Cili është? 

 

40 Komente

Water for Elephants shume i lezetshem ua keshilloj

Me ndodhi mbreme te shikoja pjese nga nje film me Kim Basinger, qe ishte tezja e nje vajze te vogel me vokacion hyjnor. Ia rrembeu njeri qe donte qe kjo t'i sherbente Luciferit dhe jo Zotit, e ja ashtu vajti ajo pune gjer kur te miret ftuan dhe te keqinjte humben. Besoj e pashe ngaqe pertoja te kerkoja telekomanden per te nderruar kanal. Ose edhe per te ushqyer ndonje demon budallalleku, te cilit me pas i dhashe per embelsire edhe nje bisede ne studio me dy tipa qe kishin shkruar nje liber rreth adoleshences. Pas kesaj u mpiva fare dhe rashe te flija.

the rise of the planet of the apes. Film budallash smiley

Unë kam pa: Tickets, një trilogji prej Kiarostamit, Loach dhe Olmit. Një tren përshkruan itinerarin e vet nëpër Evropë, dhe të njëjtën gjë bëjnë disa pasagjerë. Ndër ta, një familje emigrantësh shqiptarë. Interesant.

dhe... Enemy at the gates. Jude Law në rolin e një muzhiku rus. WOW!! Ia doli mirë though. Law interpretonte Vasili Zajcev, një snajperist rus (personazh i vërtetë historik) të Stalingradit. Ishte dhe Hrushovi aty. Dhe një minidramë e llojit të Ramize Gjebresë... 

 

Kam ca kohe qe shoh vetem seriale, s'po gjej nerva per te pare nje film nga fillimi ne fund. Para ca ditesh pashe pas shume kohesh The day the earth stood still. Tani po shoh copa copa Robin Hood me Russell Crowe, film i pershtatshem per nje te shtune te qete dhe me shi.

i funit fare jo, por me boni pershtypje se ish si gjys komedi gjys intelektual: "Verso sera", me Mastroianin.

gjuetari i balonave,por si liber ishte shume me i bukur.ate me robin e pashe dhe une po rastisa ne nje skene me sopate bishtshkurter ballit dhe e nderrova ne sekonde.me prish pune imagjinata,e ndiej dhimbjen ne ballin tim kur shoh kshu skenash.horrorr kategorikisht jo,never ever.

Nje thriller nga ata skematiket amerikane (qe ke pa nje, i ke pa te gjithe dhe finalen e merr vesh qe ne 5 minutshin e pare, pfff...), "Lakeview Terrace", me Samul Jackson ne rolin e nje polici racist zezak qe i ka fiksim fqinjet e tij, nje kopje e re (ajo e zeze, ai i bardhe).

SPOILER: E kote te thuhet qe i keqi ne fund vdes.

PS: U kujtova sepse tani po e ritrasmetojne tek "Cielo".

ça eshte Cielo?

kanal digjital?

Po, tani m'u kujtua qe mbaje leksione edukate seksuale ketu.

T'fundit s'po e thom se ka kene porrno, plus qi s'ja mbaj mend titullin..., diçka me bastana, mos u gabosha. Nejse, po thom t'parafundit; "Beautiful Mind". Interresant asht fakti qi ishte xhiru pjesrisht n'kampusin e bronx community college, diku n'west t'boogie down-it. (kte informacion ma dha nji ndertus qi ka ba strukturat e disa ndertesave t'reja aty, kshuqi sdi se sa e sakte asht)

amistad.

une tani sa pashe "red dragon", me hanibal lekterin, me kenaqi, prap! smiley smiley

Qeni me papion.

Ulysses' Gaze (1995). Me i mire se Underground i Kusturices! smiley Nje pjese e filmit kap edhe Shqiperine...

"Julie & Julia". Shume simpatik.

cne me flamurin 3 ngjyresh ti?ktej je ti? hajde ketej se kemi manara ekspozite.....smiley

Thor

the tree of life

Te pelqeu?

Patem folur per kete film ketu qe nje vit me pare, which means tani duhet gjetur ndonje faqe nga ku ta shkarkojme. smiley

Para disa muajsh kam pas shkrujt  diçka ketu

Per me teper qe Malick e kam nje nga dy-tre regjizoret e zemes...

Fanaa  (film indian)

goodbye first love

me shume sesa filmi me terhoqi kolona zanoresmiley

Milk... i lezetshem.

Midnight In Paris, "Woody Allen" takon Hemingway, Fitzgerald, Stein, Picasso, Dali, Bunuel, etj etj dhe jep mesazhin qe e tashmja eshte gjithmone dull.

Ncuq!

Page 8......inteligjence konkrete!

carancho.......mi beri zorret kukurrec,argjentina do mler ne vend ndonje dite......

Filmi i Joshua Marston Falja e Gjakut diskualifikohet nga gara per Oscar..

Filmi nuk eshte Shqiptar keshtu qe diskualifikohet automatikisht.....Nuk i kuptoj keta idiotet tane qe e propozuan si film, nuk i dinin kriteret?

 

"I due crocciati" me Franco e Ciccio.

film idiot dhe gjithe humori i rrjedh nga idiotlleku. 

e paske pà tek 'fuori'

Rivette eshte regjizor i mire SHUME !! smiley

 

Time of Violence Vreme Razdelno

film bullgar i vitit 1988'. Shumë nice.

 

Duke ndjekur "A film Unifinished" ne italisht tek Rai Storia (Dixit Guerre). E kisha pare ne anglisht para me shume se nje viti tek Akademia Marubi.

Eshte i rende, por ja vlen, madje duhet pare.

http://youtu.be/5Z7egcyAdbk

SYNOPSIS

At the end of WWII, 60 minutes of raw film, having sat undisturbed in an East German archive, was discovered. Shot by the Nazis in Warsaw in May 1942, and labeled simply "Ghetto," this footage quickly became a resource for historians seeking an authentic record of the Warsaw Ghetto. However, the later discovery of a long-missing reel, inclusive of multiple takes and cameraman staging scenes, complicated earlier readings of the footage.

A FILM UNFINISHED presents the raw footage in its entirety, carefully noting fictionalized sequences (including a staged dinner party) falsely showing "the good life" enjoyed by Jewish urbanites, and probes deep into the making of a now-infamous Nazi propaganda film.

A FILM UNFINISHED is a film of enormous import, documenting some of the worst horrors of our time and exposing the efforts of its perpetrators to propel their agenda and cast it in a favorable light.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).