"E mbysim ne Shkodrën, nuk na mbyt Buna, as Drini, as Liqeni. Në rast se do të bëhet thellimi i Bunës në 8 m, në gjerësi 200m, nuk do të ketë përmbytje të Shkodrës për së paku 150 vjet”

Kështu shprehet specialisti Ismet Teli, i cili ka kryer matje të vazhdueshme në lumin Buna dhe bazuar dhe në njohuritë e përvojën e tij shprehet se vetëm kjo do ta evitojë përmbytjen.

Ismet Teli, detar prej ’47-s, shprehet se Shkodra është perla e Ballkanit dhe një rast unik ku ka liqen, tre lumenj, det dhe perlë malore. “Shkodra ecën mbi brilant me këmbë zbathur”, shprehet shkodrani që ndonëse prej shumë vitesh nuk jeton në qytetin e tij, është aktiv me përvojën e studimet e tij për të shpëtuar pasuritë natyrore të këtij qyteti dhe për të orientuar shfrytëzimin e tyre si potencial ekonomik.

I angazhuar dhe gjatë përmbytjeve të vitit 2010, Teli tregon se Shkodra përmbytet dhe do të vazhdojë ta ketë këtë fat sa herë të bjerë shi. Kjo, sepse Buna duhet thelluar dhe vetëm kështu bëhet e mundur që Drini, që ka prurje disa here më të mëdha t’i bjerë në shpinë e të mos i krijojë problme.

“Buna mund të thellohet dhe të bëhet i mundur kalimi i anijeve për tregti e turizëm siç ka qenë dikur. Minimumi i tabanit të Bunës i matur tani është 2m e 14 cm mbi nivelin e detit. Po të thellohet Buna edhe 8 metra, nuk hyn uji i detit në të, siç pretendon se do të ndodhë ndonjë specialist i veçantë. Në qershor të vitit 1981 jam ngarkuar nga Ministria e Transportit dhe flota tregtare ku punoja për të dërguar me anije një sondë në Han të Hotit. Kjo pasi atëherë studioheshin tre variante për hekurudhën që do ndëtohej në drejtim të ish-Jugosllavisë. Ura e vjetër Bunës hapej atëherë dhe kam kaluar përmes lumit në liqen deri atje ku do dërgohej sonda. Nga matjet e sondistëve dhe analiza e kampioneve rezultoi se tabani i liqenit është shtuf, ranë deti dhe konifere. Kjo se dikur liqeni ka qenë det, pastaj është quajtur këneta e Moraçës, më vonë nga interferimet është bërë liqen. Ky liqen na ka dhënë një bijë shumë të vlefshme, lumin Buna.

Drini është bashkuar me Bunën, jo këtu ku është sot ky bashkim, por më tej, më 1856-n. Drini është lumi më i padisiplinuar, që e ka ndryshuar shtratin tre herë. Lumi Buna nuk mban 150 000 banorë, por sistemimi i saj është e llogaritur se shton me 30% prodhimin bujqësor në vend. Liqeni e ka humbur volumin për shkak të një bari që është sjellë nga aluvionet, që sot shkon 5-6 m. Ky ka krijuar një rrjetë që pengon aluvionet që vijnë duke mos i lënë të ikin, por të depozitohen në liqen.

