"Eshtë një veprim absurd dhe moralisht i dënueshëm, por fenomeni në fjalë, për përmasat që ka deri më sot, nuk përbën absolutisht asnjë rrezik social, që mund të ketë ndikim në të ardhmen demografike të popullatës sonë."

Nga Orion Glozheni, mjek obsteter-gjinekolog

 

Kohët e fundit ka pasur disa prononcime në media lidhur me një shqetësim të disa mjekëve për problemin që ndërprerjet e shtatzënisë për arsye të përzgjedhjes së seksit fetal, mund të kenë një ndikim në të ardhmen demografike të popullatës sonë dhe se po të vazhdojmë kështu, shumë shpejt do të kemi më shumë meshkuj, sesa femra në Shqipëri.(?) Për këtë arsye, shkohet edhe më tej, duke propozuar se duhet të ndalohet me ligj njohja e prindërve me seksin e fëmijës së tyre, para lindjes?
Do të dëshiroja të sqaroja opinionin publik se ky fenomen, nëse mund të përbëjë një problem për disa vende të Azisë si Kina, Pakistani, India, etj, realisht nuk ka asnjë ndikim në demografinë e popullatës Shqiptare.
Nëse do të shikonim fenomenin në aspektin social, sigurisht që kryerja e abortit për hir të përzgjedhjes së seksit, të lë një shije të hidhur. Por, po të bazonim gjykimin tonë vetëm në opinione sipërfaqësore lidhur me këto lloje abortesh, dhe pa u bazuar në shifra reale, do të arrinim në konkluzionin e gabuar që një ditë do të kemi në Shqipëri më shumë meshkuj, sesa femra.
Natyra ka bërë një shpërndarje pothuajse të barabartë të lindjeve midis femrave dhe meshkujve. Në vendin tonë ka pasur kurdoherë në vite një numër lehtësisht më të rritur të meshkujve, në krahasim me femrat (101 meshkuj për 100 femra). Mesatarisht, në botë, në vitin 2009, 49.59% e popullsisë përbëhej nga femra. Ndërsa në vendet e BE-së, ky indikator ishte 51.16%. Edhe Shqipëria është luhatur rreth këtyre kufijve. Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën 1998-2010, raporti i femrave ndaj popullsisë totale ka variuar nga 49.8%-50.17%. Mesatarisht, në vendin tonë, raporti është 99.99 femra për 100 meshkuj, pra pothuajse 1 me 1. Në 1998-n, kishte 12 246 meshkuj më shumë sesa femra, apo 0.8% më shumë. Me kalimin e viteve, raportet nisën të ndryshonin, duke u rritur numri i femrave dhe në 2004-2005, diferenca shkoi në rreth 11 000.
Numri total i lindjeve në Shqipëri në vitet e fundit është rreth 35 000 lindje në vit. Mundësia e përcaktimit të saktë të seksit fetal nëpërmjet ekografisë, është vetëm pas javës së 15-të. Pra, që një grua të ketë mundësi të shohë me saktësi seksin e fëmijës së saj, duhet të kalojë java e 15-të, dhe shpesh edhe më shumë. Me ligj, kryerja e abortit në vendin tonë lejohet deri në javën e 12-të, pasi pas tremujorit të parë, rreziqet për gruan janë mjaft të mëdha. Që të kryhet një ndërprerje e shtatzënisë në spitalet shtetërore, pas javës së 12-të duhet patjetër një raport mjekësor, i cili të vërtetojë se gruaja vuan nga një sëmundje dhe duhet të kryejë një ndërprerje terapeutike të shtatzënisë. Duhet të jemi koshientë që jo shumë gra e kanë të mundur të marrin një raport fallco nga një komision mjekësor, për të pasur mundësi të kryejnë abortin. Kryerja e kësaj procedure në klinikat private, sigurisht që ka më pak burokraci, por për hir të rreziqeve të larta që paraqet një abort në këtë moshë shtatzënie, fare pak klinika mund të marrin përsipër kryerjen e këtyre aborteve në tremujorin e dytë të shtatzënisë. Nga të dhënat e dritanishme, rezulton se numri i ndërprerjeve të shtatzënisë 15-20 javë, është rreth 30 në vit, por jo të gjitha këto janë të lidhura me përzgjedhjen e seksit fetal. Në tabelën më poshtë raportohen të dhënat e INSTAT-it mbi fëmijët e lindur gjallë, sipas gjinisë në vitet 1990–2008. Siç e shihni, nuk ka asnjë diferencë statistikisht të rëndësishme në raportin e lindjeve meshkuj-femra në këto 18 vjet.
Për të vlerësuar përmasat e këtij fenomeni ne kemi realizuar në vitin 1999 një studim, nga i cili rezultoi që në të gjitha maternitetet e Shqipërisë, gjatë këtij viti, ishin kryer vetëm 27 ndërprerje të vullnetshme të shtatzënisë midis 15-20 javë. Në atë kohë, pothuajse të gjitha abortet kryheshin nëpër spitale, pasi kishte fare pak klinika private që kryenin këtë aktivitet. Të mos harrojmë dhe faktin që jo të 27-ta ndërprerjet janë kryer vetëm për shkak të seksit fetal (një pjesë e tyre kanë pasur edhe shkaqe të tjera për kryerjen e abortit). Po të bëjmë një llogari të thjeshtë, bazuar në të dhënat e INSTAT-it për vitin 2009, kjo do të thotë që sikur të gjitha këto ndërprerje të jenë bërë për arsye të seksit fetal, koeficienti i maskulinitetit do të rritej me 1 të mijtën, pra nga 1.101, të shkojë në 1.102, gjë që përbën një shifër krejtësisht të papërfillshme.
Një tjetër konkluzion i kolegëve, akoma dhe më i gabuar, është dhe propozimi për të nxjerrë një ligj që të mos i lejojë prindërve njohjen e seksit të fëmijës së tyre me anë të ekografisë. Ky është sigurisht një absurditet dhe të kujton disa vendime të sistemit të vjetër totalitar. Së pari, kështu prekim të drejtat e ç’do individi për t’u informuar lidhur me krijesën e tyre. T’u privosh 35 000 grave ose 70 000 bashkëshorteve të drejtën legjitime që të njohin seksin e frytit të tyre, për hir të 27 çifteve që kërkojnë ndërprerjen e shtatzënisë për arsye të seksit, është pak absurde apo jo? Po për mijëra ndërprerje të tjera të shtatzënisë, për arsye nga më të ndryshmet, nuk duhet të bëhemi merak?
Të mos harrojmë edhe një fakt tjetër. Sot në vendet e zhvilluara ka dalë dhe një metodë tjetër, shumë më e thjeshtë se ekografia, për të përcaktuar seksin e fëmijës në mitrën e gruas, vetëm nëpërmjet një analize gjaku të nënës. Shumë shpejt, kjo analizë do të jetë e mundur të realizohet edhe në Shqipëri. Mos vallë do të ndalonim edhe kryerjen e një analize gjaku me ligj?
Për të gjitha sa më sipër, mendoj se sigurisht që ndërprerja e shtatzënisë me qellim përzgjedhjen e seksit fetal, është një veprim absurd dhe moralisht i dënueshëm, por fenomeni në fjalë, për përmasat që ka deri më sot, nuk përbën absolutisht asnjë rrezik social, që mund të ketë ndikim në të ardhmen demografike të popullatës sonë.

