Letër Chavez-it: Po vdes si burracak se nuk ndryshove historinë

Nuk dua që të ikësh nga botë pa të dhënë lamtumirën, sepse një numri të madh njerëzish u ke bërë një të keqe të pamasë, ke shkatërruar kushedi sa familje, ke detyruar turma të tëra bashkëpatriotësh të braktisin atdheun, ke zhytur në zi një numër të pallogaritshëm vatrash, ata që ti i quaje armiqtë e tu i përndoqe pa mëshirë, i mbylle nëpër qeli që nuk i meritojnë as shtazët, i poshtërove e i talle, jo vetëm se të dukej vetja tepër i fuqishëm, por edhe i pavdekshëm… Por edhe për të kujtuar se fundi nuk ishte me ty.

Por, ja ku erdhi edhe radha jote, shprehjes “cikli vital” të kontratës tënde i mbërriti fundi, ky “cikël” yti po shuhet pak nga pak, dhe jo në mënyrë të mirë; ka gjasa që të vdesësh në një shtrat i rrethuar nga të afërmit e tu të trembur, ngaqë do të të duhet të japësh llogari në grahmat e tua të fundit, se do të ikësh nga kjo botë tepër i frikësuar; pranë teje do të jenë priftërinjtë, të cilët ti i persekutove e i fyeve, përfaqësuesit e kishës, të cilët ti i përbuze me neveri, do të të mirosin me vajrat më të shenjta jo një herë, po shumë herë, veç ata edhe ti e dini se kjo do të jetë e kotë dhe nuk do të arrijë ta largojë sadopak panikun që të ka mbërthyer shpirtin, në çastin kur gjithçka merr fund.
Po vdes i sëmurë, duke vuajtur dëbimin, komplikimet e imunologjisë, efektet e tmerrshme dytësore të kurave që përpiqen të të zgjatin jetën; organet e tua po shuhen një nga një, aftësitë e tua po e humbasin shkëlqimin që i karakterizonte, lëngjet dhe aromat e tua po grumbullohen në qeska plastike me atë duhmën e vdekjes, aq e neveritshme për ty.
Në këto momente, para se të të bëjnë një injeksion për të të qetësuar sadopak dhimbjet e padurueshme që ke, a e ke kurajën të më thuash se nuk pendohesh për asgjë? Për udhëtimet nëpër botë, për pallatet e mrekullueshme ku të prisnin dhe paradat ushtarake për nderin tënd, për limuzinat dhe titujt honorifikë, për luksin e hoteleve me pesë yje dhe darkat madhështore të Shtetit… Më thuaj sinqerisht, tani që vjell qullin e kungullit që të japin me zor infermieret, nëse e kishe menduar këtë fund, tani që përmes monitorëve dhe makinave, të cilat të rrethojnë në orvatje për të të ringjallur, nuk përcillet më shkëlqimi dhe varaku, por tinguj dhe alarme sensorësh që përpiqen të matin e të rregullojnë shenjat e fundit të jetës sate.
A e dëgjon dot popullin tënd, tani, jashtë pavijonit tënd?… Duhet të jetë imagjinata jote ose efektet e morfinës, nuk jeton më në atdheun tënd, je në tjetër botë, shumë larg, ndodhesh mes njerëzish që nuk i njeh… Po, është e vërtetë se je duke vdekur në strehën tënde, midis një bande kopukësh, të cilëve je munduar t’u dorëzosh vendin tënd, çastet e tua të fundit po i kalon midis rrufjanëve dhe gënjeshtarëve, midis lajkatarëve të oborrit tënd, të cilët të shfaqin “dashuri” vetëm sepse u ke dhënë para dhe pushtet. Të gjithë ata që të rrethojnë, të shohin me shqetësim e inat, sepse asnjërit prej tyre, asnjëherë, nuk i dhe mundësinë për të të zëvendësuar, tani ata po i lë me duar bosh, ndërsa vendin tënd po e lë në prag të një lufte. Këtë paske synuar? Ky paska qenë vizioni yt në këtë jetë? I ke bërë keq llogaritë me të varfrit, sepse tani ka më shumë të varfër se ç’kishte kur erdhe në pushtet, e shkele rëndë drejtësinë dhe lirinë, kur praktikisht ia dorëzove vendin tënd një force të huaj, që tani do të duhet të dëbohet me forcë dhe me koston e shumë jetëve.
Kam përshtypjen se tani e ke kuptuar që je gabuar, sepse besove në një përrallë rrugësh, e pandehe veten revolucionar… të pavdekshëm, e bashkove veten me të vdekurit, me heronjtë e tu, me fantazmat e tua, të cilët besove se ishin gjallë, me Bolivarin, me Çenë, me Fidelin, me Marksin, të cilët nuk i njohe kurrë, por që i lexoje e i rekomandoje ata… Ecja pas të vdekurve të çoi te magjia dhe magjistarët, u fute e rrëmove varret për t’iu blatuar një rrethi demonësh e shpirtrash të këqij që tani të shoqërojnë… A e ndien praninë e tyre aty ku je, në spital? A e ndien se si vijnë të të vjedhin, të të grabitin edhe shpirtin, të vetmen gjë me vlerë që ke pasur në jetë, por që aq keq e fute në lojë me errësirën dhe të keqen? Epo tani, lamtumirë! Dua të të them edhe këtë: tani do të ngelesh në histori si një tradhtar dhe burracak, sepse nuk u korrigjove kur pate mundësi, por e le veten në dorë të fodullëkut tënd, të idealeve të tua të marra, të ideologjisë sate të dështuar dhe hoqe dorë nga gjërat më të çmuara, nga liria jote dhe nga liria e të tjerëve, harrove se vetëm liria bën njerëz.
Komunizmi funksionon vetëm në dy vende: në qiell, ku nuk nevojitet, dhe në ferr, ku tashmë e kanë.
Zoti të mëshiroftë!
Përktheu nga origjinali spanjisht Bajram Karabolli

