Në motivacionin për kthimin e ligjit Topi thekson se krijimi i mundësive për importin e mbetjeve bie ndesh me synimin për mbrojtjen e mjedisit dhe pakësimin e ndikimeve negative të mbetjeve.

Gjatë vizitës në qytetin e Fierit Presidenti Topi bëri këtë koment në lidhje me mos dekretimin e ligjit që i hap rrugë importit të plehrave.

“Ligji për importin e plehrave është parë në këndvështrimin e përputhshmërisë me parimet kushtetuese, pastaj mund t`iu them se kjo fushë që në backgraundin tim akademik është një fushë që unë e njoh shumë mirë ndoshta për element të tjerë mund të kem nevojë për konsulencë në rastin konkret përveç detyrimit për tu konsultuar mirë në aspektin juridik për përputhshmërinë me parimet kushtetuese për pjesën tjetër kam qenë koshient për ta kthyer jo për të demonstruar që unë po kthej një ligj por për ti thënë parlamentit - dhe unë e kam motivuar në mënyrë të qartë – që ta rimarrim në konsideratë jo se ligji nuk bën, në momente të veçanta ligji ka nevojë që të shkojë në përputhje pikërisht me ato parime që janë të vyera për çdo shqiptar”, tha Topi.

* * *

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për menaxhimin e mbetjeve duke argumentuar se ligji shkel Kushtetutën. Në motivacionin për kthimin e ligjit Topi thekson se krijimi i mundësive për importin e mbetjeve bie ndesh me synimin për mbrojtjen e mjedisit dhe pakësimin e ndikimeve negative të mbetjeve.

“Parashikimi i nenit 49, për importin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, vlerësoj se del jashtë qëllimit të ligjit. Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për“minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve”, apo “pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve”, argumenton Presidenti mbi kthimin e ligjit.

Ligji që i hapte rrugën importimit të mbetjeve u miratua në Kuvend, por me mos dekretimin e ligjit nga ana e Presidentit, kthen edhe njëherë në qendër të vëmendjes çështjen e shumë debatuar.

Ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” u miratua në Kuvend  me 22 shtator me 69 vota pro dhe 55 kundër.

Deputetët e opozitës ndryshe nga se kanë vepruar zakonisht morën pjesë në këtë votim duke bërë të mundur plotësimin e kuorumit. Kjo rezultoi fatale pasi i hapi rrugën miratimit të ligjit, nëse opozita do të kishte refuzuar votimin ligji nuk mund të kalonte.

Gjatë votimit nga ana e mazhorancës munguan kryeministri Sali Berisha, ministri i Financave Ridvan Bode, ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Dashnor Sula. Votuan pro të gjithë deputetët e pranishëm të PD-së, LSI-së dhe PDIU-së ndërsa deputetët e pranishëm të PS-së dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së votuan kundër.

MOTIVACIONI I PRESIDENTIT

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi vendosi kthimin për rishqyrtim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të ligjit nr. 10 463, datë 22. 09. 2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me motivimin:

“Të nderuar deputetë,

Kushtetuta e Shqipërisë, dokumenti ynë themelor, udhërrëfyes i tërë veprimtarisë sonë shtetërore dhe shoqërore, parashikon si një ndër objektivat socialë të institucioneve shqiptare, synimin për një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Krijimi dhe ruajtja e një mjedisi të tillë, garantimi i standardeve të zhvilluara mjedisore, shfrytëzimi i burimeve natyrore mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm, janë objektiva socialë kushtetues, por edhe detyrim moral ndaj së tashmes dhe së ardhmes sonë të përbashkët.

Mbi këtë motivim kushtetues, shqyrtova me vëmendje ligjin nr. 10 463, datë 22. 09. 2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Ligjin e konsideroj si një përpjekje të rëndësishme dhe të domosdoshme për zgjidhjen e një problemi me pasoja për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. Një ligj i tillë, por akoma më shumë, zbatimi me korrektësi i rregullimeve dhe detyrimeve që ai vendos, do të garantonin qëllimin për menaxhimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri.

Megjithatë, me qëllim që ligji dhe zgjidhjet e ofruara për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë të garantojnë sa më tepër rezultate pozitive, në bazë të nenit 85, paragrafi 1 të Kushtetutës, vendosa të mos e dekretoj, por ta kthej edhe njëherë për rishqyrtim në Kuvend, pasi gjej në të, mospërputhje dhe dispozita jashtë objektit të vetë ligjit. Më konkretisht:

1 - Qëllimi kryesor i ligjit është marrja e masave të nevojshme dhe të domosdoshme për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky është një proces tejet i rëndësishëm, i domosdoshëm dhe në kohën e duhur, pasi mbetjet në Shqipëri, hapësirat që ato kanë zënë, efektet që ato vazhdojnë të sjellin, shpeshherë edhe të parikuperueshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, duhet të kalojnë nëpërmjet procesit të menaxhimit të përshtatshëm mjedisor të tyre. Ky qëllim është i shprehur qartë në nenin 1 të ligjit, duke përcaktuar se “ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit, shëndetit të njeriut dhe menaxhimit të duhur mjedisor të mbetjeve nëpërmjet:

a) parandalimit e minimizimit të mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve;

b) përmirësimit të eficensës së përdorimit të tyre;

c) pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve.”

I tërë ligji, më pas, përshkohet nga rregullat dhe procedurat për kryerjen e këtij procesi menaxhimi; por, parashikimi i nenit 49, për importin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, vlerësoj se del jashtë qëllimit të ligjit. Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për“minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve”, apo “pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve”. 

