I është dhënë lamtumira e fundit ish-presidentit Ramiz Alia. Për më shumë se 60 minuta janë zhvilluar homazhe në Qëndrën Kulturore të Ushtrisë të organizuara nga protokolli i shtetit.

Homazheve i janë bashkuar dy ish-kryeministrat Fatos Nano dhe Ilir Meta.  Ndërsa nga Partia Socialiste të vetmit që qëndruan para arkmortit të Ramiz Alisë ishin kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi sëbashku me deputetin Namik Dokle.

Këta ishin të vetmit politikanë që i dhanë lamtumirën e fundit ish-presidentit të ndjerë.

Ish-kryeministri Fatos Nano deklaroi: “Shpreh respekt për kontributet e personaliteteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe atyre që ndërtuan vendin pas saj. Shpreh vlerësimin tim për kontributet e Ramiz Alisë në etapat e rëndësishme të historisë sonë.”

Ndërsa historiani Pëllumb Xhufi tha se “Ramiz Alia ka qenë një njeri i thjeshtë, intelektual. Është munduar që edhe në sistemin e diktaturës të sjellë frymë liberale.”

Lideri i LSI-së, Ilir Meta, pas homazheve theksoi: “Mendoj se nderimin më të mirë për çdo figurë politike e bën historia. Dua të vlerësoj figurën e zotit Alia si një figurë e shquar e luftës Antifashiste dhe për përpjekjet e tij për mirëkuptuar aq sa mundej pluralizmin politik. Në fund të fundit është presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste, i pari personalitet politik që jep dorëheqjen pasi partia e tij humb zgjedhjet" ka theksuar Meta.

Kortezhi ka lënë Qëndrën Kulturore të Ushtrisë duke u nisur drejt varrezave të Sharrës duke u duartrokitur.

Presidenti i parë shqiptar i shtetit pluralist Alia ndërroi jetë rreth orës 07:00 të ditës së premte në spitalin e Senatoriumit në kryeqytet pasi ka pësuar trombozë ndërsa vuante prej kohësh nga trenboembolia pulmonare dhe për këtë arsye ai ndodhej në spital prej 4 ditësh.

80 Komente

Nuk kishte sesi PS-ja te mos nderonte ish-liderin e saj. Nr. 2 i PS shoku Gramoz, ish-minister i Ramizit, nderon me perkushtim udheheqesin e tij dhe perfaqeson gjithe PS-ne denjesisht.

Shenje e mos-reformimit te kesaj partie.

je qe je, pse s'komenton dhe per Ilir Meten, koalicionin qeverises?

Zevendesi i berishes, s'eshte pak te jesh Zv\KM.

Dhe ai legen eshte.por na duhet dhe pak kohe deri sa ta plasim mrena hekurave.

edhe sa do e mani?

ps. nuk e du te sakte, por kshu me interval minimum-max, psh nga 3 muj ne 2 vjet. kshu nuk vihesh as ti ne siklet me te tut per qitje sekreti. (po mos me thuj nga nje dite ne 30 vjet, se ashtu e dim tgjith. smiley )

 

Mbaje shenimsmileyeri me 15 Janar te 2012 - es.

Pse kaq pak? 

Do dali ne pension Berisha?

Ah vetem kete deshire sta ploteson dot vllai jot ty,daljen e Sales ne pension,jo se sdu une por nuk del ai.

msohen robt keq mer, kerkojn te pamunmen!

Po jo mo Brad ,nuk thashe qe ke faje ti ,qe do Berisha te jete i perjetshem. Kur te takoj Ramizin ,do e kuptoj qe s'ishte e thene as per ,te ishte i tille.

Nuk takohen jo,Sala i perket varrezave te deshmoreve.

Atje ku ka qene Enveri, normale. E ka pas idhull,e meriton.smiley

Se mos do leje njeri ai,vete ka me e bo ceremonine,vete ka me e majt arkivolin,dhe pasi ta varrosi do kthehet ne zyren e Kryeminstrit.

smiley hilarious

,jo,jo, se ka qene President ne 97` kur beri kasapan, eshte ne list per nje varimm me protokoll smiley

Sala i perket varrezave te deshmoreve.

E ca paska bere keshtu Sala qe e meriton te titullohet deshmor?! Asnje gje.

Dhe vet Sala ka marre me qafe shume njerez dhe i perket i njejti vend si Ramizi, thjesht duket sikur eshte me ndryshe se ka udhehequr ne nje periudhe tjeter.

 

Si mi akullore ca ka bere Sala? ja pershembull ty nuk te lejon te shkrihesh,ka bere Termocentrale.

1. Fakti qe ka bere termocentrale nuk eshte ndonje gje per tu ngritur ne kupe te qiellit sepse fundja s'ka bere ndonje gje te madhe, ka bere thjesht detyren... se kot nuk eshte ne krye te shtetit dhe merr perfitimet qe merr.

