zhduket… Trëndafil i kuq i flladit dhe i fatit

mbete tek unë veç si mbamendje, një ritëm i rëndë

trëndafil i natës, ti shkove teksa valëzoje të kuqërremtin

valëzim të detit... Bota është e thjeshtë.

 

Muzë, nepmë gjithçka (dëgjo, të kuptosh mirë!)

ndoshta s’e thashë boll “gjithçka”, nepmë gjithçka, gjithçka, gjithçka. Dhe poemat

e tua, ato poemat që kanë lindur bashkë me ty

bashkë me tymin e cigares tek i cili kridhesh sa herë të duhet kohë për t’u menduar mirë

...

ajo tymos në ballkonin e saj të ftohtë e kthehet

trupi i saj, që duhet të mbante përbrenda trupin tënd

tash është më i ftohtë... pastaj çfarë ka të keqe, sigurisht që na lejohet

t’i kemi ca siguri teksa jetojmë në qytetin dekadent

ku mure e mall gërshetohen për të të ndaluar

t’ia çosh kët’natë vetveten muzës...

 

më jep ndonjë flok

se më ka marrë malli

të t’i përtyp flokët -

flokët e saj, kripur me det

me mërzi zyrash e burokracie

me sinqeritetin e justifikimeve të rreme të bëra prej frikës

a dashurisë së plotë

 

vetëm

prej sa kohe tash nuk ke qenë vetëm?

 

Dëshirë për të lexuar, ajo që shkon me biçikletë,

ndjen erën t’i përplaset në fytyrë dhe një muzikë e fortë

një tjetër lloj drite e kuqërremtë. Melhelm, apo jo? Dhe uji i ëmbël

dhe zërat. Ditë të bukura korriku, ndoshta të parat ditë të bukura të vitit krejt

qentë janë lënë në terr. Ata flenë. Jam mirë.

 

A do të vijë të të takojë në grinë e qyteteve të të ardhmes?

Duket sikur keqardhja ndonjëherë bëhet më e bukur se bukuria

vetë. E kështu, zhytesh në të, aty është ngrohtë e harron.

Sa gjuhë vallë më duhen për plagët që kam...

e ti merak ke për gjithë format e së ardhmes

apo jo?

 

mungesë materiale tmerrësisht e prekshme

 

po ku të çojnë këto shtigje vajzë?

A lodhesh?

Se ende fundin s’ua ke parë...

në ndonjë fund ku jam dhe unë

që diku tjetër jam vetë shtegu

dhe vallëzimi

dhe turmat e retë që i vendos në gjoks bashkë me kokën tënde

 

çfarë ere vjen dëshira për të rimarrë mbrapsht mëkatet?

Era mall për të të pushtuar

erë qepallash që përkulen nga ëndrrat që duan të ëndërrohen

 

Ose, ajo mund të dalë mendsh duke menduar

çka do të ndodhte po të mos ishte në shtratin e saj të vockël

e unë në hënën time të rëndë?

 

ndihu e mbrojtur, ndihu e përkëdhelur, ndihu e vogël

sa të mund të më humbësh ndër krahë për një kohë

shumë shumë të gjatë. A të më humbësh nën batanije

e të të kërkoja aty, për shumë shumë kohë ...

 

23 Komente

I five it, to hell with art-critics.

 

Shume e bukur, Sol. Me ngjalli perbrenda nje melankoli sa te trishte, aq dhe te kendshme. ndoshta, "e kendshme" s'eshte tamam fjala e sakte, po tani s'arrij ta gjej dot te duhuren.  

 

 

po ku të çojnë këto shtigje vajzë?

A lodhesh?

Se ende fundin s’ua ke parë...

në ndonjë fund ku jam dhe unë

që diku tjetër jam vetë shtegu

dhe vallëzimi

dhe turmat e retë që i vendos në gjoks bashkë me kokën tënde

 

çfarë ere vjen dëshira për të rimarrë mbrapsht mëkatet?

Era mall për të të pushtuar

erë qepallash që përkulen nga ëndrrat që duan të ëndërrohen

 

Pervec atyre, gjeografikisht e njeashme une, se me kapi leximi ne ballkon, megjithese ne nje dite jo-aq-te-zakonshme te ngrohte New Yorku.

