Një pjesë e mirë e banorëve të Dropullit i janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të anketuesve për të plotësuar formularët e censusit të popullësisë.

Në zonat e banuara nga minoriteti grek, organizata “Omonia” ka vendosur thirrje për bojkotin e procesit, por banorët nuk i janë përgjigjur e kanë respektuar anketimet. 

”Ne kemi qenë grekë dhe do të vdesim si të tillë, por e dimë që banojmë në Shqipëri dhe nëse këto të dhëna i nevojiten shtetit, nuk kemi përse të mos i japim”, shprehet njëri prej banorëve.
 
”Omonia erdhi dhe bëri thirrjet e saj, por ne nuk shohim asgjë të keqe në këtë regjistrim”.
 
Anketuesi në fshatin më të madh të minoritetit grek në Derviçan, Mihal Mano, thotë se ka regjistruar të gjitha familjet ku ka trokitur dhe procesi ecën normalisht.
 
”Kam vizituar 11 shtëpi në tre ditë dhe nuk kam ndeshur asnjë rast të vetëm refuzimi për t’u përgjigjur. Të them të vërtetën, nuk e prisja një zhvillim kaq pozitiv, duke qenë se kisha dëgjuar për thirrjet që ishin bërë nga organizata të ndryshme për të bojkotuar procesin. Në këtë census, nuk shkelet asnjë prej të drejtave të minoritarëve”, shprehet Mano.
 
Në Dropull, aktualisht jeton më pak se gjysma e familjeve rezidente krahasimisht me 20 vite më parë. Anketuesit do të vendosin shifrën zero në të dhënat për banesat e mbyllura. 
 
Kjo, sipas PBDNJ dhe “Omonia”-s është shkelje e të drejtave të minoritetit. Njëherazi, në deklaratën e Këshillit Kombëtar të Omonias thuhet se arsye të tjera për bojkot janë etiketimi i minoritetit etnik grek si grup etno-politik, formularët vetëm në gjuhën shqipe, pamundësia e kryefamiljarit për të deklaruar kombësinë për anëtarët e tjerë të familjes që mund të mungojnë dhe të tjera.

____________

Nartë, refuzohet Omonia

Banorët e Nartës në Vlorë, të cilët deklarohen se janë pjesë e minoritet grek, kanë refuzuar thirrjet e “Omonia”-s për të bojkotuar procesin e regjistrimit të popullsisë. Në këtë fshat bregdetar, asnjë nga regjistruesit nuk është refuzuar, ndërsa kanë trokitur në dyert e banorëve për të plotësuar formularët. Banorët thonë se ata po regjistrohen dhe se deklarohen se janë grekë.

”Procesi po shkon më mirë nga sa e kishim menduar. Në ditët e para të llogaritjes së censusit, askush nuk ka refuzuar deklarimin, ndërsa gjithçka ka vazhduar normalisht”, shprehet njëri prej regjistruesve në Nartë.
 
Drejtuesit e organizatës “Omonia” i bënë thirrje minoritarëve grekë të bojkotojnë regjistrimin për të shprehur kështu kundërshtimin e tyre për mënyrën se si po organizohet procesi. Një ditë më parë, kamerat e “Top Channel” konstatuan se regjistrimi po zhvillohet pa probleme edhe në zonën minoritare të Dropullit. 

48 Komente

Ata qe vertete jane greke ne Shqiperi nuk e refuzojne shtetin shqiptar dhe skan ndonje problem me shqiptaret. Historikisht greket ne Shqiperi jan te vetdijshem per historine e tyre por edhe per mikpritjen shqiptare. Rast te vecante perben Himarra dhe te tjera vende te banuara nga shqiptare ose vllah qe hiqen grek, aty lulzon edhe shovinizmi dhe organizatat ekstremiste greke.

Epo kur u bene te gjithe injorantet specialiste historie qe garantojne se ne Himarre s'ka greke, nderkohe qe cdo historian i mirefillte e pranon qe atje nje pjese e popullsise eshte greke? Apo thuaj si per cdo gje, preferoni ti "dini" te gjitha vete e mos pyesni specialiste...

o Eri, po ti skishe nevoje ta ndroje nick-un, ne e dinim qe ti je grek..smiley

pastaj ky nick i ri komplet zhgenjim, te them te drejten.smiley.  si tip i fantazuar qe je,  prisja me shume nga ty.  p.sh:  Helenasi  apo  Heridoti83.smiley

Ne fakt o eri me kete nick ja paske fut vetes.

