"Neve na kujtohet panxhari i kuq i Maliqit, atëherë kur “arriheshin rendimente të larta”. Sheqeri që dilte që andej seç kishte një ngjyrë si të purpurt, njësoj sikur të merrte me vete jetët e njerëzve që kishin dhënë shpirt të harruar në llucë."

“E mbaj mend si tani. Bënte ftohtë në Maliq, ndonëse dimri nuk kishte hyrë me të vërtetë. Më ngjan se ishte nëntor. Na thirrën të gjithëve në qendër për të parë varjen e dy inxhinierëve. Emrat nuk më vijnë në mend mirë. Duhet të ketë qenë drejtori dhe kryeinxhinieri që drejtonin punimet për tharjen e kënetës së Maliqit. Neve, asokohe, na e kishin mbushur mendjen se ata ishin armiq e sabotatorë, aq dinim ne atëherë, porse atë skenë e kam mbajtur mend për të tërë jetën. Ishte një gjë fort e rëndë. Pastaj pushkatuan disa të tjerë, mes tyre ishte edhe një grua… na mbështolli një ndjenjë e keqe. Kohë të rënda ato more djema!”. Xha Agimi, 79-vjeçar nga Vloçishti, edhe tani rëndohet teksa kujton skenën që e ka parë vetëm kur ishte 16 vjeç. Ai është një ndër njerëzit e paktë të mbetur gjallë që mban mend kënetën e Maliqit, të burgosurit e zhytur deri në mes në baltë, shushunjëzat, pastaj bonifikimin e fushës, mbjelljen me panxhar që pastaj shndërrohej në sheqer në fabrikën e Maliqit. E njohim teksa kthehet nga ara. Në këto, njerëzit nuk mund të rrinë pa punuar. Kërcen si një djalë i ri nga zetori i të birit dhe na shoqëron nëpër fshat.

Ngjarja

Në nëntorin e 1946, lajmi më i madh në Tiranë ishte gjyqi ndaj atij që u quajt me bujë “grupi i sabotatorëve të kënetës së Maliqit”. Procesi, që transmetohej me altoparlant publikisht, u zhvillua në kinema “Nacional”, në atë që më pas do të merrte emrin “17 nëntori”. Pas dhjetë ditësh u dha vendimi: Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri, përkatësisht 35 dhe 30 vjeç, kryeinxhinieri dhe drejtori i kantierit të kënetës së Maliqit, me varje, Andrea Mano, Zyraka Mano, Eugenio Scaturo, Mirush Përmeti u pushkatuan, tetë të tjerë u dënuan me burgime të rënda. Tashmë dihet se gjyqi ishte një montazh politik që i duhej pushtetit të kohës në radhë të parë për të justifikuar dështimin në afatet e tharjes. Ishte premtuar që mijëra të burgosurit do ta përfundonin “veprën e madhe” brenda tetë muajve. Por në kushtet dhe me teknologjinë me të cilën punohej kjo gjë, sigurisht që ishte e pamundur. Të paushqyer, të lodhur, të sëmurë, të shkatërruar nga lagështia “skllevërit” e kohëve moderne nisën të vdisnin në masë. Pastaj një pjesë e mirë e “sabotatorëve” kishin qenë nxënës të Fulcit. Pesë ditë pas fillimit të procesit, Enver Hoxha e detyroi misionin amerikan të largohej. Në sy të popullit të paditur, “sabotimi” nën drejtimin e amerikanëve do të ishte një tjetër provë e “drejtësisë së vijës së partisë”.

Jeta dhe vdekja në baltë

Ejëll Çoba ishte jurist i njohur i kohës së tij. Deri në 1944 mbuloi detyra të larta në sistemin shtetëror dhe të drejtësisë. Në 1946 u dënua me vdekje, por më pas iu fal jeta. Ishte ndër të parët që mbërriti në kënetën e Maliqit. Bëri 20 vjet burg. Vdiq në 1979. Vetëm para pak kohësh është botuar një libër me kujtimet e tij. Në të lexojmë: “… Në kamp gjetëm edhe të burgosurit e Korçës dhe të Elbasanit. Baheshim gjithsejt 1500 të burgosun. U strehuem në do kapanone të mëdha, me nga 500 vetë në secilin. Kapanoni ishte i mbuluem me nji mushama sipër, kurse anët ishin me thupra e gjethe. Në anët e kapanonit shtriheshin dy pode dërrasash për secilën anë, njeni mbi tjetrin, e në mes shkonte nji rrugë e gjatë dy metra. Mbi këtë rrugë ishte ndërtue nji pod tjetër dërrasash, ku për të hypë duhej me u kacavjerrë në podet anësore e mandej me kërcye mbi podin e pestë, që ishte mbi rrugë… Me ne ndodheshin edhe dy të burgosun prej burgut të Durrësit, që ishin atë e bir. Njeni e kishte emrin Dhimitër Tirana. Nji ditë, tue u kthye prej pune, plaku mbeti në rrugë, s’mund të ecte ma e ra. Rojet iu lëshuan me shkopij. Shokët menjiherë lajmuen të birin që po vraponte me të tjerët. Ai u kthye menjiherë, e sadoqë rojet vazhdojshin t’i bijshnin t’et që të ngrihej, djali, nën breshninë e goditjeve, e ngarkoi babën mbi shpinë e nxitoi të arrinte shokët. Rojet vazhdojshin t’u bijshin djalit e plakut tue i britë: ‘Lëshoje, lëshoje!’. Në atë gjendje i ngarkuem, djali vazhdoi për kilometra me vrap deri në kamp. Mbas pak ditësh djali vdiq, por i biri na la nji shembull të shkëlqyem tue na tregue sa fuqi ka dashtnia për prindin… Të gjithë kishin shenja të dukshme lodhjeje. Disa mezi mbaheshin në kambë. Konstatova nji fenomen të panjohun prej meje. Përditë në mëngjes, para se të dilnim në punë, shihsha se ndonjeti i kishte ndryshue ftyra, bebet e synit i ishin hapë, përtonte edhe të përgjigjej po t’i bajshe ndonji pyetje, ecte si automat. Mbas pak ditëve, kur nuk shtrohej menjiherë në infermjeri, vdiste në kambë. Më kujtohet fare mirë nji fshatar nga burgu i Elbasanit. E kishin vu në majë të nji skarpate. Ku unë dhe disa të tjerë çojshim e derdhshim karrocat e dheut të gërmuem. Ai fshatari duhej ta përhapte e ta shtypte dheun me tokmak. Tue pa se nuk kishte fuqi, ia përhapsha unë dheun dhe kështu atij s’i mbetej veçse me e shtypë me tokmak. Por as këtë punë s’ishte në gjendje ta bante. Memzi qëndronte në kambë, i mbështetun me duer në tokmak. Rojet që kalojshin poshtë skarpatës, i thirrshin: ‘Luaj duart’ dhe e qëllonin me buca dheu. Ai i mjeri, ngaqë s’kishte ma fuqi, tentonte të ngrinte tokmakun, por ngrinte vetëm duert përpjetë, e shpejt i ulte në tokmak. Kështu kaloi të tanë ditën tue dihatë. Pesë minuta para se të binte bylbyli i mbarimit të punës, ra përdhe, kishte vdekë! Dhjetë orët e fundit të jetës së tij i kishte kalue me duer në tokmak, agoninë e kishte ba në kambë në krye të skarpatës… Nji fshatar, të cilit nuk ia mbaj mend emnin sepse s’e kisha njohë, vuente nga nervat. Nji ditë gjatë punës u largue dy-tri metra prej vijës së caktueme e hyni në nji arë me misër. Roja e jashtme i foli, por ai qëndronte në kambë i hutuem në mes të misrit. Shokët e thirrshin të kthehej këtej vijës, por ai kqyrte, nuk përgjigjej e nuk lëvizte. Ishte e qartë se nuk ishte në vete. Roja e jashtme shtiu nja 10 herë me mashinkë në ajër. Na, me gjithë rojet e brendshme u futëm të gjithë në kanal për të shpëtue nga plumbat. Mandej njena nga rojet e brendshme u muer vesh me ate të jashtmen e doli dhe e mori për dore atë fshatarin dhe e pruni këtej vijës pa asnji kundërshtim. Në ate moment ia mbrrini drejtori i kampit, Tasi Marko, që po kontrollonte bashkë me tetar Aliun nga Lushnja. Ndërsa drejtori po fliste me fshatarin, tetari i ra këtij me shkop në kokë. Fshatari ra në gjunj, u ngrit e bani dy hapa. Tetari i ra prap me shkop në kurriz. Fshatari ra prap e u shtri. Kishte vdekë. Drejtori dha urdhën që trupin e tij ta vejshin në rranzë të nji peme që ishte aty afër. Ne na dhanë urdhën të vazhdojshim punën e drejtori me tetarin vazhduen inspektimin e punimeve. Në heshtje të madhe vazhduem punën me nervozitet. Ndigjoheshin vetëm krismat e kazmave, të lopatave e të tokmakëve; rrotat e karrocave fërkonin me forcë boshtin.

Mbas nji ore dëgjuam nji batare mashinke. Të gjithë ndaluen punën. Dy-tre qind metra larg vendit ku isha unë, nji roje kishte shti e kishte vra nji të burgosun. Menjiherë e pa na thanë kush gja, rifilluem në heshtje punën e ndërpreme për nji minutë. Vesh në vesh u hap fjala se nji i burgosun nga rrethet e Krujës, nji zogist si thojshin, ishte largue nga puna për nevojë, por pa kalue shenjat e vijës së lejueme. Roja e brendshme i kishte thanë rojes së jashtme të shtinte në të burgosun. Roja e jashtme kishte refuzue, tue thanë se ishte brenda vijës së shenjueme. Atëherë roja e brendshme i kishte kërkue mashinkën rojes së jashtme dhe kishte shti në të burgosunin tue e lanë të vdekun në çast. Unë pashë që katër të burgosun sollën trupin e të vdekunit pranë pemës ku ishte edhe i vdekuni tjetër. Puna vazhdonte, 1500 të burgosun të heshtun punonin ma me forcë se kurrë!