47 Komente

Bravo motra!

Më thuaj sinqerisht, tani që vjell qullin e kungullit që të japin me zor infermieret, nëse e kishe menduar këtë fund, tani që përmes monitorëve dhe makinave, të cilat të rrethojnë në orvatje për të të ringjallur, nuk përcillet më shkëlqimi dhe varaku, por tinguj dhe alarme sensorësh që përpiqen të matin e të rregullojnë shenjat e fundit të jetës sate.

 

Wow

''Epo tani, lamtumirë! Dua të të them edhe këtë: tani do të ngelesh në histori si një tradhtar dhe burracak, sepse nuk u korrigjove kur pate mundësi, por e le veten në dorë të fodullëkut tënd, të idealeve të tua të marra, të ideologjisë sate të dështuar dhe hoqe dorë nga gjërat më të çmuara, nga liria jote dhe nga liria e të tjerëve, harrove se vetëm liria bën njerëz.
Komunizmi funksionon vetëm në dy vende: në qiell, ku nuk nevojitet, dhe në ferr, ku tashmë e kanë.

bukur e ke thënë,  te lumte!!!!

rimarrà nella storia ciò che chi ci comanda vorrà farci credere esso sia.....la storia la scrivono i potenti........ma finchè sarà così...mai saremo veramente liberi di scrivere noi la nostra storia........svegliamoci

Sa e bukur. Pikes i ka rene.

Leter tipike per t'ju lexuar te gjithe diktatoreve ne prag te vdekjes.

Shpirtkazem

ja te shikojme do i beje leter te tille sllobodanka sales kur ti vije ora

Nejse, tallu ti sa te duash, por "burre shteti" vetem amerika i ka thene. Apo arviziu nuk eshte amerika?

meqe arvizut i duket vetja si princ vidi nr2 (me te drejte) nuk e ka problem ti beje ndonje furce esat pashes.mbas mandatit ne shqiperi  une jam i sigurte se arvi nuk do te pranoje asnje detyre ambasadori ne vende te tjera pasi do ti duket si poshterimsmiley

Nuk e dija se paska shtete me udheheqes me mizore se ky qe eshte tek ne. Megjithese, prape nuk jam i sigurte qe ky Chavez per prapesite tia kaloje ketij tonit. Ndoshta zoti eshte duke bere ndonje eksperiment dhe prandaj nuk e ka ngacmuar akoma.

Si i tha laluci labit,te dy ne dy ane te ndryshme te lumit
- di not ti?
-jo s'di
- po pushke ke ti ?
- jo s'kam
- at'here m'hengsh m*tin.. smiley
Kto llafe ma mire t'ia kishte than kur ishte knej,jo pertej lumit...

Një letër e hapur, e botuar me pseudonim në një nga gazetat më të mëdha të Venezuelës, “El Universal”...

