Fjala nostalgji shoqërohet vetiu me nostalgjik dhe mund ta shtyjë lexuesin të mendojë se do të lexojë diçka për qëndrimet politike të Dritëro Agollit.

Meqë ky shkrim është në këmbë të një urimi për tetëdhjetë vjetorin e poetit, zgjodha të flas për diçka më të tejkohshme: aromat dhe nostalgjia në vargjet që poeti thuri gjatë viteve.

1. Prania e aromave në poezinë e Dritëroit ngjall kërshëri dhe të shtyn të përsiatësh. Qysh në vjershën që hapte vëllimin e parë poetik Dritëroi pohonte: vjersha ime erë ugari bie/vargu im bie erë luleshqerrë. Lexuar sot, pesëdhjetë e pesë vjet më pas, rezulton se ky pohim s’ishte pozë fillestari, por një premtim tashmë i realizuar.

Aromat që Dritëroi përmend në vargje janë të larmishme. Herë i takojnë natyrës së virgjër si: erë zhumbrice, dëllinje, pishe, dushku, tërfili, rrëshire etj., e herë natyrës së kultivuar: erë limoni, jonxhe, kallëzash të pjekura, jargavani etj. Nuk mungojnë erëra nga jeta e përditshme dhe sidomos nga gastronomia si: erë molle, pjeshke, prushi, lakori, buke të ngrohtë, qumështi etj. Jo vetëm kaq, duke shtënë në punë alkiminë e artit, poeti shndërron në aroma një varg erërash, madje edhe ndonjë duhmë. Në këtë kategori mund të përmendim: era e djersës, e vajit të dyfekëve, duhmën e qepës, të hudhrës etj. 

Kjo prirje për të poetizuar jo vetëm aromat, por edhe erërat e çdo kategorie, bie ndesh me estetikën moderne, e cila postulon se të vetmet shqisa që mund të prodhojnë art janë të parët dhe të dëgjuarit. Sipas kësaj pikëpamjeje, nuhatja, së bashku me shqisa të tjera të rendit të ulët si shija dhe prekja, mund të prodhojnë stimuj të pëlqyeshëm, por kurrë nuk mund të arrijnë statusin e një objekti arti.

Gjatë rrjedhës së shekujve qytetërimi ka përjetuar një proces deodorizimi ose, thënë ndryshe, ka synuar t’i përjashtojë nuhatjen dhe erërat nga hapësira publike dhe t’i kufizojë në hapësirën private. Ky proces ka ndodhur përkundër faktit se kemi të bëjmë me një shqisë që qëndron në themelet e jetës. Neurologët thonë se foshnja e porsalindur nuk e njeh të ëmën nga pamja apo nga zëri, por nga era; vetë lehona përjeton një gjallërim të pazakontë  të të nuhaturit dhe është në gjendje të dallojë aromën e foshnjës së saj mes dhjetëra të tjerash.

Të nuhaturit, ashtu si të shijuarit dhe të prekurit u përkasin nevojave trupore që lidhen sidomos me mbijetesën dhe riprodhimin seksual. Me fjalë të tjera, bëjnë pjesë në trashëgiminë shtazore, trashëgimi që nuk para pëlqehet nga qytetërimi ynë, i cili ka për ideal largimin nga shtazorja dhe triumfin e humanes. Në këtë kontekst bëhet e kuptueshme pse gjuhët moderne e kanë shumë më të varfër leksikun e nuhatjes dhe shijes, krahasuar me disa gjuhë primitive. Në këtë kontekst bëhet e kuptueshme pse denduria e ligjërimeve për nuhatjen varet nga vendi që zë ligjëruesi në hierarkinë shoqërore, sa më lart aq më pak ligjërime për nuhatjen dhe erërat, sa më poshtë aq më shumë.

Dritëroi nuk ndruan se mund t’i thonë fshatar, malok, njeri i pagdhendur, me shije vulgare dhe larg sofistikimt modern. Përkundrazi, gjatë gjithë jetës artistike ka synuar të shkrijë në një intelektualin dhe fshatarin, ka shpallur me zë të lartë: më ra shorti i bujkut e shorti i poetit. Ky centaur modern, gjysmë intelektual e gjysmë bujk, s’ka gajle të bëjë objekt të poezisë edhe nuhatjen dhe erërat, madje edhe t’i estetizojë këto dhe t’u japë funksione poetike.

Në një pjesë të rasteve erërat shërbejnë për të gjallëruar tablonë, për ta bërë ligjërimin poetik më real e më të perceptueshëm, duke grishur lexuesin të aktivizojë sa më shumë shqisa. Kujtojmë p.sh. lirikën: kishin ikur të gjithë dhe kishin lënë/vetëm erën e djersës dhe bishtat e cigareve/hingëllinte kali në lëmë/dhe u binte demi me brirë mullareve./..../erdhi kau dhe me gjuhën e trashë/më lëpiu në faqe e në vesh/ u shtriva i lodhur mbi kashtë/nata vinte erë grurë e erë pjeshkë. Këtu bëhen bashkë të parët, të dëgjuarit, prekja dhe nuhatja, ndaj perceptimi ynë si lexues është tej virtuales e drejt reales.