104 Komente

Keshtu si injorant qe jam une,mund te ndodhin aborte nga sekse te tjera,pervec atij fetal?

seks fetal dmth gjinia e fetusit, dmth gjinia e bebes, dmth, abort sepse s'te pelqen gjinia e bebes, cun apo goce

Aha ok,nejse parantezen e bera une.

Doja te dija kush qenkan keta qe jane shqetesuar me shume per raportet demografike ne Shqiperi sesa per fenomenin ne vetvete? Njishtas.

Dhe dyshtas: a ka ne bote mjeke gjinekologe qe, ne vend se te merren me thelbin e ceshtjes dhe detyrimet sipas deontologjise se profesionit, te shkruajne e publikojne neper gazeta replika qetesuese per shqetesime demografike dhe statistikore?

Po iki sa pa leshuar ndonje te share smiley .

. Pra, që një grua të ketë mundësi të shohë me saktësi seksin e fëmijës së saj, duhet të kalojë java e 15-të, dhe shpesh edhe më shumë. Me ligj, kryerja e abortit në vendin tonë lejohet deri në javën e 12-të, pasi pas tremujorit të parë, rreziqet për gruan janë mjaft të mëdha. Që të kryhet një ndërprerje e shtatzënisë në spitalet shtetërore, pas javës së 12-të duhet patjetër një raport mjekësor, i cili të vërtetojë se gruaja vuan nga një sëmundje dhe duhet të kryejë një ndërprerje terapeutike të shtatzënisë. Duhet të jemi koshientë që jo shumë gra e kanë të mundur të marrin një raport fallco nga një komision mjekësor, për të pasur mundësi të kryejnë abortin.

 

Po te thote ate qe po thosha une te tema tjeter, pavaresisht se ky e ka nisur mbrapsht me demografine. Thelbi i kesaj eshte qe eshte ne shifra aq te vogla, sa s'eshte shqetesuese, ndryshe nga Kina e India. 

Pra shumica s'e bejne dot, dhe po te duan, sepse i bie ta mesojne gjinine kur s'bejne dot me abort. Ata qe kane kete mentalitet jane neper zona te thella dhe ata s'kane as akses e as para ne keto klinikat private qe thote ky doktor, qe eshte djali i Koco Glozhenit, emrin e te cilit mban materniteti i ri te brryli. 

Lexo dhe kete dhe leri ato kukmjackat e raported e EU'se qe i bejne ca rumune e bullgare sa per te marre ca leke per projektin.

T’u privosh 35 000 grave ose 70 000 bashkëshorteve të drejtën legjitime që të njohin seksin e frytit të tyre, për hir të 27 çifteve që kërkojnë ndërprerjen e shtatzënisë për arsye të seksit, është pak absurde apo jo? Po për mijëra ndërprerje të tjera të shtatzënisë, për arsye nga më të ndryshmet, nuk duhet të bëhemi merak?

sigurisht qe ka

wow, ky qe po flet eshte shefi i nje klinike private. Zonjat qe kishin folur tek artikulli tjeter punojne ne institucione shteterore, atje pra ku pacientet drejtohen me se shumti.

 

S'po merrem fare me raportet e "kukumjaçkave", fare. Tek artikulli tjeter, mjekja thote (me fal per citimin e gjate):

“Kërkesat e prindërve për të ditur seksin e fëmijës gjatë shtatzanisë janë shumë të mëdha. Megjithatë veç kërkesës për të ditur seksin për kënaqësi është edhe ideja e një kategorie prindërish që duan ta heqin foshnjen. Kjo ndodh për foshnjet femra dhe është fenomen më i shprehur nga personat që janë nga veriu. Duhet të theksojmë se vitet e fundit Tirana është mbipopulluar me të ardhur por mentalitetin e tyre nuk e kanë lënë pas dhe kjo duket qartë në dëshirën e tyre për të pasur meshkuj e jo femra. Ka pasur raste dhe unë i di, që një femër ka abortuar deri në 3 herë se kishte foshnjën femër”, pohon Vjollca Tare, duke shtuar se më parë nuk ekzistonte mundësia e të parit në eko seksi i fëmijës ndërsa sot kjo mundësi ekziston dhe jo në pak raste e përdorin për qëllim selektimin e foshnjës femër. Ndërkohë mjekja gjinekologe thekson se shumica e prindërve e shohin për kënaqësi seksin e foshnjes në eko, sidomos ata që i kanë fëmijë të parë plus kësaj prindërit sidomos nënat duan të përgatisin rrobat para lindjes. “Por fatkeqësisht duhet të pranojmë se ka edhe nga ata prindër që e shfrytëzojnë për të abortuar beben femër, por kjo kategori për mendimin tim përbën jo më shumë se 20 për qind të prindërve që shohin bebet në eko”, pohon gjinekologia Tare.

E njejta gje edhe Glozheni (ose Gliozheni) tek ajo qe citon ti. I bie qe kenaqesia e pergatitjes se rrobave per foshnjen, apo kenaqesia ngaqe e dime seksin me perpara, paska me shume rendesi sesa fakti qe nje perqindje (e vogel?! 20% thote kjo siper) bejne diskriminim.

Keto konsiderata une mund t'i pres nga ty, ose nga cdo komentues i thjeshte ne internet, por jo nga mjeku.

Ajo qe thote 20%, i be te jene 7000 cifte. Gjeja me absurde qe kam degjuar ndonjehere. Ky thote 27. Kete e besoj, sepse jam ketu, e shoh c'ndodh, dhe s'ka burre nene apo kukumjacke si ajo qe te me mbushe mendjen se 7000 cifte abortojne se s'u pelqen gjinia e femijes. Shqiperia ka dekada qe ben lindje me plan. Kur behen mbare te bejne nje femije, e bejne dhe e duan, nuk abortojne me rreziqe aq te larta sic eshte abortimi pas muajit te trete vetem se s'u pelqen gjinia. Ata qe e bejne, jane pak, 27 , dhe e besoj. Ajo kukumjacka nuk e di kush eshte, por Glozheni eshte nga gjinekologet me te mire, me te respektuar e me te nderuar ne Tirane, madje me shume se Halim Kosova. S'ka nevoje as per leke e as per pisllieqe. Tani ik se po me duket vetja budalla vetem qe po e vazhdoj kete muhabet absurd me njerez qe u eshte bere koka pershesh nga lajmet negative e vdesin te ekzagjerojne gjera per t'u shitur pordhe atyre te huajve ne vendet ku jetojne, qe "shife nga vij une, e shife sa ndryshe jam".

Patjeter qe bashke besoj se e mbyllem kete bisede. Si edhe mundesine per te patur te tjera. Do mbijetojme edhe pas kesaj, s'kemi rruge tjeter.

Shume patjeter.

wow, nuk eshte hera e pare, dhe megjithese do shpresoja ndryshe, as e fundit qe ti perdor kete taktiken e "ju jashte".  Vazhdoj te preferoj te mendoj qe ne nje blog te tille, ku ka shume "te jashtem", e ke metode personale per englendisje, per pak grricje nervash, per pak kripe, se shtyhet me "kollaj" koha (virtuale) ashtu.

Por, miqesisht do te thosha qe mos abuzo me kete taktike vend e pa vend.  Jo vetem qe eshte ofenduese dhe e pabazuar ne shume raste, por edhe si mjet englendisje duhet te kete nje fare kufiri pa i dale boja fare. 

smiley.

