Poezi nga libri i sapobotuar i Rudian Zekthit

U botua libri me i ri i Rudian Zekthit "Poezi Panair" nga "Dy lindje dhe dy perendime" 2011. Une e kam dhe keto arrita t'i lexoj me mire deri tani:

 

***

Iku mallëngjimi; mallëngjimi më fal
mallëngjimin e heshta, mallëngjimit
s’eci më me kalë. Orët uturijnë si dete
në vise mes ajrit dridhet një tel
sikur je ti kitarë, vuajtja si festë çel.

Rudian Zekthi, Poezi Panair, 63 (305)

 

***

Në muret e një biblioteke të lagur
Me dashuri të pluhurosura që në mesjetë
Puthim një libër të dy, ti tani
unë pas një viti. E më vonë puthnim
librin tjetër, aq libra sa flokët e tu
Po t’u heqësh të mitë, librin e tretë
E kafshova, fletë më fletë, shkronjë
më shkronjë duke rrudhur yjet.
Në librin që qëlloi të jetë një histori dashurie
Pamë me besim si do bashkoheshim pasi të vdiste
prej nesh njëri. Në librat në rafte
ku përzihej dhe vesi me perlën, ne puthnim
muret e bibliotekës së kundërt, e bibliotekave
u ngriheshin i zbuloheshin fundet.
Poezi Panair, 80 (332)

 

***

Zhuritja e qiellit bie fyell nga flakët
Valë yjesh, me rradhë të bindur
Shkojmë prekim lëmë lëkurën dhuratë dhuratë
Po qiell është edhe para nesh
Ka jetuar njëbrez tejtër e ende para tjetër
Kemi kanë thithur frymëmarrje të hollë
Kemi kanë puthur në qytete – një vrimë fyelli

Poezi Panair, 93 (335)

 

***

Jemi takuar ne prill
meqe n'ate kohe ne qytetin tone
bente qershor. Megjithese
nuk prisja dot sa te te perkushtohesha
ti humbe ne nje bregdet ftonjsh.
... Poshtersia s'kish asgje me shume se une
kur s'te gjeja
dhe i mbetur vetem me bukurine time s'dija ku ta çoja.

Poezi Panair, 19 (785)

24 Komente

Yes! A beast of a book! Nen titull lexon "Poezi" por mos guxoj njeri t'i lexoj keto poezi si vjersha te vecanta, por si kanto te nje Komedie Hyjnore qe perbejne nje udhetim personal afro dy vjecar ne kerkim te vetvetes, vajzave, dhe kthjelltesise ne nje moment krize mbare globale (90-92). Zekthi operon ne te gjitha nivelet e krijimit, qe nga shperthimi atomik i gramatikes, e deri tek reflektimi i se njejtes logjike ne nivel ideologjik, ku ferri, purgatori dhe parajsa nuk jane vecse stenda ne nje panair labirinthin te pameshirshem. 100 ydha, pa frike.  

Nje nga me te emblat dhe me te bukurat. Habia e Zekthit eshte jo thjesht fiat, por karakteristike po aq e "felle" sa llaftaria e Lasgushit. I'm in awe. Falenderime kush e hapi temen:

 

9(103)

Sot u habita: edhe postieret marrin letra.

Ne festat, gjemat, ditet e tyre te zakonshme

jane adresa telegramesh te llahtarshem.

Por zogjve s'u dergojne kenge,

martireve s'u dergojne heroizma,

te vetmuarve askush s'u zogeron nje dashuri.

Babait tim askush s'i dha baba

ndaj une u plaka dhe e gudulis kur e puth.

Nenes sime s'i dergon kush

perjetesi ndaj thyej catite si shkarpa

ne kerkim te motres.

Habituni: edhe postieret marrin letra,

prape habituni: postieret i dergokan letra 

njeri-tjetrit ndersa mbi shpine mbajne

detyrimin per t'mos e kuptuar se c'bejne.

 

Une nuk e di so do jete njeriu i neserm, as gjindja as dynjaja, po nje menyre e holle (sa vrima e fyellit) per ta marre vesh eshte te sodisesh sesi operon Zekthi.. Krejt ne nje nivel e plan tjeter. Dita njemije ZekthiLeaksit.

Look guys, don't make all this intimidating. Seriously. 

