Liqeni i Shkodrës kthehet në kënetë. Më shumë se kurrë ai po shkon drejt degradimit të plotë. Tashmë në këtë fillim vjeshte ai është kënetëzuar plotësisht. Pamja që ofron një nga pikat më të preferuar turistike për zonën e Shkodrës është rrënqethëse… Sipërfaqe të tëra janë kthyer në kënetë. Mbi 50 për qind e sipërfaqes së tij është mbuluar nga bimësia. Jo vetëm kaq por sipërfaqja e ujit është reduktuar si asnjëherë për shkak të thatësirës.


Në disa pjesë të liqenit, dy anët e tij po shkojnë drejt bashkimit. Specialistët vazhdojnë të japin alarmin i cili këtë herë duket se është një alarm jetë a vdekje. Sipas tyre bimësia ujore, ujërat e zeza dhe ato të bardha që derdhen në liqen prej 20 vitesh, mbetjet urbane, detergjentet me përbërje fosfori po kthehen në ekzekutues të Liqenit të Shkodrës. Indiferenca po shkatërron dhuratën që natyra i ka dhënë Shkodrës. Tashmë bashkë më kthimin e Liqenit në kënete po vijnë dhe probleme të tjera: era e keqe, insektet e shumta e bëjnë të pamundur qëndrimin në breg të Liqenit të Shkodrës. Turizmi ka pësuar një rënie të dukshme. Madje pronarët e lokaleve ngulnim këmbë që situata të mos behej publike se kështu nuk do tu vinin klientë. "Ju lutem mos e pasqyroni këtë situatë , pasi nuk do të na vijnë klientë në lokale. Ka kohë që kemi një numër të vogël klientësh në lokale," - shprehet një pronar lokali në Shirokë.

Në këto kushte, peshkatarët kanë mbetur thuajse pa punë. " Ne s´mund të dalim me lundra në liqen. Nuk mund të kalohet nga gjithë kjo bimësi. Po rrezikojmë jetën. Dalim, me vështirësi ndezim lundrat dhe kthehemi sërish me rrjeta bosh. Vetëm shpenzojmë karburant në rastet kur dalim," - pohon Hasani, peshkatar i vjetër.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

23 Komente

Epo.........." e bame Shkodren Venecie........"  eh te shkrtet shkodrane, gjithmone e bejme shurren kunder eres.....fati i tyre.....

"Ju lutem mos e pasqyroni këtë situatë , pasi nuk do të na vijnë klientë në lokale. Ka kohë që kemi një numër të vogël klientësh në lokale," - shprehet një pronar lokali në Shirokë.

Shume interesante si vezhgim: mohimi i realitetit, ne vend qe te vritet pak mendja, se si mund te rregullohet gjendja.

" Ne s´mund të dalim me lundra në liqen. Nuk mund të kalohet nga gjithë kjo bimësi. Po rrezikojmë jetën. Dalim, me vështirësi ndezim lundrat dhe kthehemi sërish me rrjeta bosh. Vetëm shpenzojmë karburant në rastet kur dalim," - pohon Hasani, peshkatar i vjetër.

Ndoshta do te ishte mire ne ate aktualitet, qe peshkataret te nderronin zanat dhe te investonin pak tek keto algat e gjelberta. Thone qe algat e gjelberta jane e ardhmja e karburantit alternativ, ne vend te fosileve djegese.

Ose edhe ti peshkatar mos i thuaj njeriu. smiley

Lajmi i dyte per masaker mjedisore ne Shqiperi brenda dites...

eh, të ishin vërtetë vetëm dy!! smiley

Nderkohe qe fqinjet Malazeze e kane kthyer ne Park kombetar(te rendesise se vecante)

 

 

po malazezet ku e bejne kaken arto? se nje here me ka thenje dikush qe quhet mal i zi se eshte nje top me kake smiley

po park sterpark, ujerat e zeza ku i derdhin keta, apo ne shqipot hame me shume e dhj#sim me teper smiley

tashti po e kuptoj ket emrin tend...."petlla ne uje, po ku tjeter do 10sesh"

kurse une ty s'te kuptova.

