Sikurse Homeri që qe ndër grekë të lashtë shenja e parë e shquar e civilizimit helen, At Gjergj Fishta qe në vigjilje të mëvetësisë shqiptare, shenja e parë e kulturës kombëtare.

Përveç nji dëshmi e vyer dhe e hollë, letra e autorit H. N shpalon përtej stilit satirik të rrëfimit, zanafillën e përpjekjeve shqiptare për kulturë. Sikurse Homeri që qe ndër grekë të lashtë shenja e parë e shquar e civilizimit helen, Gjergj Fishta qe në vigjilje të mëvetësisë shqiptare, shenja e parë e kulturës kombëtare. E pra, krejt brumosja e përvoja e poetit orvatet ballë pikënisjes së këtij momenti. Ndeshë me të, vëzhguesi arrin me spikatë lehtësisht se avitja ngulmuese drejt kësaj sprovë të pashoqe nuk qe thjesht rastësi por rrjedhojë e logjikshme e përkushtimit të nji jete. Prej këndejmi prelati merr mbi supe mëkëmbjen letrare me dëshirën e flaktë të atdhetarit e me përuljen e thjeshtë të fratit, por edhe kjo puqje e rrallë cilësish nuk do kish mundë me përmbushë krejtësisht plotësimin i këtij ideali. N. H  fillon këtu t’i përshkojë në letër mikut të tij për proceset e lëvrimit të poezisë popullore, të cilat përbejnë brumin e plangun e landës poetike, por ndryshe nga poezia homerike muza e poetit kombëtar udhëhiqet drejt botës së përvuajtur, të thjeshtë e krenare të malësorëve. Kjo është çka e bën kaplimin nga poezi gojore në atë të shkruar shumë më të natyrshme e flladitëse. Pikërisht këtu fillon të shtjellohet thelbi i magjisë së Fishtës. Është kësodore ky afrim, duke përdorë frazën e N. H, me ‘rapsodinë e vërtetë’, që e bën atë te mundur të ngrijë, të zbërthejë e të rishfaqi në shkrim esencën e shpirtin e nji kombi. Sic thote aq bukur e me  rrjedhshmëri Ernest Koliqi “(Fishta)... përvetëson me nji gjenialitet kryelartë, shpirtit e trajtave të rapsodëve malësorë, kap me vërtetësinë e shijes që rrjedh nga kultura e zgjedhur klasike e moderne, lëndën  më të mirë nga forca e tyre primare e veçantitë e tyre rrëmbyese epiko-lirike, duke i ngjitur kështu (ato) në më të lartat kulme të artit,...” (Antologia della Lirica Albanese, Ernesto Koliqi)

village-bey

 

Nji letër nga Hotel Internacional, Shkodër

At Fishta dhe letërsia kombëtare

Letër për Peter Hume, Esq., Pekin (Esquire titull hierarkie, përpara kalorësit)

Hotel Internacional Shkodër 16 Shtator’ 37

I dashur Peter,

Nuk duhet t’ frikohesh që jam ende në Shqipëri; më e vështira u kapërcye e tash jam duke bujtë në Hotelin Internacional, i cili nuk është aq madhështor sa tingëllon. Prej tij zgjatohet nji rrugë prej balte të pjekur  ku njerëzit natës rendisin qetë e zgjedhës e ditës papastërtitë e tyre. Un për vete jam duke u gostisë me ushqime të thata e dal rrallë herë jashtë dere.

Po e di shumë mirë çfarë do më kallëzosh: Ku e gjete me u endë në atë lloj vendi, dhe nga i bien Shqipëria nji herë? Eh, Shqiperia nuk është aspak me e çuditshme se Ormsk prej nga ku më nise kartolinën tënde të fundit, e më len të pyes dhe unë, kah i bien ai Ormsk nji herë?

Pyetjet e tuja janë aq të mirësjellshme por jam i bindur që nuk ta ndien aspak. Nuk kam mundë ende të zbërthej pse djemtë e ri e me shkollë si ti janë gjithnji kaq shumë zhbirilues ndaj kulturave të popujve të ndryshëm? “A kanë shqiptaret ndonjifarë  kulture?” Çfarë pyetje! Sigurisht ti e din që ata kanë Homeri e tyre. Ka mundësi që nuk e din, edhe un vete jam në mëdyshje paçka se lloj-lloj njerëzish me rëndësi bëjnë çka munden me më bindë ndryshe.

