Prona tek ambasada italiane, pasuesit Delvina fitojnë betejën ndaj ekzekutivit

Strasburgu ndëshkon qeverinë me mbi 3.2 milionë euro për moskompensimin e trashëgimtarëve të familjes Delvina. Prona e trashëgimtarëve Delvina lidhet me trojet e ambasadës italiane në Tiranë. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e ka cilësuar si të drejtë kërkesën e trashëgimtarëve Sherif Delvina, Ahmet Delvina dhe Fatime Delvina, e cila u është paraqitur më 23 nëntor 2006. Gjykata Europiane e dha vendimin me datën 8 mars të vitit 2011. Ai u zbardh i plotë më 8 qershor. Në trupën gjyqësore mësohet se ka qenë prezent edhe përfaqësuesi i Shqipërisë, gjyqtari Ledio Bianku. Vendimi bazohet në nenin 41 të Konventës Europiane, ku thuhet se “kur gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj, dhe nëse ligji i brendshëm i Palës së Lartë Kontraktuese të interesuar lejon vetëm riparim të pjesshëm, gjykata nëse është e nevojshme, i akordon shpërblim të palës së dëmtuar".

Trashëgimtarët Delvina, sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, kanë përfituar kompensimin për 1600 metër katrorë truall, e cila është në ambasadën italiane. “Ankuesit pretenduan shumën prej 3.210.240 euro në lidhje me dëmin financiar, e cila përbëhet prej 2.640.000 euro sa i përket vlerës së tokës dhe 570.240 euro për sa i përket humbjes së fitimit për një periudhë prej dhjetë vjetësh. Ata u mbështetën në një raport të ekspertit për përcaktimin e vlerës së përgjithshme të tokës dhe humbjen e fitimeve, sipas të cilit çmimi i tregut të pronës është 1.650 euro për m2 dhe çmimi i tregut të qirasë është 5.280 euro në muaj. Së fundi, ankuesit pretenduan 100.000 euro në lidhje me dëmin jofinanciar”, thuhet në vendimin e Gjykatës Europiane. Në pikën 91 të saj, theksohet se “qeveria nuk ka paraqitur ndonjë vërejtje në këtë drejtim”.

Për këto arsye, gjykata në unanimitet deklaron se ‘ankesa’ e aplikantëve për parregullsinë e procedurës gjyqësore të papranueshme dhe pjesën tjetër të aplikimit është e pranueshme. Gjykata vlerëson se ka pasur shkelje të nenit 6/1 të Konventës për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës së Lartë të 6 qershor 2006. Thekson se nuk është e nevojshme për të shqyrtuar ankesën e aplikuesve sipas nenit 6/1 lidhur me gjatësinë e moszbatimit të vendimit të Gjykatës së Lartë të 6 qershorit 2006. Vlerëson se ka pasur shkelje të nenit 13, në lidhje me nenin 6/1 të Konventës. Vlerëson se ka pasur shkelje të nenit 1 të protokollit 1 të Konventës. Vendos se çështja e zbatimit të nenit 41 nuk është gati për vendim në përputhje me rrethanat”, thuhet në vendimin e Strasburgut.

Tokat tek ambasada italiane

Trashëgimtarët Delvina u paraqitën në Gjykatën e Lartë në mars të 2006 për të kontestuar vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit Tiranë. Ata kontestuan vendimin si të kundërligjshëm, pasi është pranuar se ndërtesa i është shitur shtetit italian që në vitin 1991. Por nëse tjetërsimi i pronës të një objekti të paluajtshëm nga një subjekt te tjetri është fituar në mënyrë të ligjshme, kjo varet nga fakti nëse ky tjetërsim është bërë duke zbatuar ligjet që kanë qenë në fuqi në atë kohë apo jo, pavarësisht nëse blerësi është shtetas shqiptar apo i huaj. Në notat e shkëmbyera midis shtetit shqiptar dhe atij italian nuk rezulton të jetë shitur trualli, pasi në bazë të nenit 21 të ligjit nr.7512, datë 10.08.1991 "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit" personave të huaj nuk u shitej trualli. Duke pranuar se godinat shtetërore të ndërtuara në truallin e paditësve, i janë shitur ambasadës italiane, KKK të Pronave me të drejtë i ka trajtuar kërkesat e ish-pronarëve, në bazë të nenit 12 të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993, pra që ato kanë të drejtën të kërkojnë lidhjen e një marrëveshje për të blerë truallin apo për të paguar qira për truallin, që mbahet nga një subjekt shtetëror shqiptar. Kjo ka qenë edhe kërkesa përfundimtare e palës paditëse, e cila i përmbahet përmbajtjes së vendimit nr.13, datë 28.07.1999 të KKK të Pronave.

