Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka kërkuar hetim për asimetrinë e gjinisë për lindje e reja. Thirrja i është drejtuar Shqipërisë, Armenisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë.

KiE thotë se në këto vende përzgjedhje seksuale ka krijuar një proporcion shqetësues.

Në një kohë kur mesatarja natyrore është 105 djem në 100 vajza, të dhënat në Shqipëri, Armeni dhe Azerbajxhan janë 112 djem në 100 vajza ndërsa në Gjeorgji janë 111 djem në 100 vajza.

Rezoluta për “Seleksionimin e seksit para lindjes” u miratua bazuar në një raport të Doris Stump. Në këtë rezolutë kërkohet trajtim për stafin mjekësor për paralindjen duke synuar kështu eliminimin e aborteve për shkak të pa pëlqyeshmërisë së seksit të fëmijës. 

_________

Shekulli: Nuk duan të lindin vajzë, abortojnë me raporte false

Nga Eglantina Bardhi

Foshnjet femra duket se vazhdojnë të jenë papëlqyera për shumë prindër e si pasojë e këtij mentaliteti të mbartur jo pak prej tyre janë të destinuara për t'u selektuar ende pa ardhur në këtë botë. Tashmë mjafton një EKO e cila tregon qartë seksin e foshnjes dhe prindërit e kanë të lehtë të dinë nëse do iu vijë djali i shumë pritur apo vajzë e cila nuk duhet të vijë. Pak ditë më parë Këshilli i Evropës paraqiti një raport shumë problematik të selektimit të foshnjeve femra të disa vendeve ku bënte pjesë edhe vendi ynë. Por në fakt edhe vetë gjinekologët pohojnë se fatkeqësisht ende ekziston mentaliteti në vendin tonë se bebet meshkuj janë të preferuar ndërsa femrat për një kategori prindërish nuk i kanë për zemër kështu që ato janë të destinuara për tu abortuar. Gjinekologia pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Vjollca Tare shpjegon për gazetën rreth këtij problemi në vendin tonë.

“Kërkesat e prindërve për të ditur seksin e fëmijës gjatë shtatzanisë janë shumë të mëdha. Megjithatë veç kërkesës për të ditur seksin për kënaqësi është edhe ideja e një kategorie prindërish që duan ta heqin foshnjen. Kjo ndodh për foshnjet femra dhe është fenomen më i shprehur nga personat që janë nga veriu. Duhet të theksojmë se vitet e fundit Tirana është mbipopulluar me të ardhur por mentalitetin e tyre nuk e kanë lënë pas dhe kjo duket qartë në dëshirën e tyre për të pasur meshkuj e jo femra. Ka pasur raste dhe unë i di, që një femër ka abortuar deri në 3 herë se kishte foshnjën femër”, pohon Vjollca Tare, duke shtuar se më parë nuk ekzistonte mundësia e të parit në eko seksi i fëmijës ndërsa sot kjo mundësi ekziston dhe jo në pak raste e përdorin për qëllim selektimin e foshnjës femër. Ndërkohë mjekja gjinekologe thekson se shumica e prindërve e shohin për kënaqësi seksin e foshnjes në eko, sidomos ata që i kanë fëmijë të parë plus kësaj prindërit sidomos nënat duan të përgatisin rrobat para lindjes. “Por fatkeqësisht duhet të pranojmë se ka edhe nga ata prindër që e shfrytëzojnë për të abortuar beben femër, por kjo kategori për mendimin tim përbën jo më shumë se 20 për qind të prindërve që shohin bebet në eko”, pohon gjinekologia Tare.

Ndërsa sa i takon pyetjes nëse duhet të ekzistojë një ligj që të mos i tregohet prindërve seksi i fëmijës gjinekologia thotë: “Për mendimin tim kjo kërkon mekanizma të tjera sepse kështu do të penalizohen edhe prindërit që duan ta dinë seksin e foshnjës thjesht për kënaqësi,- thekson Tare. Për të zgjidhur këtë problem ajo theksoi se duhen mekanizmat të tjera dhe kjo duhet të fillojë me marrjen e masave që të mos lejohen klinikat private që të realizojnë abortin e bebes pa pasur ndonjë shkak si psh ndonjë sëmundje të trashëgueshme. Në këtë mënyrë ajo tregoi edhe rrugët ilegale që prindërit ndjekin për të abortuar foshnjën. “Maternitetet publike nuk e lejojnë abortin e foshnjës për arsye të seksit, por ndodh shpesh që prindërit gjejnë raporte false sikur foshnja ka ndonjë sëmundje dhe e abortojnë. Kështu mendoj se shteti duhet të penalizojë ata që lëshojnë raporte false dhe klinikat private që realizojnë abortet”,- thekson Vjollca Tare.

Rrëfime të aborteve nga një gjinekolog: “Çifti e hoqi fëmijën, sepse ishte femër”

Një nënë e re jo më shumë se 24-vjeçare po priste fëmijën e dytë. Babai i saj e quante fatkeqësi që fëmija i parë ishte vajzë kështu që dyti duhej të jetë më patjetër djalë në të kundërt familja e tij nuk do të ishte e plotësuar. Ky çift ishte nga veriu dhe lajmin se edhe fëmija i dytë ishte vajzë dukej se i hidhëroi shumë ata. Kërkuan ta abrotonin, por insistuam që fëmija i tyre ishte shëndoshë dhe nuk kishte asnjë arsye që të abortohej thjesht për faktin se ishte femër. Atëherë i thamë se ligji nuk e lejon abortin dhe se në maternitetin publik as nuk bëhej fjalë që të abortonte. Prindërit u mërzitën nga ky lajm, në fakt babai më shumë, dhe u larguan. Dy vite më vonë sërish sërish të njëjtit prindër erdhën për konsultë, sepse nëna e re ishte sërish shtatzënë. Kërkuan të ndjek shtatzëninë, sepse kësaj radhe ishte djalë dhe kishin vendosur ta sillnin në jetë. Ata nuk e dinin se unë i mbaja mend edhe pse më parë kisha pasur vetëm një bisedë me ta. I pyeta se çfarë bënë me beben femër që kishin para kësaj shtatzanie dhe në fakt nuk foli asnjëri nga prindërit, duke më lënë të nënkuptoj se e kishin abortuar.