Estetizimi i erërave dhe aromave arrihet edhe nëpërmjet përdorimeve të tyre jo në kuptimin e parë, por në kuptim të figurshëm. Erërat shfaqen si trope poetike duke nisur nga sinekdoka, si p.sh. erë djersë për njeri i punës. Shfaqen pastaj si metafora të tipit: këngët mbajnë... erë dushk e luleshqerrë/erë prush e erë brengë. Estetizimi i erërave ngjitet në një shkallë më të lartë abstraksioni kur merr trajtën e sinestezisë: E kënga e grave përhapej me erën e bukës/ e me erën e pikave të strehëve/ e me erën e bardhë të jugës/ e me erën e vajit të dyfekëve. Falë sinestezisë, zhaurima e pikave që kullojnë nga strehët bëhet aromë dhe, e bashkërenditur me të tjerat, na ndihmon të përjetojmë një atmosferë rilindjeje mbushur me shpresa.

Bie në sy se erërat, qofshin reale qofshin konvencionale a të poetizuara, janë të pranishme sidomos në poezitë që sjellin pamje nga jeta fshatare. Në poezitë me subjekte nga qyteti, siç janë shumica e poezive që Dritëroi ka shkruar gjatë tranzicionit postkomunist, nuk hasen thuajse fare erërat, përjashto ndonjë varg të tipit sjell erën e qelbur qyteti. Ky dallim të shtyn të përsiatësh përdorimin e erërave si mbartëse të nostalgjisë.

2. Ka një lidhje të fortë mes aromave dhe të shkuarës. Ndër të parët që e vuri re këtë ishte Marsel Prusti që, në disa përsiatje në eseistikë por edhe në prozë, thoshte se perceptimet nëpërmjet nuhatjes janë çelës për të hapur dyert e së shkuarës, kurse erërat i përfytyronte sienë gjigante mbushur me kujtime. Sipas tij, sa herë që nuhat një erë të caktuar të duket sikur kthehesh prapa në kohë dhe jeton me njerëz e sende që s’janë më. Neurologë të ndryshëm janë përpjekur të shpjegojnë shkencërisht këtë lidhje mes nuhatjes dhe së shkuarës. Një nga arsyet, sipas tyre, është se qendra e nuhatjes ndodhet në pjesën më primitive të trurit dhe fqinjëron me qendrat e kujtesës dhe të emocioneve.

Udhëtimet imagjinare prapa, shaluar mbi kalin e kujtimeve, janë esenca e nostalgjisë. Vetë fjala nostalgji përbëhet nga nostos, një glosë homerike që në shqip do të thotë kthim në shtëpi, dhe algos që qëndron për dhimbje. Nostalgjia që gjenerohet nga verbi poetik i Dritëroit e ka shumë të fuqishëm përbërësin e parë udhëtimin prapa, kurse elementin e dytëdhimbjen e ka të fshehur e tejet të përmbajtur.

Me fjalë të tjera, kthimet dhe rikthimet në fshat janë gjithë ngjyra e detaje, gjenerojnë pamje të gjalla dhe lehtësisht të përfytyrueshme nga lexuesi. Për të plazmuar detajet dhe imazhet, shfrytëzohen dendur të dëgjuarit dhe të parët, dy shqisa elitare që ushqejnë të menduarit, këtë veprimtari specifikisht humane; por nuk mungojnë edhe nuhatja, shija dhe prekja, shqisa që, megjithëse kanë luajtur rol shumë më ekzistencial për stërgjyshërit tanë leshtorë, janë sekondare për njeriun dhe përgjithësisht mungojnë në art. Duket se edhe në rrafshin e shqisave Driteroi ka një prirje për të udhëtuar herë pas here para.

Kanti vinte re se njerëzit që kthehen në shtëpi mbeten përgjithësisht të pakënaqur, sepse në fakt nuk dëshirojnë rikthimin në një vend, qoftë kjo shtëpia, krahina, atdheu etj., por të rijetojnë kohën e fëminisë dhe të rinisë. Është kjo një e vërtetë që arti e ka realizuar në rrjedhën e shekujve, Odiseja ravgon deteve në kërkim të Itakës, Prusti do të vihej në kërkim të kohës së humbur. Nëse kthimi në hapësirë realizohet, kthimi në kohë mbetet mision i pamundur. Te kjo pamundësi e ka burimin dhimbja, bërthama e dytë kuptimore e nostalgjisë.

Dritëroi bën përpjekje ta minimizojë këtë dhimbje dhe të shumtën e herëve ia del t’i japë trajtën e mallit. Shmangia e dhimbjes lidhet me një tipar të realizmit socialist, që atëherë quhej parimi i optimizmit revolucionar, shfaqjen pllakateske të të cilit Ismail Kadareja e përqeshte në titullin e poemës imagjinare Tek ne s’ka vjeshtë. Gjithsesi, prirja për të minimizuar dhimbjen tipike të kthimeve prapa dhe për t’i dhënë asaj trajtën e mallit lidhet më natyrshëm me fizionominë e heroit lirik të Dritëroit, me fizionominë e atij centaurit modern gjysmë intelektual e gjysmë njeri i thjeshtë.