Eri, riktheu me nick-un tend edhe lere kete nickun e ri se le nam. Ku degjove te thone qe ne Himarre ska greke? Ne Himarre ka patjeter nje element grek, por element grek ka edhe ne shkoder, edhe ne rome edhe ne paris edhe ne new york edhe ne londer, po kjo nuk i ben londinezet grek.

Marrim Narten psh. Narqotet jan grek, as nuk ka asnje dyshim aty, e dine edhe nga kan ardhur ashtu si edhe dropullitet etj, qe njohin historine  e tyre familjare me themel, megjithese dihet qe jan martuar gjithmone me shqiptare, ama jan grek ata, nuk mund te thuash qe jan shqiptar narqotet se jan martuar me shqipetare vazhdimisht. Kurse Himarriotet jane shqiptare dhe pike. Nqs ndonjeri eshte grek le te na thote nga e ka origjinen? se grek den baba den ne laberi ska. Edhe qe ta mbyll ka nje element shume me te madh shqiptar ne Narte psh, se sa nje element grek ne Himarre. Narta ama megjithe elemntin e larte shqiptar eshte greke, ashtu sic eshte shqiptare Himarra megjithse ka nje element grek ne te...

Dhe qe ta mbyll, nuk ke pse kompleksohesh nga kjo pune, konsideroje veten si te duash, edhe himarrioteve as nuk u ka thene e as nuk u thote dot njeri si te deklarohen, por ama ne e dime cfar jan dhe e themi. Kaq. Nuk do themi tani qe jan himarriotet grek, per ca do ta themi nje gje te tille ? e kupton qe jeni ju gabim sepse ju kerkoni me doemos respektin e  te tjereve per nje muhabet qe e dini qe e keni 10-r?

Ja me thuaj per cfar e kerkoi ne parlament PBDnj-ja rregjistrimin? Per cfar i sherben ky rregjistrim minoriteteve se nuk e kuptoj??? Do ta kuptoja nqs nuk u lejohej shkollimi etj te drejta me pretektstin se nuk egzistojne minoritete, por te drejtat ne kete vend vetem shqiptareve u mungojne mor vlla.  Prandaj te pyes perse e keni kaq problem kete ceshtjen e deklarimit?

na u be si burri i nenen ky muhabet smiley

keto dite kam pare (ne disa raste) se anketuesit i plotesojne formularet e censusit me kembe tek dera kryesore e hyrjes se apartamenteve te qytetareve. Pra nuk futen brenda ne shtepite e tyre. Nga sa pashe edhe kur erdhen tek une, jo vetem qe nuk pranuan te futeshin brenda, por pergjigjet i moren vetem nga nena ime qe pati terezine ti pergjigjej pyetjeve te tyre ashtu me kembe tek dera kryesore. Pra kemi te bejme me nje pune shkel e shko, ku pjestaret e familjes nuk pyeten ne menyre individuale per ato pyetje qe pergjigja duhet te jete e tille. Po si mund te presesh nje pune cilesore nga nje qeveri pushtuese qe te dhenat e censusit i ka gati paraprakisht, te formuluara ne zyren e qafirit! 

Minoritaret greke te Dropillit apo Vurgut kane qene dhe jane qytetare model ne Shqiperi.As ne 1997 ata nuk u ngaterruan dhe nuk moren armet dhe gjithmone kane votuar per PS dhe PD dhe shume pak votojne per PBDNJ.

Problemi eshte me gjakprishurit dhe tradhetaret ne Himare dhe ne ca fshatra pa rendesi,qe bejne sikur jane sa Tirana ne madhesi.

Rregjistrimi do te vazhdoje dhe do te mbarojne normal dhe shifrat do te jene ato qe kane qene gjithmone se ato jane te vertetat,so apo nuk do Ballano apo berberi me kete kuazimondon.

