I paharruar në 100 vjetorin e tij

 

TË BIRTË E SHEKULLIT TË RI

Na të birtë e shekullit të ri,
që plakun e lamë në "shejtnin" e tij
e çuem grushtin për me luftue
ndër lufta të reja
dhe me fitue...
Na të birtë e shekullit të ri,
filizat e një toke së rimun me lot,
ku djersë e ballit u dikonte kot -
se dheu ynë qe kafshatë e huej
dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t'u paguhej.
Na të birtë e shekullit të ri,
vllazën të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast' i ynë i mbramë
edhe fatlumë
ditëm me thanë :
S'duem me humbë
në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
jo! jo! s'i duem humbjet prore -
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
S'duem, për hir
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë "shejtnim",
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis -
të jem' një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.
Na të birtë e shekullit të ri,
me hovin ton e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë
dhe për fitore kem' me ra fli.

____________

Ndërkohë* :

Shekulli: Kush e synon shpërfilljen e Migjenit?

Nga Anila Dushi

 

Më 13 tetor është 100 vjetori i lindjes së Migjenit. Kush ishte Migjeni është e panevojshme të rithuhet pasi brezat me vite dhe deri në ditët tona e njohin atë permes veprës së tij, e cila me madhështinë e saj i ka “mbijetuar” edhe këtyre viteve të vështira të bjerrjes së çdo vlere.

Ndryshe nga vitet e tjera, kur përvjetorët e lindjes apo të vdekjes së shkrimtarit të madh liheshin në harresë, – dhe kjo jo pa qëllim, – këtë vit duket se diçka po bëhet. Por përballë aktivitetete që kanë marrë përsipër të organizojnë institucione të ndryshme në Shkodër, ajo që bie në sy është përsëri harresa e Migjenit nga ato që kanë tagrin dhe detyrën për të mos i harruar figura të tilla.

E kam fjalën për drejtues vendorë në Shkodër por dhe më tej, në institucionet qendrore në Tiranë. Migjeni nuk është vetëm i Shkodrës, ai  i  përket gjithë shqiptarëve dhe pse përpjekjet për t’i ndryshuar atij deri edhe kombësinë nuk kanë munguar. Është quajtur serb, edhe pse ishte një ortodoks Shkodre i mirëfilltë. Është quajtur nga komunizmi poet “revolucionar”, por në fakt asgjë nuk e lidhte Migjenin me komunizmin dhe idetë e tij. Është quajtur me pëçmim ateist dhe pse ai besonte në Zot.

Përballë harrresës jo të paqëllimshme  të këtyre 20 viteve, përballë tentativave për njollosjen e figurës  së tij qëndron vepra e tij që me madhështinë e saj flet vetë dhe nuk do t’ia dijë për asgjë. Për fat të mirë ajo vazhdon të jetë e pranishme në tekstet mësimore të nivele të ndryshme të arsimit tone publik, pa dashur të pyesë për harresën.

E megjithatë, këtë vit diçka po bëhet në Shkodër. Një konferencë shkencore “Migjeni i shekujve “organizuar nga Universitetit i Shkodrës, një javë migjeniane e shkollave të qytetit e organizuar nga DAR në Shkodër, një takim për Migjenin i organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shkodrës, një shfaqje me krijimtarinë e Migjenit nga teatri që mban emrin e tij. Falë angazhimit të drejtuesve të teatrit, më së fundmi edhe busti i  tij “u riparua “dhe u zhvendos nga vendi aspak i përshtashën ku ndodhej duke u futur brenda rrethimit të teatri. Por të gjitha çfarë bëhen për Migjenin janë përpjekje individuale të inelektualëve shkodranë. Institucionet qendrore të  artit e të kulturës asgjë nuk kanë bërë deri tani. As në këtë 100- vjetor të lindjes së poetit “Nder i Kombit” nuk ka patur një program të organizuar zyrtarisht. Përmenda më sipër titullin “Nder i Kombit për Migjenin sepse janë të shumtë ata që çuditen kur njihen me këtë fakt.

Para pak kohe pata shkruar tek “Shekulli” për dhënien e këtij titulli, mbi një vit pasi ai ishte firmosur nga ish-presidenti Alfred Moisiu, ku nipi i Migjenit rrëfente për gazetën se si nuk ishte bërë asnjë ceremoni për këtë titull por ishin thirrur dhe ia kishte dorëzuar kabineti i presidentit aktual që e kishte gjetur diku në sirtare. Për qytetarët e Shkodrës, të vjetër e të rinj, arsyeja për këto shpërfillje nuk është e paditur.

Megjithatë Migjeni në jetën e tij të shkurtër la një vepër letrare jo vetëm të madhe për nga vlerat por edhe sfidante të kohës. Përjetësinë e tij Migjeni e ka fituar me veprën e vet.

Shënim i ppu

172 Komente

ZENELI

 

Migjeni

Zeneli asht si ajo tokë e mirë e pllehshme ku fara dosido e hjellun zen, rritet dhe ep fryt ma tepër se pritej.

I thanë:

- Zenel, thueje ti atë që s’diti shoku...

Çohet me syt e tij të gështejtë të përqëndruem mendueshëm ndër syt e mij. Dhambët e bardhë, ftyra e zeshkët, balli i rregulltë, kryet e zgjatun për mbrapa. Flet. Përgjegjet me besim të madh në vetvete. E at besim e fitoj me shum prova, mbassi gjithmon kur s’dijnë tjerët atij i takon me folë. Dhe flet me ball pak të rrudhun ne mes të syvet.

Nganjëherë - ashtu tue folë - e trathton Zenelin fantazija fëminore, i hypë kalit imagjinarë me flatra dhe fluturon nga reja në re, - por me të vumun re buzëqeshjen t’eme, kutjohet se asht tue gabue, ndalet, disi ndjehet ngushtë, ulet pa i thanë unë me ndejë, dhe mbulon fytyren me duer nga turpi. Atëherë qeshem unë, qeshen shokët e tij dhe sjellin kryet herë nga unë herë nga Zeneli.

Nganjëherë, rrallë, i mbushet mendja Zenelit dhe thotë: s’dij zotni. Atëherë mësimi nuk shkon si duhet. Nuk don me ditë për të.

Nganjëherë, gjithashtu rrallë, i futet Zenelit gëzimi fëminuer mu në zemër, asgjasend e ban të qeshi, dridhet nga gazi, s’rri urtë dhe trazon shokët. Dhe nuk ndihmojnë as qortimet as interesi i mësimit. Mue atëherë më bahet se dhe më tallë dhe më qorton Zeneli në kët mënyrë: mjaftë ma zotni mësues, mjaftë, mjaftë na mësuet si duhet me jetue, ç’ka asht mirë e bukur mjaftë na mësuet, - megjithate na po rrojmë si rrojten stergjyshnit t’onë, po n’ato mjerime, të lamun e të tretun ndër këto bjeshkë. Qe, na shiko njëherë njenit nëpër këmishë të shkyeme i shifet supi i verdhë, tjetrit barku si drrasë, atij atje asht gati t’i bijë të fikët nga urija, një tjetër prap mezi përmbahet mos t’i bajnë dhambët brrr nga ethet… Kështu më dukej se më qortonte me tallje ftyra inteligjente e Zenelit ndërsa qeshej.

Pra, na len pak të qeshemi - më dukej se thoshte - të gëzohemi deri sa jemi në shkollë: rroftë shkolla! rroftë arsimi! sa herë kemi këndue, e në shtëpi s’ka gaz, s’ka të qeshunt… rroftë shkolla! rroftë arsimi! që na mëson këndim e shkrim, të cillët me të vërtetë nuk kanë me na hymë shumë në punë në jetën t’onë, por mjaftë që kemi me marrë një hu…jo për gja tjetër por, për të shkrue në qiellë: rroftë shkolla! rroftë arsimi!

I la fëmitë t’argtohen dhe sillem nga dritorja. Vërej. M’at bjeshkë të naltë përball asht një pyll i madh të cillit s’i dihet kufini e ku shkuem njëherë në shteti, asht një visar që s’hahet. Vërej shfatrat e kodrave, të bregjeve, vërej ndaj arë të vetmueme në largësi, drujet, dhenë e kuqe dhe gjelbërimin e verdhë; ma afër vërej kasollat e rrasuna për dhe e që përbahen vetëm nga mbuloja e kashtës… Tretem në kontemplacjon të mërzitshëm e buzët e mija makinalishtë lëvizen, flasin me vetvete. Shpejtë kujtohen se më shikojnë fëmitë, sillem e Zeneli:

- Zotni, a po bajmë mësim?

Orë gjeografije. Marr globin në dorë. U flas.

- Po Shqipnija ku asht? - pyesin dy-tre veta e tjerët i ngrehin qafat që të shohin ma mirë.

Kur u a dëftoj shejin: një pikë e kuqe në mes të ngjyrave tjera, ndëgjohen zanet të pakënaqunë, disi të shqetsueme:

- Sa e vogël!...

- E vocerr e vocerr, mezi shifet…

- Po si Zotni, kaq e vogël Shqipnija? - çohet njeni tue kundërshtue me dorë.

Të gjithë flasim njeni me tjetrin, të shqetsuem, thue se tashti, në kët çast u ba Shqipnija e vogel, ku duhet me u vra per me qëndrue mbrenda kufinit. Vetëm Zeneli s’flet gja; më shikon në dritzen e syrit me syt e tij të mençëm, si me më thanë: zotni, shpëto situatën, si tjera herë që e shpëtove kur kemi folë për mjetet teknike të bujqsis dhe shkaku pse s’i kemi, kur kemi folë për komoditet e jetës, të cillat s’i kemi per shtetet e pasun çka na nuk jemi - gjithëherë ke shpetue situaten, shpëtoje dhe tash.

Vërej shpirtet e vegjel të shketsuem pse atdheu i tyre kaq i madh - si u duket atyne në natyrë - asht vizatue aq i vogël dhe mendojnë se asht gabim. E dij se nenesre Shqipnija në glob ka me u rritë, ka me u ba kushedi sa e madhe prej dorës së ndonjenit nga shqipotë e klasës.

Për me i ngjallë, me u a çue moralin, u flas:

- Çfarë?! Shqipnija nuk asht e vogel! Asht e madhe! Po t’u pjestonte ndër njerëz sa jemi, i bjen kaq e kaq sejcillit, sa nuk u bjen njerzve të shteteve të tjerë t’ Evropës.

- Pse e kanë vizatue pra kaqë të vogel? - me zemrim dhe tue u ndihmue me duer flet mprojtsi i vogel i drejtave t’atdheut.

Mezi permbahen së qeshunit dhe u flas:

- Pse jemi ma të vegjel se shtetet e tjerë. Por kjo s’do me thanë gja. Për me qenë të lumtun na mjafton kjo tokë që kemi, veç duhet t’ a punojmë e… - në ket cast ra zili e fmitë ma nuk kutpojshin gja nga fillosofija e lumnis që nisa t’u a zhvilloj. Duelen jashtë pa qejf, ngadalë, ende tue u skjarue me shoq-shoqin, ndërsa Zeneli mundohej të mbesi mbrapa pa u vue re. Kur duelen të gjithë, më tha në mes të buzëqeshjes dhe hidhnimit:

- S’kemi kurgja zotni, as vegla të reja per punë, as shtëpija higjenike, të mira, si shtetet tjerë, jemi të vegjël…

E ndala. Dedukasjoni i Zenelit t’em ish sa i hidhët aq edhe i vërtetë. I fola. U mundova t’a paqtoj. Nuk dij a më besoj:

Shpesh herë më pëlqente të mendoj mbi ardhëmenin e Zenelit. Por ç’e do. Nuk mjafton vullneti i mirë i em që t’a baj Zenelin të hypi nder majat e nalta kah shpethejnë horizontet e dritës. Mandej dhe pjesa e eme fataliste arsyetonte: lene Zenelin të rrojë jeten stërgjyshore, primitive, e ka ma mirë: mos e merr në qaf me e hypë ndër majat e nalta nga mund të thejë qafen i dëshpëruem tue pa të vett të dashtun tepër ultë dhe tue mos mujtë me u ndihmue.

Prandej, kur erdh koha, i a dhash Zenelit Dëftesën e lirimit, u pershendetem dhe kur shkoj m’erdh keq që s’do shifemi ma kurr.

P.S. Artikulli nga Anila Dudushi, qe ndjek poezine ishte i panevojshem, kontradiktor me vetveten. Artikull kot si shumica e artikujve ne gazetat shqiptare. 

hunter, flm per prurjen smiley.

PS: Artikulli i Dushit, eshte nje nga artikujt e shumte ne media per shperfilljen zyrtare qe i eshte bere 100 vjetorit te Migjenit.  (Psh ky Prec Zoges).

Mire keto ceremonite, por te pakten varrin t'ia kishin rregulluar per 100 vjetorin, mire do ishte.  Se marre e faqja e zeze per ne. 

Sa per rikujtese, nje pjese nga nje reportazh i Baxhakut:

... Gjumë të ambël nga Migjeni

 

Ai, Migjeni, mbase duhet ta ketë ditur se mjerimi nuk do t’i ndahej as mbas vdekjes. Përndryshe nuk ka se si të shpjegohet që varri i tij është ende në një vend të rrethuar nga plehrat, gati të pafund të qytetit të tij. Sigurisht që nuk e ka ditur se do varrosej i “shoqëruar” nga dy shkodranë të tjerë të njohur, Luigj Gurakuqi dhe Pashko Vasa, por që mjerimi nuk do t’i ndahej edhe pas jetës së tij të shkurtër, këtë po! Këtë sigurisht që e ka ditur e ndoshta pikërisht prandaj në “Urime për 1937” pat shkruar me autoironi:

“… Së pari, t’uroj, shok i dashtun, gjumin e ambël – që të mos ndëgjosh si gjëmojnë njerzit nën barrën e kryqave të vet tue shkue në Gollgotha. Të mos ndëgjosh as dëshprimin e të mundunve as britëmn e ngadhnjyesvet në këtë jetë. Të mos ndëgjosh bubullimën e Spanjës. Gjumin a ambël! – të mos ndëgjosh si afër teje gërset dhëmballa për dhëmballë nga të ftohtit. Se atëherë duhet të pyesish: moj dhëmballë, pse ndeshe për dhëmballë dhe gërset aq? E gjuha në vend të dhëmballës përgjigjet: pse asht ftohtë, zotni, e kur asht ftohtë, zotni, e hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe q’ashtu gërset dhëmballa për dhëmballë zotni. Asht tepër banale të thomi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarmi, prandaj: gjumin e ambël, shok i dashtun.

Mbas gjymit t’ambël, t’uroj – ç’asht dhe e natyrëshme – të jesh i gëzuem, gjithmon’ i gëzuem. Nga gëzimi i madh, në sentimentalizëm, të puthish drrasat e dhomës e shtyllat, si bani Greta Garbo në filmin ‘Mbretnesha Kristina’ kur shijoi dashunin’ shtazore (desha të them hyjnore, por njësoj asht). Aq i gëzuem sa që bota të ta kenë zili dhe të thonë: oh sa i lumtun asht! Të jesh i gëzuem, edhe pse n’anë tjetër zemra të pëlset si paljaços. Të jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe tjerve. Në rasë se tryeza e shkrimit të çalon ti qeshu, Në rasë se e vetmja karrigë që ke në shtëpi asht e shpueme dhe s’ka se ku të rrish, ti qeshu. Në rast se s’ke zjarm e ke të ftohtë, po, ti qeshu. Në rasë se ndonjë ditë, ashtu kot, të mungon edhe buka, ti mere për lojë, për shaka dhe qeshu, qeshu. Del në rrugë bile, në kryqëzimin e udhvet, dhe qeshu qeshu qeshu, e bota do ta ketë zili dhe do të thotë: ah sa i lumtun asht! E kur të të vijë në shtëpi ta shofi shkakun e gëzimit tand, do t’i kujtohet botës vetvehtja dhe do të fillojë të qeshi kikiki-kakaka. Smundja e të qeshunit do të përhapet ndër të gjithë dhe njerzit si majmunat do të hidhen përpjetë nga gëzimi… Dhe kshtu uroj që vjetin 1937 ta kalojmë në gëzim – edhe se smundë patologjikisht”.

monda, me dy llafe, a ma tregon dot c'eshte ky komploti anti-migjen dhe keto arsyet 'e ditura'? me kujtohet artikulli i lames por edhe ai spond e me spond ishte.

Ka pasur shume artikuj trop, per heshtjen (te qellimshme/te paqellimshme) per 100 vjetorin e Migjenti.  Kur per figura te tjera s'kane munguar aktivitetet, a shpalljet "Viti i x, y", 100 vjetori i Migjenit eshte komplet ne harrese.  Dhe sikur te mos mjaftoje kjo, varri i tij eshte akoma ne gjendje te mjerueshme.  

Me cudit hunter qe abuzimin e shikon te ppu dhe jo gjetiu.  Por cudite s'kane te sosur xhanem. 

