Shteti i Kuvajtit ka njoftuar të martën se ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se do të vendosë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh me të. 

Lajmin e bën të ditur dega kuvajtiane e agjencisë franceze të lajmeve “AFP”.

“Bazuar në udhëzimet e emirit, shteti i Kuvajtit e njeh Kosovën dhe do të këmbejë përfaqsim diplomatik në nivel ambasadorësh me këtë shtet”, citon agjencia një komunikatë zyrtare të këshillit kuvajtian të ministrave.

Kabineti në fjalë ka kërkuar nga Ministria e Jashtme e vendit që të ndërmarrë masat e nevojshme për të zbatuar vendimin. Lajmi pritet të konfirmohet edhe nga autoritetet në Kosovë.

Nga të dhënat e Ministrisë kosovare të Punëve të Jashtme rezulton se, me Kuvajtin numri i vendeve që kanë njohur Kosovën arrin në 82.

Nigeria dhe Gaboni ende nuk i kanë dërguar notat e tyre zyrtare të njohjes, prandaj edhe nuk figurojnë në listën e shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Për shkak të mungesës së notave zyrtare, në radhët e diplomacisë kosovare është krijuar një ngatërresë që ka vënë në dyshim procesin e njohjeve.

3 Komente

Bravo, ju lumte. Te hiqen vizat ndermjet Shqiperise dhe Kuvajtit smiley

lajm i mire ky!   per me teper qe Kuvajti i pasur ka njefare influence ne regjio... ndofta ''inspiron'' edhe gjitonet  me kete rast.

Pritet t'a njohin dhe Gabon, Nigeria dhe Bregu i Fildishte.  Numri avash avash po i afrohet gjysmes se antareve te OKB-se.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).