Thene keto, edhe ne artikullin e meparshem Shqiperia nuk eshte krahasuar me Kinen, qe shifrat i ka si rrjedhoje e politikes shteterore "nje femije" (one child policy.)  Por as dhe me Indine, qe ka te tjera realitete e dimensione demografike e sociale te ndryshme nga ne.  

Edhe te me falesh, se ndoshta s'e kam vene re une, por as numrin fiks 7000 nuk po e has gjekundi.  Doktor Gliozhenin une nuk e njoh, dhe as qe dua ta ve ne diskutim qe mund te jete nga gjinekologet me te mire.  Megjithate, kam te drejte te ve ne pikepyetje sigurine me te cilen jep ai shifrat.  Pa i hyre detajeve ketu, ne te pakten ne Shqiperi nuk ekziston nje inter-database ndermjet spitaleve, klinikave private etj.  

Por numri 27 nuk me duket real.  Nuk me duket real sepse vetem ne bisede ketu dalin bashkebisedues qe njohin 5-6 raste.  Ti mbase ke fatin e mire te mos njohesh ndonje, te tjeret jo dhe aq.

Ama, edhe sikur te jete ne shifra te vogla, shqetesues eshte si fenomen.  Shqetesues te radhitet ne tre faktore per kryerjen e abortit.

Kjo nuk do te thote qe te ndermerren masa ekstreme si psh moslejimi i njohjes se seksit te femijes.  Eshte absurd si propozim, e per me teper qe nuk cenon nen-shkaqet sociale si origjine e problemit.  

numri 7000 i bie 

kjo kategori për mendimin tim përbën jo më shumë se 20 për qind të prindërve që shohin bebet në eko

 

Ka 35.000 cifte ne vit qe behen prinder. 20% i prinderve qe bejne eko i bie 7000. Numri 27, sipas doktorit, eshte sipas nje statistike te bere ne vitin 1999 nga shqiptaret, pra po ta thote statistiken, ndersa ajo kukumjacka thote "diku te 20%", pa thene se ne c'vit apo ne c'te kukumjackes e ka matur.

E dhashe dhe te postimi tjeter si shembull. Lexoj ne video youtubi per shqiperine, komente nga te huaj si "cudi, nje vend si shqiperia, me sworn virgins dhe shumice myslimane"...

pra, ata kane marre si te mireqene sowrn virgins ne Shqiperi, vetem sepse nje i huaj erdhi, gjeti 2 kukumjacka ne malet e veriut, beri nje artikull pa sqaruar se sa e parendesishme eshte shifra e ketyre grave (sipas nje studimi me mbrapa doli qe ishin me pak se 20 ne gjithe Shqiperine, dhe te gjitha mbi 50 vjec) dhe Shqiperia tani merret nga shume vete si nje vend qe e praktikon kete.

E njejta gje eshte dhe ketu. Vjen nje i huaj nga ana e anes, pale ku bazohet, kur kjo praktike qenka dhe e paligjshme, mbase vetem nga sondazhe "a doni cun apo goce", mbase nga tregues ekonomike. I krahason me indine dhe pastaj i duket e logjikshme qe dhe ne jemi si ata e na fut ne liste. Del dhe nje kukumjacke shqiptare qe thote 20% pa e thene se ku bazohet.

Nderkohe, te gjithe ne qe jemi ketu themi qe problemi nuk ekziston, sepse ne ketu jemi, po te ishte 20%, do ta dinim. Dhe po ekzistoi, do te jete shume pak. Del dhe nje nga mjeket me te mire, ne mos me i miri, dhe te thote me detaje se kur eshte bere statistika, kane rezultuar 27 vete, pra ate qe po themi dhe ne. 

Mirepo ketu del pastaj nje prirje per te besuar cdo tmerr qe thuhet per Shqiperine, cdo ekzagjerim, pa vene fare ne diskutim se mund te jete gabim! madje dhe ata qe vene ne diskutim qe mund te jete gabim, e kane gabim! Pra eshte nje tendence per te mbrojtur negativen e per ta zmadhuar, ne vend te ndiqet logjike. Per sa kohe te shoh kete tendence, ajo "metoda" ime nuk eshte aspak metode. Eshte e vertete.

 nje prirje per te besuar cdo tmerr qe thuhet per Shqiperine

Qe te te sqaroj per veten time te pakten, po te thoshin qe ne Shqiperi po abortoheshin fetuse meshkuj, une s'do ta besoja. Ja nje tmerr me pak.

ka dhe raste te tilla,kur abortojne nena qe kane 2-3 femije meshkuj dhe e deshtojne kur e kane mashkull prape(ne rastet kur nena ngelet "pa dashje" me barre ama).

dhe nuk jane kurrsesi 20% e shqiptareve qe kane tre femije e po sulmojne te katertin. Shqiptaret kane te pakten qe ne vitet 70 me mesatarisht nga dy, e shumta tre. 

wow, jemi ne 2011 e jo 1999.  Nuk e di pse doktori e pa te arsyeshme te perdore ato shifra.  (Kur them " nuk e di" po tregohem e miresjellshme.)

Sa per 20% i referohet tjeter gjeje.  Plus qe perdorimi i ekos nga 20% per ate arsye, nuk do te thote qe te 20% te marrin ate vendim. 

Problemet sociale jane te nje natyre tjeter, dhe s'ka te beje me fene.  Se Armenia e gjeorgjia qe jane ne raportin e KiE nuk jane vende muslimane.  Keshtu qe referencat e videove etj "kuriozitete ekzotike" jane pa bereqet ne kete diskutim.

PS: per metoden, e thashe timen, dhe e lashe me aq. 

Ta kam shpjeguar poshte pse thote 1999, ta ka shpjeguar dhe doktori. Ne 1999 kishe mundesine te perfshije ne statistiken shteterore me shume aborte, sepse s'kishte spitale private. Nuk ka kuptim te permendesh 20% e asaj kur ajo thjesht thote "mendimi im", as qe bazohet gjekundi. Pra s'ia vlen te them qe as 20% e shqiptareve, ose 7000, nuk e shohin beben me qellimin per ta hequr dhe s'e heqin te 7000 sepse cave u del si qellon. Nuk vlen. S'ka te beje me fene thua ti, por ata te huajt thone "dua te shkoj ne Shqiperi, a do te me lene te dal pa shami ne koke?". Dhe kur bejne sondazhet e marrin parasysh.

Ku thuhet ne artikullin e pare qe ka te beje me fene?  Ne fakt nqs behet nje pergjithesim , i referohet nje zone gjeografike.  Nuk me duhet mua c'mendojne te huajit ne kete rast.  As qe dua t'ia di.  Bile as rezoluta e KiE s'me duhet fare.  Ketu nuk po diskutohet ndermjet te huajsh, qe me duhet te justifikohem me mjete te tjera a per arsye te tjera.  Po flasim ndermjet nesh (ti po deshe vazhdo me "jush".)