Nji orë para se të binte bilbili i ndalimit të punës, nji roje i dha urdhën nji grupi puntorësh aty afër meje të hapnin nji gropë në skarpatë. Katër skuadërkomandanta të burgosun, sollën dy të vdekunit tue i kapë për kambësh e për duersh. Mandej tue i luhatë si lavjerrësa i hodhën njenin mbi tjetrin në fund të gropës. Roja u dha urdhën atyne që e kishin hapë, të mbushnin gropën me dhe. Të nesërmen, kur u kthyem prapë në atë vend për të vazhdue punimet, nuk dijsha me e gjetë vendin se ku ishin varrosë dy fatzezët, viktima të kota të nji urrejtjeje të pakupti e të paqëllim! Sado të egër ta kisha mendue shqiptarin, kurrë nuk do të kisha mbërrijtë me e përfytyrue të tillë. Më vinte turp se jam njeri!”. (Ejëll Çoba, Jetë e humbun, Tiranë 2010).

Peshkatarët që u bënë fshatarë

Sapo kemi mbaruar së lexuari shënimet e rënda të Çobës. Vloçishti i sotëm na ndihmon disi ta harrojmë atë shijen e keqe që na kanë lënë trashëgim paraardhësit tanë. Ai është një fshat i qetë dhe i begatë në anë të rrugës që lidh Pogradecin me Korçën, vetëm pak kilometra matanë Maliqit. Njerëzit këtu dallohen si punëtorë të mëdhenj dhe njerëz të qetë. Xha Agimi na tregon se ku ka qenë fshati i vjetër. “Ja deri këtu – na thotë – duke treguar një vijë imagjinare që është diku mes skajit të fushës së sotme të pamat dhe shtëpive të para. Të parët tanë nuk ishin fshatarë. Ata nuk kishin tokë. Jetonin duke peshkuar me varkat e tyre. Unë vetë kam peshkuar me tim atë. Gjatë verës bregu i liqenit mbushej me bar dhe ne atë e përdornim për të ushqyer bagëtitë, ndërsa gjatë dimrit merreshim kryesisht me peshkim. Derisa ndodhi tharja, që vazhdoi për disa vjet. Im atë nisi punë si brigadier në kantier. I mbaj mend vargjet e gjata të të burgosurve që shkonin në punë. Edhe ne e dinim se atje bëhej kërdia. Vdisnin shumë sepse puna ishte mjaft e vështirë dhe kushtet shumë të këqija. Kur doli në dritë fusha më në fund nisëm të punonim të gjithë në bujqësi. Fusha u mboll me panxhar kryesisht, por unë kam punuar tërë jetën me perimet”. Neve na kujtohet panxhari i kuq i Maliqit, atëherë kur “arriheshin rendimente të larta”. Sheqeri që dilte që andej seç kishte një ngjyrë si të purpurt, njësoj sikur të merrte me vete jetët e njerëzve që kishin dhënë shpirt të harruar në llucë. Ndokush prej nesh thotë madje që edhe “nuk vinte edhe aq i ëmbël, madje seç kishte një lloj hidhësie”, por kjo neve na duket vetëm një figurë letrare e nxitur nga gjithë ato dhimbje të lexuara.

Në vendin ku dikur ka qenë kampi nuk ka më asnjë shenjë. Vetëm një godinë e ulët e stilit sovjetik na kujton se pas shpërndarjes së kampit, pikërisht në këtë vend u vendosën zyrat e drejtorisë së fermës dhe historia e mijëra vetëve që u skllavëruan në baltë nisi të harrohej. Tashti rreth qendrës së fermës kanë mbetur disa magazina të harruara. Ndonjë gardh i ri me tela me gjemba na kujton edhe një herë historitë e trishtuara që kemi rrëfyer më parë.

Vetëm pak qindra metra më tej ndalojmë mbi një urë. “Ja këtu – thotë Agimi – këtu duhet të ndalojmë. Ky kanal është ndërtuar nga të burgosurit”. Poshtë nesh shtrihet një si shtrat lumi ku rrjedh një vijë uji e ngadaltë. Na thonë se ky është një ndër kanalet më kryesore ku duhet të rrjedhin ujërat që mbledh fusha ish-kënetë. Në 1929-n një udhëtar austriak, ish-ushtar në Luftën e Parë Botërore, Ugo Bernatzik, amator i madh i zogjve e përshkruante kështu Maliqin para bonifikimit: “…Ku është liqeni i Maliqit? Ku është Sovjani?, fshati i peshkatarëve? Tashmë gjendem mes banorëve të tij. A ka parë njeri pelikanë? Përsëri ata thonë se kanë parë shumë, përsëri thonë në një ishull aty pranë. ‘Krejt e sigurt zotëri’, këmbëngulin peshkatarët. Me të shpejtë hapa varkën dhe vozitëm për atje. Aty shtrihet ishulli lundrues dhe mbi të ka fole, në fakt fole pelikanësh, por përsëri të braktisura. Edhe këtu, në një lartësi prej gati 1000 metrash, kishte qenë shumë ngrohtë. Isha mësuar me zhgënjimet, saqë e ndieja se nuk kisha pritur gjë tjetër. Por dua të bëj edhe një përpjekje të fundit. Hapa çadrën në Zvezdë, në bregun tjetër të liqenit. Asnjë nga peshkatarët e shumtë që më vizitojnë nuk dinë gjë për pelikanët. Po përse i kam këmbët dhe sytë? Mali më i lartë pranë liqenit të Maliqit. Mali i Thatë (2015 metra) duhet të më presë. E arrita majën pas gjashtë orësh ngjitje mbi fusha me dëborë dhe gurë. Bota këtu është kaq e pamat dhe e bukur. Në lindje fekste si argjend liqeni i Prespës nga tisi blu i maleve greke. Në perëndim kacavirret si gjarpër deti i kallamishteve i liqenit të Maliqit, i nxjerrë në pah nga maja e mbuluar me borë e Malit të Thatë, në veri fundosen në largësi liqeni i Ohrit dhe shtetet kufitare të Jugosllavisë. Unë qëndroj mbi qoshen e famshme të tri shteteve ballkanike. Toka shfaqet para meje e rrezatuar, e qetë si në përralla dhe me përdëllim”. Udhëtari “i përdëllyer” pas disa ditësh kërkimi e gjeti më në fund folenë e pelikanëve të Maliqit. 17 vjet më vonë askush nuk do ta kishte më mendjen te pelikanët e rrallë, madje as te vetë qeniet njerëzore. “Kush e di se sa jetë njerëzish janë mbyllur në këtë fushë. Sa mbaj mend unë atje një herë, në kodrën në të dalë të fshatit. U zhdukën, nuk ka më shenja. Fusha u punua, kodrat u bënë tarraca. Ikën të shkretët pa nam e pa nishan…”, thotë xha Agimi me shikimin e tretur larg, njësoj sikur të dojë t’i flasë vetes.

Është kohë dreke. Fshatarët kthehen në shtëpi. Një makinë, e pajisur me altoparlant, nuk rresht së reklamuari peshkun që ka për të shitur. Krejt në qendër, nën hijen e një godine të madhe të braktisur – e cila ka qenë Shtëpia e Kulturës – dy gra rome nuk kanë nevojë të bërtasin edhe aq shumë. Këpucët e tyre të përdorura janë shumë të preferuara nga të rinjtë e fshatit. Agimi na njeh me njërin prej nipave të tij. Xhensili është në klasën e 6. Ai, në fillim çuditet kur ne i themi, se shumë vjet më parë, atëherë kur gjyshi i tij ishte fare çunak, një liqen i madh vinte deri afër shtëpive të fshatit. Atje mund të zije peshk sa të doje. “Uau – çuditet djali – po ku vajti, përse nuk është më?”. Djali mërzitet shpejt nga historia e gjatë që kemi për të treguar dhe e ndërron bisedën. “Dini gjë sa doli mbrëmë Mançesteri?”, pyet me kërshëri. Zhgënjehet ca me që ne nuk e dimë, porse vazhdon të buzëqeshë në krah të gjyshit. Agimi na përcjell deri në të dalë të fshatit. “Ah, more djem si erdhi kjo punë. Më parë kishim uri e ç’kishim ç’të hanim. Tani kemi të hamë, por nuk na hahet. Punë e ngatërruar kjo punë e njeriut”, psherëtin plaku mendueshëm. Sigurisht që i japim të drejtë plakut të mirë. Njeriu na paska qenë një gjë fort e ngatërruar, e ngatërruar dhe shumë herë më e keqe se ç’e mban veten. Plaku pohon me kokë pa folur. Nisim të kthehemi. Është fund shtatori. Kush e di sepse dielli ka vendosur ta nxehë edhe më fushën që ne e quajtëm “e sheqerit të hidhur”.

71 Komente

Po sot Maliq

A s'mthue si je?

U vrane  e u burgosen te pafajshem vertet ne tharjne e kenetes. Vertet krim i rende

Vdiqen njeres ne tharjen e kenetes nga kushtet mizerje qe u krijoj sistemi te punonin atyre njerezve me detyrim

Por ne fund u krijua toke bujqesore. Panxhari u mboll dhe fabrika prodhoj sheqer. Sheqer te bardhe dhe te murme. Sherqer i krijuar me mund, djerse, gjak, e jete njerezish fakire.

Po sot? C'u be me ate mund, djerse, gjak, e jete njerezish ?

