Transtromer, një poet surrealist suedez i cili ka shkruar për misteret e mendjes njerëzore, është votuar nga Akademia e Nobelit “pasi përmes punimeve të tij, imazheve të tejdukshme, ka sjellë qasje të re për realitetin”.

Shkrimtari Suedez Tomas Transtromer është shpallur fituesi i çmimit Nobel në letërsi për vitin 2011. Transtromer, një poet surrealist suedez i cili ka shkruar për misteret e mendjes njerëzore, është votuar nga Akademia e Nobelit “pasi përmes punimeve të tij, imazheve të tejdukshme, ka sjellë qasje të re për realitetin”.

Transtromer ka pësuar një goditje që e ka lënë atë gjysmë të paralizuar dhe të paaftë për të folur, por ai vazhdon të shkruajë dhe publikojë punime.

80-vjeçari është fituesi i 108 i çmimit prestigjoz, që vitin e kaluar e mori Mario Vargas Llosa. Çmimi ka një vlerë prej 1.5 milion dollarë.

Transtroemer, ka lindur në Stokholm në vitin 1931 dhe është diplomuar në psikologji në vitin 1956. Ai shkruan që prej vitit 1951, por prodhimi i tij është shumë i vogël.

Poeti suedez erdhi në Shqipëri në vjeshtë 2003 për të prezantuar librin “Perandoria e barit”, i përkthyer nga poetja Natasha Lako. Në një takim me lexuesin shqiptar në ditët e Panairit Ndërkombëtar të Librit “Tirana 2003” ai pati deklaruar: “Vargjet e mia janë protestë kundër zhurmës. Të gjithë poetët që shkruajnë duhet të kenë një periudhë heshtjeje”. 

40 Komente

hallall-a dyfish smiley *

*per postimin.

ps. poet e madh neser kur te kem nge te sjell ca gjera shqip.

ka qene dhe ne shqiperi, sa per mosngaterrese, edhe ka botim aleph.

ps. po kerkoj librin, perktheu n.l. yll perkthimi me shume bishta edhe cepa.

Kadareja serish me gisht ne goje. Do jete ndonje "mosmarreveshje" nga ana e suedezve, me siguri. Kurorezimi i poetit suedez mund te lexohet si pergjigje e mprehte kunder kritikave qe i jane bere Nobelit per "insularizem," por mund edhe te jete se poeti ne fjale ne fakt e meriton. Vleresimi eshte "sepse, fale imazheve te tij te ngjeshura dhe te tejdukshme na dhuron hyrje te fresketa ne realitet." Kush e njeh, bujrum te na sjelle ndonje gje.

Parashikoj qe Nobeli per paqen t'i jepet Muamar Gadafit!

na ka bere ky ''nobel-i'' me hije. gjeje e pare qe ndiej eshte nje pakenaqesi ndaj atij qe ka fituar. turp! me duket sikur ja rrembeu Kadarese pa te drejt. edhe njehere turp! e di qe s'kam te drejte, hic fare.

Kadare, po nuk u perkthye ne anglisht nuk ka cmim Nobel! smiley

Dhe perkthimet calojne shume, kjo pa i hequr asnje fije respektit qe kam per David Bellos. Por veprat e Kadarese humbin shume nga kalimi ne dy perkthime! Dhe jam dakord qe atij i duhet nje promocion me i mire, ose agjent letrar me i i mire ne boten anglishtfolese. I has veprat e tij te promovuara here pas here ne librarite ketu rrotull, por mund te behej shume me teper. Ne frengjjisht pastaj, perkthimet e Vrionit, edhe pse me nje gjuhe pak te vjeteruar, jane fantastike, keto te Tedit nuk me kane ngjitur me thene te drejten, por kuptohet qe nuk i kam lexuar te gjitha.

kadare eshte perkthyer ne anglisht ( te pakten veprat e tij kryesore). s'eshte ky problemi. pastaj qe ky Bellos ja fut kot ne ca gjera ketu. na qenkerka e vjeteruar gjuha e Vrionit. kadale Bellos, kadale. vetem Vrionin pranonte kadare qe ta korrigjonte, asnje tjeter. pastaj bello ja fut kot qe ka ndryshime nga shqipja ne frengjisht. ne frengjisht jane perkthyer sic duhet te perkthehen ne frengjisht, eshte perdorur me se miri kuptimi i '' shqiperoj'' per ''frengjeroj'', asgje tjeter.