2. Te ishte per Salen isha shkrire me kohe e me vak, por jam aq e forte saqe s'lejoj Salen me shok te ndikojne ne shkrirjen apo ngrirjen time.

" Slejoj Salen me shoke te ndikojne ne shkrirjen apo ngrirjen time"

smiley

Mos me thuaj qe ate " shoke" e kishe per mua.

smiley

Mos me thuaj qe ate " shoke" e kishe per mua.

Me ty?? C'lidhje ke ti?! smiley

Asnje lidhje,po mu kujtua dicka tjeter smiley

ksaj i them saktsi dhe hesap i qerum. te boj qejf ene ca muj te ajo vila lalzit se masanej "te lemja" dmth.

ore, meqe ra llafi te vilat... sec mu kujtu mu... kot xhanem, dhe un, e di qe s'keni mo nevoj tani. smiley

Ah,ketu shume ngushte,me mire te japim Meten ne pjate se sa na permend vilat smiley

e dija qe kot ishte, por thashe, se e kujto, dom nuk ka...najher e mush shejtoni mer...

Llaf i sigurt Brad? smiley

Dmth a do vihet ne histori, si:

15 Janar

- 1559 Kurorezohet Elisabeta I

- 1889 Inkorporohet Coca Cola

- 2001 vihet Wikipedia online

- 2012 Rraset ne burg Ilir Meta

smiley.

Qekur ti keshtu ke filluar te dyshosh ne llafet e mija? ahhh ai i Vlores nuk ishte vecse nje keqkuptim i vogel smiley

Une dyshim te llafet e tua? M'denon Allau, Buda, Konfuja e te gjithe me radhe smiley

smiley.

larg qofte o zot.

Pse mos ta nderojne ,kur u ka dhene voten .

Nuk jam kondra, por kete ta bejne ballas, pa hipokrizi. Nje dite heshtin per vdekjen e tij te turperuar prej Ramiz Alise dhe diten tjeter, duke komunikuar me kode me elektoratin punist cojne Gramoz Rucin ta nderoje.

Nderojeni ka kode komunikimi. Kaq.

Edhe keto kode quhen. Bejme sikur s'duam,bejme sikur duam .

Ne nuk duam ,por duhet bere -thone socialistet

 Une dua ,por s'mundem -thote Sali Berisha 

se si te vje kur nuk te dalin hesapet: pikersiht ketu shkojne e tregojne class dhe grace dy rob si toc nano dhe lir meta!!! smiley

ca te thush!

Un do isha per ceremoni dinjitoze te ikjes se cdo presidenti shqiptar nga kjo bote me pjesmarrjen edhe te gjithe kundershtareve (te cilet ne ket rast do tregonin se ishin kundershtare dhe jo armiq). kur them te gjithe, se nga goja s'vjen gjo, ktu fus deri salen! nderi si president i duhet bo deri ne nji! kurdo t'i vije sahati lerg qoft, edhe mas 50 vjetesh. eshte respekt etatist, ka ca rreglla puna, nuk esht jo ca boni e jo sa dha.

Whatever! Salen do kisha dash me e pa atje. edhe ed ramen (po nga ky edhe pritet, ky cun i lagjes 8 esht, aq di). Por Sala, ky rob konfliktual deri me rrobat e veta, vetem nje here ma ka bo qejfin - perjashtim amon: kur u cu vet dhe i vuni edhe te vetet te cohen me suste ne kom per driteroin.

 

Ngushllime familjes, me erdhi keqe, por si nje rast i ikur me duket...

Vdekja e tij duhej perdorur per te mbyllur te kaluaren e dhimbshme per disa njerez qe vuajten sa ishte ai ne pushtet, por jo, do vazhdojne ti "perdorin" dhe ti poshtrojne edhe per 1 vit pushtet..!

Ramizi vdiq i qete, jetoi i qete per shume vjet ne mes te Tiranes, kjo disave ju djeg, djeg shume deri ne deshperim.. Por fajin e kane vete, nuk munden ta kthenin kete dite nje dite prehje per ti lene shpirtat e te afermeve te tyre ne paqe.. nuk munden perseri, vetem keqarrdhje ndjen.

 

''Ramizi vdiq i qete, jetoi i qete per shume vjet ne mes te Tiranes, kjo disave ju djeg, djeg shume deri ne deshperim..

mire beri  qe vdiq qete Liqeno... sepse ne vetvete   mbyllje me te kaluaren tregon...  se po te dilte dikush e hakmerrej ta  zeme,  prape do dilje ti, apo te tjere e do thoshin: ja e shikon,  frikacaket, burracaket u morren   me nje cop plak....      se gjuha eshte tule, tha, e rrutullon si te duash.

