Një debat publik do të ishte me vlerë për interesin publik gjatë një fushate elektorale. Por çfarë vlere do kishte për qytetarin sot?

Nderkohe qe ata shqiptare qe akoma s'e kane humbur besimin te politika (nje grusht syresh) por dhe ata qe jetojne me filozofine "never say never" presin se do te shikojne dicka te re ne politiken shqiptare, Z. Rama vjen me propozimin bosh te rradhes - nje debat publik mes tij dhe kundershtarit te tij politik.

Nuk dihet nese duhet te falenderojme Z. Rama apo ndonje konsulent te tij kokebosh per kete iniciative. Gjithsesi, iniciativa le shijen e tharte te deshperimit te atij qe do te faktorizohet perseri ne lojen politike me gjetje te cilat mund te paraqiten bukur ne tituj gazetash apo ecin mire ne rrjetin e thashethemeve e diskutimeve politike te kafeneve. Vete Rama i para ca koheve do ta quante perpjekje per telenovele. Per me teper duket sikur Rama, pas humbjes se rradhes, i shtrin doren Berishes me shpresen qe ai s'do te terhiqet nga "sfida" e keshtu ta nxjerre nga gropa thithese e mungeses se alternativave.

Dy vjet pas humbjes se zgjedhjeve te 2009-es duket se fushata zgjedhore eshte akoma ne vazhdim. Ne kete vend duhet te mesohemi qe fushata zgjedhore mbaron se shumti me rezultatin e zgjedhjeve (nese jo me diten para zgjedhjeve), pavaresisht mos-pranimit nga ana e humbesit. Ne periudhen mes zgjedhjeve sigurisht qe politikanet do bejne politike por jo ne formen qe e bejne ate ne fushaten zgjedhore.

Zgjedhjet e rradhes jane ne 2013 dhe do te isha plotesisht dakort per nje debat publik, si pjese e fushates zgjedhore, mes lidereve qe udheheqin fushatat e pretendojne per postin kryesor ne administrate. Kjo do te kishte vlere per interesin publik ne procesin e marrjes se vendimit te votes. Por cfare vlere ka nje debat publik per qytetarin sot?

Debati as nuk do te permiresoje deficitin buxhetor e tregtar, as do te ndihmoje biznesin me gjykaten administrative apo qytetarin e thjeshte me sistemin e drejtesise, gjetjen e vendeve te punes etj etj. Per me teper, Z. Rama e Z. Berisha kane vite qe bejne debat publik, me forma me shume apo me pak agresive, me shume apo me pak argumentative. Nga keto debate eshte prodhuar vetem me teper debat dhe asgje konkrete per qytetarin.

Opozita, por mesa duket me teper Z. Rama, duhet te zgjidhe dilemen e vet per veprimin politik e te fokusohet keto dy vite ne dhenien e kontributit te prekshem ne lidhje me problemet themelore te shoqerise e te qytetarit shqiptar. Nese opozita do te arrinte ta bente kete, do te kishte nje mundesi te mire qe pas dy vitesh te zhvilloje nje platforme te pelqyeshme, te kuptueshme e te besueshme nga qytetari shqiptar.

Loja politike gjithnje e me teper boshe e politikes shqiptare e iniciativat e saj te pavlera kane krijuar nje edukim te keq dhe te publikut shqiptar duke i bere nje dem te madh perpjekjes per te zhvilluar nje sistem demokratik. Eshte krijuar nje shkeputje mes performances se prekshme te iniciativave apo veprimeve politike dhe vendimit te votes. Kjo dobeson sistemin demokratik dhe krijon hapesira per krijimin e sistemeve zevendesuese te dhenies/marrjes se votes bazuar ne klientelizem, presion apo thjeshte ne idene se ai qe fiton betejat e vogla te formes bajraktareske, meriton voten.

Nese ka dicka qe duhet kuptuar te platforma e Z. Rama "pertej se majtes e te djathes" eshte qe kushdo qe merr persiper te beje nje pune (sidomos ate te politikanit) duhet te udhehiqet nga rezultatet konkrete ne permiresimin e jetes se qytetareve te tij. Ndoshta zgjedhjet e 2009-s jane shume larg memories se Z. Rama por ne stilin amerikan vlen thirrja - Z. Rama, Practice what you Preach. 

Thene gjithcka me siper, e pohoj se si shumica e shqiptareve, kur te vije momenti i debatit do te shoh te pakten nje pjese te tij sic shoh pjese te ndonje ndjeshjeje mes skuadrash me emer duke pasur bindjen qe ai debat do te kete te njejtin impakt ne jeten time qe ka nje ndeshje ne te cilen nuk kam vene as bast.

25 Komente

ku ke qënë ti gjithë këto kohë, poshtë ndonjë guri?