Ndërsa Komisioni Vendor i Pronave vendosi “Të njohë Neki Delvinën (trashëgimtarët e tij) ish-pronarë të pronës së përbërë nga: një parcelë truall ndodhur në Sauk të Tiranës nr.244/61, me sipërfaqe 1600 m2, kufizuar nga Lindja - Rruga II, Perëndimi- parcela 62, Veriu - parcela 63 dhe Jugu - parcela 59. Prona kthehet dhe kompensohet si me poshtë: truall pjesërisht i zënë dhe pjesërisht ambient i kësaj sipërfaqeje të lirë, me sipërfaqe 1600 m2, dhe duke u mbështetur në shkresën e Drejtorisë së Trupit Diplomatik datë 21.04.1997, të Drejtorisë Juridike dhe Konsullore të Ministrisë së Jashtme, si dhe Shkresën nr.2044/1 të Komitetit Ekzekutiv të KP Rrethit Tiranë, i cili i vë në dispozicion Ambasadës së Republikës së Italisë godinën përballë televizionit. Në bazë të ligjit nr.7980, datë 27.07.1995 "Për shitblerjen e trojeve", ndryshuar me ligjin nr.8260, datë 26.11.1997”.

25 Komente

jo vetem kaq, por gjykata e strasburgut e detyron shtetin shqiptar te paguaj 3% mbi demshperblimin per cdo muaj vonese...

ky eshte vendimi i 25-te qe strasburgu jep ne favor te ish-pronareve, por ne vazhdim priten nje bresheri vendimesh te tjera qe jane ne proces por dhe shume te tjera qe nuk kane filluar ende.

kosto e demshperblimeve te ish-pronareve do ta kaloje edhe GDB totale te shtetit shqiptar. nese qeveria nuk i therret mendjes e te beje kthimin fizik te tyre...

Problemi qendron se kush do ta detyroj psikoSalen te zbatoje vendimin e gjykates apo dhe vendimet e tjera...

mos zbatimi i vendimeve te gjykates se strasburgut eshte pike ne procesin e hapjes se negociatave per ne BE pas statusit kandidat...

pra i vetmi mekanizem detyryes eshte mbajtja peng ne antaresimin ne BE..por ceshtja e prones eshte edhe me e nderlikuar, sepse, nese nje qeveri apo shtet nuk deshiron ta zgjidh kete problem dhe e zvarrit ne kohe edhe integrimin per interesa te ndryshem, atehere Fatura vjen ne rritje me 3% ...

 

 

   

Mo per te vjedhur pronen e tjetrit Sala dhe gerxhot e tij i bejne naften BE-se dhe ata qe ka bere BE-ne.  Faturen ja lene Edit a Ilirit, qe do vine mbas tij.

te rroje Strazburgu per ish pronaret .Te gjithe pronaret ne Strazburg ,atehere.smiley

smiley good news!! 

Per mua vec good news qe nuk eshte. Se kush do ti paguaj ato gjobat? Nuk do ti paguaj as Saliu e as PDja qe jeni kaq te gezuar. Do ti paguaj populli.

Good news eshte per pronaret, dhe per popullin po te jete nje popull qe te kuptoj se cfare po behet. Mirpo..... faktkeqesisht ..... mileti nuk e shikon keshtu....  Tjeter milet ky i arnautistanit tone.....