2 - Gjithashtu, neni 2, pika 1 e ligjit përcakton objektin e ligjit, duke parashikuar se dispozitat e tij zbatohen për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjykoj se kjo dispozitë ka parasysh se në territorin e Republikës së Shqipërisë do të menaxhohen mbetjet që vijnë nga burime brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Meqenëse, neni 49 i ligjit, bën fjalë për importin e mbetjeve në Shqipëri, atëherë, vlerësoj se neni 49 vjen në kundërshtim edhe me objektin e ligjit, të shprehur në dispozitën parimore të tij, neni 2, pika 1.

3 - Po kështu, neni 2, pika 2 e ligjit parashikon se “ligji përcakton rregullat e përgjithshme për menaxhimin e integruar të mbetjeve, përfshirë parandalimin ose pakësimin e ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i tyre, përmes pakësimit të përdorimit të burimeve”. E konsideroj se një dispozitë e tillë është në përputhje me objektivin e krijimit të një mjedisi sa më të shëndetshëm; por, neni 49 i ligjit, duke parashikuar dhe lejuar importin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë jo vetëm që nuk ndihmon në arritjen e këtij qëllimi, pra në parandalimin ose pakësimin e ndikimeve negative nga krijimi i mbetjeve, por ai shton edhe përdorimin e burimeve të mbetjeve. Kjo bën që dy dispozitat të bien në kundërshtim me njëra – tjetrën dhe neni 49, gjithashtu, të kufizojë mundësinë e arritjes së objektivit kushtetues për një mjedis të shëndetshëm.

Të nderuar deputetë,

Kthimi i këtij ligji për t’iu nënshtruar edhe njëherë shqyrtimit tuaj, synon realizimin sa më të mirë të qëllimit për të cilin është miratuar nga ana juaj, menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut. Mbetem i mendimit se ligji ka nevojë për përmirësime në drejtimet e mësipërme, por gjykoj se çdo variant i ofruar duhet të jetë në pajtim me objektivat socialë që Kushtetuta ka vendosur, që institucionet dhe shoqëria shqiptare duhet të kenë në raport me jetën tonë dhe brezat e ardhshëm.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj,

Me respekt,

Presidenti i Republikës
Bamir Topi
” 

76 Komente

Shkurt: FLM Z. President!

PS: Pak me gjate, opozita do bente mire te kete nje plan me specifik per votime/bojkotime.  

Deputetët e opozitës ndryshe nga se kanë vepruar zakonisht morën pjesë në këtë votim duke bërë të mundur plotësimin e kuorumit. Kjo rezultoi fatale pasi i hapi rrugën miratimit të ligjit, nëse opozita do të kishte refuzuar votimin ligji nuk mund të kalonte.

Dmth ,do i duhet te presi dhe nje cik Berishes,sa te zgjedhi presidentin e ri.smiley

Yes!

Take that you trash talking fillintheblank. Flm. Z. President.

FALEMINDERIT ZOTI PRESIDENT!

+1

shenja jete

“Ligji për importin e plehrave është parë në këndvështrimin e përputhshmërisë me parimet kushtetuese, pastaj mund t`iu them se kjo fushë që në backgraundin tim akademik është një fushë që unë e njoh shumë mirë ndoshta për element të tjerë mund të kem nevojë për konsulencë në rastin konkret përveç detyrimit për tu konsultuar mirë në aspektin juridik për përputhshmërinë me parimet kushtetuese për pjesën tjetër kam qenë koshient për ta kthyer jo për të demonstruar që unë po kthej një ligj por për ti thënë parlamentit - dhe unë e kam motivuar në mënyrë të qartë – që ta rimarrim në konsideratë jo se ligji nuk bën, në momente të veçanta ligji ka nevojë që të shkojë në përputhje pikërisht me ato parime që janë të vyera për çdo shqiptar”, tha Topi."

Kam dyshime te forta per inteligjencen e ketij farengrenesit. Megjithate per sot FALEMINDERIT.

Ka bere shume mire . Nje Ligj i miratuar nga Plehrat per Plehra nuk duhet te kaloje ne zyrat Ligjore te Shqiperise , ku i vihet vula perfundimtare . Aq me teper qe ai di se cfare argumenton pasi eshte dhe Profesionist i kesaj fushe Mire eshte te mos perdoren fjale te tilla si "fatale " ...smiley per pjesmarrjen e opozites ne kuorumin e nevojshem , nga cdo President e per cdo Opozite !
Topi po e shkreh , "po e terheq litarin " me se fundi duke i thene @opeve te PD-se hemafroditeve Berisha - Topalli se "Ju me kini ne gryk te pushkes , po shqiptaret Ju kane ne Gryke te Topit " smiley Deri sa te jete , inshalla e mba NGREFUR per kete mostren Jozeficke dhe per ate buratinon e k/ministrise ..... babasqapin . Shqiptaret nga kjo kane VETEM Mire !

Well done smiley

Une propozoj qe te kthehet Parlamenti dhe kryeministria ne pike grumbullimi plehrash..

Ky eshte lajmi me i mire i 2011.

Bravo!

