Kryesia e KMSH-së pasi ka analizuar të gjitha detajet për ndërtimin e një xhamie të madhe në Tiranë, e shumëpritur kjo prej kohësh, është mbledhur sot më dt. 20 Shtator 2011, në një mbledhje të posaçme, ku ka marrë vendimin historik, që xhamia e re të ndërtohet në sheshin e Namazgjasë, tokë kjo e trashëguar brez pas brezi si vend për të falur namaz. Projekti i ndërtimit të kësaj xhamie daton që më 1993, ku u vendos edhe guri themeltar në prani edhe të kryetarit të atëhershëm të Bashkisë Tiranë dhe pas një kalvari zvarritjesh dhe burokracish, ka arritur sot në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi për mijëra besimtarë kryeqytetas.

trualli i Namazgjasë

Truallit të Namazgjasë i është marrë një sipërfaqe e konsiderueshme nga zgjerimi i rrugëve të Unazës dhe asaj “George Bush”, e cila akoma nuk është kompensuar nga Bashkia. Ndërsa Këshilli i Ministrave me dt. 06.04.2011, me një vendim të saj i ka dhënë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë një sipërfaqe prej 2570.5 metrash katrorë, duke e çuar sipërfaqen e përgjithshme në rreth 5.300 metra katrorë.

Kështu, sipas këtij vendimi të qeverisë, sipërfaqja prej 2570.5 m², e ndodhur në zonën kadastrale 8150, me numër pasurie 1/82, pjesë e pronës së listuar me nr. 592, me sipërfaqe të përgjithshme 6739 m2, në listën e miratuar me vendimin "Për miratimin e listës së pjesshme të pronave të paluajtshme shtetërore, në Bashkinë Tiranë, të qarkut të Tiranës", pronë shtetërore, sipas planit të rilevimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi, kalon në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim ndjekjen e procedurave ligjore që nevojiten për ndërtimin e xhamisë "Namazgjaja", për Komunitetin Mysliman Shqiptar. Menjëherë pas këtij vendimi, ndalohet tjetërsimi apo dhënia në përdorim e pronës së përcaktuar për qëllime të tjera, të ndryshme nga ndërtimi i xhamisë "Namazgjaja", e Tiranës, për Komunitetin Mysliman Shqiptar", thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

foto nga falja e namazit të Bajramit tek sheshi i Namazgjasë

Me vendimin e datës së sotme (20 shtator 2011), Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ka dhënë zyrtarisht startin për ndjekjen me hapa të shpejtë të të gjitha procedurave për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, si një kompleks multifunksional, ku do të përfshijë krahas xhamisë një Qendër Kultutore, bibliotekë, salla konferencash, etj. Hapat ligjorë për ndërtimin e Kompeksit të Namazgjasë do të ndiqen nga Komisioni i ngarkuar me këtë punë, nga Kryesia e KMSH-së në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

foto nga arkivi i faljeve të Bajrameve në Namazgja

 

Burimi: Komuniteti Mysliman i Shqiperise

9 Komente

Vendim i drejte dhe i holle.

Tregon gjithashtu nji vije vazhdimsie ne Tiranen qe po ndryshon pertej njohjes. Namazgjaja eshte eshte per shume arsye vendi me i mire per besimtare jo vetem tiranas por nga e gjithe shqipnia.  

Maj men kur kemi fal bajramin e pare mbas komunizmit, cfare dite!!!

 

m'bohet qejfi.

urime dhe nga mu' 

dmth do prishet dhe ai si tip mini parku qe eshte aty, nder te vetmit qe ka ngel ne tirane ?  smiley   Edhe kisha e re ortodokse prishi nje lulishte...hajt mo..

Nejse, ta gzojne myslimanet

Si tha ai ne vaft ``e donte vlora hekurudhen``...edhe tirana e donte namazgjane.
Urime!

Me parate e kujt do te ndertohet kjo xhamia?

gjithe ato xhami e kisha, gjithe ato leke per gomarlleqe

ala ndertohen kisha e xhami?

Nje sec, se nuk po marr vesh. Cfare u be me projektin madheshtor per xhami ke gropa e hajdinit, qe beri konkurs bashkia. Do behen dy xhami a si?
Tashi edhe nje sinagoge i mungon qendres.

Kulmi... ngjit me katedralen katolike. Ne vend qe e gjithe zona te ishte jeshile u mbyt nga ndertesat idiote. Duke filluar qe nga hotel Dajti e deri te parlamenti duhet te ishte park, si c'do qytet normal ne bote. Tani do rreshtohen nje kishe e xhami, a thua se nuk kane mjaftueshem vende te tjera. Kulmi... ne mes te Tr te shohesh edhe muxhahaidinet me breke te shkurtra dhe pamje monstruoze. Kulmiiiiiiii...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).