Prindërit: Një shtëpi e fortë mbahet me meshkuj

Një shtëpi e fortë duhet të ketë meshkuj me patjetër. Shtëpia nuk mund të mbahet me femra madje kjo e fundit mund të sjellë vetëm probleme për familjen. Këto janë argumentet që përdorin më shumë prindërit sipas gjinekologëve kur duan të abortojnë foshnjën femër. Një nënë tregonte se edhe respekti ndaj saj do të ishte më i madh nëse do të lindte djalë. Madje ka edhe nga ata që fajësojnë femrën që lindi vajzë. Këto janë në 100% të rasteve familje që nuk janë intelektuale dhe zakonet e mentaliteti është parësore për ata.

BE: Abortet ndaj seksit femër, fenomen shqetësues

Seleksionimi i seksit para lindjes ka arritur “përmasa shqetësuese” në disa vende, veçanërisht në Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan, ku shkalla është 112 djem me 100 vajza, por edhe Gjeorgji, me shkallën 111 djem për 100 vajza.  Një Komitet i Këshillit të Europës ka përpiluar një rezolutë, që instrukton stafin mjekësor të mos e tregojë seksin e fetusit të bebeve, për t’i parandaluar prindërit nga “aborti seleksionues”. Rezoluta, nëse miratohet në Parlamentin Europian, do të aplikohet në të 47 vendet anëtare, përfshirë Shqipërinë. Projekt-rezoluta e Këshillit të Europës, e miratuar nga Këshilli citon se Rezoluta kërkon një hetim mbi shkaqet asimetrike të shkallës së lindjeve në këto vende dhe thotë se seleksionimi prenatal i seksit duhet të lejohet vetëm me qëllim për të evituar sëmundje serioze trashëgimtare të lidhura me vetëm njërin seks. Por, rekomandimi i tyre është që të gjitha spitalet në 47 vendet nuk duhet t’u thonë prindërve seksin e foshnjave, dhe kjo ka shkaktuar alarm. Rezoluta pritet të paraqitet në Parlamentin Europian për votim në muajin tetor. Kështu, mjekët dhe mamitë nuk do të lejohen t’u thonë prindërve të ardhshëm, nëse bebja e tyre do të jetë vajzë apo djalë. Disa mjekë kanë shprehur shqetësim për këtë masë.

Rubena Moisiu, Drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”: Ndalimi i parjes së seksit të foshnjës të jetë me ligj

Drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu e ka mbështetur rezolutën e Këshillit të Evropës pasi ajo e pohon se foshnjet femra janë më pak të preferuara se foshnjet meshkuj. “Duhet që edhe në Shqipëri të jetë një ligj, i cili të ndalojë nënat të shohin gjininë e fëmijës, për të mos ekzistuar abortimi nëse fëmija është femër. Sipas drejtoreshës së Spitalit Gjinekologjik, “Koço Gliozheni”, në Tiranë, Rubena Moisiu, projektiligji i ideuar nga Këshilli i Europës tregon, se jo vetëm Shqipëria, por edhe shtete të tjera kanë këtë fenomen, abortimin e fëmijës nëse rezulton femër, ky projektligj duhet të mirëpritet edhe në vendin tonë. Sipas mjekes gjinekologe, Rubena Moisiu gjatë një pyetësori që i janë bërë nënave pas abortit, ato kanë shpjeguar edhe arsyen, që ishte përveç gjendjes ekonomike, dhe gjinia e fëmijës që ishte femër. Vetëm në vitin 2010, në Spitalin Gjinekologjik, në Tiranë “Koço Gliozheni”, janë realizuar 470 aborte, ku tre janë shkaqet, gjendja ekonomike, fëmija me deformimi si dhe gjinia e fëmijës, e cila rezulton i seksit femër.

Shifrat shqetësuese

112 djem me 100 vajza është raporti i femra-meshkuj në disa vende si në në Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan.

272 aborte për 1000 lindje llogariten ose rreth 10000 aborte në vit

470 aborte janë kryer në maternitetin Koço Gliozheni gjatë vitit 2010

70 per qind e te intervistuarave femra thonë se janë përgjegjës burrat për shtatzanitë e padëshiruara sipas një studimi të ISHP-së

78 Komente

Nuk ma merrte mendja qe ne Shqiperi abortohet femija prej seksit.Jam habitur me te vertete.Zoti na falte e na befte njerez smiley

Nuk ma merrte mendja qe ne Shqiperi abortohet femija prej seksit.

.. kam pershtypjen se i sajon keto, keto qellime show, ose terheqje vemendjeje, sa per tu gjendur Kola ( ajo zonja Moisiu) ne pune! 

 

..i sajojne keto per qellime show  smiley

Nuk me duket cudi fare, sepse ka plot burra qe ndonese me nje "barre shkolle" varin hundet, kur marrin vesh qe bebja eshte vajze. Por, me duket dhe absurde qe te behet nje projektligj a ligj ku te ndalohet identifikimi i seksit te femijes! Me duket absurde qe ne shek. XXI te kthehemi prape ne shekullin XIX, eshte njesoj si te dorezohesh para mentalitetit prapanik qe vajza s'vlen sa djali. Te presim tani te kthehet dhe fisheku ne paje!

Ja u ngelen dyfeket varur shqipove pa djem!

Kohe dhe zakone . Njesoj si ne Luftra ku vetevetiu raporti femer -mashkull ne Lindje kushedi me c'fryme hyjnore po gjithnje anon nga Meshkujt . Sot ka edhe OJUQ qe sqarojne ProBleMin shume FellTe .  Po ku pyet populli pjelles liridashes e pak veshderr shqiptar . Ka frike e merak se mos ja RREMBEJNE docerit e babasqapit  dhe ua shesin ke semaforet .

A nuk e pyeti babasqapi dhe Ballen , ne Kuvend or tie bash si Burre i Vertete Shteti , per nenen dhe motren , duke i ofruar sherbime :

Po motren dhe nenen ? Cdo ti besh ? Kurva do ti besh ? Ne bordello do ti cosh ?

Pa tu ngriten keto OJUQ per "mbrojtjen e Liri Berishes " e s'lane kusur me artikuj , peticione , protesta e denoncime nga jashta dhe thelle nga perbrenda Vendit sa qe krijuan nje Stuhi te papare ne rritjen e nr. te shitjes se femrave nga docrit e babsqapit smiley . Nuk gjeti vend ku te futej edhe nje Liburneshe Grua me hormone mashkulli qe nxiste babasqapin me llafka " ashtu beja . Lakuric , Lakuric""

A loqe loqe! Edhe ketu e fute babasqapin o karallo? 

ore po ti muk me dukesh mire mua. Po  pse do ta lidhesh cdo gje babasqapin kete nuk arrij ta kuptoj.... po te pakten per kete babasqapi sic e quan ti , nuk e di se per c'arsye,    nuk ka gisht fare.  problemi eshte kulturor  dhe zgjidhet duke kulturuar njerzit por dhe me ligj.   sa kohe qe kafsha brenda nesh eshte me e madhe se njeriu do te kemi probleme kafsherie

bashkohem me lutjen e vlores  " .. o zot bena njerez...!.."

http://www.peshkupauje.com/comment/389316#comment-389316

me shume urtesi mendim ...i paragjykuar .

