Më 2015, Mein Kampf bëhet pronë publike. Shtatëdhjetë vjet pas vdekjes së Hitlerit, ky libër mund të botohet lirisht, pa detyrime ndaj të drejtës së autorit.

Hyn kështu në një fazë të re jeta publike e njërit prej librave më të shitur të shekullit të njëzetë, “bibla” e regjimit nazist. Mund të duket simbolike kjo fazë – në të vërtetë gjen sot ekzemplarë të Mein Kampf në gjuhë të ndryshme, dhe variante elektronike falas në internet – por parashikohen botime të reja për qëllime të ndryshme politike e komerciale.

Atëherë?

Libri i cili prej vitit 1945 është shitur në Francë 100 000 kopje (të deklaruara) është ende një objekt në lëvizje që magjeps, tmerron dhe shpesh nxit projektime absurde. Pa e çuar ndër mend censurimin apo ndalimin e tij, çka do të ishte gabim i madh, ekspertët evropianë të Iniciativës për Parandalimin e Urrejtjes që ka nisur të organizojë në Francë takime e sondazhe mbi rastin e Mein Kampf, mendojnë që vepra duhet marrë në duar, duhet lexuar, e sugjeruar studentëve, shpjeguar e njohur historia e ndërlikuar e botimit të tij. Është një pikë kthesë që kërkon përgatitje para kohe, disa vjet përpara për vetë rëndësinë që ka kjo çështje. Është e nevojshme që tekstit t’i bëhen botime shkencore dhe duhet ndjekur një strategji për përdorimin e tij në internet.

Iniciativa për Parandalimin e Urrejtjes deklaron se është koha që Evropa e bashkuar të vendosë për statusin e këtij teksti që ka përcaktuar historinë e Evropës, status që sot është kompleks dhe i paqartë, duke menduar vështirësitë që ekzistojnë në kuptimin e kësaj vepre të Hitlerit. Grupi i avokatëve, historianëve, gazetarëve, artistëve të angazhuar në Nismën për Parandalimin e Urrejtjes, vëren kontrastin që ekziston midis rëndësisë së këtij libri dhe kërkimeve të pakta që i janë kushtuar atij, sikur Evropa dëshiron t’i rrijë larg. E pikërisht me këtë shmangie, shpjegohet karakteri i paqartë i asaj vepre ku Adolf Hitleri farkëtoi si për një bombë me sahat, tërësinë e ideve mbi nacionalizmin, pangjermanizmin, eugjenizmin dhe racizmin.

Deri në vitin 1945 libri kishte qarkulluar në 12 milion kopje (anëtarët e organizatave naziste dhe të sapomartuarit e merrnin si dhuratë). Pas lufte gjermanët thoshin që nuk e kishin lexuar, kur Mein Kampfishte studiuar në shkolla nga të rinjtë hitlerianë dhe citohej ngado.

E ndërlikuar është historia e botimit të këtij libri. Botimet gjermanisht në vazhdim janë ndryshuar në përputhje me momentin e politikës së jashtme të Rajhut. Sa për historinë e përkthimeve, edhe ajo mbetet për t’u shkruar.

Prej vitit 1946, të drejtat e autorit të librit janë – si e gjithë pasuria e Hitlerit – pronë e Shtetit të Bavarisë i cili përgjatë dekadave është përpjekur të ndalojë ribotimin duke ndjekur herë pas here procese gjyqësore jashtë vendit, si ai i vitit 1992 në Suedi. Të zënë ngushtë, funksionarët e Ministrisë së Financave të Shtetit Bavarez hezitojnë të shprehen për çështjen. Megjithatë duket se Bavaria e ka parashikuar fundin e këtyre të drejtave e prandaj i ka pakësuar ndërhyrjet në këto vitet e fundit.

