Ish-ambasadori amerikan John Withers përmes Top Channel u është drejtuar shqiptarëve duke komentuar cështjen e Wikileaks, kabllogramet dhe raportimet e tij për Shqipërinë, ato për kryeministrin Sali Berisha, Gërdecin, rrugën Durrës – Kukës, Lulzim Bashën

Zoti Withers, në një letër të hapur, një vit pas largimit nga Shqipëria rikthen në vemendje sërish cështjet që bënë bujë në Shqipëri, jo vetëm në periudhën kur ato ndodhën, por edhe pak javë më parë, kur publiku u njoh gjerësisht me atë që mendonte Ambasada Amerikane për ngjarjet dhe personazhet kryesore.

"Gjatë javëve të fundit në mediat tuaja janë shfaqur kabllograme të pretenduara të Departamenti të Shtetit, të zbuluara nëpërmjet Wikileaks. Ka patur vazhdimisht spekullime lidhur me këto kabllograme dhe për fat të keq një pjesë e madhe e spekullimeve kanë qenë corientuese dhe të pasakta.Tani ju shkruaj me shpresën për të qartësuar një numër keqperceptimesh që janë duke qarkulluar.Një gjë të tillë nuk e bëj më si ambasadori amerikan në Shqipëri, por si një nënshtetas i vendit tim. Por këtë e bëj edhe si një mik i Shqipërisë dhe si dikush që sic e dini beson tek e vertëta", shkruan Withers.
 
Ndonëse në pension dhe duke i qëndruar besnik qëndrimit të Departamentit të Shtetit për fenomenin Wikileaks, Withers pranon vertetesine e brendise se asaj cfare eshte zbuluar permes kabllogrameve dhe shpjegon deri menyren e hartimit te tyre.
 
"Si një ish-diplomat, po aq sa edhe qytetar i vendit jam thellësisht i keqardhur për fenomenin Wikileaks. Aftësia e diplomatëve, për të folur haptas dhe në mirëbesim me njëri-tjetrin, është dhe ka qenë një element thelbësor i profesionit tonë që nga fillimet e tij. Informacioni ynë, përfshi edhe ai mbi Shqipërinë, mblidhet nga një gamë tepër e gjerë burimesh, përfshi edhe nivelet më të larta të qeverisjes", thekson më tej Withers.
 
Le ta ndjekim të plotë letrën e zotit Withers.
 
Të dashur miq, ka kaluar tashmë 1 vit që kur u largova nga shqipëria. Jeni ende në mendjen dhe kujtimet e mia për dashamirësinë e madhe që më keni dhënë dhe për përvojat e pasura që kemi bashkëndarë. Një pjesë e imja do qëndrojë gjithmonë në Shqipëri. 
 
Gjatë javëve të fundit në mediat tuaja janë shfaqur kabllograme të pretenduara të Departamentit të Shtetit, të zbuluara nëpërmjet Wikileaks. 
 
Ka pasur vazhdimisht spekulime lidhur me këto kabllograme; dhe, për fat të keq, një pjesë e madhe e këtyre spekulimeve ka qenë corientuese dhe e pasaktë. 
 
Tani, ju shkruaj me shpresën për të sqaruar një numër keqperceptimesh që janë duke qarkulluar. Një gjë të tillë nuk e bëj më si ambasadori amerikan në Shqipëri, por si një nënshtetas i vendit tim. Por këtë e bëj edhe si një mik i Shqipërisë dhe si dikush që, sic e dini, beson tek e vërteta. 
 
Edhe përpara se të largohesha ka pasur sugjerime se unë paskam pasur një “axhendë personale” gjatë qëndrimit tim në Shqipëri. 
 
Eprorët e mi i kanë quajtur këto pohime si të gënjeshtërta dhe i kanë refuzuar ato kategorikisht në një komunikim zyrtar, i cili më pas u bë publik, me nivelet më të larta të qeverisë tuaj. I njëjti pretendim ka lindur sërish. Dhe prapë mbetet i pavërtetë. 
 