Po pse, ne shteteroret e 1999, dhe ne shteteroret sot shifrat ishin te kompjuterizuara e te ruajtura me diligjence a si?  Dhe ne 1999 ka nje gje, qe mund te jene bere me shume femije sepse zhvendosja s'ka qene aq e madhe ne zonat urbane ku eshte krijuar me vone mundesia per "planifikim me te mire familjar." 

ata qe bejne sondazhet bazohen dhe te feja, dmth te huajt,

dhe kane te bejne te huajt, se ata e nisen.l Gazetarja lexoi raportin e te huajve, pa shkoi i mori interviste shoqes kukumjacke te materniteti, dhe pas kesaj interviste u detyrua te flase edhe glozheni. 

Planifikim i mire familjar, qe te perfshije dhe abortet, eshte ai i shtatzenise te padeshiruar qe hiqet qe ne muajin e pare. Kjo po qe eshte shtuar si shifer e duhet te jete alarmante, qofte nga seksi ne moshe me te hershme, qofte nga liria me e madhe e seksit. Ajo per gjinine jo, per arsyet qe kam shpjeguar ne postimet e tjera.

Epo hec e bejme gershet pra, se me te pakten ben mire per emancipim, thuhet me poshte smiley.

XP (s'me pelqen ky nick-u) rezoluta nuk permend kurrkund fene.  Vetem po gjete ndonje lidhje te shqiptareve me fete aziatike atehere bujrum. 

Vendet anetare te KiE qe jane cituar si me shqetesues jane pervec Shqiperise, Armenia, gjeogjia dhe azerbajxhani.  Tani ku e ke faktorin emerues te perbashket fetar ketu? 

Ta leme ketu per fene.  

hehe, ne radhe te pare s'jam xp, dhe ne radhe te dyte, dhe po s'e shkruan, e mendojne ata qe e perpilojne, bashke me sworn virgins.

S'je XP?  Epo m'fal atehere, zere se s'e nisem fare kete muhabet, qe nga fillimi e kam fjalen smiley.

Kalofshi nje pasdite te kendshme smiley

dhe s'ka rendesi ca feje ke, rendesi ka se ca fanatizmi percjell te shoqeria ajo fe, sipas atyre, se na dine me callma.

Qe shqiptaret (dhe jo vetem)vdesin per cuna as vihet ne dyshim,por vertet nuk mendoj se kjo con nje pjese te mire te cfteve ne abort,ne kohet e sotme.Tjeter edhe deshira ,tjeter eshte aborti. 

Jashte abortojne me shume , bejne lindje "te papergjegjshme " me shume. Dmth ka shume femra parazite ,qe bejne femije me vetedije dhe pa pas nje bashkeshort ,ose baba te ardhshem per femijen e tyre(qe te kujdeset per femijen) vetem e vetem qe mos te punojne dhe te rrojne me ndihmen sociale qe i u jep shteti per femijen.

Halli, hallit nuk i ngjan,i thone ketij muhabeti.

 

fin mjes. smiley

e lexova edhe une para tre ditesh nje intreviste te doktoresha moisiut, ku thoshte se kishte patur nje rast, ku dy prinder shatezanine e te cileve e kish ndjekur kjo, kur kishin marre vesh qe kishin vajze i kishin kerkuar abort. kjo i kish thene jo, se nje ishte krim, e dyte eshte penalisht e denueshme. keshtu pak si shpejt e shpejt me nje sy qe i hodha une edhe komenteve, ketu problemi eshte edhe me i thelle. edhe sigurisht ka ndikim nga propozimet kunder eko ne kine, turqi edhe ketu sic po duket. me ligjin shqiptar e drejta e abortit abrogohet kur femija mbush 12 jave. une e shoh problemin me dy kende te ngurte ndoshta.

njeri kend: prinderit qe synojne te zgjedhin seksin per femijen jane nga ai soj lloj qe i ka me numer fiks ne koke. dmth ne shembulin e moisiut ata e kishin nje vajze dhe beheshin me dy. kjo pasi kishin pritur gjate mes dy lindjeve. por po me shembullin e saj po keto pridur ishin rikthyer per vizite disa vite me vone, dhe pyetjes se saj se si i kishin Vajzat, i qene pergjidhur ne heshtje duke i dhene te kuptohet se abortin e kishin kryer. keto lloj prinderish jane te llojit qe e njohin planifikim familjar, edhe ato mjetet e tjera, shurt e dine se si behen femijet. keta bejne edhe abortet. keta kane edhe parate qe pagujne per te mos cenuar kualitetin e jetes qe kane.

e dyta: doktoresha ishte perpara faktit te nje krimi te kryer, per nje femije qe e kish ndjekur ajo sa ishte gjalle. keshtu athere eshte desmhitare ne krim, edhe e gjykueshme per mos kallezim te faktit. sa duhen denuar ata qe e kryejne kete krim, te abortimit te nje femije, dmth krimin e vrasjes, edhe kush duhet ta ndjeke kete pune. une them prokurorja meqe eshte edhe femer. ti si thua? smiley

smiley Miremengjes Petlla,

mua s'me shqetesojne aq rastet e vecanta fare sesa qasja problemit. Me duket absurde qetesia me te cilen disa nga mjeket e trajtojne ceshtjen. Une s'kam pare ndonjehere mjeke qe merren me numra dhe jo me jete nje-nga-nje. Qofte edhe ne menyre hipokrite. Dmth aq sens e kane sa te mos mbajne leksione publike per demografi kur dikush (qofte edhe i dyshimte ne qellime) flet per krim diskriminues.

Cfare prisja une nga Glozheni konkretisht? Te thoshte: sipas pervojes sime konkrete, kjo s'eshte e vertete. Kaq! Ose eshte e vertete per kaq raste dhe per keto arsye (fakultative kjo).

Jeta e njerezve te zakonshem eshte e veshtire dhe prinderit e dine qe nje femer ne Shqiperi e ka me te veshtire te jetoje me dinjitet sesa nje mashkull. Keshtu qe (po marr rastin me te mire) seleksionimi mund te kryhet edhe per hir te nje keqardhjeje me vlere paravepruese. Kembanat duhet te bien ne radhe te pare per keto Shoqatat e grave dhe shoqerine civile, pastaj per prokurorine

 

jo fin/ nuk ka shoqate te marre ne dore nje nene qe vret femijen se e ka femer edhe se me dy femra i "prishet" jeta, edhe ngaqe si po thua ti jeta e nje femre ne shqiperi eshte me e veshtire se e nje burri (kjo qe the ne fakt mund te marre jete vetem ne vendet nordike ndoshta, dmth qe te mendoje prindi te beje djale se vajzat nuk e kane te lehte jeten!) smiley po nejse nejse.

une si burre e kam me prokurorine. sepse ne fakt une nuk e shoh hic si gjenialitete smiley e shoh si njeri qe po vritet ne kundershtim me ligjin qe eshte ngritur per kete qellim. edhe ne fin, te lutmi jemi vend ku lejohet aborti me pamporra.

sikur ajo prekuroria te kishte bere shembull nje a dy, do ta shikoje sa shpejt do mblidhnin duart keto bluzat e bardha me hushte te distiluar ne dore.

edhe se mos harroj! mos do ishte me mire te ish i ndaluar aborti jashte klinikave shteterore! per hater te raportit hipokrit te themi shtet popull. me popull ne kete rast po them: vajzat

Edhe ajo na duhet! Qe te na dalin llafe pastaj qe klinikat tona private, qe jane me te mirat ne bote dhe qe kane arritur aq shume suksese (syri i keq i plaste armikut qe s'na do!), s'ofrojne sherbime te tilla.

