Politikanët europianë synojnë të shtyjnë falimentimin e Greqisë për t'i dhënë kohë Madridit e Romës të tregojnë se janë financiarisht të qendrueshëm

Qeveria greke duhet të tërhiqet nga një situatë shumë e ndërlikuar. Borxhi i saj i jashtëm ka prekur nivele të papërmbajtshme, 150% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ku vetëm këtë vit është rritur me 10 pikë përqindjeje. Ekonomia e Athinës është në rënie të lirë, me një tkurrje të Prodhimit të Brendshëm Bruto mbi 7%, gjë që ka rritur në nivelin 16% normën e papunësisë. Greqia ka një deficit kronik të bilancit të pagesave, ku në ditët e sotme është 8% e Prodhimit të Brendshëm Bruo dhe bankat, të paafta për të paguar. E vetmja rrugëdalje për Greqinë është falimentimi mbi borxhin sovran.

Derisa Athina nuk do t’a bëjë një gjë të tillë duhet të zhvlerësoje më të paktën 50% vlerën nominale të atij borxhi. Plani i tanishëm, i cili synon uljen me 20% të vlerës së obligacioneve që zotërohen nga privatët është vetëm një hap shumë i vogël. Nëse Greqia duhet të lërë Eurozonën pasi të ketë falimentuar, në atë pikë mund të zhvlerësojë monedhën e saj, duke nxitur si pasojë, kërkesën dhe mundësisht, duke kaluar në një zgjerim tregtar. Por deri tani, Greqia nuk ka mundur t’a bëjë sepse ka qenë e “burgosur” në monedhën e përbashkët.

Tregjet janë absolutisht të vetëdijshëm se, Greqia, duke qenë e paaftë për të paguar, në njërën ditë apo në tjetrën do të shkojë drejt falimentimit. Kjo gjë shpjegon se, për ç’motiv, norma e interesit mbi obligacionet greke me afat maturimi 3-vjeçare ka kaluar pragun e 100%-ëshit ndërsa, rendimenti mbi ato 10-vjeçare është 22%. Atëherë, përse politikanët francezë dhe gjermanë mundohen aq shumë për të parandaluar – ose më mirë – për të vonuar të pashmangshmen? Kjo ndodh, kryesisht për dy arsye:  

E para: Bankat në Gjermani dhe në Francë janë shumë të ekspozuara drejt borxhit grek. Shtyrja e datës së falimentimit - për t’u dhënë kohë instituteve financiare në Francë e Gjermani, për të konsoliduar kapitalet e tyre - ul ekspozimin e tyre drejt bankave greke e u jep kohë për t’i shitur bonot e Greqisë në Bankën Qendrore Europiane. Shmangia e efektit domino që, falimentimi i Greqisë mund të shkaktojë në vendet e tjera krijon arsyen e dytë, akoma më të rëndësishme, në sajë të së cilës, aleanca franko – gjermane do të punojë për të shtyrë falimentimin grek. Rreziku i ndikimit është bërë akoma më i madh pas zhvlerësimit të fundit të Italisë nga agjencia e vlerësimit të kreditit, “Standard & Poor’s” dhe atij më të fundit nga Moody’s.

Çdo falimentim i secilës prej këtyre ekonomive të mëdha do të kishte pasoja shkatërruese mbi bankat dhe institucionet e tjera financiare të Francës dhe të Gjermanisë. Fondi Europian i Stabilitetit Financiar zotëron kapital të mjaftueshëm për të mbuluar nevojat financiare të Athinës por, jo aq shumë sa për të ndihmuar Romën dhe Madridin. Politikanët europianë shpresojnë të tregojnë se, nëse Greqia është në gjendje të shmangë falimentimin, tregjet private në Itali dhe në Spanjë do të fitonon besim në mundësitë e këtyre dy shteteve për t’u rimëkëmbur, mjaftueshëm për të financuar bankat e tyre dhe për t’u dhënë hua qeverive me norma interesi të arsyeshme.

Në të kundërt, nëse në javët e ardhshme nuk do të bëhet asgjë për të shmangur falimentimin e Greqisë, tregjet financiare do të merrnin në konsideratë akoma më shumë falimentimin e Spanjës dhe të Italisë. Në këtë pikë, normat që këto vende duhet të paguajnë do të shkojnë menjëherë në stratosferë, borxhet e tyre publike do të rriten, e për pasojë shtetet do të bëhen të paaftë për të paguar. Duke vonuar për dy vjet falimentimin e Greqisë, politikanët europianë, në thelb shpresojnë t’i japin kohën e mjaftueshme Madridit dhe Romës për të treguar se janë financiarisht të qendrueshëm.

Në dy vjet, tregjet do të kenë të gjithë kohën për të vlerësuar nëse, bankat spanjolle do të jenë në gjendje për të përballuar një rënie të çmimeve të sektorit të pasurive të paluajtshme në vend, apo të vendosin nëse, falimentet hipotekore do të sjellin falimentime bankare, duke detyruar shtetin spanjoll për të mbajtur një pjesë të mirë të financimit të garancive të depozitave. Ky inverval kohe prej dy vitesh do të shërbejë gjithashtu edhe për të hedhur dritë mbi situtatën financiare të qeverive rajonale spanjolle, të cilat kanë nënshkruar marrëveshje borxhi në momentin e fundit, të garantuara nga qeveria qendrore. Për analogji, këto dy vite do t’i ofrojnë edhe Italisë, rastin për të treguar se është e aftë për të arritur balancimin e buxhetit.