Problemi nuk eshte shume kulturor . S'ka te beje as me edukaten per te derdhur Uje ne halene me siper per te larguar mutrat qe kane plasur . Mbase ke dashe te thuash shoqeror  smileydhe ne se do vleresosh seriozisht permbajtjen e Ankeses , delka se qemka edhe Ligjor  si e Drejte Njerezore Gjinore ose shkelje e percmim i te drejtes per te lindur Femer. Dhe Ligjet i ben KUVENDI ! Dhe Ligjet i Zbaton etj etj Ekzekutivi jo me pordhe e me llogje OJUQ !

Sa per kembim mendimi pasi mendoj se JU perfyrtyroni qe kultura "bie nga Qielli " ose nuk ka ,sepse e ka asgjesuar Enveri me Miladinin ElItEN e KomBiT smiley  ....dhe.... nuk formohet e cfaqet ne ambientin e Kohes , ku per te miren TUEJ ne se je Femer ,  dominojne KURVARET te gatshem per te gjuajtuur e rrembyer e shitur FEMRAT qe pjellin Para or tie , ne shtetin e Babasqapit! !

Ah medet medet! smiley

ky mentalitet, per djal jo vjaze, ka qene i perhapur me shume, ne veri, por edhe ne jug,ose kryesisht ne fshat,ndoshta para 50 vjeteve, ka degjuar histori, qe burrat i rihnin grate se nuk benin djem, ose i vinin emrin vajzes Mbarime, qe tjeterhere nusja te lindete djale, por sot, nuk e besoj se ky rast eshte i pergjithshem, njerzit sot kane ndryshuar, sepse fjala vjen ka edhe raste qe nuk bejne femije, dhe jane aq shume te deshiruar per nje femije sa `problemi` djal dhe jo vajze`do te ishte nje budallallik me bri!

Habitem sepse ne rrethin tim te miqve,vajzat jane te preferuara(perfshi veten smiley )
Dhe mendon ti se u ndalua me ligj e u kry?!Aty u ndalua duhani e s`cau .... njeri,jo me kjo qe eshte nje llaf goje,Rubi duhet te kete qene turbull kur e ka nxjerre propozimin smiley

smiley Ne i kapercejme te gjitha perfytyrimet. Shyqyr qe s'qenkemi vetem ne tribalizmin tone.

Per ligjin ketu s'pyet njeri, po ndoshta mjeket me ate rast, me faktin qe "po shkelin ligjin per hatrin tend" do fusin ndonje lek me shume ne xhep. Ca ligji doli e s'ia gjetem vegjen, ne, aman!

me lire u bie te shkojne te lidhin gryken e torbes,se te vrasin nje qenie te pafajshme.Zot bena njerez!

Sa dhemb kjo:

Vetëm në vitin 2010, në Spitalin Gjinekologjik, në Tiranë “Koço Gliozheni”, janë realizuar 470 aborte, ku tre janë shkaqet, gjendja ekonomike, fëmija me deformim si dhe gjinia e fëmijës, e cila rezulton i seksit femër.

Shkaqet ekonomike menjane, deformim dhe te qenit femer ne nje ane te peshores ... 

Si problem do goxha gjakftohtesi per ta diskutuar, por per momentin e pranoj qe me mungon keshtu qe po e le me kaq sa pa shkruar a share ne tym.  

Ne nje nga vizitat e fundit para se te lindja, duke pritur takimin tim, nga dhoma e vizites del nje cift, ishin ne te dyzetat. Kishin ardhur nga Fushe Kruja per te pare seksin e bebit dhe kishte qene vajze. Burri, pa iu dridhur fare syri, tha: Do ta heqe, vajza kemi, e nisem per djale. S'me harrohet fytyra e gruas, e perlotur dhe me nje turp ne fytyre, a thua se kishte bere ndonje faj te madh. smiley

Formulimi i problemit ka mangesi statistikore, Monde. Se nje gje eshte te thuash se ne 470 aborte shkaqet kryesore jane gjendja ekonomike, deformimi gjenetik, dhe gjinia, dhe tjeter gje eshte te thuash, bie llafi, se tre shkaqet kryesore jane respektivisht, 412 (random numbers) per shkaqe ekonomike, 52 per deformime gjenetike, dhe gjashte per shkaqe gjinore (femer).

E kisha thjesht per arsyet une, pa i hyre numrave.  Se po t'u hyj numrave, m'dhemb dhe nje, pale gjashte.  

Tani, statistikat ne pergjithesi jane dhene per raportin mashkull/femer te foshnjeve te lindura, nga ku edhe i kane hyre pak me thelle, por nuk e di edhe sa e sakte mund te jepet si statistike nqs rregullohet me raporte false (sic permendet ne artikull) apo thjesht me leke ne dore.   

Mos me te vertete kujton se ka nje punonjese sociale ne maternitete qe merren seriozisht me shkaqe abortesh?PO te kishte ajo cupa ne vlore nuk vriste veten dhe kalamanin.Kush e di me saktesi sa jane per shkaqe ekonomike,sa jene lidhje jashte martese,dhe sa te tjerat.Ta siguroj une se abortet si shkak deformimin jane te rralla(ne shumicen e rasteve ato jane spontane)Anyway..

Thjesht si radhitje e kisha fjalen.  

Punonjese sociale nuk besoj qe ka.  Por kartelat (qysh si e tek tjeter gje) mbahen nga stafi perkates. 

Nejse shifrat problematike flasin vete dhe kane "detyruar" edhe KiE te flas.   

vlora,kaq shume besim paske te punonjesja sociale ? Vertet beson qe nje fjale e saj do e kishte shpetuar nenen ?