 

Ja disa poezi te tijat ne italisht. 

Motivo medievale

Sotto le nostre espressioni stupefatte
C’è sempre il cranio, il vuoto impenetrabile. Mentre
Il sole lento ruota nel cielo.
…………………………………….La partita a scacchi prosegue.

Un rumore di forbici da parrucchiere nei cespugli.
Il sole ruota lento nel cielo.
La partita a scacchi si interrompe sul pari.
…………………………………….Nel silenzio di un arcobaleno.

.Marzo ’79

Stanco di tutto ciò che viene dalle parole, parole non linguaggio,
Mi recai sull’isola innevata.
Non ha parole la natura selvaggia.
Le sue pagine non scritte si estendono in ogni direzione.
Mi imbatto nelle orme di un cerbiatto.
Linguaggio non parole.

.

I ricordi mi vedono

Una mattina di giugno in cui era troppo presto
Per svegliarmi ma troppo tardi per riprendere sonno,

Devo uscire nel verde che è colmo
Di ricordi, e mi seguono con lo sguardo.

Non si vedono, si fondono completamente
Al paesaggio, perfetti camaleonti.

Sono così vicini che li sento respirare
Benché il  canto degli uccelli dia stupore.

.Mattina e ingresso

Percorre il suo cammino
Il grande gabbiano dal dorso nero,
Timoniere del sole.
Sotto di lui, l’acqua.
Adesso il mondo sonnecchia ancora
Come nell’acqua una pietra variopinta.
Giorno indecifrato. Giorni -
Come caratteri aztechi!

Musica. E io resto imprigionato
In questo arazzo.
Le braccia sollevate – come una figura
D’arte rurale

.

Le pietre

Sento cadere le pietre che abbiamo gettato,
Cristalline negli anni. Nella valle
Volano le azioni confuse dall’attimo
Gridando da cima a cima degli alberi, tacciono
Nell’aria più leggera del presente, planano
Come rondini da cima
A cima dei monti finché
Raggiungono l’altopiano più remoto
Lungo la frontiera con l’aldilà.
Là cadono
Le nostre azioni cristalline
Su nessun fondo,
Tranne noi stessi.

 

Bello, mi piace.

Megjithese shume idilik qeka. Te pakten duke gjykuar nga kjo prurje.

Edhe mua s'mu duk fort si surrealist, te pakten, me keto qe lexova. Do kisha qejf te perktheja ndonje gje, por jam duke u marre me dicka tjeter qe po me luan mendsh, e ngela sa tek dollapi bukes, sa tek cigaret nga stresi qe s'po me ecen puna. 

smiley italianet "e mi" u habiten, sepse e njohin shuuuuume pak 

Ajo "u-ja" sa eshte holluar qe te them jam italiane? smiley. Apo m'bie me mire me ndergjegjen census--ore ta them ne shqipce te kulluar qe s'e njihja aspaaak? smiley.

lol

Po he se njeriu s'mund t'i njohe dot te gjithe. Duhet me qene me te qete nga kjo ane, dhe edhe me pak ne siklet.

Aspaaak siklet une* smiley.  

* ne ket rast, se me raste te tjera edhe sikletosemi smiley.

Jo bre jo, jo ti. Ne, ata, ato, dynjaja smiley letrare.

Krye-e-nderuar une me mos-njohjen.  Italiane letrare i bika e hollumja e "u-s" dhe "a-s" smiley.

S'di c'me ka kap nje e qeshur me mosditjen, por ky Tomasi m'ka sha New Yorkun anipse Shubertisht, kshu qe t'ma bej hallall smiley.

PS: flm per te qeshurat smiley.

smiley Ti e ben muhabetin ne pergjithesi, por ne nje fb-e pepinosh te hollum u shkri dynjaja me njerin qe tha: Ky Nobeli i ri me duket poet i parrezikshem. Edhe me kaq i lane hesapet si me thene.