 

nese ty te duket normale qe formularet te plotesohet me kembe tek porta e hyrjes dhe pergjigjet per tere anetaret e familjes te jepen vetem nga nje person i familjes (njesoj si ata prepotentet trushkulur qe votonin per tere pjesetaret e familjes), atehere me fal o Stavri por qenke edhe ti i pagdhendur.

Ku eshte problemi? Nuk eshte regjistrim biometrik, por thjesht census, ku dija e nje anetari te familjes ne lidhje me te tjeret, eshte e besueshme. E cfare pyetjesh paska pas aty ne lidhje me anetaret e tjere te familjes qe njeri prej tyre nuk i dika?

hi lulian, u lidhme smiley

sapo e mbusha formularin. kjo eshte nje nga farsat e rradhes. nuk kerkuan as dokument identifikimi, nuk firmosem askund, dhe pjesa e rregjistrimit per prone e me the te thashe, si me 2001-shin nuk ekziston, per hajer na dalte. kam nje pershtypje se ose do dalim me 1 milion grek, nje serb e maqedon, e nje jevgj, ose 99% shqiptar. 1% jane ato qe vdiqen diten kur u mbyll cenzusi.

ps. kjo ishte vari VK me te madhe.

O Petlle, po censuset ashtu jane. Ke bo noihere census ketu ne Brooklyn? VK totale. Vijne studenta te letersise qe e kane me norme. O do i fusin robte ne census, o s'ka. Gjejne noi plake te vjeter m'shpi, edhe rrakazhdraka-rrakazhdraka, gjysmat i mbledhin, gjysmat i mbjellin.

p.s. nuk besoj te kete aq peshe fjala ime ne admine, por une e bera timen. Ti kot u bone ballist paranoiak smiley se do kete qene ndonje difekt teknik.

loooooooool hik mer dreq ti me gjithe paranojen. kujtova se mos po dote njeri me me bo mo ballist se vete balli, ene me basta turqeta bile bile. smiley

kurse sa per broolynin me ne nuk ka krahasim dot. se atje e di shteti kush o kaps, ne lagje smiley ktu nuk po dime sa rob jena kshu npergjithesi.

''Në Dropull, aktualisht jeton më pak se gjysma e familjeve rezidente krahasimisht me 20 vite më parë.

 

e po pastaj.....  kjo eshte e vlefshme per gjithe Shqiperine, pra edhe per shqiptaret.  pothuajse 1/3  kane emigruar keto 20 vjet.

Eshte e vertete qe do aplikohen gjoba nese nuk e ploteson formularin? Me kishin ardhur ne mengjes ne shtepi dhe nuk isha, lane porosi qe do vinin pasdite. Time meje i kishin thene qe nese nuk te gjejne tre here ne shtepi, te vene gjobe. Gjobe per cfare? I detyrueshem eshte ky regjistrim?

N'Ekuador kur bojn census vejne shtet-rrethim, e nuk del njeri prej shpajs, e ti pyt 'a kam une detyrim'? Po pse s'shko me jetu n'Kalahari, se aty s't detyro kurrkush per asgjo?

Nuk duroj dot vapen. Ti, nga ana tjeter, duhet te kesh ndenjur gjate se duken pasojat.

Jo,se ai /ajo kur te vine te pyesin smileyeshironi ,te merrni pjese ne rregjistrim? 

Mua keshtu me thane.smiley

Ai/ajo ,ka per detyre te te vi ne shtepi tre here ne rast se nuk te gjejne ne shtepi.

venus ty te kapa te paren. smiley asnje pjesemarrje ne census. mora pjese si pervoje. nuk ka asnje garanci se cfare dalim ne fund. pa asnje domument rregjistrimi i njohur me shtet. pa firme edhe pa asnje numer.

refuzo. une e nisa qe dje perpjekjen. kur e hengra vete smiley

C'jane keto fytyra te merzitme, petlle smiley.  Ja, merre me sport si Lamja qe eshte shpallur viking budist e Tan Shkreli qe ishte bere kelt smiley.

PS: llaf te veshi.

vathi vath monde. kjo eshte lufta e pare botnore sa pa fillu. smiley fuck tham all. one of these days, we will ...