Z. President meqe u ndodhem, ke te fala nga KP-ja, zoja Topalli:

Topalli, akuza Topit e opozitës

[...] Por kryetarja e kuvendit nuk e la me kaq. E pyetur nga gazetaret rreth konsiderates se presidentit Bamir Topi se vendin e ka penalizuar politika, zonja Topalli e identifikoi presidentin, jo vetem si pergjegjes per korrupsionin e perhapur ne gjyqesor, qe pengon llogaridhenien e tij, sic thuhet ne raport, por edhe si bashkepunetor ne veprimet bllokuese te kreut te opozites. "Natyrisht kam lexuar raportin dhe në mënyrë shumë të veçantë për çështjet e drejtësisë dhe gjyqësorin dhe për korrupsionin e madh që ka aty brenda. Përsa i takon arsyes, për të cilën nuk është marrë statusi i vendit kandidat, bojkoti dhe bllokimi, unë i kam parë gjithmonë bashkë, zotin Topi dhe zotin Rama gjatë gjithë këtyre viteve", tha Topalli.

"Zotni Rama e ka arritun qellimin, e ka lan Shqipnin pa status"

Kjo me vdes mua. Nuk ka tjeter si puna e ksaj. Si tha? "...e ka lan Shqipnin pa status" tha. Jo moj ti, po si ty nuk ka n´bot. Jozi forever. Te hengert mutin Sarah Palin ty moj!

Puna osht, qe duhet ene me i sqaru icik njerzit, se pa cilin status ka met Shqipnia? Se psh status simbole kena boll, si psh nonji sllon ose benc sydelfin, meperpara ka pas qen nokia biznes, tash e kami noj ajfon e noj ajped, po ene nonji vil te Gjini i K...Lalzit e kena.

Apo bohet llaf per status quo, se ene kshu kena boll mo nga t´gjitha drejtimet.

Ca po m´shkon mu n´menje kshu iher per iher, se me Xhozin m´shkojn shum gjona n´menje, por imé doja me e pyt Xhozin, si i shko filli tashi Koalicionit t´Integrimit, se per opoziten e morem vesh qi athere ku nuk e qujti veten Opozita e Integrimit. Se hasell hasell, qi u bashku PD me LSI me qeveris, u bashku vetem se donte me na integru.

Se qi thu tina, se po e zgjas si shum tashi, po t´ishim integru, kishim per t´ja bo hallall ene Sales qe prej "dashnorit t´Liris" u kthy ne "baxhellen e Lirit"

se me Xhozin m´shkojn shum gjona n´menje

 

 Si qe ajo fantazia qe kishe ti me Xhozin per kapje prej zhelesh? smiley

Amon mer mos e luj, si thote populli "mos e ngit mutin se mban ere". Kam nje ndjenje keqardhje te papare qe grate shqiptare perfaqesohen me kellira si kjo e si disa koleget e veta (ne te dy krahet, qe te jemi te qarte) nderkohe qe ka plot gra te zgjuara, te mira, puntore e fjaleembel qe do i benin nder jo vetem parlamentit por edhe vete idese se barazise gjinore

Thjesht dhe Shqip, TE LUMTE Z. President!

Kush tha qe dhembet nuk mund te tregohen me qytetari? Bravo z. President!  Presidenti po ben opozite me efikase se vete e ashtequajtura opozite.

A ka mundesi qe ligji te mos kthehet mbrapsht ne parlament por te hidhet poshte pergjithmone?

Super!! Te pakten kemi fituar pak kohe ! Bravo Topi!

u be nje here burre Bam djali me ne fund. respekt!

ne ato rrethana qe ka ofruar dhe ofron akoma ai vend duhet te kishin dale njeqind burra te medhenj shteti ne kete postcomunism era, pak rrendesi ka se kush mund te kete qene e nga ka ardhur. ja nje thenie kryefisnike e Adm. Hasley,

“There are no great men. Just great challenges which ordinary men,out of necessity, are forced by circumstance to meet.”

 

Faleminderit President, do te thoja dhe une si shumica e komentatorve, veç do kisha deshire qe falenderimin, ta shoqeroja me nje vere te shekullit te kaluar smiley duke qene se i kam mundesite smiley

 

lol shkel Kushtetuten ne nenin...., paragrafin...., artikulli.....

Urime z. Bamir Topi per karrieren e re politike.

hunter, nuk eshte nevoja tashti me u bo piçkedhie. Presidenti ne arsyetimin e tij thote, qe nje nen i ketij ligji shkel frymen e ligjit, perse ai u krijua dhe eshte ne kundershtim me parimin kushtetues te mbrojtjes se qytetareve.

Presidenti sipas Nenit 85 pika 1 e Kushtetutes ka te drejte, qe te ktheje nje ligj per rishqyrtim, nese Presidenti e shikon te arsyeshme kete. Pike mbaroi. Kjo eshte kompetenca e tij dhe detyra numer nje e tij nese Legjislativi nuk e kryen si duhet detyren e tij.

Tani Kryeministri bashke me delet e tij le te konsumoje piken 2 te po atij neni te Kushtetutes, i cili e rrezon dekretin e Presidentit per kthimin e ligjit per rishqyrtim me shumicen e thjeshte te votave, dmth me te pakten 71 deputete.

Jam i sigurte qe nje gje e tille do te ndodhe, sic ka ndodhur edhe me shume ligje te kthyera mrapsht nga Presidenti, por qe Kuvendi i ka rimiratuar pa i rishqyrtuar fare, ligje, qe me vone jane hedhur tuç nga Gjykata Kushtetuese. Nese ndodh edhe kete rradhe po keshtu, atehere fjalen e fundit e ka Kushtetuesja. Sa per tu kujtuar jane 12 ligje te miratuara nga shumica e Berishes, qe jane hedhur poshte nga Gjykata Kushtetuese, e cila i ka cilesuar keto ligje si ne kundershtim me Kushtetuten. Ka gjasa, qe ky ligj te behet i 13.

