Ka kohë që në skenën tonë publike injorohet vendimi i qeverisë për t’i hapur rrugën importit të plehrave. Me përjashtim të gazetës “Shekulli”, që e ka ngritur në vazhdimësi këtë problem, aktorët dhe faktorët e tjerë socialë e injorojnë në mënyrë pothuajse të rregullt këtë çështje. Është një injorim sa shqetësues, aq dhe i habitshëm.

Është e habitshme heshtja në lidhje me çështjen e importit të plehrave kur shikon zhurmën që bëhet për një sërë çështjesh krejt të parëndësishme. Gazetat, televizionet dhe emisionet televizive buçasin në lidhje me dhjetë pikat e Ramës, tri përgjigjet e Berishës dhe dy komentet e Metës. Vazhdojnë të njëjtat debate bajate Rama-Berisha, bëhen pothuajse të njëjtat muhabete në lidhje me Kodin Zgjedhor. Diskutohet gjerë e gjatë Avokati i Popullit dhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, a thua se fati i vendit varet nga këto emërime që thjesht ofrojnë ca vende pune më shumë a më pak.

Por, më shumë se i habitshëm, injorimi i çështjes së plehrave është shqetësues. Duhet të jesh krejt i pandjeshëm, mos të trembesh thjesht nga ideja se ne do të importojmë plehra, ndërkohë që nuk po menaxhojmë dot plehrat që prodhojmë vetë. Aq më tepër kur dihen kapacitetet tona administrative për të kontrolluar dhe për t’u korruptuar. Aq më tepër kur plehrat dhe mafia në Jugun e fqinjit tonë perëndimor janë tashmë sinonim. Dhe së fundi, aq më tepër kur pasojat e importit të plehrave mund të jenë katastrofike jo thjesht për ambientin, por edhe për vetë shqiptarët, edhe për brezat që vijnë.

E megjithatë, ndoshta qeveria ka të drejtë, ndoshta ata që ngrenë alarmin e plehrave ia fusin kot. Ama, nëse është vërtet kështu, atëherë ata që janë në pushtet nuk duhet të hezitojnë që një vendim të tillë kaq delikat dhe që prek kaq shumë dhe kaq thellë jetën dhe ambientin tonë, ta hedhin në referendum. Ky është një detyrim minimal, moral i qeverisë sot, po të kemi parasysh sa delikat është vendimi për importimin e plehrave.

Një referendum mbi çështjen e plehrave do të kishte minimalisht tri pasoja pozitive. Së pari, përballë publikut çështja e plehrave do të diskutohej më në detaj dhe në mënyrë më transparente. Së dyti, një vendim kaq i rëndësishëm do të merrej nga vetë elektorati publikisht dhe jo nga disa individë që takohen në mënyrë private, qoftë në shtëpinë e ambasadorit amerikan, italian apo europian. Së treti, nëpërmjet referendumit shoqëria do të përfshihej në procesin politik, duke dalë nga roli i spektatorit ku tashmë e kanë degdisur partitë politike.

Natyrisht, mirë do të ishte që për referendum në lidhje me këtë çështje kaq delikate të shprehej edhe opozita, madje edhe Presidenti i Republikës, që ka mundësinë ta ndalojë këtë vendim që minimalisht nuk është debatuar mjaftueshëm në publik. Le të shpresojmë që as njëra, opozita, dhe as tjetri, Presidenti, nuk janë shumë të zënë me punët e tyre.

22 Komente

smiley Eh Mo Kajsi kete po mendoja dhe une nese ishte e mundur,por jo kjo qeshtje do te varroset sepse ka ' arsye' dhe qeshtje me 'madhore perpara' .. keshtu do te kalohet mes tymnajes rreth debat apo jo debat

ceshtje ceshtje dhe jo qeshtje.

faleminderit per redaktimin

Kajsiu eshte nje nga njerezit me te sakte qe shkruan neper gazetat e Tiranes. Mbase me i sakti. Dhe ne kete shkrim me ka pelqyer goxha, prandaj edhe eshte ne qender te faqes.

Pa analiza te gjata "me the, te thashe". Shkurt, sakte, dhe troç: merruni mër gazetarë, deputetë, opozitarë e analistë me gjëra të prekshme dhe të rëndësishme. Lejini budallalliqet.

Ligji eshte miratuar, nga parlamenti, dhe per shfuqizimin e ti, i lind e drejta popullit qe nepermjet nje referendumi ta rrrezoje apo jo....

Po ju sjell ne vemendje, pjesen e Kushtetutes per referendumin...

 

PJESA E NJËMBËDHJETË

REFERENDUMI

Neni 150

 

1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.

3. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.