Në vitet 1970-1972 njëri nxori një makinë korrëse dhe korri barin e liqenit. Për këtë u dekorua me çmimin e republikës, por në fakt u bë një krim i madh mbi liqenin e Shkodrës. Duke u korrur ky bar, bima mori zhvillim rrënjësor, nga rrënja dhe doli edhe më shumë. Bari duhet shkulur për ta mbajtur liqenin së paku dhe 50 vjet ashtu siç është. Gjatë viteve kam bërë matje e kam mbajtur shënime, por në atë kohë kush dinte shumë, i prisnin kokën. Sot është ndryshe. Por për ndërgjegjësimin e njerëzve duhen dhjetëra vite, ndërsa gjithçka rregullohet duke zbatuar ligjet, për të mirë të vendit. Më vjen keq që shumë njerëz merren me studimin e liqenit, por asnjëri nuk jep zgjidhje përfundimtare. Liqeni duhet pastruar me anije, pasi ka depozita nafte, hekura, trungje etj, që pengojnë aluvionet. Disa thonë se bari i liqenit ushqen peshqit. Por ai është si karremi që për momentin të jep oksigjen dhe pastaj ta merr dyfish. Peshku në liqen është dëmtuar dhe vazhdon të dëmtohet nga gjuetia me korrent dhe rrethimi që pengon peshkun e vogël të rritet. Aktualisht Blini nuk ekziston, ndërsa krapi ka dy vjet që nuk shtohet se gjuhet në kohën e shumimit dhe duke zënë një krap në periudhën e shumimit, ke shfarosusr së paku 1700 të tjerë. Në bazë të llogaritjeve që kam bërë, liqeni pastrohet për 467 ditë pune, duke pastruar 1.040.000 m 2 në ditë, duke punuar siç punojmë ne detarët, dhe jo nëpër kafene, në dy faza, bregu dhe qendra e tij. Kjo ka një kosto 1.507.000 euro, duke përfshirë dhe anijen. E kam prezantuar këtë, ka njëfarë interesimi nga zëvendësministri i mjedisit Demeti, por nuk dihet si do shkojë kjo punë. Marinarëve të mi gjithmonë u thoja një shprehje të huaj që në shqip përkthehet “nesër, nesër dhe jo sot thonë gjithë njerëzit dembelë”.

Duke folur për lumin Buna dhe ndërhyrjen në të, detari 68-vjeçar Ismet Teli argumenton se thellimi i saj sjell mjaft dobi ekonomike dhe eliminon përmbytjet. Me mjetet e tij personale ai ka bërë matje dhe thotë se ka parashikuar përmbytje muaj përpara, por nuk e kanë përkrahur në masat parandaluese. Kur ndodhi, e kanë thirrur dhe kanë marrë mendimin për hapjen e grykës së Bunës me draga që të ulej niveli i ujit. Ai shton se është gati të përballet me çdo specialist për llogaritje dhe ide të paraqitura prej tij, pasi i njeh me pëllëmbë Bunën dhe liqenin.

“Janë 10 pika kryesore ku duhet të ndërhyhet pa dragë për të bërë pastrim e thellim të lumit Buna, por 5 janë më kryesoret: në Zues ku duhen larguar 2.808.000 m3 dhera, në Darragjat, përballë Shirqit, në Shirq dhe tek pylli i Adës ku ndërhyrja duhet bërë patjetër. Duhet eliminuar kjo sasi dheu që në total është 3.880.000 m3. Po nuk u eliminua ky dhe, do të ketë përmbytje. Nuk kam nevojë për draga. Kjo ka një kosto prej 762 000 eurosh për të eliminuar këto dhera dhe Bunën e çojnë në 200m gjerësi, aty ku ka lindur”.

Duke folur për perspektivën e lumit Buna, Teli shprehet se janë shprehur në media se po u thellua Buna, hyn deti në të. “Nga verifikimet, Buna është 12m e 14 cm mbi nivelin e detit dhe kjo lejon idenë time. Në qoftë se Buna shkon aty ku duam ne, e jo të devijojë, nga mbi 41 km që është, bëhet 25 km. Projektin e kam gati dhe të studiuar në taban. Ajo përballon prurje mbi 5900 m3 ujë në sekondë, sepse aktualisht Buna ka katër starte, dhe duke i eliminuar rritet shpejtësia. Me rezerva mund të përballojë deri në 7000 m3 ujë në sekondë. Unë e vërtetova tek ura e Bunës dhe projekti im është më i madh se synon thellimin në 18 m dhe këtë ma lejon Buna, ajo përballon mbi 2000 dhe për 200 vjet nuk ka përmbytje. Në Mesdhe ka tre lumenj: Nili, Danubi dhe Buna, ku Danubi vjen pas Bunës, ka gjatësi lundrimi, por jo aftësi lundrimi sa Buna. Kjo do sillte lundrimin e anijeve shumë të mëdha, deri 300 000 tonëshe dhe për këtë interesohet komuniteti evropian.