A mund ta thote njeri, se kush e mban pergjegjesine, nese deputetet miratojne ligje, te cilat jane ne kundershtim te hapur me Kushtetuten?

Presidenti ne arsyetimin e tij thote, qe nje nen i ketij ligji shkel frymen e ligjit, perse ai u krijua dhe eshte ne kundershtim me parimin kushtetues te mbrojtjes se qytetareve.

ah, ok, ne rregull.

Une nuk e kam lexuar ligjin ne fjale. Kam degjuar qe eshte kundershtuar ne pergjithesi si "importim plehrash" ndersa nga ana tjeter kam degjuar si nje ligj qe favorizon ato qe merren me industrine e perpunimit te plastmasit, aluminit, hekurishteve. Po vetem kaq e nuk jam ne gjendje te gjykoj, prandaj as duartrokas dhe as indinjohem.

A eshte gabim qe une si qytetar jam indiferent ne kete ceshtje? Mbase jam, por mbase ky eshte rezultati i kakofonise politike, mungeses te besueshmerise, demagogjise dhe populizmit qe ka krijuar politika shqiptare. Kur nje Taulant Balla apo Erjon Braçe pellasin 1001 budalleqe, ben vaki qe 1002 mund te jete e sakte, por as me shkon nder mend ti ve veshin. Mendoj qe ky refuzim i Presidentit i cili nuk permend asnje nen te shkelur te Kushtetues, nuk ka seriozitet.

hunter, duhet pare ceshtja me gjakftohtesi dhe me llogjike.

Presidenti  ne menyre absolute nuk ka refuzuar qe te dekretoje nje ligj per mbeturinat. Ai, duke marre parasysh kompetencat dhe mbi te gjitha edhe pergjegjesine qe ai ka perpara popullit shqiptar si krey i shtetit qe eshte, e ka pare te arsyeshme, qe nje nen i ketij ligji nuk perputhet me frymen e ligjit, per te cilen eshte hartuar ai. Keshtuqe ua kthen edhe nje here deputeteve qe ta shqyrtojne edhe njehere kete nen. Kjo eshte pergjegjsia e Presidentit dhe detyra e tij. Tashti deputetet duhet te marrin pergjegjesite e tyre dhe te zbatojne detyrat e tyre. Kaq e thjeshte eshte. Po qe se nje ligj i kalon te gjitha hallkat e miratimit, aty mbaron filmi pastaj dhe nuk mund te diskutohet me nje nen i vecante.

Po nuk eshte detyre e presidentit o casa, nuk i perket atij te gjykoje se cfare eshte e drejte apo jo. Nqs ka dyshim mbi kushtetueshmerine le ta thoje haptazi, jo te japi gjykime politike. Nuk i takon Presidentit kjo.

Pse Presidenti psh. nuk ktheu prapa ligjin per heqjen e doganes per makinat importuara dhe rritjen e takses te qarkullimit? Ai eshte abuzim i paster i shtetit, antikushtetues. Ta shpjegoj pse. Makinat e importuara perpara, i paguam nje dore te mire lekesh doganes. Dhe cdo vit paguanin nje shume te 100mije si takse qarkullimi. Tani cfare ndodhi? U hoq dogana (qe llogaritej ne baze vjetersise, karburantit, cilindrates) dhe ju rras si rritje takses takses te qarkullimit, e cila llogaritet pikerisht ne baze vjetersise, karburantit, cilindrates. Por kujdes, me ndiq te lutem, u rrit taksa e qarkullimit per te gjithe, jo vetem per ato qe hyjne tani pas heqjes te doganes. Pra une qe me perpara e kisha paguar taksen doganore, i takon ta paguaj edhe njehere si rritje takse qarkullimit. Paguaj dy here te njejten takse. A ka me grabitje, me antikushtetuese se kjo te paguajme dy here te njejten gje?

Po si mer hunter nuk i perkiska Presidentit te gjykoje se cfare eshte e drejte apo jo?

Ore e keni idene se cfare flisni apo ja kepusni si Pipi Corapegjata "Ich mache mir die Welt, wie es mir gefällt" (e bej boten time, sic me pelqen mua)?

Po sistemi qe kene zgjedh si menyre shtetmenaxhuese eshte ajo e kontrollit te institucioneve kushtetuese ndaj njera-tjetres, e cila po te zbatohej po njelloj edhe ne segmentin Legjislativ-Ekzekutiv, ne do ishim shume perpara dhe nuk do te diskutonim sot per gjera kaq elementare.

Po t´ishte se Presidenti nuk ka per detyre qe te gjykoje se cfare eshte e drejte apo jo, atehere merrnim edhe ne e venim nje kale apo gomar si president sic e beri Kaligula, ose vejme Ver Llapen, qe te mos i firmosi as dekretet, por ti fusi nji t´lepime me llape ene mbaroi ajo pune. Morim i nisim per n´shpi t´gjith ata keshilltare e nenpunsa t´Presidences, se nuk na duhen per gjo tjeter. Cere osht ky muhabet qe po boni tashti? A i lexoni iher mendimet tuaja para se ti shkruni ktu apo ju rreshqasin gjonat ne menyre te pavullnetshme?

Ajo puna e antikushtetutshmerise se ligjit per doganat e makinave te vjetra osht njicik e diskutueshme, ti ke mendimin tat, dikush tjeter ka mendim tjeter. Ty nuk t´pelqen, se t´ka merzit, ngaqe e ke pagu doganen, dikush i gzohet se nuk ka per t´pagu dogane. Por nuk ka asnje parim kushtetues ne bote, qe te mbroje kuleten e xhepin per mjetet e lluksit. Kurse kujdesi per shendetin, jo vetem qe eshte parim kushtetues, por edhe e drejte themelore e njeriut.