Nese duhen denuar ata qe i moren ato jete dhe derdhen ate gjak sot duhen denuar edhe  ata qe e shpune ate djerse mund gjak e jete kot. Ata qe e shkateruan ate qe u ndertua me mund, gjak djerse e jete njerezish

Tju maresh jeten njerezve te pafajshem eshte krim , eshte po aq krim ta shperdorosh  ate mund, djerse gjak e jete

 

 

E pashe hunter ,

Te kujton shqiperine e shek 19 Me copeza tokash te mbjella Dhe skam nevoje per  Google se i kam pare vete vjet kur isha atje . Pergezime fshatareve te zones se Maliqit se te pakten akoma mbjellin ne krahasim me pjeset e tjera te shqiperise Por ne parcela toke te vogla dhe i shesin produktet anes rruges Korce Pogradec

Ndersa panxhari , ai produket bujqesor aq produktiv per tu mbjelle ne ate zone dhe qe siguronte punesimin e nje qyteti te tere eshte zhdukur Ndersa Fabrika qe mbante me pune nje qytet te tere eshte zhdukur nga hajdutet

http://www.youtube.com/watch?v=6bD1x-fqyOA

Ndersa hajdutet pershendetin kryehajdutin

http://www.youtube.com/watch?v=-sHac2zZLyI&NR=1

Ndersa sheqeri vjen nga jashte import sepse keshtu ja u do interesi disa kriminelve ne pushtet e ne politke ne Korce e ne shqiperi

 

Nuk ta thashe me te keq, punen e googlemaps. Thjesht per te treguar gjendjen e tokave.

Epo fshataret e dijne vet car do mbjellin e shesin. Nuk ka nevoje ti tregojne KQ cfare te punojne e mbjellin. Sot me ato parcela tokash jane 100 here me mire se dje e nuk vdesin per buke. Ti mund te kesh nostalgji per kohen e Fabrikes (apo per kohen kur ishint i ri dhe i bukur smiley ), po paske harruar varferine, mjerimin, tollonat me duket. Pune e madhe se nuk punon me fabrika e sheqerit. E pastaj? S'ka me leverdi, si shume cmenduri te tjera (metalurgjiku, etj).

Vetem aman, nuk eshte ky qellimi i ketij artikulli. Te lutem mos e fut temen ne keto rrjedha, se larot e kapterreve, sigurimsave te cilet vrisnin njerezit e shkrete, qe permend Ejell Coba ne kujtimet per keneten e Maliqit, sic mund ta shikosh i ke gati ketu per te glorifikuar "arritjet e medha te Partise".

Pershendetje.

 

P.S. Ndersa Fabrika qe mbante me pune nje qytet te tere eshte zhdukur nga hajdutet

Me fal edhe njehere. Po kjo fraza ketu car do te thote?! Ju jeni besoj ne ndonje qytet te madh amerikan apo jo?

Me siguri, si shume qytete te tjera duhet te kete kaluar fazene post-industrializimit kur njerezit ishin te punesuar ne fabrika, industri. Tani gati te gjitha jane mbyllur dhe punesimi eshte spostuar nga sektori i prodhimit ne ate te sherbimeve. Normale apo jo? Cfare ka ketu per tu cuditur apo indinjuar?

e pse je kaq gomar o burr i dheut..? lol
kur te lexoj ty bindem qe budalleku eshte i pafund.

 (Ish) fabrika e sheqerit ne  Maliq, e braktisur!

Untitled

Abandoned factory in Maliq

Sheqeri që dilte që andej seç kishte një ngjyrë si të purpurt, njësoj sikur të merrte me vete jetët e njerëzve që kishin dhënë shpirt të harruar në llucë

Kjo fjalia eshte kryeveper.

Ah edhe kjo per Kombinatin

http://www.youtube.com/watch?v=wtdQg3qPKH4

Dhe e di ti sa para jane hedhur ne ato kombinat.  E di ti se pas zgjerimit te kombinatit Ai kombinat ishte me i miri ne Ballkan Nga ai ballkan u sot ne marim sheqerin.
Ky eshte KRIM dhe KRIMINELET DUHEN VARUR NE LITAR 

me parate e atyre qe thane keneten u be kombinati, edhe me gjakun edhe me kockat. po mire do ishte te quhej kombinati i zherrit. edhe nuk eshte keq te kthehet keneta si ishte se shqeri po del nga moda. nuk ka nevoje me njeri te haje buke me sheqer me uje se ka boll te mira bota.

Two wrongs don't make a right

Nese u be gabim me keneten, nese u be krim me vrasjet e me persekutmin e atyre njerezve, nuk eshte e drejte tani ta shpiem mmundin dhe djeresne e tyre dem

Sa per sheqerin, he he he pyet tregetaret e medhej qe e sjellin ate nga Maqedonia ....... dhe te papunet ne mergim apo ata qe jetojne ne kushte mizerje ne Maliq. Mos pyet hajdutet e krye hajdutit

Kombinati me i mire ne Ballkan

hahahaha

Me kujtohet qe thoshim qe kishim industrine mekanike me te mire ne Europe.

Timi i ka ngrene keto brockulla dhe tani na i shet ne si te verteta.

Stavri une nuk te njoh dhe nuk them dot sa di ti per ate kombinat

Por po te them une di dhe di SHUUUUMEEEE.  Nejse varja thuaj aq di aq ben

me ngjan se asnje nga keta komentuesit e siperm nuk e kane lexuar shkrimin,,, thelbi i komenteve te tyre eshte '' .. vertet enveri vrau torturoi e preu sa i desh qejfi, por ama hapi toke bujqesore.  aq shume toke bujqesore hapi sa ata fshataret e maliqit nuk e ngopnin barkun me buke thate... keq me vjen por po me ngjani me ato rojet e tregimit qe me duket se nuk e paskeni lexuar..

Mendim une e kam lexuar dhe ske cfare ti thuash

Ishe gabim tharja e kenetes? Ja ishte ..ja s'sishte. Ajo u tha tani, cfare duhet bere me tej?

Por ama gabimet e bera me tej dhe mbase ku lloj mentaliteti prish te prishim se ishte gabim radhen e pare nuk eshte zgjidhje

Two wrongs don't make a right kam thene me lart dhe kjo eshte ajo qe debatoj une ketu

tom, duhet te jesh njeri i vogel qe mendon keshtu.... tharja e kenetes eshte gjeja me pak e rendesishme ne kete mes. shkrimi nuk flet per tharjen e kenetes ,( sa per paranteze, vendasit e quanin ngjol , njesoj si poradeci quan liqenin..) , por flet per krimet e tmerrshme te komunizmit per te cilat ti mesa duket nuk deshiron te flasesh...

kohe te kqija..60 vjet me pare.

5*

Megjithate duhet dalluar. Nje pjese jane te sinqerte si toko, nje pjese (Homo Sovieticus*) jane....ajo qe jane.

“A Soviet man is a product of invisible changes, degradation and progressive deformation. Breaking the chain of those changes is hard. Perhaps they are irreversible.”

Tomi sic duket eshte nga ata 50-60 vjecaret qe akoma mendon qe kenget e Marina Grabovarit ishin te madherishme.

Fshatrave te Korces tju vish anes ti dhe Enveri yt, se sot jetojne si princa me shtepi dhe katandi dhe para ne banke.

 

Stavri,

Une jam nga ata qe i vuri dermen Enverit Dhe flas me kaq pasion se jo vetem kam pasur lidhje me ate qytet dhe me ate Kombinat por sepse deri diku ndjehem fajtor per shkaterimin e atij Qyteti. Faj qe ka te  bej jo me  dermen qei  dhame Enverit por me sjelljne e atyre hajduteve ne fuqi.

Ndersa ti duhet te jesh nga ata qe vodhen e shkateruan ate kombinat. T duhet te jesh nga ata kriminelet qe cuan dem jeten gjakun, mundin dhe djeresen e atyre njerezve qe u maskaruan ne kenete gjate tharjes dhe pas saj. Disa prej tyre  jane te familjes time  Ndaj ti duhet te jesh nga ata qe duhen varur ne litar

Sa per ate se sa mire jetojne banoret lexo me poshte

Nga: Ben Andoni

 

Një vendbanim, dikur tejet i gjallë i Shqipërisë, tashmë po firon prej pamundësisë së punës dhe mungesës së perspektivës. Të gjithë i frikësohen hijes së Kombinatit, që duket sikur po gëlltit të tërë imazhin e dikurshëm por edhe po mban pezull fatin e qytetit. Të rinjtë preferojnë të ikin larg, ndërsa Kombinati i Sheqerit, simboli i qytetit, është kthyer në një grumbull gërmadhash dhe simbol të papunësisë së qytetit...

Burri pozon pa e prishur fare gjakun. Tani është punëtor aty, por dikur ka qenë punonjës aktiv. Më pozon para orës në fasadën e një ndërtesë gati 10 metra të lartë. Ka mbetur...
Gjithçka ka mbetur në Maliq: Këneta, njerëzit, këto rrangulla gjigandësh, sheqeri dhe fati. Qyteti do të bëhej sërish ‘i njohur’ pak ditë më parë, kur në një nga emisionet më të ndjekura të Tch, do të tregohej mënyra e keqe sesi po menaxhohej ai, që quhej më parë, Kombinati i Sheqerit. Me pak fjalë, katastrofa, që shoqëron sot fatin e Maliqit është edhe fati i qyteteve të vogla të Shqipërisë. Islami, që ka punuar dikur aty, më shmang. Nuk është mirë ta shohësh, më sqaron. Është bestyt. Këta që e administrojnë janë të hidhët. “Po, ai nuk ekziston më”, i them. “Jo, tamam”, përgjigjet 56 vjeçari, i veshur me beretën karakteristike të banorëve dhe një golf me zinxhir. Vërtetë, ai nuk ekziston më, por ka mbetur e gjallë gërmadha e ndryshkur e konsumuar dhe tejet e vjetër dhe mbi të gjitha memoria e njerëzve. Dhe, këtë nuk e shkul dot aq lehtë me kalimin e viteve. Por, sot Kombinati, që gjendet në cep të qytetit të vogël në juglindje të Shqipërisë, është më shumë se makth. Zezona e hijes së rrangullës së tij përzihet me të kuqen e murrëtyer të tullave duke shkaktuar si përditë jo vetëm ngurrimin e banorëve por edhe prodhon temat e thashethemet ditor të njerëzve. Të gjithë i shmangen, kur futen në qytet edhe pse atij nuk i shpëton dot prej përmasave ciklopike dhe hektarëve të pafund që zë. Maliqi ka strukturën e vjetër të një qyteti rus dhe ndërtesat e vjetra, e japin të pastër këtë imazh. Pak minuta më vonë, në pritje të kryetarit të Bashkisë, një grup burrash i lënë vendin njëri-tjetrit, në paradhomën e kryetarit dhe tërheqin që andej një vërtetim. Janë shumë të edukuar edhe pse vërtetimi lidhet me diçka si asistencë të tyre. Askush nuk e ngre zërin. Përvuajtja e këtyre banorëve është gati proverbiale. Megjithatë maliqiotët janë punëtorë të mirë dhe nuk i janë nënshtruar aq shumë fatit. Selimi, Roberti, të tjerë, që s’ua mbaj mënd emrat- janë njësoj. Varfëria dhe fati i ka mbledhur pa shumë shpresa në ato ndërtesat që e ruajnë të paprishur tisin e ndërtimeve të ’50-’60 të një stili allosoj rus-lindor. Dhe, këtu jetojnë. Ndoshta në vitin 1952, kur një pionier i vogël i dorëzonte Enver Hoxhës, sheqerin e parë, kjo mund të kishte ndonjë kuptim, por sot...?