 

nje fjale jo,por ftillimi i familjareve(ne vlore vazhdon akoma te hyjne ushqimet me litar) per depresionin post partum,lejimi i te shoqit ose nje personi tjeter ne dhome me te,leshimi ne shtepi i lehones,(te ne vazhdojne si ne kohe te baba qemos te mbajne grate nga nje jave ne maternitet) shpjegimi i disa gjerave pas lindjes jane te domosdoshme.Ketu kete funksion e kryejne infermieret,por jane qenie njerezore akoma,te cilat vijne edhe te perkedhelin koken pa u dhene asnje grimce vlere monetare.
Nje shoqja e sime meje kishte shkuar te lindte dhe nga komplikacionet kishte perfunduar ne reanimacion.Ashtu ne ate gjendje,i shkonte dhe nje pocaqi infermiere dhe i rikujtonte qe asaj nuk i kishte dhene gje.Kishte thirrur te shoqin e kishte thene jepja te me hiqet.Njerezilleku ne radhe te pare smiley

o gazetar, 

Nje telefonate larg je nga maternitetet. Nje krahasim statistiokor me vitet e kaluara mbase do te te tregonte dicka.

Sikur ka ca shifra.

Vitet e kaluara? Po me mire presim edhe ca vite se mbase kur te kerkohet te legalizohet poliandria me kushtetute atehere mbase do na tregonte dicka ...

M'fal se i rashe nga Kina (ncncnc si me e permend litarin eshte Kina ne ket rast) si qe kjo puna e krahasimit statistikor?   

Pytja: Osht grip apo tumor? smiley 

Ah, se harrova, nga ca me rrethojne, di disa raste brezash kushurinjsh te pare ku / eshte 8/1 dhe feminucet mezi mezi priten. smiley 

E tmerrshme !

Mentalitet i 10-re jo vetem per kohen qe jetojme ,por ta mendosh thelle ,jane baballaret ata qe bejne me shume pas vajzave kur rriten. Eh ,vajzat jane flori ,por meshkuj te tille vuajne per mend,se kujtojne se burreria duket tek te pasurit djem. 

Neser, kur te behet me "tre kembe" ai, "babai-burre", do ja bej ysmetin djali dhe nusja e djalit.smiley

keto jane genjeshtra qe duan ta fusin shqiperine ne listat e zeza. as i besoj fare. se mund te kete raste shume te rralla s'do te thote qe te ngrihet keshilli i europes dhe te mbaje leksione duke na rradhitur me azeret & co.

Hajde artikull hajde. Jane realizuar 470 aborte gjate vitit 2010 shkruan, po s`jep asnje sqarim per numrin e aborteve kur gjinia e foshnjes eshte femer...

Nga njera ane gjinekologet jane ne dijeni te raporteve fallco po nga ana tjeter s`bejne anje denoncim...

“Maternitetet publike nuk e lejojnë abortin e foshnjës për arsye të seksit, por ndodh shpesh që prindërit gjejnë raporte false sikur foshnja ka ndonjë sëmundje dhe e abortojnë. Kështu mendoj se shteti duhet të penalizojë ata që lëshojnë raporte false dhe klinikat private që realizojnë abortet”

 

 

Edhe ne shekullin e 21 paska akoma budallenj per te tilla çeshtje. Ne vend qe te gezohen se femija eshte i shendetshem, shkojne e abordojne. Kesaj i thone te jesh trap e trapeshe. 

Ca te verteta jane te tipit : Homeri ka qene luftetar i madh i perandorise romake kunder asaj greke.

gomarlleqe me brire

keta qe bejne keto anketimet, bazohen ne disa te dhena te tipit "sa e ka india GDP per fryme, sa fanatike jane, sa myslimane jane" e gjera te tjera qe fatkeqesisht mund t'i kemi te perbashketa, dhe ne baze te atyre i kepusin nje copy paste raportit edhe per shqiperine.

ja ku jemi ne ketu, e te gjithe e dime qe kjo s'eshte e vertete ne Shqiperi. 

Nese eshte ne zonat e tjera pervec te asaj qe jetoj une apo qe une kam njerez te afert e ku shkoj shpesh(, tirane, elbasan, lushnje e durres), atehere me thoni ju se ku ndodh kjo, se ne keto zona qe permenda une, nuk ndodh.

Mentalitetin per te pasur djem dhe jo vajza shqipetari (por jo vetem ai) e ka te trasheguar objekivisht me breza te tere jetese. Vetem se nuk i dilnin meshkuj femijet, babai shtonte numurin e femijeve derisa te beheshin te pakten 2 djem. Por tani, ne kohet moderne dhe ku lejohet liria e veprimit por kur nuk frenohet as edhe anarshija, babai kete trashegimi kulturore, pra te pasurit mundesisht vetem femije meshkuj, e realizon ne menyren me komode te mundeshme. Por nga ana tjeter edhe shteti dhe qeverija i kane marre masat; jo me kot kane legalizuar martesat gay dhe gjithnje e me shume propagandojne te drejtat dhe lirite e tyre. Une e di se keta baballare te rinj sot qe duan vetem djem, kur te plaken do te kuptojne gabimin por do te jete shume vone. Dhe kjo do te ndodhi kur djali ti sjelle ne shtepi nusen qe nuk gje tjeter vecse djali i nje babai tjeter qe po si ky i pari seleksiononte vetem djem per te dale ne jete.

Shyqyr qe eshte teknologjia, se do t'i vrisnin pas lindjes si ne Kine. Shyqyr qe jane profilaktiket. Shyqyr qe eshte emigracioni. Zi e me zi.

And zhu cruli, fuli biliv it?

sigurisht qe e besoj, do te ishte e cuditshme po te mos ishte keshtu. diktatura i dha nje furce seksizmit tone tradicional, tani shoqerise i ka dale edhe boja. ky eshte nje seksizem me baze shume te gjere dhe te thelle jo veten me vende si yni, por kushtet e sotme (lloji i shkerdhato-kapitalizmit) ne shqiperi ia favorizojne lulezimin. pastaj 112/100 s'eshte dhe aq keq. ka edhe 117/23.

po ik e tashi mos ia fusni kot, merruni me dokrra te tilla

u japin ca rumuneve qe sapo kane hyre ne B,E por jane si ne, te bejne anketime, dhe ato i rrasin ca shifra sa per te marre leket, ju reagoni

ik se i kemi pare si behen keto gjera dhe ketu ne shqiperi, marrin te dhena nga rob qe punojne sa per te marre ato leket e projektit e as e vrasin mendjen se ca bejne.

kam pare gomarlleqe dhe me te medha se kjo

Trop, 112/100, po te llogarisesh se globalisht eshte 107/100 (107 meshkuj, te dhena globale nga CIA), po te mos llogarisim ndonje hard-wired kromozom mashkullor te shqiptarit, (argumenti per kete hard-wired kromozom mund te mbeshtetet qe nga emigracioni e deri tek ekonomia) i bie qe vetem 5 jane abortime per arsye gjinore.