Zekthi eshte pene e pjekur, madje e sterpjekur me te gjitha konotacionet qe kjo fjale ka. Po, poezite me duken te mira, me momente aty ketu shume te mira, nuk di gjithsesi cila eshte struktura qe mban ne kembe librin. Por di te them qe me kaq sa lexova, poezite e tij te para shkruar me shume se nje dekade me pare, jane ku e ku me lart. Me falni sinqeritetin dhe faktin qe un nuk arrita ti shoh dot si pjese te nje se tere. Por bera nje prove me poezine e pare, e lexova anglisht me mendje, it sounded really good. Yes, we are talking good stuff here. I dont see the greatness though. Problemi me i madh qe kam eshte loja e tepruar me sintaksen... psh kete une e kam lexuar mbi dhjete here dhe nuk eshte fjala se nuk e kap imazhin, vizionin, por pse duhet nje permbysje e tille per te thene te njejten gje me nje rend tjeter... 

maybe its not a good time to read poetry at this hour. G. night.

paskam harruar te attach shembullin:

Zhuritja e qiellit bie fyell nga flakët

Av, me sa di une, keto te Panairit jane te parat fare, shkruar "pergjate pesembedhjete muajve ne periudhen 90-91-92." (Citoj nga Shenimi i RZ). To me it is intimidating, sepse, nuk e di cfare moshe ka qene, por kam pershtypjen mjaft i ri, dhe sepse jane nje "trip" prej me shume se 17500 vargjesh te shkruar ne kete periudhe, qe ashtu si c'e lexova une, eshte nje kerkim i vetvetes, vajzave, kthjelltesise. Burojne nga trysnia e moshes se autorit, e kohes, dhe e krijimit. Jo me kot libri eshte quajtur Panair. Struktura kjo eshte, ajo e nje panairi, ku ti mund te hysh, te lexosh nje poezi, dhjete, njezete, e te te duket sikur e ke lexuar te teren, por qe tabllone e se teres nuk e nxjerr dot edhe te teren pasi ta kesh lexuar. Cdo poezi me duket mua, reflekton te njejten logjike te se teres: ashtu si c'jane radhitur poezite ne vellim (rregull kronologjik sipas kohes se krijimit i thyer aty ketu ne te rralle, ne mos gaboj) ashtu eshte rradhitur edhe fjala ne varg, a vargu ne poezi.

Pata parasysh kete:

 

Poezi nga libri i sapobotuar i Rudian Zekthit

U botua libri me i ri i Rudian Zekthit "Poezi Panair" nga "Dy lindje dhe dy perendime" 2011. Une e kam dhe keto arrita t'i lexoj me mire deri tani:

Dakord pastaj per sa thua per poezine e tij te para 20 vjeteve.

''Jemi takuar ne prill
meqe n'ate kohe ne qytetin tone
bente qershor. Megjithese
nuk prisja dot sa te te perkushtohesha
ti humbe ne nje bregdet ftonjsh.
... Poshtersia s'kish asgje me shume se une
kur s'te gjeja
dhe i mbetur vetem me bukurine time s'dija ku ta çoja.

Sa me shijoi kjo pjese smiley. e paster,e pafajshme,e paperseritshme .Sa keq qe koha leviz veç me nje kah .

Ju lutem shume ketij i thoni poet? Nje i  pire i bere tape. Ka mbaruar kultura shqiptare.

Boll i kerkoni poetet ne Wall Street.

Zekthit i duhen rekomanduar brisqe të mprehtë berberësh pa bakshish.

Jane poezi te shkuara, mesa kuptoj. A thua ka me brisqe e berbere per te tilla? I fundit, degjova, pasi vdiq la amanet ta varrosnin bashke me makinen personale te kohes. Sakaq klienteve s'u lejohet t'i marrin me vete ne qimiter te tyret.

A thua ka me brisqe e berbere per te tilla? 

Xhelatë gjen ku të duash; ngado hedh sytë. Dikur njerëzit i rruanin me gijotina; sotherë mund të rruhesh edhe me pasqyrë, po të duash.

 

Vleresimi mbi poezine eshte subjektiv,te pakten per sa kohe nuk jemi kritike arti profesioniste.

A poem is never finished, only abandoned.
 

O Penar, shto dhe nje opsion Like per komentet.

Mirazh, ne lidhje me berberin, po citoj serish nga shenimi i autorit. Fuck it, po sjell te plote shenimin e autorit:

Poezite e ketij libri jane shkruar pergjate pesembedhjete muajve ne vitet 90-91-92. Dhe per nje seri arsyesh sa me shume kalonte koha prej ketyre viteve, aq me shume behej i detyrueshem botimi i tyre te gjitha sebashku, duke qene pra se vit pas viti humbnin me rradhe kriteret qe do lejonin nje botim te pjesshem te tyre. Ne kushtet e ketij detyrimi per botim integral pas rreth njezet vjetesh, shfaqet dilema e percaktimit se ne c'mase nje redaktim e ndryshon natyren fillestare te tekstit, sidomos ne kushtet e pretendimit te paraqitjes se ketyre poezive si krijime te nje periudhe tjeter.