Për Maliqin
“O, të erdha sot..., o të dhj.... Ai i ka mirë të gjitha. Le të dëgjojë. Me çfarë ta mbyll unë muajin. Hë me çfarë ta mbyll”, vikat gruaja me të madhe, ndërsa njeriu i kioskës ia bën me shenjë, që të mos fjalë me kaq zë të lartë. “Pse çfarë humbas, i thotë. Çfarë do më marrin më? Mi kanë marrë të gjitha. Ç’më shikon kështu”, më drejtohet mua. Katër orë e gjysmë nga Tirana, pas një udhe vërtetë të keqe, mua s’më ka mbetur asgjë. Po, kam qenë veç pak minuta me kryetarin. Edhe pas takimit me të, nuk më ikën imazhi i mbartur i qytetit: Jam pothuaj në një qytezë fantomë. Me gruan, që vikaste miqësohemi. Madje, më fton në shtëpi pas një bisede të shkurtër. Aty në këmbë më shpjegon sesi punonjëse e vjetër ka pension me të shoqin, por paratë i shkojnë për një fëmijë të sëmurë dhe jetën e tyre. “Jetohet dhe kështu”, më bërtet sërish kënaqur nga tulatja ime.
Ka dalë në pension aty nga viti 1995, koha kur në qytet ishte viti i fundit që prodhoi sheqer. Që atëherë, me vendim qeverie i gjithë panxhari kaloi në Maqedoni dhe shqiptarët maliqiotë, tashmë do e blinin që andej sheqerin e tyre. Kjo ishte tragjedia e qytetit dhe dënimi i tij me vdekje. Plaka ikën.

Në qytet
Burri që ka kioskën e vogël, afër xhamisë, ku bëjmë muhabetin me plakën, ka qenë dikur punonjës në Kombinat. Njësoj edhe dikush pak më andej që shet erëza dhe dikush tjetër afër tij. Në këtë qytet ikin, baresin ose të gjithë shesin dhe blejnë lloto. Të tjera gjëra nuk ka. “A do të më japësh nja tre lloto more. Po fitova tek ty do të vi sërish”, i thotë burri, shitësit që shet gazeta dhe në të njëjtën kohë dhe llotot e qytetit te Klan. Blihen vetëm llotot e Klan dhe gazetat thjesht lexohen aty. “Ah, ke fituar këtu. Ke një falas për javën tjetër”, ia kthen burri. Kronika e këtij qyteti është nga më të zhveshurat në këtë vend. Pak personazhe sorollaten pa kuptim në bulevardin e vetëm të qytetit. Nuk kapen për dore. Koha, që po pres Verën, ish-drejtoreshën e Kombinatit, më jep mundësinë të këqyr andej-këndej. Duket sikur një grup banorësh, kanë kapur një qendër banimi. Burri i kioskës më jep shpjegime telegrafike: territori i bashkisë së Maliqit kufizohet në veri, jug dhe në lindje me Komunën e Libonikut, ndërsa në perëndim kufizohet nga komuna Voskopojë dhe Lozhan. Në veri dhe verilindje si kufi shërben lumi Devoll, në gjatësinë nga hyrja e qytetit dhe deri në fshatin Plovisht-Bos... Janë 8200 banorë dhe gati 2200 prej tyre banojnë në fshat. Sipërfaqja e qytetit është 72 hektarë dhe ndodhet 13km larg qytetit të Korçës”. Nuk e lë më. I hap një muhabet sporti. Prezantohem dhe me një burrë që lexon gratis një gazetë. Maliqi i sotëm është një grumbull banesash pa arkitekturë dhe i zbehur përherë e më shumë nga ajo që përfaqësonte dikur. Selimi, që më këqyr indiferent- sikur të më lexojë mendimin, më thotë se: qyteti e ka të rrënjosur shumë të shkuarën sepse dhe banorët kanë origjinë të përzierë nga i gjithë vendi. Madje njerëzit në Maliq kanë të drejtë që të jetojnë me të shkuarën, sepse aty janë pikat e tyre të referimit, ndërsa e ardhmja për ta duket se është larg, shumë larg. Me pak fjalë, qyteti i Kombinatit të Sheqerit që ëmbëlsonte shqiptarët në kohën e hidhur të diktaturës, sot është thjesht një hillësirë në këtë botë pakuptim shqiptare.

Intermexo
Bash në këtë botë, pakuptim, një nga qytetet më të reja shqiptare u ngrit në një zonë të rëndësishme arkeologjike. Emri i iku përcaktimit të kënetës, që u tha dhe i mbeti një qyteti të ri, që fillimisht u popullua nga oficerë dhe aksionistë. Por, qyteti ishte bash i vjetër: Në punën e madhe kur u tha këneta u zbuluan pjesët e ndërtimeve palafite (ndërtesa me drurë mbi ujë) si dhe shumë sende të rëndësishme me vlerë arkeologjike. Vendi kishte një florë dhe faunë të pasur, prej kënetës, që e humbi në këmbim të mijëra hektarëve tokë. Natyra iu bind Njeriut. Komunistët nuk e humbën kohën kot. Pas bonifikimit nisi me teknologjinë e vjetër ruse dhe bullgare ndërtimi i Kombinatit të Sheqerit, një vepër madhore për ekonominë e Shqipërisë. Ndërsa, në gjithë fushën këtej e tutje, do mbillej panxhari, kurse kombinati do e përpunonte. Një sistem i gjithë zinxhir, funksiononte, kurse pranë tij, ishte TEC-i, që është edhe sot, por katandisur si mos më keq i cili furnizonte me energji qytetin dhe një pjesë të rrethinave përreth. Sot, Kombinati është një shoqëri anonime pronë e Bashkisë që drejtohet nga Asambleja dhe nga një Këshill Mbikëqyrës me një drejtor me stafin e vet. Kaq

Në ishte dikur
Në këtë hapësirë erdhën pak nga pak punëtorët, oficerët, inxhinierët, teknikët nga e gjithë Shqipëria. Banorët e parë, që lanë fshatin, gjetën një vend pjellor, kurse në kohën e lirë shkonin dhe bënin piknikë drejt kodrave të Gradishtës si dhe të Hijes së Korbit, të cilat në lashtësi kanë qenë po ashtu vendbanime. Banorët krijuan një lloj solidariteti, kurse shkollat dhe kushtet në qytet barabiteshin deri diku dhe me Korçën e rëndë. “Fill pas vitit 1950, kur u tha këneta, babai im ka qenë aty, më ka thënë Selimi- punuam mbi 13 mijë punëtorë dhe mes tyre dhe të burgosurit dhe të deklasuarit e asaj kohe. Për ata që se përballonin dot zhyteshin dhe nuk dilnin më”. Kjo ishte një nga tragjeditë dhe në një romanet e para të Realizmit socialist me titullin “Këneta”, Fatmir Gjata e përshkruan ashpër këtë realitet. Në qytetin e sheqerit, do të punonin plot 1500 punëtorë vendas dhe bashkë me banorët e fshatrave përreth do qetësoheshin respektivisht në fabrikën e sheqerit, atë të nishestesë, dhe atë të alkoolit, si dhe atë të prodhimit të gazit. Në kohën e lirë argëtoheshin dhe Maliqi deri vonë ka pasur një nga ekipet më të mira të futbollit. Tani ka ndryshuar. “Të gjithë e kemi aty te loto. Po pse jetohet pa të ore...”, më thotë një djalë, që nuk ia ndan sytë grupit të mësueseve korçare, që u ka ardhur koha të kthehen pas në shtëpi. Kujtoj se kjo zbavitje e tij, dikur shoqërohej me faktin që Maliqi do të krijonte Estradën nga aktori Koço Qëndro. Sikur të mos mjaftonte Aleko Prodani, Dhimitër Pema, Lirika Frashëri, nuk do të ndaleshin. Ata krijuan grupin gjysmë profesionist të estradës dhe aty u mendua që të shtohen edhe disa numra akrobacie. Të mendosh nuk ishte as në Korçë. Të gjithë këto janë larg tani.

