Të dhëna nga Komisariati për Refugjatët në Belgjikë, tregojnë se ka një rritje të numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria

Alarmi i cili u dha më parë nga Komisioni Evropian duket se po shqetëson Evropën ndërkohë që dhe ministri i brendshëm, Bujar Nishani e pranoi një fakt të tillë 3 ditë më parë. Në 6 muajt e parë të këtij viti, janë shënuar mesatarisht 25 aplikime në muaj ndërkohë që rritje të befasishme është vënë re në dy muajt e fundit. Ndërkohë, gushti numëron 50 kërkesa ndërsa shtatori 84 të tilla.

Zyra e komisioneres Sesilja Malmstrom rikujton ndryshimet që i janë bërë rregullores së vizave. Komisionerja thekson se komisioni propozoi një klauzolë sigurie që do të lejojë, në kushte të posaçme të jashtëzakonshme, rivendosjen e përkohshme të vizave për qytetarët e vendeve të treta që përfitojnë nga heqja e vizave me BE-në.

 

41 Komente

tani te hidhemi te tema.smiley

Mos mor ,s'do na lene te kalojme pa e ngjyer nje here pashaporten me vize.smiley

Kot thone i duruari, i fituari.smiley

Eshte vete faji i Evropjaneve ne kete rast: Shumica e azilanteve jane rome...Disa vend te BEse kane nje sistem idjotesk per azilin. Psh synohet Belgjika se ka nje perjudhe pritjeje rreth 6 muajsh per azilantet, derisa te vije pergjigja(qe eshte 100% negative)..I thone 6 muaj qyl ne apartamente komode, ha e pi dhe pastaj pas 6 muajsh pasi te refuzojne te ofrojne rreth 1700euro qe te largohesh nga vendi(plus bileten e kthimit)..Ligje te peraferta per azilin ka Luksemburgu,Suedia,Belgjika,Hollanda....Suedia e preu kohen e pritjes nga 3 muaj ne nje jave dhe pritet te kaloje nje ligj i cili refuzon automatikisht cdo aplikim azili nga vendet e zones se lire(pa viza)...

Pse s'thua ti ,qe u lodhkemi kot me punu ketej ,kur beke dhe qejfin e te jepkan dhe leke me vete kur iken  qe andej. Do behem xingara,u pa puna .smiley

Ja pra c'kerkoke ti, qyl.

Ka cecua bicak..thote ajo fjala e urte,Venus....Pasi te japin ato leket te marrin shenjat e gishterinjeve dhe skanojne retinen e syve, dhe te thone me edukate se per nja 5-10vjet nuk te lejohet te hysh ne asnje vend te BEse....(Po tu futen te dhenat ne Europol ke futesh ne listen e zeze dhe te vendeve qe nuk jane ne Shengen) smiley

ehe,po ti me the te miren e vockel,para kesaj damllase se madhe.smiley

Te pakte ta thokan me edukatesmiley

Gjithcka me edukate. Me e bukura eshte se ju thone te hedhin firmen(ku pranojne per kushtet e kthimit)..Dhe ene anen tjeter eshte zarfi me eurot. Dileme e madhe per zotin..... smiley

e imagjinoj cfare tundimi eshte per romet e te tjere ,te cilet ecin me parimin,"te mendojme per sot,se neser si dihet nga vjen kismeti"smiley

Qysh tha Fadili : Nuk punon dajrja po qe e zene me leke, u duhen prish leket menjehere qe te luash me dajren  smiley

per ate pune dhe ne u'a gjeme ne vend vendin lekeve.smiley

 bejme sikur kursejme 2 javeshin e fundit sa te merret rroga tjeter.smiley

Me cmimet andej dhe me ato rroga, eshte "enigme" se si mbijeton nje familje shqiptare..Me gjithe mend enigme, se kur ben llogarite ne fund del si pune a buxhetit te greqise

ca te thush art.. pikes i ke rene po mos pyt si mbijeton mjafton te lexosh kroniken e zeze..

Sa here qe vij andej me nevertitet se si abuzohet me cmimet...Me kujtohet kisha plan per te bere nje dreke dhe pyes nje lokal andej nga Shkembi i Kavajes..Me thote 35euro per person pa ju dridhur qerpiku....Me erdhi per te qeshur...Ketu ne Suedi(ne nje nga zonat me te bukura te vendit) ishim te ftuar ne nje studentparty(e kane zakon studentet kur mbarojne kolegjin bejne nje farty te madh me familjen dhe miqte)...Lokal gothik i shekullit te XXVI, ku cdo gje qe prekje ishte copez historie dhe kulture: Paguan 170korona per person(17 euro)....Rrogat Shqiperi ne muaj paguhen rreth 200-300 euro..Suedi 14-18 euro per ore pune.....Eshte ti shkulesh floket nje nga nje nga marrezia!!! smileysmiley

mos hajde me ne shqiperi per dreke arto smiley beje dreken ne suedi se tani ska me nevoje as per viza.