Lulian pertoj tani te kerkoj te dhena te tjera, prandaj po pranoj si te besueshem raportin natyral 105 me 100 (se jeni me te dobet nga natyra dhe mezi mbijetoni smiley) qe jep artikulli - besoj e ka marre nga raporti i Keshillit - dhe mesatarja boterore qe ti citon njefaresoj mund te sugjeroje preference te lehte per meshkuj ne rang boteror.

E pyeta dhe diskutuesin tjeter me poshte, sa duhet te jete shifra qe te perbeje shqetesim per ty? Dhe me tej, ne baze te njohurive te tua dhe rrjedhimisht pritshmerive te tua per shoqerine, marredheniet gjinore, mjekesine dhe informalitetin ne Shqiperi, mos valle do te prisje qe raporti real te ishte dic me i madh ne favor te meshkujve?

Mua nuk me bie ne koke kjo shifer, aspak. Sepse e gjen vendin shume lehtesisht ne tablone e pergjithshme. Kjo nuk domethene se shifra nuk eshte shqetesuese sepse tabloja e pergjithshme eshte shqetesuese ne vetvete.

Trop, une jam dakord qe nena natyre po e trajton racen njerezore ne menyre shqetesuese. Por, dhe ketu kerkoj qe te biesh dakord, e te kete nje sqarim: shqetesimi nuk eshte as feminist dhe as maskilist. Perzgjedhja natyrore 105/100 flet per nje orientim te species njerezore per nga lufta. Nuk e di si e kane speciet e tjera, kane edhe ato hallet e veta me nenen natyre, por llogarit qe, pa dallim mashkull/femer ketu, 5 djem ne 100 i bejme theror. 5% e popullsise mashkullore, 2.5% te gjithe globit, 25 milion shpirtra ne i kemi llogarit gjenetikisht per martire. Fucking catastrophic, Trop.

Oops, sorry, u nxitova. 25 milion eshte 2.5% e nje miliardi, shumezim per shtate, i bie 175 milione shpirtra. The size of Brazil.

lul, jam me nxitim por nje sqarim i shpejte eshte qe avantazhi natyror ne lindje eshte thjesht per te kompensuar disavantazhin natyror ne mbijetese foshnjore; aty tek 5 vjeteshi thuajse barazohen raportet. me citime me vone po deshe, ose just google. dmth kjo e luftes eshte qasje poetike prej teje smiley

Mbase. Qofsha gabim.

si i bejne keto satistika keta mor aman.. shiko ca thote:

 

''KiE thotë se në këto vende përzgjedhje seksuale ka krijuar një proporcion shqetësues.

Në një kohë kur mesatarja natyrore është 105 djem në 100 vajza, të dhënat në Shqipëri, Armeni dhe Azerbajxhan janë 112 djem në 100 vajza ndërsa në Gjeorgji janë 111 djem në 100 vajza.

atehere:  artikulli sugjeron se ne Shqiperi etj, behet perzgjedhje seksuale gjate paralindjes ne disfafor te bebeve vajza. dakord.  por nese do te ishte vertet keshtu, pra  aborde masive te bebeve vajza, atehere proporcioni duhej te ishte ndryshe dhe jo sic eshte ketu me siper... pikerisht numri i vajzave duhet te ishte me pak se kuota natyrore.  dmth raporti i binte te ishte 105 djem ne 93 vajza.smiley.

ndersa shembujt qe jep gjinekologu jane shqetesuese, por jane incidente. perjashtime, e jo rregulli.

mu kujtua nje gjiton dikur..  vemi te klubi i lagjes me nja 2 shoke per te pire kafe ne mengjes.. ishte pak qetesi atje, e pazakonte, porositem nga 1 ekspres ne...  kur degjojme kete gjitonin (Naim e quajne) komplet i ngrysur..,  çuna,  i keni nga une keto kafet..   po ca ka ndodhur o Naim, si e ke hallin...  ehh, nusja lindi dje ne darke vajze, tha Naimi... ne gati sa sja dhame gazit...  mirepo sado qe u perpoqem te mos qeshnim ne, sqe  e thene... ne ate moment, nderhyn nje tip tjeter aty qe ishte ulur ne tavoline me Naimin dhe tentoi,  me deshiren e mire,  ta ngushullonte ate...   po mos u merzit o Naim, se edhe vajzat te mira jane.. ja, per koke  te djalit.smiley

 

Ky ju paska dhene kafe per ta ngushelluar ,mund ta imagjinoj skenen smiley

'' KiE; Shqiperia te hetoje per perzgjedhjen gjinore para lindjes''

Was?

Pranej gerthasin ca gjith naten,cun..cun...cun...cun...?

edhe nese ka ndodhur, eshte ne faze shume te vogel, aspak shqetesuese, dhe s'besoj se eshte me ndryshe se ne vendet ku ata jetojne

njerezit qe bejne gjera te tilla, duhet te jetojne ne zona te thella qe te kene kete mentalitet

ata qe kane kete mentalitet, ne ato zona, s'para kane leke te bejne teste e aborte 

eshte e ekzagjeruar, kot fare, pa lidhje

Ku i di ti gjithe keto gjera? Ke bere ndonje studim? Ndonje matje? Po ndonje arsyetim te pergjithshem llogjik PA MATJE ke? Apo ekspert i peshkut dhe i midhjes?

Ky forum ka njerez nga te gjitha anet e shqiperise. Te gjithe e dime qe gjinia e bebit duket kur barku eshte aq i fryre sa shtatzania merret vesh. Komunitetet jane aq te vogla sa nje shtatzeni hapet shpejt si lajm i mire, dhe aborti per shkak te gjinise do te merrej vesh po te ishet ne faza shqetesuese. Po te ishte fenomen aq shqetesues, do ta dinim, sic dime shume gjera te tjera. Tani une jam ketu, komunikoj cdo dite me njerez nga te gjithe cepat e Shqiperise ne Tirane, dhe kur ky lajmi doli (para 1 muaji, jo tani), te gjithe shqyem syte. E besuan vetem disa specialiste te meshkut dhe asaj gjese tjeter

 

 

o wow ..  sot shtatezania mund te merret vesh qe ne muajin e trete te saj,  dhe po te besh ca kerkime do veresh se realisht barku nuk duket thuajse fare .. per te mos thene qe me sa kam lexuar ekzistojne analiza te vecanta shume te kushtueshme qe mund ta dallojne gjinine dhe me heret .. nejse muhabet tjeter ky .. guglo pak po deshe dhe e gjen informacionin packa se jo ne shqip