Arti eshte art, dhe artikulli (gazetes) eshte konsum. Nuk miksohen te dyja. Eshte abuzim. Gabimi eshte i pruresit te temes dhe admin qe e kane lejuar.

monda pershendetje.

Ne radhe te pare, une nuk e quaj aspak korrekte, qe poezise te Migjenit ti rraset artikulli i nje gazetari nga prapa. Eshte abuzim, komercializem i paster.

Me tej, eshte e sforcuar te nxjerresh teori madhore duke u nisur nga fakti qe psh varri i Migjenit (ashtu si fatkeqesisht shume te tjereve me rendesi ne vendin tone) por te siguroj qe Migjeni duhet dhe nderohet nga brezat e rinj. Se eshte i mrekullueshem, se eshte aktual,  etj.

Ti psh genjehesh nga artikuj si ky i Anila Dudushit, i cili bie ne kontradikte me veten

E megjithatë, këtë vit diçka po bëhet në Shkodër. Një konferencë shkencore “Migjeni i shekujve “organizuar nga Universitetit i Shkodrës, një javë migjeniane e shkollave të qytetit e organizuar nga DAR në Shkodër, një takim për Migjenin i organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shkodrës, një shfaqje me krijimtarinë e Migjenit nga teatri që mban emrin e tij. Falë angazhimit të drejtuesve të teatrit, më së fundmi edhe busti i  tij “u riparua “dhe u zhvendos nga vendi aspak i përshtashën ku ndodhej duke u futur brenda rrethimit të teatri.

Pra eshte kujtuar kush apo jo???

nderkohe vazhdon me tej...

Por të gjitha çfarë bëhen për Migjenin janë përpjekje individuale të inelektualëve shkodranë. Institucionet qendrore të  artit e të kulturës asgjë nuk kanë bërë deri tani. As në këtë 100- vjetor të lindjes së poetit “Nder i Kombit” nuk ka patur një program të organizuar zyrtarisht.

Perpjekje individuale???? Po Universiteti, Bashkia, Drejtoria e Arsimit, Teatri, cfare jane? A nuk jane Istitucione? 

Pastaj kjo teza qe permend perciptas gazetarja, se dikush paska thene qe Migjeni qenka serb (!) eshte nje provokim dhe une eshte hera e pare qe e degjoj.

 

Poezite e Migjenit jane prure ne peshk here pas here.  Prurja kesaj radhe nuk eshte thjesht per nje ri-lexim me rastin (oh sa te rralle) te 100 vjetorit, por edhe per te vene ne pah heshtjen zyrtare.  Kjo, e bere me vetedije te plote.  

Migjeni nuk eshte thjesht nje poet shkodran, por "Nder i Kombit".  Per rrjedhoje, 100 vjetori duhet te shenohet kombetarisht e ne nivel zyrtar.  Injorimi eshte turp per ne.  E varri i tij ne ate gjendje eshte mekat i yni. 

(Kete teze s'e kisha degjuar as une, e ema e Migjenit eshte malazeze ne mos gaboj.)  

Gjyshja, Stake Milani, ishte nga Kuci i Malit te Zi,krahine qe sic e permend edhe E.Durham,ne kohen qe shkruante "High Albania" flisnin akoma shqip, ndonse nen nje sllavizim gradual.

Per me teper :

Origjina e shtrembëruar e Migjenit
Mbesa e poetit, Angjelina, është mjaft e prekur nga gjithçka dashakeqe që është thënë kundër Migjenit këto dhjetë vitet e fundit. Ajo i ka ndjekur me shumë kujdes të gjithë artikujt e shkruar në shtypin e këtyre kohëve. Madje veç dëshpërimit, ajo ka provuar edhe një ndjenjë fyerjeje të fortë ndaj figurës “së cënuar” të dajës së saj të dashur. Në pasthënien e këtij libri, ajo thekson se “Këto vite në shtypin shqiptar janë bërë edhe shpifjet më të ulëta për Migjenin. Është shkruar se nuk ishte shqiptar dhe se familja e tij kishte origjinë sllave, duke injoruar kështu faktet e paraqitura në biografinë e Skënder Luarasit, që dëshmojnë gjakun shqiptar të poetit nga familja dibrane e Nikollave dhe ajo Shkodrane e Kokoshëve”. Kështu shpjegon Angjelina, ndërsa rrëfen se gjyshi i tij vinte nga Nikollat e Dibrës. Më tej ajo shpjegon se emrat me tingëllim sllav, duke përfshirë edhe atë të pagëzimit të Migjenit dhe të motrave të tij, nuk dëshmojnë më shumë se sa përkatësinë në komunitetin ortodoks të Shkodrës, të ndikuar në atë kohë nga kisha fqinje malazeze”. Pra sipas saj, asnjë prej këtyre pretendimeve të ngritura në shtyp nuk qëndrojnë. Origjina e tij është krejtësisht e pastër shqiptare.(A.Peci)

"Pastaj kjo teza qe permend perciptas gazetarja, se dikush paska thene qe Migjeni qenka serb (!) eshte nje provokim dhe une eshte hera e pare qe e degjoj."

Qe se ke degjuar ti nuk perben ndonje argument qe kjo teze nuk qarkullon. Lexo M.Zeqon , P.Luarasin per t'u ndricuar.

Te pakten lexo linkun qe ka sjelle Monda( artikulli P.Zogaj) ne lidhje me harresen ndaj Migjenit. Hidhi nje sy
kesaj me poshte :

A është kjo një harresë e paqëllimshme injorantësh pa asnjë lidhje me kulturën dhe artin, nga ata që janë kacavarur në shtyllën e pushtetit vetën për të bërë lekë? Apo ka diçka të programuar dhe të qëllimshme në gjithë përpjekjet që bëhen për të zvogëluar dhe mundësisht injoruar figurën e Migjenit?
Ka injorancë kudo ku shpërfillen apo dhunohen vlerat. Kjo është si një e bëjnë dy. Por rezervohem të pohoj se harresa për Migjenin është e paqëllimshme. Injorantët në një anë dhe një takëm politikanësh në anën tjetër e kanë kapur kaherë me Migjenin. Më parë ishte bërë me dije se muzeu i tij modest në Shkodër ishte mbyllur, se edhe varri i tij atje ishte profanuar. Reflekset e një fryme të tillë, diku me frymëzim klerikal, diku me frymëzim antikomunist, herë mbytëse, herë edhe armiqësore kundër poetit, mbërritën pastaj deri në zyrat shtetërore ku pagëzoheshin çmimet kombëtare të letërsisë dhe ku Migjeni u zhgradua, duke e lidhur emrin e tij me një çmim të dorës së dytë që u jepej letrarëve debutues. Rasti ishte shqetësues jo se Lasgush Poradeci, me emrin e të cilit ishte pagëzuar çmimi kryesor, nuk është një poet shumë i mirë, por nuk ka dyshim se çdo juri profesionistësh do të vendoste Migjenin të parin. Pa u menduar gjatë.
Revanshizmi, linçimet, bllokada e heshtjes apo edhe fushatat kundër veprës së Migjenit nuk kanë pasur asnjëherë justifikim. Atë dhe veprën e tij nuk i lidh asnjë me komunizmin. Antiklerikalizmi i tij është një dukuri filozofike dhe kulturore shumë e përhapur në botën e përparuar. Megjithatë, kjo që ka ndodhur mund të konsiderohet një nga ato stihitë kalimtare që madhështia i pranon pa fjalë

flm hunter... nuk e kisha lexuar me pare kete pjese...fantastike , nje humanizem trondites dhe i vertete.... duke e lexuar e imagjinoja veten ne ate klasen e asaj shkolles se fshatit diku ne shkoder besoj..  pavarsisht fatalitetit qe duket sikur e pershkruan tregimin, brenda ka plot nota optimizmi qe ta mbush shpirtin..

p.s. Duke ndjekur link mbi temen e mesiperme, shoh qe poezia dhe artikulli i  Shekullit jane te ndryshme. Eshte dicka shume e pandershme te lidhet nje artikull gjysem-politik, gjysem-indinjuar me emrin dhe krijimtarine e nje poeti. Ky eshte nje abuzim i paster. Nuk eshte respekt ndaj vete autorit. aq me teper qe lidhet me nje shkrim i cili nuk ka asnjefare vlere shkencore. Eshte gabim dhe mungese ndershmerie, respekti nga ana e atij qe e ka postuar, eshte gabim dhe nga ana e admin qe lejojne kete abuzim.

Megjithse forca e talenti i ketij robi nuk mohohen dot, Migjeni eshte padyshim autori me depresiv i letrave shqipe, full stop.

Shum i interesum me e mor vesh nqs ka pas na1 dashnore, por duke gjyku nga zemerimi qe ka fut neper shishe, edhe nqse ka pas duhet te ket qene pretty ugly.  

ps Depresiv si Migjeni duhet te hy ne leksik te shqipes si shprehje qe pershon kulmin e deshperimit  

Bojka Nikolla ka qene shoqja e motres se Migjenit, Olges, dhe mendohet se ishte dhe dashuria e Migjenit. Ka pasur dhe disa letra te shkruara prej saj, me duket gazeta Panorama ka botuar nje, por fatkeqesisht s'po e gjej dot. Une prej Lulit te Vocer kam qare me oiiii dhe me vinte turp kur shikoja kepucet e mia, ulur ne banke.

Mfal, po pse ti mendon qe ky robi sinqerisht po do me dit a ka pas dashnore migjeni?
Come on, teute...

Po mo xhan, po.
Ti si lee-pazars I di mir kto gjona...

depresiv si Migjeni!! 

HIHIHIHIHI smiley

Winner!! smiley

winner.. uith taiger bllad! smiley 

Nuk tkuptova, mrrok.
Megjithse, forget it. Ka ca muhabete qe ngado me I prek ere te keqe do qesin.
Tu rrit nera.

Sic besoj e shef dhe vete.

Emo, shif, une e kam qejf Migjenin sa edhe tjetri n'krah me mu! 

Po qe eshte depresiv eshte. smiley

Keto dy gjera nuk jane perjashtuese me njera tjetren! smiley

 

U bo.
Shnet e kuvet.

"Na të birtë e shekullit të ri, me hovin ton e të ndezun peshë, ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë dhe për fitore kem' me ra fli.

kjo nuk eshte dicka e thene prej nje depresivi, o bej. Perkunder evokon shprese.

Megjithse forca e talenti i ketij robi nuk mohohen dot

Trimeri e madhe eshte te flasesh per Migjenin me ket' gjuhe. wow. I bie qe paska qe u mundokan me ia mohue talentin, e s'po mujkan dot. fort po shndrit njaj diell e pak po xeh. 

Kulmi. Migjenin me e pakta, gjithe njerezit qe duan letrat shqipe duhet ta therrasin Imzot. Te lahen e krihen mire, me ftyre e duar, para se te prekni naj liber te tij. E te falen para artit te tij si me formulen: flmnd zot, buken e perditshme falna sot.

qofsh ti qe je, o village bey.

skandal.

Po tetzoti cfare do t'i thoje ne lemin e seksologjise?

te thuash se poeti eshte depresiv, eshte si te shkosh ne pol te veriut te dokumentosh arinjte polar, edhe c'do mengjes kur te zgjohesh te shohesh termometrin e ti thuash 'paske qene termometer negativ.. nuk dua argumente'. smiley

E kam pas dit permendsh kete vjersh. Nje veper gjigande e nje njeriu kaq te brishte. I madhi Migjen.

Migjeni, përkrahës i një bote pa Zot e i një shoqnie pa religjion

-- nga Mons. Zef Simoni,
Ipeshkëv Ndihmës në Arqipeshkvinë e Shkodrës

E thotë saktë Ismail Kadare për atë, por me qëllim fyes e të randë ndaj besimit: “Mbaroi seminarin si një antiseminarist. Për sytë e një fetari, vazhdon Ismaili, ai ishte një dezertor i fesë. Migjeni delte nga seminari ortodoks si një djallë me tri brirë”. Migjeni urretjen ma të madhe do ta kishte ndaj sa të këqijave, por mbi të gjitha ndaj sa të mirave dhe ndaj asaj që asht ma e mira, se do të përqeshte ne shkrimet e veta të shumta Zotin, do të fyejë dogmat, institucionet shejte, shumë Kishën Katolike, predikimet e gojtarëve apriori”.

Mbi të gjithë poetët e brezit të quejtun të vjetëve 1930, do të ishte jo i patalent Millosh Gjergj Nikolla. Ju ndie zani ma shumë në vjetin 1944, kur doli në botim, mbas një çensurimi, vepra e tij “Vargjet e lira”. Migjeni pati jetën e shkurtë. Në kohën tonë të lirisë së besimit, mund të shprehemi: Kështu desh Zoti për atë. 
E ndiej për një detyrë shpirtnore, si besimtar edhe detyrë t’i dishroj të mirën vendit tim e me Zotin (para se të dalë vepra eme e gjanë mbi letërsinë shqipe), të paraqes këtë material rreth Migjenit me objektivitet, pa inat e zemrim, veç inatit e zemrimit që do të ketë njeriu kundër të keqes. 
Ky shkrimtar me një poezi të mbylltë, të errët e me pak ajër sllav, deri te poeti sovjetik Majakovski, ishte adhurues i Lindjes së çartun e të egërsueme. Pat një simpati edhe për grupin komunist të Korçës e për shkrimtarët e realizmit sovjetik, si: Gorkin, Fadajevin etj. Ka një prozë të bukur, por pa shejtëni. Me sa trille e shumë probleme sociale, tue paraqitë realitete të randa shqiptare deri te “Legjenda e misrit”, “Luli i vocërr” e “Zeneli”. 
Migjeni asht origjinal me proza e me poezi të dhimbshme që futën thellësi të fatkeqësive, të mjerimeve tona, por tue të çue kah protesta të rrëzikshme, pse për idetë që paraqet autori, damet i sjell të mëdha, me land krejtësisht pa Zot e kundër religjionit e klerit. Me këto ide do t’i bante shërbim për së largu komunizmit e ma vonë për së afërmi, komunizëm i cili do të luftonte e do të punonte pa asnjë lavdi për të shërue plagët e botës, mbushë me vorfni e shtypje, por që askush nuk do t’ia shtonte ma randë, ma idhtë, me persekutim të rafinuem e të parafinuem të vobektëve, të shtypunvee të drejtëve mjerimet me të gjitha format, për t’u quejtë me të vërtetë komunizëm tanësisht mbrapshti e rrenim. E Migjeni lëshoi para ardhjes së diktaturës komuniste në Shqipni, gazin mbytës që do na çonte deri atje sa me ngja spekulime të mëdha për të dalë në fund gjithçka jashtë realitetit e kundër së vërtetës së njoftun. 
Migjeni, një nxanës i shkollës ortodokse të Shkodrës e pastaj nxanës i seminarit të Manastirit, shkoi për t’u ba pop, prift i Kishës ortodokse. Por aty këputet si këputet një fryt peme i papjekun, të cilit i ka hy krymbi, pse del nga vetja, tue i sjellë shpinden Zotit të gjallë në princip e në histori, për të vazhdue të jetë një qënie në krizë të tërbueme deri në vdekje, që i ngjanë në spitalin “Torre Pellice” të Torinos, në spitalin me emën të bukur të Luigji Gonzagës, që edhe vdiq i ri, por me një jetë krejt e kundërta e tij, vdiq shejt me forcat e shejtnisë, tue i shërbye kështu, jezuiti i ri 24-vjeçar, të murtajuemve, i murtajuem edhe ai vetë. 
E thotë saktë Ismail Kadare për atë, por me qëllim fyes e të randë ndaj besimit: “Mbaroi seminarin si një antiseminarist. Për sytë e një fetari, vazhdon Ismaili, ai ishte një dezertor i fesë. Migjeni delte nga seminari ortodoks si një djallë me tri brirë”. Migjeni urretjen ma të madhe do ta kishte ndaj sa të këqijave, por mbi të gjitha ndaj sa të mirave dhe ndaj asaj që asht ma e mira, se do të përqeshte ne shkrimet e veta të shumta Zotin, do të fyejë dogmat, institucionet shejte, shumë Kishën Katolike, predikimet e gojtarëve apriori. Nuk do të ishte vetëm ateist, por mbushë me urretje kundër klerit e klerit katolik. Urretja ka punue ne atë. Ka vazhdue urretje ndaj motrave që mbushin botën nëpër spitale me shërbimet e tyne, kryevepra të heshtuna, pa tjetër ndaj zhenive të Kristianizmit dhe burrave të letërsisë së bekueme ruse me Dostojevskin e Leon Tolstoin e mbi të gjithë, për personen që ka ba bota, Krishtin e Gjakosun në Kryq për krejt njerëzimin, vëllanë e turmave fajtore e Dashamirin e përzemërt të të përsekutuemve e të mëkatnorëve. Do të vinte koha kur Migjeni ta lente veten për së vdekuni në dorë të burrave të rrëzikshëm të diktaturës, që ta adhurojnë të rinjtë me pak njohje, tue arritë bota shqiptare e prishun t’i dhurojë në Shkodër një ndërtesë që do të quhet teatri “Migjeni”, e cila do të vazhdojë si e tillë me këtë emën edhe mbas shembjes zyrtare të komunizmit. A nuk do të ishte ma mirë, ma ideale që ky teatër të quhet për lavdi të vërtetë, “Teatri i Qytetit”, ku në Shkodër lindi e u zhvillue teatri për mbarë Shqipninë në salonet e tyne pranë etenve jezuitë e etenve françeskanë atdhetarë me rrajë, pranë Katedralës së Shkodrës dhe Insitutit të Motrave Stigmatine e në të gjitha këto tue i dhanë Shkodrës e kombit drama shqiptare e të hueja të larta? A nuk do të ishte ma e saktë dhe ma fisnike që teatri “Migjeni” të marrë emnin “Teatri i Qytetit” që njef Zotin, ku ka lulëzim religjioni e që ky qytet i ka dhanë kombit kulturën e shqueme, një qytet që vërtetë ka pësue një ramje, një dekadencë, por që do të jetë e përkohshme, pse një qytet që nuk vdes kurrë e të do përtrihet.