Per te respektuar pra paraqitjen e ketyre poezive si krijim i para njezet vjeteve, libri i eshte nenshtruar ne pergjithesi nje puhize te lehte redaktuese. Ne nje numer relativisht te vogel poezish eshte ndryshuar mbyllja e tyre (sepse ne pamjaftueshmerine e vazhdueshme te ligjerimit me e rendesishme eshte poezia e re, sesa fundi i poezise se radhes), por asnje poezi nuk eshte ripunuar teresisht deri ne ate pike sa te ndryshoje statusi i saj individual ligjerimor.

Per arsyet e mesiperme poezite jane botuar sipas rendit kronologjik dhe jane ndare sipas rendit material te tiposjes se tyre ne njezetekater fletore, te cilave respektivisht u korrespondojne njezetekater pjeset e ketij libri.

 

Te gjitha poezite jane korrektuar shume here, me teper se zakonisht, per te shmangur cdo gabim apo lapsus, me qellim qe te zoterohet siguria ne garantimin qe ato duhet te lexohen fjale per fjale sic jane, pa supozimin lehtesues te gabimeve te shtypit.

Duke qene se poezite jane shkruar pa menduar ne fillim titullin, te qenet pa titull eshte pjese e natyres se tyre, pervec rasteve kur jane botuar njehere me pare me titull, ose kur titulli eshte menduar qe ne fillim a titulli eshte i domosdoshem njesoj si cdo fjale ne trup te poezise.

Ndjese autorit per transkriptimin pa e me kacurrela dhe pa c me bisht nga ana ime.

Duke qene se poezite jane shkruar pa menduar ne fillim titullin

 

He he, e lezeçme kjo puna e titujve : JL Godard e permend shpesh here faktin qe, sa here ka filluar te mendoje per te bere nje film te ri, ndryshe nga regjizorët e tjere qe e lene vënien e titullit te filmit te tyre per ne fund, ky e fillon pikerisht me titullin ! "Pak a shume si poetet" - thote ai vazhdimisht.

Meqe Godard nuk operon si gjithe kineastet e tjere por si poetet, i bie qe, ndofta, poetet e vertete nuk operojne si gjithe poetet (qe mendojne ne fillim titullin) : ata nuk mendojne fare per titull.
 

Shume e vertete. Mua rralle me qellon te filloj nga titulli. Per te mos thene, kurre. Mbase filloj nga ndonje varg qe nuk e di se si me futet ne koke, a me formohet aty pa deshire, e shtroj, shoh se mund te ndiqet nga ndonje varg tjeter, vazhdoj, e le varg te pare, i fus te tjere perpara ne parakalim e nese mbetet me i fuqishmi, e ve ne titull. Por edhe ky proces nuk eshte as i vetmi, as kryesori. Like I said, fuck form, content is what matters and what gives form too.

Me thoni nje gje: zekthi apo belliu de bente dhomen me 13 kende? Me ka intrigu gjeometrikisht kjo gjithnje. Jo aq fakti qe te pranishmit binin prap ne qender... Kjo do ish cudi te mos ndodhte ne fakt. Por pjestimi i 360 me 13, kshu pa kalkulator I bi me qen numer shume interesant.

"Puthim një libër të dy, ti tani
unë pas një viti. E më vonë puthnim
librin tjetër, aq libra sa flokët e tu"

Meketo vargje do te propozoja te hapej nje rubrike ne kyt blog ku antart te lexojn nji liber me rradhe e tju tregojn shoqi shoqit pershtypjet per librin. Mund ta qujm rubrika, "une lexoj ti ben pis, sa te merziten robt e shpis"

Une kam qene prezent nga viti 94-95 kur ne universitetin Aleksander Xhuvani,i behej ''gjyqi'' librit tij te pare,ne formen e promovimit,ku merrnin pjese botuesja e tij mimoza ahmeti dhe prec zogaj.Me sa kuptuam at' kohe,lidhja e famshme e artisteve e kish hedhur poshte librin e Zekthit,pasi po ta pranonin,ish frika e rrokades se kolltuqeve.Sot,jam shume i lumtur qe aikthehet prane lexuesit te tij,te kudogjendur.Mezi pres te marr ne dore librin...

frika e rrokades se kolltuqeve

pak detaj ktu per mu te padijshmin. kush ishte n'kolltuk, kush nuk ishte, kush do u conte, kush do u ulte, a s'kishte kolltuqe qe tu ulshin te gjithe e tu rahatojshin? etj etj...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).