Që të bindemi sadokudo për këtë, mjafton të kujtojmë vjershat e shumta që Dritëroi ka shkruar në vitet e tranzicionit postkomunist. Siç e thamë edhe më lart, këto vjersha sjellin përgjithësisht pamje nga qyteti, kurse për hero lirik kanë plakun që shpesh përjeton vetminë, varfërinë, venitjen graduale, idenë se vdekja po afron etj. Të gjitha këto prestojnë për dhimbje e melankoli, për më tepër se në vargje të tilla lëvizin rëndom lypsarë, prostituta, qen rrugaçë etj. Përkundër gjithë këtyre, plaku që projektohet mes vargjeve rrallëherë shfaqet vramuz e ironik, të shumtën e herëve mbetet buzagaz e hokatar. Si rast emblematik kujtojmë takimin me vdekjen që përshkruhet si gosti me të ngrëna e me të pira dhe pastaj një shëtitje dyshe, plaku dhe vdekja të dy dejshëm, rrugëve të qytetit në të aguar. 

Nostalgjia është ëndje për kohë më të qeta, është mall për ritmet e ngadalta të së shkuarës, për thjeshtësinë dhe pafajësinë e saj. Poezia e Driteroit vë theksa të veçantë tek e thjeshta, elementarja ndaj pohon se edhe në kohën tonë, kur raketat shkojnë në Hënë, Mars e Venerë, njeriu ka nevojë për ca gjëra të thjeshta e bazike si shija e kripës dhe era e miellit, njeriu ka nevojë për fletën dhe degën/ njeriu ka nevojë për të vërteta e përralla. Poetizimi i këtyre të thjeshtave elementare jo vetëm që deklarohet, por edhe krijon lidhje organike me stilin poetik të Dritëroit që rrjedh qetë e pa zhurmë, synon të jetë sa i thjeshtë aq dhe transparent, të thotë të vërteta të mëdha me thjeshtësi e pa i rënë gjoksit, të operojë kryesisht me detaje dhe imazhe pa rendur pas metaforave të zhurmshme dhe operacioneve mendore abstrakte. Falë kësaj prirjeje, poezia e Dritëroit i ka shpëtuar grandomanisë, njërit prej mëkateve më tipike të artit që krijohet në sisteme totalitare. Falë kësaj prirjeje, verbi poetik i Dritëroit krijon lidhje gjirie me ligjërimin e përditshëm, thjeshtësinë dhe tejdukshmërinë e tij.

3. Vjershat e Dritëroit për fshatin përmbajnë një element të fortë nostalgjie, ndaj përgjithësisht janë strukturuar mbi dihotomitë këtu-atje, tani-dikur, i thjeshtë – i sofistikuar, realitet – ëndërr. Struktura të tilla janë përdorur rëndom në shekuj për të sendërtuar ikjen drejt një vendi e një kohe tjetër, që gjithnjë shtrihet në të shkuarën. Këtu ka një paradoks: pikërisht kjo krijimtari e fokusuar në të shkuarën e ka ndihmuar dhe, pas gjasash, do të vazhdojë ta ndihmojë poetin devolli të jetojë sa më intensivisht në të ardhmen.

Gjatë viteve të socializmit shtetëror një pjesë e mirë e lexuesve të Dritëroit identifikoheshin me heroin e tij lirik që ikte aq shpesh drejt vendlindjes dhe fëminisë. Ky grup lexuesish përbëhej nga qindra mijëra qytetarë të rinj, që pas lufte lanë fshatin dhe populluan qytetet, fabrikat, kantieret, shkollat, institucionet, administratën etj. Ishte ky një grup jo i vogël dhe, për më tepër, me prestigj të lartë për kohën. Si i tillë jo vetëm që bënte opinion, por kishte edhe pushtet që pëlqimet dhe mospëlqimet e veta t’i kthente në hierarki vlerash. Veç këtij leximi psikologjik e shpirtëror, vjershat e Dritëroit përfitonin edhe nga një lexim politiko-propagandistik që e vinte theksin te populli, traditat, domosdoshmëria që intelektualët të mos shkëputeshin prej tyre etj. Duket se segmenti nostalgjik i vjershave të Dritëroit është dhe do të jetë ngashnjyes i fortë për një masë gjithnjë e më të konsiderueshme lexuesish. Sot Shqipëria ka një numër të stërmadh fshatarësh që kanë lënë vendlindjen dhe janë vendosur pranë qyteteve të mëdha, madje gati një milion bashkatdhetarë kanë emigruar jashtë, kryesisht në Perëndim. Ky grup i stërmadh e ka nostalgjinë pjesë të jetës së përditshme, përjeton mall për vendlindjen e largët, për ritmet e qeta të fëminisë, për kohezionin e dikurshëm social d.m.th. për lidhjet e ngushta familjare e shoqërore etj. Thellimi i globalizmit do të shtojë në dihotomitë që përmendëm më lart edhe një strukturë tjetër, global-lokal.

