Jo, ai nuk do të krijojë një Bashkim Sovjetik të ri, shkruan Vladimir Putin në një koment për të përditshmen "Izvestia". Dhe ai shton: Është naive të besohet që e kaluara mund të përsëritet. Kjo do të thotë se nëse ai ka mundësi, ai do ta bëjë këtë? Kështu së paku u duket shumë vëzhguesve politikë në ish-republikat sovjetike: Bjellorusi, Ukrainë, Azi Qendrore, dhe më shumë në Gjeorgji, ku kthimi i Putinit në postin e presidentit shihet me dyshim dhe shqetësim.

Putini thekson vërtet natyrën vullnetare të integrimit në një Bashkim të Euroazisë, por shumica e fqinjëve e njohin presionin që mund të ushtrojë Rusia me ndihmën e kredive ose çmimin e gazit dhe të naftës. Koncerni rus i gazit Gazprom është një nga instrumentet më efektive të politikës së jashtme ruse, i tha eksperti politik ukrainas Sergei Taran Deutsche Welles.

Shkrirje e Bjellorusisë me Rusinë?

Në Bjellorusi ka kohë që është e sigurt që Kremlini do ta përdorë gjendjen dramatike ekonomike për të zgjeruar ndikimin e tij. Putin u shpreh në mënyrë tejet befasuese në muajt e verës hapur për një bashkim të të dy vendeve. Bjellorusia është në prag të falimentimit shtetëror, dhe për shkak të sanksioneve ndërkombëtare është më fortë se kurrë e varur nga kreditë ruse.

Si bazë për bashkimin e ri duhet të shërbejë bashkimi doganor ekzistues në mes të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit. Ky duhet të shndërrohet që në muajin janar në një hapësire të vetme ekonomike. Një - si thotë Putini - "treg kolosal" me më shumë se 165 milionë konsumatorë, në të cilin mund të lëvizin lirisht kapitali, fuqia e punës dhe shërbimet. Më pas do të pasojë një zonë e monedhës së përbashkët.

Taxhikistani dhe Kirgistani kanë treguar tashmë interes të marrin pjesë në të, shkruan Putini. Për Ukrainën ka ende shpresa. Për ta bërë vendin fqinjë që të heqë dorë nga Marrëveshja e Asociimit me Bashkimin Evropian dhe të preferojë zonën e tregtisë së lirë, Rusia ofron një kontratë të re për gazin - dhe çmime më të ulta që janë të shumëpritura.

Mos lypni në BE, po ejani tek ne!

Putin synon një bashkim të fortë mbikombëtar, i cili do të ishte i aftë për formimin e një prej dy poleve të botës së sotme. Një "Bashkim Euroaziatik" mund të shërbejë si një gjymtyrë lidhje efektive në mes Evropës dhe rajonit të Azisë dhe të Paqësorit - dhe të negociojë me Bashkimin Evropian për një hapësirë të përbashkët ekonomike, tha Putin. Anëtarëve të mundshëm, ai u premton një pozitë më të fortë. Mesazhi është: "Mos lypni më në Bruksel për anëtarësim në BE - por ejani tek ne, ne ju bëjmë të fortë!"

Megjithatë shumica e fqinjëve i shikojnë ofertat për riintegrimin me skepticizëm. Ata kanë frikë për sovranitetin e tyre, sepse jo të gjithë janë të një mendimi me Putinin se rënia e Bashkimit Sovjetik ka qenë katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit XX.

19 Komente

Po te isha ne nje nga vendet e rajonit ish sovjetik duke filluar nga Bjellorusia, Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, e deri ne Armeni do te prefroja Rusine 100 here perpara BE-se. Jo vetem sepse BE-ja vete eshte e varur nga Rusia por sepse Rusia eshte shteti me i fuqishem ne Europe, por edhe partneri me besnik ne Europe. BE-ja eshte me plot kuptimin e fjales nje tiger prej letre, i cili nuk garanton asgje per shtetet anetare, dhe nuk garanton dot asnje gje ne aspektin e sigurise kombetare apo te drejtave te njeriut pervec fjalorit asmish as peshk. Rusia ne krahun tjeter eshte nje shtet tek i cili mund te mbeshtetesh.

Rusia 100 here para BE-se?

Ne cfare kuptimi e thua,se nga niveli i jeteses BE-ja eshte vite drite larg nga Rusia.BE i ka siguruar antaret me kredi dhe ndihma ,rruge autostrada etj.Cfare ju garanton Rusia?

Ato vende qe permend ti,mund edhe te lidhen me Rusin,se ruse jane si ne mentalitet si ne menyre jetese.Por nese BE-ja do tu ofronte anetaresim ato do te benin budallallekun me te madh po te mos hynin.

Ne te gjitha aspektet Rusia ju ofron me shume. BE ka siguruar anetaret? Me verte? Po te isha afer Rusise do pranoja Rusine 100 here perpara BE-s. Ketu ku jemi ne shqiptaret gjeja me e zgjuar do te ishte te lidheshim forte me ameriken e mos ta fusnim Shqiperine ne BE.

ora, po i ngaterron cik gjerat mor vlla... orientimi i BE-se,qe nga zanafilla e saj, eshte ekonomiko-politik, e jo ushtarak.. pra nuk ka pasur e nuk ka si qellim te garantoje siguri kombetare... ama per te garantuar sigurine kombetare, BE ka nje leve tjeter qe quhet: NATO.