Eshte nga fisnikerite me te medha te viktimave te Ramiz Alise me shoke qe nuk kane bere vetgjyqesi. Turpin na e kane lene te gjitheve si shoqeri/komunitet i organizuar politiksht qe nuk u morem me pergjegjesite e drejtuesve komuniste.

+1

+1

Turpi perpunohet ketu, bile shnderrohet ne raki. Si tha ai, i madhi fare:

E di ti si shnderrohet cdo gje ne raki virtualkamuniste mot? E morre qe e morre nje lajm mo? Hidhe ke Peshku dhe lere, mos e trazo fare, se e merr ngjyren vete.

Kur ne Gjermanine naziste kishte marre ferra uraten, Himmler-i hyri ne komunikim me aleatet dhe tentoi te arrinte gjoja nje marreveshje, aleatet e hodhen poshte me neveri dhe kur e zune Himmlerin e vune para pergjegjesise per ato qe kishte bere dhe do ishte varur si te tjeret po te mos kishte pire helmin.

Ramiz Alia ishte diktatori i fundit komunist i Shqiperise, me krime qe rendojne mbi te qe nga koha e luftes dhe per me teper kur mori frenat e Shqiperise si trashegimtari i Enver Hoxhes.

Krime per te cilat nuk vuri kurre doren ne zemer e te thonte "na falni". Njeriu qe kerkoi te ruante sistemin deri ne momentin e fundit, ku ndryshe nga sa u mendou fillimisht per te, nuk arriti kurre te ishte qofte edhe nje karikature e Hrushovit, aq me pak e Gorbacovit.

Megjithese shteti i tij i kishte falimentuar ne dore, ky vazhdonte te zgjaste agonine e atij sistemi dhe gjithe shqiptareve, bile tentoi qe te riciklonte kasten e vjeter bllokiste ne kohen qe po pasonte sistemin e tij, por nuk ja arriti.

Per kete duhet te bejme nderime, flas si shtet? Kurren e kurres. Do te ishte falimentim i shtetit po te nderonte krimin.

"Per kete duhet te bejme nderime, flas si shtet? Kurren e kurres. Do te ishte falimentim i shtetit po te nderonte krimin."

Po shteti po ja ben nderimet zyrtare o rob i varfer nga mendja!! Hap syt se nuk dime as ca emri ti vendosim budalleqe qe shkruan.. Eshte varrim zyrtar me nderime shtetrore, me vendim te keshillit te ministrave, apo e don me kallash ne ajer ti t'quhet? Arkivoli eshte i mbuluar me flamurin shqiptare dhe e mbajne ne supe njerez me uniforme...

 

 

 

Jo pra, eshte nje gjetje per te mos shkelur protokollin e shtetit kur ne fakt ketu nuk po e nderon njeri nga institucionet dhe as nuk i kane rezervuar funeral qe me rregull i takon nje presidenti, qe eshte me i larti nga funeralet shteterore.

E vërteta është se e kam pas urryer me të gjithë pasionin e shpirtit sistemin e tij komunist. Per rrjedhim edhe atë që  doli në krye  të atij sistemi pasi vdiq Enver Hoxha. Të gjitha hallet e jetës më dukej se i kishin rrënjët në grushtet e shtrënguaraforttësistemit të tij. Sot, njëzet vjet më vonë, edukimi shkollor më ka ndihmuar të shikoj përtej vuajtjeve të mia personale, përtej këndvështrimit të ngushë të gjykimit të çështjeve të mëdha.

Ramiz Alia e ka jetuar jetën demokratike të këtyre dy dekadave të fundit krejtësisht i lirë, midis bashkëqytetarëve të tij, në Tiranë. Pa truproje personale, pa mbrojtjen e gardës ushtarake apo policore të shtetit, pa frikën e dikurshme ndaj popullit, të cilën e pranon vetë në këtë interviste. Kjo do të thotë se populli ka ditur ti dalloje drejt kontrastet dhe dritehijet e figures së tij.

Nderkaq, kjo nuk do të thotë se populli i ka harruar fajet e Ramiz Alisë, por do të thotë se njerezit  ia kanë falë ato, ia kanë falë të gjitha fajet, tamam siç ia kam falë edhe unë. Ndaj përfitoj nga rasti që nëpërmes gazetës “Shekulli”  t’i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, miqve dhe dashamirësve të z. Ramiz Alia. Pushoftë në paqe Shpirti i tij!

Gjekë Marinaj*

Dallas,USA

Me pelqeu shume ky shkrim, te cilin fatkeqesisht ne Tirane njerezit qe pretendojne se mbrojne interesat e kesaj shtrese te popullsise nuk arriten te dalin mbi interesat e tyre vetjake... me keqe ende kur sheh njerez te cilet jane prekur personalisht apo per familjaret e tyre qe nuk dine ku i kane kockat , heshten apo me keqe ende vazhdojne te shkruajne per PS dhe PD, percarje dhe vrer te nxjerre nga goja..