 

* * *

Migjeni, ka vdekë në spitalin “Torre Pellice” të Torinos, tue i pasë shërbye me shumë nderim e devocion motrat katolike të spitalit. Punë me dhimbje e pa shpërblim tokësor, me dashuni të krishtenë dhe ideal, që për së gjalli. Migjeni, nuk e ka kuptue forcën e motrave. Afër vdekjes që po i vinte, do të ketë pa në ato vlerat e tyne që nuk u konsumuen kurr motrave të shpirtit, të sakrificave e të shejtnisë. 
Na nuk mund të dimë si ka vdekë Migjeni. Ka vdekë si shkrimtar i sëmundë dhe njeri i shumë ideve negative, por prej lutjeve të motrave që i rrijshin afër, na pelqen të thomi se ka mujtë të vdesë në Tenzonë, ka shkue te i Madhi Zot. E na vetëm për Zotin mund dhe duhet të thomi se asht i Madh. Jo për njerëzit. Për asnjë njeri. Nëse flasim edhe për njerëzit e shquem të atdheut tonë, për asnjë nuk duhet të përdorim termin “i madh”. E asnjë tjetër. Shumë ma mirë ta zevendësojmë, kur e meriton, fjalën i “madh” me fjalën i “i shquem” apor “i lartë”. 
Kemi edhe në historinë kishtare persona të zgjedhuna në këtë emën “i madh”, si Shën Luani i Madh Papë, Shën Gregori i Madh Papë e sa të tjerë në jetën, veprën e shejtininë e tyne, se kanë punue kryesisht për Zotin, Atij ia kanë kushtue çdo fjalë, çdo vepër, të gjitha veprimtaritë. Ndër ata fjala “i madh” nuk ka dalë nga një kreni, nga një pompozitet, nga një lavdi me fuqi tokësore, nga pasione ideologjike e politike, me përmbajtje edhe gënjeshtare. E vërteta ka pastërti, thjeshtësi, sublimitet dhe e ruan vetveten nga Absoluti. Me ardhjen në Shqipni për të parën herë të Nunciaturës Apostolike e të Nuncit Apotolik Ivan Dias, ma vonë Kardinal i Bombeit mbas ramjes difinitive të asaj lloj diktature me të gjithë çmenditë, kur Nunci zbriti nga avioni prej Rome në Rinas, këto kjenë fjalët e tija të larta: “Zoti asht i Madh!”. E kush mund të jetë tjetër i madh sa Zoti?! E sa ata njerëz shejten që kanë jetue e ngadhënjye në Atë?!

 

* * *

Për ne që kemi pa e jtue për gati pesëdhjetë vjet një rregjim vetëm rrenues e shtazarak, ku kishte ngadhnjye çdo e keqe, e mbi të gjitha e keqja anti hyjnore, të gjithë rreshtat e Migjenit të shumë poezive kundër Absolutit e frymës së Tij, si: “Parathanja e parathanjeve”, “Të birtë e shekullit të ri”, “Zgjimi”, “Poema e mjerimit”, “Blasfemi”, “Kanga skandaloze”, “Peshë e fatit”, “Kangët e Prendimit”, “Shpirtent shtegtarë”, “Lutje”, e të sa prozave si tragjedi apo komedi: “Nji refren i qytetit tem”, “Në kishë”, “Zoti të dhashtë”, “Idhujt pa krena”, “Gogoli”, “Bukën tonë të përditshme, falna sot”, janë të neveritshmet ide që i dhambin krenave tona aq fort të vrame e shpirtenve tonë të paralizuem në ato ditë të territ të verbër pa Perendi e në atë jetë pa Zot, aq të tërbueme, mizore. 
Nuk ka nevojë për aso ideshë e shprehjesh migjeniane as shkrimtari ynë, as rinia jonë, jo atdheu ynë që ka nevojë për religjion e Zot, ato ide janë dhunë e mendimit se “ngadhnjimi, ndërgjegja e mendimi i lirë”, paskan qenë për ne, or vëlla, llom i pafund “për të bijtë e shekullit të ri”. 
Na pranojmë dobësitë njerëzore e gabimet fort fort të randa që kanë rrjedhë prej saj e vullneteve të këqija, se jemi racë njerëzore e rame në mëkat. Duhet të përpiqemi të njofim veten tonë e të shofim Zotin jashtë nesh prej ligjeve të mëdha të kosmosit me dijetarët e shekujve të mëparshëm e ato të mesjetës, të kohës së re dhe biologët e fizikantët e shquem të kohës moderne. Edhe na shofim Zotin mbrenda nesh me ligjën e sigurtë morale. Sikur shofim e jetojmë jashta nesh fazat e madhnueshme të lindjes së diellit e të prendimit të ngadalshëm, mrekulli të realitetit, që kanë lëvizjet e qënies, ligjë e Krijuesit, ashtu përmes Tij, mbrenda vetes sonë të përshëndesim Krijuesin e t’i konceptojmë kërkesat tona. 
Migjeni, i veshun me rrobën elegante të një mësuesi të Vrakës, të Shkodrës e të Pukës, mes mbrapambetjes materiale, asht ma zemraku i shkrimtarëve, gjithkund me një grusht në shkrimet e tij, stuhi e dhunës vrastare e një grusht paraenverian. Migjeni asht i sëmuri i trupit dhe i shpirtit të vet, që në infinitetin e realitetit të lartësive të mendjes së urtë e të fuqishme njerëzore, gjithçka në pajtim e në përshtatje me lartësitë e së vërtetës, së mirës dhe së bukurës, të tria elemente metafizike të një Absoluti që asht Ideali Suprem, fjalët e Migjenit të shthuruna na duken në shumë vende si fjalë të marra. Edhe ato të sa kritikëve entuzistë, që çka po flasin mirë për atë, por plot artificialitet, na duken dhe janë edhe ma të marra. Mund të na dhimbset Migjeni, se do të ishte ba i shquem në të vërtetë e ma me kyvet se në revoltat e veta, por jo tue ecë në udha të gabueme të atyne ideve. 
Ky shkrimtar i talentuem që i kjan hallin skamit, urisë, sa padrejtësive shoqnore, asht përkrahës i një bote pa Zot e i një shoqnie pa religjion, ku hapen vetëm plagë. Këto ide të Migjenit anti-Perendi, kundër konstruksionit të shoqnisë, do ta përshtjellojshin letërsinë tonë, tue e ba Migjenin vetëm një idhull në vorfninë tonë mendore të shterpët të kohës, që do të vijë me zjarr, e me hekur, e qënë një ditë komuniste të shkurtit 1956, ishte data 4, do të vishin eshtent e tij prej Torinos, ku kishte vdekë, më 1938, tue kalue tashti detin e qetë të Adriatikut mbas luftës, për ta varrosë në atdhe, në varrezat e dëshmorëve në Shkodër. Rininë e klasën punëtore do ta çojshin komunistat e shkrimtarët e realizimit socialist para eshtenve të tij e sa herë para bustit e muzeut të tij, si para një lteri spekulues, pa qira e me lule që veshken. E në veprat e mavonshme të Enverit delte një popull i këputun për një kafshatë bukë, për atë kafshatën e madhe “or vëlla të mjerimit” të atij Mi gjeni si foshnjarak e të tërbuem të letërsisë sonë, me danga të mëdha. 
“Poema e mjerimit” e Migjenit, asht një material i dhimbshëm e i rrezikshëm, pse Migjeni ka kapë një aspekt të mjerimit, tue i sjellë botës shqiptare frikë, thatësi e vdekje të një terri të specializuem nga të zezat. Kështu Migjeni bahet vrasës i moralit, do të ishte ai që do të shuej dashuninë që e jep të përsosun Krishtenimi edhe ndër vuetje. Do të hiqte bazat e një shoqnie të qetë, Zotin e harmonisë e kategorinë e amshimit të mbinatyrshëm. Asht larg e kundra jo vetëm së vërtetës, por edhe kundër mirësisë e njoftjes së shejtnisë. Kanë qenë ngatërrue në atë qiell e tokë e pranon deformimin e përditshëm të rrënimit të vetëvetes në qytetin e lindjes, tue ndejë e bisedue në Kafën e Madhe aq të famshme, me shokët para luftës. 
Njashtu sikurse nuk mund të dëbojmë vuejtjet e mjerimit, nuk mund të largojmë padrejtësitë. Padrejtësia asht mëkat, bahet dhunë e me radhë vrasje, hajni, egoizëm, fort e keqja shpirtligësi me prepotencë. Mundohemi t’i gjejmë një zgjidhje dhe mirë bajmë, por nuk zhduket se i ka rrajët në pasionet, inatet dhe interesat tona. Asht burimi i sa luftave zemrake me shumë dredhi. 
“Poema e mjerimit” asht e lidhun me atë të vuajtjes, që gjindet gjithherë në botë. Mund të kërkojmë një zvoglim të saj, ta mëshehim pak, t’ia ndalim hovin, stuhinë, zemërimin e karkatisun të tij nëpër shpinat, zemrat, kokat e kambët tona. 
Tue u dijtë ma tepër shkaku i vuejtjes, se ajo asht pasojë e mëkatit fillestar, religjioni i jep dritë, ndihmë e lehtësim. Vetëm me anë të religjionit jepet ilaçi i madh për mjerimet e njerëzimit. 
Religjionin disi e pat Migjeni nga familja e Kisha ortodokse. Ai mund ta lente rrugën e meshtarisë edhe studimet në universitetin e përmendun të Oksfordit, sikur nuk e pranoi, por kurr prej urretjes e të një urretjeje specifike. 
Pak nisë të lidhej disi me Krishtin, të bahej i Tij, por tue dalë nga seminari u ba anti-Krisht. Migjeni mund të quhet figura e sënurë e anti-Krishtit në letërsinë tonë në Shqipninë e halleve historike. Migjeni vërteton veten si një shkrimtar që nuk i ka pa mirë problemet. Jo problemet mirë. 
“Vargjet e lira”, vargjet e shthuruna, ku në ato ka pak Nitcshe, pak sovjetizem, pak stil, shumë halle, shumë revolucion e shumë helme, botoheshin në vjetin 1944, para se të vinte vdekja e madhe e kombit. Na u aviteshim humnereve e po bijshim në ato. Këtu mund të flas mirë për Migjenin. Ndoshta po të kishte jetue kjo potencë në komunizem, do të kishte qenë një Migjen tjetër. Një tjetër do të thoshte një njeri në tokë krejt afër Zotit. Por ka sjellë një dam të madh, pa asnjë shej pendimi. Vuejtjet e hallet shqiptare kanë qenë të vërteta jashtë tij. Ajo krizë kundër Zotit qe një material i damshëm brenda vetes së tij. 
Një cung nënkrejës e një këmishë në shtat i përkasin vetëm vorfnisë? Jo. I përkasin fort mbrapambetjes. Vorfënia nuk asht një plagë e thjeshtë me njerëz të unshëm, të paushqyem, të paveshun që mërdhasin edhe pranë vatrave. Vorfënia bahet sëmundje e pasojave dhe e gjykimeve të gabueme e në një orë fatale e ngjarjeve tragjike, kryesue nga gënjeshtarët e shkathtë që kanë shumë hipokrizi. Hipokrizia nuk qëndron kurr vetëm. Ajo asht e ngjitun me mbrapshti. 
Koha moderne i ban ballë hipokrizisë tradicionale. Po ana negative e kësaj kohe ka një kulm tjetër që arrinë në instiktet e shtrime që kanë shumë sinqeritet të keq e ma shumë hipokrizi të rafinueme. 
Kur Migjeni mori udhën për t’u shërue në Itali, ishte në krizë ai dhe bota. Krahnori dhe trupi i tij vuente në shtratin e dhimbave të paravdekjes, në moshën 27-vjeçare e bota në prakun e dhimbave të Luftës së Dytë Botnore, që do ta shkatërronte shumë njerëzimin prej tërbimit të nazizmit e fashizmit, ma vonë të quejtun gjakatarë. 
Dy rrymat e tërbueme, shkaktare të luftës, dhanë gjak e tmerr. Por kjo luftë do të na jepte shumë martirë, si polakun Maksimilian Kolbe, e izraeliten ba motër katolike Edith Stein. Mbi dyqind figura të lavdishme, të lum e shejten, shpallë Kisha Katolike në gjysmën e dytë të shekullit njëzetë, që kanë dhanë jetën në kampet e përqëndrimit. 
Toka shqiptare, qyteti i Shkodrës, që provoi diktaturën komuniste, pret lumninë e martirëve të vet, lumninë e Kishës e atë të Shqipnisë. Janë katërdhetë martirë në proces, në gjasim të katërdhetë martirëve të Sarandës shqiptare. 
Nana Tereze shqiptare e shpallun “E Lume” bindi boten me dashuni e punë shejte e hidhte poshtë “Poemën e mjerimit”, me metodën e Krishtit, që ka dhanë jetën për të vuejtunit e të vobektit. Nana Tereze, kur ka pa, jetue e tue e gjetë pranë në mjerimet e botës e të Indisë, pranë njerëzve skelektikë, gati kufoma, përpara i asht drejtue Zotit e Krishtit me lutje të pandame, për t’I dhanë me kuptue atyne që janë në mjerim se gjindet dikush që i don. 
Migjenit nuk i shkoi mendja të kujtonte në Kafen e Madhe për sa vepra të mira që bante Kisha. Ka njoftë Migjeni qytetin e Shkodrës dhe kulturën e zgjedhun të saj, të dallueme në Shqipni, kontributin e klerit katolik, me shtyp të lartë, me shkollë fort të shqueme të nivelit europian, tue pasë nëpër shkolla, sidomos ajo e françeskanëve fëmijë e studenta të vobektë e tue u dhanë sa bursa me kujdes, veçanërisht të At Fishës nëpër Universitetet e Europës, për të pasë Shqipnia drejtues, që t’i apin shtetit pak ndihmë, të cilit shtet duhen kërkue shkaqet e mbrapambetjes e vuejtjet e malësorëve në “Legjenda e misrit”, “Luli i vocërr”, “Zeneli”. 
Shkrimtarët e letërsisë sonë dhe rinia inteligjente në formim duhet të ruejë copa të bukura të auktorit Migjeni dhe në anën tjetër të bahen spjegime prej të aftish për ato përmbajtje të damshme kundër Zotit dhe religjionit. 
Gjanat a janë të vërteta, apor nuk janë?!

 

Po c'lidhje ka kjo?! Nqs. ti ja tregon kete shkrim nje besimtari katolik atehere ky kontribut ka goxha kuptim, por nqs. e hedh ketu ne peshk si nje "prove" kunder Migjenit, te me falesh, por nuk je ne vendin e duhur dhe te siguroj se mund te marresh edhe ndonje koment te tipit: "mire ja paska bere kishes". Sipas vendit edhe kunvendi, them une.

Perse e ndot kete teme me shkrime aparatcinjsh? Vet i shume nderumi ta thote qe ne fillim se hallin e ka te permbysja e dogmes dhe mbrojtja e klerit, dhe jo te humbja e besimit (eshte kjo e fundit qe duhet ti dhembi cdo besimtari te vertete) 

Ate qe ka bo Migjeni duhet ne fakt ta bote KISHA!

Edhe i gjo tjeter; nuk maj men noi raste tjeter kur nje njeri i fese, me finese, qet kaq shume vrer!

... ti kujton se po sulmon Migjenin me kete shkrim.

Nuk e ke idene se sa dem po i ben kishes. Te pakten ne syte e atyre pak vetave jo katolik qe do ta lexojne.

Kush eshte Mons. Zef Simoni? E njef te ashtuquajturin kristianitet marksist? Po ungjillin e shekullit te katert i shkruajtur ne kushte diskrimini te kristianeve, por qe ngrihet me forcen e Migjenit per t'i rene me grusht atij mali, e njef Simoni? Po hik ore me keto dallime pabukse, se dhe tek nje teme tjeter e njejta mungese solidariteti dhe vellazerie vihej re nga kendveshtrimi me vellazeror i mundshem gjoja, ai fetari. 