Evropa e do një pike tranzite në Mesdhe, dhe kjo do të ishte Buna. Në 8 m ujë të Bunës hyjnë anije 8 000 tonëshe dhe porti do ishte mjaft ekonomik. Kur del nga gryka e Bunës, 400m duke hequr një vijë të drejtë Adë – Franc Jozef është 5.9 m thellësi, në 637 metra shkon 18 m thellë. Ky është bishti i alpeve ilirike. E kam llogaritur se është më ekomik se portet e tjera ku duhen shuma të mëdha për t’i mbajtur pritat se mbushen, ndërsa këtu janë. Do të sillte zhvillim ekonomik edhe me kapacitete 8000 tonëshe në lundrim, pasi i jepet mundësi që Serbia, Maqedonia, Kosova, Bullgaria të dilnin në detin Mesdhe. Pastaj për më tej, zhvillimi do ishte i tillë dhe jo vetëm do eliminonte papunësinë në Shkodër, por do të kërkonte shtesë fuqie punëtore”.

Ismet Teli shton se është në Shkodër në kërkim të një sponsori që do t’i jepte mundësi të eksperimentonte projektin për eliminimin e përmbytjeve, për të cilin thotë se duhen 40 ditë, dhe një shumë jo e madhe.

150 000 ngjala ngordhën nga mbetjet e aluminit

Në vitet 1957, 1958, 1960 thellësia e liqenit ka qenë 12.8 metra. E kam matur më 2008-n dhe doli 7.6m. Pra volumi i tij ka humbë 5.2 m. Në vitet ‘60 e kam bërë liqenin me not nga bregu i rërës deri në Shirokë, dhe kur më merrte etja, zhytesha në fund dhe pija ujë. Sot po të pish ujë liqeni, vdes. Në vitet 1996 a 1997 ngordhën 150 000 ngjala në liqen. Arsyeja mbeti enigmë, por unë e pata deklaruar se shkaku ishte oksidi i aluminit, mbetjet e aluminit të kombinatit në Mal të Zi që i derdhte në liqen.

Historia: Porti i Obotit kishte 120 anije

Të dhënat historike vërtetojnë që liqeni dhe lumi Buna duke qenë të lundrueshëm sillnin dobi të madhe ekonomike dikur. Historiani Tit Livi shkruan se porti i Obotit ka 120 anije të punuara nga artizanët shkodranë e ulqinakë. Doriçeli në shek XVI shkruan se portet e Shkodrës, Ulqinit e Vlorës mbizotërojnë Adriatikun dhe kanë 340 anije me rreth 4500 punonjës që lundronin në linjat Venedik – Raguzë (Dubrovnik). Është kjo Bunë që ka mbajtur atëherë gjithë këtë Adriatik.

Demeti: Nëse kemi paratë, i nisim punimet

Lidhur me minimizimin e efektit të përmbytjeve po bëhen punime në argjinatura ndërsa pak ditë më parë është hedhur dhe tenderi për ndërtimin e Bypasit të qytetit të Shkodrës, që do shërbejë edhe si argjinaturë mbrojtëse. Sipas zëvendësministrit të mjedisit, Arben Demeti, “po ndiqen hap pas hapi punimet në dy krahët e lumit Buna, në dy anët e kufirit dhe ne jemi shumë të avancuar në punime sesa pala malazeze. Për çdo veprim në lumin Buna ne merremi vesh reciprokisht me njëri- tjetrin.Punimet që kanë përfunduar ose që janë në përfundim e sipër ishin të fazës emergjente dhe janë gjysma e grantit 1-miliardësh.

Gjysma tjetër i përket fazës afatmesme dhe priten prokurimet nga Banka Botërore, që mbase dhe kanë ardhë. Ne jemi gati t’i fillojmë punimet që tani dhe pse është parashikuar të fillojnë në 2012-n. Jemi në gjendje që me buxhetin e shtetit dhe me donatorë, vitin që vjen të kryejmë punime shumë më të thella në lumin Bunë, që do përmirësojnë situatën në rast përmbytjesh”.

Rasha: 15 milionë euro për rehabilitimin e argjinaturave

Sipas drejtorit të bordit të kullimit në Shkodër, Rudolf Rasha, gjatë këtij viti janë 15 milionë euro të dhëna nga qeveria shqiptare për rehabilitim argjinaturash në zonën e Nënshkodrës dhe disa kanë përfunduar ose janë në përfundim e sipër. “Më problematike është situata në argjinaturën e Çasit, e cila në disa segmente thuajse noton mbi ujë pasi nën të ka formacione të lëngëzuara. Kjo bën që ajo të ketë ulje në disa vende. Janë katër piketa me gjatësi 100 m për të cilat specialistët mendojnë se duhet bërë spostimi i trupit të argjinaturës në drejtim të fushës për ta spostuar nga këneta. Janë kryer 85% të punimeve në këtë argjinaturë. Ndërsa punimet e fazës afatshkurtër ose post emergjence të cilat po bëhen garantojnë që këto argjinatura të mos thyhen siç ka ndodhur më parë”, thotë Rasha.