Kur zihet fillit nji shtet i ri, sidomos nji shtet i paravendosë në parime etnologjike siç është ky ndër fjalë, duhet pikësëpari të rregullohen njiqind ujdi të tjera. Duhet të gjendet nji sundimtar te ri, e të ngrihet nji ushtri e tija, dhe kur gjithçka prehet në vendin e vet e çdokush prej revolucionit ma të mbramë është nxjerr jashtë loje ose ndry në burg, atëherë është koha që ai vend fillon të përpiqet për kulturë. Vende të tjerë kanë kulturë... Holliwood-i ka Hogwasch.... e doemos duhet që me pas dhe ne të tonën.

E si fillim ne importojmë sa të mundemi prej France libra sepse kemi nxanë në shkollë frëngjisht dhe mendojmë se është kështu e hijshme, disa të tjerë prej Italie që të lulëzojnë marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe nji grusht librash prej Gjermanie veçse që të plotësohet rendi.

Dikur më vonë nji gjallnik  përkthen nji prej atyre librave francezë kështu që dyfishi mundet ta lexojë, e kësi numri i përgjithshëm mbërrin deri tek 200.

Mbas do kohe, nji edhe ma i zhdërvjellët se ai i pari shkruan nji libër sikur francezi, por qeveria e ndalon saora, e nji pushtetar i ngrysur e heton duke lypë në të agjitacionin për nji kohë aq të gjatë sa atij të shkretit nuk i bien ndër mend më kurrë për letërsi por shkon e shkruhet në ushtri.

E kur vendi është përgjumur, qeveria rrëmon ngadalë nji Histori të Lavdueshme për Shtetin, e më vonë lypë të njëjtin send për edhe nji Letërsi të Lavdueshme të kombit, por kjo e fundit nuk është aq e lehtë te gatitet se ai dikushi nuk mund me e shpikë sot me nesër, e kësi i bëhet zë dikujt me peshë që me të marri përsipëri të tijën detyrë më të parë si qytetar.

Kështu ndodhi që At Gjergj Fishta i përveshi krahët për mëkambjen e letërsinë kombëtare. Ai është shumë i përshtatshëm për kët punë sepse është prift, e kështu është  i nxanë, e se përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Paqes e është afërmendjes patriot, edhe se po shkon e plaket e ka shumë kohë të lirë nëpër duar.

Deri tash ai ka nxjerrë drite nji lëmi metrash me rapsodi dhe nji kile apo dy me drama, por shumica e njerëzve më shumë këndojnë librat francez. Rapsoditë botohen tek Hylla e Dritës, e cila në të vërtetë është gazeta e tij. Më vjen keq qe ti nuk mundesh ti hedhesh nji sy sepse disa nga numrat e saj janë përnjimend të mira. Emri përkthehet Hylla e Dritës, dhe koleget françeskanë të At Fishtës kanë nxjerrë në të shumë rapsodi të mira e të vërteta, të ujdisur nga poetë të vërtetë që jetojnë jetë të vështira nëpër male e që din për çka flasin. Disa prej tyre edhe janë përlesh fyt-e-fyt edhe ndër betejat  të cilat i përmendin. Është afërmendjes se At Fishta nuk zen armë me dorë sepse ai është prift , e për më së shumti lufta asht e çartur.

Tash besoj se do të shpjegoj çka është rapsodia. Mire atëherë; Është nji poeme e shumë e gjatë, disa herë po aq e gjatë sa dhe Odisea, me çifte vargjesh tetërrokëshe që rimojnë. Këndohet me shoqërim e qëndrueshëm të çiftelisë, një mandoline me dy tela, dhe nga lahuta, nji çelo i kahershëm. Siç të kallëzova rapsodia është e gjatë shumë, e ajo ja nisë si është zakoni me gjenealogjinë e njerëzve që përmenden, e me numërimin e cilësive te tyre, e ma pas të kallëzon se ku kërciti pushka e pse, e mandej njerëzit ngasin aty nëpër nja pesëdhjetë strofash. Kur më në fund  mbërrijnë atje ata përnjiherë ja nisin me shkurtu kryet e hasmit të tyre, e këngëtari të kallëzon sesi kryet u rrokullisë e ku pushoi, e si gurgulloi gjaku.

