Qyteti i Prishtinës u trondit këtë mëngjes nga vrasja e një zyrtari të komunës në zyrën e tij. Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës Remzi Salihu u qëllua për vdekje me pesë plumba në kraharor.

Vrasësi një 50-vjecar nga fshati Dabishevc është dorëzuar vullnetarisht më pas në polici. Sipas dëshmitarëve, vrasësi është një mësues biologjie, i cili kërkonte postin e drejtorit të shkollës në fshatin e tij.

Policia konfirmoi arrestimin e vrasësit dhe njoftoi se po vijon hetimet në lidhje me motivet e krimit.Në vendngjarje shkuan menjëherë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, Arben Gashi dhe zyrtarë të tjerë. Vrasja ndodhi në një kohë që kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Denohet vrasja e Salihut

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, Qeveria e Kosovës dhe subjektet politike në vend dënuan ashpër vrasjen e drejtorit të arsimit në Komunën e Prishtinës, Remzi Salihu.

Presidentja e Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, ndërkaq ka kërkuar që drejtësia ta kryej punën e saj.

Ndërkaq, përmes një komunikate për media, Qeveria e Republikës së Kosovës po ashtu ka dënuar aktin kriminal të vrasjes së drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihu.

Më tej thuhet se ky është një sulm i rëndë kundër institucioneve të Republikës së Kosovës dhe cenim i rëndë i integritetit të zyrtarit institucional në vendin e tij të punës.

“Qeveria kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat adekuate që kryesit e këtij akti kriminal sa më shpejtë të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Qeveria e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës, bën të ditur Telegraf.

Edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka shprehur indinjatë të thellë për vrasjen e Remzi Salihut.

“Lajmi për vrasjen e punëtorit të devotshëm të arsimit, Remzi Salihu, ka tronditur tej mase opinionin e gjerë, e në veçanti Ministrinë e Arsimit dhe të gjithë punonjësit arsimorë të vendit. MASHT dënon ashpër këtë akt kriminal në vendin e punës, ku i ndjeri po kryente detyrat me përgjegjësi të lartë profesionale, angazhim, devotshmëri, përkushtim dhe ndershmëri”, thuhet në reagimin e MASHT-it.

Ndryshe, edhe subjektet politike në vend ka shprehur indinjatë të thellë ndaj vrasjes së drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihu.

19 Komente

Nje maja, nje brum..

''Vrasësi një 50-vjecar nga fshati Dabishevc është dorëzuar vullnetarisht më pas në polici. Sipas dëshmitarëve, vrasësi është një mësues biologjie, i cili kërkonte postin e drejtorit të shkollës në fshatin e tij.

po ky or vlla, e kerkonte postin e drejtorit me dhune??   e paska ''zgjidhur biologjikisht'' hallin.  po mbase e donte edhe mesuesi i fizikes, matematikes, fiskultures....,  etj  ate post?  ça te bente drejtori i arsimit, kujt tia jepte me pare?!

Faji eshte i sistemit te vlerave, jo i gishtit te pushkes..

mire kshu ne teori.., por fakti qe ky person mund te jete ''çekuilibruar psiqikisht'', nuk duhet anashkaluar, apo jo?   gjithmone flasim duke u nisur nga keto te dhena qe jep shkrimi.

me kujtoi nje rats para disa vitesh ne Kanada apo SHBA (dicka e tille) ku nje ish nepunes i pushuar nga  puna, u fut i armatosur ne ish kompanine e tij dhe pasi i mbajti nja ca ore te mira peng, vrau shefin e nja ish ca kolege te tij.... perfundimisht vrau dhe veten, me duket.

 

Makinës së shefit të Policisë Bashkiake të Vlorës i është vënë zjarri gjatë natës së mbrëmshme. Burimet bëjnë të ditur se makina personale e Ardi Veliut ka qenë e parkuar poshtë pallatit ku ai banonte, në lagjen “Isa Boletini” të qytetit.