Ky ësht një shkrim antifetar inkuizicionist politik i një të mllefosuri nga diktatura që s'di se kujt ti zbrazet. Me nivel skandaloz arsyetimi e kritike merr përsipër nji pun që mendja dhe zemra s'ja rrok .As katolikët praktikantë s'do arrinin ta lexonin deri në fund .Ai kujton se ësht në mesjetë . Turp për ty Bey që jo vetêm arrin ta lexosh por dhe mbron idet e tua me kte.Shkrimi i ktij (se di i kujt viti ) justifikon qëndrimin armiqsor ndaj Migjenit sot dhe shkrimet e shumta në gazeta qenkan pak. Jo s'mund të lejm një klerik të frustruar të mjerosur e pa ideale shqiptare të gjykoj vlerat tona të vyera ; ka vdekur inkuizicioni prej shekujsh Bey.

Mons. qeka kput ne mes sidomos me ate paragrafin e cituar nga Kadareja. Qesharake!

nxihet zotnia, perfaqsuesi i nje prej pasunareve me te medhenj ne bote, e Shqiperine e asaj kohe, se Migjeni i kendote fukarase..

ta lexosh kete sot, si mund mos ti japesh mbeshtetje pa limite Migjenit?

haha, lexova nja dy paragrafe te tjere... e ka hedh poshte Nene Tereza "poemen e mjerimit" thote... kupton tani? 

po ta mendosh holle, mons. nuk ka faj. Imagjino tani, Migjeni, qe nuk kishte as dashnore, po dhe po te kishte do kete qene pretty ugly, nuk mjaftohet me Poemen e mjerimit, por del ne penxhere dhe fton edhe murgeshen ne mekat smiley..une dhe ti murgeshe, dy skaje te nje litari, qe dy taborre ia ngrehin njani tjetrit...etetj...

Nuk e besoja kurre qe do vinte dita te shihja dhe Migjenin te ulur ne ket llok karrikeje.

Pa dyshim që MIGJENI ishte që në gjallje e mbetet një kollos i letërsisë shqipe .Jo vetëm për vargun e fuqishëm artistikisht e letrarisht por mbi të gjitha me shpirtin e tij të madh që ja sëmbonte e coptonte gjëndja e shoqëris shqiptare .Kjo s'ësht shprehje e depresionit por shprehje e guximit dhe adrenalisës së tepët njerzore që AI me art e zbraste  në vargje  ; shprehje e lart e pozitivizmit të tij që Shqipria e vogël ishte e madhësisht e mjaftueshme për shqiptarët por... S'ka fjal e varg që migjeni s'jep shpres, guxim e optimizëm :

 

KANGA E RINIS

Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull...
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.

Thueja kangës, rini, pash syt e tu...
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga.

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi
Kumbi i zanit te përplaset për qiellë
dhe të kthejë prap te na - se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.

P.s flm adminit për foton  ..shum e bukur !

Bobo bej sa thelle t'paska hyre budallalleku!

Dmth, Monda, me '2 llafe' Migjenin nuk e duan si anti-klerik dhe proto-komunist. Mbeshtes sa thote Ajku me siper. Pres te me thote WoW tani te shkoj me vrap ne Starbucks e t'ia tregoj shoqeve.

Po edhe ndonje qe e ka share Migjeni nga Zogu, edhe keshtu, gur gur behet mullar. 

Monsinjori e cileson Migjenin si fyes te Perendise e kishes, por vetem si njeri i Perendise qe nuk ka folur.

Po me Migjenin cpaten???

smiley

Po ce o, burre me i mire se Skenderbeu te duket Migjeni ty?

po he de, çpaten...??   dikush tjeter para nja 1 jave, pas nje ''analize'' te thelle, arriti ne perfundimin se midis Gjergj Elez Alise dhe motres se tij ka pasur mardhenie ''intime''... incest..  

o do ti çmitizojme te gjthe dhe gjithcka, o ska!

nejse, nje pyetje kisha une: Po Zhizheku, filozofi i preferuar i peshkut, ka thene gje per keto raste?smiley

Ashtu...ashtu....ketu do vijne te gjithe...edhe Stefan Bardhi ketu do vije. smiley

smiley 700 vjet, tha nje mikesha ime, s'i doli gjys llafi per nder motres se Gjergjit, vijne ca ne shek 21 dhe e bejne te shkreten te flase me vete smiley

kishe gje me motren dhe Gjergjin tina? smiley 

E mire, mire, se ja nga femrat dhe feminizmi presim te na thone qe seks baraz nder smiley

Ajo e shenja e barazimit kishte nje shenje mosbarazimi. C'eshte kjo me peshkun?

"me land krejtësisht pa Zot e kundër religjionit e klerit"

Bullshit!!! Hap Biblen dhe zemren Monsinjor, se vetem kurora e gjembave i mungon Lulit te Vocerr, e kunder religjonit dhe klerit eshte ngritur dhe Krishti. 

+1

 

Nje prej poezive qe me pelqen me shume. 

Parathania e parathanieve

 

Përditë përndojnë zotat

dhe rrëshqasin trajtat e tyne

Mbi vjet dhe shekuj

Dhe tash s’po dihet ma kush asht zot e kush njeri.

Ndër tru të njerzmit zoti galuc ka ndejun.

Vetvetes me gisht tamthat i ka biruemun

në shej të pendimit

dhe bërtet në kulm të hidhnimit:

çka, çka krijove?

-E njeriu nuk e di:

a asht zoti pjella e tij,

apo ai vetë pjella e zotit.

Por e shef se asht koti i kotit

Me mendue mbi një idhull

që nuk përgjegj.

Dhe tash s’po dihet ma kush asht zot e kush njeri.

Ka ardhë një kohë,

në të cilën njerëzit po kuptohen fare mirë

për me ndërtue Kullën e Babilonit, -

dhe në majë Kullës, në majë të majës së fronit

ka me hypë njeriu

dhe ka me thirrë:

Perëndi! Ku je?

Nderkohe qe ketu ngrihet ne piedestal dita dites Mehmet akif ersoy,poeti qe shkroi himnin turk(shqiptar koke e kembe) ne vazhdojme te shajme me prag dere vlerat tona letrare.BRAVO,kape sssssssssssss

Monsignor Simoni me kujton nje shkrim te Fishtes kunder Faustit te Goethes. Vetem se ku e ku Fishta them, se te pakten diskutonte edhe integritetin letrar te vepres, pervec se merrej me imoralitetin e autorit dhe personazheve.

Sa per te tjerat, mendoj se ne jemi deshmitare te nje epoke qe do te kete ne qender te vet perpjekjet per reintegrimin e dogmes morale ne te gjitha shfaqjet e saj. Natyrisht nese nuk permbushen profecite maya dhe ravintsara.

Per cdo rast, te interesuarit mund te shfletojne ne faqet e Gazetes Shqiptare rrefimin e vellait te Migjenit mbi humbjen e virgjerise se ketij te fundit ne nje bordello greke.

Migjeni - fatkeqesisht perhere aktual

 

“Fjalët” e Trumcakut

http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047110314/titulli/Zbulohet-doreshkrimi-i-fundit-i-Migjenit

 

Është një fletë e zverdhur e një fletoreje me viza, tipike e kohës në vitet 1938, ajo ku Migjeni ka shkruar një nga momentet e rebelimit dhe filozofisë së një... trumcaku.

Në atë fletë të verdhë të shkruar nga Migjeni në Sanatoriumin italian është pikërisht trumcaku që filozofon së tepërmi, që bën ciu-ciu, por që në momentet e sëmundjes së autorit të madh kalon sipër vizave, shprehje e gjendjes së rënduar të poetit që po jetonte ditët e fundit. Dorëshkrimi gjendet në arkivin e Muzeut të Shkodrës, e ndoshta kjo fletë është edhe “quintesenca” jetësore në filozofinë e Migjenit. Ajo filozofi që ka brenda si rebelimin edhe me natyrën, por edhe me pavdekësinë, e cila në fund të shkrimit është quajtur... eternitas.

“I lodhun, dhe ma i pakënaqun trumcaku me fat, qëndroj mbi degë”… kështu e fillon shkrimin Migjeni. Shikohet qartë paradoksi që në fillim, ku “trumcaku është i lodhun ma i pakënaqun, por me fat” dhe patjetër që mund të kuptohet se pse kjo shkruhej në prill të 1938-ës, pak para vdekjes së poetit. Më tej Migjeni vazhdon: “Me urrejtje shikonte natyrën që s’e krijoj ma artistikisht. Me përbuzje vërente bylbylin. Tashma e kuptoj mirfilli se duhet të vuejë nga fataliteti i gjanave. Kështu tue mendue ndjen një lehtsi trumcaku. Në thellsin e ndergjegjes së tij, filloj të ndjehet fillozof. ( Kish të drejt! Se kush arrin ndër trutë e vet, të jenë i pakënaqun me fat, ai me të vërtetë filloi me bamë fillozofi – dhe një fillozofi ma të vërtetë se çdo tjetër fillozofi). Trumcaku që ka zili bylbylin, pse nuk është artistikisht si ai, ndoshta pamja, apo kënga e tij në krahësim me bylbylin, apo të dyja bashkë, dhe pikërisht mbas kësaj fillon edhe fillozofia. Mos qënia artistikisht në pamje si bylbyli e bën trumcakun të kuptonte fatalitetin e … gjanave!!. Çuditej trumcaku për madhështinë e ndjesive të tija dhe çuditej për fatalitetin e gjanavet. Pse asht trumcak, vetëm pse asht trumcak, nuk mund t’a thotë kangën e bylbylit. Çuditje për padrejtsin e natyrës dhe ish gati të bajë diçka; një kryengritje kundra natyrës!… Por trumcaku fillozof e mundi trumcakun harbut. Me një indiferencë apathike fishklloj dhe flutroj nga dega, nën strehë të pullazit”. Pastaj poeti vazhdon… “dhe aty ia nisi: ciu ciu, ciu ciu, si një fillozof unik dhe faqezi”. Ndoshta ky është momenti që Migjeni rebelohet pse nuk e kuptojnë ose lejojnë, apo edhe pse nuk e lejojnë duke qenë trumcak të këndojë si bylbyl. Mbase bylbyli ka fatin dhe mbase është ai që “e ka mirë me natyrën”… Një interpretim i jashtëzakoshëm i paradoksit dhe dyzimit në fund të jetës së shkurtër, e cila tashmë po i mbaronte. Ishte fundi i historisë që kthente “trumcakun” rebel, në një filozof, sikundër thotë Migjeni.

 

Shkrimi pa titull me firmën e poetit

Por pjesa më e rëndësishme e dorëshkrimit të gjetur ka sipër një kryq të madh si në ato raste kur shkruajmë diçka e duam ta prishim. Lapsi që ka prishur shkrimin është në tjetër ngjyrë, por aty poeti shkruan për përjetësinë - “eternia”. Nuk dihet nëse

ka qenë dora e Migjenit që ka vendosur këtë “iks” prishës. Në paragrafin që është tentuar të fshihet shkruhet: “Ky paradoks i trumcakut, mund të ngjajë (ndodhë) edhe një miljon vjet, kur truri i trumcakut të zhvillohet aq sa asht sot i zhvilluem truri i njeriut. E na njerzit e këtij skajit të dheut për nji miljon vjetë, mund t’arrijmë që mos t’ia kemi zili njerzve që na rrethojnë (si trumcaku që ia kish zili bylbylit). Një miljon vjet – afat i bukur... Si ju duket? Jo, jo, nuk a shum. Ç’janë një miljon vjet para eternitas”.

Dhe poshtë këtij paragrafi poeti ka firmosur....Migjeni.

Pikërisht këtë paragraf, nuk kanë dashur ta komentojnë apo marrin në konsideratë as në atë kohë, as në diktaturë në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo pa e përdorur si e kanë pasur zakon... dhe as sot, kur, normalisht, duhet që dikujt t’i jetë pastruar shikimi dhe kristalizuar audio e dëgjimi në përgjithësi... Gjithsesi “Paradoksi i Trumcakut” mbetet një nga momentet e jashtëzakohshme të poetit, i cili mbas shumë pak muajsh vdiq në “sanatoriumin” ku ka shkruar edhe pjesën më të çuditshme filozofike të tijën. Kjo është ndoshta shpërthimi filozofik i fundit i tij, që është pikërisht ai shkrim pa titull, por që flet për një trumcak... E ky dorëshkrim zbulohet pikërisht në 100-vjetorin i lindjes së Millosh Gjergj Nikollës.

Hunter, ka dhe nje skice tjeter "Vetvrasja e trumcakut" - ku ne vend te barit rriten qime derri dhe ne vend te pemeve - brina shtaze. Me pelqen jashtezakonisht shume. Trumcaku melankolik me ngjan sikur po klith per ndihme, por askush s'mund ta kuptoje, a t'i vere veshin.

Lexoje dhe një her se ndoshta s'ësht Migjeni trumcaku i pakënaqur me fat por bylbyli pa fat që trumcakët e kan zili:

 Kish të drejt! Se kush arrin ndër trutë e vet, të jenë i pakënaqun me fat, ai me të vërtetë filloi me bamë fillozofi – dhe një fillozofi ma të vërtetë se çdo tjetër fillozofi)

Po nuk eshte faji i Migjenit kur mjerimi ishte bere "kafshat, qe nuk kaperdihej! "-ai pikerisht per kete thirri :

 Perëndi! Ku je?

Vertet ku ishte Perendia ? Po sot ku eshte ?

Te paperfunduara:

I fundmi Skandërbe*

Ku janë orat dhe nuset? Shtojzovallet e zanat ku janë? S'po flitet ma për vallet e tyne? As për sytë e tyne që të shitojnë a të bajnë fatbardhë, s'po flitet ma...

27. VII. 1938

Ik, moj flutur*

Ik! Ik, moj flutur, se do te digjesh!
Se ke me ra në gyp të llambës dhe me flakët e
saj ke me u djegë.
Por flutura s'dëgjon, sillet, silet e sillet.
Dhe m'atë të sjellun shkrepet për gyp, largohet,
shkrepet, rrotullohet rreth llambes dh(j)etë herë
për m'i shkrepë...

Bie ne shpine kur lexoj komentet e intelpeshkuisteve.

Luli i vocerr !

Emmmmmmm, Luli don me hanger mesuesin me tollumbat e tij.

Po eshte vetem nje Luli i vocerr, e jemi ne vitet '30, ku depresioni ka lind sa e sa Lula te vocerr amerikan, anglez, apo gjerman.

Ne klase te gjithe kane çizme ( çizme qe shkelqejne - thote Migjeni), kepuce , vetem Luli i vocerr ka tollumba te prishura.

Pse nuk kemi pasur ne klase ne te gjithe nje Lul, nuk ka sot Luli i vocerr, ( mbase krejt si Luli JO, sepse i blejne tek tregu i kepuceve te perdoruara, nike, adidas, puma), po aty afer.

Per kulture e debat serioz, besoj se shumica e intelpeshkisteve e dijne se sa tragjike perfundoi jeten Luli i vocerr!

E sikur te pyesim sot Lulin e vocerr, besoj se do thoshte,- me mire me tollumba te prishura, per me hanger mesuesin, se sa me kepuce korçe,  i vrare pas shpine.

Per te "adhuruar" Migjenini, duhet te njohesh gegnishten, te kesh jetuar ne qytetin ku ka jetuar Migjeni , e kunderta te nxjerr "injorant".

smiley

Po pra, se ne fakt, duhet te kesh bere jeten "plot aventura" te Poradecit, e te njohesh toskerishten per te adhuruar Poradecin!!!

Po ti ke te drejte, se sot ke plot Lula te vegjel rrugeve, qe jane krejt zbath, le me te shkojne neper shkolla! Shef pra, qe Luli i Migjenit s'paska qene dhe aq keq..

 

Sot, atë që mund ta bante Migjeni me artin e tij në vitet ’30, nuk mund ta bajë as edhe nji grusht shtetit. Kjo asht arsyeja që Migjenin e kanë frikë të gjithë, pse nji rruzë e kuqe e tija asht ma e fuqishme se tonelata bojë të zezë që derdhet çdo ditë mbi letër.

Prej shtëpisë ku pat banue familja e tij në Shkodër asht zhdukë edhe pllaka që kujtonte këtë gja. Asnji botim i denjë për të, asnji tubim, asnji studim për të qenë, asnji fjalë.

E me mendue se nuk kemi pasë gjatë këtyne 70 viteve edhe nji shkrimtar të vetëm që të ketë qenë revolucionar si Migjeni, e kur them “revolucionar” nuk kam parasysh as Revolucionin e Tetorit dhe as atë fashist të vitit 1922. Revolucionar domethanë i gatshëm me sakrifikue vetveten për nji ide, i gatshëm me jetue idenë për të cilën jepet edhe jeta.