Kombinati
Ka mbërritur Vera dhe Selimi më ‘braktis”. Vera ka qenë në vitet e fundit drejtoreshë e Kombinatit dhe është një nga njerëzit e PS-së së qarkut. Pak ditë më vonë do gjendemi përballë në protestat e Opozitës. Vera nuk ndryshon shumë me banorët e tjerë të qytetit dhe shndërrimit të tij. Të gjithë këta janë mbyllur në një qerthull pa rrugëdalje. Si mendimet e tyre! Duke u përpjekur të gjejnë mbijetesën e shtyjnë frikshëm, një kohë, ku të gjithë janë gati me asistencë. Vera gjen një mundësi dhe më fut brenda në Kombinat! Të mendosh, është vështirë që të futesh sot brenda në Kombinat. Ata, që e administrojnë sot, nuk janë aq dashamirë dhe sidomos me gazetarët. Gjej një mundësi dhe endem i vetëm në Kombinat. Marr udhën i vetëm dhe kurdo, male hekurash që nga forma e tyre, tregojnë se dikur aty është punuar. Ndërsa ndërtimet e vjetra, të kuruara me kujdes, tregojnë seriozitetin që është punuar. Kombinati i Sheqerit ishte baza industriale e gjithë zonës. Të mendosh se mbyllja e këtij kombinati krijoi një vdekje të përkohshme për zonën sepse ajo funksiononte si punë zinxhir. Punonte miniera, punonte dhe TEC që furnizonte me avull kombinatin dhe me energji elektrike të gjithë zonën. Dhe, aty prodhohej sheqer gati 220 ton. Ishte e gjithë fusha e Korçës që mbillej në rreth 6090 hektarë dhe qindra punëtorë nga gjithë fshatrat. “Pas kësaj katrahure nga gjithë kjo hapësirë prej 52.000 metra katror me gjithë asetet e saj që ka kombinati për mua –që të rindërtohet nuk di si të them! Të bëhet i ri do teknologji tjetër! Ajo ka teknologji ruse dhe të përzierë me bullgare dhe me gjërat tona nga ’79 dhe do ishte mirë të bëhej një qendër industriale dhe të shfrytëzoheshin gjithë ato ndërtesa të pavdekshme sepse janë bërë shumë mirë. Faktikisht është bërë me vendim qeverie dhe përfaqësues është Bashkia”. Në fakt, Bashkia për këto vite s’ka pasur asnjë fond për ta mbështetur. Ajo e mbajti pak por nuk mundi. Kur erdhi Vera drejtoreshë gjërat ndryshuan disi, por deri në nivelin e administratës. Ajo u përpoq me ata pak njerëz që kishte mos ta linte më objektin që të degradonte. Një djalë, që më shoqëron, nuk di çfarë të më tregojë. Ai e di vetëm në mënyrë konvencionale. Por, strukturat e tëra të fabrikave, tashmë heshtin në një ndryshk të tejfrikshëm. Një hapësirë e tejmadhe, ku hekurat, platformat, strukturat, oxhaqet, ngatërrohen frikshëm, e ke përballë. Një burrë më pozon sërish. Kaloj dhe humbas. Jam një liliput në hapësirën e madhe, ku tashmë nuk pitëtin asgjë. Platforma të tëra ndërtesash, rrinë të heshtura. Verën e gjej të menduar. “Maliqi sot, e them si vajzë Maliqi- më dhemb në shpirt. Ka humbur gëzimi, dashuria për diçka”, shton e pezmatuar. Në fakt, po të futesh në kombinat shikon këtë madhështi dhe brengën që sjell më pas braktisja e tij. Dhe, ardhi ajo ditë. Mbyllja e kombinatit, që sot duket si një vepër e pastër politike, do të thoshte që fshatarët të mos kishin më lëndën e parë, punëtorët punën dhe Shqipëria sheqerin. Tash dhe dy fabrikat e Niseshtesë dhe Alkoolit e blejnë nga Serbia dhe Greqia. Fundi i kombinatit ishte fundi i Maliqit. Vera ngre supet. Më ka ndihur shumë. Në orën 17.00 në qytet janë vetëm pak meshkuj dhe ata që luajnë në loto.
...
Maliqin tashmë e bashkon vetëm morti, më thotë gruaja që e ka marrë malli për qytetin e saj. Atë të vërtetin, që ajo nuk do ta shohë më kurrë, me të gjithë pemët: gështenja, lis, dushk. “Ishte si një qytet i paqëm rus”, më thotë gruaja simpatike. I them se dua të iki. Këtu merr fund udhëtimi i para pak ditëve në Maliq. Plaka, ka shkuar sërish te kioska. Sërish i bërtet shitësit, por miqësisht :“O të dhjef...sa i ngadalë që je...”. Thonë që edhe varfëria të jep humor. Por, ky humor në Maliq quhet vërtet humor i zi.

“Ishte si një qytet i paqëm rus”, më thotë gruaja simpatike.

Hahahaha

tamam humor kinez.

Makineritë për skrap

Vetëm pak kohë përpara zgjedhjeve, Kombinati i Sheqerit në Maliq u shit shpejt e shpejt. Me procedura që anashkaluan ligjet dhe rregullat, por edhe të kryera vrikthi për arsye që qeveria i fsheh pas “valës së privatizimit”. Këtu beteja vetëm sa nisi! Pas një procesi gjyqësor, bashkia e qytetit ia arriti ta rimarrë Kombinatin, një vepër publike e ngritur me mundin e mijëra njerëzve, por shitur sa për të shuar paksa oreksin e madh të ekzekutivit që nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Qytetarët kanë arritur të rimarrin Kombinatin, por asgjë brenda tij…kryetari i bashkisë nuk ka gjetur as edhe një makineri, të cilat rezultojnë të jenë shitur për skrap…Ku po shkojmë?? Një tjetër pyetje që përgjigje di t’i japë vetëm Berisha, nëse sytë dhe arsyeja nuk do t’i ishin errur nga dëshira e papërmbajtshme për të bërë para edhe me copat e hekurit të vendosura aty që nga koha e diktaturës, por që gjithsesi nuk i përkasin atij. Ashtu siç nuk i përket as edhe një pëllëmbë tokë nga ato që shpërndan andej- këndej nëpër klientë dhe miq të familjes për të ngritur biznese dhe resorte. E duke folur për premtimin e madh të kthimit dhe kompensimit të pronës, u tregon pronarëve se mund të marrin ndonjë qindarkë shpërblim nga shteti nëse në tokën e tyre mbjellin ullinj, halorë, lajthi dhe të tjera çmenduri që Berisha përdor për t’i hedhur vellon e mashtrimit asaj reforme që ai vërtet po bën me Shqipërinë, nga veriu në jug, shitjen për dhe si skrap!

Kombinati i sheqerit "vidhet" për skrapTërhequr më 24 Tetor 2011

Vjedhjet për skrap nuk kanë lënë pa prekur as kombinatin e përpunimit të panxharsheqerit në Maliq. Pajisjet e vjetra metalike, pulti i komandimit, pjesë të pajisjeve të reparteve të centrifugimit, distilimit, filtrimit e kristalizimit janë bërë pre e vjedhjeve për skrap, duke dëmtuar edhe ato pajisje që kanë qenë në gjendje më të mirë pune. Kombinati i sheqerit në Maliq po përjeton "ndëshkimin" e radhës pas mbylljes së tij dhe shkatërrimit të plotë prej më shumë se një dekade. Objektet dhe pajisjet e tij po grabiten, duke i hequr reparteve të vetmet pjesë që kanë mbetur nga historia e dikurshme e këtij gjigandi të industrisë ushqimore. Mjediset tashmë të shkatërruara dhe muret e çara kanë favorizuar vjedhjet e shumta të makinerive. Autorët kanë hapur vende në mure nga ku mund të depërtojnë në pjesët ku mbahen ende pajisje të shumta, edhe pse pjesa më e madhe e tyre janë të ndryshkura. Në një nga katet e fabrikës së re, të ndërtuar në vitin 1979, përgjegjësit e mirëmbajtjes kanë konstatuar sërish lëvizje të objekteve dhe pajisjeve, si dhe të pjesëve metalike të cilat janë bërë gati për t‘u hequr përfundimisht për të kaluar për shitje për skrap. Kjo është e disata herë që në këtë kombinat konstatohen vjedhje të pjesëve metalike të pajisjeve dhe dëmtimi i sistemeve që kishin rezistuar në kohë e që kishin shpresa për t‘u vendosur në gjendje pune. Sipas Pranvera Begolli, drejtoreshës që kujdeset për mirëmbajtjen e këtij kombinati, çdo ditë konstatohen mungesa të objekteve dhe zhvendosje të pjesëve metalike që vidhen për skrap. "Kemi denoncuar shumë herë vjedhje që ndodhin në këtë kombinat, të cilat përfundojnë të shiten si skrap. Fabrikat janë shkatërruar plotësisht dhe autorët kanë qenë nën moshën ligjore, edhe kur janë kapur nga policia. Për shkak të moshës së mitur, këta persona lihen të lirë dhe vijnë sërish për të kryer vjedhje. Së fundmi kemi konstatuar se janë lëvizur pjesë nga pajisjet dhe kanë vjedhur telat e bakrit nga pulti i komandimit", pohon Begolli. Sipas policisë autorët janë minorenë dhe ndonëse janë shoqëruar disa herë në komisariat, nuk mund të ndëshkohen për shkak të moshës.

Korce, shes ambjent biznesi 467 m² 170.000 Euro (Maliq Ne ish Kombinatin e Sheqerit)

Zona/Rruga : Maliq Ne ish Kombinatin e Sheqerit

Ambienti i biznesit ne fakt eshte nje godine me siperfaqe 467 m katror, nga e cila 118 m katror eshte magazine me lartesi mbi tre metra, kurse pjesa tjeter eshte me lartesi rreth 12 metra. Ne godine eshte e instaluar nje linje ushqim blektorie qe realizon vetem bluarjen dhe perzjerjen e produkteve bujqesore, sipas recepturave te specialistit te blektorise. Linja tani eshte e mbyllur dhe nuk funksionon, per arsye te largimit tim dhe ortakut ne Greqi. Linja eshte e thjeshte, rreth 20vjecare, ne gjendje perdoruese dhe kapacitet 100kv ushqim te perzjere ne dite. Linja ze gjysmen e godines dhe ne rast heqjeje te saj, krijohet mundesi e madhe per linja me moderne aktivitetesh prodhuese apo sherbimesh. Godina, fale lartesise, jep mundesi ndarjesh ne tre kate, per te tjera lloje aktivitetesh.