Ironikisht, asgjë nuk e provon këtë më qartë se sa vetë zbulimet e Wikileaks. Në mënyrë të pakundërshtueshme, ato tregojnë drejtpeshimin, paanshmërinë dhe objektivitetin e raportimit të ambasadës për Shqipërinë gjatë punës time atje. 
 
Të gjitha partitë, personazhet dhe veprimet politike i nënshtroheshin të njëjtit shqyrtim dhe ciltërsi. As edhe një vëzhgues i paanshëm nuk do të mund të arrinte në një përfundim të ndryshëm. 
 
Në fakt, raportimi nga ambasada jonë në Tiranë jo vetëm ka përmbushur standartet më të larta të Departamentit të Shtetit – kabllogramet tona merrnin vazhdimisht lëvdata në Uashington – por edhe ka qenë tërësisht në përputhje me të gjitha ambasadat anembanë botës. 
 
Edhe ambasadat e tjera, ashtu si ne, ofronin vlerësime të sinqerta të njerëzve dhe rrethanave në fushat e tyre të përgjegjësive. 
 
Sado trazuese apo të sikletshme mund të jenë ato vlerësime për ndokënd, e vërteta është se asnjë ambasadë amerikane apo ambasador amerikan nuk ka kurrfarë “axhendë private”. 
 
Ne jemi përfaqësuesit personalë të presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe i përkushtohemi vetëm shërbimit për interesat e popullit amerikan. 
 
Shqip dhe shkoqur, axhenda jonë është axhenda e tyre. Cilido që sugjeron ndryshe nuk dëmton dhe aq një individ si unë, por pikërisht postin e shquar që aq shumë amerikanë të zotë kanë pasur privilegjin të mbajnë, si dhe dëmton edhe më tej ata që na e kanë besuar neve atë post. 
 
Si një ish-diplomat po aq sa qytetar i vendit tim, jam thellësisht i keqardhur për fenomenin Wikileaks. Aftësia e diplomatëve për të folur haptas dhe në mirëbesim me njëri-tjetrin është dhe ka qenë një element thelbësor i profesionit tonë që nga fillimet e tij. 
 
Informacioni ynë, përfshirë atë mbi Shqipërinë, mblidhet nga një gamë e gjerë burimesh, përfshirë edhe nivelet më të larta të qeverisjes. 
 
Cfarëdo veprimi që cënon aftësinë e një diplomati për të bashkëndarë informacion në këtë mënyrë apo për të punuar me diplomatë të tjerë për të mirën e përbashkët, është një veprim i dënueshëm. 
 
Prandaj, teksa i lexoni materiale të tilla, sado të njollosura, ju nxis të mos hutoheni nga pohimet e ndryshme sensacionale, por në vend të kësaj të ngulni sytë në një fakt thelbësor dhe të pakundërshtueshëm që gjendet aty: 
 
AMBASADAT AMERIKANE thonë të vërtetën. Ky është dhe do të jetë parimi më i parë dhe më i lartë i diplomacisë amerikane. 
 
Sado i keq të jetë lajmi apo sado e sikletshme të jetë një rrethanë, një ambasadë amerikane raporton të vërtetën, edhe për një aleat të ngushtë si Shqipëria. 
 
Nëse zgjedhjet janë të dyshimta, ne e themi këtë. Nëse autoritetet qeveritare kërcënojnë pavarësinë e institucioneve demokratike të vendit dhe mediat, ne e themi këtë. Nëse besnikëria partiake pengon qeverisjen e vendit; nëse korrupsioni i kudogjendur minon zhvillimin e mirëfilltë ekonomik; nëse përparësia e udhëheqësve është të rendin me këmbëngulje drejt pushtetit, në vend që të rendin për t’i shërbyer popullit, ne e themi këtë. Dhe nëse parimet universale të demokracisë lihen mënjanë dhe vetë demokracia bën prapa, ne e themi këtë dhe do vazhdojmë ta themi derisa të fillojë përparimi i vërtetë. 
 