Edhe ekonomikisht edhe politikisht BE-ja nuk garanton dot asnjegje. Eshte nje tiger prej letre dhe pike. Qen pa dhembe.Rusia ne krahun tjeter jo vetem qe ka ne dore kanalet e naftes dhe gazit, por edhe politikisht ka 100 here me shume influence ne BE se sa ka BE-ja ne Rusi. Shiko cfar degjenerimi i beri BP-s Rusia dhe as gek as mek britaniket, qe jane edhe me te fuqishmit ne Europe. Te mos flasim fare per menyren e peshtire se si i servilosen Rusise neper media. Sa per Francen dhe Gjermanine dihet qe kan kohe qe i lepihen Rusise si xhore. Mos te ishte per ameriken, i kish ngrene per embelsire kurvat e europes Rusia..

Gjermani-Rusi me penallti smiley 

Lada do kohe te behet BMW, por hecen me benzine falas. Ket vit besoj mbaro fabrika e re e LADES qe po e nderto BE.. (Bektel- Enka) smiley 

 

pse se merr dhe serbin me vete?

Lajmin e kishin thuajse te tera gazetat kendej. Siç duken bathet, Rusia do te kopjoje Turqine, e cila do te beje te njejten gje. Ne fakt mini-Shengenit, jane te domosdoshme para se te bashkohen ne nje te largeme te afert me Shengenin. Edhe Australia, deshiron qe organizaten e tyre te tregtise se lire, ku marrin pjese disa vende aziatike, ta zgjeroje me tej. Amerika po ashtu me vendet e Amerikes Latine. Dhe siç duken bathet, do te kemi 4-5 organizata te medha Shengen, apo te tipit EU/BE. 

Kaos, ne boten  ..njesistemshe !Prej sistemit qe sjell kriza.Zgjidhje  nuk po duket.Prova , prova dhe vetem prova, ndersa  vatrat e luftrave nuk  reeshtin...

Ne emer te panglobalizmit, po shtypen qyetaret me kembe....Gjithcka behet per perqendrimin e kapitalit ne disa duar te vetme duke shkaterruar rrenjesisht shtresen e mesme. Gjithe pasuria e globit eshte perqendruar ne 1% te popullates(se privilegjuar), ndersa 99% e tij vuan per mbijetese. Nga nje raport i fundit i Departamentit te Shtetit te SHBA "Corporate America" kane ngrire neper banka nje kapital rreth 3triliarde dollare(vepri i cili e ka perkeqesuar krizen me teper)...Krizat sjellin ndryshie...reduktim te te drejtash elentare e te qeni qenie njerezore si siguracjoni shendtesor, etj....U shokova nga deklarata e nje Senatori Republika i cili tha hapur(per ata qe nuk kane siguracjon privat)..ti leme te vdesin,...Nuk eshte problemi yne!....

kush tha cfare?

Ron Paul...Me duket se eshte nga keta te Tea Party...

Let the unisured die.....

Art mos ma shaj Ron Paulin.

Si  ka thene.... Galileu?

Dje USA/SHBA, nenshkroi marrveshje per tregtine e lire me 3 vende, Korene e Jugut, Panamane dhe Kolumbin, ku mallrat levizin pa dogane. Kjo tregon se fuqit ekonomike po "nxitojne" qe te zgjerohen me vendet qe kane afer dhe qe kane interesa te perbashketa. 

Putin:nje ish agjent i kgb qe ka 10 vjet qe ben rrugen presidence-kryeministri dhe anasjelltas. na u zgjua nje mengjes dhe po i tregon te tjereve per endren qe pa ne gjume dhe quhet "EUROAZIATIK"

ME TE TILLA ENDRA MOREN NE QAFE GJUSME E PLANETIT RUSET,NDERMJET TE TJEREVE DHE NE SI KOMBE. TANI PO KUPTOJ PSE DISA KANE NOSTALGJI PER ENVER HOXHEN...........

Hem, ti sikur s'tregon nga keto barcaletat. Edhe germat kaq te medha sikur s'i shkruan. Duhet te jete ndikimi i Euroballkanit smiley .

Nuk është ai yni ky. Ka një "i" më tepër. smiley

shifja dhe datën e regjistrimit.

 

Po pra, po po beja: "O gjyshe, pse i ke dhembet kaq te medhenj ti?" smiley Aty te tmerronte pikerisht fakti qe Kesulkuqja s'bindej qe ajo s'ishte gjyshja sa pa bere pyetjen e pesembedhjete. Dhe kush e di sa do vazhdonte sikur "gjyshja" te mos kishte qelluar aq e uritur.

Hahahaha, ti ne rrefim zure vendin e spektatorit, qe nuk ekziston ne perralla por qe merret me mend, dhe qe i thote Kesulkuqes: Ik me vrap, leri pyetjet! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).