Asaj i është vënë flaka rreth orës 01:00 pas mesnate.  Mësohet se 2 persona, të cilët dyshohen si autorë të zjarrvënies së makinës, janë janë pikasur nga policia në momentin që po largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Policia është vënë në ndjekje të tyre, por nuk ka dalë akoma në një deklaratë zyrtare mbi ngjarjen, për të cilën mësohet se ka shoqëruar disa persona. Burime nga Vlora bëjnë të ditur se pranë makinës së djegur janë gjetur dy bidona me benzinë.

asigjo, shkulje veshi.. kur kryeprokuroja eshte Krv dhe presidenti tradhtar, c'eshte nje shef policie bashkiake?

Vlonjatet duhet te ulerasin me te madhe per ate qe po ndoshin aty. Nese do kete dhe nje ngjarje tjeter te rende, si kjo apo ajo e gjykatesit, atehere mendja me thote qe nje "dore" e kujdeseshme po e ben kete per ta zhyt edhe nje here Vloren si me 1997 me imazh fertele.

Nese duan ta kuptojne mire nese jo le te pranojne fatin : te Napolizohen e ti shohim pastaj allisoj.

Ky eshte lajm per faqe te pare dhe jo ajo perzgjedhja aty qe tregon histori pedesh e travestitesh. Per dy pede qe ka peshk nuk vihen shkrime pedmenesh smiley ne faqe te pare.

Vallai nuk eshte fare per me qesh, po s`kam cer te bej.

Shume e drejte koth,nuk e di aktualisht cili katundar eshte shef komisariati ne vlore(dikur ardi veliaj ka qene shefi i krimeve dhe e njoh personalisht,eshte rob i mire dhe i ndergjegjshem),por lajmet e vlores po behen terror.Se kush ngaterron,dhe nuk ndihet njeri per faktin qe autoret jane gjithmone serbes.Vloren po e qelbin dhe jo pa qellim smiley

+1 Koth E drejte edhe komenti per Vloren edhe per artikujt qe vijne ketu

..kërkonte postin e drejtorit të shkollës në fshatin e tij.

Shyqyr si nuk kerkoi postin e Kryeministrit!

Mbase e ka pas meritua, po nuk e kon von, per aresye poulitike....kushedi se ku fle lepri, qe e ka bo ket burrin me arrit deri ne ket derexhe.....se nuk osht e kollajt me terheq ate dreq komze......

Fillimisht,qysh e do tradita e t'pareve ,ngushellime per familjen e viktimes.

Kosova nuk eshte më mjedis i jetueshem per njerez normal sepse eshte katranepsur ne formen me te eger qe e njeh historia e saj.Ate qe s' mund ta benin turku dhe shkavella per shekuj me rradhe,e bene beduinet tane per vetem 12 vjet!
Dalshit fare more race e poshter!

Epo te marresh jeten e nje personi per nje post... e tmerrshme!!

Njerezit po cmenden me hapa galopante smiley

smiley  no comment 

Motiv me te cuditshem vrasjeje nuk kisha degjuar ndonjehere.

sidoqofte nuk duhen besuar "a prima vista" gazetat, aq me teper kur e japin lajmin menjehere pa pritur deklaratat e policise.

Po ca te bojme o vlla,keshtu e sjellin,keshtu themi ne.

Shqiptar edhe ata.Po te degjosh kolegen e atij qe beri vrasjen por qe edhe ajo kish konkuruar per postin e drejtorit,thote se zgjedhja e drejtorit eshte bere ne menyre jo te rregullt.Te vrasesh themi qe eshte krim por ama edhe kur te meret e drejta nga nepunes te korruptuar ,e ku nuk ke ku ta kerkosh ,njeriu prej mishi e gjaku eshte.Keshtu si ka ardhe puna, me kete korrupsion te shfrenuar nga administrata qe te le pa pune(buke),mjeket qe te lene te vdesesh,gjyqtaret qe te hane hakun etj.etj. vetegjyqesia po mer udhe...dhe na dalte per hajer.

Dmth e vrau se kerkonte te behej "drejtor i edukuesve te brezit te ardhshem" eee? Gjest fisnik.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).