Plus sec kishte kripe deti aty smiley ... and sold smiley.

Ketej ka filluar i ftohti, mondushe, dhe s'ishim pergatitur per te lexuar gjera te tilla sot ne peshk, e kesisoj, me nje sy nga peshku, shkujdesshem, e nje sy nga rregullimi i thonjve, ajo poezi me lart na la pa fjale, ca se s'na dalin gjuhet per te lepire plaget, ca per mallin e gjerave qe kane ikur, e ca per mallin e gjerave qe do te vijne... smiley

 

 

Ncncnc, orvatje per te me mallengjyer kjo?  Apo ngaqe e di qe une s'ngjymallohem kollaj smiley.  Ncuq, deshtove.  Qe ta dish pa jo per gje smiley

smiley

E di, e di, prandaj t'u desh nje nate e tere per te fshire lotet... smiley

po shoqja tropizme, me duket, e ka harruar qe ketej nga ne hame perdite buke me klishe', dhe kur, si ne kete rast, e perditshmja ngrihet ne nivel poezie... oh, s'kam c'te them, si pa kuptuar, paskesh qene dite e perkryer. smiley

smiley (ne shenje dashurie)

 

Qava goxha, pastaj thashe "At least we sacked Brady four times". Edhe gjume smiley

smiley

PS: Me perjashtim te ketyre diteve, ftohte New York-u.  Ndaj s'ka faj trop qe ne vend ta krahasoje kete poezi me bluze mendafshi, e krahason me triko leshi smiley

"më jep ndonjë flok

se më ka marrë malli

të t’i përtyp flokët -

flokët e saj, kripur me det..."

T'lumte dora!Emocionet e thella gjithmone shprehen me fjalet me te thjeshta.
Megjithse eshte nate,lexoj rreshtat me larte dhe ndihem sikur heret n'mengjes;sikur i marre ere dranofiles.

Bukur smiley

aman mer çun ju mur ne qafe pulitika smiley 

Me ka marre malli per kohet kur beje pizi per mua smiley) dhe me dashuroje lol

Nji dite gati te nisa nji pusulle dashurie me kta kosovart qe ju vijne ke celula smiley)

i dalldisi fare femnat e peshkut kjo piizi..

anima animus

Kjo poezia e avashte,e rehatshme,na e embelsoi zemren.
Ruzhe t'raft pika smiley

daje menjen ne ti mo

i here me thu : te du shume

i here : t'raft pika

pse kot thane per vlonjatet `` te dua moj qene`` ?

Solo! Qeke bo dreq! Edhe mua me pelqeu shume.

S'e kuptoj perse autori zgjedh te cpoje vjershen, qe me vjen elegante dhe komplekse, me klishe gjuhesore te se perditshmes. Perzjerja nuk funksionon por shemton. Perkunder kesaj, perzjerja vete e dyte - vete e trete funksionon shume mire.

Te kujt jane vargjet epigrafike? Shume te bukura.

U dashka shtuar nje disclaimer: nga "to hell with art critics" perjashtohet trop e ndonje shoqni tjeter smiley.

Qe dmth se ti je dakort me kritiken time apo po me mban me hater? Mengjes nga ballkoni ne ballkon, keq per nje poet te na kendoje me mandolle smiley.

Po te mbaj me hater smiley

smiley.

Ne fakt e pata dilemen kur e lexova ne fillim: A duhet t'i hysh detajeve me laps ne dore apo embrace the whole thing?  Ne kete rast e pashe te arsyeshme, ose le te themi ndje-sueshme qe "to hell with details" I love this thing.  Sort of like an adorable silk shirt, do I not wear it cause some stiches are not that neat?  And miss out the feeling of it?  No way.  So I took it and "ran away" with it, to hell with the not-so-neat stiches. 

Mengjes gjes gjes smiley.

shume e bukur Arber! 

ju falenderoj, edhe ketu mengjes eshte smiley

der Andere ist nur meine andere Hälfte. smiley

E tu fuggisti in compagnia dell'ore,
o Dea! Tu pur mi lasci alle pensose
membranze, e del futuro al timor cieco.

alla Musa, U. Foscolo

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).