S'kam nevoje per kerkime, se pervec pervojes me time shoqe, kam gjithe lagjen me gra shtatzena. femija merret vesh ne muajin e trete me shume pak perqindje sigurie, te gjithe mjeket thone "duket si cun, duket si goce, por nuk eshte e sigurt". 

ato analizat e tjera te kushtueshme jane me te ngulur nje shiringe deri ne placente, qe behen vetem kur dyshohet per ndonje semundje, dhe me ate rast marrin vesh dhe gjinine. nuk e keshillojne per qejf.

po mir pra mos me shiko me ngjyr e blu apo anti te kuqe po flasim per nje teme pa ngjyra .. po thoja thjesht qe nuk ka forcerisht ndonje ndryshim te shikueshem ne madhesine e barkut .. 

kur s'ka ndryshim te barku, as femija s'duket

spo shkruj mo .. 

bebi duket ne javen e 14-16 nqs rri ne pozicion te pershtatshem,pa dale barku gjekundi(tani ka barqe e barqe xhanem smiley )

dmth, nese barku s'duket ne muajin e trete, qe zakonisht bie ne sy, as femijes s'i dallohet gjinia, ose i dallohet me te dhena shume te vogla qe s'mund te merren per baze. per te mos permendur kushedi se sa raste qe e kane gabuar gjinine deri ne fund te shtatzenise

Ne fakt ,ne muajin e trete (ne rast se pozicioni i femijes eshte i favorshem),te thone :70% e ke cun apo goce ,sipas rastit.E veshtire eshte te te japin 100% siguri per seksin e femijes.

wow, me nje durim qe s'e di nga me buron po te sqaroj se nuk ka asgje kafsherore qe pasi ke bere 2-3 vajza dhe ia jep edhe nje here, me shprese per djale, kur e sheh qe e ke vajze konsideron dhe me nje probabilitet mbi 50% vazhdon me abortin. ja keshtu ne menyre fare jo kafsherore fusha edhe mali (i cili sot gjendet kryesisht ne fushe) kapin shifrat rumune dhe e cojne perpara shoqerine shqiptare. madje ti me nje buzeqeshje mendon edhe se po ben punen e perendise, po ruan ekuilibrat, se do na mbytej dynjaja me femra po te mos kishe ti kujdes. se ti nuk e di qe ka njerez te tjere me 3-4 cuna, ty te jane bere syte goca goca goca gjithandej, si kur ble nje ford dhe sheh vetem forde ne rruge. ti-ja eshte e pergjithshme.

por po them qe duhet te jene raste shume te rralla, jo sa per t'u bere shqetesuese

ne radhe te pare nuk eshte degjuar nje fenomen i tille

ka plot aborte alkooli, qe ne muajin e pare a ku di une. kete po, por kjo per gjinine s'eshte gje e lehte

sa per kafsheri, kafsheri ka gjithandej, ka sa te duash

nje cift psh e braktisen femijen, sepse u lindi me probleme fizike

e linden dhe kur erdhi kartela firmosen per braktisje, moren plackat dhe iken

ka dhe kshu, por jo aq ne mase sa per te bere lajm

o wow Tirana nuk esht Shqiperia .. shko shiko qa bohet ne zonat rurale packa se realisht besoj se mentaliteti ka evolu jo per gjo po meshkujt jan bo parazit  ..ne shum raste

po 7 nga 212 te duken raste te rralla mjaftueshem? ku e ke kufirin e rrallesise dhe te shqetesimit? problemi nuk je ti, qe mohon nje tendence te kuptueshme po te kesh parasysh te dhenat e shoqerise sone, problemi eshte qe ne si shqiptare e kemi shume te lehte te mohojme kur nuk na pelqen nje perfundim, apo kur nuk na perputhet me soditjet e lagjes sone, apo kur nuk na pelqen keshtu ne pergjithesi. gjerat qe jane ne shesh jane me te veshtirat per tu pare.

ose jane disa si une ketu qe mohojne nje tendence,

ose jane disa si tip qe vdesin te shohin tmerre ketu, qe te bejne cik gjynafqarin ne vendet ku jetojne, e te kene c'te thone ne kafe

s'ju del 1997?

ve bast qe ti je nga ata qe mbyllin syte kur e gjuajne me tulle

jo, une i mbaj hapur, shoh rreth e rrotull, dhe nuk i mbyll vetem se papritur e pakujtuar doli dikush qe as nuk jeton ketu, e te me thote t'i mbyll. shqiperia ka nje mal me kafsheri, por kete qe thone keta nuk e ka. Te huajt as qe e kane idene ca ka ketu. Kapin nje rast te vetem dhe e bejne legjende, si puna e "virgjershave te betuara shqiptare", qe e kam lexuar nga shume te huaj ta pershkruajne shqiperine si nje vend qe e ka kete fenomen si dicka te zakonshme. Ju mbase jeni bere te huaj, dhe prandaj shpreheni njesoj si ata qe as e kane idene.

Tashti ketu ka sa te duash gjera per te thene, por une i besoj me shume nje drejtoreshe materniteti dhe konstatimit tim, sipas te cilit Shqiperia eshte nje vend i dhunshem* dhe nje vend per burra, sesa statistikes tende personale.

Por ndoshta ti je gjinekolog dhe i vetmi djale ne nje familje femrash ku sundon matriarkati, si edhe e do Shqiperine me nje menyre aq te kthjellet sa ta ndjesh qe shqiptaret jane ne gjendje te vrasin nje te rritur (qofte ky edhe njeriu me i dashur), por ama u vjen keq te nderhyjne ne ate qe s'duket ende. Ne nje rast te tille, terhiqem.

* Ne jemi akoma bij te nje kulture ku prinderit e kujtojne veten padrone te pjellave te tyre.

Jane rrena.

Para se te kercejme si pleshti e te shkulim leshrat per raporte te tilla ta pyesim njehere veten. A qendron kjo qe raporti thote lart apo jo?

Une as kam pare as degjuar ndonje te pakenaqur se bebja na doli femer. Dmth kam degjuar qe deshirojne vajze apo djale, por po doli ndryshe, hajt mo se e provojme dhe nje here.

Te tilla probleme ka ne Indi dhe Kine, ku nga zakonet mijra vjecare qe kane, femrat kur martohet duhet ti coje dhemndrrit para e mallra etj si pjese e pajes. E te gjithe i njohim indianet e kinezet si jane me parane.