Po boll de boll me keto guxhulisjet se guxhulisem kollaj une smiley.

Ja, n'dite si keto e me t'hollume te tilla m'vje keq qe s'kam facebook smiley

s'kam as vete, por me mbyt shumica me info

Shubertiana (perkthyer nga origjinali nga Natasha Lako, Aleph 13)

1.

ne erresiren e mbremjes ne nje shesh jashte New York-ut veshtrimi

eshte si nje pikel kopasi qe me nje levizje te vetme perfshin shtepite

e tete milion njerezve.

Pertej qyteti gjigand i pare prej nje ane duket si nje galaktike spirale,

i mbajtur nen kontroll.

Me nje galaksi filxhanesh qe u drejtohen klienteve, vitrina dyqanesh

te kerkuara prej kalimtareve,

dyndje kepucesh qe ikin pa shenje.

Zjarr kacavjerres qe iken, dyer ashensori qe fshehin shkelqimin prapa

dyerve me roje qe kycin nje grumbuj te vazhdueshem zerash.

Vagonat e metrove te kujtojne lekuren e hequr te gjarprit.

Katakombe te dhimbshme.

Une e di gjithashtu - pa asnje statistike - qe sapo ka filluar te luhet Shuberti, ne nje dhome permbi dhe per dike notat jane me reale

se cdo gje tjeter.

2. (vijon neser)

një pikël kopasi?

smiley

më pëlqen, bashkë me (vijon nesër)

"kompasi", na falni per defektet teknike,  definitely vijon neser smiley

lol squari!

e bejme nga inati, nga inati! smiley

d.m.th sot, 

na nevojitet gjume! gjume ju them! smiley

ku eshte, pra? smiley

Holy shit!!! Po ky zagar me paska vjedhur Sonetin e Shpreses! Bjere mer ketu ate mut Nobli smiley

Nje perkthim i shpejte, si e premte qe eshte:

Kujtimet me shohin

Nje mengjes qershori, kur qe fort heret

per t'u zgjuar por teper vone per te fjetur serish,

duhet t'dal ne blerimin cit

me kujtime, qe me ndjekin me veshtrime.

Ato nuk duken, shkrihen krejtesisht

me peisazhin, kameleonte te persosur.

Jane kaq prane sa u ndjej frymemarrjen

ndonese kenga e zogjve te mahnit.

I ricordi mi vedono

Una mattina di giugno in cui era troppo presto
Per svegliarmi ma troppo tardi per riprendere sonno,

Devo uscire nel verde che è colmo
Di ricordi, e mi seguono con lo sguardo.

Non si vedono, si fondono completamente
Al paesaggio, perfetti camaleonti.

Sono così vicini che li sento respirare
Benché il  canto degli uccelli dia stupore.

Ana, nuk jane perkthyer ne italisht nga suedishtja keto. Keshtu ngaterrohet pak si shume puna. Biles edhe Natasha Lako te Alephi s'u mor vesh se nga, si, qysh, tek...

p.s. N. Lako sapo ishte kthyer nga Suedia asokohe, ne mos gaboj, por s'u mor vesh ne kishte studiuar gjuhen e vendit.

Ciao, Fin! smiley Mbase, po dhe une meqe kisha pak kohe ketu ne pune, thashe ta provoj, por tani per tani s'kam nder mend te mesoj suedishten. smiley

Doja ta fusja muhabetin ne nje hulli tjeter dhe me fal se u duk sikur s'ta vleresova lodhjen. E kisha fjalen tek fati i ketyre gjuheve te cuditshme dhe pyes veten ne do kishte mundur ky Transtromeri te puthte te Nobeli sikur Akademia ta kishte qendren ne Rome per shembull. Ketu eshte publikuar vetem nje vellim i perkthyer nga Buffoni, e perseris: s'dihet nga c'gjuhe.

Ndoshta eshte me i njohur ne boten anglo-saksone, ku i dihet. Pastaj, kriteret e vleresimit duket se kane ndryshuar dhe per Akademine, kur deri para ca kohesh i kishin hedhur syte nga Lindja, tashme kane kaluar nga Veriu.