Kjo është detyra parësore e një diplomati amerikan dhe një detyrë e tillë do të përmbushet patjetër. Unë nuk jam më në shërbim të qeverisë, por një gjë e di: mund t’i besoni ambasadës amerikane. 
 
Mund të mos ju pëlqejë cdo gjë që ajo thotë, por mund të keni besim që diplomatët tanë bëjnë cdo përpjekje për të arritur standartet më të larta të ndershmërisë dhe objektivitetit. 
 
Nuk ka material që rrjedh nga Wikileaks; nuk ka editorial, sado pasionant; nuk ka shfrime, sado të cjerra, që mund ta ndryshojë këtë. 
 
Në mbyllje, më lejoni t’ju uroj, miqtë e mi shqiptarë, gjithë sukseset dhe lumturinë e mundshme. Jeni një popull i vecantë dhe vendi juaj është një vend i vecantë. 
 
Ruaj admirim të madh për talentin tuaj të jashtëzakonshëm dhe kam shpresat më të larta të mundshme për të ardhmen tuaj. Ju dërgoj përshëndetjet më të përzemërta. 
 
Miku juaj, John L. Withers II. 

56 Komente

Thnx John, gjithmone i kemi besuar!

Per ata qe kane sy e vesh nuk ke thene gje qe nuk dinim gjithsesi. 

O xhon, ti thu qe ne kohe tate derrit i the derr, po ky shoku jot shkoi e i tha daje?! 

Cer bohet kshuna? apo ronci ka cer thuhet prapa kuintave?

Nëse zgjedhjet janë të dyshimta, ne e themi këtë.

 

Sa bukur i qenisin llafet "as mish as peshk" keto diplomatet amerikone kur flasin keshtu "hapur" ee?

Per t'gjithe nga i cike tha! E lexon gjithsecili si ka qejf, dhe prape ka te drejte! 

Ej, si i tha ai burri atij ciftit qe po u kajnte n'grope? 

Keto pare, qe po jua hudh siper, t'i mori kush e ka brenda! smiley

I ke rene te dy kryetareve kokes. Hallall

Un them I love uikiliksat smiley pik muhabetit shume faleminderit pasi kur jan ne mision gjithmona ka fraza sterile, uikiliksat kane bere nje revolucion te vertete me rrjedhjen e kabllogrameve  ne  percimin e informacionit vecanerisht per vende si i yni ky gazetaria investigative eshte term i ndaluar e lere me praktike. Faleminderit J. Assange si dhe tani po filloj te simpatizoj ish ambasadoret .. 

Po ky mo, nga Nju Xhersi i kujton shqiptaret?

"Sado trazuese apo të sikletshme mund të jenë ato vlerësime për ndokënd, e vërteta është se asnjë ambasadë amerikane apo ambasador amerikan nuk ka kurrfarë “axhendë private”." 

Ah, Arivzu qenka ne baltovine. Ambasadori amerikan me kredibilitetin me te ulet nder shqiptare. Deshtim i dipllomacise amerikane.

"Prandaj, teksa i lexoni materiale të tilla, sado të njollosura, ju nxis të mos hutoheni nga pohimet e ndryshme sensacionale, por në vend të kësaj të ngulni sytë në një fakt thelbësor dhe të pakundërshtueshëm që gjendet aty" 

Po mos e ushqeni hutimin pra me pohime sensacionale CELULASH ANTIAMERIKANIZMI, se dem kredibilitetit amerikan i beni, e jo Whithers, por edhe vete Obama me zorr do e ndreqe, pastaj.

Hajd suksese, edhe zotnia juj. 

po mos te ishte ne regres kredibiliteti arvizuja, nuk organizonte festa pompoze me cingije qe te permirsonte imazh. Me kujton ate beun te koncert ne vitin 36...