Në Francë, botimi i plotë i veprës është bërë në vitin 1934, nga Fernand Sorlot në Nouvelles Editions latines. Sorlot ishte njeri kurioz që kishte dorë të lirë me të drejtat e autorit: ky militant komunist e botoiMein Kampf me qëllimin për ta denoncuar rrezikun nazist, para se të bashkëpunonte me pushtuesin. Pas Çlirimit u dënua me dhjetë vjet burg për fyerje të dinjitetit kombëtar. Botimet Eher ngritën padi kundër tij më 1934, me mbështetjen e vet Hitlerit, për shkeljen e të drejtës së autorit. Jo pse Hitleri kishte dashur përhapje të kufizuar të pensum-it të tij prej më se 700 faqesh, por ai donte ta shmangte leximin e plotë në Francë, vend që ai e sulmoi duke paralajmëruar ekspansionin gjerman. Sorlot u dënua por Nouvelles Editions latines vazhduan ta botojnë librin sot e kësaj dite. Ironia e kësaj historie është që Mein Kampf, u ndalua në Francë vetëm gjatë pushtimit. Krahas variantit të plotë, me një përkthim të diskutueshëm, qarkulluan para Luftës së Dytë Botërore dhjetëra variante të cunguara. Simpatizuesit e nazizmit dhe përkrahësit e një politike të pajtimit i fshinë pjesët më të dhunshme kundër hebrenjve apo Francës, ndërkohë që kundërshtarët e tij kishin dashur të shpërndahej në shenjë apeli.

Botimet e veprës sot, ndryshojnë sipas vendeve. Ka një botim të fundit jo i plotë në Itali, një botim pjesësh të komentuara në Izrael. Libri qarkullon në Amerikën e Jugut, në Evropën Lindore, në botën arabe dhe në Iran. Në Indi e gjen kudo, nga stacionet hekurudhore në aeroporte. Në Japoni ekziston prej vitit 2009 një version manga i veprës që u bë hit për rininë vendase. Nuk ka të dhëna të sakta për shpërndarjen por e sigurt është që ritmi i shitjeve nuk ka ndryshuar. Secili prej këtyre vendeve gjen aty projeksionin e politikave të veta ekstremiste: miti arian në Iran, antisemitizmi katolik në jug të Amerikës, joshja estetike e Rajhut III për një pjesë lexuesish japonezë. Dhe suksesi në Turqi – 100 000 kopje u shitën në tre muaj më 2005 – çka mund të lidhet me nacionalizmin në rritje.

Iniciativës për Parandalimin e Urrejtjes e konsideron shumë kompleks raportin për të drejtat e Mein Kampf . Disa vende e ndalojnë (Gjermania e Austria), disa kultivojnë pasivitetin, disa aplikojnë për të drejtën e autorit, disa madje injorojnë dhe botimin me të drejta. Franca ka përdorur një zgjidhje ex post: Gjykata e Apelit të Parisit, në një vendim të datës 11 korrik 1979 (Licra/Nouvelles Editions latines), imponoi futjen e një apeli, çka funksionoi deri në momentin që interneti e vuri në pikëpyetje.

Evropa e ka dënuar barbarinë naziste, e megjithatë a nuk është e çuditshme që nuk ekziston asnjë politikë e përbashkët për shpërndarjen e një teksti si Mein Kampf?

Iniciativës për Parandalimin e Urrejtjes mendon që është e nevojshme që viti 2015 të jetë viti kur Parlamenti dhe strukturat evropiane të botojnë një rekomandim sipas të cilit çdo botim i ri i veprës të shoqërohet me një paralajmërim i bazuar në atë që u kërkua në Francë prej vitit 1979. Iniciativa propozon gjithashtu që ky paralajmërim të zbatohet edhe në Internet nga administruesit e faqeve dhe motorët e kërkimit.

