo. Ndoshta nuk jemi kuptuar mirë. Dekretet e presidentit nuk mund të votohen kurrë në mënyrë të fshehtë, sepse nuk votohen në mënyrë të fshehtë në asnjë vend. Sa u takon emrave të tjerë, që do të zgjidhen në institucione të ndryshme, le t’u qëndrojmë atyre modeleve, siç i përdor edhe Evropa.

Natyrisht mund ta adaptojmë - po të kemi kurajë për t’i mos fshehur vetvetes dhe ndërgjegjes sonë - ta përdorim edhe votën që përdor Kongresi dhe Senati Amerikan.

Unë personalisht mendoj se përpara shqiptarëve duhet të themi se nuk kemi përse të fshihemi pas asgjëje, as pas kutive të votimit, as pas perdeve, për të thënë që vullneti im politik është ky.

RADIO EVROPA E LIRË: Megjithatë, si e shihni vazhdimin e dialogut politik në Shqipëri, si një gjë kyçe për zhvillimet politike në vend?

Jozefina Topalli: Unë besoj se pas dëmit që i është bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve në tërësi, me bojkotin dhe bllokimin, që besoj se kjo do të reflektohet edhe në Raportin e Progresit, pavarësisht se Kuvendi ka kaluar 400 ligje dhe se opozita nuk voton ligjet me 3/5 - kanë mbetur peng katër ligje - përtej perdes, të gjithë deputetët, të majtë dhe të djathtë, rrinë me njëri-tjetrin dhe diskutojnë me njëri-tjetrin.

Kështu që është një gjë aq artificiale, por që përdoret duke menduar se mbase kështu mund të dëmtohet Sali Berisha. Fakti është se në zgjedhjet e fundit, shqiptarët folën qartë dhe në fakt i dhanë të kuptojë zotit Rama, në nivel kombëtar, se do të ketë edhe më pak vota.

Në fakt, ai pat më pak se në 2009-ën, pa folur për humbjen e tij personale në këto zgjedhje, që unë si politikane e shoh si një humbje poshtëruese, sepse nëse je lider i një partie, humb zgjedhjet politike, humb zgjedhjet lokale...

RADIO EVROPA E LIRË: Por, zoti Rama thotë se do të ketë rezultate më të mira në të ardhmen...

Jozefina Topalli: Në fakt, zgjedhjet e 8 majit treguan se koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha mori dyfishin e votave që e kishte marrë në 2009-ën, ose përkthyer në mandate, ka marrë së paku 17 mandate më tepër se në 2009-ën.

Nëse zoti Rama mendon se kështu do t’iu hedhë hi syve të shqiptarëve, ju garantoj se pas dy vjetëve kjo diferencë do të rritet edhe më shumë në favor të koalicionit. Por, kjo është për sa u takon partive politike.

Ajo që mua më intereson, është vendi dhe ecja përpara e vendit. Ne mbetemi të fokusuar për një Shqipëri të zhvilluar, që do të thotë se ne duhet të fokusohemi në reformat ekonomike, se ne duhet të fokusohemi në adaptimin e inovacioneve dhe të të rejave teknologjike, sepse shqiptarët janë një popull inteligjent, që e kapin menjëherë të renë, janë një popull që kanë demonstruar gjatë këtyre 20 vjetëve se, pavarësisht nga vështirësitë, e kanë bërë rrugën më të gjatë për një kohë të shkurtër dhe ia kanë dalë që të ndjehen mirë me veten e tyre dhe në sytë e të tjerëve.

Këto janë bërë pavarësisht nga përpjekjet për ta mbajtur si peng nga një grup i vogël në krye të Partisë Socialiste, që unë do të doja përsëri ta theksoj, si një celulë anti-evropiane.

RADIO EVROPA E LIRË: Këto ditë, presidenti Bamir Topi ka sugjeruar se do të mund të formonte një parti të re. Nëse kjo ndodh, a keni shqetësime se do të dobësohej Partia Demokratike?

Jozefina Topalli: E para, nuk ka asnjë shqetësim. E dyta, kjo nuk është diçka e papritur, as e panjohur. Besoj se do të merrte nga e majta, sepse zoti Topi ka luajtur në fushën e majtë gjatë gjithë kësaj periudhe. Kjo nuk më intereson aq, sa më dhemb fakti që kjo është një fyerje ndaj karriges së presidentit.

RADIO EVROPA E LIRË: Pse mendoni se është fyerje?