kjo po qe duhet te ndalohet. Sic kane te ndaluar lindjet.

kur te mbyllen motelet,do ndalohet smiley

edhe kur te mbyllen shkollat ,Vlora(a2)

smiley

e dashur une e thashe qe ne fillim identitetin,e nderrova me nderrimin e formatit te pethkut.Mendjen ne mesim! smiley

Nuk kam qene ne ate ore mesimi..smiley

Por as ne Motel.smiley

e di se me duken m(u)telet ,sikur thone sille buken me vete smiley
une nuk hamendesova qe ti ishe ne motel,Venyssmiley

Une nuk e kam nderruar emrin .smiley

Nuk e thashe per ty,por zakonisht nxeneset qe lene oret e mesimit kane nam te keq.smiley

Urdhero nje smiley (nga Bar Penari),se per kafe kam qene.smiley

rrofsh e te paca se ma paske qaresmiley

Sa artikull i dobet, sa turp per 'yjet' e mjekesise shqiptare. Nje mjek qe s'di te perdore statistiken (citon raportet gjinore per gjithe popullsine kur dihet qarte qe piramida e popullsise eshte dinamike dhe kur flitet konkretisht per raportet foshnjore) dhe qe citon te dhena te vitit 1999! Nje studenti te vitit te pare nuk i pranohen te dhenat e 1999es, vecanerisht kur shume, shume gjera dihet se kane ndryshuar ne Shqiperi keto vjet, sidomos lulezimi i klinikave private qe kryejne aborte.

Te tjerat jane thene me siper. Palo mjek. Po shyqyr qe demografikisht na u qetesuan te mosshqetesuarit.

Ja o Monda, te thashe? Mbrohet negativiteti, jo logjika.

Ajo kukumjacka thote "per mendimin tim, jane 20%", dhe ajo nuk eshte turp per mjekesine shqiptare.

Ky doktori thote qe po te marr pikerisht shembullin ne vitin 1999, kur kishte mundesi t'i fusje ne statistike te gjitha abortet, jo vetem ato qe shkonin ne shtet, sepse ne ate kohe shkonin te gjithe ne shtet, dhe ky eshte turp per mjekesine shqiptare.

Nderkohe qe ne 12 vjet pas 1999-es mentaliteti i shoqerise shqiptare ka ecur para (jo politika, mos e ngaterroni), keto shifra jane detyrimisht me pak. Mos! Thashe qe mentaliteti i shoqerise shqiptare ka ecur para! Obobo, thashe nje fjale te mire per Shqiperine! Prit kur te versulen gjithe keta "andej" qe ndjekin ate "tendencen" tani!

Lali ti te flluska jote qofsh ngrohte, sidomos tani qe vjen dimri, sidomos ne Shqiperi, ku jane bere shume perparime, por shtepite ngelen te ftohta.

he... cfare ka tjeter? vazhdo. Duhet te kesh nje liste te gjate per shoqet amerikane te starbucksi i ngrohte, se ndryshe s'te bie radha te flasesh. Duhet t'u thuash dicka pikante.

ne fakt sot do t'iu tregoj per ty.

Shume mire. Silli dhe nje here ketej, se mos i ke si ajo amerikania qe mori ata dy mulletasit per orgji. Thuaji qe ka shoke boll. Dhe po mbeten padashje shtatzene, te mos e vrase mendjen, se po qe goce, ia heqim qe ketu.

vetem po te jesh dhe ti nga mulleti smiley

ku ta gjesh sot te jesh nga mulleti, me ato gated communities qe ka atje, dhe supermarketin me te madh ne shqiperi qe pritet te hapet se shpejti, QTU 2. Vetem thuaji shoqete te marrin karrige me vete per kur ta ulim ne lokal, se ketu s'kemi karrige per bythe obeze.

...ajo amerikania ?

Jo  ore ishte mall vendi....

i eksportuar,Grava.smiley

pikerisht

Sa filma sheh dhe ti mer smiley. Na habise smiley.

Monda, kur do vish ketej se kam nje gje wow per te te treguar smiley

Gliozheni nuk eshte gjinekolog me sa di une por radiolog.Vite perpara kam shoqeruar nje shoqen time per vizite,dhe nuk e di pse krijova antipati per te.Kur me kerkoi ta shoqeroja per here te dyte i thashe, te lutem me ler se nuk jam e zonja me mimiken,kur nuk e duroj dot dike ma shpreh gjithe fytyra.Nuk me pelqejne mjeket me por.e,eshte ne kundershtim me betimin e Hipokratit.

 

PROFESSIONAL EDUCATION:

  • School of Engineering, University of Tirana in 1977, as “Electric Engineer”
  • School of Medicine, University of Tirana in 1980, as “General Physician”

 

Qualification:

  • Family doctor:
    • Tirana University Hospital, 1980-84.
  • Obstetrics & gynaecology:
  • Tirana University Hospital, Department of Obstetrics & Gynaecology, 1983-87.
  • Université Paris V “Rene Descartes” France, 1990 - 1992.
  • University of Geneva – Switzerland, 1994.
  • University of Ticino & University of Montreal (Canada) –Switzerland 1998.
  • University of Ticino & University of Montreal (Canada) –Switzerland 1998.
  • Budapest - Hungary, 1999.
  • Specialisation on Infertility and Gynaecologic Surgery:
  • Diploma on Reproductive medicine and biology:
  • Certificate on Evidence based medicine:
  • Certificate on Hospital Management:
  • Certificate on Project Management and Design:

 

WORK EXPERIENCE:

  • Head of the Second Clinic of Obstetrics & Gynaecology (Tirana University Hospital), till 1996.
  • President of Albanian Association of Perinatalogy (AAP), till 1997.
  • PhD,1990.
  • Professor of Medicine, on 1999.
  • President of the National Bioethics Committee from 1998 to 2000.
  • Head of Department of Obstetrics & Gynaecology at University of Tirana, from2003.
  • Director of The Albanian Branch of Ian Donald School from 2007

 

Current clinical research:

  • Multiple pregnancies
  • Infertility
  • Premature delivery

 

Publications:

  • 14 papers in international peer reviewed journals
  • 27 presentations at Congresses, Conferences and Meetings abroad
  • 34 publications in Albanian journals
  • 46 presentations in local national or international conferences.
  • 2 Textbooks of Obstetrics & Gynecology
  • 8 Books about different topics in Obstetrics and Gynecology.

Cfare ekoje beri ajo shoqja jote ,se ky Orioni punon ne maternitet.smiley

orioni ka pasur nje klinike private ne bodrum te rruga e trenit,shoqja ime qe shtatzane.Une thashe thjesht opinionin tim dhe jam e lire ta bej.po me ndryshoi opinioni ta po ju them smiley

E ka akoma, sipas Internetit. Dypunesim?

edhe kete e beri?!?!? smiley

Haha, s'e di aman! Me siguri duhet te jete doktor i mire (s'kam arsye ta ve ne dyshim, dmth perjashtuar faktit qe ende s'kam degjuar per ndonje mjek shqiptar qe s'merr para nga pacientet, ne shtet gjithmone), por mua m'i ngriti nervat me kete artikullin.