 

 Bukur shume bukur 5 me *

Skam cfare them me shume Plotesisht dakort

po mja o Tomi se je bere si zar i birishes.

nosh,

Vetem se nuk pranoj Ramen nuk do te thote se pranoj Beirshen

Te vjen apo nuk te vjen mire ty dhe atyre Bishave te Berishes ja qene kete bote ka edhe njerez qe i urrejne te dy njesoj I akuzojne te dy njesoj E shikojne shpetimin e shqipersie ne zhdukjen e te dyve  njesoj

Por koka tende prej militanit nuk i kupton keto Nuk ka si ti kuptoj Nje brain wash si ty nuk di tjeter gje vec idiotizmin ne koken e tij

 

po ti kujton se duke i rene rames ke zgjidhur ndonje pune? c'te thote ai tuli qe te llokocitet ne koke?

Po kam zgjidhur me shume se ty duke mbrojtur nje maskara kriminel hajdut si Rama

 

yyyp xhixhi. po per berishen ca do thuash...

Te njejten gje. Ja kam Hunterit  e Policit shume here njesoj sic po ta htem ty per Ramen  Kriminel hajdut e majskara. Bile i kam shtuar dhe tradhetar i kombit

..ti je full of it

Tom me kete dukesh açik qe "kontra" te dyve.Se "meriten" e madhe te njerit ja ke  veshur tjetrit. Fute ne box-in e duhur ate llafin, kriminel!

Ombjektivitet prej intelektuali po shpreh jo  shaka!

Dmth, ju as nuk e keni kuptuar se pse ka bere ftesen per debat?

Loja e momentit mes PS PD eshte se kush do t'ia hedhe fajin tjetrit per deshtimin ne BE, per marrjen e statusit kandidat, qe iku dhe kete vit.

Berisha do te thote bojkotoi Rama konsensusin, Rama do te thote qe une i ofrova Berishes konsensus, por ai s'pranoi.

Rama tani po fton Berishen hapur per konsensus, dhe Berisha po i ben bisht, po inauguron rruge ordinere dhe s'e permend me as opoziten, as bamir topin, asgje...

pret daten e opinionit te BE-se, pas 10 ditesh, e i fshihet cdo oferte te opozites per konsensus, qe pastaj te thote qe opozita s'me ofroi konsensus.

Rama kembengul me force qe te tregoje se po ofron konsensus, dhe e fton te debat politik, qe te mos kete ku t'i fshihet.

Ju kaloni ne teorira. ncncnc

zgjidhja ime duhet hap i kanal me emrin RAMBERISHA qe te pranojn te debatojn me sa duket .. what the hell them un n hell vafshin te dy

po po i le, ata do vene ne hell kur tu doje trapi. ti ke ndermend te besh ndonje gje?

ca propozon ti  noshkaido pa he noj ide noj alternativ, un per momentin dhe jo vetem i perkas shoqeris civile do te bej tellall idete e mija po deshen le ti marrin po s deshen punemadhe un do bej timen ne ket sens 

ALAlidea - E diel, 2 Tetor, 2011 - 01:25

 

ca propozon ti noshkaido pa he noj ide noj alternativ,

Mendoj se kjo duhet te jete pyetja e dites. Dhe qe ti pergjigjeni kesaj pyetje me pare duhet pyetur

Cfare kerkojme ne, ju , shoqeria civile ata .... populli?

Pasi ti jeni pergjigjur kesaj pyetje (pergjigjen e se ciles te gjithe e kemi haruar pasi jemi te zene shume me "jemi kundra ketij e jemi kundra atij) vetem atehere do te dime ti pergjigjemi pyejtes se Alideas Cfare propozon....

Cfare kerkojme ne, ju , shoqeria civile ata .... populli?

 

ideja ime alternative eshte, qe 'ju' te pavarurit te jeni gjithmone ne opozite...jo me opoziten domosdoshmerisht, po ti beni opozite pushtetit dhe jo opozites.

meqense ideja jote alternative eshte opozite kundra pozites, ideja e ''te pavarureve'' eshte opozite si pozites dhe opozites si pjese e te njejtit kazan.  po ju ku qendroni? 

e ndoqet votimin per plehrat?  pozite + opozite = urra! keni ndonje ide tjeter alternative per kete?