Kur nuk ka ma krye për me heqë, heroi vrullon përsëri në udhë me vashat e zëna rob, e papritmas këngëtari ndalon dhe ti zgjohesh prej atij gjumi.

Disa prej këtyre rapsodive kanë aq shumë Strum and Drang, në to sa mund të shfaqi dhe vetë Bayron-i apo Roy Cambell, por Patër Fishta  ka kenë nji antologjist aq i palodhur për Hyllën edhe si të gjithë antologjistët nuk mund pa u përpjekë dhe vetë me rapsodinë. Shumë nga poetet tonë bëjnë të njëjtën gjë, apo jo, veçse ata më të shumtën e rasteve, meritojnë veç nji qoshe modeste në New Verse ose botojnë nji vëllim të hollë nëse munden, e kurrnji nuk ia ngucë krijimin mbas kaq shumë pune.

Të shumtit e poetëve i vrasin pak mend herë pas here por jo shumë prej tyre kanë fatin që të kthehen në Poetin e Madh Kombëtar, sikundër Patër Fishta.

Qeveria jonë i jep nderën e Poetit Laureat, por nuk na detyron që ti këndojmë ata; ndërsa qeveria shqiptare i udhëzon djelminë e saj qe ta lejnë menjane Giden dhe të lexojë Fishtën, e tillë është forca e sugjerimit saqë të gjithë ushtojnë përnjiherë “ poeti ynë më i madh!” më shpejt se mund të thuash peshk.

Mirdita e cila është nji qark i mesëm i vendit prodhon disa lirika shumë të mira dashurie: ato tingëllojnë si shumë elementare në anglisht, por po të këndohen të vendet e duhura janë me vërtet të këndshme; kësi Patër Fishta shkroi dhe ai disa, “në modelet e vjetër” si më kallëzoi ai. Nuk ka gjë më të mirë se si pusullë e mirë në nji shishe të keqe, apo jo?

P. F është 67 dhe prift, prandaj po pyesja veten nëse ish i përshtatshëm me ujdisë lirika-dashurie, por ai për vetë s’ kish pikë dyshimi. “ Nji poet është i pa-kohë – i pa moshë,” me tha. Patër Fishta mund të jetë i pa-kohë, nëse ajo nënkupton diçka, po ai padyshim po shton në peshë. Nuk isha kaq i pafytyrë sesa të hapja nji bisede për punë të oreksit, (në origjinal ductless gland).

Poetet më të mirë në Shqipëri janë të cunguem sepse nuk dine as shkrim as këndim. Janë gati 40,000 poema në qarkullimin gojor, kësi nëse dikush i mençur dhe i penës si Patër Fishta, shumë shpejt mund të tregoje nji sasi të konsiderueshme poezie.

Por poezia gojore nuk mund te përkthehet aq lehtas në atë të shtypur. Është thellësisht ndryshe nga vargjet tona që shkruhen. Brumi i madh i saj asnjiherë nuk flitet por këndohet, dhe nji pjesë e saj, si rapsoditë për shembull, nuk kanë pretendime estetike por janë veç është nji mënyrë e volitshme me mbajttë mend rrjedhën e nji tregimi të bukur.  Poezia gojore harrohet dhe rikrijohet gjatë gjithë kohës, nji rapsod e ndryshon këngën sipas kuvendit.

Nuk është diçka që mund ta fiksosh dot në letër.... e kandja shqiptare e poezisë është shumë ndryshe nga disa rrethe akademike të tonat që me përkushtim shijohet mbushja e tyre me Auden and Donne. Këtu vegjëlia  shijon poezinë, kurse paria lexon Victor Hugo-n dhe Bayron-nin dhe mendojnë, si dhe ne, sa me kulturë po mbulohen.

Ka shumë kohë qëkur kultura zyrtare akademike e nivelit Wordsworth, Arnold, Dowson, Yeats, Auden është shijuar përtej njiqind-mijëshes së ithtarëve. Dhe sot kur ndokush thotë poezi, çohen peshë mendimet tona e mundohemi të sjellin nder mend herën e mbrame kur lexuam diçka, mbase kur morëm certifikatën e shkollës. Por njerëzit e Anglisë kanë poezi me bollëk, ajo noton e humbet përnjiherë sikurse dhe këtu poezia gojore. Vetëm këqyre gazetën tonë Daily Mirror kur të arrish në Kinë: shumica e numrave kane më shumë poezi dhe dramë në çdo faqe se volume të plota të New Verse.