Bo vaki, ene Presidentit nuk i ka pelqy ai ligji qe thu ti per doganat, po nuk ka gjet nonji arsye me e kthy mbrapsht. Do ishte karagjozllik, te mendohej qe Presidenti duhet me kthy mbrapsht cdo ligj qe i vjen perpara.

Pastaj, ty te paska met hatri qe Presidenti nuk ka kthy mbrapsht ligjin, kurse me ata qe e miratun ket ligj nuk paske prish qejf hic?

casa, rikthimin e nje ligji ja garanton kushtetuta. Por nqs nuk jep motivacion se ku eshte shkelur kushtetuta atehere eshte duke mbajtur nje qendrim politik (s'po guxoj te them populist, se ne Shqiperi askush nuk e di se per cfare ben fjale ky ligji, perfshire ato qe duartrokasin refuzimin e presidentit). Prandaj une i bera urimet per karrieren politike te re te Presidentit.

Pastaj, ty te paska met hatri qe Presidenti nuk ka kthy mbrapsht ligjin, kurse me ata qe e miratun ket ligj nuk paske prish qejf hic?

Te them merzit me ate qe e miratuan, eshte shume pak.

p.s. ai ofendimi J. Topallit, shume ordiner.

Nejse, suksese, suksese karrieren e re politike zotit President te gjithe shqiptareve.

Naten e viva la vida loca

Si nuk jep motivacion mer, genjeshtar? E dha motivacionin, e deklaroi para te gjitheve!

Motivacioni ishte qe ligji ka qellim mbrojtjen e mjedisit. Klauzola qe lejon importimin e plehrave nga jashte, eshte ne kundershti me vete qellimin e ligjit. Pra, nderto makineri per te eliminuar plehra, qe eshte ne sherbim te mjedisit, por mos importo plehrat e te tjereve, sepse s'eshte ne sherbim te mjedisit.

Genjen pa piken e turpit!

lol, ketij ia ka fut Berisha me makinen, e prape i kruhet me importim plehrash

edhe thote pastaj pse...

per te vene duart ne koke. paradokse si ne Shqiperi s'besoj se gjen gjekundi

p.s.

12 ligje jane kthyer nga Kushtetuesja dhe te 12 jane respektuar. Perfshi ate per Lustracionin, qe z. Bamir Topi nuk i pelqente, i kthyer nga ish-gjykatesi komunist Fehmi Abdiu. Jane respektuar.

Nese ka gjasa qe ky ligj te behet i 13 perseri do te respektohet. Po sikur Kushtetusja te MOS e ktheje, atehere me siguri Kushtetuesja eshte e blere nga Sala, apo jo?

Asnje nuk ka vene ne diskutim vendimet e Gjykates Kushtetuese.

Kur flet Kushtetuesja, te tjeret heshtin.

 z.President ka marr vendim te drejt. Ky vendim  eshte per tu  respektuar ! Bravo z.President!

Urime jo per shkak se kundershtoj kete punen e e plehrave pasi nga ana teknike as qe mund te them ka apo jo deme, po keshut nga ana ligjore Sjam as teknik ambjenti as jurist . Shrepsoj qe ai ta kete kunvendur kete me konsulentet e tij ne Presidence
Por them Urime Presidentit qe doli mbi politiken dhe vendosi dicka pa pyetur as majtas as djathtas pra urime qe beri detyren e presidentit
BRAVO PRESIDENTI QE BERI DETYREN E PRESIDENTIT.
PS Bravo dhe PPUistet qe nuk u moren me "jo po perse e beri"-" jo po si e beri." Ai e meriton ate qe beri

Topi kthen ligjin qe eshte pergatitur me ndihmen e eksperteve te BE dhe neni per importin e 'mbetjeve urbane' eshte i njejte me ate qe eshte miratuar ne vitin '03. Sdq. parlamenti mund ta miratoje perseri pa kurrfare ndryshimesh dhe Topi s'ka cfare i ben asgje.

Antikushtetutshmerine e nje ligji te parlamentit e ben vetem Gjy. Kushtetuese, te gjitha te tjerat jane opinione qe ne rastin e Topi motivohen politikisht.

Per ty o tutkun ka me shume rendesi ekspertet e huja se sa presidenti tend. Cfar te te them tjeter vec qe ti nuk ke kombesi, nuk ke atdhe dhe per rrjedhoje nuk ke as presiident. Ti vetem se ke mesuar shqip por nuk je shqiptar

Po pse ato Ulurimat e babasqapit pere Superfuqi Atomike , nuk ishte pregatitur me 'eksperte " Italiane nga me te cquarit e BE ? Ata "exspertet " e BE alias mustaqetenderat , shko shiti ne dhomen e komisionit te Ligjeve qe rane dakort me Rusin e Malit per shitje te Ujrave Shqiptare ... Grekeve .
Ti camus je nje parrullmbajtes i rendomte mitingjesh i Sali Komikut . Te kam pyet edhe njehere tjeter po nuk mu pergjigje . Ben zamet kesah rradhe nepme xhuvap . Di gje perse Ducja i fali kollaro M.Krujes njesoj si Berluskoni i fali Babasqapit ? Cfare simBOLizojne ? Lakun per FYTI ?

kllufat e PDse..s'arrijne te kene nje mendim ndryshe nga ato qe u vijne me porosi (e-mail) nga partia. ndersa hunter eshte forma me e evoluar e tyre, ka arritur te formuloje mendimin 'me dhemb xhepi prej heqjes se doganes'...po do dhe nja 25 vjet deri sa te arrije te kuptoje qe 'plehrat toksike ne nje vend pa asnje kontroll jane gje e keqe'

cfare te besh, jemi te detyruar te presim evolimin e nje-qelizoreve te partise

Nje pyetje kam une. Cfare thote ligji aktual per importin e plehrave sot? Apo eshte sipas deshires se doganierit.