Tel. : 00302310249344

Cel. : 00306992010249

tom keq me vjen se e paske me shpirt kombinatin, por sic nuk beri njeri llogari kur u ndertua, nuk kishte kush te bente hesap kur u prish. kombinatet e shqiperise nuk klasifikohen dot as si mbetje te luftes se ftohte se ne fakt ngjajne me teper se lokomotiva me avull.

kombinati edhe ne qofte ashtu si thua ti, dmth, modern, nuk e kam te qarte sa konkurrues e i vlefshem do ish ne treg kur lenda e pare prape duhet importuar. shqiperia nuk ka prodhuar sheqer ne vend. as grure. ka prodhuar buke me sheqer dhe me uje. smiley edhe sigurisht shume varre per ata qe i bene keto bunkere mekanike qe ruanin me cdo kusht pushtetin komunist.

fatosi e kish bere mire qe u mor me ata qe vdiqen per te hapur nje toke ku prape njerezit kane mbetur me buke me sheqer edhe me uje. edhe per kete fajin e ka kombinati edhe komunizmi qe i hodhi atje. nuk eshte vetem kjo zone, shiko me thelle e me me imtesi zonat industriale te shqiperise, si laci, fieri, elbasani, tirana, durresi etj etj, edhe shiko nivelin e krimit. jane njeriu i ri i komunizmit. ata te bukes me shqer qe tani mbushin hundet me miell...

por sic nuk beri njeri llogari kur u ndertua, nuk kishte kush te bente hesap kur u prish

100% te drejte Petlle. Dhe ketu e kam fjalen une Nese kur u ndertua nuk i beri njeri llogarite ( teme tjeter mbase per tu diskutuar nese i beri apo jo) Ne kete mos berje llogarish e denuam. Une prandaj u ngrita kunder atij sistemi se bente gjera pa llogari, por ama nuk u ngrita qe te vinte ne vend te tij nje sistem tjeter qe po keshtu te prishte pa bere llogari. Kjo eshte urretja, inati, meraku, pendesa, faji tim.

Sa per te tjerat konkurencen etj etj kjo prap vjen tek llogarite Ska vend per diskutim se s'ka llogari. Te gjithe flasim sipas njohurive tona te cekta apo te mangeta. Une di shume mire per pjesen e shteses se Kombinatit "1985". Mbase eshte histori e gjate se si e sa di Por di te them se ne vitet 80 kur perfundova shkollen pati nje fare liberalizmi ne aparence per efektivitetin e investimeve ne Shqiperi. Ka pasur nje veper te Dulles "Per planin e shtate pesevjecar" qe i hapi rruge idese se gjoja  ekonomistet duhet te shikojne efektivitetin dhe jo vetem rendesine strategjike te investimeve ne shqiperi Jam nje nga ata qe me naivitet e besoj kete dhe per pak e hengra. Studimi tim per shtesen e Kombinatit te Sheqerit ishte me fat per mua se vertet kishte efektivitet ndersa per nje objekt  tjeter ,fale ca miqeve qe kisha "atje lart" ne kupole me shpetoj nga ndonje dhemb i helamtisur i Partise dhe Sigurimit. Nejse  i thashe tere keto per te thene se ai objekt sipas llogarive te mia qe aspaak nuk duhen mare ne kosiderate si te mireqena  vertet ishte nga me te miret e modernet ne ballkan ( Jo ne bote, jo ne Evrope, por ne Ballkan) nga ai ballkan ku sot marim sheqerin. Dhe prodhimi mbase kurre nuk mbuloj nevojat ne vend ( mbuloj ne mos gaboj 70-80%) por ama konkuronte fare mire me Ballkanin.

Dhe nuk eshte tek njeriu i ri i komunizmit. Njeriu i ri i komunizmit duhet shtrenguar, forcuar, detyruar ter mos jete me njeriu i ri komunist . Ndaj ka shtet e ligje por kur nuk ka shtet e ligje ka vec populizem ai njeri eshte me keq se ai i komunizmit

tom, lenda e pare ne c'mase me % shkonte import eksport? a ka kombinate te ketij lloji balkani, apo ne mos qofsha une gabim, ketej nga ne (ballkani) vetem amballazhohet sheqer edhe behen mollakuqe smiley

te kuptoj inatin pse u prish kombinati. edhe sigurisht qe jam me ty kur thua pse te bejme dy here gabim, se afer mendsh qe nje gje qe nuk eshte e prishur s]ka pse te prishet. pooooor, duhet te behesh aq i madhe me veten e te mos i gjesh faj (te vetja ta kam) se kur anija e madhe e komunizmes shqiptare u mbyt, njerezia kishin mend te ruanin koken, po se ishte mbjelle kuverta, apo ku e di une se cfare iken e shkuan.

ta kisha te prodhimi. sa permbushte kombinati nevojat e vendit, po themi deri ne 1990 kur ishte akome me tallon, se sot po perpiqemi te gjejme rakine pa sheqer smiley

Petlle

Une flas me ato qe mbaj mend nga 25 vjet me pare ( 1985-1986)

Lenda e pare ( panxhari) ishte i teri ne vend , nuk importohej. Prodhimi mbulonte Grava thote 40% une them 70% por dhe mund te jem gabim ( se ky 70% mbase ishte niveli i prodhimit te fabrikes se re total prodhimi, apo 70% ishte plotesimi i nevojave pas fabrikes se re.... kam memorje te dobet ne numra...smiley )

Sa per konkurencen ne Ballkan, Ne ish Jugosllavi Maqedonia, Bullgaria dhe Greqai kishin objekte qe prodhonin sheqer nga panxhari. Shtesa ishte planifikaur te behej nga Kinezet por kur u prishen mardheniet ( dhe kete e di MIRE) u diskutua kush mund te sillte makinerite. Vendet nordike ( suedia me duket por sjam i sigurt) dhe Polonia ishin ne diskutim U vendos Polonia dhe sutdimi ishte se me Suedeset ( nese ishin ata) fabrika mund te konkuronte ne Evrope, por cmimi .... shume i larte, me Polaket konkuronte nga kapaciteti dhe efektiviteti me Greqeine, Maqedonine dhe Bullgarine.

E perseris keto kujtesa nga 25 vjet dhe numrat mbase jane gabim por thelbi eshte ai qe me ka mbetur ne koke nga ajo kohe dhe riperterire sa here hapet ai muhabet E ndjej kete teme se sic kam thene kam qene aty dhe kam pasur familjare qe kane qene aty me force dhe frike

Se fundi per mua Kombinati i Shqerit eshte nje shembull se cfare u be me shqiperine pas 90tes dhe vazhdon edhe sot

Ore mire qe e postoi Finissterrreja  po kush e ka bere kete artikull.

Sot nuk behet gare per kush te etiketoje njeri -tjetrin sepse dihet qe surrogato si ky Stavri jo vetem  do te kete ne cdo kohe si hokatar , po ne Maliq ka qene dhe nje vend i vogel ( me vone rezervat&nbspsmiley ku ne mes te kenetes kishte dhe DERRA .

Per kujtese shkruesit te kenduar me Politike brenda . Nga Bilishti ne Korce ka pasur NJE Kulle dhe Vetem Nje ne Zemblak .Kush merrte nuse 'thone " duhet te pushonte tek Kulla per te bere asetin me beun patriot i Modj mer Jahu qe quhej "e drejta e nates pare " Kush tentonte te kishte Oxhak dhe kush tentonte te bente kat te DYTE varrosej familjarisgt ne Liqen ( kenete ) .

Nga Korca ne fshat Maliq , ka patur vetem nje shtepi dy kateshe me Oxhak  ne Sovjan dhe kush tentonte te ngrinte kat te dyte dhe te vinte Oxhak , varosej ne Liqen ( kenete ) familjarisht .Ne gryken e Lozhanit , ku perfshihet edhe fshati Maliq , ka qene me ndryshe  . Jo vetem beu por edhe fshataret  "trima " mbanin Oxhak !

Dhe per te gjitha keto ai shtet nuk i ushqeu njerzit me shkrime kadaveresh e shkrimtare KUFOMA ,  duke ja lene Drejtesine Kohes qe gjykoi  per KOHEN  nga Njerez REALE e per njerez Reale te Kohes !

I shkruajta keto pasi Historia vuri DREJTESI per ate popull te asaj zone ndaj Maliq bej Dushareve qe i perdorni si kuaj fshataret duke Ju hypur kalaqafe kur dilnin per gjah ne kenete qe" te mos i hanin shushunjat " le ta provonin dhe ata "dykatshit " dhe "oxhakmedhejte " qe mbushnin  rradhet e njesive me pushtuesit se "si te hane shushunjat "

Po sot keto Lopet me kalem e rimbllacitese duan te shkruajne shkrime per gjendra lotesh  , mendje te bukosura e per kufoma te varrosura, duke Spekuluar e Mashtruar per te thene Realisht  se ku i ka RRENJET zona e kenetes dhe QYTETI i RI Maliq bashke me Fabriken e TIJ , me shkrime FENDESH te Ftohta . SY te dobet Finestere!

O kerme komuniste. O kufome. Or shkofsh ne te sateme ti megjithe enverin o burre matuf.

oidriso,

Ti kujton se shkruan more Shok, por je krejt i paditur. Je pjelle e plankonspekteve dhe krejt konfuz ne llogjike. Me kujton sekretaret e partise...me kete lloj te shprehuri.

O'idris, une ashtu i kam syte sic thua ti, por edhe ti drejtoji te tute tek krahu i djathte siper dhe do ta gjesh autorin. Suksese smiley .