Dhe së fundi, janë të nevojshme botimet shkencore të Mein Campf në gjuhë të ndryshme (një projekt pak i avancuar ekziston në Gjermani, nga Instituti i historisë  bashkëkohore të Mynihut). Përdorimi për qëllime shkencore e pedagogjike do të bënte që Mein Kampf të shihej si objekt historik dhe për të luftuar një lloj fetishi që e rrethon tekstin. Iniciativa për Parandalimin e Urrejtjes kërkon krijimin e një Vëzhguesi për parandalimin e urrejtjes që të studiojë e propozojë zgjidhje për shpërndarjen e Mein Kampf në veçanti dhe të teksteve që nxisin dhunën (atë që anglo-saksonët e quajnë “hate speech”). Mein Kampf duhet të bëhet objekt qartësimi e historik. Është e vetmja mënyrë për parandalimin e karakterit tërheqës dhe shkatërrimtar që e mbrun ende.

Lajmi

Iniciativa për Parandalimin e Urrejtjes themeluar nga juristi francez Philippe Coen organizon forumin me temë “Mein Kampf në pronën publike dhe përhapja ndërkombëtare e urrejtjes: çfarë paralajmërimi për të nesërmen?” Takimi mbahet nesër, në Shtëpinë e Avokatëve në Paris. Coen prej dy vjetësh ka hedhur idenë për një debat publik mbi të ardhmen e botimit të “Lufta ime” të Hitlerit. Shtypi francez prej disa ditësh i ka bërë jehonë deklaratës dhe çështjeve që shtron për diskutim Iniciativa për Parandalimin e Urrejtjes, ku bëjnë pjesë personalitete të fushave të ndryshme, Jean-Marc Dreyfus (historian, Universiteti i Mançesterit), Marie-Anne Frison-Roche (profesoreshë e së drejtës, Paris), Dominique de la Garanderie (avokat), Olivier Orban (botues), Ana Palacio (avokate, ish ministre e punëve të jashtme spanjolle).

Të dhëna

“Mein Kampf” (Lufta ime) e Adolf Hitlerit është një traktat politik ku ndërthuren elemente autobiografike. Hitleri e shkroi pasi u burgos për grushtin e shtetit më 1923. Vëllimi I u botua më 1925, i dyti, një vit më vonë. Por libri gëzoi famë me ardhjen në pushtet të nazistëve më 1930.

Ministria e Financave të Bavarisë që gëzon të drejtat e autorit, ka ngritur padi për botimet pirate të veprës. Raste të veçanta konsiderohen SHBA dhe Britania ku copyright-i është dhënë në kohën e Hitlerit.

“Mein Kampf” përmendet si bestseller edhe në vendin fqinj në Maqedoni, vend me një komunitet të konsiderueshëm hebrejsh. Kjo vepër që megjithatë, është e domosdoshme për të kuptuar Holokaustin dhe totalitarizmin e çdo ngjyre, nuk ekziston në shqipe.

41 Komente

le te botohet.mosbotimi e ben me terheqes.sido qe te jete nuk eshte ndonje ''ngjarje'' e madhe per shqipot.per mua shqiptaret te lexojne njehere s.frasherin te ''shqiperia c'ka qene, c'eshte , e c'do te behet'' , se botimi apo jo i librtit te hitos eshte me shume ne sferen e propagandes cifute.po po ta kesh oxhakun plot me dru dhe bucjelen me raki afer pse te mos i fusesh nje diskutim mbi    ''luften e tij''

Kjo dhe gjithashtu ben te lexojne Ismet Toton e Nebil Ciken.

Interesant. Nuk e dija qe Mein Kampf ishte kaq i kerkuar. Lloj-lloj psikosh me sa duket!

Mire eshte te perkthehet edhe ne shqip.

Padyshim. Sidomos kur mendon perpjekjet e vazhdueshme te Hitlerit per krijimin e Shqiperise se madhe.

Ah, gjithnje kam dyshuar ne perpjekjet e vazhdueshme, sidomos ne ato per Shqiperine.
Mirepo librin do e lexoja jo painteres ne shqip.

Pse ky interesim per perkthimin shqip. Gjuhesi komparative? E interesuar ne ecurine e perkthimit ne shqip nga gjermanishtja? Konsumon vetem prodhime lokale? Apo shqipja eshte e vetmja gjuhe ne te cilen mund te lexosh?

