Quhen Gerti Dervishi dhe Mark Jagg. I pari me emër shqiptar, pasi bën pjesë në emigrantët shqiptarë të viteve të fundit, ndërsa tjetri me emër anglo-sakson i përket shqiptarëve emigrantë të hershëm, i lindur dhe rritur në Kanada. Por në gen të dy janë shqiptarë. Në zgjedhjet e tri ditëve më parë, në 6 tetor, kanë kandiduar për të qenë dy nga 107 deputetët e dalë nga zgjedhjet legjislative të Ontarios, krahina më e madhe e Kanadasë. Gerti Dervishi kandidon nën flamurin e Partisë së Re Demokratike, ndërsa i dyti është kandidat i pavarur.

Gerti Dervishi

Shënohet si i pari shqiptar mes emigrantëve të pas 90-ës në Kanada, që ia ka dalë të kandidojë për një vend në Parlament. Pas dymbëdhjetë vjetësh në një vend që s’ishte i tiji dhe ku mbërriti në moshën 18-vjeçare. La me gjithë familjen Tiranën, vendlindjen e tij dhe nisi një jetë të re në Toronto të Kanadasë në vitin jo të largët 1999. Tani është vetëm 30 vjeç dhe me gjithë konkurrencën e fortë ia doli të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare kanadeze, duke përfaqësuar Partinë e Re Demokratike (PRD). “Ai sjell energji dhe ide të reja për ndryshim në Ontario”, shkruhet në faqen e partisë për të cilën ai kandidon për Gerti Dervishin. Në një intervistë, dhënë për revistën kanadeze “Collective”, ai deklaroi se PRD kishte programin më të mirë elektoral në ndihmë të shtresave të mesme dhe të varfra të vendit. “Rritje taksash, por paralelisht me krijimin e vendeve të reja të punës. Fondet publike duhet të jepen vetëm për kompanitë të cilat krijojnë vende të konsiderueshme pune”, është shprehur. Gerti Dervishi ka punuar në Shërbimet Publike të Ontarios, një ish-projekt-menaxher në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kujdesit Afatgjatë, ku u tregua i aftë të ofronte nivelin më të mirë të taksave, duke rritur nivelin e shërbimit në Ontario për njerëzit me aftësi të kufizuara. “Njerëzit janë të parët dhe në këtë pikë ka shumë rëndësi të ndihmoj familjet e Ontarios dhe bizneset e vogla në këto kohë të vështira krizash”, thotë. Edhe pse ende nuk ka një rezultat, thjesht kandidimi për herë të parë i një ish-emigranti përbën një sukses. Përbën edhe një shpresë për komunitetin shqiptar që jeton në Toronto, për të cilët është shprehur se ‘do të dijë t’i bashkojë dhe mbështesë”.

Mark Jagg

“Jam mbrojtës i popullit”, “Di si të organizoj gjërat”, “Drejtues i aftë komuniteti”, “Liri”, “Kundër burokracisë”, “Të drejta të barabarta”, ‘Kundër racizmit që na dhemb të gjithëve!”. Me këto parime ka dalë përpara njerëzve Mark Jagg. Shqiptar me origjinë nga Shkodra, por i lindur në Kanada. Në zgjedhje mori pjesë si kandidat i pavarur për deputet provincial në zonën elektorale Davenport, ku njihej si anëtar dhe lider i komunitetit në konferenca apo protesta manifestuese të shpeshta. Përpara bashkëkombasve të vet shpaloste programin e tij në anglisht, por Jagg flet edhe shqip. Në vitin 2008 ai ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar në Queens Park në Toronto në emër të komunitetit shqiptar në Ontario. Si kandidat i pavarur, Jagg ka shpërfaqur reforma dhe ambicie të mëdha në ekonomi, shëndet, edukim, për fëmijët dhe liri më të madhe e thjeshtëzim të burokracisë së aparatit shtetëror.

Gerti Dervishi: 30 vjeç, Vendlindja: Tiranë, Vendbanimi: Eglinto-Lawrence në Kanada, ku ka banuar për shumë kohë. Këtu edhe kandidon për deputet, pra aty ku jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar. Gerti ka studiuar në Universitetin Ryerson, ku ka marrë një master në administrim biznesi (MBA), si dhe një diplomë të gradës së parë (bachelor) nga Universiteti i Otavës në inxhinieri elektrike. Ai gjithashtu ka certifikata për drejtimin e ndërmarrjeve të biznesit nga Project Management Institute. 

Mark Jagg: 52 vjeç. Vendlindja & Vendbanimi: Davenport. Arsimi: Ka studiuar jurisprudence dhe fizikë atomike. Ka bërë shumë studime, të cilat i ka paraqitur në shumë universitete të Amerikës së Veriut. Edhe sot fizika ngelet një pasion i tij. Jeta: Në vite ka investuar në pasuri të patundshme, ku ai ka pasur sukses. Është themelues i “Save Our Children.Ca”. Përvojë në politikat provinciale, aktivist, organizator dhe lider komuniteti.