Revolucionarët trembin ndërgjegjet, shqetsojnë gjumin, prandaj ai sot asht i harruem, bile edhe prej qytetit të tij të lindjes, që buzë vorrit, atje ku prehet, në shenj nderimi i ofron sakrifica tue djeg plehnat e veta dhe tue i blatue coftinat e qelbta. Si gjithmonë tek ne nderi me vendet e nderit nuk përkon aspak.

E ai, poeti i mjerimeve të pasosuna të kësaj toke, si dikur, prej vorrit anonim ku prehet, u flet atyne që kanë ma shumë nevojë për zanin e tij gjëmues: plehnave dhe coftinave që na kanë mbulue gjithkah:

“Në vendin tonë / kudo valojnë / flamujt e nji melankolije / të trishtueshme / dhe askush s’mund të thotë / se këtu rron / nji popull që ndërton / diçka të re” (Nën flamujt e melankolisë).

(A.Ndreca,Mapo)

 

Migjeni ka aftësinë të jetë i freskët në çdo paraqitje, pa e humbur dhuntinë e tij: aftësinë për t’u shfaqur dallueshëm, për mos humbur kurrë në anonimatin e kohërave.

Vepra e tij nuk është thjesht një argument letrar për analizë, por një projekt politik, shoqëror, që mjerisht asnjëherë nuk u bë i dikujt e askush nuk pati guxim të përqafojë

(Rafaela Marteta)

 

Dhe per mendimin tim, do te thote se problematika e Migjenit, hallet e njeriut te vogel, nuk vleresohen seriozisht jo vetem ne Shkoder e Shqiperi, por fatkeqesisht ne gjithe boten

(L.Kodra)

5*****

loloto meqe te gjeta, flm per korrigjimin me lart.  Si dhe mbi tezen per se, debati i origjines qenka goxha i hershem.

Po lexoja kete te Shqip, nga nje artikull i Kristaq Jorgos:

 

Rreth përkatësisë etnike të Migjenit – Millosh Gjergj Nikollës (1911-1938)  ekziston një debat mbigjysmëshekullor. Qëndrimet janë dy:

1. Prejardhje etnike e padyshimtë shqiptare: Skënder Luarasi, Petro Janura, Rinush Idrizi, Moikom Zeqo etj.

Mbrojtësi i parë e kryesor i kësaj hipoteze, S. Luarasi, te i cili në të vërtetë mbështeten edhe më të shumtët e migjenologëve të kësaj bindjeje, na bën ndër të tjera me dije:

“I gjyshi (i Milloshit – K.J.) Nikolla Dibrani – quhej me këtë mbiemër gjenerik, se familja e kishte origjinën nga Dibra e Madhe, nga fshatrat orthodhokse shqiptare të Rekës (po nga ajo krahinë ku ka lindur edhe poeti e patrioti shqiptar Josif Jovan Bagëri) – qe përngulur në Shkodër nga mezi i shekullit të 19-të. Kemi plot kësi familje të përngulura në këtë qytet të Veriut: Gjergaj, Trimçev, Siliqi, Banushi, Kadiqi, Dibra, e tjera. Nikolla Dibrani qe murator nga mjeshtëria, dhe thonë se mori pjesë në ndërtimin e kishës orthodhokse në Shkodër. Kur shkonte si murator nëpër katundet e ndryshëm, në Mal të Zi, Nikolla u njoh dhe u martua me një vajzë nga Kuçi, me Stankë Milanin, e cila kishte edhe ajo si gjithë banorët e asaj krahine, shqipen për gjuhë amëtare. Nikolla Dibrani, kur humbi jetën në Mal të Zi, aty nga moti 1876, la pas dy bij: Gjokën (Gjergjin) dhe Kriston, fare të vegjël.”

2. Prejardhje e etnike (thuajse) e padyshimtë sllave: Dhimitër Shuteriqi, Gjovalin Luka, Arshi Pipa, Robert Elsie etj.

Përkundër bindjes gjerësisht të përhapur se është A. Pipa formuluesi i parë (e mbështetësi më i madh) i hipotezës së prejardhjes etnike joshqiptare të Millosh Gjergj Nikollës, kronologjikisht një kontribut i tillë i takon një migjenologu tjetër, Dh. Shuteriqit. 
Thelbi i pikëpamjes së tij do të parashtrohet në vijim. Ndërkaq Pipa është më eksplicit: “I lindur shqiptar [në kuptimin ‘shtetas shqiptar’ – K.J.] në një familje me prejardhje sllave, pastaj i arsimuar në një mjedis kulturor sllav, ai u takua prapë me Shqipërinë dhe me kulturën shqiptare si një i rritur. Gjuha që foli në shtëpi ishte serbo-kroatishtja, ndërsa në seminar ai mësoi rusisht. Ai nuk e dinte shqipen mirë.”

Nganjiher asht mir mos me i dit do gjona ... 

Cfare rendesie ka e githe kjo pune e prejardhjes? Edhe sikur te mos kete folur shqip sa ka qene i vogel, rendesi ka qe u rikthye tek ajo me fort se cdokush tjeter. Te pakten shume me fort se Shuteriqi ne poezi dhe proze bashke. 

Av, eshte qe nga nje bisede e djeshme me hunter. Nder te tjerash, ne lidhje me artikullin e Dushit hunter u shpreh:

Pastaj kjo teza qe permend perciptas gazetarja, se dikush paska thene qe Migjeni qenka serb (!) eshte nje provokim dhe une eshte hera e pare qe e degjoj.

Personalisht pak, ose me sakte, hic fare se isha ne dijeni te nje debati te tille.  Loloto dje was kind enough to provide some info.  Dhe hasa sot kete artikullin tjeter.     

Pertej kuriozitetit, mesojme edhe ndonje gje te re, pa jo se sic thashe (terthorazi) ka ndonje peshe ne shqipen e tij. smiley.

Look, i didnt mean to argue on your post smiley i wast just wantet to say what i said smiley

Nganjehere nuk ka njerez me boring se studiuesit smiley. Imagjino behen grup alamet burrash te nxjerrin a ka fol a ska fol shqip Migjeni ne vogeli. Harxhojne vite jete me kete teme dmth. Ne fund del qe nuk ka folur. Edhe?

Lasgushi i thote nje here Kadareut, kur ky i fundit e kundershton ne dicka ( s'ka rendesi cfare ishte, le te themei qe Lasgushi donte te kishte gjithnje te drejte smiley ) :

- Kete mund ta prisja nga i dashuri Cabej, qe ia ka mbyllur trurin shkenca, por nga ty qe je POET? s'e prisja kurre!

smiley... I hope u get the full meaning of this. I know you will.

m'i fal gabimet ne drejtshkrim.

Po jo mi Av, thjesht per muhabet smiley.  Plus qe meqe u be sebep, edhe per i cik kuriozitet te tipit "c'te kene thene studiuesit valle?" smiley

smiley.

PS: per gabimet te te kerkoje penari falje smiley.

deri te malazes e kisha degjuar, po serb?!

nejse familja e ka sqaruar kete punen e origjines, prandaj mu duk nje fjale e hedhur aty sa per provokim.

Sic i thone nje fjale, Monda, 'njera dore lan tjetren, te dyja lan fytyren'; ky plehu i hedhur duhet pastruar ...

Meqe jemi tek Kristo Jorgo, shume interesante komentet e tij rreth poezive "Kange me vete" dhe "Shkendija".

Kishte te drejte Migjeni kur thoshte ( Lazer Radit) se " se shkrimet e mija nuk lexohen në thellësi, por thjesht në sipërfaqe.." 

Cfare te presesh kur edhe vete Fishta....

(Në një intervistë të At Zef Pëllumbit, kujtoj fjalët që më ka thënë meshtari plak, kur një moment At Fishtës i thonë me tallje klerikët se djali i Gjoshit (i Ati i Migjenit) po shkruan poezi. “Lenieni se asht i talentuar. Me koh do t’i vinë mendt&rsquosmiley-[B.Andoni]

Per me i kthy pergjigje ktyne pytjeve duhet qi ju, perpara, me u mundu me kuptu Shkodren e atyne viteve, nji qytet i varun prej tregtise lire.

Nji qytet me njerz t'shtetitun e t'pamun me boten perendimore. Nji qytet me 60-70 fabrika t'vogla e t'mdha qi prodhoshin cdo gja tuj ja nise nga amelcinat e karramelet e deri tek cimento apo tekstil... t'gjitha t'destinume me u shite jashta shqipniet. Nji qytet ku njerzit e "kenun" hashin me luge arit e argjendit, dhe n'tavolinat e tyne kishte uje e produkte San Pellegrino, apo ven'na t'toskanas apo t'abruzzos apo t'champane's... Nji qytet me kafene t'standarteve t'Vienes apo Parisit, ku mund t'pishe cka t'a kishte qejfi ty tuj ja nise nga Fernet Branca e deri tek Martini apo Coca Cola. Nji qytet ku gramafonat lushin muzike italiane, franceze apo angleze tan diten. Nji qytet me villa te reja renashimentale, ku n'oborret e tyne parkoheshin makina franceze (Amilcar, Benjamin, Aries, Ballot, Renault) apo italiane (Fiat, Lancia, Alfa, OM, Ansaldo, Bertone) dicka normale, tashma (bahet fjale per vitet '30)... Nji qytet, jo bregdetar, por me nji "port" ku anijet e vaporrat qi vishin nga kushedi-se-ku u ankoroshin..., ku hamajt nuk pushoshin tuej punu gjith diten duke ndarku e zhgarku. Nji qytet me disa gazeta t'perditshme apo dhe rrevista qi u shtypshin rregullisht cdo jave apo cdo muej. Nji qytet qi sapo kishte nise jeten e tij drejt artit dhe kultures, apo dhe "sifateve" tjera, perendimore. Duke u mundu kshu me ju shkput disi, sadopak, lindjes (mesme).

E di, kto qi thashe masiper duken t'pabesushme... aq ma teper kur ky qytet kishte ma pak se 30.000 banore. 

Dhe krejt papritun, ndryshe nga tjer t'asaj periudhe, del nji Allan Ginsberg Sllavo-Shqiptar por qi shkrun shqip edhe fillon edhe ja ban mutin. Nise e shkrun per kurvat, pijanecat, jetimat, lypsat, mizerjen..., kunder kishave e xhamijave, kunder pushtetit, kunder asaj qi ne sot e njohim me kapitalizem. Por qi sidokjoft ishte kunder dhe komunizmit, idete e para t'cilit kishin fillu me u perhape nder mendjet e studentave t'rinj qi kishin studju n'france, itali, apo austri. 

Dmth, Migjeni ka kene thjesht mizerabel! I cili edhe parajses do kishte fillu me i nxjerre grremCHa... smiley

Me nje fjale, Migjeni po nxinte realitetin?

Migjeni po u ankote sepse $100 ishte shum i madh n'dimension dhe sja xen portofoli. smiley

Shume i bukur pershkrimi per Shkodren e atyre viteve Teefa. Faleminderit
Nuk jam dakord pastaj me cilesimet qe ben per Migjenin. Mendoj se duhet te jemi e afte qe t'i pranojme kritikat apo t'i kundershtojme ato pa sulme ndaj personit.

Interesant vertet, mua me kujtoi pike per pike Shqiperine e vitit te lumnuem smiley '96. Te gjithe ne kafene duke pritur "97- en. smiley

Tamam mizerable.

Tani, te mos shkojme ne ekstremin tjeter. Nqs. ka pas ndonje shprehje qytetarie ne Shqiperi (ashtu sic ne e njohim sot qytetarine) Shkodra dhe Korca jane qytetet ne Shqiperi ku kjo ka arritur nivelet maksimale ne ato vite, kuptohet nivele modeste krahasuar me pjesen tjeter te Europes, por te konsiderueshme ne kontekstin shqiptar.

Cili ekstrem? Thashe cfare me kujtoi ai pershkrim. Thjesht nuk besoj dot cdo gje qe lexoj. E kemi thene edhe dikur ne ca tema te tjera, keto lloj shkelqimesh jane Shiny vs Glow. me nje fjale u del kallaji shpejt.

Po ne ektremin tjeter pra, qe per inat te disa shkodraneve qe s'na paskan qejf Migjenin, te sulmojme Shkodren.
Eshte e vertete, ketyre shkelqimeve iu del kallaji shpejt (thjesht sepse ende te brishta), por une nuk e di se sa shpejt do t'i kishte dale Shkodres nqs. ne Shqiperi nuk do te ishte instaluar regjimi i Hoxhes.

Po zgjatesh kot, nuk ke kuptuar asgje me duket. Komenti i atij zotnise ka shume ligesi. Atij nuk i behet vone shume te tregoje vlerat e Shkodres, por si e si te nxjerre Migjenin psikopat dhe te depresuar. Mizerable njeri, me nje fjale. I mjere, shpirterisht dhe fizikisht sipas jo vetem ketij. Ke dhe te tjere ketu rrotull qe mendojne keshtu.

nejse, se kisha ne mend ti hyja seriozisht, se nuk ia vlen, por meqe tu duka se po sulmoj Shkodren... lol

se mu kujtua kjo tani

Mori Shkoder, moj mizore

Shume u duke, pak na dole

i shkon fiks qendrimit qe ajo ka mbajtur me Gjeniun e Letrave Shqip.

 

"Komenti i atij zotnise ka shume ligesi."

Po mire mi Av, komenti i atij zoterise paska shume ligesi. Ne rregull.

Tani, si po i pergjigjeni ti, Luliani, emigranti, alidemsi, etj, etj... komentit te ketij zotnise qe perfaqeson thjesht veten e vet ketu?!
Duke hedh ligesi ndaj gjithe shkodraneve e ndaj gjithe qytetit te Shkodres?
Ore se nga cila ane esht e drejta kjo mund te jete subjektive, por une s'e kuptoj fare kete tendencen me mbrojt ate qe ne e konsiderojme si te drejte duke be padrejetesi?!

Nje fjale tha ai e te gjithe me vrap duke iu turr Shkodres. Turrjuni atij mo vlla, c'keni me gjithe shkodranet? Perse me mbrojt dicka u dashka me zhvleresu dicka tjeter?

PS: Asgje me ty personalisht dhe ndoshta vazhdoj te te keqkuptoj.

Me vjen keq, nuk ke kuptuar gje. E leme ketu. Cheers.

Ok. smiley

Ti e thua shume bukur ketu:
"Nji qytet qi sapo kishte nise jeten e tij drejt artit dhe kultures, apo dhe "sifateve" tjera, perendimore. Duke u mundu kshu me ju shkput disi, sadopak, lindjes (mesme)."

Po a nuk eshte Migjeni me vepren e tij nje pjese e shprehjes se kesaj rilindje te qytetit?! Kritika eshte nje akt shume qytetar mendoj une. Eshte baza e demokracise dhe kapitalizmit. Vepra e Migjenit ne kete kendveshtrim duhet pare.

Migjeni asht nji nder shkrimtart (Gege) e mij t'preferum, per mos me thane ma i preferumi. Aktualisht jam duke punu per shkrimin e nji filmit qi ka si si nji nder personazhet Migjenin. Fakti qi kjo mundet me kene thjesht nji bire ne uje, sepse filmi mund t'mos rrealizohet kurr (sepse kam kerkesat e kushtet e mija nlidhje me projektin, dmth jam shum selektiv persa i perket financuesve dhe personave tjere qi duhet t'punojne n'kte projekt), kshuqi sma merr mendja se asht e nevojshe me fole ma g'jate nlidhje me kte gja. smiley

Suksese per filmin.

Sikur te punoje dhe me shqipen pak, s'beje keq.

Do mundohem. smiley

jo ket mos e boj, se dialekti yt, eshte i kendshem, per ata qe e njofin...prsh

"Migjeni asht nji nder shkrimtart (Gege) e mij t'preferum, per mos me thane ma i preferumi."

Ah, s'e imagjinoj dot cfare do te mund te thoshit nese s'do te ishte nga me te preferumit.

N'fakt, po t'mos m'pyt'te kush per opinionin tem, thjesht do mbasha qetsi. 

S'di pse po m'kujtoni ca profesora qe hynin ne klase duke thene: nota ime maksimale eshte gjashta.

Nejse! Rrofte Depresioni dhe poshte "pasqyrimi i realitetit tone socialist" + opiume te tjera!

loool, tani e lexova kete une

tani e kuptova pse i vetmi qi ta mbeshtet eshte nje psikopat nazist si i pakapshmi lol

ke stil

Migjeni si poet, mbetet nje nga me te fuqishmit e fjales, vargut.

Migjeni si figure "biblike" kunder se keqes, duhet kapur me pinca te holla.

Mon. Zef Simoni, me te drejte thote , qe teatri te quhet "teatri i qytetit" se kulturen , njohjen me artin nuk e solli Migjeni, ishte me kohe ne qytetin e lindjes.

Vargjet e forta goditse, kunder fese, klerit, Migjeni gjen forcen e fjales, dhe i pershtatet shume mire ne vargjet e tija, por si histori, feja ( e mbase vetem feja) ka lujatur nje rol te madh ne histori , ne mbrotjtje te interesave te vendit,ne krijimin e gjuhes shqipe, ne hapjen e dijes, patriotizmit, ideve , ne formimin e kultures.