Besoj se e dini qe PD mund ta kaloje ligjin dhe pas presidentit, me votim parlamenti, apo jo?

sigurisht qe plehrat e qelbura te parlamentit do ta miratojne prape ligjin e plehrave, sepse edhe nga plehrat qe do mbushin shqiperine duan te fitojne para. Nuk kane moral, nuk kane qytetari, jane vetem hajdute dhe kriminele.

Me ne fund,zoti President, (pasi Berisha ta beri surratin kepuce te zeze), tu mbush mendja ta kundershtosh ate e mbrosh vendin tend nga plehrat !...Gjithsesi, ky eshte nje veprim, per tu pershendetur ! Te shohim vijimin ...

 

Dhe jo vetem Berishes, po po i kthen reston edhe kesaj bundres..... Presidenca: Fishta e Idromeno do ishin fyer. Topalli nuk ka respekt për shqipen zyrtare

Pas reagimit të Topallit, presidenca ka lëshuar një njoftim për shtyp ku thekson se Topi ka dekoruar të gjithë familjet e njohura të qytetit të Shkodrës. Në një njoftim i jepet përgjigje edhe deklaratave të kryetares së Kuvendit se flet me vetëdije në gjuhën dialektore.

“Zyra  e Shtypit njofton se Presidenti vlerësoi sonte të gjitha familjet e njohura e me traditë qytetarie, kulture e sportdashëse që i kanë dhënë emër Shkodrës, por edhe krenari gjithë Shqipërisë. Nisur nga deklarata e zyrës së shtypit të Kuvendit, zyra e shtypit e Presidentit shpreh bindjen se po të ishin gjallë Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Migjeni e Luigj Gurakuqi, do të ndiheshin të fyer nga kush i përfaqëson me mungesën e etikës, kulturës politike e institucionale dhe respektit për shqipen zyrtare në Republikën e Shqipërisë,” thuhet në njoftim.

 

ja vjen flake per flake edhe kunderpergjigja...( se mos e le me ra n'toke mer daj....nuk na la as me mor fryme.....?

 

Topalli: Flas me vetëdije gjuhën më të bukur, atë të Fishtës, Migjenit e Gurakuqit
Brenda pak minutash nga reagimi i presidentit Topi, i cili ka folur nga vendlindja e kryetares së Kuvendit, Shkodra, duke thënë se ajo nuk di shqip, Jozefina Topalli është përgjigjur duke thënë se flet gjuhën më të bukur. “Topalli flet me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, atë me të cilën foli Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Migjeni, Luigj Gurakuqi. Atë gjuhë Haxhi Qamili nuk e kupton dot,” thuhet në një reagim të zëdhënëses së Topallit. 

 

PO ku ka fillu edhe ky me tall soomen me keta.......

 

Më pas ai iu përgjigj komenteve që kryetares së Kuvendit, që e ka quajtur pjesë të celulës antievropiane bashkë me kreun e PS. Presidenti tha se ajo është një spikerë që nuk reciton mirë ato që i thonë të tjerët.

“Së pari, këta zonjë apo zotërinj duhet të mësojnë artin e komunikimit qytetar, sepse komunikojnë publikisht me institucionin e presidentit. Së dyti, nëse do dalim në një plan tjetër, spikeri përgjithësisht i merr tekstet nga të tjerët. Çështja është sa mirë e reciton tekstin. Por së paku në komunikim të jenë qytetarë dhe ta flasin gjuhën shqipe në mënyrë korrekte,” tha Topi.

hallall plako farat dhe paçja e pilafi, siç duket i ke lone se te bokan dom.....me ne fund dole dhe ti nga guacka......mire se erdhe ne shesh te burrave......

kunder kunder pergjigjja e topit

 

Topi: Migjeni e Fishta do ndiheshin të fyer

Presidenca ka reaguar sërish pas deklaratës për shtyp të kryeparlamentares Jozefina Topalli, duke përdorur jo pak nota ironike në të. 

“Nëse do ishin gjallë, Fishta e Migjeni do të ndiheshin të fyer nga kush i përfaqëson”, thuhet në një deklaratë të zyrës së shtypit të kreut të shtetit. 

“Topalli përfaqëson mungesën e etikës, kulturës politike e institucionale. Topalli përfaqëson mungesën e respektit për shqipen zyrtare”, thuhet më tej në deklaratë. 

 

Hir ui aar!!!

Kushtet per punesim:

- Kandidati/ja duhet te jete njohes i/e mire i toskerishtes dhe anglishtes.

smiley

p.s.
kush flet gegnisht, nuk flet shqip.