30 Komente

Per bese, zatni shkodret keka ky Jaku. Do ja sygjeroj Lorencit per ta bâ qytetar nderi. smiley

Ec Gert Dervishi, nji nga ne!!!

Pse na çelet pigmenti ne shqiptareve kur jetojme ne kontinente te largeta.Thua nga buka e lepurushit smiley ?
Gerti qenka simpatik smiley

Dielli, thuaj, dielli, qe e marrin me pikatore.

edhe Gerti nuk eshte simpatik. Gerti qenka per t'u pire ne kupe! smiley

Gerti isht kandidati per deputet i lagjes sime. Mundesia per tu zgjedhur 0% pasi 2/3 lagjes jane cifute me shtepi nga 1-3 meleon dollare qe nuk kane kohe per eksperimente, po zgjedhin ato qe i kane prej kohesh ne xhep.

Gjithashtu, Partia e Gertit (NDP) eshte nje parti thuajse komuniste qe ka ne program shtetezimin strategjik  smiley  Sidoqofte lideri i saj qe vdiq para ca muajsh nga kanceri ishte politikani me simpatik kanadez, njeri pozitiv qe e ngriti partine me nje fushate nga hici, ne parti parlamentare. Pas vdekjes se tij, partia do behet kashte e koqe ne me pak se tre vjet.

Gertin vete nuk e njoh, se nuk doli ndonjehere te na takonte, ashtu sic bene deputetet e dy partive te tjera (liberalet e konservatoret) qe i rane personalisht ziles se deres, u prezantuan dhe na pyeten cfare mund te benin per ne, dhe na treguan cilat ishin planet qe kishin per zonen. 

Jo se vertet nuk i ze gjumi per ne, po te pakten te bejne qejfin.

Dhe per ato qe i bren ankthi, NDP fitoi dicka rreth 10% ne votimet lagjore. Fitoi kandidati liberal. smiley

Mire me mire se nuk erdhi me ju taku, po jepja mer burr voten se e ke dhe patriot pervec se cun lagjie. Mundesisht thuj dhe komshijve te tuj tja japin meqe e ke bashkatdhetar, kur kemi mundesi ta ndihmojm njeri tjetrin jasht pse mos ta bejm, se mrena ne vend e dim sa "e dum" vetveten. Se edhe ato hebrenjt, qe ti permend, keshtu bejn per njeri tjetrit.

O guglus. Po votimet jane pune mer burre, nuk jane qejf. Me nje llaf qe ti jap voten njerit vetem se shte shqiptar ne mes te Torontos me duket pak si e tepruar. D.m.th asgje kunder qe ta pi nje kafe me Gertin, ose edhe ta ndihmoj nese mundem per dicka personale, po qe t'i jap voten nje partie qe do beje gjera ne kundershtim me ato qe une i konsideroj si te mira per mua, me duket budallallek. Se keshtu i bie qe te dal e te brohoras edhe per Saliun nese vjen ne Toronto, meqe qenka lider shqiptar. 

ti jap voten njerit vetem se shte shqiptar ne mes te Torontos me duket pak si e tepruar

Mos mer se ja ke nxjerr llogarite gabim partive kanadeze.. Se ja kan mor doren: ne Vaugh ke vetem Taljone qy kandidojne prij te gjitha partive. Ne Bramladesh te gjithe kandidated e kane mbiemrin Singhsmiley

PF; " .... Gjithashtu, Partia e Gertit (NDP) eshte nje parti thuajse komuniste qe ka ne program shtetezimin strategjik ... " 

 Me kete krize qe ka plasur PF, me kete Kapitalizem qe per momentin ndodhet ne reaminacion, me inxheksione (me miliarda euro e dollare), nuk eshte çudi te kthehet socializmi, biles deri diku eshte kthyer, po te shohesh qe shum banka u shtetezuan e po shtetezohen. 

Nuk i ke pare si jane gjalleruar komunistet smiley kendej nga perendimi. 

Pjer, ketu te eshte qorrollepsur vizioni.

Partia e Gertit (NDP) eshte nje parti thuajse komuniste qe ka ne program shtetezimin strategjik

Ne fakt jane socialiste. Po gezohem me faktin nje inxhinier qe ka bere shkollen e partise kapitaliste (MBA), behet kandidat i socialistevesmiley

Gertin vete nuk e njoh, se nuk doli ndonjehere te na takonte

... vetem ju munguat ate dite kur u be takimi me shqiptaret e lagjes por sic duket organizatoret e kane ditur per ju qe paskeni qene "comservator" dhe nuk e pane te arsyeshme tu njoftonin..

me i lagje jeto ti me PF?...pse u njisni me njoni tjetrin mer

Vallai ti kaposho, mu nuk me coi njeri zo, por edhe sikur te me kishte cuar me idene qe hajt mblidhemi ne shqiptaret e lagjes, nuk kisha per te shkuar per dy aresye.