Qeveria “Berlusconi”, prej pak kohësh ka miratuar një projekt-ligj, i cili ka për qëllim rritjen e të ardhurave tatimore dhe arritjen e balancimit të buxhetit brenda vitit 2013. Brenda kësaj periudhe kohore mund të mësojmë nëse, bankat italiane do të jenë në kushte më të mira në krahasim me brishtësinë që i karakterizon ditët e sotme. Nëse në fund të dy viteve, situata financiare e Spanjës dhe Italisë do të duket më e mirë, atëherë, drejtuesit politikë europianë mund të lejojnë që, Greqia të shkojë drejt falimentimit pa u shqetësuar për një efekt “domino”. Në këtë pikë, edhe Portugalia mund të ndjekë të njëjtin proces falimentimi si Greqia dhe mundësisht, të dalë nga zona Euro e kështu, ekonomitë më të mëdha mund të vetëfinancohen me norma të arsyeshme dhe të ruajnë sistemin e tanishëm të Eurozonës.

13 Komente

hall i modh io ka zone ene kta...

e shikon alidemso, kot qahemi ne... ka dhe me keq..smiley

nje gje se maar vesh une me keta analistet, pse e krahasojne Italine me Greqine mor vlla? Italia eshte tjeter muhabet. ka ekonomi te forte, moderne, konkuruese, prodhon,eksporton. natyrisht qe shteti italjan eshte ne debit, per rrjedhoje ne probleme financiare, por me nje riorganizim te financave dhe nje ndihme, kredit, te  mundshme nga EU, problemi financiar i Italise eshte i menaxhueshem.

halli i tyre eshte dhe halli jone.kur te fillojne emigrantet te kthehen atehere do te shohim si do te bibilose krieministri per mrekulline ekonomike shqiptare.

foli Berisha per kete

tha qe po kthehen, po kthehen bashke me kursimet e tyre, po kthehen bashke me pervojen e tyre, po hapin biznese, po shtojne lekun ne qarkullim

dmth eshte mire po te kthehen

dhe vertet eshte mire, perderisa e ka kuptuar dhe nje gomar si Berisha

po cfare kursimesh mo aman ,se ata i kane harxhuar dhe kursimet per shkak te krizes ,me shprese se do ndryshoje gjendja atje, vetem ketu mos te kthehen.

po ato qe s'kane kursime s'vijne

me mire me krize atje, se me krize ketu smiley

ata qe kane kursime duan te bejne dicka qe te jetojne me mire

atje s'munden, se eshte krize, dhe vijne ketu

leri te vijne, te punojne tokat e veta e jo te grekut, se vetem qar ka ky vend nga kjo

Mbase ,por shumica e tyre qe po kthehen ,kthehen se kane kohe qe s'kane punuar ,ose punojne shume pak per shkak te krizes dhe i kane prekur me kohe dhe kursimet e tyre.

Vetem shpresa i mban atje,se ketu as shprese nuk kane.

e drejte, ka dhe ashtu si thua ti

por ka dhe qe kane hapur fast-foode e restorante me gjera qe gatuanin andej, e kane dale me mire ketu si pronare se atje si te punesuar

shumica qe kthehen tentojne te hapin ndonje biznes te vogel ne sektorin e sherbimeve, e jo per te punuar tokat apo prodhim. dmth vetem sa do shtohen gojet per tu ushqyer nga ekonomia e brishte shqiptare. ndikim i mire do te ishte te pakten rritja e presionit politik nga ana e tyre.
ps. per humor, jorgot qe po kthehen nga greqia ne krize, kane filluar gia ti quajne jargo.

Italia eshte tjeter muhabet. ka ekonomi te forte, moderne, konkuruese, prodhon,eksporton.

smiley

dmth, ti nuk je dakord qe Italia ka ekonomi te zhvilluar .industri te lehte dhe te rende.  pak vende ne Europe prodhojne dhe eksportojne aq shume produkte sa Italia. ushqime, tekstile, materiale ndertimi, makineri etj...

p.s, ti je ai  me duket qe para disa muajsh postove nje teme te lezetçme ketu: ''Kartel ne Vlore''smiley.   kjo po ishte gallate.smiley

smiley

sa personale i merr gjerat...

komenti ishte thjesht per te lene te hapur mundesine qe PIIGS mund te kete dy "I" smiley

me behet qejfi qe qenke argetuar me temen qe solle. Me dhe mundesine te rilexoja komentin tend smiley

Per skenarin grek, ka shume hamendesime, shum analiza, dhe biles vete peco-groset e financave te Europes, nuk po dine si te veprojne, sepse nuk eshte vetem problemi grek, por disa shtete dhe banka. Tani ka dale problemi i njeres prej bankave te medhaja franko-belgo Dexia, qe mendohet se eshte ne prag te falimentimit, dhe qe ka shum zera, nje pjese te politikanve thone qe ta nacionalizojne/shtetezojne, nje pjese thone te ndahet ne dy-tre pjese, nje pjese thone qe kredite e keqia t'ia kalojne nje organizmi financiar special, dhe pjesa tjeter e shendoshe te vazhdoje punen, etjera mendime. 

Skenari qe parashikon autori ketu per Greqine, mundet te qendroje, dhe nuk i dihet, mundet dhe te ndodhi ashtu, veç na duhet te presim 2 vjet e te shohim. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).