Para se te merremi me Shkodren kundrejt Migjenit, te merremi me shkodranet, me ato qe krijuan shoqerin e pare sportive "Vllaznia", kush ishin, cilet ishin.

Migjeni ka dhene mesim ne Vrake, fshat i populluar nga banore te ardhur sllav.

Nuk gjen nje varg per kete fshat, nga Migjeni, thua, aty nuk kishte vuajtje, mjerim. Ne kete fshat, nuk kishte godine fetare  qe gervishte qiellin, vetem ne Shkoder ???

Nuk gjen nje varg per kete fshat, nga Migjeni, thua, aty nuk kishte vuajtje, mjerim. Ne kete fshat, nuk kishte godine fetare  qe gervishte qiellin, vetem ne Shkoder ???

Meqe e lexova. Kjo dilema jote zgjidhet me nje kurs te thjeshte mbi procesin krijues. Mund te habitesh me ato qe do degjosh smiley ama do e kuptosh njehere e mire pse Vraka nuk ka bere vend ne asnje rrjesht te vepres se TIJ.

 

sa per dijenine tende tregimi "Zeneli' , qe mund ta lexosh edhe ketu me lart, motivin e ka marre ne Vrake.

E dyta, te te bej nje pyetje : a ka ndonje varg a rresht ne sllavisht Migjeni?

pse behesh skuth pa ta kerkuar njeri..

Ah medet per portat e medhoja te Shkodres. Po ju mund Migjeni ore, ju fundos. Kultura modhe shkodrane. Po prandaj se duan Migjenin keta, se u ka shfry pordhet. 

Po prandaj se duan Migjenin keta, se u ka shfry pordhet.

 smiley

U mundua Migjeni i shkrete, u mundua,por ja 10-u Xhozi.U jane fryre prape.Tani mburren se ne dimer "shkojne" dhe ne Venecia.smiley

Kane pas thane, me kene Shkodran i ban tetana... plus qi per gurore e fabrika cimentojet neper kodra, zotni Kodra, jena kene gjithmone n'za. Mos valle po t'dhimben kodrat shkodrane me t'cilat asht ndertu 'talia, zotni Kodra? smiley

"plus qi per gurore e fabrika cimentojet neper kodra, zotni Kodra, jena kene gjithmone n'za."

Mos more, se na habite. Po male o male, nuk ishin? Pse s'bezajn per jetet e lena neper ato gurore, por fryhen luksin qe i paskan dhuruar Italise? Kultura Shkodrane nuk eshte kulture deri sa ta marri vesh qe kultura nuk eshte luks, por perkujdesje per hallet e te voglit. E Shkodra eshte qyteti me i pakulturuar ne gjithe Shqiperine, sepse gjithe cka prodhuar eshte Luksi dhe Skamja. Po kur te verbon luksi, te duket se edhe Migjeni s'ka sy. Kulture eshte te vleresosh syrin e Migjenit e te perkujdesesh kunder skamjes, e jo te vish i verbuar nga luksi e te roprodhosh klishe se "shkodrani i ban tetana." Ja qe s'i beka tetana pra, se Migjenin nuk dika ta vleresoka.

Je tuj ju fut politiks zAtni Kodra. Politika asht kurve!

Migjeni eshte politike, mjeshter, para se me bo ndonje film luksoz per Migjenin, per turp e faqja zeze, mos e perzej politiken nga tavolina, se do lesh kokrren e namit. 

Tashti, vetem pse Migjeni ka shkru per kurvat, ti je tuej u mundu me m'thane se Bukowski ka shkrue per politike? smiley

smiley O Tef, t'u rrit nera se me bone me qesh. Alidemsi qe thote se s'je shkodran, genjen smiley

Por pse i ben muhabetet lemsh? Pse po i hedh keto referencat keshtu pa sqarim. Ore qe kane pika takimi Migjeni e Ginsberg, kane. Ja mua nuk me kishte shkuar mendja psh, por do ishte interesant nje studim mbi referencat biblike te te dyve. Dhe jane shume, ta garantoj, tek te dy poetet, pavaresisht se Ginsberg perdori edhe metrin biblik, ndersa Migjeni dhjetrrokshin shqiptar. E njoni ishte cifut Amerike, a ku di une, e tjetri malazez Shkodre, a ku di une, e njoni shkote me cuna, e tjetri me goca, ja i tham edhe keto. Pastaj? Pastaj je i detyruar te hysh ne subjektin e Migjenit. Ne problematiken e tij. Dhe ky subjekt, kjo problematike, nuk ka pretendime te "ars poetica" por te "ars politica." Eshte ndjeshmeria, jo detyrimisht poetike, por e nje politike te solidaritetit, te vllaznise, te simpatise dhe empatise me te vuajturin, me me te voglin, me me te neperkemburin, ajo qe e ben Migjenin ate qe eshte, dhe qe ja rrit edhe Shkodres vlerat qe arriti ta prodhoj kete lloj njeriu, shume me teper se c'mund t'i rriten vlerat ketij qyteti pse prodhon maska karnevalesh per ne Venecia, gur per te ndertuar vila, klerike te zene mes vllaznise dhe karrieres, etj, etj. Vllaznia e Migjenit me njeriun e vogel eshte projekt politik qe e kapercen Shkodren dhe fiton universalitet politik. Sot e kesaj dite, edhe parrullat e Occupy Wall Street, duket sikur kane dale nga vargjet e Migjenit. Politika mund te jete kurve, si thua ti, por politika qe eshte kurve eshte politika e kurvave qe jane ne pushtet. Migjeni na ka mesuar se politika nuk eshte e thene te jete me patjeter kurve, por se politika eshte edhe vllazni, edhe dhembshuri, edhe mllef kunder padrejtesise, edhe kushtrim per ne bijte e shekullit te ri.

O Teef, mendoi keto gjona, se s'jane veshtire, hap Migjenin se te meson ai si te mendosh, e mos ta nigjoj me te thuash "politika eshte kurve," pasi ndryshe na meson Migjeni. 

Damn! Dmth edhe ti keke pro-fmive t'llastum t'Occupy Wall Street???? Listen, e lam me kaq. You got the wrong guy to talk to about this. lol

M'vjen keq! smiley

Une jam pro Migjenit, kudo te ndodhet. Kur u ndane, tha, keto na rane...

Plus qe, mos harro, se Migjeni per kurva, ka shkrujt. Ah te shkretet shkodranet e Migjenit, do boheni, do boheni edhe ju njerez, por duhet te filloni te vleresoni problemet qe ngre Migjeni, me pare.

o Tef PAlushi...po mos boj te meçmin tani, mer daj, qe Migjeni ka hyre ne panteonin e letersise shqipe, kete nuk mund ta vendosesh ti, qe migjeni ka qene shqipo me tabon, as ket, nuk mund ta diskutosh ti, po qe i ka shkrujt mizerjes e varferise, as per ket nuk mun ta akuzosh, se nese ke lexu, do te shiqosh, se te tan poetet, i kan shkrue, o dashnise, o vorfnise,  o luftes, se ketu ne keto tema, ka ma shume prekje te telit te zemres se lexuesit, dhe se per keto tema, fuqia e vargut e kalon sublimen, po siç duket ti nuk paske haber nga poezia, dhe i turresh Migjenit me politike....dhe kush ti qe je nga shkoder locja, qe na paska pas rezatue kulture e art......me siguri ti nuk je nga Shkodra, duhet te kesh ra n'shkoder pas viteve '70 dhe shtepine do ta kesh me siguri ne lagjen Skanderbeg......

Pikrisht thashe Allan Ginsberg. Duket se ti se din se si amerika i asht pergjegje poemave t'tij. Mos e shif Ameriken sot, ashu sikurse ti sduhet me shikju Shkodren sot. Jo vetem ti por edhe shum te tjere.

E si i eshte pergjigj Amerika poemave te Ginsberg?

yes, amerika e atyre diteve, eshte ku e ku me te sotmen, po ashtu shkodra e atyre viteve eshte ku e ku me te sotmen, por ama poetet shikojne realitetin dhe i kendojne atij, e jo luksit dhe pasunise mer daj, prandaj te keshilloj qe ate komentin tat per Migjenin ta rishikosh ne do qe projekti yt per filmin te kete sukses, perndryshe ti me gjithe selektivitetin, apo skrupulozitetin tend, do te mbeteni produkt per ne koshin e mbeturinave.......te me falesh per tonin, po qe te hedhesh balte mbi Migjenin, vetem mendjet e varfera mund ta bejne....nese nuk thua dot nje fjale te mire, te pakten fjalen e keqe kurseje, thone andej kah anet tuaja.......

e sa per guroret e shkodres qe kan ndertu italine, dhe seren e Selenices, qe ka shtru rruget e Austrise, kjo, nuk eshte ndonje merite e madhe e popullit, por a atyre njerezve qe e zbuluan kete pasuri te natyres tone, dhe dijten ta vejne ne sherbim te popullit te vet...ne hamallin kena pas bo, si me shkolle, ashtu edhe pa shkolle, vasale kena kene, e do t'ina....asht destini yne ky......deri sa pjesa derrmuese e ketij populli te kete mendte tuaja.....

kto komentet e Teefs ta po m'vine me za... ene u shkriva gazit.. e hajer bofsh!

OK, ne note me serioze, jo ajo shkodra qe pershkrun ti, tefe, por edhe dicka 10 here me e madhe dhe e perparume, nuk do e meritonin Migjenin. Dmth kto vicklat Shkoder vs. Migjen vetem i menie e trazume munet me i prodhu. sepse shkrimtarlliku, mer vlla, nuk eshte sikunder e mesmja e perpjesshme, qe do pasqyroje mesataren atje perjasht me se s'bo, ose po qe se fol per nanjonen "nga ato" e per "a don qymyr zotni", duhet me se s'bon ne fund te shkrimit me von nji footnote e disclimer ku t'thot se shif se n'qytetin ton ka edhe gjana t'bukra shum. Letersia nuk eshte dokumentar i National Geographic. Le qe bota n'at kohe ishte ende nen hije te depressionit te madh nje here...

Qytetet e botes qe do e kishin zili Shkodren per nj'at Migjen, jane me dhjetra mijera. Duke fillu nga Tirana e sotme! Kalibrit te Migjenit nuk i afrohet kurrkush ne letrat shqipe; kur as Kadareja jo, te tjeret jane bezhdila masanej. Kadareja imponohet me korpus (c'ka i duhet nje emri vertet te rende), por rrezellimen e Migjenit nuk e ka askush ne letrat shqipe, as ismaili ne kohen dhe ne titujt e tij me te mire. Migjeni eshte ngjarje per letersine, jo per nji qytet, e aq ma pak per tangerlliqe qytetse...

Sikur Migjeni te ishte tirons owe vlonjat ose ,prite zot, gjjinokastrit, kam PErshtypjen se shkodranet do ta donin nji fije ma shume...

Te qeefsha iphone o xhobso, sa bukur ma shkruke shqipen

Villat renashimentale....

Hehehe,,
Kete peshkun e ri sikur nuk e kisha shume qejf po po fillon tmhyje ne zemer

Uroj qi mos t'jesh edhe ti si Migjeni, t'cilit i hynte n'zemer vetem mizerja. smiley I'm not mizerje! lol

shume qi ke sjelle kjo teme. s'po duket me fjale e piste. lol

Po jo mor Teef, se ca gjona e kalojne cakun. Kjo qe thu ti, se Migjenit i paska hy n'zemer vetem mizerja, eshte minimumi injorance, maksimumi SLANDER, vlla. Hape zemren tende te shohesh te Migjenit:

Na të birtë e shekullit të ri,
vllazën të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast' i ynë i mbramë
edhe fatlumë
ditëm me thanë :
S'duem me humbë
(pse mizerje eshte kjo?)
në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
jo! jo! s'i duem humbjet prore -
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
S'duem, për hir
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë "shejtnim",
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis -

të jem' një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.
Na të birtë e shekullit të ri,
me hovin ton e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë
dhe për fitore kem' me ra fli.

Tjeter kund ka hyre vetem mizerja ne zemer, Teef, tjeter kund.

Shpesh'here, baj lojna, por aftsija jeme per me e ba ate tjetrin me kuptu qi asht loje ndoshta len per t'dishru (jo gjithmone, kuptohet).

Migjenin e du! Seriozisht. And I feel him and his art.

Mendoj se po t'kishte jetu ma g'jate do na kishte lane mbas shum ma teper arsye per me u ndi krenar, jo thjesht se cka me pase me lexu e me kalu kohen e lire. Sidokjoft, po t'mos kishte vdeke at'her, ai do ishte dipllomu. Do ishte kthy nshqipni, at'her ose do e kishin kape komunistat, ose do kishte emigru n'austri ose n'france dhe ndoshta eventualisht ne amerike. Por jam i sigurt se shoku i tij Andre Stefi do i kishte njesh plumbin thjesht me u ngrit n'detyre. 

Me lehtesove, te betohem, se do te te kisha fut ndonje te shame aty ke ai komenti me "lypsa me ajfona," se s'po e merrsha vesh, a po beje kurven, apo politiken, apo, apo te dyja bashke.

Tashti po me duket shume interesant ideja e nje filmi mbi Migjenin nga perspektiva e dikujt qe "ban lojna" e qe i mungon " (jo gjithmone) " aftesia "per me e ba ate tjetrin me kuptu qi asht loje." Per nje gje ke te drejte. Qe Migjeni "s'bante lojna," e qe nga perspektiva e dikujt qe i ben shpesh mund te tingelloje mizerje. Kishte ca kishte e thoshte drejte dhe e ngulte thelle. Thellesi abismale, por i mungonte ajo gjeresia siperfaqesore e humorit shkodran.

Vallaj, veshtire e ke, te besoj, por shume interesante dhe jashtezakonisht e vleresueshme do ishte po te arrije t'i qasesh krizave te thella qe ve ne pah Migjeni pa humbur njekohesisht kete virtytin e "lojnave." Aq konservativ sa qeke me lojnat, ve bast Welles e paske model smiley Te pakten si filmmaker.

Me Duket se me ke keqkuptu. Nuk je ti peshku I ri qe po me hen ne zemer. Eshte peshkupauje.com I ri...
Ti me pelqeve me tparen.

teefa, falemnderit qe na krijove pjesen tjeter te atmosferes se asaj kohe. nen dritat e neonit shkelqen me fort mizerja.

Shkelqen sepse drita e njatij ajfon ta ka terhjeke vemendjen (thjesht nji lyps duke tweet mbi mizerjen e tij) por mos u ban marak, edhe pak ka me i 'deke batteria. smiley 

Shiko tashi! A e shef, no more mizerje qi shkelqen. smiley

p.s. Ti do t'thush "Bote mizore!", kur lexon per fatin tragjik t'lypsit me ajfone pa bateri me por jo, nuk asht aspak mizore... A din sa here i kam thane me e keep sceen brightness low, qi me i zg'jat batteria, por s'don me marre vesht. Meqi ra fjala, asht po i njejti lyps qi delte n'rruge e thote se bota ka me marre fund (para 4 mujsht). Kurse tashi po ta pyetsh se pse s'ka marr fund bota para kater mujsht, ka me tu pergjegje se fakti qi nuk ja ka vu veshin t'atit kur i ka thane "shkon nshkolle biro, hev ej disent fakin llajf!" ka ba qi ky me pas probleme me numrat n'llogaritje, n'shkrim-k'ndim (ka pas shkru "for" nvend qi me shkru "four&quotsmiley, etj etj... kshuqi I'm sorry! Nqs ti vazhdon me e jetu jeten n'baze t'sex, drugs & rock'n'roll, heret a vone ke me njeh n'nadje, nder t'tjera, me hangover. smiley 

Hajt Gzu'ur!

nji lyps duke tweet mbi mizerjen e tij

besoj se nga kjo shprehje do te buroje mirekuptimi yne.

e gjete edhe nje muhabet tjeter per tek starbucksi trop smiley

Ai i njeriut qe e ka merituar mjerimin e vet eshte muhabet i vjeter, ti ke te drejte. Puna eshte qe artisti a poeti po na del te jete dikush qe duhet te haje gjithe kepucet e shoqerise dhe pastaj te kete stomak e "te ankohet".

Per t'iu kthyer Migjenit, mund te them se eshte i vetmi shkrimtar e poet shqiptar qe ka patur guximin te jete bashkekohes i epokes se vet dhe kjo karakteristike kaq e rralle per letrat shqipe, qe e kane munguar gjithnje momentumin historik ne dobi te rrefenjes kombetariste, eshte pikerisht ajo qe i siguron jetegjatesine mesazhit te vepres se tij.

Te dyja muhabetet jane paterica te nevojshme per qendrimin individualist.

Bashkekohesine e ke ngritur mire si ceshtje, per te sqaruar edhe keqkuptimin me Teefen per sa i perket perpikmerise 'shkencore' dhe permasave te se vertetes. C'domethene te jesh autor bashkekohor?