E para une politikanin ne Toronto nuk e zgjedh se qeka shqiptar apo jo, po se sa shans ka qe te mi zgjidhi hallet. Shqiptare kam plakun, plaken, grune, vellain, motren, farefisin, pra nuk jam keq per to...

E dyta, po jam konservator dhe dola edhe vullnetar me nihmu Roko Rosen qe na i humbi keto votime. Ishalla tjeter here me djale. smiley

P.S. Megjithate kam pas shume simpati per Jack Laytonin si njeri dhe per fushaten qe beri, dhe po te kishte qene gjalle do ia kisha dhene voten atij vec per qejf kete here.

Pastaj, po ti ku me njef mu qe e di qe paskam qene vetem une qe paskam mungu?

me i lagje jeto ti me PF?...

...fatemiresisht po; por me ndryshimin e "vogel" jo ne 2/3 lagjes qe jane cifute me shtepi nga 1-3 meleon dollare...

As une mer kaposh nuk e kam shpine meleonshe, por thjesht desha te them se ne zonen tone, zor si i vinte rradha Gertit.

Bravo Gertit per integrimin e shpejte dhe sukseset. Me lind nje pyetje nga nje detaj i artikullit: ne c'pike nuk je me emigrant por ish-emigrant? Kam edhe pyetje te tjera por si mengjes qe eshte po e nis lehtshem.

Dhe mu me beri perhtypje qe "aftesite " e te dy shqiptareve kane ne baze interesat nga "poshte " Info e pf e verteton per njerin . Dhe tjetri ne ket shkrim pershkruhet si Lider t Afte i komunitetit " ne protesta te SHPESHTA"

Jane individe te ndieshem ndaj arrogancave dhe dominimit te pushtetit ne te gjitha nivelet , kane perfytyrim te njejetese me dinjiotoze te komuniteteve ,  dhe shfaqin veten ne drejtim te Hunamiznit . Nje degezim nga rrenjet shqiptare te nen Terezes . Kjo te krenon dhe po te jem si PF ja jap me qejf voten , qe patjeter ja ka dhene smiley

Suksese ne kembengulje !

 

Kjo te krenon dhe po te jem si PF ja jap me qejf voten , qe patjeter ja ka dhene smiley

smiley)

osht kaurr PF-ja mer....smiley

Kur e gjykon te drejte pf e Shkund para se ta jape smiley Mo na cyt ti Rush i Dijes  se njesoj e japim voten . Mos ke nonji metode tjeter ti si myslymone ? Edhe keta me fe pagane si venuska  , besoj njesoj e japin  . Nuk parashtrun ndonje variant tjeter smiley

  

I uroj nga zemra Gentin dhe Markut suksese ne zgjedhje!

Ndresa per komentet ironike ne ardese te tyre,nuk kam cfare tju them,por zoti paste meshire per ju!

u bon boz kto me kandidat per deputet...na thuni kur te behet deputet nanjoni.

e rendesishme eshte te marresh pjese, pavaresisht nese fiton apo jo smiley

Ne fakt, pavaresisht frymes sportive, per fushaten duhen ca leke. Po fitove, i ve mrapsh. Po nuk fitove, puthu me Milon. Aq me teper me parti te vogla te tipit te PSD apo Aleanca Demokratike per Bashkepunim Tekniko-Shkencor (ADBPT)smiley

where there's a will (read: vote), there's a bussiness opportunity d.m.th,

jam kurioz si u kthehet investimi mbrapsht atje ne Kanadë?

Nuk e di ekzaktesisht, por duhet te kete ndonje fare menyre perderisa nuk kam pare kurre politikan fukara.

Ka edhe shqiptare te tjere qe kane kandiduar ne provinca te tjera. Nuk ju kam bere apelin, po ne njeren nga zonat ne Montreal ku kaloj per te shkuar ne pune per shembull, dy-tre heret e fundit qe jane bere zgjedhje ka qene kandidat Lulzim Laloshi, kandidat per partine konservatore, te pakten keshtu thoshin pankartat rruges. S'me kujtohet ne ka qene per zgjedhjet federale apo provinciale, po bashkohem me PF, vetem se kandidati/ja eshte shqiptar/e nuk do te thote se do t'ju jap voten automatikisht edhe po te jene ne zonen time.

Voten mos ja u jep por nuk ke perse ti ironizosh.

Personlaisht nese do te kishte ndonje shqiptar qe do te kandidonte per kongresmen apo senator do tja jepja voten pa problem,edhe sikur te ishte nga partia komuniste.

Por qefe qefe kjo dynja.
Jemi aq popull i madh sa ja lejojme vetes luksin e mosvotimit te bashkatdhetareve tane me pretekste qesharake.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).