Me dhimbje...me dhimbje.1 more reason...Keshtu qe eshte koha e popullit tutkun,tuaf te zgjohet nga gjumi

awsome news..... smiley

Kjo eshte rruga e vetme qe ka ngel. Shteti refuzon t'i japi nji zgjidhje te pergjithshme keshtu qe ai duhet te pajtohet me padi individuale. Rrjedhimisht do te jete shume me e kushtueshme per te dy palet por kjo eshte padyshim rruga shqiptare. Ceshtjet do te vazhdojne te palohen ne Strasburg, vecse per cdo ceshtje qe shkon ne strasburg ka kushdi sa te tjera qe per arsye te ndyshme nuk ndiqen dot nga njerezit, e nji pafundesi ceshtjesh te tjera qe nuk hidhen dot ne gjykate te shkalles se pare ne vendi per frike shpronsie. 

ktu eshte gjithe loja 

 

Por mire mor burra dhe cuca

Po rruga me i shpor keta qe i kemi zgjedh vete nuk egziston? Apo si gjithmon... votojme me tifozillik si lagje apo per inat te lagjes tjeter  se punet tona na i zgjidhin e huajt ...... kuptohet prape ne kurzin tone ...... gjoba etj etj

 

 

ky nuk problem politik i dashur eshte problem drejtesie. 

me cfaredolloj zgjedhje politike qe besh (anash lart e posht) nuk e zgjidh se s'ka interes.

e vetmja menyre me e zgjidh eshte me ane te gjygjit ose me marr letrat me vlere

Kush e krijon kete problem drejtesiue ? Nuk eshte politika?

S'ka intreres.... Kush nuk ka interes drejtesia apo ata qe jane ne qeveri.

Nese e ke fjalen per ata qe jane ne qeveria atehere zgjidhja politike do te ishte zgjidhje ( vec jo nje zgjidhje qe sjell po ashtu njeres ne pushtet qe shikojne interesin e tyre dhe jo ate te drejtesise)

Ceshtja e pronave eshte bere gangrene. Une kam mendimin tim perse eshte bere, qe mbase disave nuk do tu pelqej. Eshte bere gangrene per mendimin tim se me ligjin e kthimit te pronave ne ju futem detit me kembe. Dhe me keq pastaj nga pamundesia per ta zgjidhur ceshtjen e pronave ( sepse per mua eshte nje ceshtje e pazigjithshem)  fituan njeres te veshur me pushtet e politike dhe humbii populli dhe shqiperia

 

Aha e morra vesh, ty te rrifka cekici ne ven tjeter mer lal:

Ne jemi te kirurgu kurse ti thu te ndrrohet ngjyra e perparses se farmacistit 

Kushton Standarti kushton por se kuptojne `keta` bylmezat e Tiranes!

Shume, shume lajm i mire. Me duket se zgjidhja per ceshtjen e pronave - kete tumor qe po konsumon vendin tone dhe qe nuk po e le qe te zhvillohet ne maksimumin e potencialit te tij - do te vije pikerisht nga Strasburgu.

Makthi i pushtetit do te ishte sikur ti dinin disa here ne vit disa nga keto gjobat e Strasburgut....Se jane shuuumeee...por shuumme qe kane zene radhen ne ate dere dhe ky rast do tju jape njerezve nje fije shprese.. smiley

Po keshilli i larte i drejtesise se leshit c'masa merr ndaj gjykatesveqe kane dhene vendime te tilla qe i shkaktojne kosto kaq te larta buxhetit? Dikush duhet ta haje sallamin per keto gjera se perndryshe c'kuptim ka. Keta pronaretti gezojne leket e veta meqe ra llafi

Dakord me ty, pooor, mu me duket se ajo prone esht cfrytezuar pra leket e buxhetit jane nxjerre gjate viteve.. ne parim flas

Mire mer mire, po gjykata nuk eshte ministri financash, o jep drejtesi o jep zhdrejtesi. Ne kete rast duket qe ja kane fut kot, dhe kur ja fusin kot duhet te pergjigjen. Po s'mbajne pergjegjesi mund te bejne deme shume me te medha

Ka fol KLD mer! Ka fol ne Nju Yorket, ka thon: " O sa mir me qen Shqiptar!"

po permbarimin e vendimeve te strasburgut kush do ta beje?ato nuk kane fuqi detyruese

1600 m2 = 2 640 000 euro , me duket se dhe ne Paris nuk kushton kaq shume toka. Natyrisht qe pronaret Delvina kane te drejte, por çmimi i tokes me duket tratosferik. Kendej ne Europe, gjen vile me gjith toke, 2000 m2  me 200-300-400 mij euro. 

Pjer, po a degjove kryeministrin tat ti, qe kur erdhi puna tek ai veni  (prapa shtatores se komandantit) .....ja .......tha...e ka shit (per Edi Ramen) me 1000 euro, kur une do ta shes me 2000 euro metrin....ky asht korrupsion i gjalle......

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).