Dhe me ty i nderuar petlla . Jo vetem qe nuk ke kellqe per ekonomi , sepse thjesht nuk je marre ndonjehere pervec togfjaleve qe pershkruajne ndonje rast ekonomik ,  por JO pa Pulitike smiley , por cuditerisht kesaj rradhe je shfaqur jashte "kornizave " te hokatarit " Paske bere edhe Pulitike e ke shprehur keqardhje smiley

Jo vetem qe prodhohej SHEQER por nje nga asortimentet e tij ( panxharit )  qe ishte Glukoza , ishte cilesuar si elment i kerkuar me PERPARESI ( prioritar mer Jahu ) nga shume tregje te Botes . Zotrote tani besoj pi dhe VOTKA "smirnov" e njemije nje variante , po VOTKE Maliqi as ke per te pire ndonjehere  smiley sepse .......... " Saliu nuk pi , birre po pi vere " smiley

idris- te lutem me kurse syte, keto fjalet boterore e ku e di une pjese te llafologjise ideologjike komuniste harroji edhe vete se te ben mire per shendetin. sheqeri merrej me liste te me thua kishte kerkesa boterore nga shqiperia per shyrup kolle... vodka e maliqit meqe e kam pire, ka qene vodka me e tmerrshme qe kam pire ne jeten time. ne kete kuptim sigurisht e paharrueshme. ne korce e filtronin me karbon qe t'i hiqnin eren edhe shijen e tmerrshme. ishte vodke lufte si ne stalingrad, po qe se e di te mire vodken e luftes, une nuk pi vodke nje (kjo qe ta dish) se eshte shpikje ruse, edhe nuk i shoh dot me sy ruset, (mekat qe nuk u be lufta e trete), dhe dy se ishte vodka me shyrupin e panxharit.

ne K korce e filtronin me karbon qe t'i hiqnin eren edhe shijen e tmerrshme ..

E mendoja kete pune qe ke pi alkool nga ato qe perdornin per regjjen e lekures ne fabriken e kepuceve smiley Per vitken nuk perdoret karbon , perdoret SODE per ti hequr aromat smiley Per shollomotken ( qe e njeh Tomi ) perdoret karbon si dhe per ti rrite gradacionin Rakise smiley Shune  te qeshura nuk bejne keq sidomos per te diele !

 ishte vodke lufte si ne S stalingrad ...

Ketu terhiqem po me the ne cilen ane ke qene . Po me qe urreke Ruset mos o zot ke qene rob si nazist smiley

Kepucar ... i tha Mbreti ... Ben Kepuce ! Mos u merr me Pulitike ! 

 

Idris,

Ne kohe krize kam pire vodke nga ai fabrikes se Perpunimit te Drurit  Ata e perdornin per ta perzier me llak per ngyrosjen kurse ne per ta pire ......

Eh prandaj thone

Votka  nuk pihet se eshte e shijshme apo bie ere te mire  kur e pi, por pihet per ate qe te ndodh pas pirjes ....... smiley

Tom ... lexoji keta te babasqapit. Nuk ja kane haberin fare dhe mendon se Glukoza perdorej per VOTKE smiley

Thuaj qe Glukoza cante TREGUN sepse sot ai ha mjalte me baze GLUKOZE nga importet e Saliut smiley . Per te mos u then Mjeksi ! Po nuk e gjykoj , aq me teper petllen nje pene e embel ! U zhduk si me magji ai me Sterrrrrmavri 1 smiley

Nejse mo , une kam pervojen time dhe si duket ndryshon nga e te tjereve. Nuk e di se si e cmon pasojen e votkes por eshte e VETMJA Pije qe pasi pihesh dhe nxjerr Zorret nuk te mba me shume se nje pauze te arsyeshme ( 4-5 oreshe ) me gjume smiley Po s'kane faj keta sqeperit se tani pine raki kocimare BMV dhe si tha ai i Huaji ne Elbasan:

Kur jam ngrite nga gjumi pas pijes , me ka pas dhembe koka .Ketu cudi po me dhemb me shume b....

Kishte per shoke dhome nje SQAP Vucidoli qe e shoqeronte smiley

ik nga amerika e poshter idris. smiley nuk e mbake pijen. smiley

Looky, looky, Idrisi duke e mbajt veten per ekonomist me kellqe...mos more. 

Di gje ky Stavri me  njesh, ku bien fashtrat e Korçes dhe si ka qene Kombinati  i Sheqerit ne Maliq apo....?

   Kishte te zene me pune gati 640 familje vetem ne Maliq(fusha dhe  fabrika) dhe gati 280 familje ne Elbasan.

   Jepte 40 % te sasise  sheqerit te nevojave te brendeshme, me nje  cilesise te larte.Jepte  30 %  te sasise (si nenprodukt) te gjithe ushqimeve te blegtorise se perqendruar.Prodhonte 70  % te sasise alkolit, qe perdorte  industria ushqimotre dhe 100 % te atyre qe perdoret mjeksia.

Ishte fabrika me  e re(pas "Petro Papit&quotsmiley si dhe me  produktivja ne tere vendin dhe... unike ne  kohen e saj  ne Ballkan.

 Nje e tille sot , me ate infrastrukture dhe baze  sipermarrjeje(gjithe token marre me qera ) kthehet ne biznesin me fitimprures, .....po te kishim qeverri ne kete vend.

Ne shume aspekte, ne kete rast, Tomi ka plotesisht te drejte....

Flm Grava

Jo se me dhe te drejte ( flmn edhe per kete)  por se permend nenprodukete e tjera me rendesi qe prodhonte ky kombinat qe nga rendesia/efektiviviteti/konkurenca nuk eshte e drejte te quhen nenprodukte.

Por...... eh me kujtohet kjo ideja e tokes me qira dhe Seksioni i PD ne Maliq.

Kur kjo ide u hodh ne Kom Egzekutiv te asaj kohe ne Korce (1993-94) Kryetari i PD ne Maliq , nje mekanik pa shkolle qe dinte pak shkrim e kendim ...... ska nevoje per emra te pervecem..... na quajti Komuniste e bij komunistesh, qe kerkojme te mbajme komunizmin ...... me vone ai mori nga privatizmi nje pejese te mire te kombinatit, coj ne gjyq dhe per pak ne burg drejtorin e ri ( demokrat) te kombinatit, nje ekononist me shkolle dhe horizont se perkrahu idene e qirase te tokes  dhe......... mua mu kujtua ajo koha e komunizmit (1989) kur me theriste ne zyre nje tjeter mekanik pa shkolle por komunist i Komit te Partise ne rreth per te me kritikuar se kisha thene e studiuar se shtesa e fabrikes se corapeve ne korce nuk kishte efektivet te ndertohej...... ehhhhh

Ah si nuk kam nje grusht te fuqishem

malit qe hesht mu ne zemer me ja ngjesh........

Kryetari i PD ne Maliq , nje mekanik pa shkolle qe dinte pak shkrim e kendim...

O Tom po ai sikur edhe kendonte ne festivale ore smiley

grava@

"Jepte 40 % te sasise  sheqerit te nevojave te brendeshme, me nje  cilesise te larte.Jepte  30 %  te sasise (si nenprodukt) te gjithe ushqimeve te blegtorise se perqendruar.Prodhonte 70  % te sasise alkolit, qe perdorte  industria ushqimotre dhe 100 % te atyre qe perdoret mjeksia."

ka mundesi te me thuash nga dolen keto statistika? smiley apo e mban mend? se Tom paska bere studim atje edhe nuk ishte i sigurt? smiley

apo qe nuk kishim sheqer ishte prej armikut te brendshem? lol:

petlle, ka qene objekt i punes time dikur...

Por besoj e di qe sheqeri dhe nje gje qe nuk po e permend kane qene e jane objekt i MAFIES.Ke degjuar  qe nje shoqeri biznesi me pronar palestinez i  vodhi Shqiperise(me kontrate ) nje anije me sheqer, ne vlere  2.5 milion USD ?Eshte perjudha qe ne ...nuk patem sheqer...

Por  qe ta dishe dhe me mire u be nje studim perte rritur siperfaqen e mbjelle me panxhar  dhe per te shtuar nje fabrike tjeter sheqeri ne Elbasan.Se u arriten rendimente sh.te  larta ne ate bime.E Maliqit ishte  shume Rentabel....

grava tani e pashe. smiley

"nje anije me sheqer, ne vlere  2.5 milion USD"

kohen e kembimit, tonazhin e anijes. 2.5 milion me ngjan sikur thua kapem nje peshk ja sa krahu, fiks me vizen e nxire smiley

2.5 milon dollare sheqer???? shqiperia???? edhe ia vodhen????? te duket ngjarje qe duhet ta besoj une. grava i dashur, nje anije sot, me tonazhin trefish me te larte, me cmimin trefish nuk kushton aq. mos e ke degjuar per gjithe sheqerin qe hante shqiperia ne nje vit? apo ne dhjete? me te mira. sheqer, sheqer.

petlle, minister ishte Shane Korbeci.Pyet dhe mandej eja ta shtjellojme por ashtu ka ndodhur.Palestinezi me banim ne Beirut, si kishte realzuar disa afera me trasnsporte  "mallrash" persiper e arme poshte, ja u hodhi  me ate ngarkese....Pyt ne se njeh ndonj nga cilido rang, ne ish  M.Tregtise Jashtme......!

Dije qe nuk flas kot...

nuk kam dyshim qe nuk flet kot. e ke degjuar sigurisht, sepse po te ishe pjese, dmth deshmitar, sigurisht nuk do kishe folur smiley

nga ata te m me jashte une njoh ca, por dyshoj se do me thone po ashtu na e futi palestinezi, pasi jam i bindur qe do thone keto ishin pune te thella te partise, se po te donim ne te sigurimit, e vrisnim per gjysme ore.

ooooseeeeee, po qe e vertete kjo do te thote seeee.... qenka edhe me zi se sa e dinim. dmth ata qe na sundonin ishin edhe budallenj, jo vetem kriminele. por se ishin budallenj kjo nuk do te thote se mund te falen.

tani, nese ka qene pune kondrabande e trafiku mafioz organizuar nga shteti shqiptar gje per te cilen kam degjuar, flitet edhe ande nuk eshte zbuluar, kete une kam te drejte llogjike te mos e lidh me sheqerin sheqer. sepse, patatja ishte edhe buke edhe gjelle, se erdhi nga kina aq shume patate e oriz per te fshehur tanket e gjylet sa mesiguri shqiperia duhej te mbante vendin e pare per mposhtjen e urise ato kohe.

