Historia e një punonjëse seksi e cila diskriminohet nga shoqëria sepse është një femër e burgosur në trupin e një mashkulli...
Anxhela

 

"Lukja, Lukja! A s'e kujtoni Luken? S'e besoj... shtireni... Apo ndoshta do mohoni dhe se e njihni?"

 

Lukja e ditëve të sotme është lindur në vitin 1984 në qytetin e Shkodrës dhe është braktisur nga familja e saj që në fëmijëri. Për plot tre vjet ajo qëndroi e sëmurë dhe e braktisur në spitalin pediatrik të Shkodres ndërsa më pas u strehua në shtëpinë e fëmijës.

 

Kjo Luke e koheve moderne përballet çdo ditë me dhunën e perçminin e kalimtarëve, klientëve të saj, e majde dhe të policisë.

 

Prej më shumë se një viti Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin Kundër Diskriminimit. Sot, kjo Luke e mjerë, por njëkohësisht ende krenare, vazhdon të mbijetojë rrugëve të Tiranës pasi askush nuk i ofron një vend ku të jetojë.

Fiton mjaftueshëm për të paguar një qera modeste, por asnjë qeradhënës nuk i beson shtëpinë e tij "njerës nga ata", dhe shteti qesh ndërkohë që Lukja vuan, e në vuajtje hesht.

 

Në një shtet që pretendon të hyjë në Bashkimin Europian, sapo Europa liberalizoi vizat me Shqipërinë, shoqet e Lukes morën arratinë drejtë vendeve fqinje, pa e kthyer kurrë kokën pas. Ndërkohë Lukja ndihet e braktisur nga familja e saj për të dytën herë. Ndonjëherë dhe Luken tonë e zë trishtimi e i dhemb ajo gjëja që e quajnë shpirt, por ajo qëndron si një gur i rëndë në vendin e vet dhe lutet për një grusht të fortë t'i bie mu në zemër shtetit që s'bën zë.

 

Por ju, së paku, me siguri do njihni ndonjërën nga shoqet e Lukes, është njësoj si të njihni Luken vetë. Jeta e tyre është një. Të gjitha janë njësoj dhe të gjitha ju japin atë që kërkoni, me pare në dorë.

 

Një numër i konsiderueshëm djemsh të rinj e vizitojnë Luken çdo natë e para se të flasin me të shikojne djathtas e majtas mos t'i shikojë kush. Pastaj marrin guximin dhe afrohen. Ajo nuk thotë kurrë jo, e puthin, e prekin, e pushtojnë, e sulmojnë, e rrahin, e plagosin, e arrestojnë, e Lukja e braktisur nga shoqëria qesh, e duke qeshur "vdes".

25 Komente

Luken e ka braktisur familja e saj...  lere me pastaj shoqeria, shteti....

 

''Por ju, së paku, me siguri do njihni ndonjërën nga shoqet e Lukes, është njësoj si të njihni Luken vetë. Jeta e tyre është një. Të gjitha janë njësoj dhe të gjitha ju japin atë që kërkoni, me pare në dorë.

hë, flisni i njihni apo jo?smiley

''punonjese seksi'' ?Egziston te censusi ky profesioni?

Bangkok Chik Boys jane ne tur knejta

or should i say Cockhungry Boys of Suma-tra

village-bey - sot per kete fjaleformim qe solle ti smiley pashe internet se cfare ne fakt jane keta lloj : specie(!) po e quaj. edhe interneti e kishte kryesisht si pune qejfi. me ra para do kohe te perkthej cilesimin me te cilin njihet specia, queer, per kinematografine angleze edhe prape nuk e gjeta dot ta sjell sake ne shqip. kacaqel, gjeladash, delepul, fjaleformime te shqipes qe nuk e sjellin dot kuptimin kulturor te kesaj specie (kulturore gjithmone, jo e alienizuar).

edhe problemi perendimor ishte se keta nuk pranoheshin dot si kulture e zhvilluar me tendence zgjedhje perafrimi seksual, jo se bota perendimore nuk i njihte. ta zeme, jo aq kot, qe me aktrimin greket ne drame, tragjedi, e kishin percaktuar si akt e zhvillim. edhe perendimi, ata qe quhen gej, (gay), i kish marre nen heshtje tip masone smiley, si elite se ciles i lejohet gjithcka per hater te dijes qe po silllnin.... ta sjell me shkurt: keta qe kemi ne ketu po shesin kujtesen e jetes se vet te tmerrshme, per ta justifikuar me qenesine ndryshe.

