> Date: Sun, 2 Oct 2011 16:22:14 -0500
> From: edirama@ps.al
> Subject: Re:
>
>
> i dashur just noting,
>
> po si ka mundesi qe je lodhur nga debatet kur debate s'ka pasur dhe sa
> per edukaten a mund te me thuash ndonje gje pa edukate qe kam thene
> une e qe ty te ka lodhur?
>
> dhe e dyta a nuk te duken kontribute keto tonat ty dhe mund te me thuash pse?
>
> kurse sa per rifaktorizimin as une as ps nuk kemi nevoje per
> rifaktorizim sepse jemi te faktorizuar, debati eshte per ty miku im qe
> te degjosh njerin e tjetrin, balle per balle.
>
> shendet just noting
>

 

Interesant, ky mesazh me email qenka shoqeruar me heqjen e mesazhit tim ne blog-un tuaj.

Kur ju shqetesoka debati i hapur me nje votuesin tuaj - mendoni se jeni aq i pergatitur per te bere debat me kundershtarin politik?

 

Per tju pergjigjigjur pyetjeve:

1. Nese ne seline e PS nuk ngjan si debat ai i juaji (e vartesve tuaj) me Berishen (e vartesit e tij) keto vite ju siguroj se nga shtepite e shqiptareve eshte krejtesisht si i tille. Ju ose dikush nga PS del per konference shtypi dhe 5 min me vone del Berisha apo dikush nga PD. Nuk shoh ndonje dallim me te madh nese do te jeni ne nje dhome dhe nese koha e pergjigjes do te shkurtohej me disa minuta. As mendoj se nga gjerat qe do te thoni ne debat do te kete risi marramendese nga ato qe kemi degjuar deri tani.

2. Sigurisht, mendoj se venia e epiteteve dhe fyerjet kane qene disa here me te medha nga kampi i djathte por edhe epitete si "Doktor rrumpalla" etj etj qe vijne nga ju a selia e PS nuk jane te mirepritura nga nje pjese e shqipetareve qe duan te shohin politike ne sherbim te qytetarit e jo nje debat bosh etiketimesh.

3. Jo nuk me duken kontribute. Debatet boshe ne distance dhe iniciativat qe krijojne vetem POZICIONE negociuse dhe nuk kerkojne te gjejne INTERESA negociuese jane jo produktive

4. Mendoj se cdo force politike apo lider qe humb zgjedhjet (me apo pa te drejte) ka nevoje te rifaktorizohet - te gjeje menyren se si te behet relevante per jeten e njerezve pavaresisht se nuk ka marre pushtetin. Nese mentaliteti i PS eshte qe Shqiptaret "ia kane borxh voten" edhe pas humbjeve te njepasnjeshme, gaboheni. Eshte koha te Rifaktorizoheni si PS dhe si Lider. Komenti im nenvizonte qe nje debat nuk ishte menyra me e mire per ta bere kete.

 

http://www.peshkupauje.com/2011/10/koha-per-rezultate-te-prekshme

 

2 Komente

He mre mos ja fut kot. Megjithmen ka kohe Edi te meret me ty? E lagu se lagu bishtin dhelpra. Ky eshte ftof ne tajare. Meqe paska kaq shume kohe, i rekomandoj Rames ti futet Badoo-se.

Po kujt po i rref se si i je pergjigjur ti Edi Rames se ky te paska heq mesazhin tend nga blogu i tij?! Hej zot... Komuniko o vlla me mesazhe private. Jeni bere te gjithe egzibicionista.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).