Nostalgjia nuk është përjetim ngashënjyes vetëm për të shpërngulurit dhe emigrantët. Njeriu e ka në thelbin e vet mallin për të shkuarën, prirjen nga natyra, nga e thjeshta dhe nga ritmet e qeta. Me sa duket, kushdo përjeton nostalgji për foshnjërinë individuale dhe për foshnjërinë kolektive, arketipore, kur ishte pjesë e nënës dhe pjesë e natyrës, kur jetonte në paqe e harmoni, pa ankthin ekzistencial të shkëputjes dhe vetmisë.

Nostalgjia fsheh brenda vetes edhe një varg rreziqesh si donkishotizmi apo, thënë ndryshe, kundërvënia ndaj rrjedhës së historisë e ndaj progresit; farkëtim prurjesh ksenofobe, topitje e qëndrimit aktiv qytetar etj. Dritëroi ka mundur t’u shpëtojë këtyre rreziqeve, sepse kthimin në fshat e në fëmini, ikjen drejt një vendi e kohe tjetër, e ka konceptuar si pjesë të një ikjeje tjetër, më të rëndësishme.

Kjo ikje shtrihet jo në një segment të veprës së tij, siç ndodh me nostalgjinë, por në gjithë veprën, madje në gjithë përbërësit e saj, në ide, tema, motive, struktura; në përmbajtje e në formë. Thënë ndryshe, gjithë vepra e Dritëroit është përpjekje për të ikur nga qëndrimet elitiste dhe aspiratë për të menduar, përjetuar e shkruar si njeri i thjeshtë. Këndej buron humanizmi që përbën elementin më të hasur dhe vlerën më të lartë të krijimtarisë së Dritëroit. Natyrisht për ta analizuar duhen vështrime shumë më të gjera e më komplekse. Ky artikull gazete u kufizua te nostalgjia dhe rrjedhimisht vetëm te një segment i veprës së Dritëroit, se siç e thashë në krye, është urim për t’i thënë Poetit: edhe shumë vjet të tjerë, me shëndet e bereqet! 

27 Komente

ore po ky ''xhixhi'' te qenurit tape e ka gjendje te perhershme?

sikur vetem per shokun zylo, romani me disident per mua, Driteroi duhet respektuar..

albano, edhe per mua, ai roman "Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo", mbetet nder me te arrirat ne letersine shqiptare, dhe pa frike mund ta quash/karakterizosh si nje nga romanet disidente te asaj kohe. 

Per "Zylon" Driteroi eshte quajtur - Kafka me Diell.

Gjatë viteve, veç pak gjërave që aksidentalisht m'i ka zënë syri, nuk i kam lexuar kurrë asgjë prej gjëje. Asnjë vjershëz, asnjë novelë, asnjë roman'
Me nje fjale edisoni ben analizen e vepres se nje shkrimtari prej te cilit nuk ka kenduar asnje rresht.

Limo Labinoti hipi kalit
dhe u nis te blente nje qemane
ne pazar takoi evgjit nallbanin
ja la kalin,hyri ne mejhane

Pa ja nisi gotave ti zbrazte
pa ja nisi lodrat me cingjite
pa cingjive cu pelqente nazet
cu pelqente kembet edhe gjite

Mburur mes cingjive tha nje fjale
-Kush e ka qemanen me te mire
per qemanen une jap nje kale
qe se ka arap ne shkretetire

Une e kam ta nje nga muzikantet
dhe qemanen vithe femer ngriti
Limo Labinoti zu te qante
-Kale o kale vjen te mer evgjiti.

Kale o kale plumbin se perfillnje
me vertik ja prisje rugen plumbit
kale o kale henen e perpije
kur e ngritje koken anes lumit.

Kale o kale cmu fanit qemania
cme plagosi keng e saj pa emer
do ta nxjer qemanen nga mejhania
do ta ngjis ne mal ti fut nje zemer.

Harkun e qemanes ta bej kale
dhe qemanen koder mbi nje fushe
te trokasin thundrat vale-vale
kur ta ve nen sup,ta mbaj nen gushe.

Ky evgjit nallbani qimedrize
solli kalin drejt e ne mejhane
ja dha sazexhiut mustaqespice
e la Limon vetem me qemane.

Limo Labinoti sazexhine
e veshtroi me dy thengjitje venger
ah ne kalin tim bashke me cingine
do krekosesh ti comage shtrember.

Po me prit evgjit nga hija e ftojve
te degjosh me smire e ngasherime
nga qemania trokun e potkojve
versherime jelesh,hingellime.

Dhe i tha -Evgjit une ta jap kalin
vec ma ler cingjine ta nxjerr jashte
ti tregoj si hena ri mbi malin
tek pergjon mullarin tim me kashte.

Ta mesoj si barku i mullarit
behet shtrat,nga shtretrit me te lumtur
ku pikon nga hena pik e arit
e vjen er e lumit e perhumbur.