 

Neni 151

 

1. Ligji i miratuar me referendum shpallet nga Presidenti i Republikës.

2. Çështjet që lidhen me tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë, me kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare të shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me deklarimin e luftës dhe të paqes dhe me amnistinë nuk mund të shtrohen në asnjë referendum.

3. Referendumi për të njëjtën çështje nuk mund të përsëritet përpara se të kenë kaluar tre vjet nga zhvillimi i tij.

 

Neni 152

 

1. Gjykata Kushtetuese shqyrton paraprakisht kushtetutshmërinë e çështjeve të shtruara për referendum sipas nenit 150 paragrafët 1 e 2, nenit 151 paragrafët 2 e 3 edhe sipas nenit 177 paragrafët 4 e 5 brenda 60 ditëve.

2. Rëndësia e çështjeve të veçanta, të parashikuara në nenin 150 paragrafët 1 e 2 nuk është objekt gjykimi në Gjykatën Kushtetuese.

3. Data e referendumit caktohet nga Presidenti i Republikës brenda 45 ditëve pas shpalljes së vendimit pozitiv të Gjykatës Kushtetuese ose pas kalimit të afatit brenda të cilit Gjykata Kushtetuese duhet të shprehej. Gjatë vitit referendumet zhvillohen vetëm në një ditë.

firmat quhen te vlefshme vetem nese jane te vertetuara nga noteri. kosto e nje noterizimi te tille eshte rreth 10 USD/cope, dmth 0.5 Milione USD per te pasur dicka qe mund ta cosh te ristani. Tani si thu ti, the same ristan qe dhjeu zgjedhjet dhe si ka hyre akoma gjemb ne kembe, do e kete problem te dhjesi dhe referendumin me gjithe gjysmen e meleonit te dollareve?

Eshte thjesht kjo nga ana ligjore:Merr nje noter me vete kur mbledh firmat, dhe noterizoi te gjitha firmat ne fund me nje procesverbal te plote. keshtu behen ne gjithe boten. Keto jane thjesht justifikime

Pyetja behet: Kush popull?(Nuk behet stan me lepuj :thote nje fjale e urte e popullit)...

Askujt nuk i ben pershtypje...Ku jane keto "jashteqitjet civile" qe llustrosin larte e poshte politikat antishqiptare te kesaj klase politike(perfshij ketu qelbesirat socialiste, te cilet votuan kokeulur)..Ku jane?..Ky ligj eshte de juro hapje e portave te ferrit per groposjen e mbetrurinave Italiane ne token shqiptare...

Ketu keni projektin e Italianeve(per zonen e Sharres), postuar ne faqen zyrtare te Ministrise se jashme e Italise

shume sakte. kjo do ishte nje mirmjes i mire per presidentin aktual.

Kajsiu po kerkon qiqra ne hell me ket referendumin. Po te behej nje referendum per plehrat do duhej te behej nje tjeter per tecin me qymyr, per doganat e makinave, per 100 gjera te tjera qe ne fakt i takon nje qeverie te vendose. Apelin me force Kajsiu t'ja beje opozites dhe presidentit, dhe jo me pambuk por me force, me gjera konkrete, me organizmi jashte te zakonshmes si psh nje fushate Facebook-u, nje emisioni televiziv, ne interviste me ministrin e mjedisit etj etj . Ka plot menyra qe Kajsiu & co mund te vrasin mendjen e ta gjejne. Edhe nje apel ndaj aleances kuq e zi nuk so ishte keq. Eh.............

One step at a time...nese per cdo iniciative mendohet qe jane dhe nja 100 po kaq te rendesishme atehere mbeten te gjitha pa bere.

Kush mendon se kjo eshte dicka e rendesishme ketu ka nje propozim konkret - le te marre pjese a te propozoje tjeter zgjidhje.

Kush ka per zemer nje nga ato 100 te tjerat, le ta filloje nje iniciative si shkruesi.

Une vetem 1 kam per zemer qe jam i bindur qe do zgjidhe shumicen e halleve. Dua nje referendum per gjendjen psiqike te Berishes. Nese nga kjo del qe shumica e popullit beson qe berisha eshte totalisht i rrjedhur atehere u gjet ilaci, nese del e kunderta atehere eshte perseri po aq mire sepse te pakten vendoset perfundimisht qe jemi te groposur njehere e pergjithmone.

Prape nuk do zgjidhte gje referendumi,do manipulonim pak me votat dhe pastaj do ishte me keq per ty dajosho se do te te mbushte mendja per te kunderten,ashtu sic tu mbush ( diku ne nje koment tendin) mendja qe Rama i humbi zgjedhjet e 8 Majit dhe nuk ja vodhen smiley

Se mos keqkuptoheni ore se e kisha per kerkesen per referendum te Dajoshit,sa per plehrat dhe une shume dakort jam qe te behet referendum.