 

Dhe kjo i thote ketij burrit se eshte diktator ??  smiley

 

diktatoret duhet te vdesin sa pa u bere, se po u bene, ahaa, ... vtem sa do heqin keq duke vdekur.

do rroke me shume se une

e ca leshin na hyn ne qese se ja thame te gjitha tëk e tëk para se te vdesin, kur sbojne mo qeder

a thu neve shenpjetra te gjithe mo

me c'lexova, smiley kujtime me profesorin, hap e ke rrugen e jetes smiley

ps. po kto grate ruzhde, masi nuk i kon gatit dot burrat, o i kon bo me kancer, o ua ka shti kancerin smiley tashti, sa po bojn si virgjeresha: e di ti car do isha bo une po te mo siha gruja jote mer cavez legeni smiley

me ate rast po bo edhe nai lek se per ate e ka mor cavezi sefte kur jon njoft tu mush hunet. smiley

you wished bro you wished

as ne enderr sbohesh gruja cavezit

le qe ti je mistres, upupu, shyqyr je burre, se kushedi sa gru e keqe do kishe dale po t'ishe femën smiley

mistrec desha me thane, se na dhjeu ky opsioni i munguar redakto

fiqo kjo qeka per te permen shprehine tone : mos e rruj flokun se te del kacurrel. smiley

me mire qe nuk eshte opcioni se nuk humim kohe me lexu ato qe nuk dine me shkrujt smiley

ps. ene grate e osames keshtu dolen rresht. pune paresh ruzhde, pune paresh. cavezi e mylli, do dali nai tjeter. atje ku rrojn kur nuk kane petlla, ia fusin nai vizeeeeeeeee. smiley

na len rehat se ne ktu , jemi bo per vizeee per vete

a shtyhet ne shqipri pa u bo damëll n'alkol ose nai gjo tjeter er vlla smiley

ose lexo libra e bohu damell moter smiley

ik ere t'kam lli mu n'libra smiley

jo prit se na vin te llimet kollaj prej amerike smiley po shofin letrat ene anej ruzhde ! do shofin kush osht i kuq direkt per greqi smiley

ne une ashtu mendojsha ...po shif i cike mire . Kur shtyp "profil" del nji REDAKTO .

perdore njehere per kete Letren e Chavesit dhe shto ose hidh uje ne brume se dro te del nonje petell smiley

une them presim e shikojme se kush behet kryetar i partise demokratike atje

Eh fukaralliku, fukaralliku. Nejse mo, nje plehre me pak ne kete dynja.

Nejse edhe kjo letra futet ne perrallat nga e kaluara! Tjetri po vdes keta i shkruajne letra!!! smiley

si nuk ja ka permend dhe ate qe boni per robte e favellas.

eeeeeeee, i ka hik per duresh amerika latine SHBA-ve ! Bene qef 50 vite mo ! U ka mbet vetem Kolumbia

Mbetet per tu pa ç'mund te beje (aq sa mund te beje, po hë) Obama pas nje viti... (raportet me Kuben, Ameriken Latine ne pergjithesi...); per momentin nuk ka ç'ben, i ka kembet e lidhme, ka mandatin e dyte ne loje... (per Palestinen, nuk mundi te mbaje as fjalen qe vetë kish dhene vjet ... smiley   

diktatoret duhet te vdesin sa pa u bere, se po u bene, ahaa, ... vtem sa do heqin keq duke vdekur.

Si e ka titullin ai filmi me disa te rinj qe ftojne njerez te ndryshem per darke (njerez qe ata i gjykojne si diktatore potenciale) dhe i vrasin duke i helmuar?

e kam pare dhe une, por ishte me liberale te lutmi.

Po sa bukur ja fut ai ne fund. smiley

po pra, sikur ate po hamendesojsha pak mo nolt me rushden smiley

Kam pas pa te Rai para ca vitesh, nje program per Kuben.Identik si te ne per at zot.Kalamj me shall pioneri qe zotoheshin se do ecnin ne rrugen e Che-se.Neper shpia me kova e kazana ne banjo (ne vzhdojme ti kemi smiley) prej mungese se ujit.Gjithe ajo dalldia dhe deliri qe ka qan ktu m'at kohe, ishte identik...

Pjetro, 

nuk eshte per tu cudit se ne ate kohe kish kova, kusija e furrnella me vajgur. Eshte per tu cudit qe edhe sot, pas 20 kokrra vitesh ke jetim qe rremojne neper plera, jetojne ne kabina elektrike e lahen ne lum..

Ku e permendi kjo Zonja anonime ( respekt per letren ) , kush eshte kryetari i internacinales komuniste atje ne Sketerr ?

Ramiz Alia duhet ta din se ka lidhje direkte me sketerrisin !!!!

Inat e kam Chavesin se eshte shume arrogant dhe fodull,po keshtu se ka share gjithe kosovaret duke i quajtur gjarperinj,por Venezuela megjithe problemet eshte me mire se para se te vinte Chavesi.