Limo Labinoti hop ne kale
hop ne kale bashke me cingjine
dhe vrapuan ngjitur ne nje shale
nje kuriz, nje bark plot percellime.

Obobo mullar cte pane syte
obobo ti kashte e florinjte
hene e kallajisur bashke me yjte
pane si kercejne valle gjinjte.

Pane si kafshon cingjia kashten
kur perdridhe si purtek e thanes
pane si shalon nje pele naten
Limo Labinoti i qemanes.

Pane si ky Limo Labinoti
u be hark qemane mbi cingjine
harku nxirte tinguj pika loti
ne ferkim me barkun e me gjinjte.

Lume o lume mos i trego fushes
britmat e cingjise dhe ofshamat
tek ja vinin buzet zjarin gushes
kur kumbonin cickave kambanat

Kale o kale mos rrefe cke pare,
mos rrefe per pelen qe kam hipur
kjo cingjia pele krejt mullare
ma rezoi perdhe me kembet ngritur.

Kur u kthyen gjith evgjitet pane
qafen e kafshuar te cingjise
dhe qemaneve ne aheng u rane
shtremberuar syte prej rakise.

Lere lere Limo Labinotin
nga qemania mende sec ju prishen
kali jashte qante per te zotin
brenda kurva n'akull ftohte sisen.

Mjegull e mejhanes ra mbi brengat
gjokset e cingjive u mbuluan
heshten harqet u nemiten kenget
gotat flaken blu ne buze e shuan

Limo Labinoti ngriti telat
pa i ra qemanes me te qare
qau per kalin gjersa thirren gjelat
dhe kur shkoi ne fshat i thane I MARRE

Limo labinotit shternjt i shkoi
Kalerimi i cingjies n'bythe t'mullarit
Limo Labinoti kalin e vajtoi
sot cingjia kalerohet me i karte t'celularit...smiley

Ypo, futi naj dhall me kos kavaje... he xhan.

Emo, Ypi i cartur dhe i percartur ka qene perhere. Duhet te pranosh qe ke gabuar kur dikur e vleresoje. Mos m'thuj qe ka rreshkit keto koht e fundit se ai i rreshkit ka qene. smiley

Ypi ka shkrime te mrekullueshme ne forme reportazhesh udhetimi ne Shqiperi. Aty ai eshte ndoshta nder me te miret qe kemi. Kete e them me bindje. Rralle here shikon qe nje autor ta doje vendin e vet, sic e sheh ne ato shkrime ku dashuria dhe sensi ndertues (konstruktiv) burojne si gurra mali e burime fushe. Plus nje optimizem shume i shendetshem, nje deshire e njeriut te mire qe do te shohe gjerat e mira. Po, edhe ky eshte Ypi i dikurshem, si ai problematiku, fshikulluesi i Te lumte rrocka, o Inis, a dicka e tille. Ai Yp lexohej, nga ai Yp merrje edhe nje fare atitude per gjerat. Por me vone, dhe besoj kthesa e krisa i ka ndodhur tek ai shkrimi per autostraden, ku filloi te llangosej me politike berishse, Ypi u be nje ze me shume ne kenete. Marrja krah ne kete katrahure shqiptaresh, kur asnjeri krah nuk eshte "llagar", e beri te rendomte; e me pas, lamash, nje rrefimtar qe nuk besohej tek qante nga dritat e City Parkut; madje edhe detajet stilistike qe marrin limfen e vet nga permbajtja, u zhveshen nga tehet e mprehte. Eshte shume kollaj qe mallkimi nga kozmik i Ajkunes, te kthehet ne llafe inatcore e hasetcie grashe prej fshati, qe marrin neper goje gjithe katundin dhe gjithsecilit ia ngjisin nga nje vjege: mjafton te mos qash per vdekjen e Omerit, por te besh gic-vic mer loqen e Zyberit. Dhe Ypi, ne menyren me te pakuptueshme per "ne ketej", kete beri, filluan ca gomarlleqe te pafund per mozaiqe, ca lavde per Cilin (mbaj mend nje koment ketu atebote "A t'ja kete dhene thua"?) e ca shkrime ku kafka mbushej me dinamit e hidhej ne ere -  me nje fjale kuak-kuake te mjera te nje bretku, mllefi i te cilit per keneten rrethonjese nuk mbaron kurre.

Mua me vjen keq per te. Une e kam parapelqyer si autor, dhe jam gati ta parapelqej serisht nese e rifiton kocken dhe kerrbishten e humbur. Por kjo nuk ka gjasa; ajo e shkrete kocke po u be kerc, nuk vjen prape ne vend me pastaj.

Ndoshta une e njoh Ypin vetem nga ana e keqe si dikur Shvejku njihte kolonel Shrederin. smiley

nentoger dubi... loool! smiley

 

smiley me shkrive Ypi  ste kam lexu ndonjeher, po dhe ksaj radhe lexova nje koment ku ishte shkrimi yt .. sipadashje kupton ti , jane ca qe ti asnjehere i lexon por komentet ndonjehere te bejn per te qesh

Dritero Agolli mbetet perseri shkrimtari me popullor i shqiptareve, me i pelqyeri sidoqofte, ndersa ata qe kane cmiren, urrejtjen  mesjetare ne shpirt, le ti bien legenave  ! 