ne fakt ne jeten e perditshme kur i shoh me kujtojne vetem gropen mbrapa pallatit te kultures ku ndodhet dhe biblioteka kombetare dhe ishin strehuar disa televizione njeri prej te cileve kombetar. njeri nga ppu-ja ma kujtoi shprehjen e vjeter : cik/ me te cik/ te ciku/ pse e cike/ e cila kishte te bente sigurisht me perjashtimin; behet fjale per ata qe ne quanim pederaste (qe i denonte ligji per agjitacion, 55) kur te binte rasti ngushte ne autobuzat e unazes. ata ishin me te dukshem se cdo sipin b%th@ire i sigurimit te shtetit. edhe sigurisht fare lehte te ngaterrueshem me hajdutet e xhepave. ata te provokonin; edhe natyrshem provokonin edhe dhunen mbi ta. biologjikisht une nuk mundem te jem moralisht i krishtere me faqen e dyte te shpulles smiley

po te shkruaj se ne fakt ndoshta me djathtesine qe mbart, me shpjegon ne forme liberale, perse keta si ky me lart duhet te jene problem mediatik shqiptar, problem i forumeve per te drejta, etj etj, kur ne fakt fatet e tyre te nxira jane pak a shume nje pergjithesim per te gjithe ne te tjeret qe nuk kemi problemin e njehsimit seksual, por po them problemin antikomunist edhe te pronave. perse keta na jane te "shquar" ne hallin e braktisjes dhe te afte per titullare te "fjales se lire"?

a mos ndoshta ky eshte problem i fjales se lire?

duhet te na vij keq ne se ai ka probleme me personalizimin e seksualitetit te tij, apo per faktin se eshte prodhim i braktisjes familjare dhe prej shoqerise? nuk e shoh dot si titull. nejse.

Kalors-suxhuku per sausage- jokey  shkon mire ne shqip, se kuptohet edhe lokucioni.    sa per bender-transgender s'kom ca them, me thon te drejten s'kam as1 mendim.

kacaqel, gjeladash,,, je i rrezikshem. me kujtove njonin ke rruga e kavajes, Panajoti,, kyna qe thu ti kishte 1 pafundesi emrash per llojet e ndryshme te gjenitale te femres, shap-shell, lafsh-karafil, etj qe si maj men. jan gati homofone me formiment e tuja prandaj. botnore, karaktere qe ka pas tirona si gje mo. 

me ta ndryshu muhabetin;

me thirri njona me shku ne 1 katund ne Wales qe i thirrshin Llanfanfecking, un kujtova se ishin tuj shku megjithmen per na 1 piknik katundi, masanej e morra vesh qe ishte 1 eufemizem per 'u know what'.

ene 1 qortim nqs ma lejo: mos u merr mer daj me disfarsoj long groshe se se meritoj 1 sekond te kohes tate.

turqeta rudo 

 

kur kena kohe humim kohe smiley me te mira redo.

Pikerisht dje po degjoja kete:

http://youtu.be/6WLAGwndSg0

smiley

Një numër i konsiderueshëm djemsh të rinj e vizitojnë Luken çdo natë e para se të flasin me të shikojne djathtas e majtas mos t'i shikojë kush. Pastaj marrin guximin dhe afrohen. Ajo nuk thotë kurrë jo, e puthin, e prekin, e pushtojnë, e sulmojnë, e rrahin, e plagosin, e arrestojnë, e Lukja e braktisur nga shoqëria qesh, e duke qeshur "vdes".

Persa i perket klienteles se trasvestiteve eshte impresionuese por ne Milano (nga sa thone ata vete neper emisione) pjesa dermuese e klienteles se tyre perbehet kryesisht nga burra te martuar dhe me familje qe shkojne per... s'di si ta them... dmth. shkojne jo per ta fut, por e kunderta. smiley

Dhe vej bast qe keta jane homofobet me te zellshem. smiley

Te te korrigjoj pak autor,jo ''nje femer e burgosur ne trup mashkulli'',por nga ç'kuptohet ashiqare,nje djale i vogel me ngjyre,i braktisur , rregullisht i abuzuar dhe i dhunuar.Pasojat jane te dukshme dhe te dhimbshme.

Po mire jam dakort qe tja qajme hallin Lukes,e diskriminojne,krim,por Lukja si punetore seksi qe na qenka,paguan license dhe eshte e vizituar tek mjeku?

jo vetem aq, por jam e sigurt qe u kerkon certifikaten mjeksore edhe klienteve te saj

Po ti nga e di qe na flet me kaq siguri.

......Findis.

ma jep sigurine respektimi i tjetrit, nje nga tiparet me te spikatura te qenies shqiptare

'' Me jep sigurine respektimi i tjetrit,nje nga tiparet me te spikatura te qenies shqiptare''

Si pa lidhje per opsionin ''pergjigju'' megjithate do ta punoj germe per germe dhe te kthej neser pergjigje.

