Midis interpretimeve të krizës së Eurozonës, deri tani ka mbizotëruar ajo që mund ta quajmë këndvështrimi i huadhënësit. Kjo ka të bëjë me besimin se, duke mbrojtur të drejtën e huadhënësve për rimbursim, borxhlinjtë duhet të shtrëngojnë rripin

... Të ulin shpenzimet, pa kërkuar ndihmë nga institucionet europiane. Planet e shtrëngimit, të zbatuara nga të gjithë vendet europiane për të përballuar pagesat e borxheve, përparimin e vakët dhe kontradiktor të fondit të shpëtimit të shteteve dhe pasiguria rreth shumës së blerjeve të titujve që, Banka Qendrore Europiane do të jetë e gatshme për të kryer për të mbështetur vendet në vështirësi rrjedhin nga mbizotërimi i kësaj logjike. Siç është vënë në dukje deri tani, ky lloj orientimi nuk është dukur në gjendje për të përmbajtur krizën e borxhit të Eurozonës, madje, mosbesimi i tregjeve rritet çdo ditë, e me të rriten edhe diferencat midis normave të interesit.

Tashmë ka ardhur momenti të jemi të vetëdijshëm që, këndvështrimi i huadhënësit të rrjedhë nga pretendimi qesharak për të zbatuar rregulla të një buxheti familjar në kompleksitetin e marrëdhënieve makro-ekonomike në buxhetet e shteteve. Në të vërtetë, këto marrëdhënie ndjekin rregulla shumë të ndryshme. Në nivel makro, të ardhurat e huadhënësve varen në momentin e fundit nga shpenzimet e borxhlinjve, e jo nga kursimet e këtyre të fundit. Le të marrim shembull Gjermaninë: Për një kohë të gjatë, në sajë të një organizmi të lartë të kapitalit dhe një politike intensive deflacioniste të lidhur me pagat, ky vend ka eksportuar në pjesën tjetër të Europës, më shumë mallra seç ka importuar.

Në këtë mënyrë, Gjermania ka grumbulluar pretendime të shumta në krahasim me Greqinë, Spanjën, Portugalinë, Italinë, Francën dhe vende të tjera europiane, të cilët importonin më shumë seç eksportonin. Ky çekuilibër i madh, në zemër të Europës krijon padyshim një simptomë të konkurrueshmërisë së sistemit prodhues gjerman. Gjithashtu, përfaqëson edhe një prova të faktit që, për shumë vite, rritja e prodhimit dhe e të ardhurave të gjermanëve është nxitur kryesisht nga kërkesa dhe borxhet e mëdha të vendeve periferike të Eurozonës. Ja përse, në momentin që, në këto vende bëhet thirrje për të ulur shpenzimet, Gjermania do të paguajë pasojat në termat e mungesës së rritjes.

Problemi i përshkruar nxjerr në pah edhe kufinjtë e parrullës “Le të veprojmë si në Gjermani”. Dëshira për t’u matur me një konkurrent është e kuptueshme, por, nëse të gjithë do të imitonin ecurinë e Gjermanisë, për të rritur eksportet neto dhe për të grumbulluar borxhe nga jashtë, nukl do të kishte më një burim të kërkesës së brendshme në zonën Euro. Në të tilla rrethana, në vend të zhgënjimit të kërcënimit të një rimëkëmbjeje të fuqishme amerikane, ndërmarrjet europiane, shumë shpejt do të gjendeshin pa horizont dhe Kontinenti i Vjetër do të binte në një recesion të madh. Situata nuk do të ndryshonte edhe nëse merret hua nga Kina dhe jo nga Gjermania.

Problemi, në të vërtetë, nuk qendron në gjetjen e një huadhënësi të ri, por, përkundrazi, për të gjetur një burim kërkese. Nën këtë aspekt duhet kuptuar se, kinezët nuk ndihmojnë duke mos qenë të gatshëm për të hequr dorë nga tepricat e tyre tregtare jashtë vendit. Kundërshtitë lejojnë për t’u shmangur nga ideja naive, sipas së cilës, huadhënësit do të qendrojnë në sektorin privat, ndërsa huamarrësit do të vendoseshin në sektorin publik. Në të vërtetë, nga këndvështrimi makro-ekonomik, çështja është më e ndërlikuar. Mjafton të mendosh se, çekuilibrat midis Gjermanisë huadhënëse dhe vendeve huamarrëse të periferisë pasqyrohet edhe në një shpërndarje asimetrike të vështrirësive bankare dhe vdekshmërisë së ndërmarrjeve privatë që, në shumë zona të Europës së Jugut dhe Italisë po arrijnë nivele shqetësuese.

Një gjë e tillë nënkupton se, në të ardhmen, nëse në Bankën Qendrore Europiane duhet të mbizotërojë këndvështrimi i huadhënësit, jo vetëm bilancet publike por edhe bilancet e ndërmarrjeve dhe bankave private në vendet periferike do të shënonin humbje të mëdha. Në “Të Drejtën Romake” përcaktohej, “favor debitoris” ai grup normash, në gjendje të përcaktojnë një ekuidibër të përshtatshëm midis kërkesave të huadhënësve dhe mëshirës drejt huamarrësve. Urgjenca e ditëve të sotme për të ripërcaktuar atë ekuilibër nuk është çështje mëshire, por racionaliteti.

Në situatën që kemi arritur, të vazhdosh të nxisësh logjikën e huadhënësit, do të thotë, të krijosh premisate një krize të re. Nëse duhet të shmanget duhet përmbysur logjika që prin udhëheqjet aktuale politike dhe duhet aktivizuar një “motor i brendshëm” i zhvillimit ekonomik dhe europian.  Nëse Banka Qendrore Europiane, institucionet e përbashkëta dhe qeveritë nuk janë të gatshëm për këtë ndryshim kursi, rreziku për një recesion të mëtejshëm dhe të një shembjeje të mundshme të zonës Euro do të bëhet konkrete, me dëme lehtësisht të parashikueshme për vetë huadhënësit.

1 Komente

Artikull interesant, dhe biles kam menduar shum per kete problem, problemin e kredi-dhenies drej vendeve te prekura, dhe thoshja me vehte, ku po shpie kjo rruge, kjo metode, kjo nuk eshte zgjidhje. Eshte e vertete ajo qe thote autori, se zgjidhje eshte ; 

".... Problemi, në të vërtetë, nuk qendron në gjetjen e një huadhënësi të ri, por, përkundrazi, për të gjetur një burim kërkese... " 

Burim kerkese, tamam, veçççç kjo burim kerkese (tani) eshte ca e veshtire te gjindet, sepse te gjithe duan te eksportojne, te gjithe duan te shesin. Prandaj e vetmja thirje qe une kam bere me kohe eshte; Blini, blini, blini prodhime shqiptare, te pakten te shpetojme ekonomine tone. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).