E di si me duket mua ky raporti lart: Shqiperia, vend i varfer, europa lindore, po eshte edhe myslimane, qe medoemos do te thote kulture e eger patriarkale, e si rrjedhim abortet ndodhin se njerezit duan meshkuj e jo femra. Po ik o ik, p*rdhe me rigon.

P lidhje, po sec me kujton nje fycke spanjolle (studionte sociologji motra, doktorature biles) qe po bisedoja dikur ne nje kafene, s'e di si erdhi llafi po me tha: Ehe, se e di se sa dhune ushtrohet mbi grate shqiptare. E me kerceu damari mua. Cfare dhune moj i thashe? Ku e di ti kete? Cfare studimesh ke pare? Po ja tha ajo, vend i varfer e me shumice myslimane.

Personale. Une jam i madhi i te treve. Te mesit '82, babi e donte vajze, po ec mo, dy cuna, me perendine nuk hahesh dot. Femijen e trete '86, i ishin thare syte, ishte pergatitur shpirterisht i shkreti per vajze, e besonte se do ishte vajze me gjithe qenien e vete. Djale prape. "Rri ne maternitet me gjithe ate majmunin e mos me hajde ne shpi" i tha mamase, a thua se ja kishte fajin ajo e shkreta. Do ti vellain e vogel e desh me shume nga te gjithe, "e kam te pleqerise," thoshte, ama i mesit e beri me krahe, mbese, fluturonte. Ah, er bab qe s'e gezove pleqerine. 

Me vjen keq Lulo.

Xhaxhai im e kishte në anën e kundërt të kësaj. E para gocë. E dyta gocë... e treta... gocë! E ta shifje si e donte një djalë, i shkëlqenin sytë kur thosh - të kisha një djalë se e dija vetë, edhe tundte kokën e madhe. E bëri më në fund, të katërtin djalë. 

Nice! Skenderbeu i shpise smiley

O Lul, anallim loje se s'e kishim me personale smiley. Po meqe, 5 min pushim xemle, kur m'sollen motren ne shpi, une kalamau ndeza mehallen: kthejeni kete gjene e me sillni vellane! Urgjent! Shenja e pikecuditeses simbolizon shume skena smiley. Kur me sollen vellackon ca vite me vone, as qe vihej ne diskutim qe emrin do ia vija une smiley. I kam si shpirt qe te dy smiley.

Brenda nje javeve jemi shtuar ne fis me tre djem...smiley. Na mbyten meshkujt ore ca behet keshtu..smileyDua nje vajze per veten time

He se do t'te bejne yzmet nuset e djemve kur t'ngelesh pa kembe e dore smiley

Sa po i bej une asaj times smiley

kush eshte me e bukura ne bote? une
po me e mira ne bote? une
po dashuria ime?une
ohuuuu po boll tani o ma se me lodhe smiley
pushim zemre smiley

E drejta per te jetuar dhe e drejta per te jetuar si njeri.

Te dyja keto shkelen ne vende si yni me te dyja kembet.

Problemi ne shqiperi eshte akoma me menyren se si perceptohet qenia njerezore te ciles ti do ti japesh jete apo do rrisesh. Se ketu individi nuk mendohet si qenie qe do jetoje jeten e vet.

Zakonisht individi perceptohet ne radhe te pare ne sherbim te te tjereve, prinderve, familjes, moralit, kuadrit shoqeror. Perceptohet shpesh here si burim per tu shfrytezuar , si faktor risku, llogariten shpenzimet qe do doje, telashet qe do te te hape, turpin dhe nderin qe mund te te shkaktoje, mizerjen apo mireqenien qe mund te shtoje apo pakesoje.

Duhet me hy ne zemren dhe menjen dhe kontekstin e atyre njerezeve qe vendosin te mos e lindin nje femije vec prej seksit per ta kuptuar se pse e bejne nje gje te tille. Zemren fundja sja lexojme dot askujt, por dhuna nuk eshte problem ne shqiperi, dhe dhimbja rralle llogaritet. Prandaj dhuna ndaj bebes ne bark dhe nenes quhet zgjidhje.  A jane te sakta apo jo statistikat , vallai sdi ca me thane. Le ta zgjidhin ato qe munden. Une per vete skam informacion.

Perndryshe, po ta cojme ne muhabet kafenesh, kot ta mohosh qe shumica ende merziten kur lind vajze (nena, baballare, gjysher etj) . Akoma urimet tona jane : hajt me nje djale.  

Qe bebja e dyte apo me teper femer pritet me shume shume me pak entuziazem ky eshte fakt dhe pike.

POR, nuk duhet te vihet shenja e barazimit midis entuziazmit te munguar ne lindjen e nje femije femer, me dashurine, kujdesin dhe trajtimin e atij femije qe aty e tutje. Lidhje edhe mund te kete, por jo domosdoshmerisht.

Sic thote, nje miku im: Eh kur je beqar thua : ueehh une do boj cun. cun cun Kur behesh me femije e kupton sa pak rendesi ka ajo gje. Dhe kur ben cunin, ngrefesh kot, sa per te thene qe ja e bona cunin, pa po te jete puna zemren po tek goca e ke smiley

Perfundimisht, mire eshte te ti fali zoti si gocen dhe cunin. Jane qe te dy te mrekullueshem, dhe ka secili lezetin e vet. Por rendesi ka tju jape zoti shnet dhe fat, goca e cuna qofshin.

Sa me shume mireqenie te kete ky vend dhe dashuri te njerezve ndaj njeri tjetrit, aq me shume do ti rritet vlera jetes, e aq me pak do detyrohen njerezit te nderpresin jetet qe po vijne per shkaqe absurde.

 

 

ruzhe te du fort smiley

qe baba dhe mendimi i specialistit.....