Jozefina Topalli: Në bazë të Kushtetutës, ai duhet të jetë figura që bashkon popullin dhe jo që punon për një parti të caktuar. Ai ishte i sinqertë pasi që doli vota e tij në sytë e të gjithë shqiptarëve – ‘live’, me të parë dhe me të dëgjuar.

RADIO EVROPA E LIRË: Ka zëra që thonë se ju jeni ndër personalitetet më me ndikim në Partinë Demokratike, pas zotit Berisha. Në këtë perspektivë, a e shihni veten në ndonjë post edhe më të lartë në Shqipëri?

Jozefina Topalli: Nuk e kam lidhur kurrë punën time me postet e caktuara. Ajo që unë mendoj deri në 2013-ën është të drejtoj Kuvendin e Shqipërisë, duke menduar për reformat e tjera në fushat fiskale, në fushat e zhvillimit të bujqësisë, të teknologjisë, të ekonomisë në tërësi. Kjo është ambicia ime, ky është vullneti im dhe këtu jam e fokusuar.

RADIO EVROPA E LIRË: Pas vitit 2013, mendoni eventualisht për postin e presidentes?

Jozefina Topalli: Unë mendoj t’i fitojmë zgjedhjet e 2013-ës, sepse vendi ka nevojë për një lidership, i cili është dëshmuar ose është i suksesshëm për të lëvizur vendin nga një vend i pazhvilluar drejt një Shqipërie të zhvilluar në 2017-ën. Kjo është ambicia ime.

RADIO EVROPA E LIRË: Si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, si e vlerësoni bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës dhe në përgjithësi bashkëpunimin e institucioneve të dy vendeve?

Jozefina Topalli: Të shkëlqyer – në të gjitha nivelet, në shkëmbimet midis komisioneve, midis kryetarëve të kuvendeve. Në fakt janë lidhje vëllazërore, unë nuk mund t’i quaj thjesht lidhje formale midis dy kuvendeve.

Sot unë mund të jap edhe një lajm tjetër të gëzuar – Kuvajti ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke rritur numrin e vendeve dhe duke bërë të mundur që për një periudhë të shkurtër, Kosova të hyjë realisht, thellësisht, në proceset integruese, si e gjithë pjesa tjetër e Ballkanit dhe e Evropës.

RADIO EVROPA E LIRË: Cilin aspekt të bashkëpunimit do ta veçonit?

Jozefina Topalli: Të gjitha, nuk di t’i ndaj. Ne jemi një – në aspektin ekonomik, në aspektin politik, në aspektin e qenies njerëzore. Ajo që gjithë ne shqiptarët dimë – kudo qofshim, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni apo në Mal të Zi – është se ne jemi një komb, një komb që jemi faktor në Ballkan, një komb që s’i kemi bërë kurrë keq askujt, një komb që shikon drejt integrimit dhe që do të bashkohemi në këto procese integruese.

25 Komente

Bojkot, bllokade, celule anti-evropiane, gjethe fiku....

Megjithate, pergjigjet e kesaj zonjes na japin te kuptojme se modeli "berishian" ne politiken shqiptare ka per te mbreteruar per shume kohe pas daljes se tij nga skena politike. Me fatkeqesi te madhe konstatoj nivelin jashtezakonisht te larte te hipokrizese ne pergjigjet dhe qendrimin e zonjes kryetare kjo pasi qendrimi i saj aspak reflektues ndaj nje deshtimi tejet te rendesishem per vendin (historikisht ne evrope jemi i vetmi shtet qe 2 vite rresht i eshte mohuar e drejta per kandidim..), e duke treguar me gish opoziten, e cila nuk ka tashme asnje funksion shtetetor, pervec se te bertase per cmendurine/parajsen ekonomike qe mundoheni tja paraqisni shqiptareve.
Eshte e pamundur te tregosh gishtin e fajesise vetem kundrejt opozites per deshtimin politik e shteteor te Pd-se. Eshte e pamundur, e pamoralshme te tregosh me gisht vetem opoziten duke e etiketuar si "celule anti-evropiane" ne nje kohe kur keni monopolizuar cdo qelize drejtuese ne ate vend e duke treguar qartesisht mosvullnetin per te bere "leshimet" e mundura politike kundrejt nje kauze kombetare, integrimin ne Be.
Eshte e padrejte dhe e pamoralshme te mos merrni pergjegjesite qe ju takojne z. Kryetare. Eshte e padrejte te flisni per integrim ne nje kohe kur vete ju nuk jeni e disponuar per dialog.