Z.Marinaj e gjeti paqen, lirine ne shpirt dhe rivendosi dinjitetin e te afremeve te tij... Integriteti nuk blihet, lum si ai qe ka gjet qetesine, mjer ata qe vazhdojne e vuajne.

 

Per mendimin tim sjellja e politikaneve shqiptare sot qe nuk moren pjese ne homazhe apo as qe nuk cuan te pakten nje mesazh ngushellimi le shume, por shume per te deshiruar dhe thjesht tregon nivelin e tyre super te ulet.

Pavaresisht nese ti je dakort apo jo me dike, te pelqen apo jo, per sa kohe qe:
- ti ke nje nje status ne ke te vend pavaresisht nese je ne pozite/opozite,
- i vdekuri ka pasur te njejtin status pavaresisht se ne nje periudhe tjeter,
eshte shume e turpshme, eshte sjellje prej femije, qe ti ta injorosh.

Nje person me status ashtu sic ka shume perfitime, ka edhe shume detyrime, qofshin keto ligjore apo morale.

 

mire mire po dil pak anej na opsionet e tjera.

E cilat na qenkan keto?

Ramiz Alia: Politician who oversaw Albania's transition to democracy

By William Ash

Saturday, 8 October 2011

Ramiz Alia successor of Albania's Stalinist dictator Enver Hoxha and the man who presided over the country's transition to multi-party democracy

AP

Ramiz Alia successor of Albania's Stalinist dictator Enver Hoxha and the man who presided over the country's transition to multi-party democracy

Ramiz Alia, who has died of a pulmonary embolism, was the hand-picked successor of Albania's Stalinist dictator Enver Hoxha and the man who presided over the country's transition to multi-party democracy.

Ramiz Alia was born in 1925 into a poor family in Shkodra, in the north of Albania. While he was a pupil at high school in Tirana he embraced communist ideas and, after Albania had been invaded by Italy in 1939, he became active in the National Liberation Movement as a founder-member of the Communist Youth Section. He joined the Communist Party of Albania (later to be known as the Party of Labour of Albania) in 1943.

During the National Liberation War he took an increasingly important part in the organisation of Communist Youth, and at 19, in 1944, he was given political and military responsibilities in the 7th Shock Brigade and, afterwards, of the 2nd Shock Brigade. He was acting as Commissar of the 6th Shock Brigade when the Commander-in-Chief of the National Liberation Army, Enver Hoxha, ordered them to pursue the retreating German forces on to Yugoslav soil, where they were finally defeated.

He was elected a member of the Central Committee of the Party of Labour of Albania at its First Congress in 1948. He served as Minister of Education and Culture from 1955-58.

Alia was particularly interested in the Marxist-Leninist education of communists and workers. Critical of some of the more extreme forms of the fight against self-interest in the Cultural Revolution in China, Alia pointed out that ''self-interests are objective interests, entirely legitimate and rational. Society is not something abstract but composed of people (with all their individual needs), just as general interest is not something abstract but is made up of all the vital interests of workers. Therefore our fight is not against the very existence of self-interest but against placing it above general interest.''

Something of this same realism in the application of Marxism-Leninism to the problems of socialist development characterises his approach to changes in Party organisation and economic planning in 1989 and 1990, when eastern Europe was in turmoil.

Alia was in complete accord with Hoxha over the necessity for Albania, a country the size of Wales with a population at the time of only a little more than two million people, to apply Marxist theory with a practical understanding of the nature of the country and the material and spiritual heritage of its people, rather than copying blindly the Soviet Union or China. He became Chairman of the Presidium of the People's Assembly (equivalent to State President) in 1982. When Hoxha died in 1985, there was no question of Alia's not being made First Secretary of the Central Committee of the Party of Labour.

It was no easy task to take over from someone who had enjoyed such popular acclaim. Many would have expected Alia simply to preside over the Albania Hoxha had created, but in breaking with the Soviet Union and China, while maintaining a hostile attitude to the west, Albania had become too isolated for its own good.

Alia took extensive measures to increase democracy and openness. The managers of enterprises, plants and factories and heads of clinics and institutions could only be appointed after the workers had discussed the candidates and given their approval, and they retained the right to remove managers. In the staffing of all cultural, scientific and educational institutions there had to be elections, and genuine competition between candidates to rule out favouritism.

On the economic front it was proposed that there should be more use of the stimulus of supplementary pay to encourage the development of industries like oil, while maintaining full employment and a basic wage. Similarly, use was to be made of a free market for non-basic goods, while primary necessities would continue to be sold at stable and guaranteed prices.