Pssmileyhe te lutem jo me ironi shkrimin e nickut tim,kam rrespekt per juve smiley

... Brandis

postoi: -Joni-

Shpresoj te jete thjesht koinqidence, se kush rri degjon parodira prap. smiley

Një numër i konsiderueshëm djemsh të rinj e vizitojnë Luken çdo natë

po kush ja ka mbajtur qirinjte kaq shume ketij mor aman...kesaj desha te them, sorry...qe ja ditka ca ben nate per nate?

e para se të flasin me të shikojne djathtas e majtas mos t'i shikojë kush.

me pare djathtas pastaj majtas? dmth qenkan berishiste te ramistkonvertuar

got to love the attention to details qe ka pasyr ky/kjo qe ka raportuar qirimbajtjen e aktiviteteve Lulkore.

Po e le me kaq se do kujtoje Finija qe s'kemi rrespekt per tjetrin, nderkohe qe s'e kemi fare aty ku e ka fjalen Brad pijanec agjenti zero zero shtata i ambasades shqiptare neper Jurope i cili jeton me taksat dhe djersen e popullit shqiptar, sidomos me tvsh e bukes

Ore xhibiluq po ku na del tvsh e bukes neve mor vlla.

Eshte interesante, si njerzit ''normal'' nuk e vlersojn perpjekjen e ktyre personave per te qene vetvetja pa i bere dem askujt. Dem mund ti bejne vetem vetes se tyre sepse duke e shprehur hapur ate cfare jane dhe cfare ndiejn ato sfidojn me guxim nje shoqeri ''normale'' dhe te "qyteteruar".

Une pranoj dhe vlersoj nje person i cili e shpalos veten e tij duke pranuar kushte jetese nga me te kqijat dhe me te rrezikshmet. NUK i pranoj, njerzit qe per te qene si gjithe te tjeret nga frika se mos gjykohen per ate qe jane e ndrydhin veten. Kta jane njerzit ndoshta me te rrezikshem dhe me fatekeqet per shoqerine.

po çfare shpalos ai ore se na bere me gaz qe me sabahsmiley

Veten e tij per ate qe eshte, pavarsisht nga gjykimi i njerzve te tjere.

Nuk e di ju, po mua me ka ndodhur qe te njoh njerez qe shpesh veprojn ose kane sjellje qe i 'detyron' shoqeria qe ta kene (sigurisht brenda normave), duke u dukur nga ana tjeter te shtirur ne maksimum edhe jo rehat me vetveten.Po kta njerez, i kam pare duke u sjellur ashtu sic eshte natyra e tyre. Dhe kam kuptuar dallimin e njeriut si eshte kur i ndrydh ndjenjat e tij per te qene mire (gjasme) me shoqerine edhe ate qe eshte kur e shfaq natyren e tij, per ate qe eshte. Une do deshiroja shume qe bota te jete e mbushur me njerez te tille (qe e tregojn veten e tyre jo si duan te tjeret qe ato te jene, po per ate qe jane), ndoshtaa te gjithe do jetonin me mire. Ky eshte mendimi im. Gjithsesi me behet qef qe te kam bere me gaz qe ne sabah, shpresoj te ket vazhduar dita po ashtu! smiley

Degjo mengjes,ai eshte nje fatkeq deri diku i detyruar nga jeta te beje ate qe ben.Kupton,eshte pjesa e dyte e barcaletes me Elton John(qe eshte bere dhe baba/nene),eshte hallexhiu.Ketu mund te trajtohej mungesa e shtetit per menyren si trajtohen dhe cili eshte fundi i jetimeve,a ka politika sociale per kete shtrese,si keqtrajtohet qenia njerezore,prostituimi etj,por jo homoseksualizmi.Ai pervec s.mes se vet s`ka asgje tjeter per te shpalosur.Tragjike kjo,por menyra se si ti e kishe thene me vertet me beri per te qeshur.rrofsh dhe njehere smiley

Po sigurisht qe mund te trajtohen te gjitha kto temat edhe ka shume per te folur. Por une doja ta konsideroja nga ana e homoseksualizmit sepse me prek menyra sesi shihet ne Shqipri ky argument edhe se si keqtrajtohen ne vecanti "transeksualet".Nejse isha pak tragjike se ishte ora 4 e nates kur po shkruaja, ndoshta do kete ndikuar disi.  smiley

Gjynah Erjon!

Mund te kishe shkruar nje artikull te hajrit, e ke nisur mire po pastaj me duket se e ke humbur simiten!

eeeeee amannnnnn

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).