Turp t'u vije zonje per nivelin e larte te hipokrizese..

Thjesht nuk ia vlen te thuash asnje fjale per kete (me nder teje) spikere parlamenti, thjesht patetike!

Nga ana tjeter, opozita mund te mos jete celule anti-amerikane apo evropiane por qe eshte nje celule robsh pa pike orientimi politik e me ide te natarrume keq kjo nuk ka diskutim! Ne momentin kur do pushoje te beje gjithshka per tu dukur ne syte e nderkombetarve (hasell-hasell pikerisht prej kesaj i vijne edhe keto etiketime me "anti" perpara) dhe te beje perfaqsuesen e shqiptareve do mund te flasim seriozisht per te...

Imagjino ne c'dite halli asht patriotizmi yne,kur per flamur ka berekt e ksaj debilje..

Ne interviste te jepet pershtypja sikur topallja di te flase shqip bukur e shkoqur. Nuk jam dakort me topallen qe kryesia e ps eshte celule antieuropiane perndryshe une e shume te tjere si mua do i kishim dhene voten. Nqs me vertete do zoti jane antieuropiane-ruse-serb-grek, atehere te dalin hapur publikisht se do fitojne votat e shqiptareve pa nje pa dy.

Monda, 

Ti e ke bo pershtatjen ne shqip?

 Ajo që unë mendoj deri në 2013-ën është të drejtoj Kuvendin e Shqipërisë, duke menduar për reformat e tjera në fushat fiskale, në fushat e zhvillimit të bujqësisë, të teknologjisë, të ekonomisë në tërësi. Kjo është ambicia ime, ky është vullneti im dhe këtu jam e fokusuar.

smiley

 

  Me sa na thote, gjithe seriozitet e shiguri,duke e vënë gishtin permbi  plage,  kjo melune, Lum si  na!

  Me  sa  na  shofin syte, gjithe ditet  e Perendise, biles dhe  me te shumtat e koheve me natë, Mjerë.. NA ! 

  Dhe kur  te  falleve na thonë se  kjo andrallë gjithëpërfshirëse, do te na shoqërojë,.... gjer mu ne fidhim te  2013-tes, e mira e te mirave fare eshte: Të mos na  i gjejë gjallë , "reformabërësit dhe integruesit", për në... 

Skëterrë. 

..e ç'prisni prej saj ? ...nje cope injorante dhe idiote !

"Merimanga e Zeze" do te ishte epiteti me kuptimplote qe mund ti vihet ketij buri, me fal, kesaj zonje!

edhe furtarja e zeze nuk do te ishte keq. Me kujtohet kush e di sa here kur ngrihesha ne mesnate per te urinuar furtaret kishin pushtuar shtepine tinazi. Kisha kenaqesi kur me pandofulen i qelloja per vdekje!!!

Nuk na the ndonje gje te re, zonja Topalli!

Edhe Arvziu tha qe eshte celule anti amerikane.

kjo duhet ta qaje pole dance-in, po sa e ka cmimin per nje lap dance? smiley

Vetem celula anti - ballkanike ka ngel tani pa u formu.

Ah kur te krijohet ajo anti balkkanikja Do te shpetojme njehere e pergjithmone nga keto celulat "Love Balkan"
PS Pse kutija e komenteve ka ndryshuar?

Propozoj formimin e celules anti-zbokth

 

 Udhëheqja e PS-së, celulë anti-evropiane

Armiku i brendshem thuaj cerdhe armiqsh, pse nuk thua qe ti fusim ne burg, ose ti pushkatojme per agjitacion dhe propagande, me qellim marjen e pushtetit te Jozefines, e ku ka me mire te livadhisesh pa `udheheqjen e Opozites` Celula anti evropiane, a ka kush i beson keto lajthitje?!!  smiley, E cte ben Pushteti te jep aq shume kenaqsi sikur te jete dashnori i perjetshem!!

 

...opozita mund te mos jete celule anti-amerikane apo evropiane por qe eshte nje celule robsh pa pike orientimi politik e me ide te natarrume keq kjo nuk ka diskutim!