Alia hoped that practical measures like this would enable Albania to solve the problems of its isolation without abandoning the democratic centralism and socialist planning which, in Alia's words, "were the great victory won by the people in revolutionary struggle". The Party of Labour's big win in the country's first multi-party election, supervised by observers from a number of countries including Britain, made it look as though this hope had some foundation. But the opposition, led by the newly-formed Democratic Party, whose support was mainly urban, no doubt inspired by the collapse of Communist regimes elsewhere, refused to accept the Party of Labour's mainly rural mandate. There were strikes and demonstrations, with statues of Hoxha toppled.

Alia sought to remedy the situation by forming a coalition government at home, while seeking recognition and approval from countries in the capitalist West to obtain political support and aid. But in the throes of a grave economic crisis, Alia faced challenges he could not surmount. After the collapse of the coalition in December 1992 and the Democratic Party's landslide victory in 1992, he resigned as president.

He was put under house arrest in August 1992 and formally arrested in September 1993. In May 1994, along with other officials, he was charged with abuse of power and misappropriation of state funds. He claimed he was the victim of a show trial, but he and his nine co-defendants were found guilty; he received the heaviest sentence, nine years, reduced on appeal to five, and later to two. He was released in July 1995 but in 1996 was returned to jail on charges of genocide and crimes against humanity. He escaped in 1997 with thousands of others when guards, furious after the collapse of pyramid investment schemes fueled by citizens' savings, abandoned their posts amid chaos. Later that year the charges were dropped.

Ramiz Alia, politician: born Shkodra, Albania 18 October 1925; married Semiramis (died 1986; two daughters, one son); died 7 October 2011.

The Independent

po imagjinoja diten qe do vdese sala..si do komentojne peshqit ate dite, si do hapet qielli, si do cicerijne zogjte, si do buzeqeshi dielli..se si nje ere e re do marri fryme.

kjo do ishte e poshter.

por e sigurte qe do ndodhe.

tani qe eshte gjalle numeroja qenit: tak tak tak!

po te iki, ruaj sqimen, tregohu xhentil!

por dihet qe s'ka, as nga e para, as nga e dyta.

I vetmi rast kur s'ke cfare sqime te ruash, eshte kur e shporr me force.

kshu n'teori kto, ku te thajm piten te gjithe.

ditnemir per tani peshku!

Shpejt e mbylle emigrant!

po c'thua mo albano,do merzitemi ,se televizionet do mbajne 1 jave e kusur zi ,se u iku Ai ,me te cilin mbushnin cdo dite lajmet . Figura me e klikuar ne pulte televizionesh,pasi kishte bllokuar gjithe stacionet.

besoj së pari se është e largët akoma ajo ditë... 

gjithashtu besoj se kur të ndodhë, nuk do jetë aktiv politikisht. (kjo ia heq emocionalitetin ditës)

Unë i druhem më shumë ditës së parë pas mortit. Aty një pjese të madhe të shqiptarëve, ka për t'i kapluar një ndjenjë e thellë turpi për çka kanë kaluar. 

Çdo vdekje është një fund i vogël për këdo që i është komunikuar ngjarja. Një pikë. Aty fjalia mbaron, dhe truri bën procesin përmbledhës të situatës. Edhe në rastin e R.A, besoj se çdo tru shqiptari e ka bërë një përmbledhje në mendje. 

 

Spektaklit pervec Nanos i mugon Saliu sic u shpreh qarte ne qytet studenti 20 vjet me pare ... (gjithcka ja detikojme shokut Ramiz Alia )...dy vezet qe celen fale Ramizit duhet te ishin te bashkuar sot me shume se kurre se vdiq baba....

Te keputet shpirti tek shikon zemren e lenduar te Peshkut duke vajtuar dite per dite me nga nje teme kryesore per vdekjen e shokut Ramiz. smiley

Pse s'na keni vene nje ikone me loterrjedhjesilume qe ta shprehim tamam amocionin per keto raste? Ramizi nje here vdes, nuk vdes gjithmone. smiley

Kontrollo mire xhibi.smiley

smiley

Kjo ikone nuk me duket e pershtatshme per vajtimin e udhehqsit te partise dhe te birose Venususke, ka shume ambiguitet midis nje fitire qe qan dhe nje grenxe qe fluturon me nxitim vertikalisht dhe me goje hapur. smiley

xhibo,ti qaje si te duash:me ze ,pa ze,me psheretima,me klithje ,me perpelitje,pa perpelitje....opsionet nuk kane fund.I kemi dhen fund uniformalitetit,qe kur erdhi demokracia.smiley

Ky eshte mentaliteti yne prej anadollaku, primitiv

R Alia ishte President, bile presidenti i pare  i nje qeverie pluraliste. Ai ishte shqiptar dhe ka jo pak pasues ne popull  Qe Sala dhe Rama nuk mori pjese eshte turp per ta . Se pasuesit e Alise jane po ashut shqiptare dhe politikanet jane perfaqesuse te shqiptareve

Ne vec me pushke i zgjidhim problemet Po cfare them dhe une Jo per vdekje por edhe kur jane gjalle kundershtaret politke jane aq armiq per vdekje  a as doren nuk i japin njeri tjeterit dhe behen si legana ne sy te publikut qe eshte po ashtu legen deri sa e pelqen legenllekun.