Kam ca kohe pa ardhur petlle, por andej te iken petlla me gjithe mend....Kalojne me akuza se ne qe vikerkemi qenkerkemi fodulle dhe hundeperpjete, se pyesim per cmimet ... kerkojme ca si shume..

kam degjuar raste qe kane shkuar me rrahje me grushta arto, me kujdes smiley

Po e kuptoj..Zgenjehen parazitet nga duarboshet qe vijne nga larg mbase.....Ne vijme nje here ne vit, por cti besh atyre qe zihen me grushta 365 dite te vitit thjesht per tu marre me dicka

Kam degjuar dhe qe cdo dite dikush shterngon litarin,fotoksinen, smiley ...jane shtuar vetevrasjet dhe vrasjet me ritme galopante ndaj grushti eshte problemi me i vogel, petlle....  smiley

lere mos e pyet arto ,dhe sikur mos te mjaftoje kjo, shqiptaret kane dhe dengla qe arrijne deri ne stratosfere Marrin leke borxh per te tu krehur te parukieri ne dite te zakonshme..Me cfare i ushqejne mor aman.smiley70* 

hahahahah o Penar,po na e ve ate redaktimin,se nuk i dergova puthje artit.smiley

Ska gje venus i pranojme edhe puthjet... smiley

 flm qe i pranon ,por mos i keqkupto.smiley

Miqesore sigurisht smiley

e pra ,shyqyr qe ka lloj-lloj puthjesh.smiley

Art, ti mbase e do Shqiperine me lokale te shek 26 (XXVI) po asaj pune s'kemi cer i bejme he per he smiley.  Bile jam kurioze te di si ia kane bere ne Suedi qe te jene edhe futuriste edhe historike smiley

j/k

Ne Shqiperi si kudo ka lokale te ndryshme, si per nga cilesia, si per nga cmimet.  Kjo e 35 euro qe thua ti, cmim fiks dmth, eshte lokal qe ti ke kerkuar ekskluzivisht?  Dmth ta rezervoje per sebepin tend?  Se po te qe ashtu eshte muhabet ndryshe, e nqs s'eshte ashtu, keq m'vje por thene embelsisht, ta kane ... pasur me hile smiley.

Keshtu qe mos t'i nxijme ca gjera se pastaj s'kritikojme dot ata qe na bien n'qafe ne te jashtemve smiley.

Monda,duhet ta vrasesh ca mendjen qe te kuptosh paralelizmat e mija.Po e di qe ka lokale te ndryshme por kur vjen radha per sebepe te gjithe kthehen ne matrapaze(ti ke ndonje lokal qe po te djeg keshtu?)..Ne qytetin tim te vendlidjes(qytet i vogel dhe peliferik lokalet varjojne nga 25-30euro per person per sebepe....Keto vajrojne te thashe 5euro me teper 5 me pak...Tani beji pak llogarite ti me rrogat tuaja andej si behen ato te shkretat dasma,fejesa dhe me e keqja drekat e lamtumires.Borxhe deri ne fyt..Tani qe jeni mesuar ju me abuzimin e cmimeve, kjo eshte pune tjeter..Por une po i them gjerat sic jane...

Pse, me te vrame te mendjes qenka loja? Une thashe se po benim gjoja edhe s'e kishim me te vrame, por me te plagosme smiley.

Art, ka shkallime ne Shqiperi sa t'haje dreqi.  Por te ngrenit jashte eshte gje tjeter.  Kur do te hash nga halli ka lire fare, por ka edhe luks.  

Kur ke sebep, eshte tjeter gje.  Por po s'e pate takatin, e ben ne shpi, si qemoti xhanem, edhe bile goxha qejf.  Po e bere jashte, ka nje dynja me variacione, se edhe alkoolin po deshe e sjell me vete.  Po ka vende qe sjell edhe mishin smiley.  Ne qytete te vogla periferike bejne edhe dasma me 15-20 mije leke.  Epo qyl fare s'ka se edhe ata s'i marrin qyl.  E cmimet jane rritur per te gjithe.   

Keto "jeni mesuar ju andej, e ne ketej" une s'para i kam qejf.  Por edhe ne kete rast, ai flamuri qe del te emri s'del nga kompania e celularit por eshte pe verteti.  Megjithate persa i perket cmimeve te restoranteve nga te gjitha cmimet apo shkallimet e tjera, per nga eksperienca ime personale jo e larget, m'u duken me te arsyeshme se cdo gje tjeter.  Dhe jo, s'po haja ne restorantin tim ne Shqiperi.  

PS: Urte e bute e kisha kete post une.  Nqs ke ndonje mendje me e vazhdu me vrasje te mendjes, e le replike te fundit smiley.  Me te mira smiley.  

Kjo pyetje do te kete vlere vertet pas disa muajsh. Akoma dhe sot vec rroges pikon edhe ndonje gje tjeter. Per ata qe jane direkt te lidhura me investimet ne shqiperi rubineti akoma ka dhe ca uje, uje qe pastaj shkon  nepermejt cmimeve te larta  dhe ca te "vrima" ligjore" tek pagesat sherbimet.

