Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Regjistrimit në Maqedoni (KSHR) kanë dhënë mbrëmë dorëheqje, pas problemeve të procesit të regjistrimit në terren si dhe rreth interpretimeve të ndryshme të ligjit për regjistrimin

Nënkryetari i KSHR-së, Bujar Osmani, njoftoi për agjencinë e lajmeve INA dorëheqjet e të gjithë anëtarëve maqedonas dhe shqiptarë të KSHR-së mëngjesin e sotëm. Sipas tij, kjo situatë e krijuar çon drejt anulimit të këtij procesi, por gjithçka siç tha ai do të vendoset gjatë ditëve të sotme për masat e reja.

“Ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme lidhur me problemet organizative në terren si dhe rreth mënyrës së interpretimit të Ligjit për regjistrim në terren nga ana e regjistruesve dhe këto çështje dihen sepse ishin shpalosur edhe në media”, deklaroi për INA, nënkryetari i KSHR-së, Bujar Osmani.

 

Përplasjet e vazhdueshme midis anëtarëve maqedonas dhe shqiptarë rreth interpretimit të ligjit për të regjistruar qytetarët që jetojnë jashtë vendit ka qenë një nga arsyet kryesore që çoi në dështimin e këtij procesi. Vendimi i KSHR pritet që sot të jetë temë kryesore në seancën qeveritare dhe mundësinë e vënies në rend dite edhe nga Parlamenti, ku do të vendoset lidhur me hapat e mëtejmë rreth operacionit të regjistrimit të popullsisë, që duhej të përfundonte më datë 15 tetor

________

Panorama: Regjistruesit maqedonas dhe shqiptarë kanë mosmarrëveshje dhe përplasje në terren lidhur me realizimin e regjistrimit të popullsisë.

Ka probleme në terren lidhur me zbatimin e këtij operacioni, duke marrë si bazë për mosmarrëveshjet interpretimin e Ligjit për Regjistrim.

Regjistruesit maqedonas në disa zonë shkaktojnë probleme dhe nuk firmosin formularët, duke refuzuar të regjistrohen qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Mirëpo, regjistruesit shqiptarë regjistrojnë çdo qytetarë që jeton jashtë vendit, pasi që operacioni përmbledh regjistrimin e të gjithë qytetarëve, edhe ata që jetojnë jashtë vendit më pak se një vit, por edhe pjesa tjetër që ka prona dhe pasuri të tjera në vendlindje.

Nënkryetari i Komisionit Shtetëror të Regjistrimit (KSHR), Bujar Osmani ka deklaruar se Ligji parasheh regjistrimin e të gjithë qytetarëve që përkohësisht janë jashtë vendit.

“Ligji është i qartë në këtë drejtim, do të regjistrohen të gjithë qytetarët që janë jashtë vendit më pak se 12 muaj. Ato regjistrohen përmes familjarëve të tyre të cilët i japin të dhënat dhe dokumentacionet personale”, theksoi Osmani.

Ai ka apeluar se regjistruesit duhet të zbatojë detyrimet e tij dhe nuk është i obliguar që të verifikojë se cili qytetarë është në shtëpi apo jashtë vendit. Sipas tij, valide është deklarata e dhënë nga familjarët.

Kryetarja e KSHR-së, Sllobodanka Gievska ka theksuar se regjistruesit duhet të kenë kujdes dhe të respektojnë ligjin. Sipas saj, do të ndiqen penalisht të gjithë regjistruesit që nuk respektojnë ligjin apo bëjnë regjistrimin në mungesë të dokumentacioneve apo dëshmive valide.

Regjistrimi i qytetarëve që përkohësisht janë jashtë vendit, refuzimi i qytetarëve që të regjistrohen me dokumente të kopjuara, mungesa e regjistruesve në disa zona dhe vonesat e shumta në aspektin organizativ, janë disa nga problemet që po ndjekin procesin e regjistrimit të popullsisë.