Ne se ne kemi Auden, Epstein dhe Bax; ata kanë Cole Porter, the Daily Mirror. John Bull, The Leader etj., dhe Gershwin, dhe me ta kënaqën! Shumë pak prej nesh prej nesh fishkëllejmë Bax kur jemi të lumtur.

E pra Patër Fishta është duke u përpjekë të mëkambi nji kulture nga më të mirat. Kështu kur dikush do të përmendi poezinë në Shqipëri, njerëzit nuk do të mendojnë për malësorë te dyshimtë lagjeve të Shkodrës por do të nxjerrin vrik Volumin 29 të veprës së Gj. Fishtës dhe të fillojnë të shkulin fletët.

Dhe natyrisht do të kopjoj Auden dhe MacNeice duke përfshirë këtë letër në librin tim sepse mendoj se shkrimi i letrave nga Islanda ishte nji ide kaq e mirë apo jo? Kjo letër zgjati pak si shumë por a nuk zgjatet kështu gjithçka në jetë, perfshirë këtu dhe dashuritë e muzika.

Me shumë dashuri

N. H   

 

perkthimi v-bey

24 Komente

Made my day v.bey. Rrofsh.

Fishta i sjelle enkas keto dite qe kremtohet 100 vjetori Migjenit. 

Fishta ashtu sikurse u mohua padrejtesisht nga politika , po ashtu sot per arsye politike dhe jashteletrare po pompohet duke i dhene statusin e poetit kombetar. E shumta Fishta eshte nje rapsod popullor i kultivuar dhe aq. Sado te pompohet artificialisht, nuk mund te erresoje dhe aq me pak te rrezoje nga piedestali Migjenin. Kur  Fishta  glorifikonte traditen, shpirtin e te pareve dhe i kendonte Mrizit te zanave, Migjeni beri carjen epistemologjike ne letersi, duke themeluar modernitetin ne letersine shqipe. 

*****

***** X *****

Pa harruar qe eshte edhe me lokal, pasi shkruan ne nje dialekt ku gjysma e shqiptareve nuk duan te humbin kohen.

6* Penë floriri, nga qyteti i Beratit (1913)

hahaha edhe Berati, o PF, ato tosket e Beratit e paskan humbur ca kohe smiley

Nqs eshte e qellimshme dhe dashakeqese (meritat e njerit nuk zvogelojne meritat e tjetrit), po ti atehere qe bie ne nje kurth te tille?

Me poshte, Mirenjohjet Kombetare dhe Internacionale te rapsodit popullor lokalist, kryetar i kongresit te Manastirit, fale te cilit shkruan sot me germa latine dhe je turke/greke/sllave.

1* Urdhrin "Nderi i Kombit" Shqipëri, 20022* Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë3* Kurorë Argjëndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i Shkodrës (1911).4* Dekorata Mearif, nga Mbretëria Turke (1912).5* Dekorata Ritterkreuz, nga Mbretëria e Austrisë (1912).6* Penë floriri, nga qyteti i Beratit (1913).7* Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).8* Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit françeskan (1929).9* Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).

Rapsodi popullor lokalist hunter, qe shkruan ne dialektin te cilen e flasin pjesa derrmuese e shqiptareve.

Me 23 tetor eshte edhe 140 vjetori i Fishtes, lindja dmth, jemi me fat per sa shum poeta kemi.

E shumta Fishta eshte nje rapsod popullor i kultivuar dhe aq.

A nuk e ben kjo dhe poet kombetar, meqe populli eshte esenca e kombit?

 

p.s. Se ku e kam lexuar dhe njehere kete lloj cilesimi per Fishten...hmmm... me duket se Idrizi...

v.bey, te lutem se nuk kuptova gjo, per çfar bohet fjale, a ka mundesi te me shpjegosh me shkoqur, kush shkruan dhe kujt i drejtohet, dhe i kujt viti eshte letra, a te keqen, shpjegona edhe ne te varferve qe sapo mbarova nje vene te 1990, a te keqen. 

Uh sa me ke bo me qesh Thomai, edhe definitivisht je me shume i lezetshem mbash nji shishe vene, jo se nuk je keshtu edhe zakonisht. Te du fort megjithmen.