 

Po Berisha e Olldashi, a mund të përgjigjen tani që Uidhers foli shqip?

Ish ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers foli. Si për shqiptarët, dhe për ata që ishin të paqartë, por që emrat u përmendeshin në kabllograme. Uidhers tha se ato që shkruan e raporton ambasada janë të gjitha të vërteta, u pëlqen apo jo ndonjërit.

Por pyetja është shumë e thjeshtë, referuar në retrospektivë kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të kabinetit të tij Sokol Olldashi. I pari tha se Uidhers kishte bërë politikë personale, por që letra e fundit e rrëzoi këtë version pasi ish-ambasadori tha se ka bërë politikën e Uashingtonit dhe SHBA-ve. I dyti tha se do të përgjigjej për kabllogramet dhe vërtetësinë e tyre pasi Uidhers t’i konfirmonte. Tani që gazetarët e kanë të lehtë, sepse ish-ambasadori ua postoi letrën, mbetet të përgjigjet, ose të dorëhiqet Olldashi.

Uidhers tha se kabllogramet janë të vërteta në ato që shkruhen, por rrjedhja e informacionit te Uikiliks ishte e dëmshme për SHBA. Le të presim e shohim se si do reagojnë këta dy politikanë, njëri kryeministër dhe tjetri ministër në ditët e ardhshme, sepse fjalët që do thonë, do peshojnë edhe të ardhmen e karrierës. Mbase Astrit Patozi do jetë duke pirë ndonjë limonatë…..!

AMA NEWS

mua nuk me intereson sesi do te pergjigjen pleherat, por e kam inotin me kolegun e zotit Withers, Mister Ambasodor Arviziun qe ne menyren me te hapur sfiduese na e ngre ne qiell sikur ta kishte dashnore kryekafshen. Duhet te gjithe te protestojme perpara ambasades dhe ta qerojme nga shqiperia kete dallkauk. Tamom matrapaz kavajs kishte me thone nje miku im per ket palo burre.

I pari tha se Uidhers kishte bërë politikë personale, por që letra e fundit e rrëzoi këtë version pasi ish-ambasadori tha se ka bërë politikën e Uashingtonit dhe SHBA-ve.

Ti shpresoje qe Withers te thoshte: "Po eshte  e vertete, disa prej atyre opinioneve ne kabllograme ishin thjesht te miat?" Nuk dua t'i hyj muhabetit se si njerezit, ekspertet perfshire, mund te mendojne se jane totalisht te paanshem ne trajtimin e nje ceshtje, kur ne fakt gjykimet profesionale nuk jane kurre te tilla. Eshte e vertete se Withers bente politiken e Amerikes ne Shqiperi, por po ashtu eshte e vertete se ai ishte zot i kasolles se vet. Si mund ai te pretendoje se eshte duke thene te verteten - dhe vetem te verteten - kur vete gjuha e perdorur ne kabllogramet nuk e lejon te flitet me kaq siguri. Shprehje te tilla p.sh si "mendohet se x eshte i perfshire ne filan ceshtje" apo se "sipas fjaleve qe ka thene filani, ne kete mes ka te ngjare te jete edhe x-i" Are you kidding me? Kjo eshte e verteta e Withers-it? E verteta qe s'ka fare nevoje per detyrim. Mua me duket sikur informacionin per keto kabllogramet ai e merrte ne ndonje klub tirane, duke pire wisky e duke pare ndonje "objekt qe leviz" rrotull tavolines.... Le pastaj sa objektiv ishte ai kur fliste per Ina Ramen. E ke vene re si sillej sa here qe ajo ishte rrotull? Si ai qeni i berberit qe pret mos bjere ndonje cope mish... Na mbushi mendjen!