Poezite qe kam sjelle me lart jane te perkthyera nga Buffoni, ne kete blog

http://www.leparoleelecose.it/?p=1236

 

ja dhe nje koment i vete Buffonit

franco buffoni
7 ottobre 2011 alle 11:41

Rispondo all’opportuna questione sollevata da Francesca Diano. La prima stesura di queste traduzioni risale al Seminario tra poeti italiani e poeti svedesi che si tenne al palazzo ducale di Colorno nel 1997 e al mio successivo soggiorno in Svezia del 1998
http://www.francobuffoni.it/video_nassjo_poesi_festival.aspx

Kjo puna e Nobelit po behet si barcalete. U be ca vjet qe njerezia s'orientohen dot me me zgjedhjet e akademise, e cila duket sikur po kthehet ne agjenci talent scoutesh.

Per italianet mora vesh qe e paska botuar nja njezet vjet te shkuara edhe nje shtepi pothuaj e panjohur botuese, nga suedishtja. Tani me siguri do hidhet ne sulm Einaudi. Buffoni eshte shume i njohur si poet dhe perkthyes nga anglishtja. Ndoshta Natasha Lako me kohe edhe mund te kete mesuar suedisht, por Buffoni... a-ha smiley .

 

Shubertiana - Tomas Transtörmer

(përkthyer nga origjinali nga Natasha Lako, Aleph 13)

 

1.

Në errësirën e mbrëmjes në një shesh jashtë New York-ut vështrimi

është si një pikël kompasi që me një lëvizje të vetme përfshin shtëpitë

e tetë milion njerëzve.

Përtej qyteti gjigand i parë prej një ane duket si një galaktikë spirale,

i mbajtur nën kontroll.

Me një galaksi filxhanësh që u drejtohen klientëve, vitrina dyqanesh

të kërkuara prej kalimtarëve,

dyndje këpucësh që ikin pa shenjë.

Zjarr kacavjerrës që ikën, dyer ashensori që fshehin shkëlqimin prapa

dyerve me roje që kyçin një grumbuj të vazhdueshëm zërash.

Vagonat e metrove të kujtojnë lëkurën e hequr të gjarprit.

Katakombe të dhimbshme.

Unë e di gjithashtu - pa asnjë statistikë - që sapo ka filluar të luhet Shuberti, në një dhomë përmbi dhe për dikë notat janë më reale

se çdo gjë tjetër.

 

2.

Ekspansioni i pafund i trurit njerëzor është bërë shuk në masën

e një grushti.

Në prill dallëndyshja kthehet në folenë e vitit të mëparshëm në të

Njëjtën rrjedhë kaq fëminore kaq të përcaktuar.

Ajo fluturon nga Transilvania, kalon Ekuadorin, kapërxen

Për gjashtë javë

Mbi dy kontinente, si një dhuratë që me përpikmëri ikën dhe vjen

Në një fushë pafund.

Dhe njeriu që kap sinjalet e jetës, në akorde të pakta dhe të

zakonshme harqesh,

që e bën lumin të rrjedhë nëpër syrin e një gjilpëre,

është një xhentëlmen i ri i stërvitur në Vjenë, i njohur nga shokët e

tij si “Kërpudha” i cili ka fjetur bashkë me syzet

mbi tavolinën e tij të shkrimit deri në mëngjez.

Dhe atëherë njëqindkëmbëshat e dorëshkrimit të tij vihen në lëvizje.

 

3.

Kuinteti i harqeve po luhet. Unë shkoj në shtëpi përmes një

Pylli të ngrohtë, me tokën që vrapon poshtë meje,

I mbledhur kruspull si një embrion, bie në gjumë, i vërtitur

Pa peshë në të ardhmen,

Ndjej pa pritur që fushat kanë mendime.

 

4.

Kemi shumë për të besuar, thjesht duke jetuar të përditshmen tonë

Pa u fundosur në tokë !

Beso varganin e borës që kacavirret mbi pjerrësinë e malit në fshat.