___

Universiteti Europian i Tiranës e ka përzgjedhur për titullin e nderit ‘Doctor Honoris Causa’. Por edhe sepse, siç thotë Çapajev Gjokutaj në letrën e tij të rekomandimit për shkrimtarin,

ai është ikona e baticë-zbaticave shqiptare”.

.......

 

 

Pjesë nga bashkëbisedimi i Dritëro Agollit me studentët e UET

Njeriu mëson gjithë jetën. Që kur është i vogël fare deri kur bëhet plak. Njeriu mëson të ngrihet në këmbë, të hajë, mëson të bëhet i ri, të dashurojë, mëson të bëhet plak, që të mos bëhet një plak që të qeshin të tjerët, por të bëhet një i moshuar që mëson të vdesë; të mos bëhet qesharak, obobo e të zërë të qajë. Kështu që njeriu tërë jetën mëson dhe në përgjithësi, njeriu është student gjithmonë.

 

Si duhej të bëheshe i famshëm; me marrëzira apo me dituri? Një pjesë e jona kishin qejf të bëheshin të famshëm me marrëzira dhe të tjerët të zbaviteshin, një pjesë tjetër filloi që të bënte edhe marrëzira, por edhe të mësonte që të kombinonte të dyja këto gjëra. Dhe pjesa tjetër ishte që vetëm mësonte; dhe këtyre që vetëm mësonin ne u thoshim “kallogjerë”, apo “priftërinj”.

Shumë nga këta kanë dalë mirë, po më mirë kanë dalë ata që dhe mësonin, edhe bënin çudira. Këta kanë dalë poetë, piktorë, muzikantë. Notat këta nuk i kishin të gjitha të shkëlqyera, por ata ishin më të zgjuar sesa këta që rrinin gjithnjë mbi libra pa parë botën tjetër. Kështu që këto ishin nga që ata dinin shumë për librat, por librin e madh të natyrës, të rrugës, shoqërisë e dinin shumë pak.

Pastaj, kur vajtën në universitet, menduan që duhet edhe kjo tjetra, libri i jetës dhe natyrës, dhe këtyre që thashë unë “kallogjerë” në universitet u duhej një punë shumë e madhe për të njohur shoqërinë. Megjithatë, ata dolën të zotët në fusha të veçanta të jetës, në linguistikë, në probleme të tjera të historisë, lashtësisë, antikitetit; të tjerët u bënë gazetarë, shkrimtarë, piktorë, muzikantë.

 

Para se të bëhesha student, kur isha nxënës, ëndërroja të bëhesha veteriner, sepse më pëlqenin shumë kafshët. Unë mbaja një manar, një sheleg manar dhe ai flinte me mua, unë flija në atë shtrojen me dërrasa, ndërsa ai flinte poshtë nën mua, nuk më ndahej kudo që shkoja. Dhe kështu u rrit ky manari i parë. Gjyshi im ishte bektashi dhe tha do vemë ta bëjmë kurban te Teqeja e Kuçit; ajo ishte në Devoll.

Po ç’do të bëjmë me këtë manar, o gjysh? Do ta therë Babai, tha. Baba Ahmeti tha: tani do ta bëjmë kurban e do ta therim manarin e Dritëroit. Unë u dëshpërova shumë, e theri dhe duke ngjitur shkallët Baba Ahmeti, unë e zura prej xhybeje dhe ai ra nga shkallët. Mirëpo, që të mos vritesha unë më futi në gjoks dhe të dy u rrokullyem dhe ramë te dashi i therur. Mbase atë ateizmin tim ia dedikoj atij manarit që ishte therur.

 

Kur ishim në shkollë në mesme, në gjimnazin e Gjirokastrës, erdhi Kahreman Ylli, atë kohë ministër Arsimi dhe tha se erdhi te ne pasi “disa nga shkrimet që bëjnë djemtë tuaj unë i kam lexuar”. Recituam disa vjersha. Kur më erdhi radha mua i thashë që dua të bëhem veteriner, por ai më thotë “je letrar”. U llafosa me të, pastaj ai e anuloi dhe e bëri bursën time për Gjuhë dhe Letërsi në Bashkimin Sovjetik.

 

Në vitin e parafundit ne bënim një kurs të gazetarisë, përveçse ishim për Filologji. Këtu duhej të shkoje për shërbim nëpër Rusi: mua më ra shorti të shkoja në Uljanovsk (vendi ku ka lindur Lenini). Atje dilte gazeta lokale, atje me dërgonin me shërbime, duhet të bëja 3 recensione, të beja 10 informacione, 1 apo 2 fejtone kritike, dhe 4-5 artikuj dhe këto do i mblidhje në dosje për të mbrojtur praktikën.

