Nëse popullata ka rënë për shkak të emigrimit, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë mund të jetë më i lartë

Në përfundim të procesit të censusit, shqiptarët mund të zgjohen nominalisht më të pasur. Të dhëna indirekte sugjerojnë që popullata aktualisht prezente në Shqipëri është më e vogël se sa ajo e raportuar nga regjistri i popullatës dhe se pjesëtimi i Prodhimit të Brendshëm Bruto me një popullatë më të vogël, do të japë PBB për frymë më të lartë se sa kuota aktuale prej 4130 dollarësh. Por ka gjithashtu një mundësi të vogël që popullata të rezultojë më e madhe nga ajo e vlerësuar aktualisht dhe rrjedhimisht shqiptarët të dalin me PBB për frymë më të vogël.

Regjistri dhe censusi

Regjistri civil i popullatës mban shënim numrin e lindjeve dhe numrin e vdekjeve. Sipas këtij dokumenti, në vitin 2010, në Shqipëri kishte 3.2 milionë njerëz. Por regjistri civil, i cili në Shqipëri është mbajtur që nga viti 1929, nuk përfshin shqiptarët që kanë emigruar gjatë dekadës së fundit dhe nuk kanë raportuar ndryshimin e vendbanimit të tyre. Regjistri nuk përfshin as banorët që jetojnë ilegalisht në një vend, si p.sh, emigrantët, të cilët në rastin e Shqipërisë janë në shifra të papërfillshme. Për të zbuluar se sa shqiptarë janë larguar nga Shqipëria në emigrim afatgjatë, INSTAT-i po kryen këto ditë censusin, ku shqiptarët do të numërohen një më një pranë banesave të tyre. Rezultatet paraprake të censusit do të kërkojnë disa javë kohë para se të publikohen.

Popullatë më e vogël

Ndërkohë, të dhënat e Institutit të Statistikave mbi numrin e shqiptarëve që kanë kaluar pikat kufitare të vendit gjatë dekadës së fundit, tregojnë se numri i daljeve është më i lartë se sa numri i hyrjeve. Vetëm për vitet 2006-2009, për të cilat të dhënat janë të publikuara në botimin “Shqipëria në Shifra 2010” të Institutit të Statistikave, numri i shqiptarëve që kanë hyrë në vend është 388 mijë më i vogël se sa numri i shqiptarëve që kanë dalë nga vendi. Këtu nuk përfshihen mijëra shqiptarët që kanë dalë ilegalisht nga vendi. Kjo statistikë sugjeron se emigrimi ka vijuar me ritëm të konsiderueshëm gjatë dekadës së fundit dhe se popullata prezente në Shqipëri është më e vogël.

Nga ana tjetër, një vrojtim i kryer nga Instituti Agenda mbi emigrimin, tregon se rreth 25 për qind e shqiptarëve që jetojnë aktualisht jashtë vendit, kanë emigruar gjatë pesë viteve të fundit. Kjo tregon se emigrimi vijon të jetë një fenomen masiv për shqiptarët, gjë që ul popullatën e pranishme në vend.

Precedenti 2001

Shqipëria numëronte zyrtarisht rreth 3.7 milionë banorë në vitin 2001, para kryerjes së Regjistrimit të Përgjithshëm të Popullatës dhe Banesave në prill 2001. Prodhimi i Brendshëm Bruto që në atë kohë ishte më pak se 4.1 miliardë dollarë, pjesëtohej me numrin e popullatës për të dalë te PBB për frymë prej vetëm 1 mijë dollarësh. Por pas censusit, Shqipëria rezultoi më pak se 3.1 milionë banorë dhe rrjedhimisht, e njëjta PBB u pjesëtua me numrin e popullatës banuese dhe dha PBB për frymë prej 1300 dollarësh, ose rreth 30 për qind më shumë.

Shqipëria ka këtë vit Prodhim të Brendshëm Bruto prej 13.3 miliardë dollarësh dhe 3.2 milionë banorë. Bazuar në këto shifra, PBB për frymë rezulton 4130 USD. Por në rast se pas censusit Shqipëria rezulton të ketë, fjala vjen, 2.9 milionë banorë, atëherë PBB për frymë do të rritet në 4600 USD për frymë.

Aktualisht Shqipëria është vendi më i varfër në kontinentin Europian me përjashtim të Kosovës. Bosnja është më pranë nivelit tonë me 4700 USD Prodhim të Brendshëm Bruto për frymë, ndërsa Maqedonia ka PBB për frymë prej pak më shumë se 5 mijë dollarësh amerikanë. Të dhënat për PBB raportohen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Vetëm nominalisht

Prodhimi i Brendshëm Bruto mat vlerën e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në një vend gjatë vitit kalendarik, por nuk nënkupton të ardhurat reale të popullatës, pasi nuk merr parasysh se në xhepat e kujt përfundojnë të ardhurat nga PBB. Kështu në rastin e Shqipërisë, PBB përfundon njëherazi në xhepat e shqiptarëve të zakonshëm në formën e pagave apo fitimeve nga bizneset e vogla, në xhepat e shqiptarëve të pasur, si dhe në xhepat e investitorëve të huaj. Këta të fundit vlerësohet se fitojnë qindra milionë dollarë në vit në Shqipëri dhe këto para, pavarësisht se llogariten te PBB-ja e shqiptarëve, nuk hyjnë në xhepat e tyre. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për fitimet e klasës së pasur, pasi Shqipëria rezulton një vend me përqendrim të lartë të të ardhurave kombëtare në pak duar. Për këtë arsye, rritja e PBB-së për frymë për shkak të censusit, mund t’i nxjerrë shqiptarët më të pasur, por vetëm në teori.

 

14 Komente

Mirmjes bosa

me nje fjale, kesaj i thone "te ngopesh me lugen bosh".

Kjo ne fakt duhej vendosur ne seksionin 'aritmetike'

Shqiparia ka PPB 23 miliarde dollare( sipas wikipedia) dhe te ardhurat per fryme rreth 8 mije dollareshi.

Ne 2001 popullsia ishte 3 milion jo 3.7 milion dhe ne 2010 parashilohet te jete 3.1 milion.

http://en.wikipedia.org/wiki/Albania

ne vitet e fundit te regjimit Shqiperia eksportonte 290 milion dollare. sa nje ndermarrje familiare italiane.

GDP ishte rreth 900 milione

 

 

O Stavri mavria,

Ato melonat qe numeron ti jane PPP more mavri jo dollare shqeto. Amon mor, bejeni pak me stil kete punen e militantit se keshtu thate fare te ngec ne gryke e s'pertypet fare, he te keqen!

kush u liru me kete?

Sot ke klubi ku pij kafen, afer punes pashe dy cuca qe po plotesonin ca formulare . U bana kurioz dhe vura re qe po plotesonin formulare me shumice. Shkurt, nuk po shkon fare ne dyert e shpive por pinin kafe e benin census smiley

Sa paguhen keto per nje formular te mbushur ? Une mendoj aty ke 5 krepshi ose 7 sanduica. smiley

Shi sa i keq ky, pse re ca eshte INSTAT-i, OJF pa zyra eeee smiley

Shqiptaret mund te zgjohen me te pasur nga censusi.

Po sigurisht, dhe prit kur pas rezultateve te censusit te dalin me deklarata per ritmet e rritjes se nivelit te jeteses smiley

burp..

se besut sal karroqen kur tha se i jena afru gjermonit. Besoni censusin tashi.

Me te pasur? Na qonkerka si Sudja.

Tamam, ne leter mund te gdhihen te pasur, ndersa ne realitet asgje nuk ndryshon. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).