Si ka mundesi qe deklarimet e bamir topit nuk ju duken percarese dhe antishqiptare, kur te folmen e gegnishtes nuk e quan te folme shqip?!

gjuha zyrtare eshte njehsim, bashkim i popullit

te mos e perdoresh, do te thote te percash popullin

detyra e presidentit eshte te bashkoje popullin

dialekte kane te gjithe, s'ka vetem shkodra

kush zyrtar s'flet gjuhen zyrtare, do te thote qe s'ka bere shkolle

jozefina s'eshte vetem per shkodren aty, s'ka pse krijoje ndasi. kaq e thjeshte eshte

italianet e jugut, ne parlament nuk flasin me dialekt

dmth, je thjesht budalla e po perpiqesh te krijosh percarje

s'e di c'qellim ke, por te perpiqesh te ndash gjuhen qe ka njesuar popullin, eshte percarje

 

 këta zonjë apo zotërinj duhet të mësojnë artin e komunikimit qyteta

 

Ky zotriu (dmth Xhozefini) te flasi korrekt shqipen standart se la kokrren e namit duke folur ne dialekt ne komunikimin zyrtar.

 

E paska godinjur rende Presidentin kjo me kete Haxhi Qamilin....eh, c'vete! Nje reagim kaq hakmarres, kaq injorant, kaq pa etike, kaq... nuk do ta bente as menaxheri i dyqanit me ordiner. Te keqen e komunikimit moj zonja Kryetare! Kushedi si po rrotullohen ne varre ata shkodranet e ndritur qe ke permendur!

 

Edhe Lenka Cuko kishte me teper etike se kjo zhgaravina

I osht bo surati si laraske nga ato qe pine uje tek lana.

FLM Z president. Ama pak ka ne dore te beje presidenti, ja do e kthej dhe nje here tjeter dhe pastaj aq ka ne dore ligji miratohet sidoqofte nga parlamenti me fuqine e kartonit.

Sa per debatin me Topallen, Topi t'ja kthente "Haxhi Qamili i sat om" ndjese po ajo i ngjan 100 here me sume se Topi Haxhi Qamilin. Ka edhe fytyre te permned emrat e nderuar te kombit surrati i asaj. Zot na ruaj c'do bente sikur Topi te ishte jugor..... U kap mbas Haxhi Qamilit sepse s'ka c'thote tjeter pasi tironsit jan edhe vet te dialektit geg.

hadhadh opi opi

Bamir Topi po provon te vihet ne rolin e Davidit kunder Golias...dhe duket sikur deri diku arrin t'ja dale.

Ajo qe me ben me shume pershtypje eshte sesi ne gezohemi tej mase kur personi i pare qe duhet ti dale garant Kushtetutes ben detyren e tij me te thjeshte...ate per te cilen eshte aty. Dmth te ne eshte rrenjosur aq thelle ndjenja se sistemi ne Shqiperi eshte jashtezakonisht i paafte dhe shperfilles saqe kur degjojme lajme te tilla lumturohemi si femije te vegjel te uritur kur u jep per te ngrene...

Dhe vazhdojme fleme...ne diten kur ne 1000 qytete te ndryshme u organizuan njekohesisht protesta kunder te drejtave qe ne as nuk i enderrojme se na duken te pabesueshme...

po mer daj po, i bome edhe ne protestat, biles para tyre, po na vune mitrolozin, kurse atyre, as qimja nuk u lu prej flokeve....nuk flejme rehat ne nga perrllat, jo, po s'kena çìfare te bejme, se murit me koke nuk i bihet, vetem revolucioni i zgjidh keto pune, po a kena bythe ne per ket lloj......s'e besoj....

po me daj...po i bie qe te ne te vleje shume ajo shprehja: 'popujt meritojne diktatoret qe i qeverisin...'

po eshte e rende mo vlla kur shikon nje tufe barkalecash me benza te zinj e me nga 20 dashnore te tallin k... me popullin pa buke...eshte e rende...

prandaj po them qe vazhdojme te fleme...duam s'duam jemi ne gjume qe prej 100 vitesh...

edhe Isa Boletini ka pas qene me aktiv pa pasur nevoje per facebook-ra e i-phon-ra...

epo ata barkalecat me benza e me dashnore, po na e bojne tere kete rropullime shoku, se ata e kan kap qeveriun dhe nuk e leshojne...biles ata i kan vra edhe ata te 4 e ata te 21 e berishi u del zot......

Topalli asht ba si Laja.

po mer po

qajini hallin topallit, jo si Lenka, jo si Laja

Topalli i ka bo palë palë nderkohe

Do e nderroje veten tende me Topallin ti? 

hmmm pytje shum e vshtir

une ene nrrohesha mer, por snrrohet ajo me mu se smiley

Them se ndonjehere duhet te dalesh nga ky petku i "shtepijakes" qe lavderon kedo qe eshte ne pushtet. E Sales zemren, e Jozit hallall... mungon vetem te thuash qe Jemin Gjana eshte sex symbol, edhe e rrumbullakos ceshtjen. smiley

u kry smiley

http://t0.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcQSxWLgQ7o8nzjnHtRdK4Fi7hA80K6Dr-u_rooR1MRQnfq40zaw

Ma qive gjumin me ket foton...

te nok ky , me nje veshtrim posht gjyslykeve te hudh ne toke smiley

Duke pranuar se refuzimi i presidentit është e drejtë që ia njeh Kushtuta, zv. ministri i Mjedisit, Taulant Bino deklaron se refuzimi është bërë pa argumenta kushtetuese 

« Refuzimi nga Presidenti është një e drejtë kushtetuese e tij. Por refuzimi në mungesë të argumenteve kushtetuese është padyshim një akt i pastër politik në mbështetje të partisë që ka krijuar ose që do të krijojë. “

Presidenti i Republikes ka tagrin te aktivizoje sherbimet e fshehta te Shqiperise, per te hetuar parapergatitjen qe po ben mafia lokale/rajonale, me mbeshtetjen e mafias ruse, per te ndertuar ne Shqiperi disa impiante te djegies se plehrave, me kapacitete disa fish me te medha se sa eshte sasia e plehrave qe trajtohen ne Shqiperi.