Beso premtimin e heshtjes dhe buzëqeshjen e mirëkuptimit, beso që

Telegrami aksidental nuk është për ne dhe që një lëvizje e

Papritur e levës nuk dëshiron të vijë.

Beso në boshtin që të çon në mes të rrugës kryesore, si një masë e

Treqind-fishuar jete me ngrohtësi metali.

Por asnjë nga këto s’ja vlen të ketë besimin tonë.

Pesë harqet thonë se duhet të kemi besim te diçka tjetër .....

Dhe ato na shoqërojnë, kur largohemi që këtej.

Dhe kur kërcitjet e ndara të kohës ikin shkallë shkallë duke i besuar

Gishtat prekim

Një parmak të verbër që gjen rrugën e tij në errësirë.

 

5.

Skercojmë në piano së bashku dhe luajme me të katër duart

Në F minor, dy karrocierë në të njëjtën karrocë, në dukje

Pak qesharakë janë duart që lëvizin andej këndej në rezonancë

Me peshën, të temperuara me kundërpeshën

Për të shkaktuar një turbullim të madh midis krahëve që mbajnë

ekuilibrin e tmerrshëm: gëzimi dhe vuajtja

duhet të peshojnë njësoj.

Ani thoshte: “Kjo muzikë është kaq heroike” dhe kishte të drejtë

Por ata që me sytë e tyre ndiqnin plot kënaqësi njerëzit e veprimit,

Ata që pa thënë, përçmonin veten që nuk ishin të vdekur,

Nuk e gjenin veten këtu,

Dhe shume nga ata që i blejnë dhe i shesin njerëzit dhe besojnë se

Çdo kush mund të jetë i blerë, nuk e gjenin veten këtu.

S’ish e tyre muzika. Melodija e gjatë që kujtonte veten ne të gjithë

transformimet e saj, një herë e vezulluar dhe e thyeshme, një

herë e rrudhosur dhe e fortë, guaskë kërmilli dhe tel hekuri.

Fëshfërima që na ndjek – tani

ngre thellësitë.

Ky duhet te jete nga Alephet e fundit apo jo Square? N. L. e ka pas publikuar per here te pare Transtromerin ketu e nja pesembedhjete vjet me pare. Nga ai lexim e kam njohur per here te pare.

eshte i tetorit 2002 Fin; pertej 14-es nuk e di a eshte botuar me Aleph.

Po, jane botuar disa pak numra, por s'di te orientohem mire deri ne c'numer ka mberritur tani.

p.s. flm per mundimin smiley se desh harrova

 

Plot verbëri dhe ankth drejt mrekullisë...Nga Gazeta Standard Plot verbëri dhe ankth drejt mrekullisë...

Poezi/ Çmimi “Nobel” në letërsi për vitin 2011 iu dha poetit suedez Tomas Transtromer për veprat surrealiste, rreth mistereve të mendjes njerëzore, duke fituar njohje të gjerë si poeti më me ndikim në vendet skandinave viteve të fundit. Poezitë e Transtromerit janë vlerësuar për imazhet e fuqishme, të ndërtuara shpesh rreth përvojave të tij të mbushura me dashurinë për muzikën dhe natyrën, një përmbledhje të të cilave ka ardhur në shqip në vitin 2003, “Perandoria e barit”, përkthyer nga Natasha Lako

Tomas Transtromer

 

Shubertiana

1.

Në errësirën e mbrëmjes në një shesh jashtë New York-ut vështrimi

është si një pikël kompasi që me një lëvizje të vetme përfshin shtëpitë

e tetë milion njerëzve.

Përtej qyteti gjigand i parë prej një ane duket si një galaktikë spirale,

i mbajtur nën kontroll.

Me një galaksi filxhanësh që u drejtohen klientëve, vitrina dyqanesh

të kërkuara prej kalimtarëve,

dyndje këpucësh që ikin pa shenjë.

Zjarr kacavjerrës që ikën, dyer ashensori që fshehin shkëlqimin prapa

dyerve me roje që kyçin një grumbuj të vazhdueshëm zërash.