Ja shiko komentet ketu Ne vend te meren me turpin qe K/minisitri dhe kreu i opozites nuk mer pjese ne u  sulemi atyre qe moren pjese .

Dua tju them se ju vec shqiptare qe mendoni per te miren e shqiperise nuk jeni.Cdo gje tjeter edhe jeni

Ndaj punet shkojne fjolle ne shqiperi Nejse varja thuaj Selanik e tatepjete keshtu ka qene e keshtu do jete per 600 vjet me rradhe para dhe pas

PS Pres tani sulmnt e "trimave " per akuza ndaj meje si komunist .....

Te cilave  po ju them paraprakisht nuk ju pergjigjem dhe as qe mar mundimin se me anadollake jo shqiptare  nuk merem

Me sinqeritet ma neveritet kete mengjes te djele

 

bile presidenti i pare  i nje qeverie pluraliste

te qenit president ne demokraci i Ramiz Alise nuk eshte pagezim qe i lan atij mekatet dhe gjakun e te pafajshmeve nga duart, eshte perkundrazi tregues ne kah krejt te kundert.

keto faresoj argumentash (dhe mentalitetesh) shterpe i gjen vetem ne realitete absurde si ky i yni (ku fjala vjen krimet mizore te pese dekadave shperlahen pa teklif me pseudoargumentin e deshtimit qe pasoi, sa here bie fjala), e ne kete pike une e kuptoj fare mire indinjimin e peshkkamufansave per faktin qe ne s'e kemi lene jeten tone pezull dhe te shkojme te blejme nga nje shami dhe te vajtojme sot Ramizin. Po mbase duhet kuptuar dhe thirrja per pasoje dumbabaiste e disa te tjereve xhanem, se si tha ai, sa me fort tia kajsh aq me fort te therrasin babe.

Rama gaboi qe nuk ishte !!!!!!!!!

Me ben pershtypje se si Amerikane nderojne te renet dhe figurat historike te Luftes Civile. Pavarsisht kush ishte fitimtari dhe humbesi

" they were all brave man who fought for their couse..."

The jo pak krime u kryen gjate kesaj lufte ..... por zgjuarsia e nje populli dhe udheheqesve te tij pas lufte diten te kuptojne se ata qe luftuan ne te dy krahet ishin bij te kesaj toke, kishin nje kause dhe nderin ja u bejne njesoj pavarsisht se ishte Gjeneral Lee i jugut apo Wanshingotn i Konfederates. Ata e kuptojme se pas nje periudhe te eret e vetmja menure per te sjelle drite dhe bashkim eshte nderimi dhe respekti dhe bashkimi

Monumentet dhe respekti i behet Gjenerait Lee me dhjetra monumente ne tere ameriken

Robert E. Lee Monument

Robert E. Lee

Si dhe natyrisht gjenerait G Washington

General G. Washington

 

E kane bere me hile...Gjeneralit Lee i kane hequr kapelen, ndersa fituesin i kane vene ate te Napoleonit

Si shume ngjashmeri nuk kane?... smiley

 

Statuja e Napoleonit ne Laffrey,Rhone

 

Çfare turpi.

Pretendojme te jemi civil, e ne fakt jemi harbut.

Djema, shkuarja ne varrim apo mos shkuarja, varen nga shum rrethana e faktore. Une psh, po te ndodhesha ne Tirane sot e te mos kisha pune, ndonse kam qene nje nga kundershtaret ideollogjike te tij, mund te shkoja ne varrimin e tij, dhe kjo thjesht jo vetem per fisnikeri, por edhe per te edukuar te tjeret (te krahut tim) se nuk duhet ta shohim njeri-tjetrin si armiq. Ka njerez qe do te donin te ishin ne varrim, por kane pune, apo te tjere qe do te donin por kane komplekse. 

Une e vlersoj deri diku per terheqjen e bute qe beri, por e kritikoj per mos vizionin e tij per ekonomine shqiptare. 

Une e vlersoj deri diku per terheqjen e bute qe beri, por e kritikoj per mos vizionin e tij per ekonomine shqiptare.