Unë bëra më shumë kritika atje. Kryetari i bashkisë në një letër ankuese thoshte se nuk ma dinte as emrin, “ka ardhur këtu një çeçen dhe ka bërë kritikë për ndërtimet, se i bëjmë shkel e shko”, titullin ia kisha vënë, mesa më kujtohet, “ljap tjap- shkel e shko”. Që atje unë mësova se sa e vështirë do jetë në Shqipëri, kur e vështirë ishte në Rusi për kritikën. Këtu te ne shikohej dhe se me kë vajzë po del.

Një student atje, një student i brezit tim, ëndërronte që të hynte në një gazetë ose në një shtëpi botuese, ose mësues i letërsisë ruse dhe botërore. Këto ëndërronte, por pjesa më e madhe të bëheshin gazetarë ose shkrimtarë. Unë, ç’është e vërteta, të bëhesha gazetar ëndërroja, por jo të rrija shumë në gazetë, por të merresha me libra, me letërsi.

Më vonë unë lexova një shkrim të Heminguejt që thoshte: çdo shkrimtar duhet të punojë të paktën 5 vjet në gazetë, për të njohur të gjithë shoqërinë, jetën, njerëz sa më shumë, gjithçka të natyrës. Por duhet të dijë kur të largohet nga gazeta, sepse e “ha” dhe nuk bëhet dot shkrimtar i vërtetë, të paktën 5 vjet duhet. Pastaj edhe po ta zgjasë duhet të dijë se kur të ikë, se po të rrijë tërë jetën thahet, bëhet shkronjë.

Unë atëherë nuk e kisha lexuar këtë thënie, sepse pak libra të tij ishin botuar në Rusi. Në Tiranë, ishte një librari e Librit Sovjetik, pranë Kafe Krimesë që qëndronte 24 orë hapur dhe ku pinim kafe pas mbylljes së gazetës. Te kjo librari gjeta 4 vëllimet e tij. Ishte viti ’59, kisha dy vite dhe, sipas Heminguejt, mbeteshin dhe 3 vite, kështu që unë këtë e bëra moto, dhe më ’65 dola në profesion të lirë.

 

Jeta është ndryshe nga ajo e studentit, krejtësisht, sepse studenti, meqë nuk punon, është parazit, jeton mbi të tjerët. Kur del në jetë duhet të mbajë veten dhe familjen dhe jeta bëhet tepër e vështirë, në shumë gjëra. Duhet të punosh shumë, mos kesh frikë se të heqin nga puna, duhej të dëgjoheshe, të kishe një emër në shoqëri, këto kënaqësi të shtynin më shumë për të punuar.

 

Jeta nuk përsëritet, dhe e vetmja gjë që nuk duhet shpenzuar kot është koha. Në këtë moshë thithet çdo gjë, e mirë dhe e keqe, ka një magnet të çuditshëm që i thith të gjitha i riu. Kështu është edhe studenti dhe kurrë nuk duhet të dembeloset studenti, duhet të përpiqet të dijë të paktën dy gjuhë: një të Perëndimit dhe një të Lindjes.

Unë them që nuk besoj që të gjithë të jenë kështu. Ka një pjesë që e marrin jetën lehtë, por veçanërisht ata që kanë disa të ardhura, trashëgimi, që bëjnë këtë marifet, por nuk e marrin me mend sesa dëm mund t’ju bëjë. P.sh. Ismail Kadare i vuri vetes këtë qëllim dhe, o do bëhem shkrimtar, o s’ka dhe vetëm gërmonte libra të vjetra, të reja, të gjitha, madje dhe libra të ndaluar. Ashtu sikurse edhe ne.

Por a kanë qenë kështu gjithnjë studentët, është universale apo ndryshon nga koha? Unë them ndryshon nga koha. Një të përbashkët kanë, që ata që kanë një pasion të madh në jetë për t’u bërë dikush, diçka ata bëhen patjetër. Unë e kam harruar emrin e një shkrimtari italian të cilin e ëma e lidhte pas këmbës së karriges që të shkruante se nuk kishte vullnet, ai u bë i famshëm.

Këtu te ne Faik Konica ishte shumë i zgjuar, por nuk kishte vullnet. Kohët kanë ndryshuar shumë, por prapë ka diçka që nuk ndryshon, që është universale, që është puna dhe vullneti. Po kjo është e vërteta, puna dhe vullneti, dhe nga kjo shumicë studentësh qe kemi ne, do dalin njerëz që do na çudisin, sepse temat janë të shumta, liria e shtypit e plotë, mjetet janë më të sofistikuara.

 

Studenti i sotëm duhet të marrë parasysh këtë që thotë që liria është aq e madhe, por po të prekësh probleme kardinale që t’i ngacmosh njerëzit, atëherë kuptohet kjo dalldisje, kjo e Bukura e Dheut që është Shqipëria; preke në disa pika dhe do të shohësh ti si është, si reagon. Merre ti “Zërin e popullit” apo njësoj dhe “Rilindjen Demokratike”: a shkruajnë kundër vetes së tyre, të kritikojnë një kryetar partie? Jo!