Ben dhe fekondime invitro ne ate klinike. me sa di, eshte i pari qe e ka futur ne Shqiperi ate metode. Dhe sot, mbetet nder me te suksesshmit. 

se mos vetem ai .Une jam ndjekur ne klinike  private e ne spital shteteror me te njetin doktor.smiley

Qekur ka ardh Vasili minister shendetesie,besoj se nuk ndodhin me keto gjera.smiley

mgjth meshkujt gjinekologe jane shume me xhentile dhe te kujdesshem se femrat.Me vjen keq kur e them pasi une dua t`u besoj femrave me shume,por nuk krahasohen.Halim Kosova me ka lene pershtypje shume te mire,qofte nga kujdesi qofte nga ana njerezore.

Edhe une si doktori mendoj. Nuk eshte problem nr 27 ne vit. Nga kanuni vriten trefishi i tyre dhe nuk e ve njeri ujin ne zjarr *.

Qe nje gje te jete e mencur duhet te jete thene domosdoshmerisht nga nje shqiptar, por qe t`i jepet lezet i vertete ajo duhet thene ne kinezce. smiley

Populli yne trim e punetor thote se sipas venit behet kuveni e qe perkthyer ne rastin konkret duhet thene qe ky fenomen vihet re apo ndeshet me shume ne ato vende ku komshi ke ariun apo arushen.

He se mos harroj,  per ata qe dyshojne tek mjeket, e mira eshte qe te konsultohen here tjeter me ata qe bejne krepa. smiley

* Idiome shqiptare ne shqip smiley

Koth, fakti qe problemet e femrave ne Shqiperi jane te shumellojshme nuk dmth se disa duhen permendur, e disa duhen neglizhuar. Ne rastin e aborteve eshte mire qe te behet ky diskutim, nga njera ane qe njerezit ta flasin mes tyre dhe te vrasin edhe nje here mendjen perse meshkujt jane te preferuar (ne nje pjese te mire te rasteve eshte pikerisht veshtiresia e jetes per femrat qe tha Fini me siper) dhe deri ne c'mase kjo preference mund te jete kriminale (sic eshte rasti edhe me perdhosesit e kanunit), nga ana tjeter shteti meqe mund te nderhyje sepse shumica e aborteve vazhdojne e behen ne spitale shteterore, le te nderhyje per t'i bere qejfin Evropit, se ndryshe veshderrlliku yne mezi zbutet.

trop, hi smiley e thashe me lart, ka ligj qe e ndalon pasi femija i shendetshem, dhe nena e shendetshme kalojne 12 jave. dmth pas kesaj kohe eshte krim. vrasje. tani kete qendrimin e smiley diskriminim per shkak te moshes te lutmi. doktori do jete gjithmone me moshe me te madhe se femija, po ashtu dhe nena edhe prinderi mashkull se burre s'ka si te jete...

kjo nuk me duket hic pune debati social. ky eshte rast per te kerkuar dorheqjen e prekurores me floket e bukra.

miremjes petlla (ty s'duhet me t'lexu robi ne mengjes) smiley

ligjet behen per te mbrojtur popullsine nga vetja e vet, shteti ekziston per te mbrojtur ligjet nga popullsia. leshverdha eshte vertet nje hallke e kalbur e zinxhirit por korrupsioni ne shendetesi, qe mundeson aborte ne cilendo jave dhe qe merr rregullisht jete njerezish nderkohe qe shkaterron ekonomikisht familjet, eshte i tille qe s'me mjafton leshverdha per koke turku.

Debati te filloje e mos mbaroje. Per hir te emancipimit te shoqerise per cdo gje duhet fol me shpresen qe ndikojme per mire. Ajo qe dua une te theksoj eshte qe nese duhet te themi ndonje gje, ne ato raste kur flasim seriozisht, e mira do ishte t`iu referohemi edhe mendimeve te specialisteve. Jo si qellim ne vetvete kjo e fundit por mendoj se jane me afer shifrave se sa ne qe sodisim nga larg.

Ne kete kuptim teprimet, si ne cdo rast, ( edhe kur pijme vere te mire smiley ), na fusin ne hamulli e ca me keq akoma na ben te gjykojme keq/gabim vecanerisht.

Une votoj kunder diskutimit vetem per diskutim se nuk na con ne asnje qafe. *

* Idiome shqiptare ne shqip. smiley

Absolutisht kunder diskutimit vetem per diskutim jam edhe une, tjeter gje muhabeti me apo pa krepa smiley. Por termi specialist them se duhet sqaruar. Nje mjek qe ben gabime te tilla metodologjike kur ulet te shkruaje per gjithe shqiptaret, nje mendje me thote qe mund te zbatoje te njejtat parime edhe ne ushtrimin e zanatit, dmth, te perdore njohuri te 99-es. Per Orionin kam degjuar nga cdo shoqe qe ka bere lindje ne Shqiperi dhe mund te jete vertet me i miri, gje qe e ben per mua kete artikull dyfish shqetesues. 

Po e le ketu diskutimin, mgjs do ta kisha vazhduar me qejf, sepse mengjesi eshte i mire per vrap smiley.

Draft rezoluta: http://www.assembly.coe.int/CommitteeDocs/2011/ASEGAselectionprenatalee.pdf

Se pari, nuk sugjeron njeri te ndalohet njohja e seksit te fetusit, behet fjale per nje procedure te caktuar qe behet heret ne shtatzani.

Se dyti, sugjerimet jane qe te shqyrtohet fenomeni, te mblidhen me mire statistikat, etj. Kurse ne i dime te gjitha, fenomeni nuk ekziston, kemi te dhenat e 99es smiley

Flm qe e solle smiley.

Eshte e pakta qe mund te besh se m'dhe kafe ne ate vend te plevitosur e me shoqet e tjera m'rri high class Starbucks-eve smiley.

PS: ai propozimi i ndalimit te njohjes se seksit ishte hedhur si muhabet te artikulli tjeter. 

Kafen ma dhe ti, jo une smiley por per hater te uaut mund te me japesh nje kafe ne starbak smiley radhes tjeter.

E di qe ndalimi i njohjes se seksit ishte te artikulli tjeter po s'doja te rikthehesha aty. Qe gazetaret i kemi fycka dhe fyckare (me perjashtime kuptohet) nuk ka shqiptar krenar ta vere ne dyshim.

smiley

E ke pi kafen e sabaut (m'fal starbucks-it) ti qe po e prish gojen pa teklif? smiley.

PS: Ncuk te Stari.  Korporate e poshter, we support local businesses smiley.  Atje shko me shoqet e tjera smiley.

Po pra, kjo ka nje muaj e ca qe ka dale. Me siguri qe BE po pergatit ndonje fond per keto doktoreshat, per te ndaluar fenomenin. Per keta te huaj po flas.

po ca prisni nga doktori, te mos operoje me shifra demografie. Megjithate mjeket e dine se cfare plehre eshte shqiperia sot.
do tu keshilloja me kete rast filmin
Taulanti kerkon nje moter..
ps. rrofte xx, poshte xy

Ou, qe kur kshu ti, na shake shqiperine bahce me lule? apo qe kur ke ikur andej, s'di me c'behet ketej! 

bahce me lule eshte vetem oborri i doktorrit, te modhit.

bahce me lule s'eshte, por as vend qe vret fetuse mbi tre muajsh se s'u pelqen gjinia, sa me sworn virgins, as me rrembime e prerje veshesh ne kembim te parave, sic thoste nje tjeter te ajo tema matane. Ka te keqijat qe ka, dhe shume i ka. S'i duhen dhe ato qe s'ka. 