Parapelqej te shoqeroj te shprehurit me gjeste, aq sa, pavaresisht se ciles gjuhe i perkasin fjalet qe perdor, me ngjan se shqip flas thuajse perhere. Por, po shkruaja me pare mendimin tim e jo per veten time.

"Mein Kampf" eshte nje liber prej kohesh i censuruar e i ndaluar ne Gjermani, por qe lehtesisht mund ta shihje te hedhur per shitje madje edhe ne rruget me pluhur te Indise, sikurse shiten edhe veprat e Enverit urave te Lanes ne Tirane. Nuk shoh asnje problem ne leximin e ketij libri edhe nuk mendoj se interesi per te do te jete per merak. Studimi, kuptimi drejt i permbajtjes, eshte me siguri, qofte edhe kur i trembesh leximit a perkthimit, nje e keqe me vogel se censurimi i tij.

Ajk, kjo puna e censurimit vs lejimit eshte nje diskutim goxha i gjate. Me nje llaf, do e kishe ngrene ti serish mollen e ndaluar ne Parajse duke menduar e njohur te gjithe pasojat? Domethene jo vetem perzenien nga nje gated neighborhood, por edhe lindjen me dhimbje, perpjekjet e perditeshme per te siguruar jetesen, punen e papaguar, pensionin e vogel e te shtyre ne moshe, azilin e te varferve ku infermieret vjedhin kellefet e jastekeve etj...etj?

Apo do e kishe lene mollen aty ku ishte dhe do vazhdoje plazhin ne Bahamas?

Sorry per shkeputjen teknike.

smiley

Me ka qelluar te pi edhe per te dyten here te njejtin helm, po kujt i duhet kjo! Sa per mollen, prej disa vitesh kam vendosur te besoj se mollen nuk qe Eva qe ia dha Atij, aq me pak une. Ne djall me mekatin fillestar. Por, edhe ne qofte se mollen do ta kisha pasur une ne dore, do e kisha rotulloja me molleza gishterinjsh dhe perplasje qerpikesh e do i thosha se nuk eshte per te. Ai do ma kish rrembyer me zor, me siguri. smiley

Gjithsesi, dakord per gjatesine e diskutimit cens. vs. leje.

Well, you still didn't answer my question?

Would you?

Bashke me fara.

 

Pf, asnje stabilitet s'ka pare hajer nga ndalimi i dickaje qe eshte interpretuar si faktor destabilizues.

Por, nga ana tjeter, pas shume vjet dhenie e marrje mollesh smiley, kam arritur ne perfundimin qe pikerisht ndalimi eshte rruga me e duhur per tek lejimi.

dolfi po tmos u bonte Fuehrer, duhet te ish shum i lezetshem si bixhozci i vockel - e keni parasysh ata qe lunin me lek nen pocin e vetem te zbehte te rruges - ose edhe si vjedhes xhepash ne bashkepunim.

Hitleri si psikopat qe ishte zoteronte ne anen tjeter gjenialitetin e manipulimit te popullit dhe situates ekonomike...

megjithate Mein Kampf ka vlerat e tij si liber se mund te shohim fare qarte se si evoluan politikat evropjane nga ajo kohe:...Dhe e besoj se cdo lider Evropjan e ka ne raft ate liber(sado qe mund ti vije pershtire ta permende)

Pavaresisht ideologjine naziste, dhe konteksin e supermacizmit: Mein Kampf parashtroi per here te pare teorine e Globalizmit(nga nje politikan)

Pikat e planit(stufenplan) ishin:

Faza e pare:"Shperberja" e traktatit te Versajes, nje alenace me Britanine e Madhe dhe Italine

Faza e dyte: Nenshtrimi i Revolucjonareve Franceze dhe pjeses tjeter te Evropes dhe avancimin drejt asj lindore

Faza e trete: Shkaterrimi i Perandorise "Judeo Bolshevike"(sic i quante sovjetiket) qe ti jepte te drejte perandorise te merrte fryme