E kisha gjetiu punen e llafit te veshit smiley.

Tani, me seriozisht, mos u merzit mer burr se s'ben robi kshu per nje dava censusi.  E ben gjithe gjindja nje here ne 10 vjet, ne s'do e qullosim dot njecke? smiley

po ,pra.Rregjistrim idjot dhe pa pike serioziteti.Cdo gje bazohesh vetem ne fjalen e intervistuesit dhe asnje lloj verifikimi nuk behesh. Lere me pastaj ato pyetjet qe beheshin ,ishin per te vene duart ne koke. 

Edhe per halene ,te pyesin.smiley

une po te them cfare dole? kaq. kush te garanton ty se sa formulare jane shtypur kur nuk ke asnje fije leter, firme, dokument. po dole greke. ki hall pra se venusat jane romak.

Ne fakt ,u ngaterrova te nje e dhene dhe ajo e beri gabim.

S'ka problem ,se e rregulloj ne shtepi-tha.smiley

Eshte bere per te  hedh baste,jo per gje .smiley

Si thua ti Petlle,cfare kombesie do dalim si perfundim ne? smiley

 

mos dalim jevgj se aq meritojme smiley

kjo natirracor. jam jevg ne ate kutpim.

une them do dalim greke. Do realizihet me ne fund enderra e Greqise, madje jo vetem per Vorio Epirin,por dhe per Ilirine e Jugut.smiley

greket jane duke kryqezuar gishtat tani.pray:

 

eshte momenti i mire per t'ja dhene gjithe shqiperine greqise. saliu e ka cuar ekonomine ne fije te perit, dhe me shume probleme i hapim greqise po ti bashkangjitemi sesa duke bere rrek-rrek jo deti e jo cameria. do detyrohen vete te na japin dhe camerine vetem qe te ikim ti leme rehat ne hallet e veta smiley

Dy here ka ardhur dhe s'me ka gjetur. Me kishte lene leter per sonte ne 18:30. E treta e verteta, tha. smiley

ho mi mretnore? smiley spo merr vesh asi gjo....?

Per turp ishte. Pyetjet kot me kot, "sa makina keni"... Mbreteroret vetem Rolls Royce ngasin, apo jo, petlle? smiley as mua s'me kerkuan dokument, as nuk firmosa. Si erdhi, iku i biri i botes. Teze, per cunin vetem emrin kerkoi, te tjerat me sa duket "i dinte vete".

ta dha monda pergjigjen teute smiley me orara shqiprie.

Me orar Shqipnie i bie te jesh duke bere detyren patriotike ne ket moment Teute smiley.  

Per vete bej cer te duash, po nipcen ma rregjistro sic i ka hije.  Per besim fetar, zgjidh nji nga gjasht ditet e javes anglo-saksone ene je m'rregull smiley.  (Jo t'shtunen, se ate e morem borxh.)

PS: M'pelqen Thor.  Besimin e nipces ne census "Beson ne te Enjten" smiley.

Kryeplaku deklaron publikisht , ne te vertete jemi TURQ.....!!!!!!!!!!

Si një pjesë e madhe e banorëve të fshatit Shëngjergj, edhe prindërit e tij i kanë lindur në Vanin të Greqisë, por në asnjë moment nuk e pranon se është grek. Quhet Fatmir Ahmetlliu dhe është kryeplaku i fshatit. “Nuk gënjej dot për asnjë lloj interesi sikur jam grek, do të shkelja kujtimin e prindërve dhe gjyshërve të mi. Ata vërtet kanë lindur në Vanin, por ata nuk janë grekë, kanë prejardhje turke.http://www.panorama.com.al/kronike/prote...

prit prit c'do na degjojne veshet deri ne fund. epo keto dreq grekesh shejtan-budallenj qe na jane qepur. pale qe ca verdallosen edhe ketij blogu ...

hahahahaha smiley ky artikulli ishte gallate, hahahaha

po arixhinjte si deklarohen se edhe ata jane nen ombrellen e dules

.... rom te Egjiptit ose Turqise....u be shume interesante ceshtja mbasi greku nuk asimiloka shqiptare, por turq shqipfoles te ngelur nga periudha e pushtimit osman ne anet tona ....A permban ligji i gjendjes civile opsion per ndryshimin e mbiemrave nga turq ne shqiptar per te asimiliarit nga perandoria osmane ...?????!!!!