Nash,

Une qe e quaj veten te pavarur sot neser une mund te jem i varur. I varur mbas nje grupimi qe vertet do te perfaqsoj ate qe une kerkoj. Fakti qe sot jam i pavarur eshte se anjera pale nuk perfaqson moralin, nivelin, dhe perpjekjet kombetare minilame te asaj qe une kekroj nga politikanet e vendit tim

Prandaj kete nuk kupton ti Ti kujton se shqiperia eshte nje vend normal ku ka njerez me nje parti, njerez me nje parti tjeter dhe ata qe jane perjetesisht te pavarur. JOOOOO shqiperia nuk eshte nje vend normal dhe mjaft genjeve veten per kete. Ti je me  opoziten e sotme se kerkon te jesh me dike, qofte ky edhe hjajdut apo kriminel apo maskara ,  une nuk jam me asnje se ansjneri nuk ploteson as minimalen e kerkesave per nje poltikan normal me te mirat e te keqait e nje politikani normal

Ndaj mos e perkufizo pavarsine time si pavarsine e dikujt ne nje vend tjeter normal ne bote PAvarsia time eshte e detyrar jo e deshiruar

 

si parim debatet jane gjithnje te shendetshme qofte dhe per frymen kritike qe percjellin, e nevojshme kjo per nje shoq shqiptare krejt komatoze ne aftesine e saj racionalizuese. I paimagjinueshem megjithate, serioziteti dhe normaliteti ne nje debat me salen. Aftesia e tij per te qene konsistent eshte e pjerdhur.
Por une jam i mendimit qe debati duhet te mos jete me prone e liderve, por e gjithe shoqerise..shqiptaret duhet te flasin me gojen e tyre, dhe kete nuk mund ta bejne nga emisioni i fevzos.
Dhe pa lidhje, ne 2000 ka qene Rama-Mustafaj debati i fundit.

Djema mos u zini, se nuk besoj se do behet ndonjehere debat ndermjet te dyve. Ata do flasin nga larg, dhe e shumta, veç ndonje tryeze per te diskutuar e vendosur pikat e ligjit te zgjedhjeve, do te beje qe te dy te ulen perball njeri-tjetrit. 

Një debat publik do të ishte me vlerë për interesin publik gjatë një fushate elektorale. Por çfarë vlere do kishte për qytetarin sot?

Edi Rama http://www.edirama.al/shkrime/149-koha-p...
Eshtë koha kur Shqipërisë në udhëkryq i duhet një debat publik, ku Saliu dhe unë duhet të dalim të dy para shqiptarëve që përfaqësojmë dhe të ballafaqojmë ato që ata i dëgjojnë prej nesh veç e veç. Le të vijë e të m’i thotë në sy ato që flet gojështhurrur larteposhtë për bllokimin e vizave, bllokimin e integrimit, bllokimin e reformave dhe le ta debatojmë para shqiptarëve ofertën tonë, pikë për pike nga 1-shi tek 10-ta. Le të vijë e të m’i tregojë në sy para opinionit publik po të dojë të gjitha arritjet historike të demokracisë, drejtësisë, ekonomisë, nën udhëheqjen e vet legjendare dhe ta debatojmë para shqiptarëve sesa të lumtur i ka bërë njerëzit qeveria e tij në këta gjashtë vjet. Le të vijë e ta bëjë publike përballë meje kundërofertën e tij, natyrisht nëse e ka një të tillë për të kërkuar mirëkuptimin e opozitës që të mbushen gropat e thella që Shqipëria ka përpara në rrugën e integrimit. Jam gati të mbroj ofertën tonë, të tregoj me prova, fakte, shifra të vërtetën e keqqeverisjes së këtyre gjashtë vjetëve, të dëgjoj me vëmendje të plotë kundërofertën nëse kjo ekziston. Shqiptarët pastaj le të na dëgjojnë e gjykojnë.

Hmmmm, ja dolet ne debat o Ed. Ja do filloje Berisha te sokellije mbi arritjet e pozites dhe deshtimet e opozites. Ja pas debatit 3 oresh do bjere nata. Te nesermen cdo besh o Edi?! Do vazhdosh betejen ne blog?! Ti je per kryeminister Suedie mer plak, jo per qenefin shqiptar. Mbidh mendjen dhe gje nje zgjidhje se si ta luftosh Salihin se na more ne qafe te gjitheve. Akoma tek ti ka mbetur "shpresa".

Ja dhe berisha e mendon njesoj si artikullshkruesi:

Kryeministri Berisha beson se tani nuk eshte koha e duhur per debate, per shkak se nuk do te ishte e pershtatshme per Partine Demokratike te ndikonte ne kongresin
ardhshem te Partise se zotit Rama, qe pritet te mbahet ne nentor. Kete te fundit kryeministri Berisha e tha me ze dhe figure edhe ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike
http://www.top-channel.tv/artikull.php?i...

Hehe swed. Medemek Berisha dhe zagaret e tij mendojne qe me Ramen ne krie te PS-se e kane te fituar davane, prandaj Berisha nuk del ne debat se mos e degjeneroje kaq shume Ramen sa ai te humbase ne kongres. O pikaaaaaaaa, pika.

berisha nuk ka per cfare te debatoje me ramen tani qe ky nuk eshte me as kryetar bashkie, vetem po vazhdoi te merret me loqen e rames te nxire plazheve te frances

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).