Ne fund doja te thosha: Si ai qeni i berberit qe pret mos bjere ndonje cope vesh...smiley

tani une nje gje nuk e kam kuptuar akoma: Withers pohon se te gjitha qe lexuam nga "spiuni" wikileaks jane te verteta dhe te konfirmuara nga disa burime; ne 90 % te kabllogrameve akuzohet direkt kryekafsha per te gjitha ato gjera qe ne i dime; vjen ky i riu, arviziu dhe kryekafshes i thote se je "burre shteti". Po mire kaq langaraqe te jete dipllomacia amerikane, e cila pretendon se eshte e hapur dhe e drejtperdrejt? Apo, ky i riu nuk ka pasur kohe, apo akoma me keq se ka care bithen fare per te lexuar cka eshte thene per shqiperine dhe politikanet nga paraardhesi i tij? Me ndihmoni se nuk e zgjidh dot kete ngerc ose me mire te them kete pisllek amerikan. Akuzoj ket te riun, mbase edhe kot, por jam i mesuar me postulaten se udheheqja e larte nuk ka dijeni per keto gjera qe ndodhin ketu. Pra gjithmone besoj se keto qe ben arviziu i ben me koken e vete;

ja dhe pak, kur ta mbarojne ate qe do kene nis do e kthejne dhe ambasadorin per arsye shendetsore, do sjellin nje ambasador tjeter dhe do fshijne bythen me salen.

Berberhane i vogel, Arvizuja nuk mund te dali te shaja Berishen alla Ramce sic nuk e beri kete gje dhe Withers.  Ka arsye pse quhet diplomat.

nuk tha njeri qe arviziu te dale e te shaj kryekafshen, por qe derrit ti thote daje vetem nje matrapaz zarzavatesh mund ta beje. E nese per kete gje qenke edhe dipllomat, kesaj i thone te vesh duart ne koke dhe ta godasesh forte me sa fuqi qe ke! A e kupton ti se me sjelljen e ketij ambasadori, amerika po zhvleftesohet ne syte e nje pjese gjithnje e me te madhe shqiptaresh te ndershem dhe liridashes?

Mire o tunxh vazhdo me derrat e dajallaret ti kur SHBA e njeh Berishen si km legjetim te shtetit perendimor...

Po Berisha e Olldashi,a mund te pergjigjen tani qe Uidhers foli Shqip?

smiley

Po e prisja zgerdhirjen tende me padurim, boso. Nuk me zhgenjen kurre smiley 

Ke te drejte qe qesh brado, e ku kane cipe e frike ata.....

''Ne jemi përfaqësuesit personalë të presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe i përkushtohemi vetëm shërbimit për interesat e popullit amerikan.

kjo eshte thenia me e qarte e ish-ambasadorit... pa shume dipllomaci

 

ndersa ne  jemi............,  gjelberimi i mamit dhe i babit.smiley

 

Ne jemi përfaqësuesit personalë të presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe i përkushtohemi vetëm shërbimit për interesat e popullit amerikan.

Pritej përgjigjia e Withersit në fakt. Nëse nuk do e bënte, kjo çështje do mbante erë. Mirë që jemi një byth vend them unë, so we can afford a piece of sht as "our" prime - pa u krijuar ndonjë incident diplomatik. Që normalisht do të ndodhte incidenti pas akuzave ndaj Withers. Sepse po kompromentonte gjithë strukturën e diplomacisë amerikane ajo akuzë. 

Vëreni dhe ndryshimet midis asaj që është një institucion diplomatik - ambasada amerikane, dhe një "shteti" alla ballkanik, pa brekë e pa fytyrë. 

Withers detyrohet të mbrojë investimin e vetes së tij në këtë njësi të diplomacisë, duke mbrojtur njëkohësisht edhe vetë institucionin, megjithëse ka dalë në pension. 

Vëreni dhe qëndrimin e tij ndaj këtij rasti. Është i detyruar prej pozitës së vet, të mos pohojë hapur gjë. Ama midis rreshtash i pohon të gjitha ato që thuhen në wikileaks. Këta bumbashirët tanë, i hedhin poshtë, pa marrë përsipër përgjegjësinë e kësaj. 