Ana, mbesa e një ikone

Ana, e mbesa e Dritëroit, nuk i është ndarë gjyshit të saj. Edhe ajo ka veshur mantelin e kaltër të ceremonive universitare. Ka qenë një moment që dukej se shkonte kundër rrjedhës normale të gjërave: mbesa vjen në ceremoninë e “diplomimit” të gjyshit ku ai mban atë kapelen me fjongo e tunikën e kaltër. Studente për ekonomi në Francë, Ana ka qenë mishërimi i kredos së Dritëroit njeri dhe gjysh. Trupëzimi i atyre porosive që u ka dhënë studentëve të UET e nëpërmjet tyre të rinjve shqiptare: “Mos u jepni para jetës së lehtë e tundimeve në jetë; zgjidhni të bëheni dikush; jini edhe ngapak të çmendur”./gazeta mapo/

01-10-2011

http://www.devolli.net/gezuar-80-vjetorin-dritero-agollit.html

Prej teje asgjë s’më ka ndarë.
Kam bredhur dete dhe vende
Dhe çfarë s’kam parë!
Në dhoma hotelesh në botë
Jastëkët më sillnin veç erën tënde...
Në rrugë qytetesh me miliona shkëndija
Shikoja dhe thosha me vete:
Sadija...

Gruaja ime, Sadija - Dritëro Agolli  

Perpos gjithe asaj krijimtarie,i dedikon dhe Sadijes... smiley

 

Edhe 100 vjet te tjera Driteroit, ...........po plakut po****....mos ja degjo, po fjalet degjoja ama.....Nje vjershë urim për Dritëro Agollin!

Shkrimtari i madh Dritero Agolli, njeriu qe ka meriten e nderrimit te emrit te Partise se Punes dhe qe mbeshteti pluralizmin, ishte nder te paret qe mbeshteti Lulzim Bashen per mandatin e grabitur te Tiranes duke i uruar ne telefon “te korra te mbara”. Nuk dihet ende nese e beri nga inati per Ismail Kadarene qe i beri thirrje Lulit te terhiqej, apo per shkak se ia kishte zene “koken me dere” i biri biznesmen, per te cilin thuhet se i eshte kapur nje ngarkese me rreth 1 ton eksploziv ne eksportim jashte vendit ne menyre ilegale. Po keshtu se ka me qira Klik Ekspo Klik, godinen e famshme te Pallatit te Kongreseve dhe ka hall se po ia heqin dhendrit te tij. Keto mistere i di vetem shkrimtari, te cilit i urojme jete te gjate. Dhe meqe sot kishte datelindjen, 80 vjetorin, po e urojme  me vjershen e meposhtme;

 

Paraja

”Mbreti, q’urdhëron dynjanë,
Që ka vënë taraphanë
E i presënë paranë,
Ja di kimenë parasë.

Dhe pashallarë, bejlerë,
Edhe avamë të tjerë,
Për para apënë krerë,
Ja di kimenë parasë…

Kadiut, t’i rrëfesh paranë,
Ters e vërtit sherianë,
Për para se ç’e shet t’anë,
Ja di kimenë parasë…”

 

Fjalimi i Driteroit, me pelqeu, dhe s'kish ndonje gje per ta paragjykuar, siç ka bere Ypi. 

100 vjet Dritero Agollit.

Nje gje, jo se e tha E. Ypi. Reklama qe i ben UET nuk me pelqen aspak. Dritero Agolli nuk duhej te pranonte te perdornin si imazh.

Agolli s'duhet te pranonte titullin e atij Universiteti, qe besoj eshte dhene pikerisht me prapamendimin e perdorjes se imazhit te tij per publicitet. Timeo Danaos...

...edhe sikur te ekzistonte dyshimi qe titulli Honoris Causa ju dha per reklame, reklama (ajo e vertete me poster ne rruge dhe spot ne tv me D. Agollin) hoqi cdo dyshim.

Ka qene poet i madh por respekti me ka rene ne minimum me daljen ne ate reklamen e shpifur dhe ne pirjen e rakise me bash kriminelin. Ca me shume dinjitet prisja prej tij.

O vend i bekuar blu xhinsa dhe gune
ne trup kushtetuten ne mendje kanune
o vend i bekuar me miss albania
me goten me uiski me koken me therria
o vend i bekuar copetuar dy copa
me dele tek serbi me lesh nga evropa...
d agolli.

Bonxhorno Italia con spageti al dente
Un partixhiano come presidente
.....
Con tropAmerika nei manifesti

..con la krema da batabara menta
Lalala la

me shoku shokun grindjeve po vdesem
ne grack me mallkime dhe zili
po pse o miq se ngreme lart ndertesen
pa grindje thashetheme e meri.
c'te besh!nga ne secili dite per dite
helmon e nem pa dert shtepine e vet
dhe helmi rrjedh nga muret dhe avllite
sa koken tende s'ke ku e mbeshtet...

po goten duke perkedhelur
im ate thosh pas zjarrit
me mbete rush rushit pa vjelur
mes ferrave dhe barit

Driteroi e shkrujti ne murin e universit shqiptare;I was here.Maksimumi qe mund te baje,kujt i bjen per hyse me ardh m'kit jete..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).