Pjer, vizionin cdo njeri e ka te lindur dhe nuk mund te kritikosh nje person pse nuk ka vizion per nje dicka apo fushe te caktuar. Pastaj, edhe ti ke faj. Librin "vizione te qarta" e nxore per botim me shume vonese, se po ta kishte Ramizi kete liber ne dore ne fund te viteve 80-te, me siguri qe sot do te kishte vdekur si president dhe jo si nje pensionist.

transvesti .. shkuarja apo mos shkuarja nuk varet nga shume rrethana  po e ndjete te shkoni ok po jo mos pik viz  figur komplekse ishte ndaj tolerohet orientimi sipas ndjesive

Nuk mendoj qe Alia duhet te konsiderohet "burre-shteti" . Nuk e ve ne te njejtin plan me emrat si Ismail Qemali apo Fan Noli, sepse eshte te nje lloj tjeter!
Do kisha dashur shum sikur ky Alia te dilte para nje mikrofoni e kamere the t'u kerkonte falje te gjitha familjeve te denuarve me vdekje (dhe jo) dhe atyre te internuar! Nuk ishte ai qe merte pjese ne procese te tilla fam-keq? E vertete , por ai mbeshte ate sistem! Ishte presidenti pare i pluralizmit sepse nuk kishte rruge tjeter ! 
Mendoj qe Shqiperia dhe Shqiptaret kan qene mjaft dore leshuar me te shkuaren Diktatoriale . Shembull per kete le te jete "perulja e Dokles , Nanos dhe Rucit" para arkivolit te Alise.

Edhe une po te ndodhesha ne Tirane dhe te mos kisha pune , nje grusht dhe do shkoja t'ja hidhja . Si njeri ama , pasi si burre shteti do i hidhja dicka tjeter.

 

Klod

As une nuk e krahasoj Ramizin me Qemalin apo Nolin dhe nese kete quan ti "burre shteti" as une nuk do ti jepja kete titull. Por mendoj se si ish president, si njeri e e zgjodhi 2/3 e popullsise ne filim te viteve 90 mendoj se e meriton nderin e nje varimi zyrtar me qeveritare dhe politikane.

Dhe kjo jo per te shprehur dashurine por ti treguar poopullit dhe perkraheseve te tij ( qe po te them jane akoma te shumte) se ne jemi nje komb pavarsisht nga idete dhe pikpamjet. Ska rendesi cfare ndjen politikani,si te veporj qe te mare vota e ruaj karigen ai duhet bej ate qe eshte ne interes te popullit dhe kombit shepsh edhe duke rezikuarkarigen e tij.

Por kur K/ministri ap Presidenti nuk shkon ne varim, kur k/opozites nuk shkon ne Varim, kur k/opozites largohet te mos i jape doren k te pozites, dhe K i pozited nuk i shtrin doren k te opozites, mendo ti se cfare ben populli militant ne baze.Kemi 500 vjet qe kemi bere dhe kjo nuk eshte difekt i komunzimit. Ky eshte difekt i anadollizmit. Me kete politke Perandoria Otomane mbajti per 500 vjet shqiptaret, sepse shqiptaret asnjehere nuk diten te meren vesh ndermejt tyre per te miren e tyre, asnjehere nuk ben kompromis me njeri tjeterin per te miren e kombit, dhe sot eshte njesoj

Jam i bindur se Rama dhe Berisha nuk shkuan ne varim jo se urenin Ramizin por se ju lexuan ju ketu dhe thane "po te shkojme keta do te na sulen si bashkpunetore te ramizit, dhe humbim votat.... me mire nuk shkojme" pa menduar pasojat e kesaj mos vajtje. Prandaj them qe ne i meritojme keta anadollake se jemi vete te tille

Ja shiko komentet ketu tek peshku me peshqe qe mendohet se jane mbi nivelin mesatar te popullsise dhe nxir konkluzion kush jemi ne ....smiley

E qarte . Nuk dua te permend K-te e shqiperise se pastaj na del nje bashkesi K-ara_gjozesh! Mendimi im shkonte pertej ...dhe i qendroj akoma idese qe Alia dhe shum te tjere nuk i KANE KERKUAR FALJE FAMILJEVE TE VRARA , nuk kan treguar te jene te penduar per varret dhe vrasjet masive. Jam dakort me ty Tom , neve jemi nje tufe dele me koke ulur. Dhe per me shum arsye jam me i inatosur dhe mbeshtes mendimin tim . Pasi na vrane , na rrenuan , na gallberuan ne shpirt etj etj , i mbajme akoma ne supe dhe duhet edhe t'i njohim si Burra te ndershe?!?!?!

Un nuk do doja shum nga Ai qe te kisha mendim te ndryshem , vetem nje TE FALUR! 

3 tema plot diskutime po hic gje sqaruam.

Perfundimisht, e lagu apo nuk e lagu?