Vagonët e metrove të kujtojnë lëkurën e hequr të gjarprit.

Katakombe të dhimbshme.

Unë e di gjithashtu - pa asnjë statistikë - që sapo ka filluar të luhet Shuberti, në një dhomë përmbi dhe për dikë notat janë më reale

se çdo gjë tjetër.

 

2.

Ekspansioni i pafund i trurit njerëzor është bërë shuk në masën

e një grushti.

Në prill dallëndyshja kthehet në folenë e vitit të mëparshëm në të

Njëjtën rrjedhë kaq fëminore kaq të përcaktuar.

Ajo fluturon nga Transilvania, kalon Ekuadorin, kapërcen

Për gjashtë javë

Mbi dy kontinente, si një dhuratë që me përpikmëri ikën dhe vjen

Në një fushë pafund.

Dhe njeriu që kap sinjalet e jetës, në akorde të pakta dhe të

zakonshme harqesh,

që e bën lumin të rrjedhë nëpër syrin e një gjilpëre,

është një xhentëlmen i ri i stërvitur në Vjenë, i njohur nga shokët e

tij si “Kërpudha” i cili ka fjetur bashkë me syzet

mbi tavolinën e tij të shkrimit deri në mëngjes.

Dhe atëherë njëqindkëmbëshat e dorëshkrimit të tij vihen në lëvizje.

 

3.

Kuinteti i harqeve po luhet. Unë shkoj në shtëpi përmes një

Pylli të ngrohtë, me tokën që vrapon poshtë meje,

I mbledhur kruspull si një embrion, bie në gjumë, i vërtitur

Pa peshë në të ardhmen,

Ndjej pa pritur që fushat kanë mendime.

 

4.

Kemi shumë për të besuar, thjesht duke jetuar të përditshmen tonë

Pa u fundosur në tokë !

Beso varganin e borës që kacavirret mbi pjerrësinë e malit në fshat.

Beso premtimin e heshtjes dhe buzëqeshjen e mirëkuptimit, beso që

Telegrami aksidental nuk është për ne dhe që një lëvizje e

Papritur e levës nuk dëshiron të vijë.

Beso në boshtin që të çon në mes të rrugës kryesore, si një masë e

Treqind-fishuar jete me ngrohtësi metali.

Por asnjë nga këto s’ia vlen të ketë besimin tonë.

Pesë harqet thonë se duhet të kemi besim te diçka tjetër .....

Dhe ato na shoqërojnë, kur largohemi që këtej.

Dhe kur kërcitjet e ndara të kohës ikin shkallë-shkallë duke i besuar

Gishtat prekim

Një parmak të verbër që gjen rrugën e tij në errësirë.

 

5.

Skercojmë në piano së bashku dhe luajmë me të katër duart

Në F minor, dy karrocierë në të njëjtën karrocë, në dukje

Pak qesharakë janë duart që lëvizin andej këndej në rezonancë

Me peshën, të temperuara me kundërpeshën

Për të shkaktuar një turbullim të madh midis krahëve që mbajnë

ekuilibrin e tmerrshëm: gëzimi dhe vuajtja

duhet të peshojnë njësoj.

Ani thoshte: “Kjo muzikë është kaq heroike” dhe kishte të drejtë

Por ata që me sytë e tyre ndiqnin plot kënaqësi njerëzit e veprimit,

Ata që pa thënë, përçmonin veten që nuk ishin të vdekur,

Nuk e gjenin veten këtu,

Dhe shume nga ata që i blejnë dhe i shesin njerëzit dhe besojnë se

Çdo kush mund të jetë i blerë, nuk e gjenin veten këtu.

S’ish e tyre muzika. Melodia e gjatë që kujtonte veten ne të gjithë

transformimet e saj, një herë e vezulluar dhe e thyeshme, një

herë e rrudhosur dhe e fortë, guaskë kërmilli dhe tel hekuri.

Fëshfërima që na ndjek – tani

ngre thellësitë.

 

KYRIE

Ndonjëherë jeta ime i ka hapur sytë në mes të errësirës,

me ndjenjën se një turmë po shtyhet nëpër rrugë

plot verbëri dhe ankth drejt mrekullisë,

e unë e di që jam i padukshëm dhe i ndalur.