Plani u prish nga refuzimi i Britanise te merrte pjese ne kete aleance. Britania ishte nje superfuqi dhe i interesonte te mbante statusin e saj global(jo nen ombrellen e nazisteve). Ne ate kohe refuzimi i aleances Britanikeve u kritikua nga konservatoret britanike.Daily Mail e mbeshteti hapur Hitlerin deri ne castet e fundit me artikuj ne kryesore me tituj "Shpetimtari" apo "Shkaterrimtari i Bolshevikeve"..Te mos harrojme sduadrat fashiste te Oswald Mosley-t qe i dolen krah Hitlerit

Hitleri "idealizoi" nje Evrope te bashkuar ku Gjermania do te ishte berthama, kryeqendra(te pasten ne anen raciale) e cila do te mund te perballonte bolsheviket ruse

Tani kalojme tek ditet e sotme: Cka ndryshuar?(vetem konteksi racor hitlerian i cili nuk u zbatua)....Evropa eshte e bashkuar dhe me Gjermanine si berthame..Britania si gjithmone skeptike me nje kembe jashte dhe "ne boten e saj"

 

 

 

E meriton Oscar vetem per fjalimet...

...ich habe deshalb es abgelehnt, jemals vor dieses Volk hinzutreten und billige Versprechungen zu geben.

http://youtu.be/uAUPt9SX2qk

me ritem, biri i kurves! rhetorike dhe populizem i paarritshem ever! Supertalent (i te keqes).

...ich habe deshalb es - abgelehnt - jemals vor dieses Volk - hinzutreten - und billige Versprechungen - zu geben.

ps. Ajk, e ndjek melodine e fjales, metrin e sakte, theksin tonik mrena fjalise? effektin hipnotizues...

Gjeni...: I manipulimit te emocjonit dhe mendjes njerezore.....Nga piktor i deshtuar u shendrua ne  njestraterg politik dhe lider i nje supershteti...Me kujtohen ajo shprehja e Jobs..."Doesnt matter how many times you fall down....You learn from you failures...you grow"

ekzakt.

''Gjeni...: I manipulimit te emocjonit dhe mendjes njerezore.....Nga piktor i deshtuar u shendrua ne  njestraterg politik dhe lider i nje supershteti...

 

ti po don te thuash qe ne pergjthsi ''piktoret  modeste''.smiley,  mund te shnderohen ne politikane te zote, pamvaresisht deshtimeve te tyre ne jete?    dmth, jane pak a shume si puna e asaj veres se keqe..,  gjthsesi, behet uthull e mire...smiley

E verteta eshte se ishte njeriu qe krijoi impaktin me te fuqishem ne historine njerzore...Quaje uthul,vere,rraki,uiski...Hidhu pupthi nga inati po pikturat mediokre te tij po shiten qindra mije dollare sot(Edhe si piktor e provoi veten pas politikes)

Ja pra qe ka shume njerez qe admirojne pikturat e tij...Ja pra qe ka shume njerez qe blejne dhe lexojne Mein Kampf! Ky eshte realiteti

Ai lumi duket si lum ca si gjaku...Thua ta kete planifikuar me penel "spastrimin e untermescht"? smiley

PS: Endrra e tij ishte te behej prift...Gje qe nuk ju lejua nga i jati smiley ...Imagjino sikur ta kishte lejuar: Sot do te kishim nje fe me teper ne bote, fene e Hitlerizmit

Interesante eshte qysh filloi urrejtja e tij ndaj cifuteve(gjyshi i vet ishte nje i tille). Nje galerist cifut(i cili kishte shume nga pikturat e tij), falimentoi dhe i humben te gjitha pikturat pa marre asnje kompensim.Ironikja tjeter eshte se me vone(kur ishte jetim) kaloi disa vite te tij te jetes ne shtepi per te vobektet te financuara nga filanthropiste cifute

Po per tu theksuar eshte se personalisht urrente me teper sllavet se cifutet(sidomos sllavet e Ballkanit)

 

Sa per ideologjine e Master Race...Surprise..surprise...Rrenjet i kishte ne Britani

Nje nga poetet e tij te preferuar: William J Grayson :The Hireling and the Slave (1855),