Pyt se do degjoshe dhe ato qe nuk po ti  them une.Budallenj me brire....! Koha kur  klasa puntore u thirr  dhe  zuri vend ne superstrukturen, .... por dhe ne M.P.J

Grava,

Ne vitin 1989 ndermarrja na dha nga nje biçiklete secilit. Biçikletat, home made, punuan nja nje jave dhe perfunduan ne bodrumin e ndermarrjes. 

Mbasi kinezet nuk na dhuronin me biçikleta ju vume ti prodhonim me forcat tona dhe nuku ja duallem. Por ama kishim ndertuar me pare Kombinatin Metalurgjik, "Clirimin e Dyte te Shqiperise" qe nxirrte tym. 

Po sikur ta kishim nisur me pare me biçikletat dhe pastaj kombinatin, dmth buajt perpara dhe qerren mbrapa, a nuk do te kishte qene me mire?

Per 45 vjet Shqiperia eshte sunduar nga njerez ijnorante qe para se te vinin ne pushtet nuku kishin punuar nje dite ne jeten e tyre. Njerez pa zanat. Venia e qerres para buajve eshte tipike e injoranteve.

Prandaj dhe dembelet e te deshtuarit e sotem i shohin si mrekulli. 

 

 

 

Grava,

Ne vitin 1989 ndermarrja na dha nga nje biçiklete secilit. Biçikletat, home made, punuan nja nje jave dhe perfunduan ne bodrumin e ndermarrjes. 

Mbasi kinezet nuk na dhuronin me biçikleta ju vume ti prodhonim me forcat tona dhe nuku ja duallem. Por ama kishim ndertuar me pare Kombinatin Metalurgjik, "Clirimin e Dyte te Shqiperise" qe nxirrte tym. 

Po sikur ta kishim nisur me pare me biçikletat dhe pastaj kombinatin, dmth buajt perpara dhe qerren mbrapa, a nuk do te kishte qene me mire?

Per 45 vjet Shqiperia eshte sunduar nga njerez ijnorante qe para se te vinin ne pushtet nuku kishin punuar nje dite ne jeten e tyre. Njerez pa zanat. Venia e qerres para buajve eshte tipike e injoranteve.

Prandaj dhe dembelet e te deshtuarit e sotem i shohin si mrekulli. 

 

 

 

E nderuar dhe e respektuar Fin!

Megjithse nuk e kisha per sy te dobet per autorin ....ME Fal .Tani e pashe dhe me vjen KEQ shume KEQ qe ai paska shkruar per gjera te medha NEN Avujt e Alkoolit . Eshte nje nga penat e RRALLA per kohen , Realist ,  por sic duket i kane mbaruar honoraret per Votke dhe ka bere nje shkrim me porosi  ! I uroj te heqe dore sa me shpejt nga ky lloj zhanri hipokritesh e te semuresh psikike politike pershkruesish  te lloit Ypi e Tufrash , pavaresisht embelsise dhe cilesise shume te larte ne percjellje mesazhi e ne te shkruar , kateciperisht i pangjashem me gervishtjet e atyre debileve ! 

"E nderuar dhe e respektuar Fin!"

Qenit te vjeter nuk i mesohen dot huqe te reja. Cuditerisht sot ketu qenkan mbledhur me shumice qen te vjeter.

Hem, me kujtoi pak ate librin e tmerrshem "keneta" qe e benim lexim jashte klase.Te them te drejten, nuk mund te shkoja dot poshte pershkrimit te Ejllit, se pas atyre fakteve qe ai rendit, gjithcka tjeter humb ngjyre. 

Nga ana tjeter, per ta lidhur edhe me profesor Mingen qe solli Av, me kujtohet nje shok i plakut, inxhinier ujrash nga me te miret e asaj kohe. Mblidheshin tek njeri-tjetri nganjehere dora e ketyre qe kishin bere universitetet jashte asaj kohe e pas ndonje gote rakije qanin hallet e nxirrnin dufet me njeri tjetrin. Me kujtohet inxhinieri qe shpesh ankohej: Po e shkaterrojne kete vend fshataret me pushke. Thajne keneta e liqene qe jane bukuria e natyres dhe jeta e zones per te mbjelle panxhar apo miser. I vene digen lumit po asnje nuk e di cdo te thote kjo per sistemin ujor rretherrotull. T'emen bre, vec plani te realizohet.

Atehere isha kalama dhe e vetmja aresye qe i mbaj mend ca fraza ishte ngaqe im ate ne momente te tilla kthehej nga ne e na thoshte te iknim nga guzhina kishin ca muhabete qe s'ishin per ne , por tani qe i mendoj serish arrij mbase ti kuptoj. Domethene vertet u thane keneta e u bene liqene nen parrullen "t'ia nenshtrojme natyren vullnetit njeriut" po imagjino se sa shkaterrime ekologjike i kane sjelle vendit tharja e kenetes qe ka qene nje ekosistem i ndertuar nga natyra ne pershtatje me rrethinat, ose rrjepja e kodrave te Lukoves nga bimesia mesdhetare, taracimi i tyre gje qe padyshim shton erozionin dhe ua heq bukurine dhe aftesine e bimesise vendase per te mbijetuar. E di qe disa do thone qe ky ishte zhvillim, po cfare mut zhvillimi ishte ai kur edhe pas gjithe atyre dekadave pune te papaguar, ne fund te viteve 80 nuk ngopnim dot barkun me buke as ne qender te Tiranes dhe ne vitet 90, nga nje vend me shume te varfer dhe pak te pasur ishim vetem nje vend me shume te varfer???

edhe mua keneta m'u kujtua. se m'u kujtua zyraka, gruaja qe u pushkatua... nuk po e gje librin, si e mban mend ti me emrat reale ishin personazhet ne liber?

Negativet po. Mos harro qe ai liber ishte nje tjeter shuplake ne fytyre te armiqve.

jo shuplake, ai ishte grusht turinjve ashtu te lumte...

nuk po me kujtoheshin emrat e njerezve. e tmerrshme! edhe mund te quhet shkrimtar...

".... Nji ditë, tue u kthye prej pune, plaku mbeti në rrugë, s’mund të ecte ma e ra. Rojet iu lëshuan me shkopij. Shokët menjiherë lajmuen të birin që po vraponte me të tjerët. Ai u kthye menjiherë, e sadoqë rojet vazhdojshin t’i bijshnin t’et që të ngrihej, djali, nën breshninë e goditjeve, e ngarkoi babën mbi shpinë e nxitoi të arrinte shokët. Rojet vazhdojshin t’u bijshin djalit e plakut tue i britë: ‘Lëshoje, lëshoje!’. Në atë gjendje i ngarkuem, djali vazhdoi për kilometra me vrap deri në kamp. Mbas pak ditësh djali vdiq,... " 

  Ehh, çfar monstrash ka mbajtur toka jone shqiptare. Keta rojet do ishte mire te denoheshin me burgim, po te gjindeshin apo nese jetojne akoma. 

ca thone ishte kenete, ca thone ishte liqen....hajde zgjidhim kete njehere, se kjo eshte zanafilla e gjithckaje

Ka qene kenete noshka, sic eshte gjysma e Florides. Ka pas peshk, ngjala, dhjetra lloje zogjsh dhe ka qene nje vend i preferuar gjahu e peshkimi. Nje ekositem me vehte. Ah po, edhe mushkonja.

Ke degjuar ti ndonjehere qe do thajne tampen se na bezdisin mushkonjat apo po na hajne femijet aligatoret!

me mire krahasoje me kanadane se atje ka me shume skarcitet toke bujqesore smiley

..kur rane shirat  vjet ne dimer me duket dhe permbyten tokat andej Maliq e  krijua Keneta e terbufit sic ishte me pare, si per te kujtuar edhe njehere mallin e vjeter te pejsazhit te bukur, ata fermeret aty ne Maliq kot qe rojne se ska me as toka per buke, as uje, kane ngelur si peshku pa uje.. tani i ndihmofte zoti, se qeveria e tyre ska ndermend qe ti japi ndonje dore, sbehet fjale fare!

Eshte bere keq per toke. Tani qe po shkrin Poli i Veriut do shkojme ta mbjellim me speca

nivel tmerresisht i ulet... ne chdo mjedis njerezor normal do te flitej per gjakun e grave burrave foshnjave te pafajshme qe ushqyen mekanizmin e diktatures te zeze envero- nexhmiste, kurse ketu pushtat e enverit po na tregojne qe sa i mire ishte sheqeri..... fatkeqsi...krimi vazhdon sa kohe kriminelet ndihen krenare per krimin qe kane bere..

..mjer ai qe  ka hallin thuaj,  ja ky plaku  i nderuar, ju hoq nje hall (diktatura) dhe ju shtuan 10 te tjera

“Ah, more djem si erdhi kjo punë. Më parë kishim uri e s’kishim ç’të hanim. Tani kemi të hamë, por nuk na hahet. Punë e ngatërruar kjo punë e njeriut”,

..mirpo `komisaret`(ata qe meren me politike) duan qe vetem te flitet per vuajtjet e djeshme dhe jo te sotmet! ..ky mendoj eshte pushtlliku me i madh! 

duke lexu ketu bindesh se ppu eshte bere si keneta e maliqit, hambar mushkonjash e mikrobesh lloj lloj. edhe ekologjista gjen ketu mren.

ashtu keq silleshin njerezit me te burgosurit, ashtu te liq ishin, sic i kishin lene te prapambetur ne shekuj. prandaj shtresa e larte duhet te kete vizion qe mos te arrijne dite te tilla per nje popull. te gjitha pasojat kane nje shkak. e c'te thuash kur lexon keto tmerre. ne  nje popull kaq te vogel te kete vend per nje urrejtje kaq te madhe. tmerr. i kishte kapur dalldia shqiptaret se udheheqsit ''e ndritur'' qe kishin u kishin premtuar qe do hane me luge te florinjta. ashtu sic i ka kapur dhe  tani duke rrembyer tokat e te tjereve dhe pronen e tjetrit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).