Vetem 1 gjo, pse ke peshku mbas 1 shishe???, peshku nuk eshte zevendesim ideal i realitetit i dashur. 

Përveç nji dëshmi e vyer e të hollë, letra e autorit H. N

Kush eshte autori H.N. ?

"...Sikurse Homeri që qe ndër grekë të lashtë shenja e parë e shquar e civilizimit helen, Gjergj Fishta qe në vigjilje të mëvetësisë shqiptare, shenja e parë e kulturës kombëtare...!"

V.bey, seriozisht jeni me keto superlative?

Fishta eshte ai qe eshte, por mos e "masakroni" me keto te thena... jezuitesh!

Hotel Internacional Shkodër 16 Shtator’ 37

...tash jam duke bujtë në Hotelin Internacional, i cili nuk është aq madhështor sa tingëllon. Prej tij zgjatohet nji rrugë prej balte të pjekur  ku njerëzit natës rendisin qetë e zgjedhës e ditës papastërtitë e tyre. Un për vete jam duke u gostisë me ushqime të thata e dal rrallë herë jashtë dere.

Where is Teefa when you need him? smiley

S'po i nevojitet Teefa kuej, o Zotni! P'haj, me tan kta eksperta ktu, me dituni enciklopedike âsht gjynah mos me'e shtyp Shekspirin n'broken american, se per Pader Gjergjin, gjoja, n'ghijuh standarte (tosknisht) po jau bajm hallall. smiley

Jo "gjoja" Teefa por "keshe" smiley.

Meqe te mesova nje gje smiley, me meso dhe mua ne cilin dialekt eshte "ghijuh" dhe "jau". 

Ja tash, mos m'ban pytje t'vshtira. Madherfaker! smiley

E mire, se s'e bej me.  Dhe shyqyr qe thake ket dialektin tjeter.  Hallall qyteterimi i lashte i Shkoderloces.

Mos ta ndin kush maj! Tupr e marre e faqja tan e zeze! smiley

Shqipja e prurjes, ne cfaredo dilaketi qe eshte menduar te sillet, eshte e perbindshme.

Shqipja dhe sidomos gegnishtja nuk ia ka askujt per borxh injorancen dhe papergjegjshmerine e shprehur si ketu.

aiiiii... s'e kisha pa kte me nolt; Teefa keka kap pisk... smiley

Teef, ti ban me ken pak sOnsibel (TM Bert Ndrenika), i kishe kap tan ato gabime ghijuhet jo standarte n'tekst, ene e kishe bo fije fije i kyt tem. Por s'don ti jo. Ti din, por s'don.

allegrooo.... ma non troppo... tha Tano Banushi i Madh!

 

Ja ma tamarrsha, un me Monden s'kapem. A t'dukem i marr a? smiley 

Persa i perket atyne tjerave qi the; msus Januz, pash syt e ballit mos mthuj se ke shku n'amerike? smiley

Prralla nga e kalumja per Tefen (meqe osh i filmave):

Kam ken i her tu u kthye prej Gurit t'Zi per n'Shkoder me autobuz - ka shum koh kjo. Afer meje qillon dikush qi po fliste per fotboll. Deklamonte: Europa duhet t'i ngrej monument florinit Dino Zofit (m'boni pershtypje qe e thoshte me "Z", jo me "X" emrin e portjerit), sepse aj e ka ndal topin e brazilianvet n'vij fatale. T'ish ba ai gol, Brazili do kishte dy kupa botet ma shum se europa etj etj...

Pys dike qi qelloi afer: kush o mer ky?

Asht Paulin Ndoja, tha.

Ma von shkojm n'hotel turizmi; ulena. Te tavolina ul nja kater veta. Edhe ne fund moren nga nji krem karamel. Iu pelqeu. Porositen prap. Edhe i her. Ne po i kqyrshim. U bom kurioz, a din? Thot njoni, Tonç (per Tonin besoj), a don ma krem? Jo, i tha ky. Vazhdoi aj tjetri: "Keka i mir mer ia dhesha zoten"... smiley

Sa injoranta ka kjo bote. Fishta kandidat per Nobel e disa sharlatane kane guxim te thone se ishte rapsod lokal. Tamam si baballaret e tyre te Zeri Popullit nje here e nje kohe

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).