Dhjetë pikat e fundit të socialistëve si kusht bashkëpunimi me maxhorancën dhe sfida e Ramës për debat publik me Berishën po komentohen shumë ditët e fundit. Personalisht pajtohem me mendimin se në një farë mënyre ato janë hartuar me vetëdijen se do të refuzohen, pra se kemi të bëjmë me një “truk” apo “kurth”, siç e quan Shkullaku në një shkrim të tijin, ku qëllimi i vërtetë nuk është arritja e debatit, por refuzimi i tij nga ana e Berishës.

Ajo çka dua të vë në dukje me këtë shkrim është një shqetësim që lidhet me pyetjen: Cili është targeti i kësaj politike, i këtij “truku”? Pra, kujt synon t’ia tregojë Rama këtë refuzim? Sipas meje, ky target janë ndërkombëtarët dhe “truku” shërben për t’u treguar atyre se aq antidemokratik është Berisha, sa edhe kur opozita e ul stekën poshtë, prapë ai s’pranon ta kapërcejë atë për të hedhur hapa demokratikë. Nuk ka qenë e vështirë për të kuptuar se edhe “steka” më të larta, si bojkoti edhe greva e urisë me çadra përpara Kryeministrisë, apo edhe 21 janari, u organizuan me të njëjtin/vetmin target: sensibilizimin e ndërkombëtarëve. Edhe mosvotimet e ligjeve me 3/5 po këtë synim kanë.

Ku qëndron shqetësimi yt këtu? – do të më pyesin. Shqetësimi im është se e shoh në rritje, jo në rënie, thirrjen për rolin e ndërkombëtarëve. Madje, vë re se pak nga pak, vit pas viti, ne gati as nuk po arrijmë të dallojmë më paradoksin që qëndron në këtë lloj politike, faktin se ndërkohë që u drejtohemi ndërkombëtarëve në emër të vlerave demokratike, vetë pesha e madhe që u japim atyre në punët tona tregon se nuk i kemi këto vlera. Është e vërtetë se kemi të bëjmë me një sindromë të vjetër, se ndërkombëtarët në përgjithësi e ambasadori amerikan në veçanti kanë qenë gjithmonë të pranishëm e nganjëherë vendimtarë në zhvillimet politike shqiptare. Mjaft të kujtojmë se pasja ose jo e mbështetjes ndërkombëtare ka qenë jetike edhe në vitin ‘97, apo se në ‘98-n, sikur të mos kishin ndërhyrë ndërkombëtarët, Berisha ua mori pushtetin socialistëve me sulmin që bëri në Kryeministri.

E, megjithatë, mua më duket se në atë kohë ka pasur fermentime të brendshme që ndërkombëtarët kanë ndërhyrë t’i qetësojnë në një farë mënyre, t’i kanalizojnë demokratikisht. Kurse sot, si ndjekës i vëmendshëm i politikës shqiptare, më rezulton se kemi një rritje si asnjëherë më parë të rolit të ndërkombëtarëve në politikën shqiptare në proporcion të zhdrejtë me uljen e sensibilitetit të shqiptarëve brenda vendit. Disa ia veshin këtë traditës së krijuar; disa faktit se Rama ka një varësi të sëmurë, një kompleks të madh ndaj ndërkombëtarëve e të kujtojnë intrigat që ka bërë për të fituar njohje e popullaritet jashtë. Sipas meje,  këto mund të kenë një rol, por shkak kryesor për rritjen e rolit të ndërkombëtarëve është kriza e thellë morale e kastës politike shqiptare në përgjithësi, si pasojë e abuzimit të gjatë me pushtetin. Protagonizmi vitet e fundit i ambasadorit Withers në fillim dhe ambasadorit Arvizu së fundi i tejkalojnë të gjithë protagonizmat e ambasadorëve paraardhës jo pse këta të dy janë individë që u pëlqen më shumë se paraardhësve ky rol, por sepse politika shqiptare, sa më shumë dështon brenda vendit, në kuptimin e aftësisë për të frymëzuar njerëz e për të pasur mbështetje të gjerë, aq më shumë orientohet nga truke e skenarë për ndërkombëtarët e me ndërkombëtarët. Një PD në opozitë, sipas mendimit tim, do të vepronte po njëlloj sot. Në këtë kontekst, edhe qëndrimet e disa të “moderuarve” në PS, si Islami, Blushi, Malaj, që kanë ngulmuar e ngulmojnë thjesht e vetëm në kthimin e opozitës në rrugët institucionale, por pa i hyrë pyetjes se pse PS nuk i frymëzon më shqiptarët, sipas meje janë të orientuara edhe ato kryesisht për kah pëlqimi i ndërkombëtarëve.