Kam nje ese shume te bukur te Agambenit mbi bashkekohesine. Po te kepus nja dy pjese:

"Bashkëkohësia është pra një marrëdhënie e veçantë me kohën përkatëse: i puthitet kësaj dhe njëkohësisht mban distancë prej saj. Më saktë, bashkëkohësia është ajo marrëdhënie me kohën, sajë së cilës i puthitemi asaj përmes një shfazimi dhe një anakronizmi. Ata që përkojnë me tepëri me epokën, që i puthiten asaj përsosmërisht në të gjitha pikat, nuk janë bashkëkohës sepse pikërisht për këtë, nuk munden ta shohin, nuk mund ta mbajnë vështrimin ngulitur në të."

[...]

"Poeti – bashkëkohësi – duhet ta mbajë vështrimin ngulitur mbi kohën e vet. Po çfarë sheh ai që këqyr kohën e tij, buzëqeshjen e marrë të shekullit të tij? Këtu do të doja t’ju propozoja një përkufizim të dytë të bashkëkohësisë: bashkëkohës është ai që e mban vështrimin ngultazi mbi kohën e vet, për të kapur jo dritat, por terrin. Për kë eksperimenton bashkëkohësinë, të gjitha kohët janë të terrëta. Bashkëkohës është pikërisht ai që di ta shohë këtë errësirë, që është në gjendje të shkruajë duke e ngjyer penën në terrin e së tashmes."

[...]

"të qenët bashkëkohës është mbi të gjitha çështje kurajoje, sepse do të thotë, jo vetëm të jesh i aftë ta mbash vështrimin ngulitur mbi terrin e epokës, por edhe të perceptosh në atë terr një dritë që drejtohet për nga ne duke na u larguar pafundësisht. Domethënë akoma: të jesh i përpiktë në një takim, të cilin vetëm mund ta humbësh."

Hej, Fin, ke nje link per kete, se kam ne dore nje shkrim me te njejten teme? Eshte perkthyer ne anglisht, apo shqip e tera, se me lodh italishtja?

me dergo ne privat nje adrese maili dhe ta dergoj tekstin e plote ne shqip aty

Te shkrova nje pergjigje te shkurter (si dhe nje devijim) por dicka ndodhi me kompjuterin. E bukur pjesa, shpresoj qe pasi te botohet te na e percjellesh edhe ketu te tere esene.

eshte publikuar dikur tek Mehr Lichti, por eshte i gjate si tekst per blogun

Ndoshta disa pjese?  (Duke riperseritur kerkesen e trop) 

Pershendetje smiley

Migjeni: Ndeshja

 

O grue, që të ndesha në ditn e fatkobit tem,

Kur prirja njellte e syt shikojshin zi

e ndjejshe veten se dhe unë jam fli

të një ndjesi si ti.

 

O grue, q'u ndeshme ditën e fatkobit tone

zemër për zemër edhe ball për ball

e ndjesitë n'u shprehën me mall

më një vall: sa hall…

 

Dhe kështu në rrugë të madhe e shitme

zemrën tonë.

njerzve që vetëm një të përqeshun dhanë për të

e shkuen të kënaqun e tu'u gëzue - pse

panë mshefsinat intime të kësaj jetesës sonë.

 

E na, dhe një dhimbë të sinqertë tue ndijë,

vuejshin me zemër të ndrydhun si dy fëmijë

të humbun ndër vise të hueja natën vonë,

o grue, q'u ndeshme në ditën e fatkobit tonë!

..e di qe nuk jam ndonje lexues i madh, e megjithate mendoja se nga Migjeni kisha lexuar cdo gje....ket se kisha lexu ndonjehere...thnx per prurjen..

Per t'iu kthyer Migjenit, mund te them se eshte i vetmi shkrimtar e poet shqiptar qe ka patur guximin te jete bashkekohes i epokes se vet dhe kjo karakteristike kaq e rralle per letrat shqipe, qe e kane munguar gjithnje momentumin historik ne dobi te rrefenjes kombetariste, eshte pikerisht ajo qe i siguron jetegjatesine mesazhit te vepres se tij.

Siç duket, çdo vend ballkanik e ka nga një të tillë. Grekët kanë Roides. Ishte tëpkë i tillë për nga esenca. Tamam brenda kohës. Kishte karakter dhe karakteristika personale krejt të tjera prej Migjenit ama.

 

Ishte shkeputja nga tradita, nga idilet e kroneve ala Koliqi, per te cilet flet Spiritus ne nje koment te ajo tema me fishte, qe e ben te "perfitoje" ate c'ka "humbin" "shkrimtaret nacionale" pikerisht nga ngjitja pas kombetares dhe nje fare misionarizmi qe permban pathos e manifesto - pothuaj prore ne dem te cilesise letrare. "Perfitojne" dhe "humbin" jane ne thonjeza, per te shprehur ate qe te jesh krijues i afte te fitosh a humbesh, me se pari duhet te jesh i madh (naimi dhe fishta, te dy poete kombetare pa asnje dyshim, vs. migjeni).

Analize e perkryer (e natyrisht, jo persiatje te currufjatura freterish si kto qe na sherbehen ktu) mund te gjendet tek "ardhja e migjenit ne letersine shqipe", ose "uragani i nderprere" qe i ka ildis Ustai me doren e vet.

Nje shkrimtar duhet te jete opozitar. Sot ne 2011, ne kohe debatesh mbi perçen ne shkolla apo lajmesh per turma te inatosurish qe protestojne per dhunim te drejtave te grave (turma burrash rigorozisht smiley ), lexo sot "Te çelen arkapijat" e te duket i fresket e revolucionar si dje.

Gjynah qe ti nuk je shkrimtar por nje obortar i rendomte ose bahcevan i sali-ut. lol

 

A do qymyr , Zotni?

Dy thas qymyr mi kal. Prane, malsorja. Trotuari me bllok dyqanesh djathtas, ashtu edhe majtas. Kali dhe malsorja ne parakalim. Qymyri ne konkurs. Shikon Njeriu - artist dhe ia prish syte kjo dis'harmoni. Nje disonance e vrazhde. Malsorja i fryn hundet, prodhimin e njesh per trotuar dhe gishtat i fshin per xhublete. Veprim i thjeshte, por motiv delikat per nje piktor. Thupra ne dore te malsores zhgrryhet pertoke dhe shkruen nje vije kilometric gjate rruges. Qashtu malsorja nenvizon mendimet e veta.

- A do qymyr, zotni?
- Sa?
- Dymbedhjete leke... Po ndalu, thuej ti sa. Pse po ik?
- Ne ket vape dymbedhjete leke? - pyet nje tjeter tue perqeshe.
- Po sa jep ti, pra?
- Jo, mue nuk me duhet.

"Vertet vape ban. Pa kujt i duhet qymyri. Po e mbaj dhjete leke", mendon malsorja dhe ec neper hije rruges se qytetit. Kali leviz ne symbylle. Ndoshta andrron. Tash ne pleqni andrron dashin e dikurshme te peles. Malsorja s'e nget. Nuk e trazon ne knaqsi te tij te pamvarshme. Asht duruesae. Kur dalin ne diell, perdhe zhgrryhet nje hije. Dy hije. Dy hije te ngaterrueme, te kaperthyeme, hija e kalit dhe hija e malsores. Nuk mund ti dallojsh keto dy hije. Nuk mund t'i keputish. Njana pa tjetren nuk shkojne. S'kane vlere. Se vetem bashke perbajne nje tansi. Nje tyansi jetsore. Krk- kkk kthehet qymyri ne shpine te kalit, krkk, krkkk, krk dhe krismat monotone te patkonjve te kalit, qe ndeshin per gure.

Malsorja con kryet. Shikon diellin... koha me u nise. Me u kthye ne malsi. E qymyri s'u shit. Vendosi ta japi ma lire.

- O ti djale, sa asht sahati?
- Djaloshin e terheq bukuria e malsores. Miqesisht i afrohet dhe i thote sa asht ora. E pyet sa e mban qymyrin. Ban pazarllek, edhe pse s'ka qellim ta bleje. Por malsorja asht e bukur dhe e re. Pse mos te kuvendoje pak me te? "Asht e ndyte, - konstaton djaloshi. Sa teveqele jane keto katundaret. Nuk te kuptojne. Duhet me i thane... dhe ate qe nuk thohet." Keshtu mendon djaloshi dhe e shikon malsoren si bir zotnie sherbtoren e re te veten. "Teveqele! Teveqele! S'kupton asgja!". Dhe djaloshi shkon ne pune te vet. E malsorja fillon te shqetesohet per kthimin ne malsi. Shikon diellin, si gjithnji po afrohet nga perndimi. Si ka per tu kthye ne malsi neper terr? Me te vertete, ajo nuk dron prej lugetenve dhe bubazhelave por... t'ishte plake nuk do kishte aspak frige, por... Kujtohet si nja dy tri heresh i jane vu mbrapa do njerez, dhe se pari se c'lypshin prej saj... Pra, nuk i dron bubazhelat si qytetaret, por njerezit... Njerezit i ka ajo frige. E pse? Pse asht e re dhe pak e bukur.

- Nje dhimbe e kandshme shtrengon zemren e malsores.
- Sa e ke at qymyr fisnike?

Malsorja siellet. E njef njeriun q'e pyet. Ia ka shite edhe nji here qymyrin. I thote:

- Tete leke!
- Jo, shtrenjte e ke... Me ke idhnjue ate dite, - i thote njeriu dhe shikon majtas e djathtas.

Malsorja qeshet, disi e turpnueme. E mshef ftyren. Kuqet.

Malsorja qeshet, disi e turpnueme. E mshef ftyren. Kuqet. Nuk i con syte ne njeriun. Pyet e frigueme:

- Sa per ty pra?
- Pese!
- Merre shtate!
- Hajde per gjashte!

Malsorja rri pezull. Mendohet. Shikon diellin - Ia pash hajrin! - thote, dhe i shkon mbrapa blesit. E ai njeri q'aty , ai qe tash po ec perpara saj, peshon shume rande ne kujtesen e malsores, e cila kuqet e skuqet nga turpi.

***

 

ZOTI TE DHASHTE

Dikush trokit ne dere...
- Kush a?
- A po na fal ndoj send, zoje?
- Zoti te dhashte!
- Me fal ndoj send, te dhashte Zoti shendet...
- Hajt! Zoti te dhashte!

Por lypesi e di se c'domethane "Zoti te dhashte": Mos me pas kurr, mos me ngran kurr. Prandej me ma teper fuqi i bie deres. E tash permrenda asht zani ma i rrepte:

- Hajt more! Zoti te dhashte! A merr vesht?

Lypsi doemos i duhet me marre vesht. E len ate dere, msyn te dyten, te treten, te katerten, e keshtu me rradhe, te gjitha dyert e asaj rruge. Kjo rruge sot per sot asht fusha e veprimit te tij. Neser asht ndoj rruge tjeter. Fushat e veprimit te qytetarit tone jane te ndryshme. Dhe ndryshojne njena nga tjetra, sic ndryshon parajsa nga ferri, me te gjithe variacionet piktoreske dhe mallengjyese. E lypsit, qe trokit nga dera ne dere, diku ia falin ndoj send, diku i thote zoja e shtepise: "s'kam besa" - dhe lypsi athere asht i bute, shkon tue mbajt mend kete dere, me ardhe ndoj dite tjeter. Por at "Zoti te dhashte" lypsi s'e duron; s'don ta degjoje. Ai e din mirfilli se c'do me thane "Zoti te dhashte". Edhe ate, i cili percjell me keto dy fjale, ai fillon ta mnije. Kurr ai s'i ka ndame keto dy fjale njenen nga tjetra. Kudo qe degjon fjalen "Zot", ai pa dashje ia shtonte ate "te dhashte" dhe ne tru te tij u krijonte dicka qe s'kuptohet e qe mnihet. Se ai ishte i sigurt se "Zoti te dhashte" domethane tallje.

Nje dite, me nje buzeqeshje ironike, duel lypsi nga nje ndertese me kryq ne maje, se aty kishte veshtrue keto fjale: "Zoti qe kujdeset per zoqte e qielles, s'ka me i lane njerezit te vdesin nga uja". Hee - thoshte lypsi tue dale - sot nuk asht njashtu. Zoti ndoshta kujdeset pet trumcake edhe priftent, por per mue s'e besoj. Mue dhe shoket e mi, po na harron bota e si mos te na harroje Zoti, qe s'na ka parasysh. Por thone, se Zoti... ketu lypsi preu mendimet dhe shpejtoi mbrapa nje plaku me bastun.

- Zotni, te lutem, me fal ndoj send...
- Zoti te dhashte!

Lypsi shtrengoi dhambet per ta ndale gjuhen, e cila ishte gati te kaloje kufirin e bjerzis. Shtrengoi dhe grushtat, e thonjt qe tash sa kohe nuk i kishte te preme, iu ngulen ne dhanat e duerve. Perpara vetes nuk shef asgja tjeter, vec objekte mnie. I bjen nder mend, koha kur s'ka pase nevoje me lype. Perkundra. Kujtohet si i ka ndihmue lypsat qe vijsnin dite shtune ne prakun e dyqanit te tij, kur ishte farktar... E sot? Atij pak kush i ndihmon, pse jane shume lypsa. Kujt i epet ma pare? Arsyetonte lypsi se fundi. Por mnia vetvetiu, pa arsye, rritej e pushtonte zemren e trunin e tij dhe m'at cast donte te shfreje ne nje menyre makatare tue rrahe hekurin e kuqun. E kur nuk ka hekur dhe cekic. Puna del e dyshimte dhe e rrezikshme.

Prandaj me taktik, zotni, mos thoni "Zoti te dhashte!".

 

Qenka shtu lista.  Migjeni paska sha nga religjioni, nga kapitalizmi, nga Zogu e nga Shkodra ...

Nga te gjitha (falenderimet perkatese Teefes) kjo e Shkodres qenka c'qenka.  

PS: O Av, rrofte sebepi smiley

Migjeni mbetet i paharruar opozitar gjithmone,,,,,,,,,,,

pak imazh i kohes (me Koliqin, Kol Bib Nirakajn, ca murgj franceskan etj.), kortezi nga visari fotografik qe na jep  i respektumi yn Lauren Von Kernica

http://a6.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/313655_10150359099084339_522339338_7893953_1048332021_n.jpg

A i pe fotot tjera qi kishte zotni Laureni n'ato albume? Do isha kurjoz me e dite se si do kishte kene Shkodra po t'mos kishin marre kommunistat pushtetin. 

I paska bere pune Laureni apologjetve te komunizmit qe na thone qe para tij paskemi qene krejt neandertale.  Fotot jane mrekullueshme!  Ben mire qe te bihen dhe ketu ne peshk.  Paraqitet dhe mjerimi e skamja per te cilen flet Migjeni.

ja kjo eshte e keqja tani... te aftesia per ti treguar babait arat. smiley

 

Ke baba nga vitet 30-te ne Shkoder kemi ketu qe po i tregojme arat? Fotot flasin vete.

Kjo foto s'flet per neandertalizem por per aristokraci klero-kombetariste. Per neandertalizem flet kompleksi jot i inferiotetit.

Se ku e shef Skamjen ne kete foto, ti, boh? Vetem qingji ne hell mungon, pa skamje, kerrkund.

po ja o i Pakapshem, une ka kohe qe e ndjek dhe e admiroj punen koleksionuese te mbledhesit ne fjale (Laurentit), tani ti vjen direkt me "apologjete te komunizmit". po nuk e mbron kerrkush monizmin e zbatuar ne shqiperi, or burre i dheut, se ai s'do veten, kupton apo jo?si do ta mbrokam une? Ose tjetri, qe ti i permbledh me nje klase "apologjete". Kupton? Socializmi nuk do veten. Si do ta mbrokam une? Si i tha Tano Banushi, po kur s'e din ti se ku je n'fotografi, si do ta di un?

Cen...,Cen Durimadhi.smiley

E paskan qepur per ibret rrjedhen e bisedes adminet.

...bethoveni shqiptar....

Nje fragment nga "Te celen arkapiat"

[...] Ne tane shtepine nje heshtje, sikur ndodhet dikush n'agoni te vdekjes. Po, ka agoni, por jo mjerim. si ne ket shtepi dhe me qindra e qindra shtepija tjera kane diçka si agoni vdekje. Po vdes nje e kalueme shekullore aq e  ndjeme dhe aq e jetueme. Po i hiqet guri i qoshes keshtjellit mijevjeçar dhe zemrat e njerezve po helmohen nga rroposja e tij. (Disa, perkundra, gezohen si me u pas vrame nje shtaze perbindshe qe rronte dhe helmonte jeten neper shtepia). Gazeta, reforma, zbulimi i grave ishin stihite qe mundojshin trute e ngathet te njerezve, te cilet nuk ishin mesue te mendojne mbi ato gjana. Krenave, te mundueme vetem me hallet ma te thjeshta te familjes, vetem te shtepis, tash pernjehere u bien me mendue mbi diçka te perbashket, mbi nje problem kolektiv dhe pronaret e atyne krenave gjinden si peshqit ne rane. Me zbulue grate! - Kete s'e kane mendue se do t'u bahet per  se gjalli. 