Problemi eshte kur te shteroj burimi i ndihmave/kredive si do te behet. Kur te mos kete me para ( se kriza do te na kape edhe ne ne ishullin e izoluar ekonomik Berishjan)  per te nderuar rruge, pallate, parlamente apo qendra qytetesh. Atehere vertet lind pyetja

Si do tja dalin njerezit VETEM me ato rroga kur cmimet jane aq te larta?

Zot na ruaj por ........ kam frike ta them .......por.....

epo pastaj? le t'i kthejne ata qe s'e meritojne azilin dhe kaq. na u beka nami per ca shqiptare me pikatore. popull i madh shqiptaret dhe do u bejne namin me azil. aman se hipokrizite e ketyre s'kane fund ...

Puna eshte se keta kodoshet tane kane hedhur nje firme(kur u vendosen kushtet per heqjen e vizave) qe thote se marrin pergjegjesi"ligjore dhe financjare" per cdo qytetar te vendit qe kerkon azil ne zonen e lire...Duke filluar ngakoha e qendrimit dhe biltetat e kthimit..Serbet kam degjuar qe po ju sekuestrojne pasaportat atyre qe kerkojne azil

Ne fillim kur u hoqen vizat kishte akoma ca investime ne Shqiperi ( kredi ,ndihma etj), emigrantet shqiptare ne Greqi ishin akoma te gezuar, tani kredive dhe ndihmave po u vjen fundit ( kriza boterore)  , emigrantet shqiptare ne greqi po kthehen ( greqia po falimenton) , dhe kur vendi tend nuk te afron azgje per te jetuar ku do te shkohet? Patjeter ne vendet e tjera. Prit prit se do te kete akoma me keq.

kot shqetesohen keta, per sa kohe e kishim te ndaluar e iknim me qejf. tani kush ia hedh syte smiley

smiley sa keq.. e si mund ti fajesojme ata qe thyejne keto rregulla per hir te gjendjes ekonomike... gjithsesi nuk me duken shifra shqetesuese 

He he ca ketu kur u tha se shqiptaret po e respektojne kushtet e heqjes se vizave u sulen e thame " E shikoni kot ja u kishit friken shqiptareve" Tani po keta ( ca ketu ) thone "E cfare te keqe ka  se kerkojne azil ?"

Nuk do te ishte me mire kur nuk ke gje per te thene me mire mos thuaj azgje ? smiley

Nje shoku im, qe e regjistrova ketu, disident i vjeter, ndejti nja 4-5 muaj, dhe iku vete. "Kjo qenka Europa" me tha dhe iku i merzitur. I shpjegova se ketu nuk te presin me lule, por duhet te jesh i durueshem, nje element qe atij i mungonte, perveç kokfortesise qe kishte per disa gjera. Njerzit ne Shqiperi kujtojne se ketu te japin te gjitha, nderkoh qe eshte e kunderta. Futesh ne kamp, futesh ne shkolle, se po nuk u fute ne shkolle s'ke gjo ne vije, te japin nje cop karton me foto, dhe duhet te presesh me vite per te marre kartat e bardha apo nacionalitetin. Une i kam marre kartat e bardha, pas 7 vitesh, dhe nacionalitetin pas 8-9 vitesh, nderkoh qe taliban, çoban te ndryshem aziatik, i kane marre pas 3-4-5 vjetesh. 

Gjynof i shkreti se paska ene disident i vjeter smiley

si eshte kjo pune. emigrantet shqiptare kerkojne azil. sa marrin azilin behen nacionaliste te flakte edhe u vjen keq kur vdes ramiz alia e te kuqte e tjere qe i nxorren per dere.  perfundimisht duhet t'ua bejme te gjithe shqiptareve shqiperine me vize qe te ndihen mire kur rrine ne shqiperi me azil politik ngaqe kane sha bushin. smiley

Haha, petlle, e ke qa me kete pershkrimin. E vertete, ka plot. Jo vetem ne azil-land, po dhe aty ne Allbani me thase. Une e mendoj si ty psh dhe s'jetoj aty (jo per te lare vetem veten) po mjaft me keto pergjithesimet se s'jena perfekt as "ne" as "ju" qe s'ju ka nxjerre "askush" per bythe, por qe ashtu, pa breke, e ngrohni ne diell duke tundur zinxhir smiley

jo e kam se u tepru pak si shume kjo puna e sa mire do ishte shqiperia sikur te ishin emrigrante ne qe jemi ne shqiperi e te ishin shqiptare ata qe jane sot emigrante. se ta haje dreqi ket pune, bujrum une rregjistrohem ke censusi i shkembimit emigrator me kushtin qe po u vertetu qe lexoj apo shkruaj qoftelarg te peshku smiley te kthehem menjehere ne shqiperi e te mbetem aty pa te drejte dalje jashte. hic pa pasporte fare.

haha, nejse, qe mos ta bejme debat, zgjidhja me e mire, me degjo mua, eshte sa andej, ketej...nje mut eshte...smiley

ndoshta. por kam nje pershtypje se andej eshte rruges per tu bere mut. ketu shprehja osht bo mut fare sikur e ka kalu mutin kala smiley nejse

E paskeni prish fjalorin fare,thujeni pak me te kamufluar psh moot,edhe quhet sikur ja ke fut adminit,ma han menja se ka pa akoma.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).