KSHR mbrëmë ka mbajtur një mbledhje të posaçme për të vlerësuar procesin e deritanishëm të regjistrimit dhe se sot pritet të publikohen vlerësimet e para. (INA)

15 Komente

ouu, edhe Maqedonia paska probleme (in)censusi?smiley

po normale Belulo,gjithkund ku ka shqipe  me shumice ,ka probleme..smiley

po pse?  shqipet e Maqedonise duan te regjistrohen konform rregullave dhe ligjit, me sa kuptova... jane maqedonasit qe po hedhin vickla...

tani ta krahasojme me greket ne Shqiperi...  kane kaq vite qe na kane çare menderen; duam te na regjistroni,   duam te na regjistroni.... ok, vjen dita per tu regjistruar, tak del Bollano koklopa; jo thote: nuk duam te regjistrohemi..

po sebepi shqipet jane ,gjithsesi .smiley

Nuk na duan hic. Kurse Bollanos ,kushedi ku e rreh cekani ......

Po po  problemi jane shqiptaret gjithmone.  Shume kokeforte jane e sduan te asimilohen aq lehte ne grek e sllave...

koken hengshin

.... me habite ..

Mos u habit fare '' Mosmarreveshje etnike ne terren'' aq ne terezi e ka ky popull saqe per nje rregjistrim apo mosrregjistrim scheiss egal, zihen ne terren,e kuptove tani?

Problemi ketu eshte me i madh se sa ju duket juve. Ideja e sllavo maqedonasve eshte qe komuniteti shqipetar ne Maqedoni me çdo kusht te del me pak se 20%, me kete do te hudhej ne ere e gjithe (me nder me thene) marreveshja e Ohrid. Sepse kjo fare marreveshje funksionon ne baze te perqindjes. Po qe se del mbi kete perqindje i gezon ca te drejta, perndryshe jo. Tash, shqiptaret ne Maqedoni jane diku te 30 %. Nje shumice jeton jashte, qe dtth se numri automatikisht bie afer 20% (mendohet diku 24%). Tash me ca dallavere, me ca padrejtesi, me shume mundime; maqedonasit edhe mund t'ia arrijne qe kete numer ta nxjerrin ne 19% dhe kjo do te ishte fitorja qe ata deshirojne. Per kete nuk u pranua qe rregjistrimi te kryhet kur kthehen emigrantet, sepse % do te ishte rreth 30.

p.s: a me tregon dikush pse duhet rregjistrim kolektiv ne epoket dixhitale. Te gjithe ne kemi dokumentacion, jemi te regjistruar ne regjistrat e shtetit. Shteti me nje te shtypur susten e gjen shume sakt numrin e banoreve. Asnjehere nuk mund te jene me te sakta keto far regjistrimet.

Ishallah po japin doreheqjen edhe ata pak shqiptare qe kane ngel ne INSTAT dhe Ministrine e Polles!
Tom rrofsh per kete Shqipe kaq te bukur!

Mos keni frike nga rregjistrimi Lizander.Shqiptaret do te deklarohen ashtu sic jane pra si shqiptare.Mund te keta nje 1 mije 2 mije vete qe do te deklaronen nga marrin parate por kjo nuk do te ndryshoje perqindjen e pergjitheshme pra 97% shqiptare do te dalin perseri ne fund.
Po te jap nje shembull te nje familjeje qe njoh dhe jane filogreke,ishin rregjistruar si shqiptare ndoshta sepse thirrja e gjakut te te pareve eshte akoma e forte.

AKZ ka bere gabimin me te madh qe ka shtyre shqiptaret te bojkotojne rregjistimin.Pjesmarrja dhe jo bojkotimi duhej te ishte thirrja.Ne nuk jami Vasil Ballano qe ka frike qe dhe kete rradhe nuk do te kaloje 3%.Turp per Aleancen KQ!Duhet te keni me shume besim tek shqiptaret!

Une psh u regjistrova Vlleh. A bona gabim qe nuk genjeva? E mendova njehere te deklarohesha shqipetar, por pastaj sec mu kujtuan prinderit dhe gjysherit qe ndjeheshin krenar me gjenezen e tyre, me zakonet e tyre, por mbi te gjitha me kulturen dhe sjelljen shoqerore aq te respektuar.

Dakort me ty.
Nese je vllah rregjistroju si i tille.
Skam asgje kunder atyre qe nuk genjejne.

vleresoj mirekuptimin tuaj ne keto kohe te veshtira. Ne fund te fundit, njeriu dallohet nga kafsha se nuk i thote derrit daje!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).