Topi: Kjo politikë nuk i duhet Shqiperisë 

Presidenti i Republikes u bën apel partive te mëdha politike dhe lidershipit të tyre, që me përgjegjësi përpara qytetarëve dhe vendit, të gjejnë forcë dhe aftësi për të dalë mbi interesat personale e politike të momentit dhe të bashkojnë energjitë përfaqësuese në dobi të reformave reale të integrimit. 

Në një mesazh të kreut të vendit në lidhje me progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, Presidenti thekson se dyert e BE-së janë të hapura, por është në dorën e politikës shqiptare, që të bëjë një reflektim të thellë moral e përfaqësues për të fituar sa më parë kohën e humbur, ose për të mos u bërë pengesë për integrimin.

“Apeli im publik është se forcat kryesore politike, në vend të alibive dhe argumenteve partiake kundër palëve respektive, duhet të përqendrohen në një klimë të re dialogu e bashkëpunimi serioz, për të mbajtur realisht premtimin e dhënë të mërkurën për shndërrimin e Raportit të BE-së në axhendë të aktivitetit të tyre politik”, thuhet në mesazhin e Topit.

Presidenti thekson se kërkohet një Parlament funksional dhe produktiv; një bashkëpunim intensiv në çështjet që përbëjnë interes të gjerë publik; një qeverisje më transparente dhe në shërbim të qytetarëve, veprime konkrete kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, stabilitet ekonomik e klimë reale besimi për garantimin e konkurrencës së lirë ekonomike dhe sigurimin e sa më shumë investimeve të huaja në Shqipëri.

“Me vullnetin politik të palëve dhe mirëfunksionimin parlamentar janë të lidhura edhe nevojat e mëdha për reforma ligjore në sistemin e drejtësisë, sistemin gjyqësor, sektorin e administratës publike, luftën ndaj korrupsionit dhe garantimin real të parimit kushtetues të ndarjes e balancës së pushteteve. Njëherësh apeloj drejtuesit e institucioneve kushtetuese dhe të pushtetit legjislativ e ekzekutiv që me kurajo e qetësi të reflektojnë nga konstatimet nominale e institucionale të raportit, për të krijuar të gjithë klimën e besimin e duhur në evitimin e problematikave të tilla në javët dhe muajt e ardhshëm”, thekson më tej presidenti në mesazhin e tij. 

Kreu i vendit ndër të tjera vë në dukje deklaratat e një dite më parë të palëve që pranonin raportin dhe janë të gatshëm të reflektojnë mbi problematikën e tij. 

"Dëgjova se palët politike nuk pranuan asnjë përgjegjësi konkrete, por zakonisht fajësuan palën kundërshtare për shansin e humbur të integrimit. Si President dhe qytetar e refuzoj këtë praktikë dhe këtë qëndrim. Kjo është ajo çfarë nuk i duhet Shqipërisë, demokracisë dhe integrimit. Kjo është ajo, për të cilën qytetarët shqiptarë ndihen padrejtësisht të penalizuar. Shqipëria ka nevojë për një vizion të ri politik, për qëndrime e politika të përgjegjshme, jashtë retorikave personale e propagandistike që nuk zgjidhin, por zgjasin pa fund tranzicionin dhe shanset tona integruese", thekson presidenti

***

Mua me duket sikur Topi eshte zgjuar tani qe mund te beje akuza politike ndaj te dyja paleve. Po kur u vrane 4 njerez ne bulevard pse nuk u shpreh?!

29 Komente

epo shyqur qe filloi te ngjallet dhe ky, siç duket e pa qe nuk mund te rrinte perseri ne ate karrike, dhe tani po pergatit te ardhmen e tij....

ja keshtu duhet te flase nje president.....pra ditka, por nuk ka dash....

Po po per te gjitha fajet i ka politika. Tritol njerit ne Shkoder, vetem 2 jave pas nje tjetri ne vlore, vret babai djalin, djali abuzon nenen e tij, etj.