M'pelqen entuziazmi yt! 

 

s'me pelqen sjellja e atyre si ty, por jane si puna e fanatizmit

sherohen me kohen, edhe pse te paret qe perpiqen shahen

As mua s'me pelqen kur diellin perpiqen ta mbulojne me shoshe. 

 

Te ishte diell ky fenomen dhe e imja shoshe, ti do ta kishe degjuar qe me pare qe 20% e shqiptareve na bekan dicka te tille. Por s'e dije. Jo 20%, por as qe ndodhte. Doli nje doktoreshe qe thote "per mendimin tim", papritur nise ta besosh. Sjellja jote dhe e ketyre tipeve jashte, eshte dukuri sociale qe e ka kaluar cdo shtet qe vjen nga varferia ekstreme. Perulje maksimale ndaj te huajve, percmim maksimal per vendin e vet. Ne nenndergjegje, dine qe te tjeret i shohin si nje popull qe ben ndyresi, dhe e vetmja menyre per ta vecuar veten eshte ta pranojne qe populli ben ndyresi, por ti s'je si ata. E kjo hyn aq ne mode sa fillojne ta kene te gjithe si klishe "shqiperi hesapi, vetem shqiptari vjedh, kudo qe te ike, ku rri shqiptari pa bere kete, ku rri shqiptare pa bere ate" por "une e denoj kete sjellje, ja, shiko sa fort po e them qe e denoj". 

Pastaj rritet mireqenia me ate ngadalesine e vet te ketyre shteteve, fillojne e kontaktojne me shume me te huaj, fillojne e shohin me shume te huaj, e pastaj shohin qe ok, jemi me keq, por jo aq sa per prerje veshesh si ne meksike, vrasje abortesh mbi tre muaj si ne indi, sworn virgins si 100 vjet me pare. Do te fillosh te kundershtosh dhe ti vete fillimisht shqiptaret qe ende mbeten ne kete tendence fanatizmi, si puna e atyre qe ne vitet 90 i quanin krva ato qe pinin duhan ne lokal apo mbanin fustan mbi gjurin, e pastaj nisen ta quajne "zgjedhje personale", e pastaj do te fillosh te kundershtosh dhe te huajt vete. Dhe aty do te kesh dale nga tranzicioni shoqeror, do te jesh bere dhe ti popull normal. Per momentin, popull i mire apo i keq shqiptari, ti dhe te tjeret do ta beni te duket i keq. Derisa te kaloje. Nuk pres te me kuptosh qe tani. Flasim kur te clirohet shoqeria. lol

Ej,peshq ,se kuptoj pse e keni kapur me kete wow,se ato qe thote ai jane te verteta. Edhe une ne rrethin tim shoqeror dhe me gjere ,kisha kohe qe se degjoja me kete fenomen.U deshen keta 2 artikuj qe te kuptoja, qe paska akoma te tilla relike te ketij mentaliteti.Thjesht kisha degjuar per preferenca ashtu sic kemi te gjithe,por e thashe dhe nje here qe eshte tjeter gje ta abortosh.

kjo perulja ndaj te huajve dhe marrja e fjaleve te tyre si hajmali me duket retorike boshe. besoj se nje pjese e shoqerise e ka kaluar me kohe ndjenjen e ndrojtjes ndaj te huajve dhe kam pershtypjen qe ne mjedise me te huaj bejne pikerisht te kunderten e asaj qe thua ti, dmth, perpiqen me cdo menyre per ta mbrojtur vendin e vet. 

por meqe ketu jemi ne mes tone, ne shtepine tone, s'eshte mire qe ato qe na dhembin te bejme sikur s'ekzitojne. Nuk me shqeteson perqindja qe jep zonja apo zoteria: me shqeteson fenomeni ne vetvete: ideja qe ende njerezit mendojne se te lindurit e nje femre eshte barre per familjen, se femra vetem telashe do te na hape, se po nuk beme djale, nuk na trashegohet emri i fisit, etj. etj. Eshte Diskriminimi qe i behet qenies femer qe ne fetus! pale me, kur te dale ne jete! Kjo me shqeteson mua, dhe jo aborti ne vetvete, se ndoshta rastet e aborteve nga shtatzani te padeshirueshme mund te kete shume me teper. 

flasim po deshe dhe kur te clirohet shqiperia, po nuk e kuptove se ku e kam shqetesimin, do rrahim uje ne havan.

 

 

s'po flas per varjen e nockave kur marrin vesh qe eshte vajze e jo djale, apo diskriminimin e femres

eshte gje qe ekziston, s'e mbeshtes dhe e di qe do te clirohen nje dite, bashke me ty

po flas per abort per arsye te gjinise, ne nje fetus mbi tre muajsh, qe eshte krim i ndaluar me ligj te abortohet mbi 12 javesh, dhe se dyti eshte kafsheri, 

nje doktoreshe thote qe jane 20% e shqiptareve qe e bejne ekon per kete pune, pra 7000 ne vit, nje doktor thote qe jane vetem 27 ne vit

une po mbroj 27-en, jo 7000

dhe po kundershtoj ato qe kane prirje te besojne 7000 vetem per negativitetin qe kam pershkruar me lart, dhe kane prirje te refuzojne te besojne 27-en per te njejtat arsye

kjo zgjedhja se ke te besosh me bezdis, sidomos kur e thone me aq siguri sa ta quajne dhe mbulim dielli me shoshe, njerez qe fenomenin as qe e kane hasur, dhe vendosin te besojne nje doktoreshe qe thote "per mendimin tim jane 20%", pra asgje e vertetuar, se nje doktor qe thote 27 vete ne 1999-en.

Shume te stresuar ju peshq sot,nderkohe qe doktori keshillon :Mos u shqetesoni!  Mos e keni nga koha e keqe?smiley

Take it easy.smiley

Doktor Orionin,kam pas rast ta njoh pesonalisht,eshte nje doktor i shkelqyer (faktikisht ,nuk e di pse te gjithe mjeket gjinekologe jane shume te mire dhe xhentila.smiley 

 

 

xhentilenca imponohet  nga objekti qe trajtojne smiley

po  po, edhe une xhentile jam treguar. C'me kane thene ,kam bere.smiley

Paske vujt shume

varet . duhet te jesh femer qe t'i them dy gjera me shume.smiley

Jo mos mi thuaj se a. Jam mashkull b. Kam zemren e dobet per keto ceshtje smiley

nuk e di se cfare te zezez tjeter do ti veshin shqiperise rradhen tjeter. epo qe te ngrihet edhe keshilli i europes dhe te diskutoka se ne shqiperi i vrasin bebet femra te lindura apo te palindura si ne kine, indi dhe gjetke, ky  eshte kulmi. na ngrihet dhe nje bibe mjeke  dhe na beka deshmitaren. duan ca fonde sic duket per te gjezdisur dhe prapaganduar barazine midis sekseve. kaq eshte kjo pune se problem tjeter nuk ka. dhe qe i vene nje njolle te madhe shqiperise, aq ju ben. mire ben Glozheni qe flet. ka kaluar me mijra raste neper duar dhe eshte ai si kush tjeter qe e di qe ky fenomen nuk qendron. cdo ligj ka perjashtimet e tij, por nuk mund te ngrihet ne kembe keshilli i europes per ca perjashtime. pastaj statistikat e ''99 jane te qarte dhe ne shqetesime te tilla statistikat jane me se te rregullta. ky fenomen nuk ndryshon me 10 vjet. kjo s'ka ndodhur kurre ne shqiperi qe mos t'i duan femrat. qe mund te kete preference, po. po kush nuk ka pasur preference per meshkuj? te gjithe kombet sepse ashtu ishin kushtet ekonomike dhe te prones. bravo shqiptare, keni gje tjeter per te deshmuar kunder vendit?

ne fakt kaq pa pergjegjesi sa flasin gjithe palet ne Shqiperi,me mire te leverdis t`i fusesh nje kafe,edhe nje cope kadaif(jeni te ftuar se e kam qare smiley )edhe te ulesh te shohesh homazhet e ish-presidentit.