Rama eshte i vetem politikan anti-amerikan,( i filmuar) qe ka flakur ne menyre demostrative flamurin amerikan ne koference per shtype.Edhe sikur ne te harojme ,zore se arrojne ata babucet e rruges se elbasanit....
http://www.youtube.com/watch?v=5wTu-malxWQ

Ne shqiperi ka vetem nje celule "Celula koruptive antishqiptare" Kjo celule eshte organizuar ne dy nencelula "Nencelula Koruptive antishqiptare ne pozite me kryetar Berishen" dhe "nencelula koruptive antishqiptare ne opozite. " me kryetar Ramen.
Kjo celule dhe nencelulat e saj nuk kane te bejne aspak me anti apo pro Evropaiane apo Amerikane, Ata perdorin emrin e Amerikes dhe Evropes si mjet per te plotesuar qellimin e tyre te mbushjes se xhepave duke shkateruar Shqiperine.

Celule antiamerikane.. celule antieuropiane... E paska myt celuliti PS-ne!

Jozefina Topalli: Në fakt, zgjedhjet e 8 majit treguan se koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha mori dyfishin e votave që e kishte marrë në 2009-ën, ose përkthyer në mandate, ka marrë së paku 17 mandate më tepër se në 2009-ën.

Ju lutem admineve, shpejt kete si thenia e shekullit. smiley

 

Ja foli prape kjo e perdellyera e dmokracise, kjo tirane e vogel, kjo shmbelltyra e keqe e Berishes.......nejse, sa per ilustrim.....per perdellimin e saj

 

Kanceri i plehrave dhe hipokrizia e Jozefinës Nga Armela Imeraj

 

E pashë zonjën e PD të sikletosur fort këtë herë çuditërisht në një nga ato aktivitetet ku ajo ka qejf të flasë me pathos e të bëjë sikur përlotet. Ishte e veshur e tëra me pink, por nuk ishte ngjyra pink a rozë ajo që e shqetësonte, por ky tubim i madh grash të administratës që duhet të parakalonin shpejt e shpejt aty para në bulevard dhe të mbaronte sa më parë ajo ceremoni pa sens dhe e rrëmujëorganizuar. Thirri dhe Majlindën në krah, sigurisht, jo nga dashuria. Thirri dhe ato deputetet e PD-së, tiranase, shkodrane e korçare, duke bërë me duar e me kokë që ato edhe pse nuk kishin arsye u afruan të habitura nga dashuria e zonjës së parë të PD, e kryetares siç e thërrasin vetëm afër Kuvendit. E pashë zonjën Jozefinë që ndihej keq dhe pse aktiviteti bëhej përballë zyrës së saj me kurriz nga zyra e kryeministrit. Kërkonte me nerv që ajo ceremoni e stisur të mbaronte. Nuk e kishte nga ngjyra rozë që përfshiu bulevardin. Nuk e kishte as nga ai tubim me gra të nxjerra si gjithmonë me zor në mitingjet e saj, kjo gjë tashmë i është bërë normë dhe s’ka arsye ta bezdisë. Afroi Majlindën pranë podiumit, sa kjo e fundit u ndje e hutuar nga sensi i zbutur i protagonizmit të kryetares Xhozi.

Xhozi prishi gjithë protokollin e aktivitetit. Kishte një siklet të madh që u manifestua dhe u pa në çdo TV, atë ditë, që për t’i bërë qokën për këtë aktivitet i kishte lëshuar valët e tij gjatë e gjerë për zonjën Jozefinë.

Duhet një kurajo e fortë për të qenë kaq hipokrite, ndaj Jozefinës i duhej enturazh, për të thënë nuk jam e vetmja e tillë. Duhet kurajo e fortë për të bërë apel për t’u diagnostikuar dhe kuruar kur ti dhe të tutë me duart tuaja ngritët brenda javës gjithë kënaqësi kartonat për të sjellë gjithë kancerin e Napolit, por jo vetëm, të të gjithë Europës, për të sëmurur shqiptarët, pikërisht, nga kanceri.

Duhet kurajo e fortë t’u thuash atyre që e dinë se çfarë është kanceri se ju vetë një javë më parë u krekosët në parlament për importin e mbetjeve nga e gjithë Europa duke e shitur si një investim për të përmirësuar jetën e shqiptarëve. Ironi e madhe kjo! Ajo çka u miratua në sallën e Kuvendit me votat e mazhorancës në gjuhën e popullit kuptohet shkoqur: Mblidh plehrat sa andej këtej nëpër Europë dhe nisi me kamionë për në Shqipëri, për ta bërë këtë vend ËC. Nuk është aspak jo etike nëse e them me këtë emër, po në fakt të gjithë plehrat apo jashtënxjerrja e europianëve do vijë direkt e paketuar për ta thithur ne në mushkëritë tona, në ushqimin tonë, në ujin tonë dhe pastaj për të dëgjuar dhe pallavrat tuaja për diagnostikim në kohë.