Ne duart e Bimos e te Fatmir Mediut, jane tashme plane te detajuara ne formen e plan bizneseve per keto investime. Hapi i pare qe duhet hetuar jane disa biznese te perqendruara ne Shkoder dhe qe gezojne mbeshtetjen e Jozefina Topalit personalisht. Mbas hetimit keto te dhena duhet ti shkojne zyrtarisht qeveriut e pastaj Kryetarit te Gjykates Kushtetuese.

Keto te behen ne pamundesi qe ta bejne mediat shqiptare si investigim, sepse dhe ne ato raste kur eshte provuar te behet kjo, gazetaret jane intimiduar.

Per momentin duhen ndaluar tre gjera : qe mafia ruse te bleje toka, qofte dhe bujqesore ne Shqiperi ( prandaj nuk finalizohet procesi i rregistrimit te tokave sepse do investigohej kollaj dhe nga media ), te pezullohet ligji i plehrave ne kuptimin praktik, ( te mos nxirren akte nenligjore dhe procesi te shtyhet ) , te mos negociohet per disa kohe per marreveshjen per detin.

Te mos bleje toka mafia ruse ! Eh Konomit si i vajti halli me cer u perball ditziu !

Te mos pezullohet ligji i plehrave ! Imagjinoni disa ( 4 ) impiante qe perpunojne 1 000 000 ton plehra urbane te importuara.

Te hetohet studimi i Ministrise se Mjedisit per sasine e plehrave lokale ne Shqiperi. Eshte i raportuar disa fish me i larte se sa eshte realisht: e para per te pergatit terenin qe mbeturinat duhen importu se ngelen kapacitetet e TEC-ve pa u perdor dhe e dyta per te superabuzu me fondet e bashkive per pastimin e trajtimine mbetjeve urbane. Ndaj dhe veshderret e PS-se heshtin sepse Bashkite kryesore i kane ata ne rrethe e deri tani kane patur dhe Tiranen. E te mos harrojme qe jane disa dhjetra milione euro ne loje per vendoret dhe mbi 200 milione euro vetem nga importi i plehrave ( qe rimburson BE-ja e dashur )

Eh sa e gjate , e gjere, e thelle eshte kjo pune.

Presidenti te mos beje show por te angazhoje njesite vigjeluese ne Shqiperi dhe te gjeje rrugen dhe te njoftoje publikun mbi cer eshte e verteta e plehrave dhe deklaratave te atij plehres qe eshte zv. minister mjedisi dhe qe e citova me lart !

Vijon...

** Te mos pezullohet ligji i plehrave

Iu dhjefsha faqen e  re ! smiley

Te pezullohet ligji i plehrave !

S'paksa shans tu pezulloka ky ligj as me demonstrata le ma me blogje .

Mjafton qe gjithkush te thote nje fjale nese di  dicka ose ne rastin me te lehte te ofroje solidarizim me : Jo Plehra ne Shqiperi ! *

* Dhe e kam fjalen per te gjithe llojet e plehrave une urbane apo humane ! smiley

Jane bere si te qut me demek, nuk vijne me drejperdrejt serbet, por i bijne nga Mali i Zi duke shfryetezuar o malazezet, o shqiptaret e Malit te Zi qe jane bithe e breke me kryeqendrasit e veriut antikomunist.

Jane llum , ndaj dhe jane kaq agresive ! Nje zv minister leshderr sulmon Presidentin e Republikes ! Bahh ! Dhe per me shume e sulmon politikisht ! Ehhh moj kasolle , ku na mblodhe !

Euromafia ka vite qe sponsorizon politiken shqiptare. Te me ndjeni per fjalet e renda por nuk e perceptoj dot ndryshe ! smiley

P.S. Rruhu nga agai i ri ka pas thene populli qemoti. Nje zot e di pse e ka harruar ate qe e ka thene vete. smiley

Paqtohem plotsisht me ty Koth por siç shpjegon ti un e shoh problemin shumë të vështir për tu zgjidhur .Ligji nuk mund të rrëzohet as nga kushtetuesja (le që nuk shoh se kush do e çoj atje ).Opozitarizmi , kundërshtia qytetare në Shqipëri ka koh që është squll e bërë baltë(plastelin).Sigurisht ka shum faktorë por kryesorja ësht mosndjeshmëria dhe papërgjegjshmëria ndaj qëndrimit të qytetarve në përgjithsi dhe atyre kundërshtues në veçanti .Mosndëshkueshmëria e politikanëve e squll dhe më tej mendimin dhe veprimin qytetar. çfar i bën nëshkruesve e negociusve të kufijve detar? apo në rastet e tjera? Kjo është çështja ! E keqja ka zënë rranjë dhe  dalngadal ka zaptuar gjith shoqërin .Zgjidhjet më duken të vështira dhe të pa shpresa pikërisht për shkak të ksaj squllje të opozitarimit qytetar por dhe sundimit e përhapjes fuqishëm të qëndrimeve antiopozitare si mentalitet e trashgimi shekullore por dhe ushqyer rishtazi nga politikat e sotme pushtetare . 

Jo plehra në Shqipëri ! e them me gjith fuqin e shpirtit dhe fytit po a më ndëgjon kush. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).