Ky census hedh bazen per nje  "sherr mediatik" qe do te vazhdoje gjate.Sepse nisi  si parapergatitje, gjithe hile, vazhdoi me pergatitje tere mangesi e kundervenie dhe po zbatohet prej njerezish te patrainuar seriozisht.Gje qe tregon, si ne te gjitha aspektet, shtetin e zgerlaqur me mungese te tmerrshme serioziteti.

Ben karta identiteti gjoja te sofistikuara, garante se perfaqesojne nje person te vetem dhe pa kaluar asnje muaj del se prej tyre ka dhe fallco apo me identitete te rreme!

Cilendo  pasaporte  biometrike,te  huajt  e shikojne me dyshim, gati- gati, te  bindur se eshte e falsifikuar! Pse ? Se nuk i besojne asgjeje, qe kalon filtrin e keti shteti.Kjo eshte e tmerrshmme! Pa le me  kur marrin poza serioze saliiistat, se  jane te djegur nga opozita, pa ata? Me kohe do ti  plotesonin nje me nje qe te  gjitha te  12-te Kriteret e BE-se.Ore te  gjitha vertete, paçka se u  mungon nje gje e vockel...

Besimi ne ato qe thone se..do bejne.

Nxjerr te  dhenat INSTA dhe te  nesermen provohet  se jane shifrat te manipuluara! 

Asnje e dhene  apo e marre nuk mund te besohet .

Ne kete shtet dhe me keto qeverrisje, ka humbur pergjitheçka e pergjithmone... BESIMI

Nuk e di si do perfundoje ky census,por me duket absurde menyra se si procedohet per te marre te dhena per formularin.Une deklarova per veten time dhe te tjeret. Mund te genjeja shume kollaj,per te gjitha c'ka me kerkuan,pasi nuk benin asnje verifikimi.

Sa vertetesi mund te kete ne ato formulare?

Cfare kombesie keni ,me pyeti ,pa kerkuar asnje lloj dokumenti. Nje Zot e di se ku do dali.S'eshte ndonje cudi ,qe te dalim shtet me popullsi heterogjene.

si i mrn ti te dhenat qe dhe. po sikur ata ti ndryshojne te dhenat. perse nuk kerkohet asnje mjet identifikimi.

firma e personit qe deklaron. mungesa e moshes se personit qe deklaron gjendjen e aftte juridike. pastaj qellimi ishte feja dhe entija.

Tani censusit i duhen rene ne qafe per tjeter gje, po per disa gjera qe po komentohen ketu jo.

Para se me i dhane tastieres duhen lexuar disa rregulla si duhet bere pyetja dhe a  duhet vertetuar deklarimi?

Per ti rene shkurt : nuk parashikohet ne rregulloren apo udhezuesin e rregjistruesit qe te behet vertetimi i deklarimit. E theksoj nga rregjistruesi. Pjesa tjeter e vlen te diskutohet me vone, por te paktem ta shpiem debatin ne yre korrekte deri te problemi e mos shpikim probleme vec atyre qe jane evidentuar ( palet kane opsionet e tyre sesi duhet te jete )

Ajo qe duhet theksu eshte qe rregistrimi eshte inisiative e qeverise se qeveriut dhe krahas te tjerave eshte dhe nje mundesi per te bere ndonje dore pare nga komandaret e INSTAT-it. smiley

Kur u be rregjistrimi ne SHBA,me erdhi nje leter ne shtepi dhe une shkruajta pjestaret e familjes me rradhe dhe e postova perseri nga me erdhi.

Kaq u be dhe ketu dhe nuk kerkoi njeri firma per te gjithe pjestaret e familjes.

Erdhen. U prezantuan njerezishem. Pyeten njerezishem.

Pyetjes te kombesise, fese, po deshe mund te mos pergjigjeni, - tha.

Jo, do te pergjigjem patjeter.

Faleminderit. Diten e mire.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).