As “Nobeli” nuk mbetet pa njollosur. Akademia e çmimeve “Nobel” është nën hetim për nxjerrje informacioni.

Pas shpalljes së vendimit mbi fituesit e sivjetshëm të “Nobelit” për letërsinë, fituar nga poeti suedez Tomas Transtromer, ishin të shumta thashethemet që e lidhnin Akademinë me biznesin e basteve. Për këtë arsye, Prokuroria suedeze po heton mundësinë e “rrjedhjes” së informacionit për fituesin, përpara se ai të bëhej publik.

Këtë e ka bërë të njohur për mediat suedeze kryeprokurori për antikorrupsionin, Alf Johannsson. Sipas tij, në qendrën britanike të basteve “Ladbrokers”, deri në ditën e enjte si kandidat kryesor për marrjen e çmimit “Nobel për letërsi” figuronte emri i poetit 81-vjeçar sirian Adonis, pas të cilit radhitej poeti suedez, Tomas Transtromer. Vetëm pak orë para shpalljes zyrtare të fituesit, Transtromer përnjëherë u shndërrua në favoritin kryesor (13-1 në 2-1). Një ngritje e tillë u duk e dyshimtë dhe u nënvizua menjëherë nga mediat vendëse. Një dyshim ky që tashmë ka vënë në lëvizje Departamentin për luftë kundër korrupsionit, pranë Prokurorisë së Suedisë.

Sipas Shefit të Zyrës së Akademisë Suedeze, Odd Zschiedrich, përveç 18 anëtarëve të Akademisë, ishin vetëm pesë të punësuar të tjerë në Akademi, që e dinin emrin e fituesit të sivjetmë të “Nobelit për letërsi”, para se ai të bëhej zyrtarisht publik. Krerët e Akademisë këmbëngulin se nga ana e tyre nuk ka rrjedhur asnjë informacion. “Ne as që do ta verifikojmë fare këtë dyshim”, deklaroi në mënyrë demonstrative shefi i jurisë, Peter Englund, për gazetën ditore suedeze “Expressen”.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që lindin dyshime të tilla mbi një “rrjedhje” informacioni, apo bashkëpunim të qendrave të basteve dhe Akademisë. E njëjta gjë ka ndodhur tre vjet më parë, kur në mënyrë të papritur u shpall fitues për letërsinë shkrimtari francez, Jean-Marie Gustave Le Clezio, e një vit më vonë ajo gjermane, Herta Muller. Pavarësisht se fitoret ishin të papritura, emrat e dy shkrimtarëve ishin në krye të të kuotuarve në qendrat e basteve.

5 Komente

Një dyshim ky që tashmë ka vënë në lëvizje Departamentin për luftë kundër korrupsionit, pranë Prokurorisë së Suedisë.

ama paska edhe Suedia korrupsion?! epo qenka 10-re fare kjo bote... kot ankohemi per korrupsionin ne Shqiperi pastaj..smiley
une per vete, te Bet-online, e kisha vene X barazim. dola me te mijat...

Kush ma hoqi komentin tim ketu, po kujt i prisha pune xhanem. As ofendova dhe as nuk thashe ndonje gje akuzonjeze kundra ndonje institucioni a njeriu. Thash vetem mendimin tim, pa i renduar kujt. 

Eh po kjo pike e zeze. 

kush e di sa ka pagu lobi i muzikes qe dje fitoi polifonia bjelloruse e sot kuarteti tunizian

Po mire pse shkruni idiotesira dhe pasaj marrin zjarr njerzit nga goja e poshtme 

Robi ka vdek e para punes ne mars , e dyta ky is artikull i mocem.

sa per muhamet cdo gje vihet ne baste nga shoqerite e lojrave dhe kur pjellin kto princesat apo mbretneshat vihet bast . Cfarë do me thone qe rrjedh informacion nga Gjenokologu .... ?? 

Shkrim dhe prurje iddiote .... Me fal me I te Madhe .... 

Ehhh thuj kopetentet si gjithmone ..... Ah mor Vasil Ruci ( ndjest pas ) ci bere stdiumit ne ate kohe ... Ehhh kopetentet 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).