[...] Si me pas ardhe ditet e fundit te jetes mbi toke. njerezit te njoftun, miqet, shikoheshin terthorazi, me bisht te synit, njeni me tjetrin dhe mezi pershendeteshin. Si me dashte mos t'ia kujtojne shoshoit se po permbyset bota. Ne te vertete, ne ndergjegje ndjejshin se bota nuk po permbyset, vetem se do t'u zbulohen grate, por per ata njesoj, bile ma mire t'u permbyste bota, se atehere grate nuk do zbuloheshin. 

E grate? Disa shikoheshin nder pasqyra te vogla, mshehtas, per te pa dhe konstatue a jane ne te vertete te deja qe te dalin te zbulueta. Plakat renkojshin, "merrshin hallallet" njena nga tjetra, e disa shtyheshin dhe aq sa ia nisshin lotve si te sheqerit. Nuk qajshin pse do t'ua hane burrat fytyrat: nje pakice shume e vogel qante se do humbnin xhenetin (parajsin) e nje pjese, shume ma e madhe, qante pse kishte nevoje te qaje, si ka nevoje dhe te qeshi. Varzat e reja, kur te mshehuna nga pleqet e shtepise, ecshin ma krenisht, sterviteshin si do ecin rrugave pa perçe, ne fantazi, e emocionoheshin dhe jetojshin çaste lumnije. Pergjithesisht, shpirtent rrojshin do çaste te pajetueme deri tash. Ishin qite ne harrese te gjitha hallet e perditshme te jeteses; vobegesia kish harrue urine, mjerimi kish harrue vuejtjet, pse dikush diku, larg nga shpirti dhe mendesia e ketyne njerzve, kishte vendose me vdeke sentimentalizma e mykun. E kjo sentimentalizem qe asht e lidhun per perçen e grave asht nje kusht me randsi per jeten e ketyne njerzve ne ket gjendje qe gjenden. Prandej nje kenaqesi! Prandej nje kundershtim - ndoshta jo i sheshit, por - thellte ne ndergjegje. Dhe ai kundershtim nuk pelcet vetem e vetem pse s'ka  fuqi. prandej dhe qytetare te ndershem, shtetare besnike. Prandej, telegrame urimi, pergezimi, entuziazmi, te buruem nga zemra te prekuna thelle - me hipokrizi apo llogari tregtare?...

ja ti bajm qefin Tefs; kafja madhe:

http://a2.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash2/34033_415002629338_522339338_4207143_3849399_n.jpg

Tu rrit't ndera emigrant djali! Ndihem krenar per shkodren e atyne viteve, shkodren e tregtarve t'lindun e t'bame. Se po shifsha nji foto qi ne nji dugaje rrobaqepsit u shkrute "riparime gratis", dhe po mendosha se si njerzit at'her, ndryshe nga sot, kane dite me u marre me klienta e kane pase strategjina n'rreklamim per me e ba njirin me u fute n'dugaje, pa pse nevoje me e kape me zor per krah'sh. Se s'po flas edhe per shum e shum tjera detaje qi t'bajne me kuptu fort mire arsyen se pse I pakapshmi asht xheloz per shkoderlocen. smiley

mirmjes. smiley

sic mund ta marresh me men, kom pas disa shoke shume te mire shkodron, ose gjys shkodron (vetem njoni nga prindrit dmth). E nejse mo, por me kujtove biseden me t'amen e nje shokut tim shume te afert, zonj e nderume ajo, nga shkodra, edhe ra muhabeti i her se si fisi i ktyne (gjithnji per at kohen e fotos po flasim) kish parapelqy gjithnji arsimin-shkencen para tregtis. Edhe tregonte kjo per nji te sajin qe i kishin thon me u bo t'pakten ai tregtar, me bo nai lek me shum, se arsimi me rroga hyqymeti, qe vec pikojne po asi her s'rrjedhin, pasanik s'te bon kurr. Edhe i ishte pergjigj ai: "Mos ta ndin kush, te bahem une si X-i (tregtar ky) qi shtrihet mbi banak n'dyshek m'i kallxu katunarit qe e nxen"!?

M'pat bo pershtypje kjo, se ne kohen qe u tregonte, s'u njifshin kto variantet e marketingut kshu. smiley

si ke nje, Tef?

 

Preferencat seksuale të poetëve dhe pozia e re moderne

Nëse Bajroni, poeti i famshëm anglez që u akuzua për inçest me motrën e tij, për ti shpëtuar ferrit të aristokracisë ziliçare londoniane, iku në Janinë, për të zbuluar virtytet dhe sinqeritetin e shoqërisë primitive mes Shqiptarëve, nëse Rimbaud, iku në vendet islamike për të zbuluar liritë seksuale dhe eksperiencat ndryshe që ky rajon i botës ofronte, pas akuzave për homoseksualizëm, Migjeni, poeti shqiptar që u akuzua për inçest me njërën nga kushërirat e tij, nuk pati as para për të kuruar sëmundjen e tij dhe aq më pak për të udhëtuar në kërkim të parajzës së lirë poetike. Megjithëse kanë kaluar , pak më shumë se 55 vjet nga vdekja e tij, dhe megjithëse të afërmit e Migjeni kanë s’qaruar qartë se djaloshi poet nuk kishte asnjë lidhje gjaku me femrën që e dashuronte, prapaseprap thashethemet vazhdojnë. Si duket poetët e mëdhej janë të mallkuar të përfolen gjithë jetën e tyre, madje me shekuj pas vdekjes siç ngjan me Bajronin ku edhe sot shkruhen vepra të tëra, jo vetëm për të ashtëquajturin “inçest brenda familjes”, por edhe për marrëdhëniet dashurore me Pashain e famshëm shqiptar të Janinës. 
I vetmi element që e ndan Migjenin nga Rimbaud, në plot kuptimin e fjalës është preferenca sexuale. Nëse Rimbaud, ishte homeseksual, dhe vuajtjet e tij vinin pikërisht nga përbuzja e shoqërisë që e rrethonte, Migjeni, në të kundërt ishte admirues i bukurisë femërore, element që dukshëm ndikoi në krijimtarinë e tij. Studuesit Robert Elsie nuk i ka shpëtuar një gjë e tillë, dhe në studimin e tij të zgjeruar: “Rruga drejt modernitetit dhe koha e artë e letërsisë shqiptare” –publikuar në shqip dhe anglisht njëkohësisht, mundohet në një farë mënyre ta shpjegojë këtë indikacion poetik të realitetit seksual mbi poezinë e Migjenit. “Poezia dhe frazat e tija janë plot me figura grash, shpeshherë prostituta të mjeruara, për të cilat Migjeni tregoj edhe mëshirë edhe një interes seksual të hapur. Janë sytë e përlotur dhe buzët e kuqe që përmenden. Pjesët e tjera të trupit nuk përshkruhen kurrë. Per Migjenin, seksi ishte një vuajtje”- përcakton Elsie.

Ato dy buzë të kuqe, 
Dhe dy lotë të mija, 
Qenë shenjat e dhibjes, 
Kur më vrau bukuria, 
Kur më zu dashnia, 
Kur më dogji rinija.

Gjithmonë sipas studiuesit gjermani-kanadez Elsie “Pasioni dhe dëshira epshore janë gjithandej në poezinë tejet sensuale të poetit. Gjejmë tek vargjet e tij përshkrime të imtimitetit trupor, por shpeshherë me neveri dhe hidhërim. Për Migjenin edhe seksi mund të trasformohej në mjerim, ashtu si në Poemën e Mjerimit”. Elsie madje arrin deri atje sa konfirmon zërat se poeti ka vdekur i Virgjër. Kjo shpjegon edhe vuajtjen në emër të dashurisë, në poezitë e tij! Një problem mjaft i diskutueshëm po të kemi parasysh poezinë e tij “Një natë” që fillon me : 
“Një grue hyjneshë, 
e mbështjellur n’erssi të natës 
zbriti nga sferat e panjohura/ 
ndër odat e mia, 
dhe u shtrue një fllad, 
një e kandshme ndjesi” 
.....................................

dhe përfundon me:

“Buzët e njoma të saj 
sytë e zez e të mdhaj 
me harmoni vijash të bindshme, 
premtuan një dashni të hijshme 
(Ashtu dhe akordi i heshjes, 
frytin e ambëm të marrëveshjes.)

Nuk ka dyshim, që “fryti i ëmbël i marrëveshjes” është marrëdhënia seksuale që Migjeni ka pasur me këtë grua. Rëndom ndodh në jetën e meshkujve të pashëm, që netëve të kenë vizita nga admiratoret, qofshin këto edhe gra të martuara, (Burrat e të cilave vuanin nga impotenca) dhe nuk është çudi që në një shoqëri patriarkale, bërja seks natën, në errësirë, të ketë qenë një manierë kompesuese për gratë e qyteteve dhe fshatrave shqiptare. Nga kjo përfitonin sidomos për djemtë e ri, të cilët ishin të mbushur me lloj-lloj imagjinatash erotike, dhe mbi të gjitha me uri seksuale. Nga ky përkufizim nuk bën prejashtim as Migjeni, dhe kjo bie qartë në sy tek poezitë e tij. Ndoshta varianti i Elsie, mbi “Virgjinitetin e Migjenit” është një përpjekje e tij për ta shpëtuar nga akuzat në lidhje me inçestin, dhe mbi të gjitha për të treguar pastërtinë e shpirtit të poetit. I virgjër, Migjeni është poet shumë më i bukur, natyrisht. 
Për të kuptuar të përbashkëtat dhe dallimet në aspektin e inspiracioneve poetike që ngjall sexi tek Rimbaud,(dhe pse k’to inspiracione janë në një shkallë më fluore tek varinati shqiptar- Migjeni), jemi të detyrar sërish ti drejtohemi më shumë se një herë Steve Murphy, i cili analizon “indikacionin e predispozicioneve sexuale mbi poetikë ” si akumulacione vizuale. 
Në krijimtarinë e Rimbaud përvojat seksuale shpërndahet në prodhimtarinë e shenjave,(Poetike-shënim i autorit) dhe zbulimi i tyre përbën një problem të vërtetë, në mishmashin e figurave. Madje, edhe në “Një zemër” fshehtësia e Rimbaud kërkon cepet e shenjës letrare. Por erotizmi nuk përbën “Qendrën” e teksteve Rimbaidiane. Në vazhdim Ascione dhe Chambon theksojnë se “Erotizmi i ri, në një vështrim të drejt-përdrejtë nuk është burimi i parë, i frymëzimeve të tija, por exploruar në thellësi përbën të parin”. 
Akumulacionet vizuale, tek Migjeni janë dhe më të theksuara, pasi ai nuk i shikon femrat si objekte direkte seksuale, siç ndodh me poetët e rëndomtë, por duke zbuluar të fshehtat e tyre, shfaq interesat e fshehta. Maskimi në këtë rast fiton dimensione letrare universale. 
Në fakt Migjeni jo vetëm në mizerabilitetit seksual që mbretëronte në qytetet shqiptare, (kam parasysh poezinë “Baladë qytetase” e veçanërisht në tregimin “A don qymyr zotni” ku seksi nuk përmendet askund por është i pranishëm në të gjithë prozën,) por edhe në poezi me elementë të lloit social tridimensional: Vetburgosje- mistikë, -varfëri, e përdor maskimin si metodë efikase e shprehjes së koncepteve. Ta zëmë tek “Kënga skandaloze” nuk u drejtohet elementëve të tij direkt, por me sisteme alternative, duke modernizuar format shprehjeve poetike.

Një murgeshë e zbehtë që bashkë me mkatet e botës, 
Bar dhe mkatet e mia mbi supet e vet të molisun, 
Mbi supet e verdhë si dulli që i ka puth hyjnia, 
-kalon rrugës së qytetit si ejll i arratisur... 
Një murgeshë e zbehtë, e ftohtë si rrasa e vorrit, 
Me sy bojë hini si hini i epsheve të djegna të gjallesës, 
..................................................................................

Prej lutjesh (Jo tallse!) duel dhe në lutje prap po shkon, 
Lutjet i flenë gjithkund: ndër sy, ndër buzë, ndër gishta. 
Pa lutjet e saj bota, kushedi, çfat do të kishte? 
Por edhe nga lutjet e saj ende s’i zbardhi drita. 
O murgeshë e zbehtë, që çon dashni me shenjt, 
Që n’ekstazë para tyre digjesh si qiriu pranë lterit, 
Dhe ua zbulon veten...s’mirë ua kam shenjtëvet: 
Mos u lut pë mue, se due pash më pash t’i bie ferrit, 
Une dhe ti, murgesh, dy skaje po të një litari, 
Të cilin dy tabore ia grehin njëri tjetrit, 
Lufta është e ashpër dhe kushedi ku do t’dali, 
Prandaj grehet litari e përplasen njerëzit.

Mania e poetit për të prekur të paprekshmet, siç ndodh në këtë poezi shpjegon edhe faktin, që autorit megjithëse ju ndalua botimi i vëllimit “Vargje të lira” në vitin 1936 nga censura, - vetëm me botimet e herëpasherëshme në shtypin periodik shqiptar pati sukses të jashtëzakonshëm. 
Por ky sukses nuk ishte vetëm aventurë e explorimin e elementëve të paprekshëm të shoqërisë patriarkale shqiptare, por edhe frut i një erudicioni dhe manjere leximi prej kollosi.

a.nikolla

Edhe per Migjenin moreee! 

I madh nderime,,,,,,,,,,,

i paharruar

Kam lexuar qe Migjeni na qenkesh malazez. Sa rrjeshta ka shkruar Migjeni ne gjuhen sllave? Cfare i ka dhene Migjeni shqipes, shqiptareve dhe Shqiperise? Po ishat e tjere qe tradhetuan kombin dhe gjuhen e tyre per tu bere shqipetare e per ti kenduar shqipes ("Ti Shqiperi me jep nder, me jep...kur degjon zerin e semes). O zot, ma hiqni te drejten (e mbetur) te komenteve. Mallengjehem kur mendoj sa vlleher, turq, serbe etj u kthyen ne shqipetare.

Atehere paskan te drejte serbet qe na akuzojne per pushtim te fshehte te pronave te tyre shpirterore e kulturore.

Po amerikanet me shoke qe jo vetem na vune ushtrine ne dispozicion gratis por edhe jane te njohur "qe nuk duan tja prishin qefin shqipetareve" (The Economist). Robin Cook u ngrit ne Parlamentin Anglez ne 1999 dhe u shpreh se ka ardhur koha qe te korigjojme gabimet e bera ndaj shqiptareve.

E keqja me e madhe fillon pikerisht tani kur jo vetem gjuha shqipe eshte e lire por jane te lire edhe shqiptaret. Tjeter pune se shume nga ne (duke perfshire edhe Gjon Cimen) jemi te turbulluar nga lirija dhe ja fusim petlla me uje.

Po ne po pushtokemi boten tani more Peshqer...po tani ne mund te jetojme pa punuar. Ceku i Bardhe po behet realitet. Dembeler te te gjithe botes, bashkohuni. Na ka ardhur qyli ne dere. Vetem luga mungon. Mund te nxjerrim nga sendyku ate lugen qe perdornim ne kohen e Stalinit dhe te Maos. Calon pak ne design por nuk prish pune.

 

Gjon. s'di a e ke pa "mosmarrveshjen" e IK. Aspak naj tekst kushedi se cfare, per nji qe e njef autorin, e shef qe pak gjo shton ky liber qe s'ia pat lexu me pare, por sidoqofte, po nuk te pat ron ende ne dore, ta rekomandoj. Se flet pikerisht per ket urthin e lirise se tepert nder shqiptare, pervec te tjerash.

Emo, e kam lexuar dhe do ta rilexoj. Liria eshte nje e drejte e sapo fituar dhe na ka gjetur te papergatitur. Eshte nje mjet dhe jo qellim ne vetvete. Jo te gjithe e kuptojne kete dhe po vijme verdalle duke fol budallalleqe ne vend qe te permiresojme jeten tone. Para popullit tone po shfaqen mundesira te shkelqyera dhe jam optimist se do ti shtrydhim fort. Sapo te kalojme fazen e tranzicionit nga Komuna Primitiva (Komunizem) ne Shkembimin e Lire. "Mbasi te ezaurosh te gjitha mundesite e tjera...bej gjene e duhur" - thoshte Churchilli. Ne mos fillofsh nga fillimi. Kisha shpresen se ne shqipot i kishim mbaruar budallaleqet...kam frike se...

Te perdoret nji shkodran i madh si Migjeni per me i ul vlerat Shkodres vetem ketu kam pa.

O Lulian Kodra. 

Te kishte qene Migjeni nga fshati jot i baltosur do te kishte vra veten

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).