petlla eshte si mooti qe galexhon mbi uje, me duket se don te thote..

veshtire ta kuptoja. ty te faleminderit qe me dhe ne menyre te natyrshme perqasjen edhe pa te pyetur. si i thone te mocmit: mootit i vjen vete era, s'ka nevoje ta kruash me shkop.

petlla ne uje bej une cdo mengjes...

kto pamjet e cerrna gores, nuk flasin, por ulurijne sa per nje milion fjale.

kur ne te jena ne gjendje te sellojm naj gje te afert me te, athere mbase, mbase, munet me pretendu qe iu afrum kulturalisht, si nivel them, sllavit. Deri atehere na majtte e jona. Kjo me ka bo pershtypje qe ne fillim 90, kur kom kalu permes jugosllavise, kontakti i par mas hanit te hotit ishin ato fshatrat malazeze qe u dukshin si astrale krahasu me pocaqine knej nga toka jone. per kulture jetese, per prodhim grupi dhe funksion shoqeror, motoja jon duhet te jete: te arrijme sllavin e jugut (pa grekun as qe duhet me e enderru i her per i her, sado guxim me pas ene endrra ne diell tip "do a bejm kosoven si zvicra saora", ose jena norvegji, suedi, monako e ballkanit e ksi traplliqesh qe na vijne si kruasone te ngrofta qe anej). ene s'ka te boj hic komunizma ktu, me malazezt jo e jo nje here...

Petlle, sjane baluxhistan ata apo han me kater porta ku mileti shpelan djersen me fekale...Ka sisteme kullimi dhe pastrimi bota. Prandaj dhe kane turizem...(Ju turizem domatesh) smiley

mire mer mire, po do durim. pse ti kujto se nuk duan ta bejne keta te sales? po pse nuk e bene ata te nanos, edhe prit se do ta shohim kur te vijne ata te rames. do miliona e miliona petlla te pastrohen ujrat. po duhen me pare aq miliona te mos permbyten prej ujerave.

Amon e petlle vllai, mos me me kshu justifikimesh, se me keto gjona merremi nga mengjesi ne darke. Mos i vi buzkuq derrit!

Marrim nje surrogato, Palin e .. e kupto vet ti; me leket qe ka honger Pali per kanale kulluese, mund jo vetem qe te pastronin m*tin e tan shkodres por edhe ta llustronin e ta shisnin si pune arti.

Jam plotesisht dakort se ndryshimi i gjendjes midis vendit tone e vendit fqinj, nuk eshte faji i komunizmit.

Te djegesh çdo bimesi pergjate kufirit, qe ta kemi me te lehte per te vrare ato qe  kerkojne liri, nuk eshte e shkruar ne manifestin komunist.

Faji eshte , i pjelles shqiptare.

 

Edhe fekalet perdoren si ushqim ditor per lexuesit e rregullt e shtypit

Si eshte e mundur qe kanalet e ujrave te seza te kene nderruar  drejtim ne keto 20 vite, ku derdheshin ne kohen e mutit?

Ku eshte derdhja e ujrave te seza, pse nuk ka nje foto. ?

Ku eshte qe toka po bashkohet e liqeni po kthehet ne kenet?

Ky problem eshte i vjeter, qe me 1974-78, ku me krijimin e liqenit te Fierzes e me vone ate te Komanit, Drini sjell me pak uje ne muajt e veres, te ishte menduar qe ne ate kohe , sot eshte vone.

Pjesa e malit zi eshte kenet, perdoret vetem per gjyeti, e vertet qe ka nje mbrojtje "te rrept" , nuk gjuhet peshku me dinamit, nuk gjuhen shpend ne çdo kohe, po ka nje avantazh se nuk ka qendra banimi afer, ne breg apo perreth.