Këtu vërtetohet dhe një herë ajo teza që thoshte (nuk e di nga kush), se dalja publike e kabllogrameve, veç e nderon diplomacinë e Amerikës. Kjo për shkak të artikulacionit dhe vëzhgimeve të mprehta dhe inteligjente, të kryer nga njerëz që vlejnë për pozitën që kanë mbajtur.

 

kam pune sonte, e skam kohe me lexu, por me sa shof po ja ngjeshkët fajin diplomacise amerikane.

po mer po , te tjeret na e kane perhere fajin

 

Teper emocionale kjo letra e Withers.
John L. i Dyti duhet ta kete pare ate mbishkrimin dygjuhesore qe ndodhet prane njerit prej liqejve malore, pergjate rruges Gjakove-Gryke e Valbones:
"Liqeni i Xhemes" dhe nen te,ne gjuhen angleze,"James Lake" smiley

"James Lake"! smiley

Pse xhanem u dashka ta degjojme per  ta  besuar te gjithe te verteten,vetem ne se na e degjojne veshet prej nje amerikani, kur jemi deshmimtare te  gjithçkaje te thene  dhe te  shkruar ..."pasqyre e shtypit te diteve( arriti ta  pohoje vete kete) me... "Fatkeqesine.?

  Do te na mjaftoje e teperoje, qe sa here te  degjojme kete  te marrin te flasi, eshte e sigurte fare, se  ka bere paderman nje kusari, nje krim ose nje mashtrim te radhes.

Qeverrisemi nga... "Fatkeqesia"  ! 

smiley ca mendova. Edhe Amerikanet nuk e zgjidhin dot me Shqiptaret. Qe ketej e tutje Departamenti i Shtetit duhet ta konsideroje seriozisht opsionin e dy ambasadoreve ne Shqiperi, njerin prane Selise Blu, dhe tjetrin prane Selise Roze.  

brilliant idea

smiley

Ne e bojme edhe Shqiponjen Amerikane me dy krena mer jahu smiley

smiley

trefazorin i fusim

smiley

 

Edhe Amerikanet nuk e zgjidhin dot me Shqiptaret.

Po i njohin me i njohin qe prej kohes luftes se cer race jemi. smiley

Disa, prej "te familjes" dua te  thom, kjo letra  e ketij ambasadorit, i ka bere tu vemi  me ...raki.

E  dine te gjithe,  ç`eshte ky rit jugor?

Menyre ngushullimi

Ke te drejte grava, po ne e dime, dhe ata e dine qe ne i dime, por kur na i thone ata qe te dy palet e dime qe edhe ata e dine....se ata e bojne si struci, fusin koken ne rere, po harrojne se e kane bythen jashte, e keta ja kujtojne atyre, por edhe neve, qe pijme raki dhe komet ne uje....

 

 Takimi me Ramën rezultativ, dëshiron dialog me mazhorancën

A di njeri ci kane thone Rames keta? kish noi arsye qe doli Mimi e tha qe 10 kushtet jane te negociushme?

 

Jo mer daj se ket e kon pas thone edhe me pare keta, po nuk i mori seriozisht ai kafsha...

Po c'po negociojme? Pse? per do pike politike?