Kush e qas ne Europe ate popull kanibal.

Mua nuk me ngjan se eshte zgjuar ,por thjesht eshte cik pergjumsh.smiley

Topit i duket vetja sikur eshte ende perfesor te Agronomiku, e i bo apel gjose t'trase

Presidenti i Republikes u bën apel

Ke te drejte Safir, sepse civilizimi nuk eshte gjendja jone natyrale. Nuk na duhen politikane e burra shteti qe flasin gjuhen e vertete te politikes, nuk na duhet politika, ne na duhen sharjet dhe qyfyret qe degjohen ne kuvendin popullor (ah sa te veshtire e kam, qe ta quaj Parlament).

Nese do me vertet te shikosh, se cilat jane kushtet e vetme vendore dhe operuese, ne te cilat mund te merren vendime me mend ne kuvendime shqipetare, atehere eshte e nevojshme qe te analizosh pikturen e meposhtme te Buzes

Burra te armatosur te ulur ne rreth. Dmth cdokush eshte i kapur shah-mat, po leshoi nji llaf te tepert, cross-fire eshte i paevitueshem, ne rast ofendimi dhe sharjesh. Te gjithe e dine kete, keshtuqe asnje nuk kerkon belane me zor.

Keto jane kushtet e vetme, ne te cilat shqiptaret mund te ulen me njeri-tjetrin qe te bisedojne. Une i meshoj fort mendimit, qe ne Kuvendin e Shqiperise, kuvendaret duhet te ikin me armatim te lehte deri te mesem dhe gjate diskutimeve, kuvendaret duhet ti mbajne armen tjetrit ne temth.

Vetem ne kete menyre mund te behet debat i qyteteruar ne Shqipri.

e:official%26biw%3D1600%26bih%3D770%26tbm%3Disch&um=1&itbs=1&iact=hc&vpx=373&vpy=306&dur=316&hovh=132&hovw=180&tx=145&ty=78&sig=118219559062582289825&page=1&ndsp=28&ved=1t:429,r:8,s:0">

Te jap te drejte per kete, por them se kjo nuk mund t'i mbivihet gjithe shqiptare perpos vetem bandito-politikaneve te Albananistanit.

Ne kete aspekt Topi eshte tregon qytetari te admirueshme ne mes te tufes banditeske. Te tjeret ulurasin qe pse nuk behet dhe Topi bandit.

si doktor Veteriner do te bente mire ti vizitonte here pas here, gjon e gjall, ne parlament  smiley

Shqipëria ka nevojë për një vizion të ri politik, për qëndrime e politika të përgjegjshme, jashtë retorikave personale e propagandistike që nuk zgjidhin, por zgjasin pa fund tranzicionin dhe shanset tona integruese"

 

Po, qe do te thote qe Topi do krijoj partine e tij me qendrime e politika te pergjegjshme qe pa reforme zgjedhore do haj ca vota te LZHK-se, e te tjerat do ja hane bajlozet e medhenj, e pastaj do ngelet si Ngjela e do i bashkangjitet pales humbese per "trasparence elektorale".

Po ajo qe mua me ben pershtypje eshte se si ky guxon tani te flase me kete ton, kur me pare u vodhen zgjedhje, u vrane qytetare, u vodhen zgjedhje serish dhe nuk tha gje. Ne fillim justifikohej me rolin e tij qe ja kishte pakesuar parlamenti. Po tani, i eshte shtuar all of the sudden?? Ajo qe thote eshte e drejte, por nese vertete do te aderoje ne ndonje parti te re, atehere po i ben reklame vetes. Gje qe do te thote qe nuk eshte ndryshe nga ata qe jane tani. Apo e kam gabim?

E ke gabim! smiley

Ma mir von se kurr !