Nuk i uroj vdekjen njeriu se nuk eshte humane, por Chavesi do te bente mire te linte dike tjeter si president.Koha e tij mbaroi para 2-3 vjetesh.

Per diktatoret e tipit  CHAVES nuk meritojne  te kene asnje shenje varri ne toke .Prehja e tyre duhrt te jene detrat  apo oqeanet  pa nam e pa nishan  Jam dakort me mendimin se DIKTATORVE duhet tu pritet rruga sa pa u bere te tille, kjo vlen sidomos per ne shqiptaret qe edhe ne demokraci spo na ndahen  DIKTATORET .

Duke lexuar shkrimin nuk di pse mu  dhims autori.Nuk e njoh  mendimin e gjere intelektual venezuelian per Çavesin, por tek po lexoja neper rreshta,sa flitej per te  dhe sa une kam lexuar  rreth tij,  me doli perpara silueta e Arvizu-se.

  Me doli  pamja e djeshme, gazkapne,  shqyer buzet  vesh  me vesh, prej  nje gazi, qe nuk don te ngjaje  as si i   kamaçove  e as si i lekurekuqve,ndoshta nje  amalgame e tyre.Dhe pse keshtu?

  Sepse ai qesh ne kete menyre,kur ne veshet e mi vjen thirrja tragjikekomike se Ai, "fton ne zyrat e tij"  te dy  batakçite  politike, me te pakrahesushem ne tere historine e  ketij vendi,...per tu  marre vesh...!

  Rrufeshme me parakaluan; ne silueta epopoviçet, stojadinoviçet,...içet, suslovet, molotovet, çiançite, jaoven`juanet,.... ne rreshte  te fundit, ky, dora vete arvizu...ja! Dhe ky?I ndryshem ne permbajtje, por tepeke ne forme....Gjitheçka ne dore te  atyre  jo taneve,  ne tere  historine tone...!

 Dhe mu per kete, ndoshta nuk  arrita te jem dakort me autorin e shkrimit, ne aspektin e gezimti ne te shprehur, qe  Çaves, po e le kete  bote... prej ZOTIT.E me ne fund guxoj te  pyes me "forcen e naivit":

Mos do  denohet me zjarrin e xhehenemit, pse veç shume te keqiave, qe thone se i ka bere, mbajti e nenshkroi gjitheçka  me mendjen dhe  doren.... e nje venezueljani ?

  

"Komunizmi funksionon vetëm në dy vende: në qiell, ku nuk nevojitet, dhe në ferr, ku tashmë e kanë

kaposhxhani,  mos degjo mallkime gezimi si  te  "Hezmase  Fetah Rustemit". Ajo  mo arixhofka e divorcuar,qe u kthye fet e fet  ne çengie(zuri te kendonte e kercente) sapo  Fetaqefliu,  u be fatahzi,  kur e zuri poshte  rota e karoces dhe i preu "aletin", qe punonte  Hezmane....

Te  kishte gje komuniste ne ate  rast po  thoni?  

Kaq e pati edhe "socializmi i shekullit 21" i Chavezit qe po bente ne Venezuele duke kthyer keshillat e lagjeve.

Sa afer me realitetin shqiptar duket kjo letra!

in venezuela qualcosa la gente ha fatto...si è opposta alla potenza usa che voleva il suo petrolio presentando chavez come dittatore............e in albania?

Cezarit, cer eshte e Cezarit. Kur ja japin edhe keta ... smiley 

è vero gli ideali muoiono perche a sognare di realizzarli sono poche persone che noi chiamiamo mostri...solo perchè il mondo così detto civile ....usa ebrei europa ...con loro potere mediatico ti fanno credere quello che vogliono nascondendoci la verità?....avete mai interrogato il popolo venezuelano?...la maggioranza , come dite debba essere la vera voce di un popolo?......gli ideali muoiono come le persone......e ciò che rimane è il rimpianto dei piagnucoloni che al primo disagio si lamentano di tutto per poi nascondersi quando dovrebberro esporsi personalmente per ciò che reputano ingiusto....lasciando campo libero a chi li offende oltraggia nega loro la più semplice e doverosa libertà ...vedi voto...moltissimi amici albanesi dicono che berisha e suo uomo a tirana ha vinto con imbrogli?....che avete da dire su questo e sopratutto che fate per smentire o far tornare la legalità...gia il fatto di essere anonimi....dimostra che parlare è facile...ma agire è per altri...complimenti....gli eroi non muoiono ...rivivono in ciò che hanno provato a fare contro chi ...fa per non fare.........

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).