Disa konsiderata per kete letren e Withersit.
E para, ka theksuar mbi te gjitha vertetesine e kabllogrameve, jo te informacioneve te kabllogrameve. Ne Shqiperi ka patur pak dyshime apo debate per kete. Mos gaboj, vetem nje tymnaje e Olldashit , sa per te kaluar radhen.
Vertesia e informacionit te kabllogrameve, per aq sa sistemi amerikan i sigurimit te informacionit spekulon me vertetesine, nuk ka ndonje vlere te pohohet nga Withersi pasi eshte pohur normalisht prej tij ne momentin e dergimit te tyre. Mjere, jo ne, po Amerika, nese Withersi do na thoshte se tjeter eshte e verteta e te tjera gjera ka percuar ne baze. Nje sistem i tere do merrte goditje te rende. Mbetemi tek fakti se sa potence kane amerikanet per te siguruar te verteten, sa jane te verteta faktesh apo sa artikuj gazetash ne ato kabllograme. Pra jemi ne piken, ne hamendjet e djeshme.
Se fundmi, lind pyetja kush ja ka kerkuar Withersit kete prononcim, kur ne vend nuk eshte se ka donje debat real per kabllogramet, vecse perdoren si gure rasti per te goditur tjetrin, po as qe kane per te shkaktuar ndonje ciflosje. Si pensionist, sic e deklaron dhe vete, nuk i nenshtrohet rregullit te brendshem te administrates per te mos bere asnje koment mbi kabllogramet. Por ka besoj aq pervoje sa ta kuptoje se kjo perben nje mungese etike. Bashke me faktin qe kur merr persiper ti drejtohet popullit shqiptar, vendos ta beje eksluzivisht nepermjet Top Channel-it. Mungesa etike keto, qe te lene nje shije te keqe.

u dekonspirove dhe ti. nje paragraf te tille kaq pa kutpim vetem artan hoxha mund ta thoshte.Swedi, gezohem qe u njohem.

Vertesia e informacionit te kabllogrameve, per aq sa sistemi amerikan i sigurimit te informacionit spekulon me vertetesine, nuk ka ndonje vlere te pohohet nga Withersi pasi eshte pohur normalisht prej tij ne momentin e dergimit te tyre. Mjere, jo ne, po Amerika, nese Withersi do na thoshte se tjeter eshte e verteta e te tjera gjera ka percuar ne baze. Nje sistem i tere do merrte goditje te rende. Mbetemi tek fakti se sa potence kane amerikanet per te siguruar te verteten, sa jane te verteta faktesh apo sa artikuj gazetash ne ato kabllograme. Pra jemi ne piken, ne hamendjet e djeshme.

u dekonspirove dhe ti. nje paragraf te tille kaq pa kutpim vetem artan hoxha mund ta thoshte.Swedi, gezohem qe u njohem.

Rrofsh. Gezohem gjithashtu. Boisa

Pse ja  lejon vehtes te  biesh ne banalitete te tilla ? Sofizma !Kur nje burre "i  madh shteti", flet si Haxhi Plasa, per infrastrukturen e nje shteti teper  serioz, (kabllogramet)ne ato qe ben e thote nepermjet gojes  e dores se nje "perfaqesuesi te Presidentit ", dhe ai nuk paska te  drejten te thote minimalisht  ne ide :

"O populli, qe une ju  desha! Ju  qeverris nje i marre!" Kjo ne fakte eshte tere  ideja e letres, te cilen Ju as qe e kuptoni fare.

Mu me duket se kane dale vetem ato kabllograme qe jane leju ose shty me dale.. 

ne i besojme vetem rrenave

1. Cfare te reja sollen kabllogramet qe ne nuk i dinim?

2. Perse merakosemi kaq shume se cfare thone, dhe si sillen te huajt?

3.Pse nuk merakosemi FARE more FARE FARE cfare themi ne shqiptaret?

Kablogramet thane ato qe ne i kemi thene shume kohe para se ato te dilnin ne skene apo ne te njejten kohe kur ato  jane shkrojtur .

