Tani ky kryeministër e ka të vështirë që të mos nxjerrë jashtë atë që ka brenda. Gjatë një takimi në Rrajcë të Librazhdit, ku ka përuruar një ujësjellës, ai ka bërë një seri gafash, që kanë kulmuar kur ai ka deklaruar se shqiptarët duhet të krijojnë sa më shumë të ardhura për familjen time, në vend që të thoshte për familjet e tyre. Fillimisht Berisha ngatërroi emrin e kryetarit të komunës, më pas në vend që të thoshte kullotë, tha kulloshtër, dhe kulmin e arriti kur iu drejtua të pranishmëve: “Shqipëria vend i zhvilluar behët kur secili prej jush, kur çdo shqiptar të mendojë se si të krijojë më shumë të ardhura për familjen time”. Video e këtij fjalimi është transmetuar në emisionin e njohur Fiks Fare. Ndërkohë kryeministria ka zbardhur fjalinë që duhej të thoshte kryeministri: “Shqipëria vend i zhvilluar behët kur secili prej jush, kur çdo shqiptar të mendojë se si të krijojë më shumë të ardhura për familjen e tij.”

Berisha ngatërroi në një fjalim më 11 shtator sulmet terroriste në SHBA me 21 janarin. Ndërsa po në një pritje të ambasadës amerikane, ai, i kompleksuar nga një intervistë e presidentit Bamir Topi, iu drejtua ambasadorit amerikan dhe kryetares së Kuvendit duke i quajtur të dy ‘president’ dhe ‘zoti Topi’.

16 Komente

Ej, mjaft me keto shkrime pacavure! Nuk behet opozite em shkarje goje. Nuk behet opozite duke thene; "O zot inshallah eshte i cmendur!". Dhe peshku nuk e meriton kete lloj niveli te pacavureve te Meros... mendoj une te pakten.

Kam pershtypjen se nuk jane vec raste sporadike, lapsuse apo gabime minore. Kryeminsitri se fundmi duket sikur nuk eshte ne gjendje te perballoje presione nga me te voglat. Kam pershtypjen se keto gjera duhen thene, populli duhet te jete i vetedijshem per nivelin e skizofrenise qe zgjodhen...

Sa i perket pjeses tjeter, ndaj plotesisht te njejtin mendim me ju.

Kuptohet mire pse ndodh acarimi i nervave te tua.Por asnjeri normal ne kete  vend nuk e shtron me pytjen, ne  eshte apo jo i çmendur....  i  çmenduri.Garjet  i merguar, garjet!

Shfaqjet e Kryeministrit se fundmi japin idene sikur nuk ka, ndoshta, gjendjen me te mire mendore te tij. Fjalimet e stergjatura, shpesh pa thelb e perseritje te nje retorike groteske (neper fshatra ku njerezit nuk kane idene se c'thuhet nga mikrofoni) e shoqeruar me gabimet pafund strukturore fare mire mund te cojne ne situaten per te ngritur ndoshta me shume pyetje per shendetin tone mendor. A mos ndoshta jemi ne qe nuk arrijme te shohim, te kuptojme e vleresojme xhevahiret e hedhura nga kryeministri? Apo, mos ndoshta dicka nuk eshte ne rregull me kete te fundit?!

Problemi im eshte me sklleverit idiotet e pafytyre qe e duartrokiten me pas: Mire ai qe ka cmendur...Problemi shte se ka cmendur beshke me te nje popull i tere
Ne nje vend normal sigurisht qe do ishte falenderuar me ndonje "trajtim maskare" vezesh dhe domatesh...Por ja qe nuk hyjme ne ate kategori.....Skllever te mesuar me kamzhik dhe terheqje guresh per piramida...Ptuh fare e keqe!

Ne vendin tim, ne vendin tend
nje koke e cmendur, cmend nje vend

Ajo minuta e 16 smiley 

jo, jo! dihet qe mu zemra per salen nuk me kputet, por kjo "akuze" ksaj here eshte komplet bullshit. Qofte edhe nga ana gjuhesore nje ngaterrim i mjegullt mes ligjerates se drejte me ate te zhdrejte, nuk mund te sherbeje per asgje.

E kam thene - edhe per kritiket e komunizmes shqiptare kjo - qe te kritikosh nuk eshte e lehte, nuk eshte shif lesh (dmth Sale) e kercitja. Kjo zhben edhe kritiken e drejte, ate effektiven, per te cilen ne fakt Sala punon pa u lodhur, edhe kur nuk ben asnje gabim gramatik, me butaforine e vet te neveritshme dhe fogullekun e padurueshem tipik shqiptar, surrogate te manierave te perkora te enver hoxhes keto, modeli nga i cili natyrisht jane vjedhur.

po ç'a akuze amon

puna osht me u zgerdhi, shife me ze dhe figure, ja vlen  smiley

 

barku dhe bardhaku thote poplli.. 

Pertej kesaj, nuk e kuptoj se si mund te duartrokitet nje drejtues te thote te tilla idjotsira " punoni me shume per familjen tuaj"...

Per perurimet e ardhshme i rekomandoj :"vishni kepuce dimri qe mos tju lagen kembet".. "lahuni qe te mos mbani here".. 

bej gallae ti bej ! SarkoZIA i ka fitu para 4 vjetesh zgjedhjet ne France, me slloganin "vishni kepuce dimri qe mos tju lagen kembet", me fal, desha te them : "Travailler plus pour gagner plus" (Punoni me shume per te fituar me shume) smiley

eeeeee, e shikon ku eshte katandis njerezimi nje agim te shek. XXI ?? E shef mer Qazimoo ???
-E shof mër e shof, por s'kom ç'er ti boj ! smiley

Kur plaken njerezit mesa duket behen me te sinqerte.smiley

PS:Ose u shpeton ndonje padashje,se aq e kane takatinsmiley

smileysmileysmiley

Ku eshte problemi ketu?

C'do shqiptar duhet te mendoje: "C'duhet te beje une per familjen time?".

 

 

 

po ky u ka rrotk**zu me koh mer...duhet me qen po aq rrot*** qe te presesh gje tjeter prej ti

Sakte! Ku jane ata qe thone Saliu kurre nuk thote te verteten ne fjalime! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).