Me këtë nuk dua të them asesi se shumë nga problemet që u drejton opozita ndërkombëtarëve nuk qëndrojnë. Ato qëndrojnë që ç’ke me të, por ngulmoj se opozita duhet të ngrejë pikëpyetje të mëdha lidhur me atë se pse ajo nuk arrin të krijojë fermentim popullor me politikat e veta, përkundrazi, është viktimë e mendësisë së gjithëpërhapur se të gjithë njëlloj janë. Personalisht, sikurse e kam shprehur edhe herë tjetër, gjykoj se shkaku kryesor është “çështja morale” e pazgjidhur brenda PS, si pjesë e çështjes së krizës morale të të gjithë kastës. Opozita ka kaq kohë që i përmend Berishës vendet arabe, por pa qenë në gjendje të shohë se revolucionet në vendet arabe i bënë vendasit, dhe jo amerikanët e europianët, që deri më aty bashkëpunonin për bukuri me diktatorët e këtyre vendeve. Në pamundësi të kësaj qasjeje ajo punon me truket e Ramës për ndërkombëtarët dhe me ndërkombëtarët, duke inskenuar revolta popullore që përfundojnë në një furtunë, në një gotë ujë apo duke tentuar ta mbërthejë politikën në debate të tilla si ato mbi dhjetë pikat apo refuzimi i debatit nga Berisha. Madje, do të thosha se edhe debatet mbi nevojën ose jo të një reforme zgjedhore mbi një President të zgjedhur nga populli apo nga maxhoranca, mbi reforma në Drejtësi apo ku di unë, disa prej të cilave kërkojnë të përsërisin eksperimente të provuara e të dështuara disa vjet më parë jo për shkak të tyre, por të imoralitetit të politikës, tingëllojnë sot shumë të ftohta për të ngrohur zemrat e kallkanosura të shqiptarëve.

Pa qasjen mbi “çështjen morale”, madje s’e teproj nëse do të thosha mbi nevojën e një revolucioni moral, që duhet të fillojë më së pari në vetë gjirin e opozitës, ato s’bëjnë gjë tjetër veçse i largojnë edhe më njerëzit nga kasta duke e reduktuar gjithnjë e më shumë jetën politike në një tragjikomedi të vogël, me politikanë dhe ambasadorë, që e ndjek një numër gjithnjë e më i kufizuar spektatorësh.

17 Komente

Pa qasjen mbi “çështjen morale”, madje s’e teproj nëse do të thosha mbi nevojën e një revolucioni moral, që duhet të fillojë më së pari në vetë gjirin e opozitës,

 

Revolucioni moral duhet te filloj pike se pari jo ne gjirin e opozites, por ne gjirin e njerezve (opozite ose jo). Per ta vertetuar kete mjafton te shkosh nja dy tre dite ne Shqiperi. Te shikosh sjelljen kafsherore te shumices ne rruge, te shikosh televizionet qe trasnmetojne pislleqe, te shikosh se cfare i kane bere maleve dhe fushave, lumenjve dhe deteve, rrugeve dhe lagjeve. Ate vend te mrekullueshem qe na e dha Zoti, e kane katandisur nje vend te madh plehrash qe qelbet ere shurre. Dhe mbi te gjitha, nje mentalitet injorant ku 'i zoti eshte ai qe merret me kurva dhe me droge'. Nje shoqeri e kalbur dhe e degraduar.