 

 

Përse s’duhet të shqetësohemi për abortet nga seksi fetal

 

ORION GLIOZHENI

Kohët e fundit ka pasur disa prononcime në media lidhur me një shqetësim të disa mjekëve për problemin që ndërprerjet e shtatzënisë për arsye të përzgjedhjes së seksit fetal,  mund të kenë një ndikim në të ardhmen demografike të popullatës sonë dhe se po të vazhdojmë kështu, shumë shpejt do të kemi më shumë meshkuj, sesa femra në Shqipëri.(?) Për këtë arsye, shkohet edhe më tej, duke propozuar se duhet të ndalohet me ligj njohja e prindërve me seksin e fëmijës së tyre, para lindjes?
Do të dëshiroja të sqaroja opinionin publik se ky fenomen, nëse mund të përbëjë një problem për disa vende të Azisë si Kina, Pakistani, India, etj, realisht nuk ka asnjë ndikim në demografinë e popullatës Shqiptare.
Nëse do të shikonim fenomenin në aspektin social, sigurisht që kryerja e abortit për hir të përzgjedhjes së seksit, të lë një shije të hidhur. Por, po të bazonim gjykimin tonë vetëm në opinione sipërfaqësore lidhur me këto lloje abortesh, dhe pa u bazuar në shifra reale, do të arrinim në konkluzionin e gabuar që një ditë do të kemi në Shqipëri më shumë meshkuj, sesa femra.
Natyra ka bërë një shpërndarje pothuajse të barabartë të lindjeve midis femrave dhe meshkujve. Në vendin tonë ka pasur kurdoherë në vite një numër lehtësisht më të rritur të meshkujve, në krahasim me femrat (101 meshkuj për 100 femra). Mesatarisht, në botë, në vitin 2009, 49.59% e popullsisë përbëhej nga femra. Ndërsa në vendet e BE-së, ky indikator ishte 51.16%. Edhe Shqipëria është luhatur rreth këtyre kufijve. Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën 1998-2010, raporti i femrave ndaj popullsisë totale ka variuar nga 49.8%-50.17%. Mesatarisht, në vendin tonë, raporti është 99.99 femra për 100 meshkuj, pra pothuajse 1 me 1. Në 1998-n, kishte 12 246 meshkuj më shumë sesa femra, apo 0.8% më shumë. Me kalimin e viteve, raportet nisën të ndryshonin, duke u rritur numri i femrave dhe në 2004-2005, diferenca shkoi në rreth 11 000.
Numri total i lindjeve në Shqipëri në vitet e fundit është rreth 35 000 lindje në vit. Mundësia e përcaktimit të saktë të seksit fetal nëpërmjet ekografisë, është vetëm pas javës së 15-të. Pra, që një grua të ketë mundësi të shohë me saktësi seksin e fëmijës së saj, duhet të kalojë java e 15-të, dhe shpesh edhe më shumë. Me ligj, kryerja e abortit në vendin tonë lejohet deri në javën e 12-të, pasi pas tremujorit të parë, rreziqet për gruan janë mjaft të mëdha. Që të kryhet një ndërprerje e shtatzënisë në spitalet shtetërore, pas javës së 12-të duhet patjetër një raport mjekësor, i cili të vërtetojë se gruaja vuan nga një sëmundje dhe duhet të kryejë një ndërprerje terapeutike të shtatzënisë. Duhet të jemi koshientë që jo shumë gra e kanë të mundur të marrin një raport fallco nga një komision mjekësor, për të pasur mundësi të kryejnë abortin. Kryerja e kësaj procedure në klinikat private, sigurisht që ka më pak burokraci, por për hir të rreziqeve të larta që paraqet një abort në këtë moshë shtatzënie, fare pak klinika mund të marrin përsipër kryerjen e këtyre aborteve në tremujorin e dytë të shtatzënisë. Nga të dhënat e dritanishme, rezulton se numri i ndërprerjeve të shtatzënisë 15-20 javë, është rreth 30 në vit, por jo të gjitha këto janë të lidhura me përzgjedhjen e seksit fetal. Në tabelën më poshtë raportohen të dhënat e INSTAT-it mbi fëmijët e lindur gjallë, sipas gjinisë në vitet 1990–2008. Siç e shihni, nuk ka asnjë diferencë statistikisht të rëndësishme në raportin e lindjeve meshkuj-femra në këto 18 vjet.
Për të vlerësuar përmasat e këtij fenomeni ne kemi realizuar në vitin 1999 një studim, nga i cili rezultoi që në të gjitha maternitetet e Shqipërisë, gjatë këtij viti, ishin kryer vetëm 27 ndërprerje të vullnetshme të shtatzënisë midis 15-20 javë. Në atë kohë, pothuajse të gjitha abortet kryheshin nëpër spitale, pasi kishte fare pak klinika private që kryenin këtë aktivitet. Të mos harrojmë dhe faktin që jo të 27-ta ndërprerjet janë kryer vetëm për shkak të seksit fetal (një pjesë e tyre kanë pasur edhe shkaqe të tjera për kryerjen e abortit). Po të bëjmë një llogari të thjeshtë, bazuar në të dhënat e INSTAT-it për vitin 2009, kjo do të thotë që sikur të gjitha këto ndërprerje të jenë bërë për arsye të seksit fetal, koeficienti i maskulinitetit do të rritej me 1 të mijtën, pra nga 1.101, të shkojë në 1.102, gjë që përbën një shifër krejtësisht të papërfillshme.
Një tjetër konkluzion i kolegëve, akoma dhe më i gabuar, është dhe propozimi për të nxjerrë një ligj që të mos i lejojë prindërve njohjen e seksit të fëmijës së tyre me anë të ekografisë. Ky është sigurisht një absurditet dhe të kujton disa vendime të sistemit të vjetër totalitar. Së pari, kështu prekim të drejtat e ç’do individi për t’u informuar lidhur me krijesën e tyre. T’u privosh 35 000 grave ose 70 000 bashkëshorteve të drejtën legjitime që të njohin seksin e frytit të tyre, për hir të 27 çifteve që kërkojnë ndërprerjen e shtatzënisë për arsye të seksit, është pak absurde apo jo? Po për mijëra ndërprerje të tjera të shtatzënisë, për arsye nga më të ndryshmet, nuk duhet të bëhemi merak?
Të mos harrojmë edhe një fakt tjetër. Sot në vendet e zhvilluara ka dalë dhe një metodë tjetër, shumë më e thjeshtë se ekografia, për të përcaktuar seksin e fëmijës në mitrën e gruas, vetëm nëpërmjet një analize gjaku të nënës. Shumë shpejt, kjo analizë do të jetë e mundur të realizohet edhe në Shqipëri. Mos vallë do të ndalonim edhe kryerjen e një analize gjaku me ligj?
Për të gjitha sa më sipër, mendoj se sigurisht që ndërprerja e shtatzënisë me qellim përzgjedhjen e seksit fetal, është një veprim absurd dhe moralisht i dënueshëm, por fenomeni në fjalë, për përmasat që ka deri më sot, nuk përbën absolutisht asnjë rrezik social, që mund të ketë ndikim në të ardhmen demografike të popullatës sonë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).