Ne fakt per rastin e Shqiperise, 100 meshkuj e 99 femra, nuk eshte problem, por si tia besh rastit Kine, ku raporti ka vajtur 104 meshkuj e 100 femra, ku i thone miliona meshkuj smiley ne krize per te gjetur nje femer. 

per 2010 kemi 112 meshkuj dhe 100 femra mesatarisht.  kjo mund te ndodhe vetem si pasoje e diskriminimit gjinor fetal...... mga eksperienca ime mund te them se ne rastet e chifteve te martuar  seleksionimi gjinor eshte shkaku kryesor i aborteve.  ne pervojen time nuk kam patur asnje rast te abortit per keqformime te lindura te fetusi  por kam patur 4 raste te aborteve me baze seleksinimin gjinor.   mendoj se ka patur dhe raste te tjera me motiv te dyshimte.  nje grua e moshes 35 vjechare deri ne kete moshe kishte bere tre aborte te kesaj natyre derisa me ne fund lindi  mashkullin e shume kerkuar qe me te gjitha gjasat do behet pijanec si  babai  .tre rastet e tjera abortuan femijen e trete ose te katert pasi nuk ishte mashkull..... nje keshille per ata qe nuk i besojne shifrat...ik dhe takoni nje mamie te nje materniteti chfardo dhe e degjoni me vemendje... 

 

keto 4 aborte jane pjese e rreth 100 shtatzanive te rregjistruara nga une..   jam i bindur qe ka patur dhe te tjera pasi si rregull shtatzanat rregjistrohen ne konsultor pas tremujorit te pare , sidomos ato qe duhet te kontrollojne seksin ....  

ps: punoj si mjek i familjes nje nje zone fshatare por qe ka nje nivel emancipimi te kenaqshem ..ne jug

ps: punoj si mjek i familjes nje nje zone fshatare por qe ka nje nivel emancipimi te kenaqshem ..ne jug

 

Mendim i lire, keq me vjen por po te them qe nuk je i besueshem. shqiptare jam dhe une dhe njoh shume njerez brenda rrethit familjar dhe me gjere, shok dhe shoqe, miqesira e c'te te them tjeter. kurre, kurre nuk jam ballafaquar, degjuar ose pare fenomene te tjera. tani ti dhe ca te tjere doni te na mbushni mendjen neve. po ne s'jemi nga Kina qe nuk e dime per cfare flitet. qe mund te kete raste te tilla as e mohoj fare, por qe jane vetem sporadike kete nuk e mohon dot as ti. ti leme filozofite e medha sepse vetem filozofi s'ka ketu. eshte e thjeshte dhe e qarte; ky fenomen ashtu sic duan ta paraqesin disa qe e cuan deri tek Keshilli i Europes nuk qendron. 

''cpif cpif se dicka do mbetet''. po kjo eshte e vertete ne kete rast.

 

po pse moj vajze me duhet te shpif..... une nuk kam asnje konflikt interesi....perkundrazi konflikt te paster interesi ka doktor gliozheni.  nqs ka nje person te pasinqert ketu eshte pikerisht ai.....

shiko pak me mire ne rrethin familjar, pyete mamane se si dihet, mund te marresh ndonje pergjigje.

dr Gliozheni ka dale me emer dhe mbiemer dhe ka faktuar. kaq! une s'kam zakon t'ju kerkoje identitetin njerezve se ketu ne blog jemi dhe keto jane rregullat e lojes. por ti merr persiper te kundershtosh nje mjek qe me babe e bir, familjarisht, dmth kane kaluar mijra raste per mos thene me shume, neper duar. tani meqe the qe je mjek dil me emer. se nuk i ben vec nder vetes por ndihmon qe ky fenomen i tmerrshem te mari fund. 

O Lira, mos u bej gazi i Kines, pash Zotin!

qaji hallin kines ti qe ka e ka lene shqiperine pas me shekuj. bashkohu dhe zotrote me ''gazin'' e shqiperise. haj shnet dhe mos mu ngjit me nga pas.

Une nuk te jam ngjitur pas. Une jam ne kryeradhen time. Mbaj edhe ti kryeradhen tende, te lutem.

Edhe Orionin e bete fertele? E o pis milet pis milet. Orionit, kur ta takoj do itregoj cfare shkruajne gjitholloget e peshkut. Nga Sala te Edi. Nga Iliret te Skenderbeu. Nga poezia e deri tek gjinekologjia. Nga statistikat e deri tek "pjeshka" Nga biologjia te nanoteknologjia. Ajka gjithollogogjise ketu eshte.

une psh jom nga ata qe shkruj per statistike ktu. Kishe naj gjo ti me ket fakt?

Ti si te tjeret je mor cun. Gjithollog dhe ti. Ti meresh me duket edhe me poezi, statistike, stilistike, politike. Ju qe flisni me siguri te plote per cdo teme te thani piten.

lene poezine ti, se na e bone inventarin - te thashe per statistiken.
Keni marre nje nijet te keq qe bjeri asaj tastjere meqe ba ajo, ene krisem.
Ktu te peshku mer daje, krahas gjithollogve qe fol ti, ka edhe prej atyne qe kur folin ne te tjera vene, atje ku duhet e kom llafin, robt majn qetsi.
ti leji gjtholloget, po nqse do me nxon naj gjosen, shifi kta tipat qe po te them une, se dallohet gjoja qe n'dore. robi shko e lexo atje ku perket.ti ndac gjithollogjine, maje me shnet!

OK, dhe nje here per kukumjackat qe besojne me shume te huajt qe bejne sondazhe sesa doktoret shqiptare

per ta permbledhur, une po thosha lart qe te huajt bejne nje studim sa per te kaluar radhen, sa per te marre leket e projektit.

shembulli

keta te huajt kane studiuar se sa te pakenaqur jane banoret e Tiranes me qytetin, dhe ne fund kane arritur konkluzionin qe midis te tjerash, banoret e Tiranes kane nevoje per me shume kafene afer shtepise.

në kërkesa më të larta, si përmbushja e nevojës për hapësirat publike (parqe brenda lagjes, bibliotekë etj.) dhe hapësirat që krijojnë mundësi për socializim (kafe, qendra sociale në lagje etj.) duke pasur qëndrimin se këto përbëjnë një faktor të rëndësishëm në jetën e tyre”, thotë studimi. 

Me thoni tani mua se cila qenka kjo lagje e Tiranes qe s'paska kafe, e paska nevoje per me shume, ju luuuuutem! lol

Keta i marrin studimet shabllon, i fusin nje dore leke, kukumjackat filloj kukurisin

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).