Ka njerez shume te mire atje. Por ata nuk ndihen.

Revolucioni duhet te filloj te njerezit. Te miret duhet ta udheheqin.

Ndoshta me ka humbur pa lexuar artikulli i Lubonjes per 10 pikat ne vecanti.

Ne pergjithesi pastaj, dmth kjo gjeja, 1sh.

Lubonja do beje artikuj gjithmone .Po ne kete rast ka bere artikull ...shume te vonuar
Delegatet IKEN dhe Nderkombetaret Erdhen . Kete te kishte parashikuar Lubonja .Ata po vine me thenien diplomatike te Sequi : "Prisni neser "
Me humor kesaj i thone : " Sivjet po te hap birat e veshit . Nje vit tjeter do te ve zbukurimet , po nuk tu infektuan birat " smiley
Hajde Lubonja , nje tjeter me te kohes smiley
Biles lajmi i hapjes se asaj revistes qe informon shqiptaret per EU me duket se duhet te te sherbeje per nje mpreftesi e shpejtesi shume te madhe jo vetem analizuese po mbi te gjitha parashikuese !

smiley
Tos truku... smiley

emo, percaktoje te lutem cili "Tos" se dhe Tos Nanoja kshu tha para ca ditesh. Eshte "truk" smiley. Sa per copyright smiley.
"Truk" fascinating word. Arome magjie smiley. smiley.

Arome prestidigjitatori do te thuash ti. smiley

Po de. Figura te zhanrit si psh David Copperfield do referohen ketej e tutje me "filani qe ka pas Claudia Schiffer" smiley. Se "trukist - prestidigjitator" eshte pervetesu bindshem smiley.

Ne kete rast: prestiagjitator smiley.

ky Edi Rama ben nje  farse, asgje tjeter. eshte bere aq i rrezikshem sa duhet te largohet nje ore e me pare pasi e ka kthyer cdo gje ne personale. nje njeri qe kerkon dialog nuk mund ti drejtohet k.m. te vendit; ''Sali do ta pranosh ftesen apo jo ...''. qe ketu dialogu ka deshtuar dhe ka nisur nje provokim i ri. ka vend per moral dhe ka shume. e para qe duhet te mesojne politikanet tane eshte menyra se si t'i drejtohen njeri tjetrit. u be c'u be le t'i perkasi te shkuares. nuk mendojne keta njerez se ka nevoje per nje fillim te ri, per nje menyre tjeter sjelljeje? me kete  fjalor rrugesh qe perdorin politikanet tane, gjithe shqiperia eshte kthyer ne nje rruge te piset.

Po qe per te ikur ,Berisha i parai dhe Rama pas tij.

Pune e paqte nga ana e Lubonjes.  Sheh pertej teatrove te politikes shqiptare dhe me nje cinizem realist i bie ne koke problemeve te kesaj natyre.

E lexova. Per adminet; A ka mundesi te na sillni Peshkun e pare. Nuk merren vesh rubrikat dhe temat. 

Nuk kam fare deshire te merrem me kete njeri,i cili   ka perfunduar  teresiht ne "intelektualin e  klisheve".Ne pjesen me te madhe  te shkrimeve te  tij, kerkon te  binde lexuesin se ai, dmth Fatos Lubonja, ne fund te  fundit  mbetet nje kryengrites kunder  utopive rracionale, ne tentativen per ta ngulitur, prej mentalitetit qeverrises, nje prirje  shoqerore te rrenjosur thelle;E cila  na qenka kjo prirje? Perpjekja ogurzeze per ta patur  shoqerine ...Pa Shtet.Duke lodruar   ne analiza te figurave levizese duale, dhe duke marre pozicione analisti, ai  qellimisht  shmang  shenjestren ne problematiken e pergjitheshme nga ku eshte goditur shume rende njerezoria, etika e sjelljes  politike ne shoqeridhe me ne fund ai nuk u qaset fare kerkesave  universale abstrakte, te tilla si  detyrimet  politike, apo detyra qytetare, qe sot  po shikohen prej  opinionit "te dhunuar"  si pretekste  mashtruese grabitjeje  nga ana e nje bande cubash  te pushtetshem qe na e quajne vehten SHTETI.Lubonja ose eshte firauni  vete ose eshte  aqe i pa afte  sa nuk  ka piken e orjentimit vizual per.... mirinen, mbi problamatiken kryesore.E kam thene dhe  nje  here me pare  .Sot "te drjetat  e rrembyera", po  shifen si tituj  meritushmerie.