Një ligj që nuk pastron aspak vendin, por që shton plehrat e mbetjet e rrezikshme në këtë vend. Një ligj që hartohet me kartonë vetëm e vetëm që nesër askush të mos mbajë përgjegjësinë, pasi ajo s’do ketë emër do jetë kolektive. Një ligj që i ka bërë entuziastë napoletanët që luftuan me qeverinë e tyre për plehrat stivë. Ky ligj i dha fund protestave në Napoli, tani plehrat do vërshojnë drejt Shqipërisë. Dhe në këtë vend do hyjë me kuç e me maç. Jo se deri tani s’ ka hyrë në rrugë ilegale, por tani do orkestrohet nga shteti. Organet doganore në rastin më të mirë nuk kanë pajisje për të identifikuar nëse bashkë me mbetjet e tjera do vijnë dhe mbetje radioaktive. Pastaj në ligj vjen si interes i veçantë dhe industri e dioksidit të titanit. Një industri kjo që ka lënë pa gojë të gjithë njerëzit që janë marrë me industrinë e rëndë në këtë vend dhe janë konfuzë pse duhet një specifikë e tillë në një ligj shqiptar. Por çuditë nuk kanë të sosur. Ajo që të bie në sy në nxitimin e mazhorancës nuk ka lidhje me iniciativa ligjore për të pastruar të paktën mbetjet e këtij vendi, e sidomos lumenjtë e detet tona. Se kështu nuk do linim nam, të paktën me fqinjët, duke ua bërë edhe atyre pis bregdetin në kohë përmbytjesh. Plehrat tona që lundruan në brigjet malazeze e kroate ishin turpi më i madh për shtëpinë e qelbur të shqiptarëve, që askush nuk mendon ta pastrojë. Impiantet me fuqi të frikshme, që ngrihen pa u bërë ligji, apo që ligji bëhet në funksion të një individi e një kompani dhe jo në funksion të shoqërisë, janë tregues i një harbutërie e arrogance të këtij pushteti familjar.

Meqë nuk ia doli dot me ndërtimin e një centrali bërthamor, sepse e gjithë Europa po shprehet kundër kësaj energjie, dhe se fqinjët u ndjenë të rrezikuar me marrinë e tij në këtë vend pas asnjë standard sigurie, Saliu mesa duket ka vendosur të sjellë mbetjet radioaktive në Shqipëri. Ndoshta me mentalitetin, pas meje të bëhet qameti. Pasi me këtë mentalitet po qeveriset sot edhe ekonomia e vendit.

Mbi të gjitha një ligj i pakonsultuar me askënd dhe që shoqatat ambientaliste kanë folur me zë ende të mekur kundër tij. Një ligj për të cilin shqiptarët janë të informuar pak ose shumë pak, dhe që përballë mbijetesës apo importit të plehrave, Saliu e di që ata do ngrenë zërin në rastin më të keq vetëm për bukën e gojës.

Të gjitha këto zonja Jozefinë i di, ndonëse nuk i thotë. Të gjitha këto zonja Jozefinë i ka dëgjuar ndonëse nuk i pohon.

Ndaj e mirëkuptova zonjën Jozefinë në lëvizjet e saj kaotike dhe në dashurinë e tepërt që po u dhuronte rivaleve politike brenda PD atë ditë. Nga xhestet e saj të pakuptimtë arrita të nënkuptoj se ajo vetë nuk fut një dyshkë në xhep nga gjithë kjo histori korruptive plehrash. Majlinda?? Ku i dihet. Liria, Liri Berisha?? Ndoshta… Por, Jozefina jo. Ndaj dhe hipokrizia e asaj dite e vinte në siklet, pasi në fund të fundit ajo nuk fitonte asgjë.

 

Në një mesazh të shkurtër në Twitter,, Rama shkruan; “Nëse Presidenti dhe un jemi nje celulë antieuropiane atëherë Jozefina është Marelyn Monroe kurse Saliu John Lennon!”

..prit kur te kaloj nga You Tube krietari tani....

Vetem per ty kaposho, se ti i ke qejf keto citimet smiley :

Mary: I had this guy leave me a voicemail at work, so I called him at home, and then he emailed me to my BlackBerry, and so I texted to his cell, and now you just have to go around checking all these different portals just to get rejected by seven different technologies. It's exhausting. 

 Filmi "He's not that into you". 

A good listener is usually thinking about something else...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).