(fragment nga poema)

For these great ends hath Heaven’s supreme command

Brought the black savage from his native land,

Trains for each purpose his barbarian mind,

By slavery tamed, enlightened, and refined;

Instructs him, from a master-race, to draw

Wise modes of polity and forms of law,

Imbues his soul with faith, his heart with love,

Shapes all his life by dictates from above

Po ashtu Hitoja ishte frymezuar shume nga Eugjeniket Amerikane(te paret shkencetare te cilet futen seleksonizmin dhe superioritetin racial si shkence). Themelues i tyre ishte kusheriri i pare i Charles Darwin,Sir Francis Galton(1822-1911) Hitleri ishte lexues i rregullt i botimeve te Eugjenikeve dhe kishte shkembyer shpesh leterkembime. Ai studioi me kujdes ligjet e Eugjenikeve te Kalifornise dhe per te theksuar eshte se i vuri shume nga ato si pika te programit te tij(si programin e sterilizimeve dhe klasifikmet raciale)..PS: Programi i sterilizimeve zbatohej ne ate kohe ne Kalifoni per sklleverit afikano-amerikane.

cudi, s'ka shume qe lexova te mosmarreveshja... edhe stalinit ashtu i kishte thene e ema kur ky pas shume vitesh vajti e vizitoi tek ajo izba e asgjekundhshme gjeorgjiane: sidoqofte, me mire te ishe bere prift, i tha.

komentin tuaj te mesiperm, te cilin do e quaja "seminal", nuk dua ta ngacmoj, te pakten jo he per he, per shum arsye, duke fillu nga private (I'm not in that mood now) e deri te ato te diskrecionit dhe namuzit. Poooor, dua vetem t'u them lavdi te pashujtme shume eugjenikeve te medhenj, shtylla te padiskutueshme te mendimit dhe gjenise njerezore, te cilet per arsye ideologjike e moskuptimesh e korrektesash idiote, si dhe fatit te nje lufte dhe ekseseve idiote te shoqerume me te, ende jane padrejtesisht ne hije!

Ne fakt nje liber sa me i ndaluar te jete, aq me kerkues behet nga njerzit, te cilet behen kurioz. 

Ca gjera me mire t'i lesh te ndryshken e mos te shohin me drite.Por helbete  ,babezia  jone per t'u "iluminuar"smiley rreth cdo idjotesie qe eshte shkruajtur,nuk e le te qete ndergjegjen tone te semure . 

ce duam predikimin e shkruajtur te ketij skizofreni ,kur kemi "asistuar" ne  sherbesat e tij . 

Kush ka asistuar ne sherbesat e tij?

o i pakapshem ,nuk e vura kot ne thonjeza .Kape kaq gje ,qe eshte figurative.

Po he pra, shpjegoje kete figurativen.

nuk eshte me te shpjeguar kjo,kush e kap e kap. 

E mire s'ka gje qe s'di te shpjegosh veten.

keq do e kene punen cifutet me kete liri te ketij libri. do rritet shume urrejtja ndaj tyre. Dhe ky qe ngrihet kunder nuk eshte Philippe Coen por Cohen, pra eshte cifut. 

Nuk do me duket cudi qe do kete shtepi botuese cifute qe do e botojne librin e Hitos.....Jo per gje po admirimi i Hittos sikur eshte shtuar se tepermi ne brezin e ri Izraelit smiley

 

Call me crazy..But is really happening

 

 

 

 

 

"Më 2015, Mein Kampf bëhet pronë publike. Shtatëdhjetë vjet pas vdekjes së Hitlerit, ky libër mund të botohet lirisht, pa detyrime ndaj të drejtës së autorit."

"Pa detyrime ndaj te drejtes se autorit" - Love that! smiley

A e dini cila eshte prirja  e brendshme tek  uni?

E pra kush e di  ate nuk ka pse pyet   se cila eshte shtysa per tek ajoideoligji......

a ka ndonje ngjashmeri te karakterit dhe te menyres se te menduarit midis Hitos dhe Sali-ut?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).