Qe te huajt ne diplomaci mbajne shpesh qendrime te ndryshme nga ato qe shkruajne apo besojne kjo eshte e natyrshme. Ndaj quhet dipllomaci dhe jo rrugaceri apo parlament shqiptar apo shtyp shqiptar apo muhabet kafenesh. Mirpo ne kur nuk na vjen mire themi se flasin me dipllomaci dhe jo hapur ndersa kur ofendohemi themi se flasin pa dipllomaci ( Avziu vs Konkluzionet perse nuk na futin ne BE. Shiko komentet e peshqeve ne temat perkatese)

Ne nuk kemi respekt per veten tone. Ne degjojme me shume te huajt shikojme sjelljet e tyre me shume se veten tone. Ne jemi leckamane, rjepacake, pa krenari dhe respekt per veten tone deri sa lejojme/kerkojme te huajt te behen mbreter ne shtepine tone dhe i degjojme e bejme sic na thone, ndersa aspak nuk degjojme veten tone. Aspak nuk respektojme veten tone.

 

 

Gur gur behet mur !

Ama dhe kur do me prish nje mur mund te perdoresh te kunderten, te heqesh cdo dite nga nje gur deri sa ti nxjerresh themelet. Puna eshte ta kuptosh sa me shpejt ate qe po ndodh qe mos rrenohesh.

P.S. Cmimi i krepave ke Rruga e Barikadave eshte 100 lek te reja per te gjitha llojet. smiley

Ja i besuam,po ketyre taneve kush do u besoje?

Ruaj admirim të madh për talentin tuaj të jashtëzakonshëm 

 

 

per cfare talenti behet fjale?

e ka njeri ne anglisht kete?

shume faleminderit

Withers thjesht ka humbur kohe qe ka shkruajtur kete leter "reflektuese"; Thjesht , e them kete me keqardhje se i perngjan ca historive te Evropjaneve qe ju jepnin bibla dhe libra edukative zuluve te afrikes(te cilet i kafshonin per ti provuar se c'shije kishin)

Ketu nuk kemi te bejme me vertetesine apo venien ne dyshim te kabllogrameve.Nuk besoj se e ve njeri ne dyshim kete(edhe gomeret Berishjane qe pellasin larte e poshte, e dine se ai gjembac eshte i papertypshem).Ketu kemi te bejme me nje degradim total te vlerave morale te nje populli te tere..Nje popull i cli i shikon live abuzimet e panumerta te ministrave"te korruptuar", te cilet riciklohen nga nje ministri ne tjetren(ne nje kohe kur duhet te perballeshin me veprat penale)..Askujt nuk i ben me pershtypje,se morali i ketij populli eshte shendruar si landfilli i plehrave te Sharres(i cili pritet me padurim te furnizohet mall "italian&quotsmiley..Ky popull pa live ekzekutimin e 4qyetareve te pafajshem  dhe serisht mendon qe zgjidhjet ti vijne nga "delegatet matane" oqeanit...Presin qe ndonje shkop magjik i zgjatur nga "Xhaxha Sami" ta shendroje Berishen ne laraske apo.."ti ktheje trute qe i kane ikur per laraska"....Me kujtohet shprehja e njohur amerikane "Ne ju mesojme si te kapni peshkun, mos prisni tju ja japim ne tigan"

Dhe ky tigani yne ka nja dy dekada qe rri ne ajer dhe pret per "peshqit e shijshem te atlantikut"

 

 

 

Nga te gjithe ambasadoret qe SHBA ka pasur ne Shqiperi qe prej 20 vjetesh, z. Withers eshte me objektivi, me i sakti dhe me i  miri. Kete e verteton edhe letra e hapur qe i drejtoi shqiptareve. Z. Arvizu duhet te mesoje nga z. Withers. 

" .... Jeni një popull i vecantë dhe vendi juaj është një vend i vecantë... " 

Po me kete shprehje smiley çfar ka dashur te thote ish ambasadori amerikan. 

Keto fjale o Pjero ju thuhen antikapateve ti bejne te ndihen te vecante... smiley

 

“Kam parë mbulimin e hollë dhe të gjerë të Top Channel dhe gjithashtu kam parë që është mbuluar gjerësisht sot nëpër gazeta. Ju besoj se e dini që është politikë e SHBA-së që nuk komentojnë për Wikileaks - tha ambasadori Arvizu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).