  Mirepo Politika e lirise bazohet ne te drjeten, per te mos u  qeverrisur  dhe per t`i shpetuar  pjesmarrjes ne qeverrisje.Fatosi,   tek une- qe analizon perjashton tentaiven qe pikerisht  mund te kete keto synime.Nuk  e ka idene se  "arratisja" nga  qeverrisja ose deshira per nje qeverrisje te mire jane versione te nje nevoje te rrenjosur thelle.Nje nga  versionet   historike  me te  rendesishme  te aspirates per liri.Pse tek pakti,por dhe tek "mundi" e deshira e nderkombetareve,  Fatosi  nuk i shikon te gjitha apo  nje pjese te tyre ne Paktin e ofruar, si  perpjekje, per nje mundesi ?   

 Ne se e vetmja   gjë e dukshme   dhe  e kapshme njerezore eshte nje  shprehje  vetiake, ca me shume e nje  grupi, atëhere gjitheçka që synon uniformitetin( dhe, ..natyrisht, qe politika e ka per  detyre paresore te  kerkoje nje modifikim sjelljeje uniforme, cilatdoqofshin permbajtjet reale te saj0do  te  mbeten.... te kundershtuara,  tiranike, te  armoqesore, te tallshme sepse i  duken "unit  tiran"...te rrezikshme.

 Jam  me se i  sigurte, qe Fatos Lubonja, per shka te difekteve ne "dioptrine e daimonionit" te vet kulturen universialiste dhe politikat  universialiste  nuk i ndjen si te huaja tek "uni tran", te cilat i kanë ushqyer dhe i ushqejne ato "mbeturinat e patretshme" te formimit fshatar  dhe te indoktrinuarit keqazi qe me  vakt.

  Ndjenjat  fashatareske, indoktrinuar prej ideoligjise skeptike, dyshuese, mosbesuese, ekspresive, emotiviste dhe me theks te larte  kombinative, na ka  sjellë perfundimet  tragjike, qe perjetojme dhe qe Fatosi as qe u  afrohet.

Politika eshte gjetiu ;rrjedhimisht ajo  eshte tmerresisht e keqe.

E jo  pse...kemi keta  te dy,  thjesht objekt i  nalaizave "te medhaja" te  Fatosit  apo  te  atyre...  nderkombetareve.

Me vjen keq qe tere keta Opinioniste marrin rrogen me 10 pikeshat e Edi Rames,vetem nje pyetje do mjaftonte: Kush eshte Edi Rama qe shkruan pika dhe ben presione. Thjesht injoroje,kaq,nuk eshte gje tjeter vecse nje deshtak qe ja marrin fitoren ne tavoline,plus qe eshte nje njeri shpirtezi qe 4 te vrare ne Bulevard do ti shkembeje me 10 pikalusha.

Amo, brad, mo, hyp se t'vrava, zdryp se t'vrava. Te ngulmonte tek kater te vraret do i thoshe pse s'ben opozite konstruktive... ben opozite konstruktive, i thua pse i shet 4 te vraret... 

Ca t'boj robi mo, t'japi dorheqjen? 

faktin se ndërkohë që u drejtohemi ndërkombëtarëve në emër të vlerave demokratike, vetë pesha e madhe që u japim atyre në punët tona tregon se nuk i kemi këto vlera
5 Me shume shume shume YJEEEEEE

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).