 

Si një fëmijë që ka rënë në gjumë në terror

në dëgjim të fillit të rëndë të zemrës,

ngadalë, ngadalë deri sa mëngjesi vë në bravë rrezet e tij

dhe dyert e errësirës hap.

 

GURËT

Gurët dëgjoj që hidhen

dhe bien, të kthjellët si qelq mespërmes viteve. Atje në luginë

të gjithë veprimet e paqarta të çastit

fluturojnë të ndera nga

një majë peme te një majë peme, të bëra heshtje

në një ajër më të rreshkur se i sotmi, rrëshqasin

si një dallëndyshe nga një majë kodre

te një majë kodre deri sa

të kenë arritur në pllajën më të afërt

në kufirin e të qenurit. Atje gjithë

bëmat tona rrëzohen

të kthjellëta si qelq

me të gjithë pjesën tonë të sotme që bie

që të përjashtojë veten.

 

KAPRIÇIO

Po ngryset në Huelva: palma ngjyrë blozë

dhe fishkëllima trenash që tromaksin

lakuriqët bojë argjendi të natës.

 

Rrugët mbushen me njerëz.

Një grua që shtyhet mes turmës lë rëndësirën

e dritës së fundit të ditës mbi peshoren e saj të syve.

 

Dritaret e zyrave kanë mbetur të hapura. Ju mund të dëgjoni ende

si i bien të tronditshme ecja e kalit.

Kali i vjetër me kapistër të nderë mbi jele.

 

Deri në mesnatë nuk gjen ndonjë rrugë të zbrazët.

Më në fund në të gjithat zyrat: vjen bulja.

 

Sipër në hapësirë:

trokon heshtur, shndritshëm dhe zi,

i padukshëm dhe pa u sulur,

me kalorësin e tij të rrëzuar qyshkur:

një konstelacion i ri që unë e quaj “kali”.

 

KONTEKST

Shih pemën e hirtë. Qielli ka vrapuar

deri në fibrat që zbresin nën tokë

vetëm një re e rrudhur largohet

e pathithur prej dheut. Hapësira e vjedhur

është mbledhur si gërshet i pleksur

me gjelbërimin.- Një çast i menjëhershëm

lirie lind brenda nesh dhe merr rrugë

që nga pjesa jonë e gjakut për më tutje.

 

MEDITIM I SHQETËSUAR

Shtrëngata shtyn krahët e mullirit egërsisht përqark

errësirës së natës ku nuk bluhet gjë. Ti

je duke qëndruar nga e njëjta ligjësi.

Barku i hirtë i peshkaqenit është llamba jote e zbehtë.

 

Kujtime pa asnjë formë zhyten drejt thellësive të detit

dhe ngrijnë atje si kolona të çuditshme.- E blertë

prej algash është paterica jote. Një burrë

 i përbërë prej detrash vjen i ngurtësuar.

 

 

THELLË NË EVROPË

Një trup i errët dhe rrjedhës mes dy portikësh limani,

Mbi shtratin e hotelit ka rënë, mes qytetit që po zgjohet përqark.

Alarmi i heshtur dhe ndriçimi gri,

të ngre ngadalë nëpër shkallët e mëngjesit.

 

Horizont i pafund. Duan të thonë diçka të vdekurit.

Tym duhani lëshojnë ende, por për të ngrënë s’hanë, frymë s’marrin

 por ende kanë zë.

 

Nxitoj në rrugë si njëri prej tyre

E rëndë si hëna katedralja e zezë bën baticë dhe rrjedhë.

 

MBRETËRIA E PASIGURISË

Shefja e zyrës i mëshon trupit të shënojë me kryq

dhe vathi i saj luhatet si lavjerrës.

Me flatra fluture fare të padukshme

...lëviz demoni së bashkë me gazetën që hapet.

Një helmetë e mbajtur prej askujt ka marrë pushtetin.

Breshka lëviz, e lëvizshme poshtë ujit. 

 

Rrofsh per mundimin AV!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).