Plehra, plehra, plehra, rrofte qeveria jone e plehrave smiley pa plehra nuk rrojme dot, plehra, plehra, qeveria, qeveria, plehra, qeveri plehre, oh me falni smiley plehra qeveri, qeveria, plehra smiley

Mbetem dhe une me propozimin e Kajsiut . Nuk shoh drite tjeter ne tunel . Nje Qeveri Grabitesish , njePpopull patriot , Punetor , Hallexhi , por  veshderr  dhe pak plehradashes ...duhet SHKUNDUR  , duhet Zgjuar .  Iduhet marre nje Firme e nje vote sepse edhe Bathorasit do binden qe nuk eshte Vote per te hequr babasqapin . Eshte per te menjanuar te DHJERAT e Berluskonit qe po ua hedh mbi koke . Aty do ti shtresezoje sa te mos shohin njeri tjetrin  e as femijet pas ca koheve. Do i varrose Mafia me rezatim radioaktiv , do u ndot ujrat me helme , do u ngordhe gjene e gjalle dhe do lindin Mostra

Nje Metalurgjik qe me te vertet kishte  jashte norme fenolet ,per mungese filtrash ( nje dicka Plotesisht e riparueshme ) , dhe kemi 22 vjet qe degjojme QENERINE qe leh ne Hene sikur ka zbuluar Krimin me te Madh te Shekullit . Po u dhjesin mbi koke Bota dhe InteliDjenca e Modhe mer jahu po merret me nje tricikel te vellamit turist  nazist ne se e qelluan partizanet apo ballistet  smiley

Une e kam shprehur dhe vazhdoj ta shpreh se ai vend nese nuk nderhyhet ne KOHE ...ai vend PO Shuhet si Shqiperi . Aty eshte mbjelle dhe  po Lulezon nje Parajse Gjigande e Plehrave te Mafies NDERKOMBETARE e instaluar , Financuar , Perkrahur dhe Ushteqyer me Ligje ,  si Qeveri e Ligjeshme e nje Shteti Ligjor smiley qe po don me u Integrue or tie   

Dhe Plehra nuk jane mbeturina por ne Rradhe te PARE Qeverite Hajdute ne diete e Karieriste qe ngrihen mbi Krimin .  Vetevetiu para kerkesash te tilla duke bere te Shurdherin ....do te vije shume shpejt nje FORCE Politike tjeter qe ti trajtoje e ndeshkoje si Antipopullore ! Dhe pas ca vjeteve te tjera do dalin perseri Historishkrues e B..ir Historish ,  per te na bere me dije Aktet Nr.dt te mbeshtetura ne Kushtetute , paragrafi e neni ... i Shtetit te Babasqapit te Vucidiolit smiley

E realizofshi  sa me shpejt nje Referendum te Tille . Le te Hyje dhe Shqiperia ne rrugen e Arsyetimit Popullor ! Dhe do fitoje shtu sic fitoi Shqiptarizma mbi shitjen e Ujrave detare ngaSqeperit me Pushtet !

 

Jo po dhe nje referendum per kioskat Mamuras, pastaj nje  per policin tek kryqezimi tek Tirana e Re, pastaj nje per WCne publike ne Shkozet, dhe nje tjeter per lokalin ne Babru e keshtu me radhe

O milet ka llogjike per referundume Se skeni b...the ti bini gomarit apo gomereve ne krye tani i bini samarit??????

Referendum per te futur ne burg, larguar nga Shqiperia tere politikanet tane, ata qe sjelin plehrat ne Shqiperi, ka kuptim. Por te kerkosh referendum  per cdo gomarllek qe bejne ata qe ju keni zgjedhur eshte gomarllek me shume se vete ato qe ben gomari

Jep ndonje shembull Tom si mund te largohen . Besoj kajsiu dhe te tjere atje mund te ta dine per nder. Nuk duhet te jene shume inatcore e qibermedhej smiley

eshte gomarllek me shume se vete ato qe ben gomari...

Po kjo cfare qe ? Per Saliun besoj ke patur ne mendje , po je shprehur me metafore  smiley  Atehere  I bie te jete Gomarica alias Jozeficka ,  me shume se gomari !!!

Apo e zgjidhesh kabim dyshiminper pejetjen ?

pyesni Beeee Lulin se si Hollanda ka njel keq per plehra se i bo energji te paster. Kshu ene Shqipria, ka nevoje per material te pare per te ndertue kapitalizmin. Shife ca ka shkrujt Sala ke porti durrsit:

"Give me your dirty, your trash,

Your packed masses yearning to burn free,
The wretched refuse of your teeming shore.
Send these, the shit, tempest-tossed to me.
I light the furnace beside the golden door."

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).