Varrimi ju be shteteror dhe kjo tregon se shteti funnksionon.Ndersa pjesmarrja eshte me deshire.

 

hahahahahahaha, qe kjo qeveri ket punen e sherbimit per ne vareza e ben mire dhe kjo nuk dikutohet. "Jemi qeveria e sherbimt dhe e sherbesave" ka thone lartmadheria e tij ne 2005 kur sapo mori pushtetin. Mirpo, haroi te shtonte vetem nje fjale "per ata qe nderojne jete".

Shiko kush e paska shoqeruar ne banesen e tij te fundit: 1. Kryeministri i fundit i regjimit te PPSH-se (te pakten me kete emer, se do behej dhe dy here te tjera KM me te njejten parti me emer tjeter), i piketuari per drejtimin e PS-se nga Alia dhe udheheqesi i trete historik i PKPSSH-se. 2. Prodhimi i kalbur i BRPSH-se dhe dikush i cilesuar si KM-ja me i sukseshem i PS-se 3. Sekretari i rrethit te Tepelenes, ministri i fundit i sigurimit te diktatures komuniste, numri dy aktualisht i PKPSSH-se. 4. Ish antar i KQ-se dhe ende nje nga figurat e rendesishme te PKPSSH-se.  Kush mungon ne kete tablo? Sekretari i fakultetit te mjeksise, mjeku i byrose dhe i piketuari tjeter nga Alia per drejtimin e degezes te memes parti, PD-se, Sal Berisha.

Tablo surreale kjo qe tregon gjendjen e mjerueshme te Shqiperise qe sot e kesaj dite, 20 vjet mbas "rrezimit" te sistemit figura te tilla vendosin ende per fatet e vendit mbasi e hodhen ate ne gremine per 50 vjet.

Cfaredo ka qene arsyeja e Rames per mospjesmarrje, Rama ka marre nje vendim te zgjuar ketu.  Gjithashtu tregon qe Rama ne krye te PS-se eshte nje anomali qe vetem ne Shqiperi mund te ndodhi...

Mungojne Berisha, Mejdani, Moisiu, dhe Topi, ata qe do i tregonin gjithe shqiptareve se nuk duhet pasur frike nga percjellja e kerrmes, por qe nuk e bene, sepse, nuk e di, o duan t'i tregojne shqiptareve se duhet pasur frike nga percjellja e kerrmes, ose se ne fakt kane vete frike nga percjellja e kerrmes. Kane shkuar figura te sfumuara politike, figura qe nuk kane frike se do ua perdoresh dot e t'i thuash si goret, "hik mer ti, se ti shkove ke varrimi i Ramizit." 

Respekte Moisiut, pra, ka qene gjithmone i paparashikueshem me mencurine qe ka treguar.

Oh, s'e kapa, s'paska qene as moisiu, "moisiu! moisiu!" Me trash ti mu, e papame je smiley

smiley

a rrote mullini 

hajt nji perqafim natnemire smiley

Gjykimi i historise varet nga ata qe e shkruajne ate.Per nje pjese Ramiz alia do te kosiderohet si njeriu qe e leshoi pushtetin pa gjakderdhje.per pjesen tjeter do te mbetet si njeriu i cili megjithese e shikonte se shqiperia po shkonte ne katastrofe ekonomike leshonte fraza si"as nuk hapemi as nuk mbyllemi""as lindje as perendim""fshatce, tufa, tufeza ara areza".Kontradikta e figures se ramiz alise eshte kontradikta e brezit qe ai perfaqesoi.Ne disa aspekte brezi i tij mbetet brezi me i madh i historise se shqiperise .Idealizmi dhe gatishmeria e tyre per te dhene gjithshka per vendin mbetet deri me sot e pashoqe.Nga ana tjeter energjia dhe entuziami i tyre u investua ne nje model te gabuar i cili prodhoi luften e klasave shkelje te te drejtave te njeriut varferi ekonomike .Pas 45 vjete premtimesh se po shkonin drejt tokes se premtuar njerezit e mire u gjeten te uritur te drobitur te zhgenjyer .ne kete demoralizim e vakuum politike te krijuar prej renies se sistemit komunist kontribues i te cilit ishte dhe ramiz alia perfituan demagoget te cilet bashke me dyndjet e fiseve barbare shkaterruan jo vetem komunizmin por edhe ate c'ka kishte mbetur nga shqiperia.Cili ishte roli i ramiz alise ne kete mesele /cfare beri dhe nuk beri ?Mund te kishte bere me teper apo ishte i pafuqishem te bente me shume? e te tjera si keto jane pyetje per te cilat shqiptaret sidomos shqiptaret e ketij brezi asnjehre nuk do te marrin nje pergjigje te sakte por vetem spekullime.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).