Thellimi i Bunës, projekti ende në letër

Punimet e bëra në kuadër të fazës emergjente kanë përfshirë rehabilitimin e argjinaturave ndërsa për cilësinë e punimeve dhe garancinë që ato të përballojnë sasi uji të mëdha në rast përmbytjesh, banorët e këtyre zonave shfaqin dyshime. Për thellimin e Bunës akoma nuk ka asgjë konkrete dhe memorandumi përkatës i nënshkruar mes Shqipërisë e Malit të Zi është vetëm në letër.

Kompanitë ndërtuese ende s’janë paguar

Por ndërsa në argjinatura vazhdon të punohet, edhe pse shirat e filluar duket se do i ngadalësojnë punimet, mësohet se një pjesë e firmave që kanë kryer punime gjatë fazës emergjente, përmbytjeve dhe pas tyre akoma nuk i kanë marrë lekët e punës së kryer ose i kanë marrë ato pjesërisht.

Ridvan Gjeçi: Buna nuk duhet thelluar

Në një intervistë të dhënë vitin e kaluar për gazetën “Shekulli”, eksperti Ridvan Gjeçi hodhi poshtë idenë e thellimit të Bunës: “Thellimi i Bunës krijon një problem që është, si të thuash, një autogol. Duke u thelluar Buna, rritet diferenca negative me nivelin e detit dhe praktikisht bëjmë punën e kundërt, pranojmë ujë të kripur brenda në lumë dhe nuk i rregullojmë problemet e zonës së sipërme, pasi deti ka fuqi invaduese shumë më të fuqishme se Buna dhe e kryen këtë punë praktikisht dhe në situatën e tanishme, siç e ka kryer gjithmonë.

Aty arrihet një akord natyral, ndërtohet një pakt natyral që nuk ka marrëdhënie të tjera, por arrihet në një ekuilibër, derdhja e Bunës me ndërhyrjen e detit, ekuilibrojnë njëra-tjetrën, por duke i çuar fundit se nuk mund të rrijë ndryshe. Po të jetë lumi Buna 7 metër i thellë dhe me atë ardhje po kaq det brenda, fenomeni është jo normal atëherë”. 

12 Komente

Studim fantastik. Njerez te pasionuar si puna e Ismetit duhen peshuar me flori, por zgjedhjet e radhes sidoqofte jane me te rendesishme.

Ka studime te mirefillta te tre Instituteve te kohes, per gjithe vijen bregdetare dhe per te gjithe lumenjte, perfshire Bunen, por...ku jane Institutet se.....

grava, fatekeqia eshte, jo se nuk ka studime(studime ka shume, ka paguar nje qerre me leke BEja per keto studime) E kam nje studim te financuar nga Norvegjia per problemin e erozionit .Mbase e postoj ketu me vone

Problemi eshte se"keto studime, ata qe jane vene ne krye te sektorit te mjedisit, nuk dine ti lexojne" kete e them me bindje: literally nuk dine ti lexojne!

A e di ate barsaleten me policin dhe Xhaferrin?

Si te quajne, i tha polici nje personi ne kundravajtje...Xhaferr iu pergjigj ai...Hoqi kapelen polici dhe po krruante koken me lapes....Si, o si?....Xhaferr ju pergjigj serisht kundravajtesi.....U mendua ca polici...Ik o derq se qenke me fat se nuk die se si shkruhet ajo Xh-ja...

Ketu kam studimin(per ata qe jane te interesuar)

Studimi eshte kryer nga

  • Norwegian Water Research Institute(NIVA)Oslo,Norway              - Prof V.Borgvang & Eva Skarboevik -
  • Universiteti Bujqesor Tirane : S.Grazhdani & S.Shumka

Studimi ben fjale per erozjonin e ujerave ne Shqiperi i cili eshte erozjoni me agresiv ne Evrope(sipas statistikave*).