Po kur jeton mes fekaleve, gjithcka te duket normale....Dalengadale shendrohesh dhe vete ne nje jashteqitje dhe ste ben pershtypje asgje

E para e punes qe nga koha e komunizmit nuk eshte bere asnje investin per kanalizmet apo perpunimin e ujerave te zeza. Jemi i vetmi vend ne Evrope pa nje sistem te tille. Ujerat e zeza hidhen ne Bune dhe kalojne direkt ne Liqen,(u vu alarmi ne 2007 per kete gje).

Plus kesaj kemi hedhjen e inerteve neper lumenj te cilat perfundojne direkt ne liqen. E kemi diskutuar kete ne PPU me masakren e Erzenit

Nuk jetoj midis komunisteve, per kete nuk me duket normale.

E keqja eshte se çdo fjale , çdo rresht, do futet, " keto 20 vite".

Para 1990 ne lumejt e shkodres, derdheshin, mbeturinat industriale :

1-  fabrika e leters ( solar, e pislleqe te tjera)

2 - fabrika e cigareve , gjithe llomi industrial , solar e mbante ere nikotine.

3 - fabrika e makaronave te shpifura, solar me ere maje birre.

4- fabrika e vojit , solar me eren e vojit te kikirikut

5- gjithe mbetjet industriale derdheshin ne lumin Kir, qe perfundonin ne Drin.

Derdhja e ujrave te zeza  eshte tek ura e bahçallekut, se si paska ndryshuar drejtim, veshtire te besohet, ne liqen, ka 20 vjet qe nuk derdhen, mbeturinat e zoteknikes, e mbeturinat e qpu-s,( qendra e perpunim ushqimit , per pula ) ku qelbej nje lagje e tere.

Problemi i investimeve eshte i drejte, po nuk eshte e nevojshme te krijohet nje imazh i rreme , i pasakte, neveritje, per te mbledhur miza si puna jote art komunash.

Per vendin se ku depozitohej apo ku derdhej KAKA mundet nje Shkodralecke apo  nje Liburneshe e Vertete , si Jozeficka , mund te na beje me shume dije smiley Ajo ka shume pervoje sepse po perpiqet te dhjese edhe Tiranen ! Dhe me qe dikush e ka xbuluar se...... Ky problem eshte i vjeter, qe me 1974-78... le te lexoje dhe nje liber " Letrat e Konsullit Venedikas Anton Duoda ne Shkoder , shek XVIII "

Ose ne se e ka per kollaj te marre kontakt me Shkodrane , le te kerkoje prej ish specialisteve ( mund ta ndihe edhe PF me kujtime ) se si u munduan Italianet dhe nuk ja dolen , e vetem me projektin e vjeter AUSTRIAK , te zbatuar nga ish sistemi 1976 ,  u arrit te shmangeshin e disiplinoheshin te dhjerat e Jozefickes dhe Saliut !

Gjithkush qe e njeh dhe e do Vendin e tij duhet ta kete aq njohuri sa per te ditur se SHKODRA nuk mund te beje dot ( per arsyen e nivelit ndaj detit ) kanalizime te thella . Ato ( kanalizimet ) kombinohen me Gropa Septike nga njerez qe e DUAN vendin e tyre , jo nga ata qe e kane DHIERE e DHIESIN perdite si klani  i "fisem " i Jozefickes ! Kanalizimet nuk behen as me "kujtime " inxhinieresh per floren e faunen smiley as me nostalgji per keneta . Ndryshe dhe shume shpejt , do dhjesim dhe Korcen si dhjeme Berane smiley  Per Emin kjo e fundit !

Dhe si pershendetje per PF " La ragazza de la  via Gluk "  te Celentanos , qe vazhdoi me polemiken e Xh.Gabber !  Gjithe BOTA me BOTE !

I nxirrrni rrènjèn...atij vendi..mos u ndalni!!!

smiley ca me than e di se do te dukem fataliste por me duket se ne ne pergjithesi jemi specie vetvrasese ... tani thatesira esht nje gjo por e kombinuar me 3/ 4 e hapesires me peme qe eshte shkaterruar ne rrethinat e qarkut Shkoder .. per fat te keq parashikoj permbytjet e rradhes ..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).