Qe eshte  ndryshe Topi kjo nuk diskutohet.Nuk eshte kriminel dhe ka shume pake ose fare pake mujshare se Salihu.Por ketu foli  me pake se... Kukan.Nuk e nxjerr dot kurre... " sorren nga koshta".keshtu qe po beri nje parti, antarsine ja shpie Berisha e jo  se do ti  marre ky  vete. 

Cfare do me thene mujshare smiley???

ERMA, duhet te  lexoshe rapsodite e "Mujit" dhe te "Halilit"...

S'te kundershtoj dot, duhet! Kete vit ngela te Jerina, mbretnesha e luleve smiley.

Duhet te fliste ne parlament ! 

Dhe jo vetem te flase mbas punes se kryer tashme por te levizte perpara se te kishim kete rezultat !

President komplet i padobishem .

Miku jone..  i  ri, 

Mos i kerko ate pozicion qe nuk ja kane dhene.Pozicioni i tij gjer  aty, tek keto fjale shkon.Por ai pati ne dore me ngjarjet e "Bulevardit ", per  ta  rrezuar per toke Berishen.Nuk e beri dhe tani sa duket e ka zene vehten ne faj.

  Sepse Berisha per ta delegjitimuar  figuren dhe pozicionin e tij te besushem, ne raport me nderkombetaret, po e klasifikon si,.... "vëllam" te Rames.Ju shpreheni; " te veje te flasi  ne Parlament"..gaboni.Do ta vinin ne loje te vetet sepse jo ne çdo rast mund te flasi "ky lloj  Presidenti, si kopetenca" ne Parlament... Nuk e shifni qe Topalli e sulmon direkt Presidentin e Republikes, Toidhjos si Berisha?Pse  valle?.....

Zhvillime interesante: Presidenti Topi hedh poshte ligjin per importin e plehrave..... smiley

Edhe ate te mos kishte bere...

Mua s'mu duk keq fjalimi i Presidentit, perkundrazi, mu duk mire, permbi llogjiken e partive qe shohin interesat e tyre dhe jo te Shqiperise. 

Ai shenimi ne fund qe e akuzonte Presidentin per heshtjen e tij ndaj 4 te vrarve, mua me duket si i futur inkonjito, pa vend, sepse Presidenti nuk eshte arbiter ndermjet ndeshjes se dy partive, por garantuesi i unitetit dhe perpiqet per ta ruajtur kete unitet, jo ti hedhi benzine zjarrit. 

Pjero, ai eshte President i vendit dhe mban pergjegjesi moralo-ligjore te reagoje ne rastin e ekzekutimin qytetare te pafajshem ne mes te kryeqytetit(nga qeveria e cila i eshte betuar)

Amen!

Art Changed the; " .... ai eshte President i vendit dhe mban pergjegjesi moralo-ligjore te reagoje ne rastin e ekzekutimin qytetare te pafajshem ne mes te kryeqytetit(nga qeveria e cila i eshte betuar) ... " 

 

Presidenti, Art ... , nuk betohet para qeverise, por para Kushtetutes dhe Parlamentit. Nese ai i eshte betuar; qeverise, (gje qe nuk e besoj dhe nuk e lejon ligji) athere kot qe flasim per ligjshmeri dhe principe.

Me fal Pjer por duhet ta kuptosh konteksin e asaj qe kam shkruar "Nga qeveria e cila i eshte betuar(atij)". Ajo qevri i eshte betuar "atij" keshtu qe eshte nga anen ligjore pergjegjes per "aktet e saj"(si vrasja e qytetareve te pafajshem)..Me pas kemi anen morale, si qytetar i ketij vendi.

Me cilet nene te Kushtetutes ka vene re mosperputhje presidenti Bamir?

lol ngaterrova teme, ishte per ate tjetren apapapa redaktimi

Haha, sa bie pompoziteti i pyetjes tani! smiley

Nejse, ajo pune qejfi ishte, po ti qe po i kerkoje llogari presidentit... smiley

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).