 

Art..flm, nuk e kisha pare  kete studim por di disa te tjere  qe jane gati projekte per  zbatim ne  se do te kishim nje qeverri  normale e jo kusare, si  kjo qe na eshte...  fitrosur.

grava,sic theksohet efekti njerezor ka shkaktuar erozjonin, nga me agresivet qe eshte regjistruar ne Evrope. Faktore te tjere jane gjendja primitive ne ane tjeter te tokes se punueshme(mungesa e sistemeve kulluese),cpyllezimet pa mase dhe nderhyrja pa kriter  ne ekosistem. Te githa keto sjellin ne konkluzjonin e degradimit te tokes

Ne kete studimin e Federates Nderkombetare te Agrikultures ne France..(te dhenat jane te frikshme) 25% e tokes se punueshme(arale) eshte degraduar dhe nen efektin e erozjonit agresiv. Aty perllogaritet erozion i 20-40ton dheu-toke per cdo hektar toke, duke i shendruar tokat ne te djerra. Aty flitet per efektet katastrofike qe i kane sjelle Hidrocentralet ekosistemit te vendit..... sidomooos, keto "minihidrocentralet e familjes"

Ismeti ben llogari jep edhe zgjidhje; jo vetem per te shpetuar shkodren nga permbytjet, por edhe per te rigjalleruar liqenin nga vdekja, si dhe per te krijuar nje port detar brenda Bunes me shume vlera ekonomike per rajonin. Por ai gabon taktikisht kur thote se per regullimin e regjimit te liqenit dhe thellimin e bunes, pra per te zgjidhur per te pakten 200 vjet reziqet e permbytjeve duhen rreth 2.3 milion euro (1.5 milion per liqenin dhe rreth 800.000 per pastrimin/thellimin e Bunes vende vende). Po ku i hyn ne sy kafsheve grabitqare kjo shifer qe llogarit Ismeti?!
Kafshet qeverisese duan gjak, dmth para, shume para per vehten e tyre. Ata jetojne me gjakun e ketij populli te varfer. Ndaj duan qe keto investime te kushtojne miliona euro se keshtu do te kene mundesi te vjelin mbitaksen.

Shikoje Sheme, ate mikun tend lart, jeton ne Suedi, moaarki parlamentare.

Te ishim mbreteri, si dikur, (por erdhen komunistet hajdute e kriminel, dhe shkaterruan gjithçka, ) ti Sheme do ishe drejtor banke,( e jo roje tek bashkia apo tek selia e psss, )me maqine luks, me sherbetore greke, e bodigard serb, e dashnore franceze.

E shikon sa e mire eshte monarkia, jo si komunizmi, qe sjell vetem fukarallek e vdekje.

Sigurisht qe monarkia eshte e mire kur ka nje taban te shendoshe te forcuar ne shekuj. Mbreterite jane te mira se duke e trajtur te tere teritorin si prone te tyre, sigurisht qe e mbrojne dhe e permiresojne. Por duhet te kesh edhe pak fat. Se perndryshe e peson si shqiperia qe mbreti i pare qe i rastisi jo vetem qe filloje te shiste troje e katandi, por kur armiku i erdhi nga deti, mblodhi florinjte e iku nga syte kembet. Ne o i dashur Albert prosperitojme kur na sundojne te tjeret. Ne duam sundimtare te huaj, dhe me siguri qe do te isha drejtor banke. Sa per dashnoret, ato francezet nuk i honeps fare, preferoj made in Albania ose Ukraina. Bodigard nuk du se nuk i bi ne qafe kujt, ndersa sherbetorja me nervozon/besdis pasi me jep ndjesine e njeriut qe shfrytezon njeriun.

erdhi sezoni venecias mer qerratej, ca thoni. une jam tu prenotu nje jave ne shkoder dhe po shof te marr nje gondola me qira

Nosh... vetem me kete,  te lutem  te mos qeshim!

Historiani Tit Livi shkruan se porti i Obotit ka 120 anije të punuara nga artizanët shkodranë e ulqinakë. Doriçeli në shek XVI shkruan se portet e Shkodrës, Ulqinit e Vlorës mbizotërojnë Adriatikun dhe kanë 340 anije me rreth 4500 punonjës që lundronin në linjat Venedik – Raguzë (Dubrovnik). Është kjo Bunë që ka mbajtur atëherë gjithë këtë Adriatik.

 

Ja hangsha zemren Shkoderloces teme, si na e kan tan inat!!! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).